Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Serbia tash probleme dhe me Sanxhakun!

    BOMBA E SANXHAKUT



    Njė bombė nė Novi Pazar dhe njė dorėheqje e presidentit tė Qendrės Koordinuese tė qeverisė... serbe pėr Serbinė Jugore, Rasim Ljajiē, kryetar i Partisė Demokratike me seli ne Novi Pazar, ngjarje tė cilat ndodhėn tė dyja mė 11 prill, zbuluan nė opinionin publik serb, rajonal dhe evropian njė plagė tė fshehur etnike dhe politike tė Serbise, e cila e ka emrin “Sanxhak”.

    Serbia ėshtė pėrpjekur vazhdimisht ta mbulojė me njė harresė publike gjendjen dhe bile emrin e Sanxhakut, njė rajon me njė sipėrfaqe prej 8686 kilometra katrore dhe njė popullsi prej 530 mijė vetesh, nga tė cilet 67 pėrqind janė boshnjakė dhe tė tjerėt serb, malazez, shqiptarė, etj.

    Rajoni ėshtė i ndarė mes Serbisė dhe Malit tė Zi. Diskriminimi i thellė, qė i ėshtė bėrė dhe i bėhet popullsisė boshnjake tė Sanxhakut, ka qenė njė motiv i kėrkesave tė vazhdueshme nga popullsisa boshnjake pėr demokraci dhe tė drejta njėlloj si qytetarėt serbė.

    Nė kuadėr tė ruajtjes sė kontrollit tė rreptė serb mbi Sanxhakun, qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica, me njė vendim tė saj shkriu kėto ditė Asamblenė lokale tė Novi Pazarit, nė tė cilėn dominonte Partia Demokratike e Sanxhakut, me kryetar Rasim Ljajiēin. Dhe ky vendim i qeverisė u muar pa vėnė aspak nė dijeni njė anėtar tė kabinetit qeveritar, siē ėshtė Rasim Ljajiē, ministėr i te drejtave te njeriut dhe i pakicave nė qeverinė e Koshtunicės.

    Nė shenjė proteste, ministri Ljajiē dha dorėheqjen nga posti i presidentit tė Qendrės Koordinuese tė qeverisė serbe pėr Serbinė e Jugut, qė pėrfshin Medvegjėn, Bujanocin dhe Preshevėn, pra tre komuna tė banuara nga shqiptarėt. Duket se jo rastėsisht Ljajiē zgjodhi tė japė dorėheqjen nga posti i presidentit tė Qendrės Koordinuese pėr Serbinė Jugore dhe jo nga posti i ministrit pėr pakicat apo nga posti i komisionit shtetėror tė bashkėpunimit me Gjykatėn e Hagės pėr krimet e luftės nė ish Jugosllavi. Ai dha dorėheqjen nga posti i koordinatorit, sepse kjo ka domethėnien e vet.

    Sė pari, ai jep dorėheqjen nė shenjė proteste pėr pengesat, qė i nxjerr qeveria nė plotėsimin e kėrkesave tė drejta tė popullsisė shqiptare nė Luginėn e Preshevės, tė drejta qė janė fiksuar nė marrėveshje ndėrkombėtare dhe nė dokumenta zyrtare tė qeverisė sė Serbisė. Duke shpjeguar nė media motivet e dorėheqjes, Ljajiē deklaroi se “une nuk kam mbėshtetjen e qeverisė qė tė mė lejojė mua tė realizoj gjėrat nė Serbinė e Jugut”.

    Sė dyti, ai jep dorėheqjen, sepse duke parė qė nuk realizohen tė drejtat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, ku ka patu edhe njė konflikt te armatosur serbo-shqiptar, e kupton se aq mė pak do tė lėvizė qeveria nė drejtim tė plotėsimit tė tė drejtave tė popullsisė boshnjake tė Sanxhakut.

    Sė treti, ai jep dorėheqjen nė shenjė proteste pėr ndėrhyrjen e qeverisė sė Koshtunicės me masa represive ndaj boshnjakėve tė Sanxhakut, siē ėshtė edhe shkrirja me urdhėr e asamblesė lokale tė Novi Pazarit.

    Gjithė kėto nuk mund tė mos hapnin njė krizė tė re nė marrėdhėniet e tendosura mes Beogradit dhe Novi Pazarit. Zėvėndėskryeministri i moderuar serb Miroslav Labus deklaroi mė 12 prill se qeveria serbe duhet tė ndalojė njė dėm mė tė madh politik, qė rezultoi nga shkrirja e asamblesė lokale tė Novi Pazarit. Duke reflektuar ndaj situatave plot tension dhe zemėrim ndaj diskriminimit, qė ekzistojnė nė Sanxhak, Labus paralajmėroi qeverine se “Ne nuk duhet tė lejojmė qė mė shumė bomba apo koktejle molotov tė veprojnė si prelud pėr shqetėsime serioze nė Sanxhak”.

    Kuadri i pėrplasjes mes Beogradit dhe Novi Pazarit ėshtė mė i gjėrė se sa fusha e tė drejtave tė njeriut, sepse Sanxhaku ndodhet i ndarė nė dy pjesė, njera nė Serbi dhe tjetra nė Mal tė Zi. Forcat nacionaliste serbe e kanė akuzuar Ljajiēin dhe partinė e tij se po bėn pėrpjekje tė bindė boshnjakėt, qė jetojnė nė Mal tė Zi, tė votojnė pėr pavarėsinė nė referendumin e 21 majit. Edhe shkrirja e asamblesė lokale tė Novi Pazarit komentohet si njė goditje ndaj ndjenjave antiserbe nė Sanxhak.

    Gjendja nė Sanxhak ėshtė njė masė qė zien nga brenda prej kohėsh. Politikani i Sanxhakut, Fevzija Muriē, e pėrshkruan Sanxhakun si fuēi potenciale baruti. Popullsia boshnjake kėrkon qė ajo tė gėzojė tė drejtat e njė autonomie, me qėllim qė qoftė tė ardhurat, qoftė taksat, qė vjel Beogradi nga ky rajon, tė shkojnė nė favor tė popullsisė lokale dhe jo tė caktohen kuota tė vogla arbitrarisht nga Beogradi. Nė shtator tė vitit tė kaluar pėrfaqėsuesit e katėr partive politike dhe tė 9 organizatave joqeveritare tė Sanxhakut nėnshkruan njė deklaratė tė pėrbashkėt, ku kėrkojnė qė tė zgjidhet statusi i boshnjakėve nė Serbi dhe qė Sanxhaku tė jetė njė rajon administrativ. Ato i kėrkojnė qeverisė qė ajo tė zbatojė mė pėrpara tė drejtat dhe autonominė e boshnjakėve nė Serbi, pėrpara se tė kėrkojė autonomi pėr serbėt e Kosovės, tė cilėt janė tre herė mė pak nė numur. Kėrkesa e tyre pėr autonomi ka njė bazė nė tė drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenė rajon autonom qė nė kohėn e Kongresit tė Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht mė 1912 nga Serbia , e cila i hoqi ēdo tė drejtė autonomie.

    Nė vitet e luftės sė dytė botėrore Kėshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atė rajon autonom, por regjimi komunist titist ia hoqi kėtė tė drejtė dhe madje administrativisht e ndau nė dy pjesė, duke ia kaluar njė pjesė Serbisė dhe njė pjesė Malit tė Zi. Nė kohėn e regjimit tė Millosheviēit rreth 80 mijė boshnjakė janė shpėrngulur nga Sanxhaku dhe shumica e tyre ende nuk janė kthyer. Qeveria serbe nuk e prek fare ēeshtjen e rikthimit tė tė shpėrngulurve nga Sanxhaku, nė njė kohė qė bėn shumė zhurmė pėr serbėt e Kosovės apo tė Kroacisė.

    Nė tetor tė vitit 1991 nė Sanxhak ėshtė zhvilluar njė referendum popullor, ku ėshtė votuar pėr autonominė politike dhe territoriale dhe 98 pėrqind e votuesve votuan pėr tė. Pas rėnies sė regjimit tė Millosheviēit pati disa pėrpjekje nga kryeministri i vrare Zoran Xhinxhiē pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e boshnjakėve tė Sanxhakut dhe pikėrisht ai e thirri Rasim Ljajiēin nė qeveri si ministėr. Por shumė pak ėshtė bėrė pėr tė vendosur njė ekuilibėr tė drejtash tė barabarta mes qytetarėve boshnjakė dhe serbė tė Sanxhakut. Aq i theksuar ėshtė ky diskriminim, sa qė edhe nė buletinin metereologjik tė radiotelevizionit shtetėror tė Serbisė qyteti i Novi Pazarit , qė ka 100 mijė banorė, nuk figuron.

    Heshtja dhe harresa, qė Serbia praktikon ndaj Sanxhakut nuk ka vetėm aspektin e politikės diskriminuse ndaj popullsive jo serbe, qė jetojnė brenda kufijve tė republikės sė Serbise. Ajo ka brenda edhe strategjine e fshehjes sė njė tė vėrtete tjetėr tė madhe, qė ka tė bėjė me vetė Serbinė. Sanxahku ėshtė historikisht djepi i shtetit dhe e kishės serbe. Nė Sanxhak ndodhen kishat dhe monastiret mė tė vjetra ortodokse serbe dhe jo nė Kosovė. Kryeqendra e shtetit serb tė Stefan Nemanjės nė shkullin 13-tė ka qenė nė Sanxhak. Pra nuk ėshtė Kosova djepi i shtetit dhe i kishės ortodokse serbe, por ėshtė Sanxhaku. Kėtė tė vėrtetė tė madhe historike dhe juridike ata kėrkojnė ta fshehin, duke hedhur harresėn mbi Sanxhakun, madje duke i ndėrruar edhe emrin.

    Sanxhaku ėshtė pėrgėnjeshtrimi material dhe konkret i tezės sė zhurmshme serbe pėr Kosovėn si djep i shtetit dhe i kishės serbe. Pėr kėtė arsye ndaj tij ėshtė ndjekur dhe ndiqet kjo politikė diskriminimi dhe ēbėrjeje. Por nė kohrat e sotme moderne dhe tė informacionit tė menjėhershėm global nuk ėshtė mė si nė mesjetė, kur mund tė fshiheshin shumė krime ndaj popujve. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe pėr Sanxhakun, si njė bombė e fjetur, e cila mund tė shpėrthejė pėr vetė tė keqen e Serbisė, nėse qeveria e Beogradit nuk do tė fillojė tė zbatojė standartet demokratike tė Evropės sė sotme, ku zyrtarisht pretendon tė shkojė.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne fillim te viteve te 90-ta, ish-lideri i tyre Sulejman Uljanini, pat deklaruar se sanxhakasit jane shqiptare qe kane humbur gjuhen. Po te shikosh mbiemrat e tyre, pothuajse te gjithe jane shqiptare. Une kam nje mik timin ne qytetin e Tutinit qe mbiemrin e ka Delja, e keshtu shumica e sanxhakasve.

    Poashtu, para 120 vitesh ne nje studim te muzikes ballkanase, te nje studiuesi nga Harvardi qe kishte bere ne Sanxhak, kenget qe ai kishte incizuar ne Sanxhak ishin ne shqip dhe serbisht. Keto kenge gjenden ne arkiven e Harvardit.

    Poashtu, per Stefan Nemanjen, sipas nje historiani malazes, thuhet qe ka qene shqiptare dhe mbiemri i tij nuk ka qene Nemanja por Nimani.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Sbesoj qe ka me pas pershkallzim ne Sanxhak per 2 arsyje:

    E para eshte se nese Mali i zi pavarsohet atehere Sanxhaku do te ndahet ne 2 pjese dhe do perballet me 2 shtete por edhe do te kene me veshtire mu riorganizu.

    Edhe e dyta nqs kryengriten boshnjaket e Sanxhakut atehere do kete pasoja te medha shume per Boshnjen ku edhe atje serbet do te kryengriten qe kane kontroll territori 2 fish me shume se Sanxhaku (Sanxhaku qe eshte mbi 8000 km2) dhe normalisht ne humbje te madhe do te bihen boshnjaket.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Ne fillim te viteve te 90-ta, ish-lideri i tyre Sulejman Uljanini, pat deklaruar se sanxhakasit jane shqiptare qe kane humbur gjuhen. Po te shikosh mbiemrat e tyre, pothuajse te gjithe jane shqiptare. Une kam nje mik timin ne qytetin e Tutinit qe mbiemrin e ka Delja, e keshtu shumica e sanxhakasve.
    Vete Ugljanini, ashtu si edhe ministri per pakicat etnike, Rasim Ljajic, jane me origjine shqiptare. Nga studiues te rajonit te Sanxhakut, vlersohet qe rreth 25%-30% e myslimaneve apo 'boshnajkeve' atje, te jene me origjine shqiptare: pasardhes te malCoreve katolik, sidomos Kelmendasve (Klimenteve), qe u myslimanizuan dhe me vone u sllavizuan. Biles, jo vetem myslimanet, por edhe nje pjese e 'serbeve', ose e orthodokseve, sidomos te atyre qe jetojne ne komunat e Tutinit dhe Novi Pazarit jane me origjine malCore.

  5. #5
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Keni ndonje reference per keto qe po thuani? po mendoj ndonje link per me lexu?

  6. #6
    Histori e shkurter:

    1878 Sanxhaku deri ne kete vit ishte pjese e Bosnje-Hercegovines, brenda se ciles gezonte statusin e autonomise, por qe pas Kongresit te Berlinit u shkeput nga B-H, duke formuar nje njesi te pavarur politiko-territoriale.

    1878-1908 Sanxhaku ishte pjese e Austro-Hungarise.

    1912 Sanxhaku u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi, pas Lufterave Ballkanike. Kjo shkaktoi shpernguljen e 23 mije banoreve, per ne B-H.

    1918 Sanxhaku humbi statusin legal, pas krijimit te Mbreterise Jugosllave.

    1943 Krijohet nje Keshill antifashit, i cili rikrijoi Sanxhakun, si nje krahine te pavarur.

    1945 E drejta per autonomi ishte shfuqizuar nga regjimi komunist. Sanxhaku u nda ndermjet Serbise dhe Malit te Zi, ne kundershtim me deshiren e popullsise. Gjate kesaj periudhe jane vrare dhe masakruar 15 mije banore.

    1991 Qytetaret formojne Keshillin Kombetar te Sanxhakut, i cili lufton per autonomi territoriale dhe politike, me te drejten e bashkimit me njeren nga republikat e dala nga shkaterrimi i ish-Jugosllavise.
    Ne referendumin e zhvilluar ne tetor te vitit 1991, 98% e votuesve, votuan per nje Sanxhak autonom.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 17-04-2006 mė 09:19

  7. #7
    http://en.wikipedia.org/wiki/Sand%C5%BEak


    ...Some twenty percent of Bosniaks stem from the Catholic Albanian clans. Most of them were resettled by the ruling Ottomans at the beginning of the 18th century from Skadar Malesia, partly aiming to populate the lands deserted by the fleeing Orthodox population after the Austro-Turkish wars. By the end of the 19th century, all these Albanians converted to Islam, and got assimilated by a dominant wave of Bosniak refugees from Montenegro proper. Nevertheless, they retained many of their Albanian traditions, especially in the eastern parts of Sandžak, and some older Bosniaks of Albanian ancestry even speak fluent Albanian to this day...

  8. #8
    http://en.wikipedia.org/wiki/Sand%C5%BEak

    Many Bosniak and Albanian inhabitants of Sandžak emigrated to Turkey as muhajirs, as a direct result of oppression by the new Serbo-Montenegrin authorities. The emigration wave lasted from 1912 to 1970. Over a million of modern Turks have Sandžak origins or ancestry. There are numerous colonies of Sandžak Bosniaks in Turkey, in and around Edirne, Istanbul, Adapazari, Bursa, and Samsun among others.

Tema tė Ngjashme

  1. Serbia ben kerkese per te marre pjese ne Konferencen Islamike
    Nga RaPSouL nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 15:04
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •