Burra te qete, me buze ta kalcifikuara, e sy te ftohte qethin koket e dyshimeve te tyre.
Gra te zhubrosura, poroze, te dhimbura, ledhatojne koket e dyshimeve te tyre.
Ne nje stol te drunjte te mbushur me duar femijesh, kendohen kenge te parritura dhe ska vend per dyshime.

Degjohet nje ze i uritur.
Nje klithme qe perserit veten.
Dhjetra koka kureshtare, kthehen andej nga vjen zeri.
Shqyhet vemendja mbi shpinen e dyshimit.
Ne stolin e drunjte, duart e femijeve dhe kenget e parritura flene.
Zeri terhiqet ne askund.

Dhe perseri burrat e qete, qe s'dine te vdesin, trillojne histori dyshimesh, qe pakuptimshem derdhen deri tek kembet e mija.
Dhe perseri grate e heshtura, barke-ngrohta, tundin dyshimet e tyre qe pakptimshem derdhen deri tek kembet e mija.
Ne stolin e drunjte, rrethuar nga ajer i vaket, bota eshte e lehte, bota bashke me kenget e parritura, pakuptimshem ngrihen pezull mbi te gjitha dyshimet.