Presidenti i Francës, Zhak Shirak thotë se ka ndërmend të aprovojë ligjin e punës që ka provokuar protesta në rrugë me pjesëmarrje të miliona vetëve.
Zoti Shirak tha se kuptonte shqetësimet e të rinjve dhe se do t'i bënte disa ndryshime ligjit, sidomos për dy pika kryesore- periudha e proves dy vjeçare për ata që janë nën moshën 26 vjeç do të ulet në një vit dhe firmat franceze duhet të justifikojnë heqjen nga puna.
Por garancia e presidentit se ai i kuptonte shqetësimet e studentëve për të ardhmen e tyre duket se ka rënë në veshë të shurdhët.
"Ne duam që i gjithë ligji të mos hyjë në fuqi. Ai ndoshta do të ulë vetëm periudhën e provës. Ky nuk është ndonjë lëshim i madh," thotë një vajzë e re.
Edhe sindikatat kanë këtë mendim. Ata thonë se do të vazhdojnë me protestat e javës tjetër pasi duket se qeveria nuk po i dëgjon ata.
Ata i quajtën taktikat e zoti Shirak groteske dhe surealiste duke thënë se në këtë mënyrë ai nuk ka adresuar shqetësimet e të rinjve në Francë.
"Duket se përpjekja e zotit Shirak për të kënaqur të gjithë, nuk ka kënaqur askënd," thotë korrespondentja e BBC në Paris.
Kjo ka bërë që qeveria të duket e dobët dhe e pavendosur, pikërisht ajo që zoti De Villepin nuk donte të ndodhte.
Kjo do të shqetësojë edhe ata që duan reforma të vërteta në ekonominë franceze .
Ndërsa nga ana tjetër, përpjekja e tij duket se nuk ka bërë asgjë për të qetësuar zemërimin nëpër rrugë.
Por këto nuk janë të majftesuhem pr protestuesiut ndrësa sindikatata i quajtën propozimet e SHirakut të papraneushme. Socialsitëe opozitës thanë se presdienti nuk bëri asgjë për tëm qetësuar situatën
Krijoni Kontakt