Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 85
  1. #41
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, flm per konsideraten. Te vij prej teje nuk e prisja .

    Persa i perket temes, Antares, me vjen keq te te informoj por me gjithe ngjyrat "socialiste" Franca (EU) eshte ekonomi e hapur tregu, dhe jo e mbyllur. Eshte absurde si rrjedhoje te pyesesh me ke je, me punesuesit apo te punesuarit. Keto dy terma, boshte ekonomike nuk jane ose s'ka pse te jene pole te kunderta. Pervec tyre eshte dhe konsumatori etj. Po ta maresh ne teresi, te gjithe vuajne kur keto identitete nuk jane ne ekuiliber. (Mos te filloj me formulat e Makroekonomise se te them te drejten me sjell endrra te keqija, kam pas nje profesor pupupu, tmerr lol.)

    Per me teper, varet si i shikon gjerat, ti (dhe ca studente ne Paris ) thua gota eshte gjysem bosh, une them eshte gjysem e mbushur. Ne Australi eshte pare suksesi i pakontestueshem i ketyre reformave. Gjithashtu per mua eshte "common sense" qe punesuesit do te marrin ne pune me shume te rinje si rrjedhoje. Nuk ka ku te shkoj me keq se c'eshte tani, ku 1/5 e tyre eshte e papune.

    Dhe dicka tjeter, protestat po kthehen ne akte te shemtuara dhune. Levizja, revolta eshte "rrembyer" nga elemente kriminele, shume prej tyre nuk jane as studente apo as anetare te sindikateve (sic kane pranuar vete protestuesit.) Keto pasoja ka anarkia. Per mua do te ishte shume me keq tani nqs Villepin heq dore nga reformat. Cfare sinjali u dergohet ketyre elementeve? Nqs djeg Parisin fiton?!

    PS: D@mian, duhet te jesh i ri ne forum (nga nr. i postimeve,) une me Antares shkojme aq "mire" sa macja (luanesha) me miun .

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    SOCIALIZMI I BËN NJERËZIT MË TË KËQINJ


    (Creators Syndicate)

    Gjatë pjesë më të madhe të javës së kaluar, qindramijëra studentë në Francë kanë protesuar ashpër. Atyre u janë bashkuar edhe sindikatat më të mëdha franceze, të cilat po kërcënojnë një grevë të përgjithshme. Por për çfarë bëhet e gjitha kjo? E gjitha kjo bëhet rreth një ligji të ri në Francë, i cili i lejon një kompanie që të pushojë nga puna një person me moshë nën 26 vjeçare, pa arësye, brenda dy vjetësh nga momenti i punësimit. Uau! Imagjinojeni pak këtë. Mund të pushoheni nga puna juaj e parë. Kështu siç është, i gjithë synimi i ligjit ishte që të inkurajonte kompanitë për punësimin e të rinjve. Përqindja e papunësisë midis të rinjve në Francë është 23 përqind dhe në shumë zona periferike shkon në dyfishin e kësaj. Ndërkohë, në mënyrë të kuptueshme, kompanitë franceze janë ngurruese të punësojnë 22 vjeçarë kur nuk mund t'i pushojnë ata përveçse "me shkak", e cila sipas rregullave sindikale nënkupton gjithçka si kryerja e vrasjes masive në vendin e punës. Ajo çka zbulojnë këto demostrime masive është narcizizmi, dembelllëku dhe papërgjegjshmëria e ngulitur nga shoqëritë socialiste. Breza të mjaftueshme politikash socialiste kanë kaluar për ne aq sa për t'ju gjykuar efektet. Ato janë të errëta. Socializmi minon karakterin e një vendi dhe të shtetasve të tij. Me fjalë më të thjeshta, socializmi i bën njerëzit më të këqinj. Këta të rinj në Francë besojnë vërtet se duhet të jenë në gjendje të punësohen në moshë të re dhe se një kompani nuk duhet lejuar t'i pushojë ata nga dita e tyre e parë në punë (përveçse "me shkak", e cila, siç po e mësojmë ne në Amerikë, është gjithnjë e më shumë e vështirë për t'u përcaktuar). Në Amerikë, shumica prej nesh do t'i quante "të llastuara" qëndrimet e të rinjve francezë. Socializmi i mëson qytetarët e tij të presin gjithçka, edhe kur nuk kontribuojnë aspak. Socializmi i mëson qytetarët e tij se kanë një plethorë të drejtash dhe pak detyrime korresponduese - përveçse për t'u taksuar. Kjo është arësyeja se përse qytetarët e një Amerike më pak socialiste - dhe më shumë religjioze - japin më shumë bamirësi për frymë dhe për të ardhura sesa qytetarët e vendeve socialiste. Kjo është arësyeja se përse amerikanët bëjnë vullnetarizëm për nevojtarët shumë më tepër sesa bëjnë qytetarët e vendeve socialiste. Kjo është arësyeja se përse shtetet konservatore në Amerikë japin më shumë në bamirësi sesa japin qytetarët e shteteve liberale. Sa më shumë të majtë ta identifikojë veten një person në spektrin politik, aq më shumë ky person ka gjasa të besojë se shteti, jo bashkëqytetarët e tij, duhet të kujdesen për të varfërit dhe për ata në nevojë. Nën socializmin, një njeri nuk është vetëm i çliruar nga të kujdesurit për vetëveten, por gjithashtu i çliruar edhe nga kujdesi për të tjerët. Shteti do të kujdeset për mua dhe për këdo tjetër. E njëjta gjë është e vërtetë për punët e jashtme. Përse qeveria konservatore e Spanjës e mbështeti luftën amerikane kundër Irakut të Sadam Huseinit dhe dërgoi trupa atje, ndërsa socialistët spanjollë i larguan trupat spanjolle menjëherë sapo erdhën në pushtet? Sepse ideja e rriskimit e jetës së njërit për t'u sjellë liri të tjerëve - ose të rrezikosh jetën e njërit për një vend tjetër pothuajse për çdo arësye - është e huaj për botëkuptimin socialist. Në mënyrë të ngjashme, në testimin e madh të mprehtësisë morale - Lindjen e Mesme - vendet dhe partitë socialiste pothuajse të gjitha rreshtohen përkrah palestinezëve. Ato e bëjnë një gjë të tillë prej konfuzionit moral ose prej frikës. Duhet shumë më tepër kurajo të mbështesësh Izraelin sesa të mbështesësh palestinezët dhe të gjithë botën muslimane. Ideja socialiste u tingëllonte altruiste atyre që e filluan atë dhe u tingëllon po aq altruiste naivëve që besojnë sot në të. Megjithatë, në praktikë ajo krijon individë egocentrikë dhe një shoqëri narciziste. Kështu, ndërsa mund të ketë filluar si një mënyrë për të ndihmuar të tjerët, ajo ka vazhduar për të nënkuptuar një mënyrë shmangjeje përgjegjësie për veten dhe për të tjerët. Kjo është arësyeja se përse Franca është kaq e frikësuar nga ideja absolutisht racionale se një i ri duhet të ketë një periudhë 2 vjeçare prove në punë përpara se t'i jepet një punë e përherëshme. Një risí e tillë në Francë do nënkuptonte që të rinjtë duhet të punojnë fort dhe ta fitojnë të drejtën për një punë të përherëshme. Por, nëqoftëse socializëm nënkupton diçka, kjo do të ishte që askush nuk duhet të fitojë asgjë. Dikush thjesht duhet të merrte frymë. Po aq sa Amerika ka qenë alergjike ndaj mendimit socialist, është akoma e paimagjinueshmë që në Amerikë qindramijëra studentë t'i mbyllnin shkollat me qëllim që të fitonin të drejtën për të mos u pushuar nga puna nga kompania e parë që i punëson ata. Por çdo herë që socialistët e Amerikës, demokratët, fitojnë në një zgjedhje, ne shkojmë në këtë drejtim. Nuk ka rëndësi sesa të pastra janë motivet e tyre, e Majta e bën Amerikën dhe qytetarët e saj një popull më pak fisnik, ashtu si studentët e llastuar francezë.


    Përgatiti: ARMIN TIRANA
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Papunesia e francezeve nga mosha 18-26 eshte 20% me shume se dyfishi i papunesise se pergjithshme 9.6%.
    Sistemi "social" apo welfare state ne France eshte e pamundur te mbijetoje ne ritmin e sotem. Po te mos ishte per Common Agricultural Policy, apo subsidies qe marrin nga EU, eshte veshtire te imagjinohet si do te ishte sot Franca.
    Nga erdhi fundi i USSR? Jo nga US, jo nga lufta ne Afganistan, Star Wars, etj. Por thjesht se sistemi falimentoi, nuk mund te mbijetonte.
    Nje shoqja ime ka azil politik ne France. Jeton ne hotel te paguar nga "sistemi." Shkon nga nje kurs "inkuadrimi" ne tjetrin (gjoja per gjuhen, per kompjuter, per nje budallek apo tjetrin) dhe paguhet dhe per keto. Gjithashtu ka te drejten e dy jave pushimeve ne Nice te paguara po ashtu nga qeveria. Kur i thashe pse nuk futet ne pune, me tha e pse te futem, kur mund te marr me pak, ndersa keshtu i kam disa gjera te siguruara. Pra "welfare state" (nuk po flas ne rastin specifik) ka demtuar jashte mase krahun e punes ne France, jo vetem te emigranteve, por te Francezeve ne pergjithesi.

    Antares thote qe Franca eshte pjese e rendesishme e ndergjegjes njerezore. Une do jem e fundit qe mund ta kundershtoj ne kete pikepamje, te pakten nga prizmi historik. Kam studiuar/admiruar gjuhen, historine, dhe pak a shume gjithcka franceze gjithe jeten time. Por do te shtoja qe kjo ndergjegje tashme po jeton ne nje trup te semure. Francezet duan te jetojne "la vie en rose" por nuk ka trendafil pa gjemba.
    Mire e ke deri dikun mirepo aty ku thuani se ajo shoqja paguhet nga qeverija edhe per pushime verore etj, keto duhet ti analizoni pakez me ndryshe.
    duhet ta dini se per çdo aziliant, refugjate politike, shteti merr nga ONU 80-120 dollare ne dite e qe tregeti e bene sipas konventes se gjeneves e ketu qeverija s'paguan asgje, perkundrazi fiton !
    Pra mos ja futni kot pa ditur se si e tek qendron situata.
    Une vetem ne keta rreshta gjeta keqeinterpretimin tuaj se tjerat qe i keni cekur jane te verteta se ketu eshte gjendja kata-s-tro-fike !
    E pa-muj-tun !
    Urrejtja ndaj te huajve eshte aqe e madhe sa qe ketu s'ka kthim prapa, si ne kohen e sesesionit, luftat qe u bene per eskllave ne amerike, ne virgjinie e karoline...per eskllave.
    Ketu dojne qe ta forcojne sistemin e qeveritare pa u shprehur fare ne parlament, as pa votuar, po thjesht, me nje program te ri ku viktima e pare do jete i huaji e jo franqezi....
    Sot je ne pune, e neser posa te lajmrohesh ne vend te punes, pa kurrfare arsye, patroni ka te drejten te largoje nga puna !
    Merrre me mend njehere se çfare ligji diabolik kan pru qe ti diskriminojn, qe ti shporrin te huajt nga vendi vetem ne kete menyre....
    Edhepse juve nga atje i shifni shumicen e nxensve te bardh e françez gjoja, qellimi eshte krejt tjeter kund...racizmi dhe ....tjera...shteti ka synimet e veta.

  4. #44
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ilirian....
    Aman me qafsh me trego burimin e atij "pamfletit" te mesiperm se kam vene nje goxha bast per autoresine......
    Fillon me studentet franceze dhe mbaron me Palestinen!!!!!
    Une them se eshte shkruar nga ndonje "neokon" i kulluar i tipit Sharanski, Pipes, Wolfowic, Perle apo Ann Coulter! Per te ulur vehten e komentuar permbajtjen me duket shume pune e ulet po vetem kishte nevoje per nje shtese te vockel.....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga antares
    Ilirian....
    Aman me qafsh me trego burimin e atij "pamfletit" te mesiperm se kam vene nje goxha bast per autoresine......
    Fillon me studentet franceze dhe mbaron me Palestinen!!!!!
    Une them se eshte shkruar nga ndonje "neokon" i kulluar i tipit Sharanski, Pipes, Wolfowic, Perle apo Ann Coulter! Per te ulur vehten e komentuar permbajtjen me duket shume pune e ulet po vetem kishte nevoje per nje shtese te vockel.....
    Po ti sikur i qe qefj ''pamfletet''! Apo vetem ato qe bejne komunistet!

    Se kishim dhe ate ''pamfleti i partise komuniste'' ose ato qe ti deklaron ketu se do filloj revolucioni nga Rusia!


    Shkrimin e mora ketu http://www.rilindjademokratike.com/
    [ne fund te faqes]

    Mos u merzit o antares, shqiptaret kane lindur e jane ritur me ideologjine marksist- leniniste e me revolucionin francez, e proletar, e nuk kan pasur rastin edhe nje here te lexojne komentatoret konservator ose te djathte, ose mendime te tjera, ca nga ata qe ke vene ti aty e une kurre nuk i kam pare ne shtypin tone.

    E keshtu........... edhe ti ne ekstrem je me ato shkrimet e tua, e te shaj ekstremi ekstremin eshte sikur te shaj ....... e kuptoni vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-03-2006 më 21:26
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #46
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me vjen keq te te zhgenjej po pishtarin e revolucionit planetar, apo sipas terminologjise se Trockit "revolucionin permanent" sot e ka marre USA me teorite e "revolucioneve demokratike"!
    Rusia eshte ne frontin tjeter duke tentuar ti frenoje. Politika aktuale e USA i ngjan gjithmone e me shume Kominternit tashme......(Buchanan e shpreh qarte kete nese ja ke degjuar ndonjehere emrin).
    Per sa i perket RD, tashme nuk cuditem shume se helbete qeni zakonisht i leh armiqve (reale apo imagjinare) te padronit (Daj Samit)!
    Ishte po kjo RD (nese e mban mend) qe ne kulmin e turbullirave te 97 botoi nje dosje te hollesishme te Sorosit dhe aktivitetit te tij. Sot lepin ate qe ka peshtyre......
    Nje minister francez me shume zgjuarsi ka thene (per satelitet e rinj te USA ne Europe ku patjeter futen dhe leckamanet shqiptare) -"Keta jane jo kuaj po gomere Troje"
    PD/PS-pasi e kthyhen Shqiperine ne nje bordell gjigand, ku 1 miljon veta kane ikur nga syte-kembet e fotoksina perdoret rregullisht po futen dhe ne ceshtjet delikate te ekonomise politike Europiane.......
    Jo me kot nje mendimtar i ka klasifikuar politikanet ne nje demokraci si "Grumbull fekalesh qe gjithmne dalin ne siperfaqe"!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ta shikojme cdo gje me syrin marksist e revolucionar, thoshte xhaxhi laveri.

    Edhe ne e analizojme kapitalizmin e demokracine me mendien e majte e ca dhe ekstreme [ato qe dime, mbeturinat e idelogjive, me e lirat ne treg, sic qe dhe lindja,e rusia, ato mund te mirte] .......e prandaj as e kuptojme e as na del.

    Keshtu mo.
    Ne mes te shkrimit thoshje ca gjera qe jam dakorte, po gjithnje zgjidhjen e gjen te ideologjia ekstreme, ajo qe u provua e nuk punon.
    Edhe tema e ketij forumi per kete eshte.

    Hajde naten
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e emile
    Anëtarësuar
    26-08-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Nje fyell pa shkolle i kushton nje punedhenesi 3-4 here me pak se nje fyell me
    bac+1001!!! Ne punen ku jam studentet qe mbarojne shkollen jane te detyruar
    te bejne stazhe pa fund deri sa te fitojne besimin e punedhenesit, dhe keto
    stazhe siç e dini dhe vete ne shumicen e rasteve jane pa pagese!

    Nga 10-15 kandidate, maksimumi 3-4 mbahen ç'do vit nga firma! Mire keta 3-4 qe
    fituan vendin e punes, por ata 12 te tjeret ç'do bejne?!! Plus qe gjate stazheve
    falas kane punuar si qeni, tani jane dhe pa pune dhe pa te ardhura!

    Nderkohe qe nqs firma do kishte mundesi te punesonte/pushonte me minimumin e
    perçapjeve administrative, atehere gjithe keta studente/kandidate do kishin
    nje kontrate te rregullt e cila do u shtonte pervojnen!!
    Per me teper ata qe jane te talentuar e serjoz, vete firma ka interese te investoje
    mbi ta dhe ti mbaj!

    Anasjelltas, nqs nje firme praktikon pushimet ne mase pa paralajmerim e pa
    arsye, shume shpejt do hubmase besimin, dhe do fitoje namin e keq! Askush
    nuk do kete deshire te kandidoje per nje firme te tille!
    Edhe ajo na duhet qe ata qe jane me bac+1001 te paguhen me pak se ata pa shkolle fare!!!!!!!!! Pse kot i kemi rrudhur trute ne? Megjithese nuk eshte gjithmone e vertete, une njoh saldatore te specializuar ne fushen e aeronautikes qe paguhen me shume se nje inxhinier.

    Vertet keto stazhe jane shpeshhere pa pagese, por i japin studentit njohurite praktike qe shkolla nuk ia jep dot dhe n.q.s. Lioness do t'ju kishte lexuar me kujdes do te kishte pare qe studentet franceze nuk jane fare pa eksperience se i kalojne pushimet duke punuar (padrejtesisht!!!) pa asnje pagese , per te rritur njohurine mbi ndermarrjen (na detyron shkolla, nuk e kemi nga qejfi!), nderkohe qe te tjeret bejne punet studentore, te paguara sigurisht.

    Sa per "kontraten e rregullt" per te cilen flisni, ajo nuk ka asnje lidhje me stazhet qe ju kerkon shkolla, se nje ndermarrje kur ka mundesi te paguaje nje stazhier 400 euro ne muaj, nuk do te punesoje dike nen CPE, qe do ti duhet ta paguaje gati 4 here me shume. Eshte llogjika e çdo shefi, apo jo? D.m.th. ne kete drejtim CPE nuk i sjell ndonje gje te rinjve. Pastaj edhe po te supozojme qe ndermarja ka nje shef pak vetevrases dhe nenshkruan nje CPE me nje te ri qe mund ta merrte ne stazh, ç'e do i riu kete kontrate kur nuk mund te marre dot nje shtepi me qera apo te bleje nje makine me kredi?

    Nuk dua te futem shume ne politike, po De Villepin nese ishte aq i sigurt per idene e tij te mire, pse nuk e shtroi per votim ne parlament si gjithe ligjet e tjere, po perdori nje menyre votimi aspak demokratike?

    Jam shume dakort me ju Antares (perveç faktit qe une nuk do te votoja per Le Pen nese do te isha franceze), edhe une nuk jam aq frankofile, po nuk mund te them qe hipokritet jane francezet kur jane anglezet ata qe mbajne nje kembe ne BE dhe nje tjeter jashte tij. Fatmiresisht egzistojne akoma popuj si francezet qe i besojne ende vlerave te tyre dhe nuk i nenshtrohen globalizimit anglosakson si ne shqiptaret.

    Sa per racizmin per te cilin flet Kreksi, une nuk e kam ndeshur asnjehere ketu. Perkundrazi, kur u them qe jam shqipetare shikoj fytyra te buzeqeshura dhe admirative se vete francezet e kane shume te veshtire te lene token e tyre dhe ti pershtaten nje kulture tjeter keshtu siç kemi bere ne shqiptaret ne te kater anet e globit.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ajo qe mua me cudit eshte , Shqiperia jone, ku te gjithe thone 'si do futemi ne shkolle', jo per ate qe behet cdo gje e finalen PUNEN.

    E hap dyert, e be shkolla, harxho pare kote e shumica vene emigrant e shkolla u vete dem??

    Edhe sot degjoj akoma 'te hapin dyert e universiteteve''????!!!! ku diskutimi duhet te qe te fundi i ciklit sa kjo shkoll te siguron ate qe per ate e ben PUNEN.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Më në fund, pas 2 javë protestash masive të studentëve dhe puntorëve në Francë, kryeministri francez kërkoi bisedime me sindikatat e puntorëve dhe studentëve. Dominik du Vilepin, deklaroi në Parlamentin francez se është i gatshëm të bisedojë pa asnjë kusht më përfaqësuesit e sindikatave të puntorëve dhe studentëve në lidhje më ligjin e ri të punësimit. Që prej dy javësh qindra mijëra puntorë, nxënës dhe studentë francezë kanë manifestuar masivisht në rrugët e qyteteve franceze dhe kanë braktisur klasat në shenjë proteste kundër ligjit të ri të punësimit të propozuar nga qeveria franceze. Studentë nga 67 universitete të Francës kanë shpallur një grevë pa afat e cila është përkrahur edhe nga nxënësit e 310 shkollave të mesme të Francës.

    Ekspertët politikë parashikojnë se në ditët e ardhshme përmasat e kësaj proteste do të zgjerohen më tepër. Studentët francezë për bisedime me qeverinë e Du Vilepin kanë parashtruar një kusht duke kërkuar që qeveria të anullojë ligjin e ri të punësimit. Por qeveria franceze ndodhet ne nje pozitë tepër delikate dhe nuk mund të tërhiqet nga qëndrimi i saj. Kryeministri francez po përgatitet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale dhe po përpiqet të mbajë qëndrime të ashpra përballë kundërshtarëve të tij. Për këtë arsye policia franceze ka përdorur dhunën kundër manifestuesve dhe deri tani qindra të rinj janë plagosur dhe arrestuar. Por ky qëndrim i dhunshëm i policisë nuk ka ndikuar ne zvogëlimin e përmasave të protestës së të rinjve francezë duke e thelluar edhe më tepër krizën sociale në Francë. Në vjeshtën e kaluar Parisi dhe rrethinat e tij për 20 ditë ishin arenë e protestave anti-raciste. Për 6 muaj Franca është përballur më 2 kriza të gjera sociale dhe ekspertët politikë janë të mendimit se shkaktar i këtyre krizave është paaftësia e qeverisë franceze në zgjidhjen e problemeve sociale sic është pabarazia sociale dhe papunësia e madhe ne vend.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  3. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17
  4. TOP10 i kinematogarfise boterore
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •