Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 159
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shekulli e jep si lajme nga kronika, e jo si Top Channeli qe thote 'myslimanet e shkodres' te gjithe, Jo, JANE SHOQATA , sic i dime shoqatat ne keto 15 vjet.

    Komuniteti mysliman ne shkoder zyrtari nuk ka idene e kesaj deklarate.

    Kuptohet skenari fusin ca shoqata , e media i pergjitheson, e fusin keto fitila per te futur zenie.

    Ja cbejne mediat e marra qe duan Show si Topi e Shoqatat qe kane mbire si kerpullat pa shiu e jo vetem vjedhin fonde po duan bejne dhe keto ndoshta i paguajn.

    Argumentat e shoqatave jane qesharake, Nen Tereza nuk eshte figure katolik vetem, ajo eshte nje bamirse pa kufi ne gjithe racat e fete, Nje nga figurat qe ka mare cmimin me te madh ne bote Nobel, e nje figure qe eshte takuar qe nga Regani ne amerike e me gjithe figurat me te medhaja te botes etj etj Figure Universale.
    Lexoni ca niveli jane 'argumentat' e 'shoqates'., qe si ka zgjedhur njeri.
    .................................................. ............................................



    Cënimi i mirëkuptimit fetar, ky ka qenë justifikimi që përshkon të gjithë rreshtat e deklaratës së muslimanëve në Shkodër, të cilët kundërshtuan dje vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Madje në deklaratë thuhet se një vendosja e bustit do të ketë pasojë për të tërë qytetarët, pa sqaruar se për ç’pasoja bëhet fjalë.

    Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër


    A.D

    Shkodër-Përfaqësues të “Shoqatës bamirëse islame” në Shkodër, të “Intelektualëve islamë” dhe të degës së Forumit Musliman Shqiptar, publikuan dje një drklaratë ku kundërshtonin vendosjen e përmendores së Nënë Terezës në një shesh në hyrje të qytetit, sipas propozimit të bashkisë. Në këtë deklaratë, ata theksojnë se “jemi në dijeni dhe jemi dakord me vlerësimin që i është bërë kësaj figure bamirëse në vendin tonë, duke I dhënë emrin e saj shesheve, spitaleve dhe aeroportit të Tiranës. Gjithashtu e quajmë të drejtë vendosjen e bustit të saj pranë Universitetit në Tiranë sepse është një bamirësë e njohur. Por nuk duhet të vendoset busti i kësaj figure fetare katolike në qytetin e Shkodrës, ku situata nuk është shumë e qetë. Kujtojmë kryqet e vendosura dhe më pas të prerë në Bushat, që po ndiqen nga vendosja e kryqeve të tjerë në Beltojë, këmbënguljen e pandërprerë për ta kthyer xhaminë e kalasë së Rozafës në kishë, si dhe raportet e njëanshme fetare në administratën e niveleve të ndryshme në qytetin tonë. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se në Shkodër individë ose grupe individësh po përpiqen të zbatojnë një strategji e cila cënon tolerancën ndërfetare”,-thohet në deklaratë.
    ***
    Cënimi i mirëkuptimit fetar, ky ka qenë justifikimi që përshkon të gjithë rreshtat e deklaratës së muslimanëve në Shkodër, të cilët kundërshtuan dje vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Madje në deklaratë thuhet se një vendosja e bustit do të ketë pasojë për të tërë qytetarët, pa sqaruar se për ç’pasoja bëhet fjalë. “E ndjejmë për detyrë parësore të kontibuojmë për mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare e cila ka qenë dhe është vlerë me të cilën qytetarët shkodranë janë krenuar gjithmonë. Planet për vendosjen në hyrje të Shkodrës bustin e një shenjtoreje katolike janë një cënim direkt që I bëhet kësaj tolerance, duke manifestuar haptazi një tendencë që mund të sjellë pasoja të cilat mund t’i ndjejnë nesër të gjithë qytetarët shkodranë”. Në deklaratë shtohet se “ne mendojmë që motivi për të vëndosur këtë bust nuk është I mjaftueshëm. Busti I një shenjtoreje katolike ne hyrje të një qyteti laik, me komunitete fetare të përziera, është përpjekje e hapur për ta vënë në pozitë shumë të vështirë tolerancën ndërfetare në Shkodër. Prandaj përpjekjet dhe planet për ta vendosur atë e quajmë provokacion të rradhës që tensionon bashkëjetesën në qytetin tonë, veprime që shkojnë në interes të atyre që përpiqen ti bëjnë fakte të kryera gjëra të tilla. Ne mendojmë se buste të tilla duhen vendosur në ambjente fetare, sepse vetëm aty atyre u rriten vlerat dhe njëkohësiht pasurojnë vlerat e ambjenteve fetare ku ato vendosen. Ne e ndjejmë për detyrë që t’i drejtohemi bashkisë së Shkodrës dhe kryetarit Artan Haxhi, këshillit bashkiak dhe prefektit, duke u kërkuar të rishikojnë këtë projkt I cili ka shqetësuar dhe irrituar komunitetin mysliman të qytetit”,-thuhej në deklaratën që nuk mbante asnjë vulë, por vetëm firma dhe disa emra njerëzish. Anila Dushi
    Myftinia
    “Ç’mendojmë ne për deklaratën”
    “Nuk mund të japim një reagim për deklaratën e shoqatave muslimane në Shkodër, sepse ajo nuk është hartuar nga ne. para se të mbajnë një qëndrim duhet ta lexojmë e diksutojmë atë. Do të konsultohemi edhe me teologë të çështjeve fetare para se të dalim me një mendim të përbashkët se ç’mendojmë për këtë deklaratë e për vendosjen e bustit të nënë Terezës në Shkodër”,-tha për gazetën zëvendëmyftiu i Shkodrës, Arben Haruni, duke lënë të nënkuptohet se do ta bënin shumë shpejt publik qëndrimin e tyre.
    20/03/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 20-03-2006 më 09:43
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Marinela_Greqi
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Postime
    230
    asnje qe eshte shkodran i vertete nuk iben gjera te tilla
    .un katolike jam nga shkodra,te dashurin tim e
    kam nga kukesi dhe eshte musliman,dhe me
    muslimant marrim e japin.
    dhe jan krenar qe nene teresa dha nje kontibut
    kaq te madh ne bote,po ata qe kundershtojne
    kan mbaruar shkollen arabi saudite.
    pastaj mos harroni cfare feje kishte shqiperia
    stergjysherit tuaj para pushtimit osman,
    ishin te gjithe te krishtere,dhe nga frika nderrun
    fene emrat dhe i sherbyen turkut,dakort?
    dhe po te beheshit te gjithe katolik
    nuk asht ide e keqe(shaka bej)
    feja e shqiptarit asht shqiptaria,katolik ishte ai qe tha,e dini shume mire kush e ka thene

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Faji eshte i shtetit tone qe pasi shkateroi fene per 50 vjet, pas 90tes nuk mori mundimin te mbeshteste keto komunitete te rindertonin objektet qe ky ua prishi, te rindertoheshin ne nivelin qe qene para reformave komuniste, qofte te edukonin prifte e hoxhallar te rinj ne shqiperi e te kishte e te ndalonte abuzimet me to, se dihet ca perpjekje jane bere ne te kaluaren me to nga te huajt.

    E i la ne duar te shoqatave ekstreme e te huajve qe kane axhendat e tyre e kur dihet qe ne kemi disa fe e ne te kaluaren te huajt kane dashur qe te na vene ne grindje duke nxitur keto gjera.
    E kjo ne te gjitha komunitet ka te huaj qe investojne per keto qe thashe mesiper, e shteti jone ri i sheh??!!

    Komunitetet fetare ne shqiperi duhen ndare nga keto ndikime te huaja, e te mendohet qe te vetfinacohen e qe shteti tu mbuloj buxhetin [si ne shume vende ne nje perqindje qe ato kane nevoj] , e qe te edukojne kuadrot e tyre ne shqiperi e shteti ti ndimoj per shkollim.

    Po nuk vendosem regull ne keto komunitet e shoqata ne finacimet e tyre nga jashte e nge shoqata e njerez qe vine nga jashte per axhendat e tyre ekstreme , ka thene populli 'po i le te mbjellin keto gjera ca do korresh?', e kjo ne te gjitha komunitet , pasi sic shihet ben njeri nje gje ekstrem [pjes ne to] e hidhen te tjeret te tjetri se dihet ekstremistet ne ane te kunderta keto loja bejne te fusin axhenden e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 20-03-2006 më 09:40
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Une jam shkodran e me vjen turp per nji deklarate te tille.
    Komuniteti musliman e ka nji udheheqje e deklarata nuk asht e tyne. Keto shoqata kane te drejte me fole vetem ne emen te antareve te tyne, por kurrsesi ne emen te komunitetit musliman. E ka nji za zyrtar ky komunitet, prandaj mendoj se nuk asht e drejte me u titullue "Muslimanet e Shkodres..."
    Nuk e di cfare "intelektualesh" munden me qene keto!!!

  5. #25
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Qellimi pse e hapa temen eshte per te vene ne dukje se cfare efektesh negative ka feja ne shoqerine shqiptare dhe ate te pergjithshme boterore.
    Une gjithmone e kam ditur qe feja eshte nje "idiotesi" dhe "doktrine" per mendjelehtet dhe vazhdon te vertetohet gjithnje e me shume kjo "cmenduri"
    Njerezit jo vetem qe besojne brockulla arabesh por behen moralisht dhe shpirterisht pjese e ketij brockullizmi, i perkasin asaj vorbulle "idioteske" fetare.
    Pa shkuar tek fete e tjera si Katolicizmi dhe Judaizmi, le te marrim shembullin e fese myslimane.
    Feja islamike arabe ose sic quhet ndryshe "Feja Myslimane" u krijua per te perfaqesuar kulturen, gjuhen dhe idete arabe ne bote.
    Cdo gje lidhur me ket fe lidhet me kulturen mesjetare arabe dhe shperqendrimi me i vogel i ketyre elementeve qe kerkohet si rregull nga kjo fe quhet jo i drejte, dmth "s'je mysliman i vertete"
    Nuk arrij ta konceptoj sa te vogel e kane kapacitetin e llogjikes njerezimi qe bien preh e ketij idiotizmi fetar arab????
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    http://www.balkanweb.com/

    Sipas http://www.balkanweb.com/ Komuniteti Mysliman i Shkodres eshte dakort per ngritjen e bustit ne Nen Terezes dhe e vlereson lart kete bamirese te shquar.


    Interesante ca ne forum, jane gati nje fjale per fete te digjojne,e pa pritur per nje fakt ta vertetoj apo ngjarjen, te fillojne ti hedhin beznin zjarrit e te fusin gjithe komunitetin apo gjithe ata qe kane trashegimi te tille e duke i konsideruar te gjithe me termat me ekstrem.

    E i she ca tipa ne keto tema fetare qe vetem aty hyne, ose aty e kane frekuentimin me te madh.

    Kishim dhe ca greke e serb ne forum, qe dinin shqip,nga ata qe futeshin ne keto temat fetare, duke e ditur vecorine e shqiperise, e fusnin zenie, e nxisnin ato me tema , e ngrinin gjithnje e conin debatin drejt konfliktit.
    E qe e pranuan dhe vet ne fund.

    Siduket ka akoma te tjere.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #27
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Post Gara e injorances

    Pik se pari nuk ka gje me absurde se sa te pergjithsohen fenomene te tilla per shkak te çmendurise se disave. Nuk eshte vetem absurde ne te gjitha pikpamjet, por eshte e pandershme. Kundershtimi i permendores se Nene Terezes mund te jete ushqyer nga ato shqipfoles fatkeq qe shplare trute ne ndonje qender barbare wahabiste apo salafiste te Arabsise Saudite apo Sudanit...megjithese eshte fatkqesi te kesh kafshe te tilla ne nje shoqeri qe synon te zhvillohet per kete jete, keto vetem bejne dallimin e qarte me shumicen absolute te muslimaneve dhe te gjithe shqiptareve qe i perbuzin me neverine me te madhe. Ato shqipfoles qe ndodhen ne krize identiteti dhe nuk e identifikojne veten me simbolet dhe bijte dhe bijat me te spikatur te kombit shqiptar, kane te drejten me legjitime ta refuzojne kete dhe te japin kuptimin qe duan te qenit te tyre.

    Por edhe pse kam rrespekt te thelle per punen e Nene Terezes, sidomos per mesazhin e fuqishem qe percjell jeta e saj ne sherbim te te tjereve, nuk jam i mendimit qe duhet te harxhohen para per te ngritur permendore kudo. Eshte e mjaftueshme te jete nje simbol kombetar, por sikur te vendoste ajo vete, mendoj se do te thoshte qe keto para qe harxhoni shpenzoni per te ushqyer femijet e uritur qe sillen verdalle rrugeve me balte te shqiperise, dhe familjeve qe jetojne akoma nga ushqimet me lista.

    Keto debate ku feja eshte ne qender te vemendjes se debatit publik, tregon vetem mjerimin dhe shkallen e prapambetjes ku po zhytet vendi. Dhe eshte e qarte se gara per 'riperteritjen e spiritualitetit' pas rrezimit te sistemit komunist, eshte vetem nje gare drejt injorances dhe obskurantizmit. Gara e mjerushme ku me duket se po zevendesohen bunkjeret e Enverit me bunkjeret e 'ringjalljes se spiritualizmit', qe tashme quhet kisha dhe xhamija. Ne vend qe te ndertohen çerdhe e shkolla kaq te domosdoshme ku sa me shume femije te marrin nje shanc me shume per te perballuar ate jete bastarde, dhe per te ndertuar nje shoqeri me tolerante dhe progresive, ne vend qe te ndertohen apartamente per qindra mija shqiptare te pastrehe, ne vend qe te ushqehen femijet dhe familjet e uritura....ndertohen kisha dhe xhamia si kerpulla pas shiut....kikur keto te ishin zgjidhja e problemeve ekonomike dhe sociale kur vetem inorance dhe prapambetje do te mbejllin dhe perterine, dhe sa me shume rendesi ti jepet fese aq me e mjerueshme do te jete shoqeria, dhe aq me shume reagime prapanike do te kemi....duhet te behet nje thirrje prapambetjes dhe inorances te vije ne shqiperi se ka te ardhme!
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  8. #28
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Pranimi i bustit eshte vetem nje hape i vogel...shpresoj qe mos ta hedhin ne ere me dinamite sic ben me kryqet se gjith bota do na denonte dhe do quheni njerez te lige!

    Friken nuk e kam tek pranini por cfare mund ti bejn bustit me vone kur te viet ekstremisteve nuk ia ze besen!

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Busti, kryqet, janullaqi, fondamantalizmi....
    Ne fakt keto jane bere si rutine e dites, ku ne shqiptareve nuk na haet as buka po si degjuam, madje edhe nese nuk i degjojme i shpikim.

    Megjithate, e vleresoj figuren e nene terezes ne ndihme te te varferve, dhe mendoj se kete nder duhet t'ja beje me shume india e vendet ku ajo sherbeu.
    Se dyti duhet ta nderoje vatikani udhezimet e te cilit ndoqi.

    Se treti ne shqiptaret, sepse te pakten nuk mohoi se ishte me kombesi shqiptare.
    Nderkohe qe ne mendoj se nuk e kemi lene pa respektuar, duke filluar me aeroportin Nene tereza, me qendren spitalore universitare nene tereza, me shesh ne emer te saj me buste e shume shume...
    Nderkohe qe nene tereza e theksoj vetem se njohu shqiperine deri diku ne bote me veprimtarine e saj, por ama per ceshtjen shqiptare nuk ka bere asgje.
    Paramendoni sikur nene tereza te perkujdesej e nderhynte per ngritjen ekonomike te shqiperise, pas renies se sistemit ne shqiperi.
    E keni idene sa peshe do kishte fjala e saj ne pikpamjet e politikes Evropjane?
    Megjithate nene tereza nuk e beri kete por u mjaftua me nje vizite e dy, dhe u kthye tek te vobektet e tek misjoni i saj.
    Busti i saj jo se do prishte ndonje pune por ama pse duhet te vihet busti i saj kudo?
    Nese une si musliman e vleresoj nene terezen e bej, vetem si shqiptare qe ishte dhe si bamirese, nderkohe misjoni i saj nuk me hyn fare ne xhep.
    Ashtu sic tha xeni nene tereza duhet marre si shembull ne meshire e sherbim te njerezimit dhe ky eshte me i madhi nder qe mund ti behet.
    Nese vleresohet ndryshe, atehere ta vene bustin ne oborret e kishave.
    Po te numurosh muslimanet misionar shqiptar neper bote, do gjesh shume por asnje nuk ju ngre buste.
    Madje ka pasur nga ato qe i kane dhene grushtin e forte ish bashkimit sovjetik, dhe perseri nuk permenden.
    Duket nje anim i dukshem i politikes shqiptare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 20-03-2006 më 16:20
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Përfaqësuesi i Forumit Mysliman Shqiptar në Shkodër ka
    kërkuar që monumetni i Nënë Terezes të mos vendoset në
    ambjente publike në Shkodër. Si studiues i islamit në
    Shqipëri, si mund ta e sqaroni këtë qëndrim?


    I dashur Mentor,
    Unë nuk mund të përgjigjem për deklaratat e organizatave
    muslimane në Shkodër. Por di të them që në Shqipërinë e
    viteve të fundit një fushatë teokratizimi ndaj
    institucioneve publike po bie shumë në sy. Duke filluar
    këtu që nga deklarata e presidentit Moisiu në Londër, ku u
    deklarua se islami nuk është fe burimore, e më tej,
    përpjekjet e ministrit të kulturës Leskaj për të konvertuar
    një xhami 550 vjeçare në kishë, apo deklarata të tjera që
    hidhen nga disa politikanë tanë që pretendojnë se
    Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve ka qenë atlet i
    krishtërimit; janë disa nga faktorët që shkaktojnë shumë
    tension në mesin e atyre shqiptarësh muslimanë, që ndjehen
    të përjashtuar nga jeta publike dhe kombëtare në Shqipëri.
    Këto tensione ndjehen shumë edhe pas faktit kur sot shihet
    sesi komunitetet e tjera fetare në Shqipëri, gëzojnë
    katedrale, radio, universitete dhe investime kolosale në
    vend. Ndërsa muslimanët jo vetëm që nuk kanë pronat e tyre
    të kohës së parakomunizmit të kthyera, por shumë njerëz
    nëpër mediat tona, herë pas here lëshojnë mesazhe fashiste
    dhe islamofobike kundër identitetit të muslimanëve
    shqiptarë dhe pro-krishtërimit katolik i cili identifikohet
    me perëndimin. Këta njerëz duket sikur shpesh shkojnë në
    unison me politikën tonë, e cila sikur të mos i bëjë fare
    përshtypje islamofobia e tyre, nuk e sheh kurrë të
    distancohet nga ata.
    Tezat që janë hedhur nga shkrimtarë të mëdhenjë të monizmit
    në Shqipëri, siç janë ato që pretendojnë se feja e parë e
    shqiptarëve ka qenë katoliçizmi janë deklarata të cilat
    kanë krijuar ndjenjën e përjashtimit dhe bezdisë mes shumë
    muslimanësh shqiptarë.
    Edhe pse muslimanët e Shqipërisë janë koshientë që Nënë
    Tereza ka qenë një bamirëse e madhe, siç ka qënë edhe
    Dervish Hatixheja jonë, përdorimi i këtyre njerëzve të mirë
    nga disa politikanë për përfitime politike, duke vendosur
    bustet vetëm të Nënë Terezës në rastin tonë vend e pavend,
    vetëm se i bashkohet fushatës kristianizuese të vendit.
    Muslimanët ndjehen keq kur ata shohin sesi në vendin e tyre
    sheshe, shkolla, spitale, universitete, aeroporte emërohen
    me emra shenjtësh katolikë, ndërsa askush nuk është kujtuar
    deri më sot të emërojë qoftë edhe një rrugë në Tiranë me
    emrin e kryehoxhës së tyre, të ndjerit, Hafiz Sabri Koçi.
    Për më tepër vendosja e busteve të shenjtorëve katolikë jo
    vetëm që provokon muslimanët dhe njerëzit me besime të
    tjera, por i shkakton vendit humbjen e laicitetit, dhe një
    përzjerje të pakuptimtë të fesë me jetën laike të
    qytetarëve tanë, të cilën bejlerët dhe agallarët që formuan
    shtetin tonë në fillimet e shekullit të XX e bënë me shumë
    mund dhe pasion.
    Në ditët tona, deklarata e Vaso Pashës, ‘Feja e shqyptarit
    asht shqyptaria’ duket sikur po kthehet në ‘feja e
    shqiptarit është katoliçizmi’ (kur dihet që të parët tanë
    kanë qenë paganë). Ky është një zhvillim shumë shqetësues
    për të cilin unë dua që ti kuptojmë sa më mirë muslimanët
    shkodranë.


    Në deklaratë thuhej se Nënë Tereza është një shenjtore
    katolike, ndaj një monument i saj duhet vënë vetëm në
    ambjente religjioze katolike. Nuk është mohim i figurës
    multidimensionale të Nënë Terezës?


    Nënë Tereza mund të ketë qenë figurë multidimensionale. Por
    këtu ne mund të flasim për aspektet pozitive por edhe
    problematike të saj sa të duam. Në perëndim ekzistojnë
    shumë libra që flasin për jetën e saj, bamirësitë por edhe
    kontestimet që shumë indianë kanë patur ndaj politikave
    katoliçizuese të urdhërit të saj në Indi apo edhe
    veprimtarë të tjerë të të drejtave njerëzore në lidhje me
    takimet e saja me diktatorë të ndryshëm. Megjithatë ne në
    Shqipëri ngaqë i duam shumë njerëzit me famë, flasim vetëm
    për anët e mira të tyre.
    Në fund të fundit ajo në botë më shumë njihet si figurë
    fetare e cila ka bërë përpjekje kolosale për përhapjen e
    katoliçizmit. Megjithatë, mbivlerësimi i figurës së saj,
    siç është edhe rasti i shpalljes së ditës së lumturimit të
    Nënë Terezës si festë kombëtare në Shqipëri, është një
    servilosje e tepruar nga politikanët tanë, të cilët duke
    imponuar këtë rit katolik mbi të gjithë shqiptarët,
    padashje po fyejnë shqiptarët e përkatësive jo-katolike, të
    cilët thjeshtë e kanë të vështirë të besojnë në mrekullitë
    që Kisha Katolike i atribuon shërbestarëve të saj dalluar.
    Sikur politikanët tanë të kishin qenë me të vërtetë kaq të
    dhënë pas Nënë Terezës, unë habitem pse nuk kanë shpallur
    festë kombëtare ditëlindjen e saj, por shkojnë dhe
    përzjejnë kombin shqiptar me praktika fetare katolike.
    Pamvarsisht figurës multidimensionale së Nënë Terezës,
    mendoj se politika shqiptare duhet të jetë shumë vigjëlente
    për të ruajtur asnjanësinë dhe mospërzjerjen e fesë me
    politikën në Shqipëri. Unë mendoj se ky proçesi i
    strapacuar i ‘nënëterezizimit’ të politikës sonë, jo vetëm
    që përbën një kalim të limiteve nga politikanët tanë të
    cilët këto përpjekje i bëjnë për të rrëfyer veten e tyre sa
    më servilë ndaj disa NGO-ve që operojnë në Ballkanin
    perëndimor, por ata harrojnë se me këtë servilizëm ata po
    thyejnë laicitetit e shtetit dhe përjashtimin e detyrueshëm
    që ai duhet t’i bëjnë fesë nga jeta publike: për të ruajtur
    në këtë mënyrë asnjanësinë dhe ndjenjat e bashkësive të
    ndryshme fetare që ekzistojnë në vend.


    Pas këtij reagimi si dhe ngjarjes së xhamisë në Kalanë e
    Shkodrës, duket se klima e marrëdhënieve ndërfetare, në
    këtë qytet nuk po shkon për mirë. Ka rrezik për tu
    injektuar një klimë e tillë edhe në qytetet e tjera dhe në
    debatet publike?


    Ndoshta. Por e gjithë kjo varet nga sjellja dhe kuptimi i
    ndjenjave të besimeve në vend që Ministria dhe ministri ynë
    i kulturës duhet të tregojë. Kam vënë re që në kohët e
    fundit shumë konflikte që po ndizen në qytetin e Shkodrës,
    kanë buruar nga disa iniciativa të pamenduara mirë, që
    Ministria e Kulturës ka marrë ndaj qytetin verior, ku
    ndasitë dhe përkatësitë fetare janë çështje shumë më të
    ndjeshme sesa fjala bie në vendin nga është origjina e
    ministrit tonë.


    A nuk do të ishte më mirë që myslimanët të përqendronin
    energjitë në disa kërkesa më thelbësore për ta, sic është
    cështja e xhamisë së madhe në Tiranë, pronat e komunitetit
    mysliman si dhe një ligjërim publik më korrekt ndaj
    Islamit?


    Padyshim. Megjithatë siç dihet sot komunitetit të
    muslimanëve shqiptarë i mungon organizimi dhe ekspertiza
    për të arritur pretendime të këtilla. Fati i keq është se
    politika ka luajtur dhe do vazhdojë të luajë më Islamin në
    Shqipëri, pasi fatkeqësisht muslimanët shqiptarë nuk kanë
    pas vetes së tyre ndonjë superfuqi, siç fetë e tjera kanë.
    Por reagimet që po vinë nga muslimanët kohët e fundit nuk
    janë se kjo gjë dëshirohet nga ata, por politika vazhdon ti
    trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë, të ndërhyjë në
    çështjet e tyre të brendshme dhe për më tepër, të provokojë
    një grup të madh të shoqërisë shqiptare, i cili në 9 vitet
    e fundit të regjimit socialist, shpesh herë është
    identifikuar me Pozitën aktuale dhe trajtuar si komunitet i
    dorës së dytë.


    Olci Jazexhi

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •