Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 159
  1. #51
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    O zot cfare turpi. Lajme te tilla te bejne per te vjelle, te bejne te vije turp te ndjehesh shqiptar. O zot cfare injorance pafund. Fajin e ka shteti. Ne demokraci individi mbrohet dhe inkurajohet nga shteti te funksionoje lirisht. Por kur ke te besh me te tille monstra mesjetare qe per hir te verberise fetare e nxjerrin edhe nene Terezen armike atehere duhet te veprosh me force. Shteti ta vere bustin ku ti teket dhe ketyre shpellareve tu flase me gjuhen e forces, eshte e vetmja gjuhe qe kuptojne. Nuk do ta zhveshim kombin tone nga cdo lloj identiteti vetem se keshtu duan ta mjekrosha qe kujtojne se eshte akoma shek11. Po i lame te bejne cte duan sdo jete vone kur te kerkojne te hiqet nga qendra e Tiranes statuja e Gjergj Kastriotit. Dhe do ta zevendesojne me Haxhi Qamilin. Turp e faqezeze. Ne shqiptaret i dashkemi vete sistemet diktatoriale qe te zhveshin nga vlerat. Mbajtem komunizmin per 50 vjet dhe spaskemi mesuar gje akoma gjersa nuk po identifikojme akoma kete mortje te re.

  2. #52
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga derjanasi
    Po aeroportit duhet me javu emrin hafiz sabri koci se i kishte ngel hatri njonit ktu, se njef hafizin gjith bota e jo Nane Terezen. hajde gallate hajde.
    nene teresa eshte figure e njohur pothuajse ne gjithe boten. shkodra duhet te jete krenare te kete ne hyrje te qytetit bustin e saj.
    myftinia ska dhene nje arsye serioze. myftinia e shkodres po ben provokim direkt i figurave te larta shqiptare.



    busti nuk po vendoset ne oborrin e xhamise qe te i kercejne kacabunjte myftinise por ne nje vend publik.
    cfare dreqin ka myftinia e shkodres qe nderhyn e shqetesuar?
    ku eshte vertet qellimi i myftinise?

    ne fakt duket hapur ku eshte qellimi i myftinise.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Jam per venien e bustit te nenes tereze ne Shkoder,po ne vend te kryqit qe e mban ne dore te vihet ne dore shqiponja,une ne shpi e kam nje pikture te tille ne shpi nenen tereze me shqiponje kombetare ne dore
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Marre nga www.albanovaonline.com


    Nanë Tereza dhe sëmundja e fondamentalizmit

    Ardian Ndreca

    Kush e kishte mendue se asaj që ka kurue pa u kursye: lebrën, koleren, tuberkulozin, marrinë, kancerin në të gjithë botën – do t’i duhej nji ditë me u përballue me sëmundjen vdekjepruse të fondamentalizmit në atdheun e vet!?

    Me tolerue arrogancën dhe fondamentalizmin, ka shkrue Churchill-i, asht si me i dhanë me hangër krokodilit tue shpresue se kështu ai ka me na hangër në fund krejt.

    Kjo asht nji shpresë tepër e vorfën për me mbajtë gjallë njerzit që kanë sadopak arsye dhe logjikë të shëndoshë.

    Nji tipar themelor (i vetmi tipar) i fondamentalizmit asht se nuk din me ndërtue por vetëm me shkatrrue, nuk njeh rrugëzgjidhje përveç mohimit të tjetrit, nuk ka asnji vizion pozitiv përveç errësinës logjike, shoqnore dhe kulturore që propagandon.
    Fondamentalizmi, i çfarëdolloj ngjyre qoftë, asht nji antihumanizëm absurd që përhapet dhe mbështetet prej vetë «njerzve». Me i quejt «njerz», në ketë rasë përban vetëm nji respekt për at’ çka ata kanë qenë para me se me i humbë tiparet njerzore.

    Rreziku ma i madh i shteteve demokratike sot, në nji kohë që ideologjia komuniste ka marrë fund, vjen prej totalitarizmit fondamentalist – i cili përpiqet me të gjitha mënyrat (aty ku mundet) me influencue politikën e shteteve laike dhe me ndërhye haptas në jetën politike dhe shoqnore – në kundërshtim me ligjet themelore të Shtetit .

    * * *
    Kur nji organ qeverisës, i zgjedhun demokratikisht, merr nji vendim siç asht nderimi i Nanë Terezës me nji bust në hymje të Shkodrës – dhe shoqata «bamirëse» apo edhe «intelektuale» kundërshtojnë nji gja të tillë si provokacion fetar, kjo gja tregon intolerancë dhe fondamentalizëm, tregon mungesë atdhetarizmit dhe cënim të demokracisë.

    Nderimi i ministrit Leskaj (nji vlonjat që përpiqet me nderue Shkodrën asht në vetvete nji nderim, tue qenë se vetë shkodranët flejnë) ndaj figurës së Nanë Terezës s’ka të bajnë thjesht me qenjen katolike të kësaj figure, por me çmimin Nobel si bamirëse dhe paqeruejtëse të pashoqe, e cila (ndryshe prej disa shoqatave bamirëse të tjera) nuk shihte aspak besimin e atyne që ndihmonte, qofshin këta indu, myslimanë, të krishtenë apo animista.

    Nga ana tjetër Nanë Tereza nuk ka qenë klerike katolike (mbasi dihet se në gjinin e Kishës katolike femnat nuk mund të ndërmarrin nji rrugë të tillë) ajo ka qenë thjesht nji besimtare e kushtueme Zotit, që ka punue për paqen dhe për të vorfnit.

    Jo vetëm që sytë delikat të fondamentalizmit shkodran u fyekan prej nji grueje – praninë e së cilës nuk e ka refuzue as vetë Nexhmije Hoxha – por ata thjesht nuk e duen tue u nisë prej besimit të saj.

    Me refuzue diçka asht e drejta e gjithë personave që gjykojnë, por në qoftë se me të vërtetë gjykojnë, atëherë këta përsona duhet të na tregojnë se kë dëshirojnë me vu në hymje të qytetit të Shkodrës – mbasi mos me vu askënd asht si me u deklarue të pa atësi?

    Gjergj Kastrioti kam frikë se nuk u pëlqen (pse s’ka qenë shkodran, kuptohet), Marin Barleti ka qenë prift, Beçikemi, Buzuku, Fishta, Gurakuqi.... Hasan Rizai - ky s’ka qenë shkodran!!! Kë me vu pra?

    Ndoshta duhet me vu bustin e këtyne intelektualve (te ne për me qenë intelektual en masse mjafton me pasë shkue 4 vjet në nji shkollë të naltë) e bamirësave – që me paret e s’di se kujt s’po pushojnë tue ba mirë ditë e natë.
    Intelektualët në fjalë, në mes të cilëve ka edhe ndonji historian, e dinë mirë se kjo nuk asht hera e parë që Nanë Terezës nuk i lejohet me u kthye në Shkodër, historiani i sh(q)uem Enver Hoxha (admirues i Haxhi Qamilit dhe udhëheqës që s’ka nevojë për prezantim) ia pat ndalue Nanë Terezës kthimin në Shqipni.

    Por fatmirsisht shoqnia shqiptare në nji anë dhe rrethanat e politikës ndërkombtare në anën tjetër, bane që veprat e Enverit të përbuzeshin dhe të digjeshin, ndërsa veprat e dashunisë që Nanë Tereza ka ba në gjithë botën, të admiroheshin dhe të lëvdoheshin.

    Kajherë e kam mendue Shqipnin tonë si nji balonë aerostat të tipit të vëllezënve Mongolfier, mbrenda së cilës kanë fry gjithmonë me tanë forcën e bulshijve bijtë e saj mâ të mirë, prej Jugut dhe prej Veriut.

    Mâ të mirët bij të Shqipnisë, ndër të cilët edhe Nanë Tereza, jepnin frymën e tyne pse donin që kjo balonë e vorfën, me arna dhe me bira, të ngrihej nalt, drejt qiejve, prej ku ta admirojshin dhe ta nderojshin kombet e tjera. Por, fatkeqsija jonë mâ e madhe ka qenë se për çdo frymë që donte me e çue në qiell Shqipnin, delshin me dhjeta partalla që e mbushnin balonin me plehna dhe me zhele, me handrak dhe me hekurishte për mos me e lanë kurrsesi me u ngjitë nalt.

    Asgja nuk ka ndryshue. Edhe sot ka asish që japin frymën e vet për Shqipnin, e ka edhe prej atyne që mundohen mos me e lanë me u naltue, këta të fundit përfaqsojnë forcat që duen me na lidh dhe me na heqë lirinë, tue na mbajtë të poshtnuem përpara kombeve tjera.

    Sot shoqnia shqiptare duhet të vendosin se çka don me ba në të ardhmen: me u zvarritë apo me fluturue krahas me kombet e përparueme!?

  5. #55
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Ore po ketu qendron gjithe problemi, pse duhet te pyesim ne ca thone islamiket e Shkodres?????
    Kjo eshte marrezi, ato jane ca individe fetare qe shkojne ne xhami dhe me ate pune merren.
    Vendimin e venies se bustit e ka ne dore bashkia.Kryebashkiaku i Shkodres duhet t'ia mbylli gojen islamikeve e ti thote qe te shofin punen e tyre se keto jane komptetenca te administrates bashkiake.
    Kush jane keta plehra fondamentalistesh kokekrisur dhe trushplare me doktrinen fetare arabe te thone se ku do vendoset busti i Nene Terezes??
    Po pse, ne Arabine Saudite jemi ne ku pyet hoxhen per gjithcka??!!
    Ca llogjike VK
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  6. #56
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Myftiu i Shkodrës: Jo “Nënë Terezës”

    Busti në Xhabie, “cënon toleranca fetare”


    Ilda Lumani
    redaksia@gazetashqiptare.com

    Myftiu i Shkodrës së fundmi është bërë figura kryesore që shfaqet sa herë në këtë qytet hapen përplasje që kanë në thelb të tyre çështje fetare. Bashkim Haxhi Bajraktari ka dalë dje zyrtarisht për të kundërshtuar në emër të myftinisë së Shkodrës ngritjen e bustit të “Nënë Terezës” në hyrje të qytetit. Pak ditë para tij kësaj ideje i frynin disa shoqata të muslimanëve në këtë qytet, por që u kundërshtuan me forcë nga drejtuesit e komunitetit musliman shqiptar. Kryetari i komunitetit Selim Muça doli në mbrojtje të idesë për të vendosur bustin e “Nënë Terezës” në qytetin e Shkodrës. Por është treguar më guximtar myftiu i Shkodrës i cili ka nxjerë më parë se 400 banorë të lagjes Xhabie.
    Deklarata
    “Me vendosjen e bustit të Nënë Terezës në Shkodër cënohet toleranca fetare”, kështu, e ka cilësuar drejtuesi i Myftinisë Shkodër vendosjen e bustit të “Nënë Terezës” në këtë qytet. Zërat e ngritur nga disa persona në emër të shoqatave i ka zyrtarizuar dje myftiu i Shkodrës me anë të një deklarate. Myftiu shpjegon se merr shkas nga peticionet e besimtarëve muslimanë dhe një bashkësie qytetare të lagjes Xhabije “për mos vendosjen e bustit të Shenjtores Nënë Terezë në pronat publike në Xhabije”. Bajraktari është shprehur i habitur dje me qëndrimin kundërshtues që kanë mbajtur mediat ndaj kërkesës për të mos vendosur në këtë qytet bustin e Nënë Terezës figura më e shquar e kombit shqiptar.
    Misionare feje
    Myftiu shprehet se “ne pa dyshim nderojmë dhe respektojmë figurat kombëtare dhe humane. Gjithashtu vlerësojmë çmimet, shërbimet dhe kontributin e Nënë Terezës për të varfërit, jetimët dhe të sëmurën”. Por për myftiun e Shkodrës Nënë Tereza ka dicka që e bën të papërshtatshme për të qenë me bustin e saj aty ku e ka caktuar Bashkia. “Në thelb figura e saj është fetare dhe si e tillë thrlbi i misionit që ajo ka luajtur ka qenë propogandimi i katolicizmit”, thotë ai. Pas kësaj ai informon “ata që nuk e dinë se Nënë Tereza është shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II për kontributin e si misionare katolike dhe propogandimin e misionit fetar”. Ai përmend deklarime të vetë Nënë Terezës si dhe të studiuesve të saj për përkatësinë kristiane katolike. Por jo pa qëllim nuk përmend përkatësinë e saj kombëtare. Nënë Tereza është shqiptare dhe si e tillë ajo i ka bërë mirë të gjithë shqiptarëve jo vetëm katolikë por edhe muslimanë dhe kristianë ortodoksë. Vetëm emri i saj i bën nder Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. “Eshtë e padrejtë që figura e saj të vlerësohet në mënyrë të njënashme dhe të harrohet me qëllim apo paqëllim misioni i saj fetar për të cilin ajo shkriu jetën. Prandaj mendojmë se cënohet toleranca fetare në Shkodër në rast të vendosjes së bustit të saj në pronat publike apo në lagjen Xhabije”, tha dje myftiu i Shkodrës.
    Emerimet
    Çuditërisht myftiu hidhen në një temë tjetër duke thënë se “emërimet masive të padrejta të pjesës katolike në postet kyçe në pushtetin lokal apo kryqeve të paligjshme të vendosura në vendet publike, i bëjmë thirje anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të mos i shtojnë një provokim tjetër i cili cënon tolerancën ndërfetare të Shkodrës”. Të njëjtën gjuhë myftiu ka përdorur edhe në rastet të tjera të protestave të tij në Shkodër. Ai ishte ndër zërat kryesore që kundërshtonin rikosntruksionin e një kishe-xhami në kalanë e Shkodrës duke thënë se ai objekt është xhami. Edhe në këtë rast myftiu përdori tone kërcënuese. Më pas ai u shfaq në çështjen e kryqit të vendosur në kodrën e një fshati në Shkodër, kryq që më pas u sharrua por u ringrit nga banorët e zonës.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Katoliket e Shkodres duhet te tregohen te mencur..
    Nuk e doni Nen terezen ne Sheshe Publike..okej.. ashtu do bejme..
    Monumenti i Nane Terezes ne Shkoder nuk asht vendim e iniciative e katolikeve te Shkodres, por e qeverise se Shqipnise. Qeveria i ka kerkue Bashkise me e gjete vendin ma te pershtatshem, sigurisht pa imagjinue se ndokush publikisht ka me u shprehe se ja verbojne syte do vlera te njoftuna botnisht.
    E gjithe qyteti duhet me iu pershtate nivelit te tyne. Na rrofshin gjylet e lidhuna ne kambe!

  8. #58
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kam nje pyetje pse po dun me e vene Nene Terezen ne shkoder?

    Pse nuk e vendosin ne Korce psh?

  9. #59
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ç’SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS

    Olsi Jazexhi

    Një miku im tiranas duke parë gjithë këtë zallamahi që ka
    lindur në Shqipërinë e këtyre ditëve të fundit në lidhje me
    bustin e Nënë Terezës, me thoshte i kënaqur: tani që po
    ndodh gjithë kjo protestë në Shqipëri, Papa mesa duket do
    të ndërroj mendje dhe nuk do ta shpalli Nënë Terezën më
    shenjtore siç kishte paramenduar, dhe me këtë rast edhe ne
    shqiptarët jo-katolikë do të biem të qetë nga propaganda e
    mërzitshme që Kisha po i bën figurës së saj në vitet e
    fundit.
    Duke nënqeshur, unë ju ktheva mikut tim naiv dhe i thashë:
    nëse Vatikani vendos të mos shpallë Nënë Terezën shenjtore
    të katoliçizmit vetëm nga disa protesta popullore, po me
    Shën Hoze Maria Eskrivën që çoi me mijëra hebrejë dhe
    muslimanë nëpër kampet e përqëndrimit nazist si do ti vejë
    halli? Po me Papë Piun, mbështetësin më besnik të fashizmit
    dhe Musolinit, i cili mbretin tonë Ahmet Bej Zogun I nuk e
    lejonte të martohej me Xheraldinën për sa kohë që ai nuk
    konvertohej në katolik, si do t’i vejë halli?
    Debatet që kanë shpërthyer në Shkodrën e ditëve të fundit
    ku një grup qytetarësh muslimanë morrën kurajon civile për
    të kundërshtuar një mit të ri që qeveritarët tanë deshën ti
    imponojnë qytetit më krenar të veriut të Shqipërisë, po
    priten me denoncime dhe fletërrufe histerike si nga
    punonjësit e Vatikanit në Shqipëri, ashtu edhe nga mediat
    tona që si gjithnjë kanë dëshirë ti servilosen më të
    fortit.
    Ka qënë me të vërtetë për të ardhur keq të shihje në ditën
    pas prononcimit të Shkodrës sesi media që nga Gazeta
    Shqiptare dhe NEW24 të Karlo Bolinos e deri te Shekulli i
    Koço Kokëdhimës në Tiranë, janë lëshuar me mallkime dhe
    inat kundër qytetarëve shkodranë, të cilët ashtu si edhe në
    kohët e komunizmit, vendosën ti demonstrojnë pjesës së
    mbetur të shqiptarëve në Ballkan dëshirën e tyre për të
    qenë disidentë të përjetshëm.
    Denoncimi që ata i bën vendosjes së bustit të Nënë Terezës
    në Shkodër nuk ka lidhje vetëm me dëshirën e tyre për të
    qenë disidentë ndaj regjimeve, por denoncimi ka lidhje të
    forta politike dhe sociale nga të cilat qytetaria muslimane
    shkodrane po vuan në këto 15 vitet e fundit.
    Me ardhjen e demokracisë dhe lejimin e fesë në Shqipëri,
    Shkodra ka qënë një nga pikësynimet kryesore që Vatikani ka
    patur për të evangjelizuar dhe ndërtuar pushtetin e tij mbi
    veriun e vendit. Investimet masive por të njëanëshme të
    Kishës në këtë zonë, propaganda sfumuese e Kishës dhe
    mashave të saj pro katolicizmit, të bashkuara këto me
    pushtimin demografik që i ka ndodhur qytetit verior nga
    malësorët katolikë, janë disa nga faktorët që kanë krijuar
    tek qytetaria muslimane e Shkodrës idenë e rrethimit dhe të
    sundimit katolik. Siç përmendte edhe Alban Bala te një
    shkrim i tij në gazetën TemA të përpara disa ditëve,
    investimet që janë bërë në qytetin verior nga Caritasi dhe
    organizatat e tjera bamirëse perëndimore në pjesën
    dërrmuese të rasteve kanë synuar lagjet dhe banorët
    katolikë. Ky fakt i ndërlidhur edhe me dominimin politik që
    malësorët katolikë i kanë bërë Partisë Demokratike në vitet
    e fundit, nëpërmjet gangut të Jozefina Topallit i cili si
    rrjedhojë emëron nëpër postet drejtuese katolikë me
    shumicë, kanë shkaktuar edhe te qytetarët më të thjeshtë të
    Shkodrës, ndjenjën e pabarazisë dhe aparteidit fetar.
    Që Shkodra dhe shkodranët janë një popull krejt i ndryshëm
    nga pjesa tjetër e shqiptarëve këtë e kupton kushdo.
    Mjafton që dikush të udhëtojë me makinën e tij drejt
    Shkodrës dhe të hapi radion, për ta kuptuar këtë. Në
    Shkodër ekzistojnë një mori radiosh italiane dhe katolike,
    të cilat gjithë ditën të fishkëllejnë pranë veshit për
    shpirtin e shenjtë dhe lavdet që i duhen çuar Jezu
    Krishtit. Ndihma masive që Kisha i jep të shpërngulurve nga
    malësitë janë një faktor shumë vendimtar në fetarizimin
    ekstrem të qytetit.
    Por edhe në anën muslimane, një pjesë e mirë e qytetarisë
    muslimane shkodrane, me origjinë të largët është muhaxhire.
    Shumë shqiptarë nga Kotori, Budva, Shpuza dhe vise të tjera
    të Malit të Zi dhe Kosovës që u shpërngulën nga trojet e
    tyre gjatë kohës së Çështjes Lindore dhe krijimit të
    shtetit kombëtar shqiptar, u vendosën drejt qytetit verior
    vetëm për të ruajtur fenë islame dhe origjinën e tyre
    shqiptare përballë agresionit kristian dhe sllav. Për më
    tepër rrethimi i Shkodrës në vitin 1912 – 1913 e ka
    kushtëzuar psiqikën e qytetarisë muslimane shkodrane në të
    qënit shumë e vendosur për ruajtjen e identitetit të saj
    fetar dhe kombëtar. Shkodra e vitit 1912 ka qënë e ngjashme
    me Sarajevën e viteve 90’të. Ashtu si në kohët moderne të
    prishjes së ish-Jugosllavisë, të krishterët e Ballkanit
    synuan të eleminojnë muslimanët e qyteteve. Këta muslimanë
    edhe sot e kësaj dite ruajnë ende të gjallë në memoriet e
    tyre rezistencën heroike që trupat shqiptaro – turke të
    udhëhequra nga komandanti Hasan Riza Pasha, i bën
    agresionit malazez i cili në shumë raste u ndihmua nga
    katolikët e Malësisë së Madhe.
    Për këto arsye dhe më shumë, muslimanët shkodranë e kanë të
    vështirë të pranojnë një të ardhur më shumë në qytetin e
    tyre, e cila në rastin tonë është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu –
    njohur si Nënë Tereza – një misionare e devotshme e Kishës
    së Romës, të cilën politika jonë kërkon t’ia vendosë
    muslimanëve shkodranë në hyrje të qytetit të tyre mijëra
    vjeçar. Sikur Nënë Tereza të kishte ndihmuar muslimanët e
    Shkodrës dhe jo hindutë dhe muslimanët e konvertuar në
    katolikë në Kalkuta të Indisë, muslimanët shkodranë edhe
    mund të kishin bërë një sy qorr. Por në rastin konkret për
    ata është tërësisht e papranueshme që Bashin e qytetit të
    tyre t’ia dhurojnë kushërirës së fqinjëve të tyre jo shumë
    miqësor. Bashi i Shkodrës në këto 500 vitet e fundit, por
    edhe Kalaja e Rozafës lartë në mal me xhaminë e saj, me të
    drejtë kanunore por edhe historike i ka përkuar
    pashallarëve muslimanë të qytetit verior, të cilët gjatë
    shekullit të 18 dhe 19të, apo më saktë gjatë sundimit të
    Bushatllive pushtetin e tyre e shtrinë nga Tirana, në Ohër
    e deri në Budva të Malit të Zi dhe Dalmacinë venedikase.
    Për këtë këtë arsye, kërkesa e ministrit të painformuar të
    kulturës z. Bujar Leskaj krijon kaq shumë tension dhe furi
    mes muslimanëve shkodranë, të cilët Sanxhaku Sherifin e
    Islamit që nuk ja dorëzuan malazezëve në 1913, nuk janë në
    gjendje t’ia dorëzojnë as punëtores së dalluar të Kishës
    Katolike, Nënë Terezës nga Kalkuta, të cilën Kisha e Romës
    ka vendosur ta shpallë shenjtoren e saj të radhës dhe për
    më tepër, eksportojë në kryeqendrën e Gegërisë muslimane në
    Shqipëri.

  10. #60
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Vazhdojnë deklaratat e muslimanëve të Shkodrës, që kundërshtojnë vendosjen e bustit

    “400 firma kundër Nënë Terezës”

    http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=92798

    Anila Dushi

    Shkodër-“Kemi gati një peticion me 400 firma të banorëve
    shkodranë që kundërshtojnë vendosjen e bustit të Nënë
    Terezës, në lagjen ku ata jetojnë”. Deklarata e çuditshme,
    që vazhdon të këmbëngulë në mospranimin e shenjtores së
    njohur, u bë dje nga Selim Goga, përfaqësues i shoqatës
    “Intelektualët muslimanë”, dega e Shkodrës, që ishte edhe
    kryesuesi I grupit që kundërshtoi më 19 mars vendosjen e
    bustit të shenjtores në një shesh publik në hyrje të
    qytetit. I ftuar dje në një emission televiziv, në një nga
    stacionet lokale, Goga tha se peticion është hartuar dhe
    firmosur nga 400 persona, banorë të lagjes Xhabiej, aty ku
    mendohet të vendoset busti i Nënë Terezës. Po sipas Gogës,
    ky peticion do t’i dërgohet bashkisë dhe përkrah mendimin e
    grupit të shoqatave muslimane që kundërshton vendosjen e
    bustit në ambjente fetare dhe jo në ambjente publike,
    laike. Ky peticion akoma nuk i është dërguar bashkisë, por
    sipas tij ai është bërë gati dhe shpejt do të çohet. Goga
    tha se në një shoqëri demokratike, “gjithkush ka të drejtë
    të shprehë lirshëm mendimine tij, dhe ky mendim duhet
    respektuar”. Ai akuzoi mediat kombëtare për shtrembërim të
    disa pjesëve të deklaratës së kreut të komunitetit mysliman
    shqiptar Selim Muça. “Ato publikuan vetëm pjesën ku Muça
    thotë se mendimi i shoqata muslimane në Shkodër nuk
    përfaqëson atë të Komunitetit Musliman Shqiptar”,-tha ai.
    Selim Goga theksoi dje se mendimi i atyre që ai përfaqëson,
    lidhur me mosvendosjen në një shesh laik të bustit të Nënë
    Terezës lidhet me faktin se “bamirësia e saj e njohur dhe e
    respektuar , humanizmi i saj është bërë në emër të fesë
    katolike, shenjtërimit të saj dhe simbolit që ajo ka
    mbajtur. Rroba dhe simboli i saj prekin laicitetin dhe
    dëmtojnë tolerancën ndërfetare”,-shtoi ai.
    Ndërsa Myftinia e Shkodrës sot pritet të dalë me një
    deklaratë për këtë problem.

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •