PS: Me gjithe te ardhurat nga shteti, dhe tre vjete leje te paguar, prape nuk po lindin gjermankat, po rritja/plakja e popullesise ne Europe eshte ceshtje me vete.
PS: Me gjithe te ardhurat nga shteti, dhe tre vjete leje te paguar, prape nuk po lindin gjermankat, po rritja/plakja e popullesise ne Europe eshte ceshtje me vete.
Toro,
me vjen keq qe po e zgjasim muhabetin me gjera te vetkuptueshme megjithate meqenese ekziston mundesia te mos i kesh kapur kesaj radhe po te jap nja dy shembuj: nje shofer traktori ben punen e 200 kosisteve, 3000 makineri rrugesh me cinglamingla dhe pije freskuese punesojne vetem 60 furnizues nderkohe qe 3000 kioska do donin 9000 kioskaxhinje, metrote pa shofere te Athines apo Romes nuk dihet sa trenista kane lene pa pune (mjaftojne disa mekanike te bejne punen e qindra trenistave).
Seper Japonine dhe Azine e Poshtme une nuk thash se sa lek ka filani apo fisteku e sa gradacela e vepra te tjera te medha ndertohen atje (se dhe Malajazia kishte gradacelat me te medha te planetit po ne provincat malajzeze mund te shikosh njerez qe vdesin per buke) problemi eshte qe mireqenja e Japonise -megjithese eshte shtet qe per 50 vjet rreshtazi eksporton industri te rende- nuk ka arritur e as behet fjale te arije shifrat amerikane por as ato elementare europiane (si psh. nuk ka aritur as standartin portugez, grek apo spanjoll) sepse me mireqenje nuk kuptohet thjesht sa lek nxjerr nje shtet .... ajo qe ka te beje me teper eshte menyra sesi ndahen keto leke. Dhe ne Japoni/Azine e Poshtme ne kete moment ka te varfer shume, shume te pastrehe... nderkohe qe ligjet e punes te kujtojne Perendimin e viteve para LIIB.
Gjithashtu lufta me e madhe tregetore e botes sot nuk behet as per Japonine e as per ndonje shtet tjeter aziatik... gjithe konkurenca behet per tregun amerikan, tregun europian, tregun kanadez dhe ate australian. Sepse pikerisht ne keto tregje qytetaret kane kerkesa te larta (pra kane leke), nderkohe qe ne Azine e Poshtme shume nevoja te qytetarit te mesem plotesohen nga mallra te dores se dyte ose te kompanive qe nuk jane konkurente ne boten perendimore (pra preferojne mallrat e lira dhe te cilesise se dobet).
Pra mendimi im eshte se roli i shtetit te forte eshte i pakonpesueshem ne ekonomine boterore dhe akoma nese Japonia do te ket fatin te arrije mireqenjen amerikane apo europiane kete fat nuk do e ken te gjithe ata qe do ndjekin modelin japonez (sepse nuk duhet te harrojme se Japonia filloj te zhvillohet ne nje kohe qe konkurent i vetem ishte SHBAja kurse sot konkurencat nuk kane mbarim).
Nga andej e tutje une nuk arrij te kuptoj sesi ju dhe anetare te tjere qe per kaq vite jetoni ne SHBA e Perendim nuk e paskeni konceptuar akoma rolin qe loz shteti ne mireqenje tuaj. Ju duhet ta dini se te gjitha recetat e Bankes Boterore kundrejt shteteve ne zhvillim e siper shpuren ne falimentim dhe ne borxhe qe zore se do dalin keto shtete te palagura. Pyetja eshte: pse nuk do arrijne keto shtete qe te behen Amerike apo Europe?
Pergjigja eshte se Amerika dhe Europa kane perfituar me kalimin e viteve privilegjin qe te vejne kanunet e ekonomise boterore. Dhe kjo besoj se ruan mireqenjen amerikane dhe europiane e jo ato recetat "liri pa kufi" apo ato me uljen e kostos.
E pra shteti amerikan ben politiken e caktuar qe nuk i lejon kapitalit amerikan qe te dali jashte por perkundrazi midis politikave mbrojtese dhe politikave abuzuese ndaj shteteve te treta kapitali shtohet brenda Amerikes.
Nese gjerat ishin ashtu sic thoni ju: dmth. "liri pa kufinje" atehere pasuria do levizte ne te gjithe boten duke u ulur keshtu kjo pasuri per amerikanin ne favor te dikujt tjetri.... por ne si c'po e shikojme kjo gje nuk po ndodh dhe as do te ndodhi per sa kohe qe do ekzistoje nje shtet i forte amerikan.
Receta liberaliste -qe mesa duket neoliberalistet na e paskan harruar- fliste per zhvillim sipas kanunit te "avantazhit specifik".... ku cdo shtet do permiresohej dhe specifikohej ne nje dege te vecante te ekonomise ku ruan avantazhin mbi te tjeret. Dhe keshtu te gjitha shtetet sebashku duke pasur nje avantazh te caktuar bashkpunojne duke ndihmuar ne ndarjen dhe barazine e pasurise.
Ne kete bote qe po shikoj une kjo gje as qe ka per te ndodhur ndonjehere (pra Liberalizmi teorik ka deshtuar duke i lene radhen nacionalizmit ekonomik amerikan qe perdor mbulesa neoliberaliste).
Sepse nese ekonomia boterore luhej "merr e jep", tani nuk do e merrnim fucine e naftes me 3$ (te shenojme ketu se shteti amerikan me politika te caktuara ka arritur qe t'i kthej qytetarit amerikan 1$ mbrapsht per cdo fuci, dmth. reth 600. 000.000$ ne vit i kthehen publikut amerikan nga shteti midis programeve te ndryshme -fat ky qe nuk kane europianet), as nuk do i merrnim bananet, kafene etj. me cmime kaq te uleta (ne fakt ato cmimet qe shikoni ne dyqan i shkojne firmes amerikane apo europiane e jo atij brazilianit te keputur ne xhunglat e Amazones).
Pra kot nuk u krijuan ato organizatat boterore ekonomike e kot nuk i dergon ministrat presidenti andej kendej as ato embargot e luftrat nuk behen per Krishtin e per Muhamedin behen per dollarin tuaj, pavarsisht se qeverija Bush kesaj radhe i beri mbrapsht llogarite. E dini ju cfare lufte behet ne Organizaten Boterore te Tregetise kur del ndonje shtet dhe kerkon te thyej monopolin e bananeve te ndonje firme amerikane (sigurisht juve ju duken gjera qesharake keto por ka shtete qe vetem nga bananet ushqehen, nderkohe qe nacionalizmi ekonomik amerikan ja u heq edhe kete te drejte).
E pra mos flisnin kot per menyra te padukshme qe na sillkan zhvillimin e pashterueshem!
Kjo bote eshte e ndare ne shtete qe kishin fatin te ken privilegje dhe te cilat shtete luftojne deri ne momentin e fundit per t'i ruajtur keto privilegje!
Fatkeqesisht Europa e ndare ne dhjetra shtete me industri te papare nuk ka privilegjin e Amerikes ku kemi te bejme me nje shtet qe ka miliona duar pune, mijera burime te lendes se pare, fuqi ushtarake strategjike qe te imponoj deshiren e vet, kontrollim te energjise no 1 (naftes) etj. Keshtu meqenese per Europen eshte i pamundur nacionalizmi ekonomik, perderisa kemi te bejme me shume kombe shtete e jo nje, atehere rruga e vetme eshte qe shtetet te gjejne harmonine midis tyre. Dhe kjo harmoni nuk vjen nese keto shtete bejne politike "jap e marr" sepse atehere do katandisej Europa ne hegjemoni frango-gjermane (ata qe do jepnin me shume ata do mernin me shume).
Pra shteti social qe nuk mendon jap e marr eshte ne dobi te Europes dhe si pasoje ne dobi mbase largapamese te vet Frances, Gjermanise dhe cdo shteti tjeter me ideologji europiane. Pra shteti social perben interes te te gjitheve europianeve sebashku, dhe synon ne interesin e perbashket dhe jo ate te vecante kombetar.
Mbase ky shtet ka shume probleme sot, jo dhe te pazgjidhshme, por ajo qe duhet te kuptojme eshte se nuk mundemi te flasim per BE pa shtete sociale ku Franca dhe Gjermania flijojne pjese te ekonomise se vet ne interes te ekonomise se perbashket europiane. Pra nuk mundemi te balancojme shembullin europian me raste te tjera.
Dhe BE me receta amerikane nuk ka, sepse flasim per realitete krejt te ndryshme!
Gjermania, Franca dhe Italia kane para vetes dy detyra me kosto te larte: 1) te arrihet treg i perbashket me anetaret e rinje dhe 2) te krijohet zona e lire e tregetise mesdhetare (qe pritet ne 2012 te sjelli fuqishem ekonomine europiane ne Agfriken Veriore dhe gjithashtu te na lejoj konsumimin e lehte te produkteve/burimeve te Afrikes Veriore).
Keto detyra qe te arrihen ne krye kerkojne harxhim fondesh dhe vendos'shmeri. Nuk e di nese do ia dalin BE (Berlini dhe Parisi) ne krye ketyre qellimeve por dicka dihet mire nese arrihet atehere Mesdheu dhe Europa do perbejne tregun me te lakmueshem te planetit! Ne njejten kohe qe Europa do mundet te ket hyrje ne gazin natyror te Afrikes se Veriut, ne nje menyre me pak te kushtueshme per Europen!
flm
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 07-04-2006 më 03:58
Kryeplak, dhimbjen tende per "plagen" e globalizimit e dime mire, lol. Monedha ama, ka dy ane, dhe nuk kam pare ndonjehere ta trajtosh dukurine, problemin nga te dyja anet. Vendet e botes se trete i nxjerr gjithmone viktima, pa analizuar shkaqet thelbesore te "viktimitetit" te tyre, dhe ne fund te fundit, perse sipas teje eshte i mundshem ky "shfrytezim." Por kjo eshte teme me vete. Nuk mbaj mend nese ke hapur nje teme te tille, por do ishte interesante ta diskutonim me thelle.
Sa per temen, Europa vertete krijoi BE, por cdo dite e me shume bashkimi europian eshte nje bashkim i byrokracise se Brukselit, se sa konsolidim ne realitet, prandaj nuk po i shohin frutet, dhe efikacitetin perkates.
Nuk ka liri e levizjes (se krahut te punes), tre vende qe e kane bere kete gje, Anglia, Irlanda, Suedia, qe i kane hapur tregjet per krahun e lire te punes te Europes Lindore po gezojne nje rritje konstante te GDP.
Nuk ka nje politike te perbashket fiskale. Vertete eshte banka europiane, me disa rregulla, por zona e euros karakterizohet nga 12 politika fiskale te ndryshme, ne krahasim me US, ku te gjitha shtetet varen nga nje politike fiskale, asaj te Bankes Federale.
Nuk ka liri te levizjes se kapitalit, vendosen gjoba mbi investimet apo pengohen blerjet, take-overs e nje shteti ne nje shtet tjeter.
Por me saktesisht per temen, nuk me the c'mendon me konkretisht per "sistemin social" edhe pas shembujve qe kam sjell.
- Sado absurde te duket, vetem 20% e punenjesve jane te sindikuar ne France, dhe
shumica e tyre i perkasin sektorit publik!!
Lind pyetja a perfaqson ky 20%-esh, 80%-shin tjeter?
Kur ne nje vend pakica ben ligjin demokracia ka marre fund e bashke me te
idealizmat e utopite! Franca nqs vazhdon me kete ritem shume shpejte do
jete ne falimentim total. Sot defiçiti (apo borzhi i shtetit ndaj organizmave
private) kap shifren e 1300 miljarde eurosh, dmth rreth 22000€ / person!
Sistemi mjeksor (apo "sigurimi shendetesor") eshte ne defiçit marramendes,
sistemi i ndihmes socjale eshte ne defiçit shume shifror.
E vetmja menyre qe qeverite socjal-komuniste dine te aplikojne eshte rritja
e nivelit te taksimit ndaj sektorit privat, po deri ku do shkojne?!!! Sot nje
punonjes i sektorit privat gjysemn e rroges e le ne taksa direkte, nje rroge
mujore e le ne taksat mbi te ardhurat, nje perqindje ne taksat lokale dhe
ç'do dite, per ç'do gja qe blen ne taksan mbi vleren e shtuar (mesatarisht 20%
e çmimit). Mbi kurrizin e sektorit privat jetojn nje adminsitrate super e fryre,
plus nje armate e tere mashtrusish qe abuzojne me ndihmat socjale.
Nje sistem mbi te cilin abuzohet nga te gjitha anet ka marre fund; eshte si puna
e sistemit socjalist ne Shqiperi, arriti nje pike ku nje punonte e dhjete dridhnin
zinxhirin; perfundimin e dini vete! Ndryshimi eshte se ketu kemi te bejme me
nje sistem "kapitalist" ku relaiteti te ndeshkon me minuta jo me muaj e me vite!
Nje sistem i tille mund te funksjonoje vetem ne nje vend me nje ndergjegjie
te shkalles se larte te individit, dhe te vetmet vende te tilla deri me sot jane
shtete te vogla me nje popullsi etnike pothuajse homogjene. Kam parasysh
vendet skandinave, por dhe aty me futjen masive te embigranteve te Afrikes
se Veriut sistemi po merr uje!
Sa per dijeni, Japonia ka standart jetese shume me te larte sesa shtete evropiane qe pershkruan ti me siper.....Ka sistem social shendetesor per te gjithe qytetaret e saj qe nga vitet 1950 si dhe nga jetegjatesine me te medhate ne bote, fill pas Amerikes. Ekonomia japoneze, pati nje renie pas viteve 1990 dhe arsyeja eshte nje dhe e vetme....Politikat "sociale" te qeverise japoneze, shtimi i taksave dhe mungesa e iniciatives nga privatet per te investuar akoma me teper.Postuar më parë nga Kryeplaku
Vetem socialistet mund ta imagjinojne se me mireqenia eshte sesa lek nxjerr nje shtet ( dmth sa takson disa qytetare te tij, per tia shperndare keto taksa ne formen e sherbimeve sociale , ndihmave financiare dhe veprave shteterore duke hapur vende pune fiktive per qytetare te tjere).
Lufta ekonomike , nuk behet per tregjet i nderuar zoteri....Kjo lufte u be ne LIIB ....Po mentaliteti yt per ekonomine ka ngelur i asaj kohe ( sic ju mesonte xhaxha Stalini)....Lufta ekonomike sot eshte per mbijetese...Sepse ju "humanistet" dhe socialistet e Evropes, kur vjen puna per eksporte, nuk keni kuota e tarifa se sa do te eksportoje nje vend, por tek importet ama keni! Perse psh i vini Kines kuote se sa mallra do te eksportoje ne Evrope? Sepse e dini shume mire se po ta lini tregun te lire, 3/4 e bizneseve evropiane do te falimentojne....Sepse malli kinez, vertet i nje cilesie me te ulet sesa ai evropian , por eshte shume me i lire....Dhe ne epoken e superkonsumit, askush nuk merr psh nje makine apo kostum, nje radio apo nje pale kepuce per ti perdorur per 40 vjet apo per jete....Jo zoteri, nje makine e shumta do te perdoret per 7 vjet, me pas secili do te kerkoje ta ndryshoje, te kete dicka tjeter....Nje pale kepuce hajde ti veshi dikush nje vit....Perse duhet te paguaje sa frengu pulen tjetri per nje mall, te cilin heret a vone, do ta nderroje. Ti si konsumator qe do te kishe nje buxhet rreth 10 000 eurosh per te shpenzuar per te blere nje makine,po te te vihej medyshje te zgjidhje midis Renault franceze per 15 000 Euro dhe Cherryt kinez per 8000 Euro ke do te zgjidhje?
Nga ana tjeter, Kina eshte shtet "komunist" dhe si i tille nuk iu lejon te gjithe qytetareve te tij te kene lirine te shpenzojne parane si te duan.....Si shtet komunist Kina refuzon te leri monedhen e vet te lire te konkurroje me ligjet e tregut....Ata e mbajne artificialisht te dobet monedhen, per te mbledhur dollare , euro e jen e per ti pasur artificialisht mallrat e tyre te lira....Me kalimin e kohes, kjo do te kete pasojat e veta, qe ti dhe une nuk jemi ne gjendje ti imagjinojme.
Punetori kinez e ne pergjithesi forca punetore ne Azine Juglindore , nuk kane as 1/10 e standartit te jetes qe ka punetori evropian ne shtetet me te varfra te BE....E nese kjo nuk ndryshon ne te ardhmen e afert, cfare duhet te bejne shtetet e Evropes , SHBA dhe Japonia? Duhet te bejne lufte me Kinen? Apo te liberalizojne paksa ligjet e tyre per "mbrojtjen" e "te drejtave " te punetoreve te tyre( te drejta te cilat ne disa raste jane absurde, sic eshte rasti i Frances per te cilin po flasim)? Duhet te mbyllin krejtesisht tregjet e tyre per mallrat kineze apo te bejne me produktive dhe me te lira ekonomite e tyre?
Sa per SHBA, thjesht per informacion, nuk ka kontrollin e naftes....SHBA eshte e varur nga importi i naftes nga Lindja e Mesme ( importon 35% te nevojave te saj)...Dhe kete e kemi peshqesh nga omoideatet tuaj ketu ne SHBA( aka demokratet me shtetin e tyre shoqeror).....Frenuan ne vitet 1960-1970 ( kur nafta ishte shume e lire ne Lindjen e Mesme) te gjithe investitoret dhe biznesmenet amerikane per te kerkuar, gjetur e shfrytezuar burimet e naftes ne SHBA....Ne territorin e SHBA as mund te shpohet per nafte me teper sesa behet deri tani, as distileri te reja nafte nuk mund te ndertohen ( sepse helbete kualiteti i jetes se peshkaqeneve ne Gjirin e Meksikes dhe te drereve ne Alaske eshte me i rendesishem se ai i njerezve)....Me nje fjale shteti futi hundet aty ku nuk duhet....Pasojat po i paguajme sot ( dhe akuzohet Bushi) , nafta po vete 70$ fucia dhe rritja e ekonomise amerikane eshte aq e madhe saqe distilerite edhe po te kishin nafte dhe te punonin ne 100% te kapacitetit te tyre per rafinim, perseri me zor mbulojne 90% te nevojave te ekonomise ( cfare ndodhi me uraganin Katrina ishte mese domethenese, kishte nafte, por jo distileri te mjaftueshme ta kthenin ne benzine).... Keto i kemi peshqesh nga ata qe ketu ne Amerike e shohin Evropen si shembull qe duhet ndjekur, jo evituar! Pikerisht , po te njejtet njerez, pa pike turpi, urdheronin Kongresin ne 2005 te hetonte biznesmenet e naftes per fitime te teperta!!!....Natyrisht dhe kjo u doli huq, pasi u vertetua me fakte se fitimet e ketyre industrive jo vetem qe nuk ishin te teperta, por ishin disa here me te vogla sesa duheshin, krahasuar me industri te tjera ne Amerike!!!! Imagjino qe Starbucks Coffee ka pasur me teper fitime per dollare te investuar, sesa BP, Shell apo ndonji kompani tjeter nafte!!!!
nuk dua te hyj ne debate sepse me duket e kote. kisha vetem nje verejtje : me duket e padrejte te denigrohet ne kete forme nje shtet si Franca "per te ngritur ne peshore" nje vend po aq qesharak ( fr: ridicule) ne syte e opinionit publik boteror siç eshte Amerika ose vajza e saj Britania e madhe.
ne lidhje me problematiken e ngritur : pjesemarresit e ketij debati me duken se jane vene ne gare per te treguar kush ka kulture politiko-ekonomiko- sociale me te rendesishme dhe kane dale nga kufinjte e çeshtjes......
Gjithsesi mendoj se nga te vetmit popuj sot qe i reagojne ndjenjes se padrejtesise ndaj arbitrarizmit (sado e justifikuar qofte kjo) eshte populli francez: do ishte mire te ndodhte e njejta gje ne shqiperi, psh. Kjo pike me duket e rendesishme dhe qendron per mua mbi disa analiza te sterzgjatura pseudo ekonomike per te vertetuar.....asgje me interes!!
Toro, sa per cfare ke shkruar me lart, nuk e di ku e ke gjetur, por perfitimet net te Exon Mobil, etj katermujoreshin e kaluar kishin arritur miliardat, dhe bile donin te benin nje investigim ne Kongres per te pare se "si ka mundesi" ne periudhe kohe kur nafta po kushton cmime rekorde per barele. Per me teper lobi i naftes ne US nuk eshte kurre i majte, do te thoja qe nuk njeh parti pervec dollarit, por kurrsesi i majte, republikan "ndoshta."Postuar më parë nga Toro
Sa per naften ne Alaske, nuk ka nevoje te renohet ajo zone me shume se c'eshte renuar tani. (Ne polin e Veriut ne 30 vitet e fundit eshte shkrire nje siperfaqe ironikisht 2 here sa siperfaqja e Frances.) Ka plot alternativa te tjera. Psh: Ne Brazil, fal investimeve te qeverise Braziliane, 20% te makinave jane fleksi-fuel (ne krahasim me 1% qe eksiztojne ne boten perendimore), ku alternohet midis naftes dhe etanol nga sheqeri.
Nejse kryekeput kemi dale nga tema, Toro.
Babybell, nqs US apo Anglia te duken qesharake, ajo eshte preferenca jote. US mund t'i vesh cfaredo epiteti t'i duash, e rezikshme, perandori, etj, por eshte qesharake ta quash "ridicule".Postuar më parë nga babybell
Ne problemet socio-ekonomike eshte veshtire te perqendrohesh vetem ne nje aspekt, jo vetem e veshtire, por ne shek. 21 e pamundur. Psh: Para disa ditesh, Katari deklaroi se do ndryshoje 40% e rezervave te tij bankare te dollarit me euro, dhe aq u desh qe euro te forcohet ate dite ne treg ndaj dollarit, dhe tregu shkembyes europian mori rrugen per poshte, ku nga kompanite me shume te demtuara ishin ato te industrise sidomos ne France apo ne Gjermani sepse iu rriten cmimet e eksporteve.
Nqs nuk te pelqen debati mos e ndiq, por per hir te debatit, mendo me mire per
shprehjen e vene ne "bold," sidomos ate ne kllapa, dhe konsekuencat qe kane ato jystifikime per ekonomine franceze ne vecanti dhe ate europiane ne pergjithesi.
Me ne fund, personalisht do te thoja se arsyeja e pjesemarrjes time (po flas per vete) ne kete teme nuk eshte te denigroje Francen. Perkundrazi. Si frankofone dhe admiruese e atij vendi, me shqeteson fakti qe praktikisht eshte denigruar situata deri ne kete pike qe eshte sot.
PS: Gjate "bojkotimeve" te mallrave franceze ne US, pas fillimit te luftes ne Irak, mund te kem qene e vetmja ne qytetin ku jetoj qe bleja vere franceze, per solidaritet kuptohet, por dhe se me pelqen Bordeaux.
Per fat te keq sot qeveria franceze vendosi ta rrezoi ligjin e ofruar nga kryeministri. Lexova disa shkrime dhe me behet qejfi qe te dyja krahet e debatit jane "analizuar" por duke qene nje banor is Sh.B.A-se per disa vite dhe duke kujtuar kohen qe kaluam gjate diktatures Enveriste ne Shqiperi, une jam gjithmone perkrahes i idese qe prania qeveritare te jet sa me e ulet ne jeten e njerezve.
Une nuk i di shume mire te gjitha pikat e ligjit por une mendova se kjo (megjithe mungesat e saj) ishte nje dicka jo vetem e nevojshme por mbase edhe jetike per popullin francez i cili per vite me radhe sheh papunesi ne numra mbi 10%.
Mendova se ku do te ishte nje hap i pare shume i mire dhe me disa amendamente te metejshme mund te rregullohej, sepse me sa di une ne France eshte pothuajse e pamundur te pushosh dike nga puna (me apo pa arsye) dhe kjo duhet nderruar.
Une marr si shembull Sh.B.A dhe ketu papunesia megjithe fatkeqesite e 2001-it eshte perseri ne niveli the "pranueshme", rreth 5%.
Lioness, nuk duhet harruar qe amerikanet kane cuar nje vapor (mbase ai i tyre, jo aq i madh sa "Vlora" se ky mbante 15 000 ton/ose 25 000 njerezore, por nje cike me te vogel) me patenta shpikjesh gjermane ne at(?)dheun e tyre.. dhe pavaresisht se ishte nje grabitje paqesore, mendoj se kane kontribuar mjaft ndjeshem per "prosperitetin auto-didakt amerikan" dhe as nuk duhet te permenden parate qe US shpenzonte per mbrojtjen e Europes nga bolshevizmi.. po kjo vetem per materialet e celulozet.. kane rrembyer dhe nga ai njerezori.. diku me amnisti, diku me joshje.. ka pas dhe me kercenime (raste)Postuar më parë nga Lioness
bile, me duket se nuk paguanin asgje as per bazat, jo?
nejse, jashte teme e kuptoj.. te futem ne teme..
vdekte globalizmi
Prektora
Krijoni Kontakt