Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 159 prej 159
  1. #151
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire bere qe nuk e vure emrin e ketij autori, sepse vallaj te isha si ky kisha gjet i vrime ku me u fut me kete shkrim skandaloz. Mund t'i heq disa pjese nga fundi por pjesa tjeter eshte teresisht antikrishtere. Njerez si ky siper jane aresyeja pse ne nuk hecim perpara por rrime ne vendnumero.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Keqpërdorimi i Nënë Terezës

    Duke ndjekur debatin mbi ngritjen e monumentit të Nënë Terezës në Shkodër nuk mund të mos më kujtohej një pasazh shumë i komentuar i Biblës. Është pasazhi kur tregohet grindja përpara se Kaini të kryejë aktin e vëllavrasjes ndaj Abelit. Eshtë komentuar shumë ky pasazh sepse në tekst nuk është i qartë motivi i grindjes; ka një shkapërcim që e le të errët motivin se për çfarë u grindën dy vëllezërit aq sa Kaini arriti të vrasë vëllain. Edhe Spinoza është marrë me komentimin e këtij pasazhi.
    Një nga interpretimet më interesante që kam lexuar është ai i një rabini, i cili, duke e komentuar këtë pasazh, përjashton motivin grua, Evën, përjashton edhe motivin ekonomik, sepse që të dy kishin shumë pasuri dhe thotë se grindja u bë për tempullin: pra se ku do të vendosej tempulli, në tokën e njërit apo të tjetrit. Me fjalë të tjera, sipas këtij interpretimi, grindja nuk ndodhi as për pasionin dashuror, as për pasionin e pasurimit, por për identitetin.
    Kush ka parasysh konfliktet e vllavrasjet e panumurta që kanë ndodhur në botë do të gjejë se identiteti, në mos pastë qenë motivi kryesor, ka qenë, në më të shpeshtën e rasteve, flamuri i tundur i betejës në shumë konflikte.
    Nuk ka dyshim se edhe konflikti i fundit i ndezur në Shkodër është konflikt tempulli/identiteti. Në thelb kemi të bëjmë me vazhdimin e së njëjtës grindje që hapi çështja se çfarë ishte monumenti i kulturës në kalanë e Shkodrës kishë apo xhami, (por edhe të konflikteve të gjysëmdezura në kohën kur në mes të qytetit u ngrit një xhami shumë e madhe).
    Vendosja e monumentit të Nënë Terezës në hyrje të qytetit do të thoshte t’i jepej qytetit një identitet që tenton të njesojë identitetin e shkodranëve me identitetin e krishterë. Mjafton fakti se kjo refuzohet nga muslimanët, pa harruar rrëzimin e kryqeve të vënë në Bushat pak kohë më parë, për të arritur në konkluzionin se kjo politikë identitetdhënëse është e mbarsur me probleme që i kalojnë, madje, përmasat lokale.
    Refleksionet dhe komentet mbi këtë temë të identitetit janë të shumta. Në këtë shkrim dua të ndalem në një çështje që më duket më e mprehta në kontestin shqiptar pa menduar aspak se mund ta shteroj, përkundrazi, vetëm sa po e cek duke mbetur i hapur për debat.
    Çështja ka të bëjë me atë se një simbol identiteti kur kthehet në flamur beteje kundër tjetrit shpesh tjetërson vetë thelbin e figurës apo simbolit që përdoret si identitet. (Fatkeqësisht kjo ka ndodhur e po ndodh në botë edhe me Krishtin edhe me Muhametin edhe me kishat edhe me xhamijat.)
    Kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë një gazetare shqiptare i ngriti çështjen “Ti po na flet për fenë, por feja e shqiptarit është shqiptaria.” Athere Nënë Tereza i dha një përgjigje që çuditërish dhe jo çuditërisht nuk është përmendur shumë në Shqipërinë pas komuniste ndonëse Nënë Tereza është glorifikuar aq shumë. Ajo iu përgjegj gazetares: “Atdheun do ta doni më shumë kur të doni njëri tjetrin më shumë.”
    Ka një arsye pse kjo thënie, që, sipas meje, duhet të ishte mësimi kryesor që u ka dhënë shqiptarëve Nënë Tereza, nuk përmendet. Shkaku ka të bëjë me atë se Nënë Tereza nuk është marrë e glorifikuar nga shqiptarët si simbol i fesë, por si simbol kombëtar. Pra fama e saj e çmimit Nobel dhe e shenjterimit, janë instrumentalizuar me ideologjinë nacionaliste duke u harruar se bash mësimi që ajo u dha atyre 16 vjet më parë: - se kur të aplikonin mësimet e fesë do të arrinin ta donin më shumë njëri tjetrin e se kjo do t’ua bënte më të dashur edhe atdheun – ishte një mësim në thelb antinacionalist ashtu siç ishte edhe e tërë vepra e saj (që ishte katolike që do të thotë universale). Ajo njihet në tërë botën si Nënë Tereza e Kalkutës pikërisht sepse besimi i saj nuk njeh as kufij, as kombësi dhe as raca. Ajo është simbol i dashurisë dhe përkushtimit për tjetrin më të varfër e më të dobët, kudo e kushdo qoftë ai. Pra emri i saj nuk ka të bëjë fare me mburrjet nacionaliste të përkatësisë e të superioritetit ndaj tjetrit. Mund të thuhet, gjithashtu, se ajo ka pasur si mision përhapjen e katolicizmit në botë, por jo të shqiptarisë. Për fat të keq, historia e Shqipërisë paskomuniste tregon se ndonëse nënë Tereza është glorifikuar aq shumë shqiptarët shumë pak kanë kuptuar thelbin e asaj që ajo përfaqëson e këtë e tregon fakti se ajo çka atyre u mungon me shumicë është bash dashuria për njëri tjetrin të cilën jo rrallë e zëvendësojnë me fraza boshe mbi dashurinë (e rrejshme) për atdhun.
    Prandaj mendoj se përdorimi i Nënë Terezës si mit identiteti nacional është një veprim që jo vetëm më pak se kujtdo i shkon figurës së saj, por edhe asaj se për çfarë kanë nevojë sot shqiptarët.
    Aq më pak mund të përdoret Nënë Tereza si mit identiteti nacional i njesuar ky me identitetin kristian, siç duket se ekziston një tendencë e lindur nga ideja sa servile aq edhe miope se kështu, si të krishterë, Perëndimi mund të na pranojë më lehtë, që në nivel lokal duket se kërkojnë ta shfrytëzojnë katolikët e Shkodrës që dihet se kanë historikisht një tension fetar me muslimanët e qytetit. Kjo do të thotë ta bësh Nënë Terezën të luajë rolin e një Skënderbeu të krishterë. Sepse, po të kemi parasysh Skënderbeun dhe mitin e tij do të shohim se Rilindasit në shek. XIX u treguan shumë më të mençur se ç’po duan të tregohen disa nacionalistë të vonuar shqiptarët të shekullit XXI. Duke e ditur se shqiptarët ishin me tre fe ata e ngritën atë si simbol të heroit që luftoi për çlirimin e atdheut duke ia “pastruar” dimensionin e mitit “Atlet i Krishtërimit” që ia kishte ndërtuar Kisha në Shekullin e XVI. Naim Frashëri thotë: “Po vjen si pëllumb i shkruar / të shpëtojë mëmëdhenë.” Kurse të përdorësh Nënë Terezën si mit nacional dhe njëherësh si identitetdhënës të krishterë të shqiptarëve sot në shekullin XXI është një anakronizëm dyfish i rrezikshëm, së pari si nacionalizëm dhe së dyti si përçarës i shqiptarëve. Dhe kush mendon se kjo përçarje dhe diskriminim mund të ndalet deri tek nxjerrja e muslimanëve si shqiptarë të dorës së dytë gabohet sepse, po u vu në lëvizje ky mekanizëm diskriminues e përçarës fetar, nesër do të ngrihet edhe çështja që të nxirren si shqiptarë të dorës së dytë edhe ortodoksët, edhe evangjelistët edhe ateistët e më the të thashë.
    Kjo që shtjellova më lart të çon edhe në një çështje tjetër që lidhet me fetë dhe rolin e trye në Shqipëri pas ringritjes së feve. Edhe ngjarjet e fundit vërtetojnë atë se deri më sot ato i kemi parë të luajnë thuajse vetëm një funksion, atë identitar, por pak, shumë pak, të luajnë atë rol që është thelbi i fesë: rolin përbashkues të njerëzve, rolin e krijimit të një komuniteti, të solidaritetit e sakrificës për të dobëtit. Sot pak, shumë pak i shohim klerikët shqiptarë, muslimanë e të krishterë, të ngrenë zërin për çështjet e vështira që përballon vendi, si varfëria, polarizimi, padrejtësia, imoraliteti. Janë këto çështje që burojnë nga thelbi i përbashkët i këtyre feve: nevoja e kultivimit të dashurisë së njeriut për njeriun, që duhet t’i afrojnë besimtarët e tyre dhe jo t’i ndajnë.
    Ky do të ishte edhe kontributi kryesor i feve në këtë kohë të vështira, edhe i simboleve si Nënë Tereza, kurse përdorimi i feve dhe i simboleve të tyre për qëllime identitare do ishte i rrezikshëm, veçanërisht në Shqipëri. Historia e vjetër sa bota e Kainit që vrau Abelin për shkak të tempullit nuk ka humbur asnjë grimë nga tragjizmi i saj edhe sot.

    (Korrieri, 5 prill 2006)

  3. #153
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    “T e r e z a e K a l k u t ë s (dhe jo e Shqiperise)”

    forum126, ti e di shume mire qe kete artikull e ka sjelle Rejjan para teje ne forum, tel "Toleranca" fetare. Bile ke shkruar ca xhevahire tek tema tjeter.

    Mbetet duke bere copy-paste neper forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 16-04-2006 më 19:18

  4. #154
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga forum126
    “T e r e z a e K a l k u t ë s (dhe jo e Shqiperise)”
    Ja prsh ti o forum126,çfarë mesazhi do të na përcjellësh me këtë shkrim të dobët e të rëndomtë.Si shqiptarist që je...?
    .........................

  5. #155
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga forum126
    “T e r e z a e K a l k u t ë s (dhe jo e Shqiperise)”

    forum126, ti e di shume mire qe kete artikull e ka sjelle Rejjan para teje ne forum, tel "Toleranca" fetare. Bile ke shkruar ca xhevahire tek tema tjeter.

    Mbetet duke bere copy-paste neper forum.
    moj luaneshke.Kur ta ndryshosh shkrimin tim te pakten futi ndonje bold dhe vere emrin tend poshte.Jo per ndonje gje por e di qe ke rene ne dashuri me shkrimet e mia.Kete e verteton shkrimi lart meje qe nuk eshte ndryshuar per te njejten motiv.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    O shqiptar?!

    Na e shpifet ne kete forum me keto tema e perfoljen e Nen Terezes.

    E me ironira e llogjik te niveleve te ulta te njerezve qe nuk din ca flasin e per ke flasin.

    Pashe dje filmin per Papa Gjon Palin, ku Nen Tereza qe nje personazh qendror.


    E ne film kishin dhene skenen kur ne Liban ne luften civile midis myslimaneve e te krishtereve Nen Tereza shkoi te terhiqte te demtuarit e ata qe donin ndihm.
    U rrethua nga me ekstremistet myslimane e me arme e ata e pyeten 'Ti je nje moter katolike ca do ketu'---ajo u tha---'te terheq keta nevojtar, e une asnje here nuk kam pyetur ca jane keta mysliman izraelit a te krishter etj'.

    U be arempushim qe ajo te bente punen humanitare.[sic eshte historia e vertete]

    Nena Gonxhe e gjithe botes, na ben krenar qe jemi shqiptar e qe kemi nxjerr figura te tilla qe para tyre perulet gjithe bota pavaresisht races fese kombesise etj
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #157
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fukaralleku kurre nuk ka pasur kombesi,as fe,ndaj edhe shpirti i Nene Terezes eshte shenjteruar,nga barkpangopurit,,te palaret,te paparet,te vuajturit e te vajtuarit.

    Bustet vihen e rrezohen,por vepra dhe miresia e njerzve si Nene Tereza rrojne ,dhe nuk kane nevoje as per permedore e as per miteVatikaneske,sipas ca tipave carcaf mbuluar,si puna e atij brockullaxhiut qe devotshmerisht na e sjellin ne forum keta tipat e te njeqind e njezet e gjashtave...............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Ku ka zë, nuk është pa gjë !!
    Personalisht, mendoj se shkodranët, nuk janë të tillë dhe se nuk do jetë aspak e vështirë, që Nënë Tereza të jetë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
    "Ata" që mund ta kenë kundërshtuar këtë projekt, çdo gjë mund të jenë, por jo shkodranë.
    I kisha shtuar dhe nje gje, cdogje mund te jen vetem se shqiptar joo,te kundershtojn ngritjen e bustit,dhe te kujt se,te Nanë Terezës,nuk ka rendesi ciles fe i takojn veqse vetkuptohet qe ato masa njerzish nuk kan te bejn me shqiptar,ndoshta jan shqipfoles po thell ne zemer skan te bejn me shqiptari fare.
    Duajeni njëri tjetrin.

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44
    ah...sikur ta kisha lexuar me pare shkrimin e forum126....por ç'e do se kam qene ne Shqiperi e nuk kam patur mundesi. O i pa-shkolle qe guxon e na krijon edhe neologjizma pa e ditur ç'domethenie kane! O analist i kalibrit te Abdi Baletes! Mos ofendo me inteligjencen e forumit me shkrimet e tua te shpelara!

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •