Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 154 prej 154
  1. #151
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Pizarro: Adriano pėrēau skuadrėn

    Deklaratat shokuese tė Adrianos gjatė javės sė shkuar nė njė adresė interneti braziliane, kanė lėshuar shenjė edhe nė mjedisin e Interit. David Pizarro, pas ndeshjes me Rexhinėn, sulmon hapur shokun e skuadrės. "Ka thėnė gjėra qė e dėmtojnė brendėsinė e grupit, deklaroi kiliani, gjėra qė e pėrēajnė. Gjėra qė nuk duheshin thėnė. Mė vjen keq, sepse nė fund tė fundit ėshtė njė djalė i mirė." Njė njeri kundėr tė gjithėve. Mbi tė ardhmen e Adrianos tek Interi bien tani re edhe mė tė zeza, sepse deklaratat e brazilianit nuk i ka pėlqyer asnjė, duke filluar qė nga klubi, duke kaluar nga trajneri dhe duke arritur deri te shokėt. Edhe saktėsimet e sulmuesit njė ditė mė pas nuk bindėn dhe aq shumė, duke parė qė nė praktikė "Perandori" kėrkoi tė falur pėr tonet, por jo pėr qėndrimet. I pari qė kaloi nė kundėrsulm, ishte Roberto Manēini, i tėrhequr nė "valle" ndaj intervistės, ku marrėdhėniet e tij me Adrianon janė tė tendosura. I pyetur mbi kėtė ēėshtje, tekniku zikaltėr lė tė kuptosh se projekti i ri i Interit nuk pėrjashton praninė e tė dyve, duke parė qė kėto ditė, zėrat flasin se njėri qenka i tepėrt pėr sezonin e ardhshėm: "Me Adrianon nuk kam pasur asnjė lloj problemi, - pranon Manēini. - Absolutisht asnjėherė. Ka mungesė besimi dhe bashkimi nėse njė trajner nuk zbret nė fushė njė lojtar, qė nė tė vėrtetė ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr skuadrėn. Kjo nuk ka ndodhur asnjėherė, unė dhe ai nuk kemi pasur asnjėherė probleme." Mbi fjalėt e Masimo Moratit, qė kėrkon mė shumė punė nga trajneri, Manēini nėnvizon: "Isha i pranishėm kur i tha kėto gjėra tė premten, qė pėr mua kanė mė shumė rėndėsi sesa zėrat qė qarkullojnė gjithnjė rreth Interit ēdo vit. Unė besoj se kam besimin e klubit dhe besoj se kemi punuar mirė. Do tė provojmė sėrish me entuziazėm: nuk ka nevojė pėr revolucione, por vetėm qė tė bėjmė diēka qė shėrben. Dhe e dimė se ēfarė duhet. Kur fillohet njė punė, duhet ēuar nė fund, sepse ndonjėherė rezultatet vijė atėherė kur s'e pret."

    Ndėrkohė, Favali shkon drejt Milanit
    Morati thėrret Baxhion pėr Interin e ri
    Marrėdhėniet e mira mes Masimo Moratit dhe Roberto Baxhios dihen.
    Dhe pikėrisht nga stimujt e mėdhenj tė padronit zikaltėr, ndaj kampionit nga Kaldonjoja, ka marrė "jetė" njė hipotezė sugjestionuese, qė e sheh "Bishtalecin" si drejtues nė Milano. Sipas shtypit italian, rithemelimi i strukturave drejtuese tė klubit interist, mė nė fund tė vėrejtur edhe nga Morati si nevojė pėr tė ardhmen, do tė niste pikėrisht nga Baxhio, tė cilit i qenka afruar roli i pėrgjegjėsit tė sektorit teknik.
    Duke qėndruar te merkatoja, pėr tė mbuluar boshllėkun e krijuar nė krahun e majtė, tė provokuar nga zhvendosja e Kalaxes nė qendėr, Milani vėshtron tej "kushėrinjtė" zikaltėr. Bepe Favali, qė i skadon kontrata me Interin, qenka duke nėnshkruar njė kontratė 2-vjeēare me kuqezinjtė. Vendimtare pėr zgjedhjen e anėsorit 34-vjeēar qenka zgjatja e marrėveshjes sė afruar nga Milani, duke parė qė Interi nuk kishte ndėr mend tė shkonte mė shumė se njė kontratė 1-vjeēare. Me Milanin mund tė nėnshkruajė pėr 2 vite.

    Fiorentina, Dela Vale nė "qiellin e shtatė"
    Fiorentina sheh njė hap larg kualifikimin nė Champions. Barazimi i Romės nė "Olimpiko" i hap rrugėn skuadrės sė Prandelit. Dhe drejtuesit vjollcė po nisin tė mendojnė pėr skuadrėn e ardhshme. Objektivi kryesor, para blerjeve tė reja, pritet tė jenė rikonfirmimi i Freit, Paskualit dhe Brokit. Tre lojtarė qė janė nė bashkėpronėsi respektivisht me Parmėn, Arexon dhe Milanin. "Tė presim edhe pak javė pėr tė biseduar, - shpjegoi presidenti Dela Vale. - Shpresojmė t'i konfirmojmė qė tė tre. Jam i bindur se mund t'i mbajmė nė Firence. Liga e Kampioneve? Do tė flasim nė fund tė ndeshjes Kievo-Fiorentina. Tani duam tė shijojmė kėtė moment magjik." Pėr sa i pėrket sė ardhmes sė Tonit dhe Prandelit, Dela Vale shtoi: "Janė zėra pa burim. Jam i sigurt qė nuk ka gjė tė vėrtetė. Nė skuadėr ka mjaft qetėsi. Unė uroj qė ta rikonfirmoj kėtė grup qė po na bėn tė ėndėrrojmė." Tė dielėn, ish-sulmuesi Rigano shėnoi ndaj vjollcėve me fanellėn e Empolit: "E kam ende fanellėn e Riganosė. Ka qenė njė nga lojtarėt e rilindjes vjollcė dhe familja jonė nuk e harron", - pėrfundoi presidenti.

    Ēivu dhe Mekses besojnė te Championsi
    Nė njė ndeshje qė afroi pak emocione, ai tregoi edhe njė herė se ėshtė njė kampion. Ēivu, pavarėsisht nga prova e tij e mirė, flet pėr vėshtirėsinė qė pati Roma nė barazimin ndaj Sampit: "Kemi qenė pak mė tė mirė se herėt e tjera, - tha rumuni. - Ata ishin tė aftė qė mbylleshin dhe sulmonin nė shpejtėsi. Pas barazimit me Palermon, kjo ishte njė javė e vėshtirė, sepse ishim nė barazim dhe donim tė fitonim. Ėshtė e vėrtetė, bėnte nxehtė, por nuk duhet tė justifikohemi me kėto gjėra. Temperaturėn e lartė e ndiejnė edhe kundėrshtarėt nė fushė. Ne duhet tė vazhdojmė nė rrugėn tonė dhe tė besojmė te vendi i katėrt." Edhe Filip Mekses beson ende te Championsi, ai qė pas njė ndeshjeje tjetėr tė shkėlqyer bėri njė budallallėk nė fund qė i solli kartonin e kuq: francezi, qė kishte mė parė njė karton tė verdhė, duartrokiti ironikisht gjyqtarin Morganti, pasi ky i fundit dha njė faull ndaj tij. "Duhet t'i fitojmė tri ndeshjet e ardhshme, - tha Meksesi, - duke shpresuar nė njė humbje tė Fiorentinės. Nė fund tė kampionatit, me pikė tė barabarta, me diferencė golash, do tė ishim ne qė do tė arrinim nė vendin e katėrt. E ardhmja ime? Nuk mė bėhet vonė pėr mundėsinė e zgjidhjes sė kontratės sime me klubin. Dua tė qėndroj te Roma dhe tė vazhdoj ta vesh kėtė fanellė. Dua tė fitoj me kėtė fanellė. Mund tė bėjmė vėrtet gjėra tė mėdha."

    Marre Nga SportiShqiptar

  2. #152
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ate ARRABUENEN zevedesoje me GIULY se del me bukur ....

    Leri carcafet ne Sportit milanist se nuk na bejne pune .....

    Te paska godit keq ai Giuly se u zhduke nga qarkullimi ...hajde trim hajde... Ajo firma jote ju sjell shanc , mbaje mbaje .....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #153
    Analog Brain Maska e josif
    Anėtarėsuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    madagaskar
    Postime
    245
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    Ate ARRABUENEN zevedesoje me GIULY se del me bukur ....

    Leri carcafet ne Sportit milanist se nuk na bejne pune .....

    Te paska godit keq ai Giuly se u zhduke nga qarkullimi ...hajde trim hajde... Ajo firma jote ju sjell shanc , mbaje mbaje .....

    jo ARRABUENEN po Arruabarrena

    edhe emrin kur ja kujton te ze paniku ...
    He walks among us, but He is not one of us ...

  4. #154
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar mė parė nga josif
    jo ARRABUENEN po Arruabarrena

    edhe emrin kur ja kujton te ze paniku ...
    Avash o XHULI se na korrrrrigjove ... Une i therras si te dua ....

    Futi dhe ti nje firem per Arrabalene se mbase keni shanc ne Spanje....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Klubi i Interit #16 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 14:53
  2. Klubi i Interit # 14 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 18:56
  3. Presidenti i Interit Moratti jep dorėheqjen !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 31-01-2004, 13:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •