Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Bibla e sqaron se moszbatimi i ligjit sjell vdekje dhe se zbatimi i urdherit te Zotit sjell jete.Pikerisht kete aludon dhe Jezusi kur thote une jam Jeta sepse ai qe zbaton ligjet e plotesuara prej tij do te jetoje.




    23 Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja, por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme

    9 sepse, pa ligj, mėkati ėshtė i vdekur. Dikur unė jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhėrimi, mėkati u ngjall dhe unė vdiqa,


    10 dhe urdhėrimi qė u dha pėr jetė, mė solli vdekjen.

    (Romaket)

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bibla e sqaron se moszbatimi i ligjit sjell vdekje dhe se zbatimi i urdherit te Zotit sjell jete.Pikerisht kete aludon dhe Jezusi kur thote une jam Jeta sepse ai qe zbaton ligjet e plotesuara prej tij do te jetoje.
    Nese Jisu Krishti nuk do te kish zbritur ne toke dhe te mos ishte Misheruar me anen e Shpirtit te Shenjte dhe Virgjereshes Mari, asnje njeri nuk do te njihte shpetimin per te cilin flet Jisu Krishti: kungimin e perjetshem me Perendine, natyren hyjnore.

    Nese do te ishte aq e thjeshte qe te njohesh shpetimin vetem me zbatimin e ligjit, Zoti nuk kish perse zbriste ne toke, nuk kish as pse kryqezohej, nuk kish as pse shkelte vdekjen, nuk kish pse as te ringjallej. Mjafton te bente te njejten gje qe bene profetet: tu predikonte me fjale njerezve urdherat dhe ligjet e Perendise. Nese vetem do tu thosh njerezve qe te ndjekin vetem urdherimet qe Zoti i dha Moisiut, asnje njeri nuk do te njihte shpetim. Absolutisht asnje. Shpetimi i qenies njerezore nuk eshte dicka qe mund te arrihet me "forcat tona" ose thjeshte duke "respektuar ligjin", shpetimi i qenies njerezore vjen vetem me ane te shkrirjes se vullnetit njerezor me Vullnetin Hyjnor, heqja dore nga kjo bote dhe ecja drejt Mbreterise se Qiellit.

    Jisu Krishti, Biri i Perendise erdhi per:

    a) shpalosjen e natyres hynore te Trinise se Shenjte gjithe njerezimit, ne menyre qe edhe ata qe nuk besuan fjalet e predikimit te profeteve, te mund te besonin Perendine e Gjalle qe po ecte mes tyre.

    b) clirimin e races njerezore nga barra e rende e mekatit qe nuk i le shpirtat e njerezve qe te ngjiten lart. Kete e beri duke perjetuar vuajtjet, perbuzjet, kryqezimin, vdekjen ashtu sic e perjetojne gjithe sherbetoret e Tij. Shkelja e Perendise mbi vdekjen e shkaterroi ate dhe hapi dyert e Mbreterise se Qiellit edhe per ata te drejte qe kishin vdekur, edhe per Adamin e Pare qe ra ne mekat dhe gjithe pasardhesit e tij qe kane lindur, kane vdekur, apo do te lindin e do te vdesin deri ne fund te jetes.

    c) Zbritjen e Shpirtit te Shenjte ne toke ne menyre qe te ndihmoje, udhezoje, mesoje, ngushelloje e shenjteroje te gjithe sherbetoret e Tij qe kane zgjedhur rrugen drejt qiellit. Shpirti i Shenjte eshte ai qe vepron ne Kishe dhe ushqen te gjithe shpirtrat e besimtareve me ushqimin shpirteror: trupin dhe gjakun e Krishtit pa te Cilin nuk ka jete shpirterore, ashtu si trupi fizik vdes pa ushqimin organik.

    Te treja keto perbejne Vullnetin e Trinise se Shenjte, qe eshte Vullneti i perbashket dhe i pandare i tre Personave qe ndajne te njejten natyre: natyren hyjnore: Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte.

    Judejte dhe muslimanet kane LIGJIN E SHKRUAR, te Krishteret kane Perendine e Gjalle mes tyre qe eshte nje deshmi e gjalle e se Vertetes, Rruges, Jetes. Dhe Jisu Krishti eshte i vetmia Rruge qe te sjell njohjen e se Vertetes, Jetes, kungimit me Atin Qiellor. Ringjallja e Tij perben permbushjen e Shkrimeve te Shenjta te profeteve ne Dhiaten e Vjeter dhe i dhuron njerezimit Udherrefyesin, Shpirtin e Shenjte qe zbriti mbi kryet e dishepujve te Tij si nje gjuhe e zjarrte.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-03-2006 mė 12:39

  3. #43
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Judejte dhe muslimanet kane LIGJIN E SHKRUAR, te Krishteret kane Perendine e Gjalle mes tyre qe eshte nje deshmi e gjalle e se Vertetes, Rruges, Jetes.
    Meditim interesant: Judejte dhe muslimanet kane LIGJIN E SHKRUAR, gjoja sikur te krishteret nuk kane asgje te shkruar. Ketu i bie se postuesi i mohon ungjijt, qe megjithate jane dokumente qe permbajne LIGJE dhe jane TE SHKRUARA.

    Pra, ku na qenka dallimi?!

    Dallimi na qenka ne ate se "te Krishteret kane Perendine e Gjalle mes tyre"..., qe mund te nenkuptoje se "Perendia e judejve (dhe i muslimaneve) paska vdekur".

    Keshtu e mohon edhe Dhjaten e Vjeter, lere me qe Dhjaten e re e zhvleresoi fare.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Meditim interesant: Judejte dhe muslimanet kane LIGJIN E SHKRUAR, gjoja sikur te krishteret nuk kane asgje te shkruar. Ketu i bie se postuesi i mohon ungjijt, qe megjithate jane dokumente qe permbajne LIGJE dhe jane TE SHKRUARA.
    Si judenjte, si muslimanet, si te krishteret qe e kerkojne shpetimin duke lexuar vetem Biblen apo Shkrimet e Shenjta, jane ne te njejten barke: barken e afrimit te Perendise nepermjet arsyes njerezore. Kjo do te thote qe njohja e Perendise per ta eshte nje njohje e kufizuar ne ate qe mund te shprehet me fjale, dhe ne ate qe mund te kuptohet me nje mendje njerezore. Por a mund te njihet Perendia me fjale dhe a mund te pretendosh te njohesh Krijuesin me mendjen e Krijeses?! Sigurisht qe jo.

    Ardhja e Jisu Krishtit, nuk e hedh poshte Shkrimin e Shenjte qe perfshin si Dhiaten e Vjeter, si Dhiaten e Re, por e permbush dhe jep jete Shkrimeve te Shenjta. Njerezit nuk kane me vetem nje manual se si te arrijne dicka, por kane edhe nje DRITE UDHERREFYESE, kane nje Zot qe zbriti nga qielli dhe jeton mes nesh jo si nje fjale e vdekur neper librat e shenjta, por si nje Fjale e Gjalle.

    Cili nxenes meson me shume, me mire dhe me shpejt, ai qe merr librin dhe e lexon i mbyllur ne nje dhome, apo ai qe e degjon mesimin nga goja e Atij qe e ka shkruajtur ate liber? Nxenesi i pare eshte me i prirur qe te nxjerri mesimet e gabuara nga ajo qe lexon, kurse i dyti ben per vete vetem ato mesime qe dalin nga goja e mesuesit dhe nga jeta e tij.

    Krishterimi nuk hedh poshte judaizmin, aspak. Krishterimi Orthodhoks e PERMBUSH dhe PLOTESON Judaizmin dhe te gjitha profecite e Dhiates se Vjeter. Vete Krishterimi nuk mund te kuptohet ne plotesine e vete pa bere lidhjen me judaizmin ashtu si judaizmi eshte nje besim i vdekur, i pajete, pa jeten e Jisu Krishtit.

    Perendia e Gjalle ecen mes njerezve dhe kushdo qe e kerkon do ta njohi. Por ka njerez qe ende kerkojne te gjejne Perendine vetem ne librat qe lexojne. Librat nuk perbejne nje njohje te Perendise se Gjalle, librat perbejne vetem nje udherrefim per te gjithe ata qe duan te njohin Perendine. Jane njerezit ata qe me vullnetin e tyre te lire hedhin hapa drejt njohjes se Perendise se Gjalle. Dhe kjo e vecon Krishterimin nga te gjitha besimet e tjera: Per te Krishterin besimi eshte i gjalle, personal, i prekshem.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-03-2006 mė 13:18

  5. #45
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Cili nxenes meson me shume, me mire dhe me shpejt, ai qe merr librin dhe e lexon i mbyllur ne nje dhome, apo ai qe e degjon mesimin nga goja e Atij qe e ka shkruajtur ate liber? Nxenesi i pare eshte me i prirur qe te nxjerri mesimet e gabuara nga ajo qe lexon, kurse i dyti ben per vete vetem ato mesime qe dalin nga goja e mesuesit dhe nga jeta e tij.
    Mesimi i fese behet domosdo behet nepermes mesimeve fetare, qofte nga librat, apo ligjeratat. Ekzistencen e Zotit e perceptojme nepermes Krijimit te tij, gjegjesisht nepermjet gjithckaje qe ka krijuar ne Univers, qofte edhe ne bukurine e nje fluture.

    Mirepo, pervec profeterve, te cileve Zoti u eshte drejtuar drejtepersedrejti apo nepermes engjejve, njerezve te tjere nuk u eshte dhene ky privilegj, ky lloj komunikimi. Prandaj, ne njerezit e thjeshte, nisemi nga logjika jone, nga shkrimet e shenjta, nga meditimet dhe nga pervojat jetesore per te arritur ne ate pike qe mund te quhet "njohja e Zotit".

    Keshtu sic e ke shkruar ate qe kam nenvizuar me siper, del qe ty (apo te krishtereve ne pergjithesi), vete Krishti u mban ligjerata ("mesime qe dalin nga goja e mesuesit" thua ti), gje qe e ben te panevojshme qe ju ta lexoni Biblen, meqe informata u servohet nga dora e pare.

    Rrjedhimisht, bazuar ne ate qe ke shkruar me siper, ju nuk paskeni aspak nevoje te citoni as Gjonin, as Mateun, as Lluken, as Markun, por te bazoheni vetem ne "mesimet qe dalin nga goja e mesuesit dhe nga jeta e tij", meqe pasket te integruar "bidirectional wireless connection" per te komunikuar direkt me Perendine dhe ai t'ua mesoje mesimet dhe detajet nga jeta e Tij.

    Me kete logjike, te tepert jane dishepujt, shenjterit e ndryshem, murgjit, prifterinjte, e kushdo tjeter qe ka lidhje me teologjine, meqe ju e pasket gjetur "shortcut"-in per tek diturite fetare, pa pasur nevoje per ta.

    Une si musliman krejt cka mund te bej eshte t'i drejtohem Zotit me lutje, pra te kerkoj nga Ai te me meshiroje, te me udhezoje ne rruge te drejte apo te me ndihmoje, por assesi nuk pres te marr "feedback" ne forme te ndonje "zeri" apo "vizioni" ne mendjen time qe te me thote dic konkrete per ndonje problem apo dileme timen konkrete.

    Mjaftohem me ate qe Zoti me ka dhene mendje, mundesi dhe liri qe t'i zgjeroj diturite per ta kerkuar te Verteten, pa pasur nevoje qe te me servohen gjerat me sistemin "celesi ne dore", drejteperserdrejti ne tru.

  6. #46
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Shiu
    Meditim interesant: Judejte dhe muslimanet kane LIGJIN E SHKRUAR, gjoja sikur te krishteret nuk kane asgje te shkruar. Ketu i bie se postuesi i mohon ungjijt, qe megjithate jane dokumente qe permbajne LIGJE dhe jane TE SHKRUARA.
    Ka disa koncepte qe duhen squaruar ne kete mes. Se pari ne kahun e Judejve, e Muslimaneve duhen futur edhe Protestantet, te cilet me moton e tyre 'sola scriptura' i ngjajne shume si Judejve ashtu edhe Myslimaneve. Te tre keto pale kujtojne se 'Shkrimi' eshte ne fakt nje 'revelacion' i zbritur nga lart pa propozim nga poshte. Si i tille ka pushtet juridik.

    Katoliket/Ortodokset, duke qene me te hershem e me te permbajtur ndaj tradites nuk futen ne kete kallep. Per ta, 'Shkrimi' eshte produkt i Kishes(lexo: komunitetit). Nuk eshte shpallje te ciles as presja nuk i hiqet. Eshte qendrim me i arsyeshem.

  7. #47
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Shiu
    Une si musliman krejt cka mund te bej eshte t'i drejtohem Zotit me lutje, pra te kerkoj nga Ai te me meshiroje.
    Absurditeti i ketij mentaliteti pershrkuhet bukur nga Friederich Nietzche. A thua se Krijuesi i Gjithesise qenka personalitet i cili mund te influencohet nga lutjet e nje krijese ne kend te humbur te gjithesise.

  8. #48
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese Jisu Krishti nuk do te kish zbritur ne toke dhe te mos ishte Misheruar me anen e Shpirtit te Shenjte dhe Virgjereshes Mari, asnje njeri nuk do te njihte shpetimin per te cilin flet Jisu Krishti: kungimin e perjetshem me Perendine, natyren hyjnore.
    Misherimi eshte shpikje e mevonshme.Asnjehere Jezusi nuk foli per te.Ju thoni qe ne barkun e njeriut pasi u be eshtra pastaj eshtrat u veshen me mish, pastaj ndejti 9 muaj ne barkun e maries ne mes te ujerave te femres dhe ne erresiren e barkut, pastaj lindi e jetoi duke ngrene e duke pire e duke mesuar, shkoi ne banjo, lahesh dhe pastrohesh, ecte dhe flinte, qante dhe qeshte .Ky ishte Zoti per ju?

    Ka llogjike besimi juaj se njeriu u be Zot ose Zoti u be njeri?

    Dashurine qe duhet te kete cdo person per Profetin Jezus nuk duhet qe ta shenderrojme ne politeizem me motivacionin hyjnizim nga dashuria.

    Nese do te ishte aq e thjeshte qe te njohesh shpetimin vetem me zbatimin e ligjit, Zoti nuk kish perse zbriste ne toke, nuk kish as pse kryqezohej, nuk kish as pse shkelte vdekjen, nuk kish pse as te ringjallej. Mjafton te bente te njejten gje qe bene profetet: tu predikonte me fjale njerezve urdherat dhe ligjet e Perendise. Nese vetem do tu thosh njerezve qe te ndjekin vetem urdherimet qe Zoti i dha Moisiut, asnje njeri nuk do te njihte shpetim. Absolutisht asnje. Shpetimi i qenies njerezore nuk eshte dicka qe mund te arrihet me "forcat tona" ose thjeshte duke "respektuar ligjin", shpetimi i qenies njerezore vjen vetem me ane te shkrirjes se vullnetit njerezor me Vullnetin Hyjnor, heqja dore nga kjo bote dhe ecja drejt Mbreterise se Qiellit.
    Gabimi fatal kristian eshte kur pranojne se Zoti zbriti ne toke .Ku thote Jezusi qe ai eshte Zoti qe ecte ne toke.Jezusi iu luste Zotit nate e dite ai deshmote se cdo gje e bente me ndihmen e Zotit pse juve e keqperdorni graden e tij si profet duke e hyjnizuar e duke e bere Zot.Jezusi ishte Mesia, profeti i derguar prej Zotit, ishte bir njeriu sic e thote dhe ai shpesh kur tregon per te ardhmen.

    "Kur te vije bir i njeriut".

    Ju si duket e keni lene biblen ne duart e prifterinjeve dhe degjoni vetem prediket e tyre.Une mendoj se nese do ta lexonit biblen me vemendje do ta besonit se Jezusi eshte profet dhe i derguar i Zotit.Te gjithe veprat qe ka bere Jezusi i kane bere dhe profete te tjere.Nese Jezusi lindi pa nje prind keshtu u krijua dhe Eva.


    Jisu Krishti, Biri i Perendise erdhi per:

    a) shpalosjen e natyres hynore te Trinise se Shenjte gjithe njerezimit, ne menyre qe edhe ata qe nuk besuan fjalet e predikimit te profeteve, te mund te besonin Perendine e Gjalle qe po ecte mes tyre.
    Trinia e shenjte eshte shpikje e mevonshme e krishterimit sikurse vete emri i tij.Historia deshmon se ne kohet e Jezusit ka pasur unitariane.Besues se Jezusi kishte natyre njerzore dhe ishte profet i Zotit.Biles ardhja e tij si profet profetizohet dhe ne pjese te tjera te bibles.

    b) clirimin e races njerezore nga barra e rende e mekatit qe nuk i le shpirtat e njerezve qe te ngjiten lart. Kete e beri duke perjetuar vuajtjet, perbuzjet, kryqezimin, vdekjen ashtu sic e perjetojne gjithe sherbetoret e Tij. Shkelja e Perendise mbi vdekjen e shkaterroi ate dhe hapi dyert e Mbreterise se Qiellit edhe per ata te drejte qe kishin vdekur, edhe per Adamin e Pare qe ra ne mekat dhe gjithe pasardhesit e tij qe kane lindur, kane vdekur, apo do te lindin e do te vdesin deri ne fund te jetes.
    Jezusi nuk cliroi asnje nga mekati perkundrazi ai shpesh here u predikonte njerzve zbatimin e ligjeve te Moisiut.Kete gje e shpiku pali i cili ndertoi dhe krishterimin si fe me filozofite e tij duke qene qe ne fillim ishte vrases i apostujve.Pali sipas bibles e mesonte nje engjell satanai dhe nuk e lente te thoshte te verteten rreth Jezusit.Pali ishte ai qe vendosi bazat e trinitetit kunder monoteizmit qe predikoi Jezusi.

    c) Zbritjen e Shpirtit te Shenjte ne toke ne menyre qe te ndihmoje, udhezoje, mesoje, ngushelloje e shenjteroje te gjithe sherbetoret e Tij qe kane zgjedhur rrugen drejt qiellit. Shpirti i Shenjte eshte ai qe vepron ne Kishe dhe ushqen te gjithe shpirtrat e besimtareve me ushqimin shpirteror: trupin dhe gjakun e Krishtit pa te Cilin nuk ka jete shpirterore, ashtu si trupi fizik vdes pa ushqimin organik.
    Shpirti i shenjte eshte engjelli gabriel.Lexo lindjen e Gjon Pagezorit tek Elizabeta.Kurse fryma e shenjte shpesh here ka kuptimin e frymezimit nga ana e Zotit.Frymezim do te thote inspirim i Zotit ne mendjen ose zemren tende per vepren qe do te kryesh.Shpesh here perdoret dhe per gjera te tjera.

    Te treja keto perbejne Vullnetin e Trinise se Shenjte, qe eshte Vullneti i perbashket dhe i pandare i tre Personave qe ndajne te njejten natyre: natyren hyjnore: Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte.
    Jezusi erdhi tek delet e humbura te Izraelit.Mirepo mbas ngjitjes se tij ne qiell .Palki mori flamurin e perhapjes se predikemeve te tij tek Grekerit te cilet para se te beheshin te krishtere ishin pagane dhe besonin ne shume idhuj dhe perendi.Filozofine e tyre te besimit paganist ato e futen ne fene krishtere dhe kjo ui vertetua ne keshillin e nikeas ne vitin 333.

    Judejte dhe muslimanet kane LIGJIN E SHKRUAR, te Krishteret kane Perendine e Gjalle mes tyre qe eshte nje deshmi e gjalle e se Vertetes, Rruges, Jetes. Dhe Jisu Krishti eshte i vetmia Rruge qe te sjell njohjen e se Vertetes, Jetes, kungimit me Atin Qiellor. Ringjallja e Tij perben permbushjen e Shkrimeve te Shenjta te profeteve ne Dhiaten e Vjeter dhe i dhuron njerezimit Udherrefyesin, Shpirtin e Shenjte qe zbriti mbi kryet e dishepujve te Tij si nje gjuhe e zjarrte.

    Albo
    Nese i themi se Pali qe dishepull atehere kjo eshte humbja e pare e kristianizmit.Pali as e pa asnjehere Jezusin me sy ne jeten e tij.E vetmja gje qe pali besoi ishte nje vegim per te cilin profetesia e Jezusit deshmon qe mos i besojme te tille njerzve.Gjuhet e zjarrta etj jane pjese te profecise qe Jezusi deklaroi qe nese dikush thote jam ne shkretetire apo ne shpelle mos i besoni sepse do bejne shume mrekulli duke mashtruar dhe te miret.


    Pervec Palit ai qe themeloi krishterimin tjeter ishte ai qe Jezusi e quajti Bir i Satanit dhe Jezusi profetizoi per ate qe do ta mohonte nga frika.


    Besoj se te gjitha keto ju dalin per ta zbarthur sadopak llogjiken tuaj dhe per ta rishikuar dhenjehere doktrinat qe ju servisin neper mediume kishtare.

  9. #49
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Pali dhe verteta e Jezusit


    2 Unė njoh njė njeri nė Krishtin, i cili, para katėrmbėdhjetė vjetėsh (a ishte nė trup, a ishte jashtė trupit, nuk e di; Perėndia e di), u rrėmbye gjer nė tė tretin qiell.

    3 Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perėndia e di),

    4 u rrėmbye nė parajsė dhe dėgjoi fjalė tė patregueshme, qė nuk ėshtė e lejuar tė thuhen nga njeri.5 Pėr atė njeri unė do tė krenohem, por nuk do tė krenohem pėr veten time, veē se pėr dobėsitė e mia.

    6 Edhe sikur tė doja tė krenohesha, nuk do tė isha i marrė, sepse do tė flisja tė vėrtetėn; por nuk e bėj kėtė, se mos ndonjė mė ēmon mė tepėr nga ajo qė mė sheh, a mė tepėr nga ajo qė dėgjon nga unė.

    7 Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, m'u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh.(2 Korintasve 12)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2005
    Postime
    137
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Besoj se te gjitha keto ju dalin per ta zbarthur sadopak llogjiken tuaj dhe per ta rishikuar dhenjehere doktrinat qe ju servisin neper mediume kishtare.

    Po, Muhameti eshte pa dyshim Njeriu i Allahut, se atij allahu ia kishte bėrė tė lejusheme edhe ne Paradis te vjedh.

    Ne Librin: Mohammed im Urteil seiner Zeitgenossen Faqw 18.lexova :

    Un isha me Profetin ne nje Fush me Gurgj te Zi...Ateher Ai me tha: Rri ketu gjer sa te vie mbrapa.
    Ai shkoi ne Terr te Nates gjer sa nuk u pa ma.

    Ateher ndigjova nje Za i cili gjithnje ishte ma i fort.
    Un u frigova,qe te mos i ndodh diqka e keqe Profetit, dhe deshta te shkoi te Ai, por mu kujtuan fjalet e tija: Rri ketu gjer sa te vie mbrapa.
    Un edhe prita gjer sa Ai u kethya.

    Un fola; dėgjova njė zė, i cili me frigoi.

    Profeti ju pergjegj: A e ke ndigjua?
    Un pergjegja: Po.
    Profeti tha: Ishte Gabrieli.erdhi dhe me tha-Kush nga kjo Shoqeri e jote vdes,shkon ne Paradis.
    Un e pyeta: Edhe nese Kurvnohet dhe Vjedh ?
    Profeti ju pergjegj: edhe ateher.

    Aspak nuk po quditem mbi Veprat e "Profetit" Muhamet.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dy natyrat e Krishtit, njerezorja dhe hyjnorja
    Nga Milkway nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 13:44
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Xheladin Hamza
    Nga riza2008 nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 12-09-2012, 04:54
  4. Kush u ringjall i pari (II)
    Nga Tannhauser nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 14:53
  5. per ata qe duan te njohin Perendine
    Nga i krishteri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2002, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •