Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 159
  1. #71
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Keshtu qe, ata muslimane shqiptare qe jane duke kundershtuar venien e bustit te saj ne Shkoder, duhet te terhiqen nga kundershtimi i tyre dhe te pranojne e ta respektojne bustin e saj si nje nga bashkekombaset e tyre me te mira qe kemi pasur ndonjehere.
    Dodon

    Bashkëkombas i mirë mund të jesh ti,unë,etj etj.Problemi qëndron tek këto gricjet e myftinisë së Shkodrës që kërkon me çdo kusht të dhunojë atë me çka mburremi ne Bashkëjetësën fetare.

    Nënë Tereza nuk ishte vetëm një bashkëkombase e mirë..ajo ishte dhe akoma është,ambasadorja më e mirë e virtuteve shqiptare në botë.Paqja,dashuria dhe mëshira për më të pambrojturit nuk janë vetëm virtutet të cilat ajo i dedikoi qënien e saj,por janë dhe virtutet karakteristike të çdo shqiptari...

    Problemi nuk qëndron tek bashkësia myslymane në tërësi,por tek një pjesë e mykyr e saj e cila po bën çmos për të nxitur një farë urretje fetare në popullsi.Jam mëse i bindur që nuk ka për tja dalë mbanë pasi shoqëria shqiptare është shumë më mature sesa kanë këto kokrra idenë.


    *Iliriani ke cekur ca gjëra shumë të rëndësishme.Përgëzime për shkrimin.

    Citim Postuar më parë nga forum126
    Ç’SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS
    Olsi Jazexhi
    Mund të na thuash të lutem burimin botues të këtij shkrimi ?!

    Ps.E dini çmë ka bërë më shumë përshtypje këto ditë.Që shikoj zotërinë që përfaqson myftininë e Shkodrës në një deklaratë për media më të vjetër dhe në krahun e majtë të tij kishte një mini flamur jeshil, kurse në sfond nga mbrapa në një cep të një rafti dallohesh flamuri shqiptar....


    Nënë Tereza nuk na përket vetëm ne...ajo i përket mbarë njerëzimit..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 26-03-2006 më 19:24
    .........................

  2. #72
    Made_In_Gallata Maska e Angjelini
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Tu Gjujt
    Postime
    473
    Ky Eshte Kulmi Dhe Nuk Arrij Ta Kuptoj , Pse Shkoder Do Behet Cfar Thone (400 Vete Qe Kan Firmosur ) , Per Turp Ta Kene Ato Se Po Ulin Gjith Shkodranet Dhe Gjith Shqipptart. Shkodra Do Ta Kete Per Nder Te Kete Bustin E Nene Terez Simbol I Paqes I Meshires Dhe I Bamirsise Ne Gjth Boten Ane E Mbar.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Vazhdojnë deklaratat e muslimanëve të Shkodrës, që kundërshtojnë vendosjen e bustit
    “400 firma kundër Nënë Terezës”
    .
    400 + ti nja = 401

    Nuk kam marrur me mend se shqiptarët do të jenë kunder Nënës Tereze, kjo edhe ndodhi, vakia e Zotit. Serbët nuk e kan dasht Nënen tonë sepse ajo ishte e lavduar dhe e pranua nga krejt bota dhe i pengonte serbët, mirpor shqiptarët pse. Mazamakeq, Zoti u dhasht mend more bacë. Po Nana Tereze çfar dami na sjellë ne shqitarve. Nja është e vëretë se qeta far myfti e myftiagash nëse vazhdojnë kështu, qe - besa se do ti futin në luftë shqiptarët dhe do të ndodhë ajo se nuk ka ndodhë kurr nder shqiptarë. Jan çue peshë dhe do ti kushton kjo popullit tonë. Nga po vjen kjo frymë nuk e kemi bash taman të qartë veq keq po i vjen era.

  4. #74
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Busti do viet nuk eshte problemi aty dhe e kam then me perpara! Problemi qendron se cfare mund ti bejn ketij busti mbasi te viet...dhe nuk do ishte cudi ne qofse e rrezojn me dinamite dhe tritol!

    Bota po hap syte se cfare po ndodh eshte vertet turp dhe ne Shqiptaret krenaroemi kur themi qe Nene Tereza eshte Shqiptare, kurse disa nuk e duan dhe e quajn figure armik vetem sepse nuk eshte nga feja e tyre...Ky shtet kaq i vogel mu ne mes te Evropes, vend i kulturum mbi 2,000 vjet histori dhe me figura te njohura qenka me keq se ato vendet Arabe

    Turp i madh po cuditet bota me keto ngjarje dhe turp tu vij atyre qe e quajn Nene Terezen figure anti-Shqiptare vetem per inat dhe urrejtje jo se e kan m gjith zemer!

    Mbase dhe shteti duhet te reagoj si Amerika qe tja shtypi koken aytre qe krijojn urrejtje fetare dhe nderkomtare se po i tolerove aq me te keqe behen! Shteti po behet shume i bute me keta dhe kam frik se mbas venjes se bustit ata ekstremistet do ta hedhin posht dhe do jet rradha jone (Shqiptareve) te behemi si Izraelitet-Palestinezet urretje dhe hakmarrje pergjithnje!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Edhe nje gje tjeter, qe nuk eshte permendur, me qe u perment nga ata kokrat qe Nen Tereza eshte figure fetare vetem, e perfaqeson nje komunitet!????

    Ne Indi nuk e di ne ka a ne ska 1% kalolik, ajo u mbeshtoll me flamurin indian e u quajtur hero kombetare per humanizmin.
    India eshte vend shumefetar shumica indu, mysliman, sik, e nje pakic e krishtere.

    Bamiresite i beri ne Indi , po kudo ku permendet ajo emri shqiptare permendet gjithnje , e nuk ka nder me te madh per vendin.

    Sidos kanalet ne amerike kur e japin ja japin gjithnje origjinen shqiptare e quajne Nena Shqiptare.

    Si Nen Tereza nuk gjen, e ta mbajme e lartesojme e kuptojme, e po se deshe ti ta merr tjetri se te miren kush se do!

    Njerez pa mend e pa vlera kemi plot e as i do njeri ti mari.

    Nen Tereza ne nje takim me Presidentin Regan

    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 26-03-2006 më 20:44
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    me vjen keq per shkodren se ka qen qytet me kultur. Sot dihet gjendja e mjeruar e ketij qyteti, ne rremujen e se cilit nuk kishin si te mungonin edhe fondamentalisets islamik. Keta jan te sponsorizuar direkt nga te njejtin njerez qe sponsorizojn osama bin laden etj. Keta islamik qe kan ngritur xhami ne fshatrat e myzeqes ku ka 90% te krishter dhe pak myslyman, nuk kan te bejn fare me popullin shqiptar por kan ardhur vetem per te futur percarje fetare. Mendoj se kjo eshte deshir qe nuk do arrihet, njesoj si rreklamusit qe paguajn rreklama miliona dollaresh duke menduar se do rrisin fitimet e tyre.

  7. #77
    Une me krenari citoj thenien e Ndre Mjedes:
    E mos shikoni kisha e xhamia,
    feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.
    [/QUOTE]


    Naqe ke t e ka than Pashko Vasa e ja Ndre Mjeda
    L DOG FROM C TOWN

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ndersa Dom Ndre Mjeda ka shkruar:

    Geg e Tosk, malci, jallia
    Jan nji komb, me u nda s'duron
    Fund e maje, NJI asht Shqipnija
    E nji gjuh t'gjith na bashkon

    Kjoft mallkue kush qet ngatrrime
    Nder keta vllazen shoq me shoq
    Kush e ndan me fjal e shkrime
    Cka natyra vete perpoq

  9. #79
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Keto 400-500 firmat perfaqesojne komunitetin islamik te Shkodres, vete Myftinia e ketij qyteti doli me deklarate zyrtare qe eshte kunder venies se bustit.
    Besoj se ky eshte akti i pare antishqiptar ne historine e vendit tone ku nje komunitet i tere shprehet me kaq indinjate kundrejt nje figure ikonike si Nene Tereza, simbol i te gjithe shqiptareve ne bote.

    Islamiket e Shkodres po krijojne percarje kombetare, veprimet e tyre po frymezohen nga intoleranca islamike.
    Eshte ne rregull per keta plehra te lejojne ndertimin e nje xhamije arabe ne qender te qytetit te tyre (dhe ti vene emer arab qe eshte kulmi ) por nuk eshte ne rregull te vendoset busti i Nene Terezes, figures me te famshme shqiptare te shekullit 20' me te cilen ne si shqiptar mburremi dhe jemi krenar.

    TURP
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22
    Mosnjohja e historise ju shtyn qe te reagoni ashtu sic reagoni. Disa nga ju habiten nga reagimi i "muslimaneve te Shkodres", pasi nuk keni lexuar ne librat e historise per bemat e tyre. Une nuk habitem aspak as nga reagimi i tyre dhe as nga ferkimet e vazhdueshme fetare qe kane qene karakteristike e Shkodres te pakten per 500 vjet, packa se 50 vjetet e komunizmit me ateizmin e imponuar i maskuan per pak kohe ferkimet.

    Kur Keshilli i Shpetimit te Manastirit ne fillimet e shekullit te XX po bente planet per te krijuar nje levizje kombetare shqiptare, e pane te udhes qe te dergonin nga nje delegat ne te gjitha qytetet shqiptare ne gjithe vilajetet ku banonin shqiptaret. Ne te gjitha vilajetet dhe qytetet shqiptare, delegatet u priten mire ose shume mire dhe morren nje fare mbeshtetje, kurse ne Shkoder dhe Kosove (me perjashtim te Pejes dhe Gjakoves ku gjeten nje fare mbeshtetje), delegatet jo vetem qe nuk gjeten asnje mbeshtetje por u perzune edhe nga qyteti. Besnikeria e tyre ndaj Sulltanit ishte me e forte se ndienja kombetare.

    Ne Shqiperi komuniteti musliman ndahet ne tre grupe: muslimane suni, muslimane bektashi dhe "muslimane shkodrane" qe kane qene me nam per dembelizmin dhe pushtetin qe gezonin ne kohen e sulltanit. Ashtu sic jane me nam sot per fondamentalizmin e tyre qe nuk eshte as i ri dhe as i vjeter.

    - Ne Shkoder u themelua edhe Partia Islamike Shqiptare.
    - Ne Shkoder u fokusuan edhe kamerat e televizionit turk qe beri dokumentarin per Shqiperine, ku na dolen edhe disa shkodrane e na rrefyen turqisht origjinen e tyre turke.
    - Ne Shkoder u be problem edhe restaurimi i kishes me fondin amerikan ne kalane e Rozafes, pasi per muslimanet shkodrane, ajo eshte xhami e jo kishe. (Xhami e ngritur mbi nje kishe).

    Keshtu qe mos u habisni me reagime te tilla te "muslimaneve te Shkodres", habituni me faktin qe nuk keni lexuar apo degjuar me pare per ta ne faqet e historise. Dhe po ti hapni faqet e historise, keni per te mesuar shume per bemat e tyre ne kohen e sulltanit.

    Pozitivja e reagimit te ngjallur nga nje bust duhet kerkuar tek fakti se ju qe po reagoni keshtu sic po reagoni ne kete teme u ndergjegjesuat per dy gjera te thjeshta: a) jo te gjithe muslimanet e Shqiperise jane njesoj, ata te Shkodres bejne perjashtim. b) prezencen e pakicave turke jo vetem ne Shkoder por ne gjithe Shqiperine pasi Shkodra nuk eshte vetem e shkodraneve, eshte e gjithe Shqiperise.

    Albo

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •