ok, nuk po ndalem tek ligji CPE (kontrare per nje pune te pare) sepse eshte shume komplekse analiza, por desha te them se manifestimet jane te ligjshme deri ne momentin kur nuk prekin lirite dhe te drejtat et tjereve. une jam studente ketu dhe ligji i parvjetshem mbi harmonizimin e diplomave LMD (qe meritonte per mendimin tim nje mobilizim te rendesishem por nuk e pati ), ben qe semestri i dyte i nivelit master te mbaroje ne 30 mars per degen time. ,nga ana tjeter, shkolla ka 4 jave qe eshte bllokuar nga grevistat dhe ndalimi i jyrjes ne shkolle eshte bere pa pelqimin e te gjitheve. kjo ben qe nivelet e dyta universitare te penalizohen nga nje mungese formacioni e parekuperueshme!!!
eshte fakt gjithashtu qe shume studenta greviste te jene ne degat socilogji, psikologji, arte plastike, teater dhe te mos ken competencat e duhura per kuptimin e drejte te kontrates. aq me teper qe shume nga keta studenta jane ne nivelin 1 ose 2 te studimeve universitare dhe shkurt fjala nuk kane te njejten ngarkese me masterat.
kushdo mund te manifestoje ne rruge ne menyre demokratike dhe te shprehi mospelqimin e vet , por per bllokimin e fakulteteve dhe te stacioneve te trenit dhe te autobuzit(sepse edhe kjo eshte fakt) nuk jam dakort.
Gjithsesi kto ngjarje, dhe ato te lagjeve periferike te qyteteve te medha para disa muajsh deshmojne per nje krize ekonomike ne France sigurisht, por edhe per nje deshtim total te politikave elitiste (siç e tha dikush me lart) dhe hipokrite te ketij shteti qe me vite eshte munduar ti jape botes imazhin e djepit te lirise, barazise dhe vllazerise por qe ne fund te fundit eshte i semure pikerisht nga mungesa e ketyre principeve ne raportet shoqerore dhe "klasore".
per CPE mund te them se te heqesh dike pa arsye dhe te mos kesh detyrime asistence me pas, si dhe fakti qe kjo eshte e aplikushme per moshat nen 25 vjeç qe do te thote se kur te kane perzene nga puna dhe "qe te ka ikur mosha" e ke shume me te veshtire te gjesh nje pune tjeter sepse firmat do te preferojne te marrin dike te cilit mund ti imponojne kontraten, e gjitha kjo pra nuk eshte "sociale" , por si mendoni a i ka mundesite financiare Franca me 1000 miliard defiçit, te vazhdoje politiken sociale aktuale kur psh Anglia qe shpiku fundja Walfare State hoqi dore qe me 1951?
Krijoni Kontakt