Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Kush u ringjall i pari?

    Nese lexon biblen do te gjesh qarte sipas saj se i pari njeri qe u ringjall ishte jezusi.Une kam lexuar nje citat biblik qe Moisiu dhe Elia takuan Jezusin.Do te doja ndonje shpjegim biblik per sa i perket Ringjalljes se Mosiut dhe Elias ku dihet mire se ato nuk jetonin ne kohen e Jezusit.

    Marku 9

    2 Mbas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i ēoi nė vetmi, vetėm ata, mbi njė mal tė lartė; dhe u shpėrfytyrua pėrpara tyre.


    3 Dhe rrobat e tij u bėnė tė shndritshme dhe krejt tė bardha, si bora, mė tė bardha nga sa nuk mund t`i zbardhojė asnjė rrobalarės mbi tokė.


    4 Dhe atyre iu shfaqėn Elia me Moisiun, qė po bisedonin me Jezusin.


    5 Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe i tha Jezusit: ``Mėsues, pėr ne ėshtė mirė tė jemi kėtu; bėjmė, pra, tri ēadra: njė pėr ty, njė pėr Moisiun dhe njė pėr Elian!``.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Profeti Ilia nuk u ringjall pasi ringjallja presupozon vdekjen dhe profeti Ilia nuk vdiq ndonjehere por u ngjit ne qiell me karroce nga vete Perendia.

    Se dyti, nese juadizmi e ve theksin tek natyra fizike/natyrore, Islamizmi tek ana misherore, Krishterimi e ve theksin tek ana shpirterore. Te krishteret nuk kerkojne afrimin me Perendine duke zgjedhur ushqimin qe hane dhe duke i bere Perendise sakrifica gjaku sic benin judenjte. Te krishteret nuk kerkojne afrimin me Perendine as me pastertine trupore/mishore te trupit sic e kerkojne muslimanet. Te krishteret e kerkojne afrimin me Perendine ne nje nivel shpirteror pasi te krishteret nuk besojne ne profete si judenjte apo muslimanet, besojne tek Njeriu-Zot Jisu Krisht, Zoti qe eci mbi toke dhe u shpalosi gjithe njerezimit Trinine e Shenjte, natyren e vertete hyjnore.

    Nese do ta permblidhje besimin e Krishtere me nje fjali, kjo fjali eshte ajo qe te krishteret orthodhokse e zene ne goje ne cdo liturgji hyjnore qe mbahet ne Kishe: "Krishti ėshtė mes nesh!" "Eshte dhe do te jete gjithmone", i pergjigjet tjetri.

    Kjo nuk do te thote se Krishterimi eshte ne kundershtim me Dhiaten e Vjeter apo judaizmin apo islamizmin. Krishterimi eshte permbushja e plote e judaizmit pasi pas lindjes, vdekjes dhe ringjalljes se Krishtit, gjithe njerezimi deshmoi me sy ate qe profetet deshmonin me fjale: Zotin tonė Jisu Krisht qe jo vetem i solli rraces njerezore shpėtimin, por shpalosi edhe Perėndinė Triune dhe tė pandarė: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtė.

    Dhe kur profeti Ilia dhe profeti Moisi dolen ne krah te Jisuit kur ky u transfigurua ne mal duke shpalosur para dishepujve te tij te zgjedhur natyren tjeter e te pandarė tė Krishtit, natyrėn hyjnore, prania e profetėve vetėm sa vėrtetonte qe Biri i Perėndisė, ishte Biri i Perėndisė sė popullit tė Izraelit, ishte Zoti i Moisiut dhe Ilias. Ai nuk zbriti nė tokė pėr tė hedhur poshtė profetėt, por pėr tė pėrmbushur misionin dhe predikimet e tyre sic na e dėshmojnė shkrimet e shenjta.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-03-2006 mė 17:11

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Po keto?


    51 Dhe ja, veli i tempullit u shqye nė dy pjesė, nga maja e deri nė fund; toka u drodh dhe shkėmbinjtė u ēanė;

    52 varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn;.(Mateu 27)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Po keto?


    51 Dhe ja, veli i tempullit u shqye nė dy pjesė, nga maja e deri nė fund; toka u drodh dhe shkėmbinjtė u ēanė;

    52 varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn;.(Mateu 27)
    Qe ti kuptosh se si shenjtoret e Dhiates se Vjeter njohen ringjalljen me vdekjen e Krishtit, mjafton te lexosh apo degjosh orthodhokset kur kendojne ne nje zė ditėn e Pashkės sė Madhe:


    Krishti u ngjall sė vdekurėsh,
    me vdekjen, vdekjen shkeli
    dhe tė varrosurve,
    jetėn u fali!


    Vdekja dhe Ringjallja e Krishtit nuk perben nje Lajm te Mire Shpetimi vetem per ata njerez qe linden e vdiqen pas Krishtit, por per gjithe rracen njerezore qe nga fillimi i kohes e deri ne fund te saj. Krishti, Biri i Perėndisė i Vetėmlindur, Njeriu-Zot, Mesiah, Shpėtimtari, mban edhe emrin Adami i Ri, pasi vetem Krishti shpurri ne vend me sukses misionin e Adamit, njeriut te parė, i cili ra ne mėkat dhe dėshtoi ne misionin e tij. Misioni i Adamit dhe misteri i jetes se njeriut eshte hyrja ne kungim me Perėndinė dhe sjellja ne kungim me Perėndinė tė gjithė Krijesės.

    Albo

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Po keto?


    51 Dhe ja, veli i tempullit u shqye nė dy pjesė, nga maja e deri nė fund; toka u drodh dhe shkėmbinjtė u ēanė;

    52 varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn dhe tė dalė nga varret mbas ringjalljes sė Jezusit, hynė nė qytetin e shenjtė dhe iu shfaqėn shumėkujt” (Mateu 27:52-53). ;.(Mateu 27)

    Po po, ashtu eshte por e gjymtove fjalen e Mateut, ti nuk i the ashtu sikurse edhe shkruan ne ungjjllin sipas Mateut, e kam shenuar dhe ekam dalluar me ngjyre te kuqe ato fjalė qe ti i shkurtove, tani kur ta shkurtojsh fjalen kuptohet se edhe kuptimi saj humbet.


    Ja lexo mė poshtė dhe tani hajde te flasim:

    Pasi Jezusi vdiq, shpirti i tij zbriti nė Limp pėr tė ngushlluar tė drejtėn e Beslidhjes sė Vjetėr, tė cilėt pritnin t'ua ēelte dyert e Beslidhjes sė vjetėr...!

    Trupi i tij ndejti nė varr deri tė dielen; (krahaso 1. Pj 3;18-20): "Njėmend i vrarė nė trup, por i ngjallur me anė tė Shpirtit - nė tė edhe shkoj t'u predikoj shpirtrave nė burg, qė nuk u binden dikur".

    “Varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn dhe tė dalė nga varret mbas ringjalljes sė Jezusit, hynė nė qytetin e shenjtė dhe iu shfaqėn shumėkujt” (Mateu 27:52-53).

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi
    Nese lexon biblen do te gjesh qarte sipas saj se i pari njeri qe u ringjall ishte jezusi.
    jo or daj. Po te lexosh Biblen, njeriu i pare qe u ngjall ishte kusheriri i pare i Jezuit, Llazari. ..i ngjallur nga Jezui.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    jo or daj. Po te lexosh Biblen, njeriu i pare qe u ngjall ishte kusheriri i pare i Jezuit, Llazari. ..i ngjallur nga Jezui.
    Llazari nuk u "ringjall", Llazari u rikthye ne jete, qe jane dy gjera te ndryshme. Ringjallja nenkupton vdekjen ne kete bote dhe ringjalljen ne boten tjeter, ate bote qe ka krijuar Perendia per te gjithe sherbetoret e drejte te tij, qe ne na pelqen ta quajme Mbreterine Hyjnore ose Parajse.

    I pari nga rraca njerezore qe njohu ringjallje ishte kusari qe ishte kryqezuar ne krah te Krishtit i cili rrefeu besimin e tij tek Krishti, kur i tha se une e meritoj o Zot kryqezimin se kam bere shume paudhesi, por ti nuk e meriton se je i pafajshem.

    Kujtome o Zot edhe mua ne Mbreterine Tende!

    Keto jane fjale qe i sollen kusarit ne kryq shpetimin, pasi Krishti i tha qe ti do jesh sot me Mua ne Mbreterine e Atit Tim. Dhe kete lutje, te krishteret orthodhokse e kendojne ne forme lutje ne Kishe para se te marrin kungimin, duke kerkuar qe Perendia ti kujtoje ashtu sic kujtoi e shpetoi kusarin e penduar.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Llazari nuk u "ringjall", Llazari u rikthye ne jete, qe jane dy gjera te ndryshme.
    Nuk e kuptoj pėrse keni frikė tė pranoni se Llazari u ringjall! Po, ai ishte i vdekur dhe u ringjall. Pėrse? Sepse Jezusi ėshtė Jeta dhe Ai mund t'i japė Jetė atyre qė besojnė nė Jetėn. Jezusi ėshtė Ringjallja (Anastasi) dhe ai mund tė ringjallė tė gjithė ata qė besojnė nė Ringjalljen.

    Ē'ka kėtu pėr t'u habitur?! Sigurisht qė ata nuk e pranojnė Krishtin si Ringjallja dhe Jeta, nuk do shijojnė as njėrėn nga tė dyja.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Pershendetje!


    Eshte e vertete qe Llazari u ringjall i pari. Ketu ka nje ndryshim shume te madh dhe te rendesishem midis dy ringjalljeve.

    Llazari u ringjall por jo ne ringjalljen qe do i jepte atij jeten e perjeteshme. Ai do te vdiste perseri. Krishti u ringjall per te mos vdekur me, per te jetuar ne perjetesi. Ai eshte ringjallja dhe jeta dhe keshtu kushdo qe beson tek Krishti ka jeten e perjeteshme ne Te dhe nuk do te vdese kurre.



    Nen Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ringjallje kane ndodhur qe para Llazarit, qe ne kohen e profetit Elia,
    por ka dallim midis ringjalljeve dhe Ringjalljes.

    Te gjithe ata qe u ringjallen para Krishtit, po keshtu dhe pas tij, vdiqen serisht, ndersa Krishti jo vetem qe u ringjall, por Ai eshte vete Ringjallja.
    Ringjalljet e tjera ishin vetem "shenja" te Ringjalljes.

    Po keshtu, Trupi i Tij pas ringjalljes ishte nje trup i lavdishem.
    (Ai kalonte mes pengesave fizike, dukej dhe zhdukej ne shume vende etj...)

    Trupat e te krishtereve, pas ringjalljes se pergjitheshme, do te transformohen ne trupa te ngjashem me te Krishtit, gje qe nuk ndodhi me Llazarin apo me te tjeret qe u ringjallen.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dy natyrat e Krishtit, njerezorja dhe hyjnorja
    Nga Milkway nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 13:44
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Xheladin Hamza
    Nga riza2008 nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 12-09-2012, 04:54
  4. Kush u ringjall i pari (II)
    Nga Tannhauser nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 14:53
  5. per ata qe duan te njohin Perendine
    Nga i krishteri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2002, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •