Grate e politikaneve rrefehen
Intervista/Flet Lindita, bashkėshortja e zėvendėskryeministrit Ilir Rusmali
Pse nuk i jap kėshilla Ilirit
Dorina TOPOLLAJ
Nuk i bie rrotull. Ta thotė copė ēfarė mendon. Por profesioni i tė shoqit si politikan, e ka detyruar tė bėhet pak politikane edhe pse sėshtė sport pėr tė. Lindita, bashkėshortja e zėvendėskryeministrit tė vendit, Ilir Rusmalit, thotė se smerr pėrsipėr ti japė kėshilla tė shoqit, pėr ti shpėtuar pėrgjegjėsisė si kėshilltar i keq. Nė njė orė bisede me tė, tre tė katėrtat i zė puna si juriste dhe pasioni i saj pėr ligjet. Por mjafton vetėm njė fjalė nė gjithė pjesėn e mbetur, pėr tė kuptuar se familja ėshtė mbi tė gjitha. A do tė hiqte dorė nga profesioni pėr shkak tė angazhimeve tė bashkėshortit tė saj? Pėrgjigja ėshtė po. Nėse do tė duhej pėr fėmijėt e mi, do tė hiqja dorė, thotė Lindita e cila i ka provuar ethet e njė situate tė tillė. Pas nėntė vjetėsh bashkėjetesė, ndjehet mirė. Ska nevojė as tė ndihet mė e bukur, as mė e dobėt. Nė njė intervistė pėr gazetėn Tirana Observer ajo rrėfen marrėdhėniet me bashkėshortin e saj, Ilir Rusmalin. Si ėshtė njohur me tė dhe jeta si grua politikani. Cilat janė tiparet e karakterit qė vlerėson mė shumė tek numri dy i qeverisė dhe lėvizjet e tij nė politikė. Eksperienca e saj nė punė dhe pasioni pėr ligjet.
Si jeni njohur me Ilir Rusmalin?
Kam mbaruar studimet pėr jurisprudencė nė vitin 1992 dhe Iliri ka qenė pedagogu im i Kushtetueses, por lidhja ka filluar jashtė fakultetit. Jam juriste dhe kam punuar gjithmonė nė profesionin tim.
Z. Rusmali ėshtė numri dy i qeverisė shqiptare dhe ka po tė njėjtėn diplomė si ju. A keni menduar ti futeni politikės?
Jo. Politika ėshtė sport i rėndė pėr mua.
A ka pasur momente tė vėshtira qė mund tju kenė ndodhur pėr shkak se jeni bashkėshorte politikani?
Unė nuk mund tė them moment i vėshtirė, por mund tė kujtoj njė moment tė shėmtuar. Ishte nėntor, kur unė kalova me punė nė Ministrinė e Financave. Ishte lėvizje e natyrshme, pasi kisha tė gjitha eksperiencat e kaluara qė mė shkonin nė funksion tė punės sė re, dhe e vetmja gjė qė mė ėshtė shtuar nga ky ndryshim, ka qenė puna dhe volumi i punės. E parė kėshtu, kur dėgjon dhe lexon komentet qė bėhen nė shtyp pėr kėtė, tė vjen keq. Unė parashikova qė do tė bėheshin komente, por besoja se komentet do tė ishin tė plota tė paktėn. Komentet u pėrdorėn keq, u tentuan qė tė pėrdoren keq dhe nga mėnyra se si u pėrdorėn, dukej sikur unė tė isha njė bashkėshorte qė kishte qenė pa punė dhe sė cilės papritur iu krijua mundėsia tė punonte nė njė pozicion drejtimi nė Ministri tė Financave. Shoqet e mia kanė qenė entuziaste dhe madje kanė bėrė humor me kėtė histori. Mė thoshin ke dalė prapė nė gazetė. Gjithsesi, ky ėshtė pėrjetuar si moment i shėmtuar, dhe kaq, nuk ka ndikuar as nė nivelin e punės sime as nė cilėsinė e jetės sime. Nė fund tė fundit, nė Shqipėri njerėzit e patėn tė vėshtirė tė pranonin gruan nė politikė. Pastaj patėn tė vėshtirė tė pranonin gruan e suksesshme nė politikė. Madje e vėshtirė ka qenė edhe pranimi i gruas sė suksesshme nė profesion. Ajo qė smė vinte mirė, ishte fakti qė kėrkohej tė atakohej im shoq nėpėrmjet asaj historie. Por kjo ėshtė e kaluar tashmė. Me sa duket sot njerėzit duhet tė mėsohen edhe me modelin e ēiftit tė suksesshėm, secili nė profesionin e tij.
Po ndonjė moment tė bukur pėr shkak tė punės sė bashkėshortit tuaj?
Tė bukur? Nuk e di. Mund tė them se ditėn qė im shoq ėshtė pėrfshirė zyrtarisht nė politikė, mė ka kėrkuar zyrtarisht qė unė tė impenjohem mė shumė pėr familjen. Unė kam tendencėn qė ti pėrballoj gjėrat, sidomos familjen. Kėtė sigurisht e marr si kėnaqėsi.
Duket se e keni shumė pėr zemėr profesionin qė keni. Ēfarė ju tėrheq mė shumė tek ai?
I gjithi. Nuk ka njė ditė tė jetės sime qė tė mos kem punuar si juriste. Nė atė periudhė kur punoja privat mora ato konceptet e tė punuarit tė pavarur nė zgjidhjen e problemit qė kisha. Mė tutje kam punuar po nė poste drejtuese, kam qenė drejtoreshė e Sekretariatit dhe e Zyrės Juridike nė Komisionin e Letrave me Vlerė. Ndėrsa tani jam drejtoreshė e Drejtorisė sė Legjislacionit nė Ministri tė Financave. Ėshtė njė detyrė nė tė cilėn, nėse do tė kontribuosh, tė jepet mundėsia qė ta bėsh. Nė kėtė drejtori kalojnė njė pjesė e madhe aktesh dhe projektesh. Kėshtu nėse dėshiron qė tė pėrmirėsosh diēka, mund ta bėsh. Nga eksperienca ime nė profesion, mė duhet tė lexoj ligjet dhe shpesh mė ka qėlluar tė lexoj ligje dhe akte tė tjera tė dobėta. Kjo sepse nė Shqipėri, tė shkruarit e ligjeve ėshtė kthyer nė hobi. Gjen ekonomistė, inxhinierė, mjekė apo ku di unė se ēfarė profesonistėsh tė tjerė qė shkruajnė ligjet. Ndėrkohė qė ata mund vetėm tė kontribuojnė si ekspertė tė fushės, por ligji ėshtė punė e juristėve. Aktualisht jam impenjuar nė njė projekt pėr bashkimin e institucioneve mbikėqyrėse tė disa tregjeve financiare jo-bankare. Besoj qė shpejt projekti do tė futet nė proces. Stafin me tė cilin punoj, e kam shumė tė mirė. Nė punėn private kam mėsuar se njė njeri punon mirė dhe shpejt kur ėshtė i kėnaqur. Unė mundohem qė specialistėt e mi tė ndjehen mirė dhe tė kėnaqur.
A jeni ndodhur para situatės kur ju ėshtė dashur tė mendoni se mund tė sakrifikoni karrierėn tuaj pėr shkak tė angazhimit tė bashkėshortit tuaj nė politikė?
Na u desh qė tė kalonim njė periudhė tė vėshtirė me njėrin nga fėmijėt. Mė kaloi nėpėr mend edhe mundėsia e heqjes dorė nga puna dhe impenjimit vetėm pėr djalin. Sidoqoftė u gjet njė zgjidhje tjetėr dhe vėshtirėsia kaloi. Pėrgjigjja ėshtė po, nėse do tė duhej pėr fėmijėt e mi, do ta lija profesionin.
Cili ėshtė raporti juaj tani nė krahasim me atė nėntė viteve mė parė, kur jeni njohur me njėri-tjetrin?
Mė qėllon tė takoj apo tė konstatoj qė me kalimin e viteve, bashkėshortet mundohen tė duken mė tė reja, mė ēupa tė vogla, mė bjonde e ku di unė se ēfarė. Unė ndjehem mirė. Nuk kam nevojė tė ndihem as mė e bukur, as mė e dobėt. Nuk vėrej asnjė ndryshim nė marrėdhėnien tonė, si dikur ashtu edhe tani qė ėshtė nė politikė. Dhe unė jam e shoqja, po se vura re unė
Ēfarė i keni thėnė bashkėshortit tuaj pėr lėvizjet nė politikė dhe a jepni kėshilla?
Kėtu nė fakt kam bėrė pak hile. Lėvizjet nė politikė janė shumė tė vėshtira pėr tu parashikuar dhe nuk dihet kurrė se ēdel. Skam marrė pėrsipėr tė jap kėshilla pėr ti shpėtuar pastaj pėrgjegjėsisė si kėshilltar i keq.
A mendoni se njė ditė bashkėshorti juaj do tė bėhet president?
Bashkėshorti im nuk ka menduar, por djali, po. Ėshtė pesė vjeē dhe po ta pyesėsh se ēfarė do tė bėhesh kur tė rritesh tė thotė: Do tė bėhem president.
Zakonisht prindėrit i ndajnė fėmijėt, ky mė ngjan mua, ky mua. Ndodh edhe nė familjen tuaj kėshtu?
Nė shtėpinė tonė fėmijėt e kanė bėrė ndarjen vetė. Djali ėshtė kopje e Ilirit, ndėrsa vajza, e imja. Ata janė aq tė bindur pėr kėtė, saqė e marrin tė mirėqenė. Djali del me Ilirin dhe pi kafe nė lokal.
Cilat janė tiparet e karakterit qė vlerėsoni mė shumė te vetja juaj dhe te bashkėshorti juaj?
Tek Iliri vlerėsoj maturinė. Ndėrsa te vetmja ime vlerėsoj atė qė shumė tė tjerė e marrin si agresivitet, por qė ėshtė e folura drejtpėrdrejt. Unė nuk mund ti bie rrotull.
Si ėshtė Ilir Rusmali nė shtėpi?
Ėshtė njėsoj. Gjithmonė nė kėrkim tė kompromisit. Vetėm me fėmijėt nuk mė pėlqen, se mundohet tė gjejė edhe aty kompromisin. Ndėrkohė qė ata janė shumė tė vegjėl dhe smund tė arrijnė ta kuptojnė. Dhe nė fakt, me fėmijėt dėshton. Fitojnė gjithmonė ata.
Kur keni tema qė hanė debat, kush ėshtė mė toleranti?
Asnjėri.
Si e kaloni kohėn e lirė?
Fundjavėn qė kemi tė lirė, mundohemi tė dalim me fėmijėt dhe ti zbavisim ata.
Me ēfarė ju pėlqen tė merreni, pėrveē punės natyrisht?
Mė pėlqen jashtėzakonisht shumė tė gatuaj. Mė shumė tė eksperimentoj. Pjesa mė e madhe e librave qė kemi nė gjuhė tė huaj, ėshtė nė gjermanisht. Mes tyre ka edhe libra gatimi. Dikur, kur Iliri ishte mė i lirė mė ndihmonte duke pėrkthyer receta gatimi prej tyre.
Kush eshte Lindita Rusmali
Lindita Rusmali ka lindur nė Tiranė. Shkollėn e mesme tė pėrgjithshme e ka kryer te Petro Nini Luarasi, e mė pas ėshtė diplomuar nė Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike nė Universitetin e Tiranės. Pas shkollės kam punuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave pėr disa muaj, tregon juristja. Pėr njė vit, Lindita shkėputet nga puna shtetėrore dhe punon si shefe e Zyrės Juridike dhe pėrfaqėsimit tė shoqėrisė tregtare Volalba sh.p.k. Nga viti 1993 e deri nė vitin 1997 punon si drejtoreshė e Zyrės Juridike nė shoqėrinė e konsulencės Hobbit sh.p.k. Nga 1997 e deri nė nėntor tė vitit 2005, zonja Rusmali punon si Shefe e Sekretariatit dhe Zyrės Juridike nė Komisionin e Letrave me Vlerė. Ndėrsa tani, ėshtė drejtoreshė e Drejtorisė sė Legjislacionit nė Ministrinė e Financave.
Kush eshte Ilir Rusmali
Ilir Rusmali ka lindur mė 24 prill tė vitit 1965, nė qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesėm dhe fillor e kreu nė vendlindje. Nė vitin 1983 vazhdon studimet nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Drejtėsisė, studime tė cilat i pėrfundon nė vitin 1987. Pas pėrfundimit tė fakultetit me rezultate shumė tė larta, punon deri nė vitin 1991 si pedagog nė kėtė institucion. Nė vitet 95-96 punon si kėshilltar ligjor i kryeministrit dhe nė vitet 96-97, i Presidentit. Nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 kandidon pėr Partinė Demokratike nė zonėn e Korēės, ku dhe fiton. Nė shtator tė 2005 me krijimin e qeverisė sė Sali Berishės emėrohet zėvendėskryeministėr.
....................................
TIRANA OBSERVER
Krijoni Kontakt