Ka nisur tashmë sherri mes kompanive të kazonive në Tiranë. Palë në sherrin edhe gjyqësor të nisur janë bërë dy kompanitë që synon të krijonin monopolin e tyre në kazinotë e Tiranës. Ka qenë HYATT dhe Loutraki SA që kanë patur mes tyre një proces gjyqësor për të marrë të drejtat e kazinosë në Shqipëri.

Pas dhënies së vendimit të Gjykatës, kompanina HYATT është larguar duke marrë edhe pjesën e saj të aksineve. Historia e gjyqit mes dy kompanive ka lindur gjashtë muaj pas dhënies së lejes tek HYATT përmes procedurës së një tenderi. Ky gjyq, i pari i këtij lloji në kronikën gjyqësore, fiton në këtë mënyrë një interes të veçantë, për vetë mesazhet që dëshiron të dërgojë shteti shqiptar në komunitetin e biznesit europian dhe atë ndërkombëtar.

Tenderi

Kusht bazë për pjesëmarrjen e një kompanie në tenderin për përfitimin e lejes për kazinonë e Tiranës përbënte, sipas kushteve të tenderit, zotërimi i të paktën një leje tjetër të administrimit dhe funksionimit të kazinonsë në një vend tjetër. Pikërisht në bazë të këtij kushti u skualifikuan dy prej katër kandidatëve që shfaqën interes për kazinonë e Tiranës gjatë fazës së parë të tenderit. Veç kësaj, për shpalljen e fituesit gjatë fazës së dytë të tenderit, shkalla e përvojës në administrimin e kazinosë përbënte 30% të vlerësimit përfundimtar me pikë, vlerësim të cilin komisioni i vlerësimit të ofertave e dha në një mënyrë të barabartë si për Hyatt, e cila në atë periudhë kishte vetëm 2 leje për kazino, ashtu edhe për Club Hotel Loutraki SA – Casinos Austria e cila administron mbi 70 kazino në 15 vende në të gjithë botën.

Legjislacioni

Në standartet e legjislacionit ndërkombëtar për goditjen e pastrimit të parave të pista, ligji shqiptar për kazinotë dhe lojrat e fatit thotë në mënyrë kategorike se kusht bazë për dhënien e lejes për kazino, kompania e interesuar do të duhet që jo vetëm të bëjë të ditur përbërjen e saj të aksioneve deri në person fizik, por edhe të depozitojë dokumentin e kohëve të fundit të regjistrit themeltar sa të aksionerëve aq edhe të punonjësve të saj.

Kazinoja

Tashmë duket se kazinoja e vetme në Tiranë nuk do të hapë dyerte dhe për një kohë të gjatë. Duket se problemet mes dy kompanive që kërkonin të nisnin aktivitetin e tyre në metropolin shqiptar kanë skaduar dhe janë duke i hedhur fajin njëra-tjetrës për mos patjen e mundësive për të çelur një kazino në kryeqytetin tonë. Në kushte të tilla, ata që dalin të fituar duket se janë qytetarët shqiptarë të cilën nuk do të kenë më mundësi që të lenë kursimet e tyre në bankat e lojrave dhe në ruletat e fatit. Tashmë priten zhvillimet e reja, por duket se kazinoja do të vonojë edhe ca për të hapur dyert.

Kundërshimi

Në kohën që po zhvillohej tenderi për çeljen e kazinosë, në Tiranë nisi një debat i ashpër ku shumë institucione qeveritare ose jo, kundërshtonin njëra-tjetrën për hapjen e kazinosë. Shumë organizata jo qeveritare e shihnin çeljen e kazinosë si një nga ndikimet më të këqija që mund të vinin për kohën pasi do të ndikonte në rritjen e stresit dhe në varferimin e familjeve shqiptare. Meggjithatë tenderi u zhvillua, por solli një sërë problemesh dhe kazinoja nuk ka marrë ënde rrugën e hapjes.

Sot.com.al