Nese do te ishte aq e thjeshte qe te njohesh shpetimin vetem me zbatimin e ligjit, Zoti nuk kish perse zbriste ne toke, nuk kish as pse kryqezohej, nuk kish as pse shkelte vdekjen, nuk kish pse as te ringjallej.
Mjafton te bente te njejten gje qe bene profetet: tu predikonte me fjale njerezve urdherat dhe ligjet e Perendise. Nese vetem do tu thosh njerezve qe te ndjekin vetem urdherimet qe Zoti i dha Moisiut, asnje njeri nuk do te njihte shpetim. Absolutisht asnje. Shpetimi i qenies njerezore nuk eshte dicka qe mund te arrihet me "forcat tona" ose thjeshte duke "respektuar ligjin", shpetimi i qenies njerezore vjen vetem me ane te shkrirjes se vullnetit njerezor me Vullnetin Hyjnor, heqja dore nga kjo bote dhe ecja drejt Mbreterise se Qiellit.
Krijoni Kontakt