Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 85
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    antares

    nje ligj te tille te ngjashem deshte te bente edhe berluska ne itali por sindikatat ja bene te qarte se po ta miratonte nje ligj te tille e gjithe italia do shkonte ne krize

    mendoj se ky ligj eshte i demshem per te gjithe francezet ne pergjithesi

  2. #22
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Arturo! Nuk cuditem aspak per kete informacion qe sjell per Berlusken! Keto "ligje" jane te demshme (kriminale do te thosha) jo vetem per Francen Italine e Europen po per cdo qenje njerezore!
    Globalizmi i ka si vektoret kryesore per promovimin e "abominacionit" qe quhet "Rend i Ri Boteror"!
    Kartagjena (me koke ne Washington) do te sakrifikohet nga te parat ne altarin e Molohut!
    Mamonitet (shprehje e gjetur dhe e dashur kjo per Israel Shamirin) do i sjellin shume lot dhe gjak botes deri sa te gjejme fundin e tyre si Kartagjena e Pare!
    ============================
    "Carthago delenda est"
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Teddy
    Si mund te flasesh keshtu per nje vend qe ka qene dhe mbetet qendra e kultures boterore? une do te te rekomandoja te lexoje e te kuptoje qe ehde bazat e ketij kapitalizmit kaq te mrekullueshem qe te gjithe ne kete forum po kerkojme te mbrojme i ka hedhur shteti francez kur ne krye te tij ishte dikush qe kishte nje mbiemer cfaredo: BONAPARTE.
    Ti leme sofizmat. kritikojme nje shtet sepse ka kushte me te mira per punetoret, per emigrantet, ka arritur ne nje shkalle te tille demokracie qe ndihmon edhe emigrantet, jo duke i shfrytezuar neper punera te zeza apo duke iu thithur gjakun? ku e gjejme ne forcen te kritikojme nje shtet te tille qe ka qene dhe mbetet modeli dhe krijuesi i demokracise moderne boterore, nje shtet i cili ne dallim me shume shtetet te tjere perendimore qe praktikojne modelin amerikan te kapitalizmit duke dale nga ADN e tyre, gjate viteve te fundit kane patur nje ngritje ekonomike shume me te ulet krahasuar me ate franceze (shih Italine).ku e gjejme ne forcen te kritikojme njerezit e nje vendi (sidomos studentet) te cilet detyruan qeverine e tyre ti thone jo pjesemarrjes ne konfliktin irakian? me c'fytyre ne gjykojme te drejten sistemin xhunglesk kapitalist amerikan (ku me i zoti ha, te tjeret vdesin urie, dhe me i zoti do te thote jo vetem ai qe punon me mire, por edhe ai qe di te vrase me mire) dhe kritikojme sistemin e shtetit social qe Franca gjer pak dite me pare kishte( perpara ardhjes se Villepin )?France ,mbro traditat e tua, leri amerikanimat pas, nuk jane pjese e jotja, perkundrazi eshte nje pjese jotja qe ti deshe te largoje duke mos e konsideruar te denje per ty. France, mbro humanizmin, mbro punetoret e tu, te semuret e tu e mos i ler te vdesin sic ndodh pertej atlantikut nese nuk kane leke( sikur jeta e njeriut te kishte cmim). kjo eshte demokracia, ajo eshte xhungla.
    Teddy

    Se nuk kam as kohe e nuk dua ta harxhoj me Francezet.

    Ti the pse gjykon keshtu, po te them pse.

    Une i perkas atij brezi qe jane edukuar ne nje sistem ku Franca e Revolucioni Francez e cdo gje franceze qe ne krye,e bota shikohej me syrin e Frances, e qe cdo gje e shikonim me ate syrin qe thua ti, plus dihet regjimet e majta ca dashuri kane pasur per francen.

    Kur u ritem e lexuam dhe kulturat e tjera,e i njohem aty, e jetuam aty, kuptuam pse shoqeria Anleze nuk pati revolucione etj, e pati sukses ne krahasim me Francezen,Pastaj gjerat ndryshojne e menyra se si i she gjerat.

    Te keshilloj dhe ty, sa te besosh gjithe fjalet e bukura qe hipokritet i kane me shumice, lexo pak per vendet e tjera te sukseshme e per kulturat e tyre DHE KUPTOI , PO MOS I LEXO NGA KENDVESHTRIMI E NGA SHKRIMET QE i shkruajne ata qe mbrojne francen e pershkruajne gjithe te tjeret si te zeze.
    Me fjale edhe komunizmi qe gjera me e bukur ne bote, po realiteti si fuksiononte e kishte te ardhme ajo menyre, qe tjeter gje.

    Uroj qe te hapesh njohurite se do te ndihmoj qe te gjykosh realisht.

    Edhe ne planin personal francezet jane njerezit qe hipokrizine e kane kulture kombetare, kush ka pasur rastin me ta e di.

    Me te mira se nuk do harxhoj kohe te kjo teme me.[e mos mu refero me,se une jap mendimin tim, ti jep mendimin tend si i she ti gjerat , e kjo do na ndihmoj te gjitheve te zgjerojme njohjen]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-03-2006 më 12:38
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #24
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Cudi! Eshte fakt historik qe Medaljen e Arte per hipokrizi e mbajne Anglo-Saksonet!
    Askush nuk po thote qe Franca eshte e perkryer, po te krahasosh modelin social europian me ate prej krimbash e korbash anglo-sakson eshte ca si shume......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Hipokrizia qe te social-komunizmi qe premton parajsen e sjep asgje e te jep dhe plumbin e burgun etj si ne vendet lindore.

    Ne kapitalizem nuk ka hipokrizi, ka pazar secili ben llogarine e tij, e ti si qytetar me te zgjedhurit e tu.

    E shteti nuk eshte, Zoti -sic e krijojne endrat social-komuniste--te ngjashme me kulturat fetare---qe shteti ben cdo gje e eshte gjithcka---qe ti i justifikon njerezve pushtetin tend, burrokracine e gjithe ata qe kane favoret e shtetit ne dore e perdorin ate per veten e tyre.

    Po ne kulturen anglo saksone shteti eshte ai qe e kemi bere ne , dhe e mbajme ne me taksa per te bere ato punet qe i duhen nje shoqerie te organizuar, e cdo gje ka nje fature se ky shtet nga taksat tona i nxjerr parate e fuqine.

    Pra cdo gje ne vendin e saj.

    Shoqerite si e frances qe prodhojne revolucione e trazira gjithnje vine pikerishte nga kjo kulture e vjeter e trasheguar.nga ky mishmash e hipokrizi e sistemit,

    Rremujat e trazirat jane problemet e Frances se aty behen , e as te Anglise, Amerikes etj

    Pra ta leme rremujen aty ku behet ne France e ne Paris.

    Pra Franca eshte sot qendra e rremujes e krizes e asnje tjeter, e kur prodhon e ke rremuja e kriza si shoqeri kjo nuk eshte mburrje

    E hipokrizia eshte kur ti ke probleme e shan te tjeret qe skane?!

    Nuk regullohen gjerat me hipokrizi , me stilin te kalojme lumin, kur ke nje problem.Po ai zgjidhet kur je i sinqerte e i vete atij ne rrenje.


    PS: Shoqeria shqiptare e shqiptaret ne pergjithesi , nga 50 vjet komunizem e nga dominimi i nje kulture te majte ne vend per kete arsye, jane bombarduar me Francen e kane mangesi te medha ne kuptimin e shoqerive te tjera te sukseshme Anglosaksone etj qe nuk kane pasur as revolucione e as rremuja si franca, e kane pasur sukses e zhvillim me te madh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-03-2006 më 13:00
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Unionet e punëtoreve dhe te studentëve ne France edhe një herë tjetër do ti vazhdojnë protestat më 28 mars kundër ligjit të ri në këtë vend. Këto unione në mbledhjen e tyre te sotme vendosën që për të reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Dominik De Vilpen për eliminimin e këtij ligji, të pezullonin të gjitha punimet më 28 mars në shenjë proteste. Dita e 3-te e protestave e cila u bë me kërkesën e këtyre unioneve u zhvillua me pjesëmarrjen e 500 mije deri në 1.5 milion vetëve. Qeveria franceze nga ana e saj i hodhi poshtë 2 ditët kohe për anullimin e këtij ligji. Ligji për punësimin e personave nën 26 vjeç dhe të punësimit të pare në France është miratuar se fundi në parlament dhe senat dhe do të fillojë funksionin në 1 prill dhe në të thuhet se personat nën 26 vjeç gjatë 2 viteve të para të punësimit mund të përjashtohen nga vendi i punës pa paralajmërim.

  7. #27
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga antares
    Askush nuk po thote qe Franca eshte e perkryer, po te krahasosh modelin social europian me ate prej krimbash e korbash anglo-sakson eshte ca si shume......
    Per ça model leshi flet ti?
    S'po e kupton ti qe ky sistem ka deshtuar?
    A e di ti qe ne protestat para 3 muajsh ne France u arrestuan dhe me pas u burgosen 6 mije te rinj, vetem pse ishin kunder varferise ekstreme?
    Si te duket kjo shifer?
    Kaq shume burgime, un nuk i kam pare as ne Palestine, ish-Jugosllavi apo ne ndonje vend tjeter.
    Njerezit duan pune, mireqenie, nuk duan te hane vetem nje cop buke. E puna, vetem ne vendet anglo-saksofone eshte e siguruar.

  8. #28
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Faqezi! Lexon lajme ti?
    ------------------
    E puna, vetem ne vendet anglo-saksofone eshte e siguruar.
    =================================
    Papunesia ne vendet "anglo-sakso.......fone......" sic thua zotrote eshte pe pakten pak me e larte se ne Europen e Vjeter.....
    Anglo-saksofonet e pertej-atlantikut nuk e quajne te papune nje 30-40 vjecar qe pasi i ka ardhur shpirti ne maje te hundes heq shpresat e gjetjes se saj.....
    Ashtu si dhe per matjen e inflacionit xhongleret annglo-saksofone nuk llogarisin impaktin e cmimit te energjise (nafte e gaz) qe per nje shoqeri te varur thellesisht nga kjo e fundit (energjia) ka impakt jo te vogel ne jeten e perditeshme te nje anglo-saksofoni te zakonshem.....
    =============
    Edhe naten ta kishe bere shkollen ne kohen e te ndjerit Dulle, do kishe pak me shume aftesi debatuese ketu......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  9. #29
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    As ne France nuk quhen te papune ata qe nuk dine te shkruajne, ata qe nuk kane fuqi te kerkojne pune etj,etj.
    Franca jote -antares, ka 6 milione vete, te cilet jetojne ne skamje dhe mjerim te plote.
    Vetem ne France u pritet pensioni pleqeve, (te cilet kane punuar gjithe jeten per kete vend) vetem pse ata nuk kane nje banese ku te flene.
    Me mire te jesh pa shkolle -antares, sesa te kesh studiuar marksizem-leninizmin.

  10. #30
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me pelqen sinqeriteti yt (me mire te jesh pa shkolle....) po kjo nuk te ndihmon ne kete debat.....
    Une nuk jam ndonje partizan i verber i Frances qe i jap mbeshtetje (per aq sa vlen sigurisht) te pakushtezuar.
    Sepse ka probleme ka dhe reagime popullore!
    Askush nga ne nuk e do (detyra jone eshte te duan Shqiperine) Francen me shume se ata qe jane sot ne revolta!
    Diskutimi yne eshte me shume i karakterit social-filozofik: Eshte me i pershtatshem sistemi Mamonit Anglo-Sakson apo ai i Europes se Vjeter!
    Pra qe ta kuptosh ti e ca te tjere ketu:
    =========+++++++++++++=======
    Punojme per te jetuar apo jetojme per te punuar?
    ================================================
    Kjo do perbente nje teme mjaft interesante diskutimi ne forumin e pershtatshem per kesi problemesh......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  3. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17
  4. TOP10 i kinematogarfise boterore
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •