Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 85
  1. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shiraku do të nënshkruajë ligjin e punës

    Presidenti i Francës, Zhak Shirak thotë se ka ndërmend të aprovojë ligjin e punës që ka provokuar protesta në rrugë me pjesëmarrje të miliona vetëve.
    Zoti Shirak tha se kuptonte shqetësimet e të rinjve dhe se do t'i bënte disa ndryshime ligjit, sidomos për dy pika kryesore- periudha e proves dy vjeçare për ata që janë nën moshën 26 vjeç do të ulet në një vit dhe firmat franceze duhet të justifikojnë heqjen nga puna.

    Por garancia e presidentit se ai i kuptonte shqetësimet e studentëve për të ardhmen e tyre duket se ka rënë në veshë të shurdhët.

    "Ne duam që i gjithë ligji të mos hyjë në fuqi. Ai ndoshta do të ulë vetëm periudhën e provës. Ky nuk është ndonjë lëshim i madh," thotë një vajzë e re.

    Edhe sindikatat kanë këtë mendim. Ata thonë se do të vazhdojnë me protestat e javës tjetër pasi duket se qeveria nuk po i dëgjon ata.

    Ata i quajtën taktikat e zoti Shirak groteske dhe surealiste duke thënë se në këtë mënyrë ai nuk ka adresuar shqetësimet e të rinjve në Francë.

    "Duket se përpjekja e zotit Shirak për të kënaqur të gjithë, nuk ka kënaqur askënd," thotë korrespondentja e BBC në Paris.

    Kjo ka bërë që qeveria të duket e dobët dhe e pavendosur, pikërisht ajo që zoti De Villepin nuk donte të ndodhte.

    Kjo do të shqetësojë edhe ata që duan reforma të vërteta në ekonominë franceze .

    Ndërsa nga ana tjetër, përpjekja e tij duket se nuk ka bërë asgjë për të qetësuar zemërimin nëpër rrugë.

    Por këto nuk janë të majftesuhem pr protestuesiut ndrësa sindikatata i quajtën propozimet e SHirakut të papraneushme. Socialsitëe opozitës thanë se presdienti nuk bëri asgjë për tëm qetësuar situatën
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #52
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Franca ka perqindjet me te medha te papunesise ne moshat e reja ne Evrope ( dhe ne pergjithesi ne Perendim)....Sepse pronaret sipas ligjeve ne fuqi , ngurrojne te marrin ne pune nje alabak qe neser pasneser nese duan ta pushojne jane te detyruar ti paguajne 3 vjet rroge. Kjo "siguri" ne vendin e punes ( qe ofrojne ligjet ne fuqi) ne cdo vend te botes ku eshte aplikuar ka sjelle vetem papunesi masive.

    Franca demokratike ku te gjithe jane te barabarte perpara ligjit ? Ha ha ha!

    Dmth nese nepunesi, punetori , neser pasneser, gjen nje vend pune me te mire me rroge me te larte,dhe iken , a i paguan ai demshperblim pronarit? JO!....Por ama nese pronari e pushon , demshperblimi kerkohet deri ne qindarken e fundit!

    Pra Franca ....vendi i cudirave dhe i socializmit utopik, eshte gjithashtu dhe vendi ku punohet 35 ore ne jave, 5 jave ne vit pushim dhe garanci se megjithese mund te jesh "vazo me borzilok"( dmth te paraqitesh ne pune, jo te punosh) se askush nuk do te te levizi nga puna!....Per JETE!....E kush mund te jete aq hajvan sa qe te investoje parate ne kete ekonomi?

  3. #53
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    po ti Toro po i qan hallin Frances tani, apo po me duket mua?

    A thua ti se vetem Franca na qenka vendi perendimor me probleme ekonomike...

    Bota perendimore po kalon krize te madhe ekonomike per shkak te liberalizmit te teperm -qe ka kthyer shtete te tera ne arena lufte midis te pasurit dhe te varferit (me kontinentin amerikan ne krye te listes!)-, per shkak te problemeve energjetike, per shkak te zhvillimit te shteteve si Kina dhe India, per shkak te luftrave ne Lindjen e Mesme dhe per shume shkaqe te tjera.

    Nese Europa me Francen ne krye paska problem papunesie, nuk do te thote asgje! Europianet per vete po fryen vit per vit, se edhe pa pune kur jane prape e gjejne menyren per tu fryre! E jo vetem fryen me buke po bejne edhe te gjithe shkolla te larta, akoma dhe ne emigrantet e kemi me te lehte studimin ne Europe nga kudo tjeter mbi planet! Pra eshte mese normale ne shtete ku reth 50% e popullsise ka arsim te larte qe mos punojne te rinjte sipas diplomes se vet, se nuk do kishte rezultat nese nuk punonte njeri ne prodhimtari! Kjo eshte edhe ajo qe te tjeret nuk kutpojne me BE.... arsimi ne Europe nuk eshte thjesht biznes, eshte detyre qe cdo qytetar ndjen ndaj vetes!

    Gjithashtu ne nuk duhet te harrojme edhe faktorin emigrant ne Europe, se sa here hedhin ndonje bombe aleatet amerikane e angleze ne Lindjen e Mesme e gjetke mbushen anijet e karvanet me rrefugjate .... dhe meqenese peshkarexhat nuk kalojne dot Atlantikun, po vetem Gjilblatarin e ndonje afersi tjeter si ajo Libi/Tunizi-Siceli apo Algjeri-France... domosdo do rrasen te gjithe keta ne Europe! Po edhe nese nuk rrasen te gjithe ne Europe, me keta na lidh nje det i perbashket qe quhet Mesdhe dhe domosdo qe do harxhoj fonde Europa nese nuk deshiron qe t'i digjet shtepia (keshtu nderton Franca vit per vit presidencen e Arafatit ne Ramala -se vit per vit e shkatron edhe Izraeli, edhe pastaj dalin francezet antisemite-, keshtu rregullon Franca hekurudhat qe shperthejne ne Algjeri nga Islamistet, keshtu mban me arme edhe ushtrine algjeriane, keshtu paguajne edhe policine shqiptare bashke me Italianet dhe Gjermanet, keshtu furnizojne Ballkanin dhe Europen Lindore etj.).

    Cfare dua te them une me gjithe keto:

    Gjerat per Francen dhe Europen nuk jan aspak te lehta, sepse nese shtete si SHBA dhe Anglia kishin fatin qe te rrethohen nga dete apo te jene te ndara nga problemet e kesaj bote ne nje fare mase... Europa dhe Franca nuk e kishin kurre kete fat (keshtu doli edhe ajo shprehja franceze: fatkeqesia me e madhe e Frances ishte se nuk qelloi ishull!).

    Dhe qe t'ia dalesh mban me gjithe keto probleme dhe me gjithe kete histori europiane -qe shpuri ne kete lemsh politik qe shikojme edhe sot- nuk ia arrihet me shtet prej kartoni apo shtet klientele si Anglia me shok.... se Anglia me shoke ne nje rast krize mbyllin lamanshin apo i fusin dhe ca nendetse atje ne Manz dhe mbaroi muhabeti.... Kurse Europa ka nevoje per shtete te forta, qe kontrollojne vet ekonomine dhe energjetiken. Ka nevoje per shtete qe bashkpunojne kundra luftes dhe trazirave. Ka nevoje per nje burokraci, akoma dhe pse nervozuese, qe te lejoj kete bashkpunim te shumenashem dhe te "barabarte".

    E pra nje shtet i tille mund te jet vetem nje shtet social, e jo nje shtet qe i lejon biznesmeneve e ambiciozeve te bejne politike! Sepse kur politiken ne Europe e bene biznesmenet dhe ambiciozet atehere plasi lufta e pare dhe e dyte boterore!

    C'ti bejme, Zoti deshi qe me burokracine te shpetoj Europen nga vetvrasja!

    Uroj qe bota tjeter te marri shembull nga Franca (dhe mbani mend se Europen Franca e ka shpetuar, nje here nga komshiu arab e nje here nga vendaliu feudal- pra nuk i dihet nese do mundej te ekzistonte Europa qe njohim pa Francen)!

    flm

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nuk e di por Francezet mua nuk me pelqejne aspak dhe nuk na kan ndihmuar asnjeher prandaj dhe me behet qefi kur kane probleme te tilla.

    Sa per protestat kunder ligjit te punes ata studente gabojne shume por nuk e kuptojne apo sduan ta kuptojne se ka hikur koha e punes fikse sot jane te pakta firmat qe punojne nga 100 vjet .

    Ka mbaruar koha e dembeleve dhe e gjumit te embel mbi dafina se per ne mendon dikush tjeter, po nuk mendove vet ahha as puplat nuk te ngelen.

  5. #55
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Nuk e di por Francezet mua nuk me pelqejne aspak dhe nuk na kan ndihmuar asnjeher prandaj dhe me behet qefi kur kane probleme te tilla.
    te behet qejfi kur kane probleme francezet? hmmm. uroj te i behet francezeve me kete shker*dhato*kraci 15 vjecare te demokracise shqiptare.

  6. #56
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    "In France, reform appears to be against our nature; only revolution seems capable of overcoming intertia and imposing renewal." De Villepin shkroi keshtu disa vite me pare ne nje liber te tij. Analize e se kaluares franceze dhe profetike e se ardhmes.

    Protestat tani po perfshijne shofere, mesues, dhe sherbyes civile qe po protestojne per dicka qe s'ka lidhje fare me ta, dmth po mbushin rradhen e turmes. Reformat nen CPE jane vetem per sektorin privat dhe per ata nen-moshen 26 vjec.

    Gjithashtu, ne menyre te vete-ndergjegjshme, studentet po mundohen te krijojne nje imazh te revolucionit te 1968, me grafite te mara nga librat e historise, dhe me epiqender Sorbonen (ashtu si ne 1968.) Rebelimi si atehere dhe tani eshte kunder elites. Por "analogjia" mbaron ketu. Revolucioni i 1968 ishte nje thirrje idealistike per ndryshim, per nje shoqeri me liberale, me permisive. Kesaj rradhe jo vetem qe nuk behet thirrje per ndryshim, perkundrazi, protestuesit po mundohen te mbajne fort "punet e siguruara." Per me teper, ky "ideal" eshte qesharak ne krahasim me realitetin, sepse realitetin qe po mundohen te mos e ndryshojne nuk ekziston, pasi pothuajse 1/4 e te rinjve nen-moshen 26 vjecare jane te papunesuar. Realiteti i sotshem me ligjet te forta te punes nuk lejon praktikisht punesuesit te krijojne vende pune per keta te rinj.

    Europa sot (ajo kontinentale, apo pjese e saj) vuan nga sistemi qe eshte i paperballeshem me financiarisht. Ne te njejten situate ndodhej Anglia ne vitet 70 apo dhe 80 dhe ndermori reformat. Po ashtu Irlanda, qe deri ne vitet 80 ishte dobet ekonomikisht. Ndoshta nga njera ane sistemi europian eshte "moralisht" apo "idealisht" me i mire, por realisht po behet i pakonkurueshem. Nuk ia ka fajin as India, as Kina me rritjet e tyre te larta ekonomike. Per papunesine e larte te vendeve europiane, per koston e larte te mallrave etj, ndryshimet duhet te vine nga vete vendet.

  7. #57
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    po ti Toro po i qan hallin Frances tani, apo po me duket mua?

    A thua ti se vetem Franca na qenka vendi perendimor me probleme ekonomike...
    Jo ne fakt une po argetohem me Francen...si dhe me majtistet e saj.....Sepse ne ekonomi , matematika eshte e thjeshte....ul koston, rrit prodhimin.....Deri me sot , 40 vjetet e fundit,Franca po ben te kunderten me politikat "sociale", po rrit rrogat ( minimumi i ores se punes eshte aty ke 7-8 Euro) dhe po ul prodhimin ( java 35 oreshe me maksimum 44 ore ne jave)....25% e krahut te punes punojne per shtetin.....i cili nga ana tjeter i taton me rreth 56% .....Pra socializem me plot kuptimin e fjales!


    Bota perendimore po kalon krize te madhe ekonomike per shkak te liberalizmit te teperm -qe ka kthyer shtete te tera ne arena lufte midis te pasurit dhe te varferit (me kontinentin amerikan ne krye te listes!)-, per shkak te problemeve energjetike, per shkak te zhvillimit te shteteve si Kina dhe India, per shkak te luftrave ne Lindjen e Mesme dhe per shume shkaqe te tjera.
    E ke gabim, jane pikerisht ato shtete qe nuk e kane liberalizuar tregun dhe ekonomine qe kane problemet me te medha...Ne kontinentin amerikan, shtetet qe nuk kane krize ekonomike jane SHBA dhe...Kili...qe te dyja shtete qe ti i cileson si liberale.
    Nese Europa me Francen ne krye paska problem papunesie, nuk do te thote asgje! Europianet per vete po fryen vit per vit, se edhe pa pune kur jane prape e gjejne menyren per tu fryre! E jo vetem fryen me buke po bejne edhe te gjithe shkolla te larta, akoma dhe ne emigrantet e kemi me te lehte studimin ne Europe nga kudo tjeter mbi planet! Pra eshte mese normale ne shtete ku reth 50% e popullsise ka arsim te larte qe mos punojne te rinjte sipas diplomes se vet, se nuk do kishte rezultat nese nuk punonte njeri ne prodhimtari! Kjo eshte edhe ajo qe te tjeret nuk kutpojne me BE.... arsimi ne Europe nuk eshte thjesht biznes, eshte detyre qe cdo qytetar ndjen ndaj vetes!
    Mundet per ty papunesia nuk do te thote asgje....Mua papunesia me tregon qe ekonomia nuk eshte e shendetshme, qe investimet jane te pakta , qe tatimet jane te fryra, qe me pak fjale cdo gje ka ngecur ne vend...Mos te hapim debatin e pensioneve etj etj..Ndryshimet qe kerkon te beje qeveria franceze tregojne se pikerisht kete, qe gjendja e sotme nuk mund te vazhdoje me...
    Sa per ate arsimi ne Evrope nuk eshte biznes por .....dengla e blla-blla, a mund te me thuash se perse arsimi falas ne Evrope nuk i lejon studentet te vazhdojne cfare shkolle te duan? Une jetova aty, 10 vjet....Doja te shkoja per inxhinjeri mekanike ( dega e automobilave)...Me derguan( ai shteti yt i famshem qe vendos me vule se sa avokate, sa inxhinjere, sa agronome e sa pastruesa oxhakesh do dalin nga universiteti cdo vit) per business administration!!!!!!! Tamam si tek ajo kafeneja kur porosit espresso dhe te sjellin kafe turke! Porosit leng portokalli dhe te sjellin uje te gazuar! Po eshte "falas" ama....Leket per arsimin tend i ka paguar dikush tjeter ( shteti)....Nga i gjen leket shteti , i pret me gershere? Jo! Nga taksat! Nga dalin taksat? Nga xhepi yt , i tjetrit, i tjetrit....Pra nuk eshte falas.....
    Gjithashtu ne nuk duhet te harrojme edhe faktorin emigrant ne Europe, se sa here hedhin ndonje bombe aleatet amerikane e angleze ne Lindjen e Mesme e gjetke mbushen anijet e karvanet me rrefugjate .... dhe meqenese peshkarexhat nuk kalojne dot Atlantikun, po vetem Gjilblatarin e ndonje afersi tjeter si ajo Libi/Tunizi-Siceli apo Algjeri-France... domosdo do rrasen te gjithe keta ne Europe! Po edhe nese nuk rrasen te gjithe ne Europe, me keta na lidh nje det i perbashket qe quhet Mesdhe dhe domosdo qe do harxhoj fonde Europa nese nuk deshiron qe t'i digjet shtepia (keshtu nderton Franca vit per vit presidencen e Arafatit ne Ramala -se vit per vit e shkatron edhe Izraeli, edhe pastaj dalin francezet antisemite-, keshtu rregullon Franca hekurudhat qe shperthejne ne Algjeri nga Islamistet, keshtu mban me arme edhe ushtrine algjeriane, keshtu paguajne edhe policine shqiptare bashke me Italianet dhe Gjermanet, keshtu furnizojne Ballkanin dhe Europen Lindore etj.).
    Ti vetem me Ameriken nuk mund te hahesh per emigracion...Me statistika 45% e qytetareve te sotem amerikane NUK kane lindur ne Amerike....Rreth 130 milione njerez pak a shume....Shto dhe rreth 15 milione qe jane rezidente te ligjshem , por jo shtetas.....145 milione.....Shto dhe rreth 11-15 milione emigrante te paligjshem....Rreth 160 milione njerez shkon totali....Dhe kjo vetem per 3 dekadat e fundit....
    Cfare dua te them une me gjithe keto:

    Gjerat per Francen dhe Europen nuk jan aspak te lehta, sepse nese shtete si SHBA dhe Anglia kishin fatin qe te rrethohen nga dete apo te jene te ndara nga problemet e kesaj bote ne nje fare mase... Europa dhe Franca nuk e kishin kurre kete fat (keshtu doli edhe ajo shprehja franceze: fatkeqesia me e madhe e Frances ishte se nuk qelloi ishull!).
    Ne fakt qe Franca nuk qelloi ishull eshte fatkeqesi per pjesen tjeter te Evropes, jo per Francen!
    Dhe qe t'ia dalesh mban me gjithe keto probleme dhe me gjithe kete histori europiane -qe shpuri ne kete lemsh politik qe shikojme edhe sot- nuk ia arrihet me shtet prej kartoni apo shtet klientele si Anglia me shok.... se Anglia me shoke ne nje rast krize mbyllin lamanshin apo i fusin dhe ca nendetse atje ne Manz dhe mbaroi muhabeti.... Kurse Europa ka nevoje per shtete te forta, qe kontrollojne vet ekonomine dhe energjetiken. Ka nevoje per shtete qe bashkpunojne kundra luftes dhe trazirave. Ka nevoje per nje burokraci, akoma dhe pse nervozuese, qe te lejoj kete bashkpunim te shumenashem dhe te "barabarte".
    Po e shoh "barazine" evropiane ....Ne kushtet qe po i vene Malit te Zi per tu shkeputur nga Serbia ( ne te gjithe boten e lire duhet 50% + 1 vote, MZ i kerkojne 55%! ) , si dhe me kushtet qe po i vene Kosoves per tu bere e pavarur.....
    Anglia shtet kartoni? Hahahaha....Si shpjegohen qe ai shteti prej kartoni edhe monedhen e ka me te forte se euro? Deri dhe Qiproja qe ishte koloni angleze e kishte monedhen me te forte se Euro?
    E pra nje shtet i tille mund te jet vetem nje shtet social, e jo nje shtet qe i lejon biznesmeneve e ambiciozeve te bejne politike! Sepse kur politiken ne Europe e bene biznesmenet dhe ambiciozet atehere plasi lufta e pare dhe e dyte boterore!

    C'ti bejme, Zoti deshi qe me burokracine te shpetoj Europen nga vetvrasja!

    Uroj qe bota tjeter te marri shembull nga Franca (dhe mbani mend se Europen Franca e ka shpetuar, nje here nga komshiu arab e nje here nga vendaliu feudal- pra nuk i dihet nese do mundej te ekzistonte Europa qe njohim pa Francen)!

    flm
    Ai shteti social, qe faza supreme e tij quhet komunizem, eshte shkaktar per vdekjen e 100 milione veteve ne te gjithe boten...Dhe po vertetohet dita dites se eshte i deshtuar si teori.dhe si praktike...Problemi yt eshte se ti kerkon qe zgjidhje te te japi shteti per cdo gje, sepse e konsideron individin , njeriun , si te papergjegjshem, si te paditur, te pazotin etj etj....."Humanizmi" i shtetit tend social bazohet ne trajtimin e njeriut si femije, si bebe, qe duhet dikush ta marri prej dore e ti tregoje se cfare eshte e mira, cfare eshte e keqja, se cfare eshte puna, se sa duhet te punoje, si duhet te punoje e cfare duhet te prodhoje...."Humanizmi" i shtetit tend social, bazohet ne parimin e mosbesimit ndaj bashkeqytetarit, fqinjit, te afermit, shokut , vetvetes..."Humanizmi" i shtetit tend social bazohet ne rishperndarjen e pasurise nepermjet taksimit te tepruar.....Njeriu i sukseshem( lexo kapitalisti) tatohet rende, per te paguar dembelet, alabaket dhe "te pamundurit"( lexo nepunesit)!

    Faktikisht ne LIIB, ishte shteti social i Hitlerit ( ku shteti ekziston per ti sherbyer kombit, prandaj dhe quhet Nacional -Socialist),{ hidhi nje sy po deshe "Main Kamfit" se meson shume}, qe e shpertheu luften...Ne LIB ishin politikat nderhyrese shteterore ne kuota e tarifa ne ekonomi qe krijuan krizen ekonomike, qe solli shperthimin e luftes....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 06-04-2006 më 09:18

  8. #58
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Ndoshta nga njera ane sistemi europian eshte "moralisht" apo "idealisht" me i mire, por realisht po behet i pakonkurueshem. .... Nuk ia ka fajin as India, as Kina me rritjet e tyre te larta ekonomike. Per papunesine e larte te vendeve europiane, per koston e larte te mallrave etj, ndryshimet duhet te vine nga vete vendet.
    Lioness,

    Kur thua i pakonkurueshem me cfare kuptimi e ke fjalen.... qe s'ka burre nene te konkuroj ekonomine europiane sot (apo dini ju ndonje?)? Ti duhet ta dish se ne industri BEja eshte superfuqia dhe motorri i botes, pavarsisht se SHBA ka monopolizuar eksportin e armeve (dhe meqenese armet importohen me shume nga vendet e botes se trete, pra fitim i vogel dhe jo stabel, ka filluar tani te beje luftra edhe vet) kurse Japonia ka avantazh ne mikroteknologji.... megjithate edhe ketu Europa perseri nuk mbetet mbrapa!

    Gjithashtu ju mund te shani shtetin social, por ne kete moment shteti me nivelin me te vogel te zhvillimit nuk eshte as Franca, as Gjermania e as Suedia.... eshte Anglia (me -0.7). Do thoni ju qe ne Angli paguhen mire njerezit....

    Po ashtu eshte, Anglia ia futi Komunitareve te tjere.... ia la baren e euros Gjermanise, Italise dhe Frances dhe tani na doli "zonje" ( ). E pra sic vetkuptohet nuk jane aq te thjeshta gjerat.

    Anglezet duan te shkerdhejne BE, dhe tregojne tani me gisht nga Franca. Anglezet duan te fusin edhe Turqine e 60 milione te urriturve dhe te paguaj Gjermania me Francen (se sic duhet ta dini baren me te madhe ekonomike te BE dhe Europes Lindore por edhe te zhvillimit rus nuk e ka Anglia por e ka Gjermania e para, Franca e dyta dhe Italia e treta e pastaj vijne te tjere, dhe po deshet me teper informacion ju sqaroj se qe ne vitet 70 Bashkimi Sovjetik mbijetonte me kapitale gjermane/europiane!).

    Pra mos i hidhni faje shtetit social, se per bukuri ishin edhe Francezet, edhe Gjermanet edhe Italianet para se te krijohet euroja dhe hapja me shtetet e reja! Dhe per te qene me i sakte do thosha se shteti social shkonte per bukuri atehere dhe ishin me mire qytetaret sesa me kete shtetin qe po behet me pak social!

    Do thoni ju jane budallenje Francezet, Gjermanet dhe Italianet qe paskan marre gjithe kete bare mbi supe. Sigurisht qe jo....

    Historia i ka dhene tru Francezeve dhe Gjermaneve, e kuptuan ata miqt se nuk duan te shikojne perseri shtetet e tyre te shkatrohen brenda dites si lodra kartoni (sic ndodhi ne L1B dhe L2B) po nga ana tjeter e dinin qe ekonomite/industrite e tyre kane nevoje per tregje dhe burime te reja dhe te medha (se prandaj u bene edhe lufterat, dhe me thene te drejten Anglia dhe Amerika futen turinjte -shyqyr Zotit- ne nje konkurence qe nuk iu perkiste, se lufta behej per Europen Qendrore dhe Lindore) keshtu lindi edhe BE.

    Por sic e kam lene te kuptohet BE pa shtet social as qe behet fjale! Nuk mundet te afrosh popujt me njeri tjetrin, me politike merr e jep! Se po te ishte ashtu asnjeri nuk do rinte ne nje organizate/pothuajse federate bashke me Francen dhe Gjermanine, duke ditur se do kishim te benim me nje influence totale te ketyre shteteve mbi shtetet e tjera europiane!

    Keshtu u gjet rruge tjeter.... shtetet e medhaja (Gjermania, Franca, Italia) qe kishin nevoje primare per burimet/tregjet e shteteve te tjera nderrmorren rolin e ndertuesit dhe ndihmuesit. Kjo politike vazhdon akoma edhe sot te rendoj xhepin e Gjermanit -kryesisht-, Francezit dhe Italianit.

    Dhe gjerat po shkonin per bukuri deri sa ne mes hyne zarat e Uashingtonit, ndryshe Anglezet (qe ne fillim krijuan NAFTA-n nje organizate qe lindi me qellim konkurimin ndaj EOC, por per shkak te mendjemadhesise londineze deshtoi) keta tani filluan te na nxjerrin menyra te reja bashkpunimi.... donin ta ndajne BE ne copa copa ku shtetet anetare ndahen ne dhjetra grupe dhe keshtu ca bejne 5 hapa para ca te tjere pese hapa mbrapa.

    Sigurisht qe do isha ekzagjirues nese ia vej gjithe fajin Anglise... faj te madh ka edhe vet Gjermania qe duke mos degjuar Parisin -i cili ka edhe detyrime globale, dmth. jashte Europes- donte domosdo hapjen sa me te shpejt te BEse duke u bere keshtu me apo pa dashje aleate e politikes anglo-amerikane mbi kontinentin.

    Megjithate ajo qe ka rendesi eshte se Francezet e treguan veten perseri te zgjuar, ata i kishin lajmeruar anetaret se me hyrjen e Anglise dhe me hapjen e Komunitetit pa kufinje BE vetem probleme do kishte!

    Se Anglezeve ashtu iu interesonte, nje BE pazar qe nuk ka fjale politike dhe ushtarake dhe qe varet nga propozimet anglo-amerikane ne fushen strategjike!

    Po hajde mbushi mendjen Parisit dhe Berlinit... se Amerikaneve do i behej me shume vone per Europen sesa per interesat e veta, dhe hajde mbushi mendjen ketyre se Anglezet paskan akoma fuqi globale qe do na mbronka Europen!

    E pra propozimet dhe taktikat angleze vetem dem mund t'i sjellin Europes!

    Dhe pikerisht sot gjendemi ne kete pozite...


    Franca, Gjermania dhe Italia lodhen te mbajne ate qe per kaq vite ndertuan dhe ta cojne me tej.... Anglezet shofin qiqra ne hell (kane harruar te shkretet se jane katandisur zara te SHBAs.... dhe se Franca dhe Gjermania sot e kane kaluar stratigjikisht Angline)... Amerikanet kerkojne per aventura te reja, ne nje bote qe s'eshte e tyre (megjithese ata kujtojne se e kane ne dore)..... kurse Kinezet, Japonezet dhe Indianet punojne si qeni!

    Tani disa prej jush na propozojne qe Franca dhe Gjermania ta harrojne shtetin social dhe te ndjekin qiqrat ne hell te Anglise dhe aventurat amerikane, pra ju na propozoni me pak fjale qe brenda dites te shkatrojme BE dhe ta kthejme ne koloni te tipit anglez ku firmat gjermanofranceze marrin c'te duan nga shtetet e tjera dhe i vejne te punojne te gjithe si skllever.... dhe ku Berlini me Parisin jep fajde si ato qe ka dhene Anglia me SHBAn ne boten e trete!

    E pra qiqra ne hell nuk behen, jo te pakten me kete Europe qe shikojme sot dhe qe duam te shikojme ne te ardhmen!

    Nese Franca dhe Gjermania ndalojne se qenuri shtete sociale... do i lutem Berishes te terheqi mbrapsht kerkesen tone per te hyre ne BE!


    Kur do e kuptoni se nuk e ka fajin shteti social? Kur do e kuptoni se ndryshimet nuk vijne vetvetiu dhe se keto ndryshime qe na propozon Anglia me SHBAn jane ne dem te Europes se Bashkuar dhe pa luftra?


    shenim per Toron: mos krahaso emigrantet e SHBAs me ata te Europes, se ti kur vajte ne SHBA besoj se te zgjodhen per te mire nuk besoj se dole nga deti apo zbrite nga mali. E pra SHBA vetem mire mund te ket nga emigrantet, kur i merr me numer dhe kualifikim te caktuar! Gjithashtu ata qe hyjne ilegalisht ne SHBA zore se ligjerohen ndonje here! Kurse ne BE flasim per nje realitet krejt ndryshe!

  9. #59
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku

    Dhe gjerat po shkonin per bukuri deri sa ne mes hyne zarat e Uashingtonit, ndryshe Anglezet (qe ne fillim krijuan NAFTA-n nje organizate qe lindi me qellim konkurimin ndaj EOC, por per shkak te mendjemadhesise londineze deshtoi) keta tani filluan te na nxjerrin menyra te reja bashkpunimi.... donin ta ndajne BE ne copa copa ku shtetet anetare ndahen ne dhjetra grupe dhe keshtu ca bejne 5 hapa para ca te tjere pese hapa mbrapa.
    kerkoj te falur per gabimin ketu se kam vene gabimisht organizaten NAFTA (North American Free Trade Agreement) nderkohe qe duhej te shkruaja EFTA (Europian Free Trade Association).

    flm

  10. #60
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar me pare nga Kryeplaku:

    shenim per Toron: mos krahaso emigrantet e SHBAs me ata te Europes, se ti kur vajte ne SHBA besoj se te zgjodhen per te mire nuk besoj se dole nga deti apo zbrite nga mali. E pra SHBA vetem mire mund te ket nga emigrantet, kur i merr me numer dhe kualifikim te caktuar! Gjithashtu ata qe hyjne ilegalisht ne SHBA zore se ligjerohen ndonje here! Kurse ne BE flasim per nje realitet krejt ndryshe!
    Une ne SHBA erdha me vize turistike dhe ngela dhe u legalizova me azil. Nuk me kerkoi njeri kur u legalizova, as sa shkolle kisha mbaruar, as sa anglisht dija , as kisha ndonji kualifikim.
    Gjithashtu, edhe per ata qe vijne me llotari , si kualifikim fillestar duhet te kene nje diplome te SHKOLLES SE MESME dhe 1-2 vjet ( pra kualifikim minimal po ta krahasosh psh me Kanadane, ku duhet te dish anglisht ose frengjisht, te kesh nje shkolle te larte dhe minimumi 3 vjet pune ne profesionin qe ke mbaruar shkollen e larte!).
    Vetem ata qe jane injorante e kurnace nuk legalizohen ne SHBA!
    SHBA te ofron me qindra dritare ne ligje per tu legalizuar si emigrant:
    1) Me ane te azilit, politik, fetar, shoqeror , artistik etj, azilit si refugjat etj etj.
    2) Sponsorizim nga pronari ku punon
    3) Me ane te marteses te bardhe apo reale( po qe se e ben fallco dhe arrin tia hedhe Imigracionit, bravo te qofte)
    4)Me anen te investimeve
    5) Sponsorizim nga nje shtetas amerikan
    6) Per qytetaret e Kubes ka ligj te vecante qe iu jep status rezidenti te perhershem sapo shkelin ne token amerikane.
    7) Qytetareve te disa shteteve te Amerikes Latine si Nikaragua, Salvador, Haiti etj kane quota te vecanta qe marrin statusin e rezidentit.
    8) Si nepunes fetar ( nese je prift, hoxhe, rabin apo ku e di une se cfare dhe kerkon te vish ti sherbesh nje komuniteti fetar)
    9) Nese je talent ne art, sport, shkence etj iu jepet green card-i.
    10 ) Programi diversity Visa ( llotaria amerikane)
    11) Nese perfiton nga amnistia per emigrantet e vitit 1986
    12) Edhe nese je i paligjshem , por ke femije te lindur ne SHBA, kur femija te arrije ne moshe 18 vjecare te ben sponsorizim....Jo vetem qe askush nuk te debon, por merr edhe ndihma nga shteti.
    13) Personave te deri nje fare moshe, mund te bejne adoptime dhe te adoptohen!

    etj etj dritare ne ligje .....Eh nese je kaq leshko dhe nuk futesh dot ne asnje nga kategorite e mesiperme dhe nuk ke as pare te marresh nje avokat atehere me mire ik e mbyty ne oqean!!

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  3. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17
  4. TOP10 i kinematogarfise boterore
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •