Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 159
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Thumbs down Shkodër: Muslimanët kundërshtojnë bustin e Nënë Terezës

    Me pretendimin e percimit te zerit te myslimaneve te Shkodres, shoqatat myslimane te qytetit kane dale kunder projektit te bashkise per vendosjen e bustit te Nene Terezes ne hyrje te qytetit.
    Keto shoqata e konsiderojne vendimin si nje veprim qe bie ndesh me frymen e bashkejeteses fetare. Vendosja e bustit te Nene Terezes ne hyrje te qytetit duhet te miratohet ne Keshillin Bashkiak dhe kjo eshte hera e pare qe dikush ne Shqiperi shprehet kunder perdorimit publik te figures se saj.
    Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu qe njihet ne te gjithe boten me emrin Nene Tereza eshte nderuar me cmimin "Nobel"per paqe ne vitin 1979 dhe ne dhjetor te vitit 2003, eshte lumturuar nga Vatikani.

    19/03/06 - Top Channel
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    A mo c'tja fusin kot edhe ato tashi, po ta kene pernder te kene bustin e
    Nene Terezes ne hyrje te Shkodres. Dojne mu kape si mica me minin per disa
    gjana qe s'kane vlere.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bravo Top Channel per komentet profesionale?!
    Media shqiptare do SHOW e cdo gje e ben per te nxitur konflikte e treguar gjerat si te tilla.
    Media jone, pavaresisht se levizin gazetaret nga nje ne tjeter, shume e fajesojne per 97 qe i hodhi benzin zjarrit e qe nga kryesoret ne ate fatkeqesi.

    Tani kane me shume se nje vit qe luajn me keto problemet e fese.

    Mylsimanet kundershtojne ... thot Topi i Kanalit??? JO E VERTET --ben referendum ata e kush se nuk i referohet asgjeje qe te justifikoj kete lajm kaq te rend sic duket.

    Une nuk besoj se ka njeri ne shqiperi qe te kundershtoj Nen Terezen.

    Ashtu qe dihet shqiperia eshte nje vend shume fetar edhe kur hapet ndonje debat per gjerat fetare, ky duhet dhene sakte, perse, e me qetesi, jo me vrap mere e perhap kushtrimin e konfliktit??? po jep si media , misioni jote ngjarrjen, jo komente pa fakte e pa sqarime fare, si ky lajm i mesiperm.

    Jep ngjarjen me sqarime e le njerezit te bejne komente, jo komenti qe ne fillim e ngjarja e hodhesit jo vetem nuk vine nga pas po nuk jepen fare.

    Media jone eshte skandal e jo profesionale per te trajtuar ceshtje te tilla, qe duhet dhen me saktesi debati e perse e jo te sugjestionoj publikun e bej SHOW ne kurriz te kombin vendit e figurave kombetare, madje media e pergjegjshme ne raste te tilla ben te kunderten, pra nuk e shfrytezon per show e merr qet e thjesht sqaron publikun.

    Ky Top Channeli po bie posht e me poshte si profesionalizem, per lajmet, e me e keqia kane krijuar dhe nje fodullek nga suksesi ne fillim si kanal, qe do ti coj dhe me poshte.

    Per rastin nga qe ne jemi vend me disa fe e duhet te degjojme e respektome njeri tjetrin e dime qe rime ne komunitet qe ndajme besime, po kemi figura kombetar qe jane te perbashketa pavaresisht besimit qe kane pasur.

    Nene Tereza eshte figure boterore qe meriton cdo shesh qendror ne shqiperi, po dhe nqs nje komunitet fetar thot ndonje fjale e duhet degjuar e mos mare ne ekstrem, pasi per rastet e kryqeve qe vihen ne maj te maleve , qe dhe kristiane tamam nuk eshte, ata kishin te drejte.
    Nqs komuniteti mysliman thote nje fjale ne sensin e mos dhenies se gjerave KARAKTER FETAR ne komunitet shumefetare, si dhe ne te kaluaren, ne kete sens ka te drejte, se Nene Tereza eshte e Krishtere po eshte dhe Universale per te gjithe, sic e nderojne dhe te gjithe.
    Nuk shikoj vetem Katoliket te mburen e indentifikohen me te po gjithe shqiptaret kudo ku jane.
    E ketu nuk shikoj ndonje gje te keqe.
    E Nene Tereza eshte pasuri kombetare, nga me te medhate , e nuk duhet te perdoret nga Topat e Kanaleve e asnje per interesa momentit per show e nga te gjithe e te mos ta fusim ne qendra konfliktesh se eshte aq turp e aq joshqiptare, plus eshte nje humanitare qe ka bere per te gjithet , kristian , mysliman , hindu etj e qe ndaloi konflitkin Izraelito-Palesitnez nje moment e mori te demtuarit E NUK ESHTE PER TE HAPUR KONFLIKTE .

    Me keto media qe kemi ne ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 19-03-2006 më 11:50
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ku ka zë, nuk është pa gjë !!
    Personalisht, mendoj se shkodranët, nuk janë të tillë dhe se nuk do jetë aspak e vështirë, që Nënë Tereza të jetë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
    "Ata" që mund ta kenë kundërshtuar këtë projekt, çdo gjë mund të jenë, por jo shkodranë.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    2
    Mendoj se kjo eshte nje marrezi nga ana myslimane shkodrane te mos lejone te ngrihet busti i nje njeriu qe njifet ne te gjith boten per paqe dhe bamirsi ketu tregojme vetin ne shkodranet se ca mendojme per fen katolike po nese e marr vendimi nga keshilli bashkiak ky projekt nuk mund te ndalohet nga disa fanatik mysliman nese mund ti quajme keshtu

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Une mendoj se feja edhe ne shqiperi edhe ne bote e ka kaluar kufirin shume, pas dekadave te tera ku u rrudhe u sulmua, e pas ketyre me sa shihet tani ka dale ne sensin e kundert ajo ne sulm.

    Mendoj se feja duhet futet prap aty ku e ka vendin NE KISHA E NE XHAMIRA, e te bej misionin te njeriu ta ndryshoj ate per mire, e jo te dali ne sheshe ne maja mali e kudo kjo edhe kundra mesimeve te saj.


    Nen Tereza eshte nje figure universale, rasti e dha te jete Katolike e te edukohet si e tille, e perfitoj nga vlerat me te mira te katolicizmit e krishterimit, e respektoj ato, po ajo kaloi cdo kufi e i perket te gjitheve.

    Nen Tereza eci ter jeten ne sandale e nuk beri katedrale,e u sherbeu te gjitheve, pavaresisht nga besimi ngjyra etj, sipas mesimeve te zotit, NUK NGRITI KRYQE NE MAJ TE MALEVE E KODRAVE KU VAJTI, AS KATEDRALE, po punoi ne lagjet me te keqia e me te varfera e i ngriti besimin e monumentin e se mires te shpirti i njeriut,BERI THJESHT MISIONIN E ZOTIT E KETE TE RESPEKTOJME.

    Te respotojme Ate ne rradhe te pare e per ate qe Ajo qendroi e punoi gjithe jeten MESAZHIN E SAJ

    Eshte ironike sesi flasim per personin e nuk respektojme a mbajme ne mend ate per te cilen kjo Nene e Gjithe Njerezimit punoi e kontriboi e mesazhin qe ajo hapi gjithe jeten.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #7
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Muslimanet shkodrane , katoliket laçjane , ortodokset korcare...bla bla , perdoren nga mediat si nje lloj reklame e nje malli te skaduar ! Me sa duket duket duan te jene 'ne mode' dhe ti bashkangjiten simotrave te veta boterore qe kane filluar ti atribojne cdo gje 'gogoleske' muslimaneve kudo qe jane!Mediat ne radhe te pare duhet ti sherbejne ceshtjes kombetare pastaj asaj informativo-fryrese !
    E dyta . qysh kur muslimanet e shkodres paskan nje organizate e cila flet ne emer te tyre ?!Qenka vet-zgjedhe ndonje mjekerosh qe ka qene me studime ne arabi dhe na paska marre persiper te perfaqesoje shkodranet dhe te na sjelli fanatizmin arab ne mes te qyteterimit shqiptar ?!
    Ne radhe te pare jemi shqiptar masandej muslimane dhe katolike ! Kush nuk eshte dakort me kte , te bejne pasaportizimin ne Pakistan ose ne Vatikan se ja kane shpelare trunin
    ...

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ne shqiperi jane bere aq gazeta sa i bie qe cdo shqiptar mund te kete nje gazete te tij personale.Nga kjo konkurence e informative qe here here pastron para te pista dhe here here sherben si lobing te ndonje klase politike ka dhe nga ata qe duan ta perdorin marketingun me tituj masterbues.Pikerisht nese "ikonografia" e personaliteteve shqiptare eshte e klasifikuar fetarisht nga qarqet te caktuara kjo e ben te papranueshem mbjelljen e busteve thjesht per te hipnotizuar ikonografine katolike.Nese nje person ka dhene per shqiperine kontribut te vecante ia vlen porse te perdoren "ikonografi" si Nene tereza ne shkoder qe as e ka pare ndonjehere shkodren me sy, dhe nuk ka as me pak as me shume se sa nje kontribut qe mund ti jipte nje "moter"katolike italiane e cila ka shume vjet qe rri ne shqiperi prej shume vjetesh .Pa dyshim qe kjo e dyta do te ishte e llogjikshme nese e nderonin kleri i saj.Por propogandizmi me ikonografi , te theksuara katolike si Skenderbeu, Nen tereza, Pjeter Bogdani,Gjergj Fishta ne shkoder jane pak si tendecioze.

    Nuk dua te flas ketu per kontributin e Nene terezes ne bote.Ne shqiperi dihet kontributi i saj pak a shume nje reklame kombesie ne indi ka bere duke ndihmuar te varferit.Deri kur ne shqiptaret do ti perdorim te vdekurit per te ringjallur vdekesine me duket se eshte shume absurde per te pranuar mbjelljen e ikonografise apo simboleve pushtuese te hapesires ose vendeve publike per qellime teologjike.

    Lady Diana, Nene Tereza, etj si keto meritojne jo ikonografi dhe buste.Ato meritojne vleresim te punes se tyre bamirese ne dobi te njeriut.Thjeshtesia e Nene Terezes nuk do ta pranonte qe figura e saj te shitej per propagndim teologjik dhe as per te kundershtuar biblen ne aspketin e krijimit te figurave.

  9. #9
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Myslimanet Shqiptare po marin rrugen e Jihadid mesa shof...keta qe nuk e pranojn bustin nuk jane Shkodranet e vertet se Shkodranet e vertet jan njerez shume te kulturum...po keta qe bejn gjera te tilla jan injorancia dhe ekstremizmi....ne qofse nuk duan bustin e Nene Terezes atehere ke duan Sulltan Muratin apo ndonje bust nga Turqia???

    Nene Tereza nuk eshte armik i Shqiperise por eshte nje nga simbolet Shqiptare qe e ngriti emrin e Shqiptart lart ne gjith boten dhe nuk duhet te lejojm me ekstremistet Myslimane se deri tashti vetem tension dhe gjakderdhje po kerkojn!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    Mendoj se feja duhet futet prap aty ku e ka vendin NE KISHA E NE XHAMIRA
    Nen Tereza eshte nje figure universale, rasti e dha te jete Katolike e te edukohet si e tille, e perfitoj nga vlerat me te mira te katolicizmit e krishterimit, e respektoj ato, po ajo kaloi cdo kufi e i perket te gjitheve.
    Mjafton me lexue se cka mendonte e shkruente vete Nane Tereza per me e kuptue se sa gabim e ke.
    Feja duhet te ndryhet ne kisha e xhamija, por Nane Tereza asht pikrisht deshmija e vepres se krishtenimit jashte kishes. Me nji fe te ndryeme ne kishe, thjesht Nane Tereza nuk do ekzistonte.
    E gjithe veprimtarija e saj asht ne sherbim te Krishtit ne te tjeret. Nuk asht rastesi te qenit murgeshe e as randsi e dores se dyte, por zemra e problemit.


    Citim Postuar më parë nga khour
    Nene Tereza edhe pse nje figure nderkombetare mos harrojme se roli i saj ishte mision kishtar
    Roli i saj ishte me i dhane dinjitet te vorfenve e jo me i kthye ne krishtenim.

    Citim Postuar më parë nga forum126
    Nene tereza as e ka pare ndonjehere shkodren me sy
    Mos fole kot. Nane Tereza ka qene disa here ne Shkoder e aty ka hape nji nder shpijat prej ku motrat kryenin misionin humanitar.

    Citim Postuar më parë nga forum126
    propogandizmi me ikonografi , te theksuara katolike si Skenderbeu, Nen tereza, Pjeter Bogdani,Gjergj Fishta ne shkoder jane pak si tendecioze.
    Cka te bajme me figurat kryesore te kombit?! T'i ripagezojme? Veprimtarija e tyne asht ajo qe ka qene pa i shtue asnji pike a presje. Vetem cka asht sterile dhe e padinjitet nuk asht tendencioze simbas teje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 19-03-2006 më 15:21

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •