7 vjet

Nė fillim, pėrkulja e kurrizit nuk bėhet qė ai tė mos thyhet. Kur nis pėrkulja ajo vjen prej keqkuptimit kolektiv. Nė historinė tonė mė tė re, janė tri raste tė pėrkuljes. Qė tė trija kanė filluar me keqkuptim. Qė tė tria kanė zgjatur nga 7 vjet. Deri nė vetėdijėsim, deri nė shpėrthim, i cili mė pas ndėrpritet nga njė keqkuptimi i ri.

Emancipimi dhe vetėdijėsimi politik nė Kosovė ngjante kryesisht nga pasojat e pėrjetuara. Nuk ėshtė se mungonte edukimi politik nė vendin tonė, mirėpo ai gjenerohej dhe dirigjohej nga pushteti i cili ishte pėrherė i huaj dhe asnjėherė demokratik. Sistemi i arsimimit dhe edukimit, mediat dhe kultura, ishin jo vetėm nėn ndikimin e politikave zyrtare por madje edhe tė kushtėzuara e pėrcaktuara nga ajo. Pushtetit nuk i mjaftonin tė dėgjueshmit dhe tė heshturit. Atij i nevojiteshin edhe reprodukuesit aktiv, ata qė e racionalizojnė sundimin e padrejtė ose me superioritetin e sundimtarėve ose me inferioritetin e tė sunduarve e zakonisht me tė dyja kėto. As sot nuk ėshtė aq ndryshe. Akterėt mund tė jenė (deri diku!) edhe tė ndryshėm, por mėnyra ėshtė po ajo. Sundimi politik nuk mbahet vetėm nga nėnshtrimi politik por edhe ai shoqėror. Elitat vendase duke flirtuar edhe me popullin edhe me pushtetin shėrbejnė si amortizatorė. Veēse e tėra ka njė kufi, pėrtej sė cilit nis rezistenca gjithnjė e mė e organizuar dhe mė masive. Zemrat e njerėzve gufojnė e mendjet u ziejnė. Jo aq nga aftėsia pėr tė parashikuar humnerėn qė avitet. Mbase, kurrizi e mban kokėn. Kurrizi qė s’ka se ku mė tė pėrkulet pėr tė mos u thyer i vetėdijėson njerėzit. E, barra mbi tė s’ka se si tė mos rėndohet ngaqė e tėrė loja bėhet nė llogari tė atij kurrizi.

Nė fillim, pėrkulja e kurrizit nuk bėhet qė ai tė mos thyhet. Kur nis pėrkulja ajo vjen prej keqkuptimit kolektiv. Nė historinė tonė mė tė re, janė tri raste tė pėrkuljes. Qė tė trija kanė filluar me keqkuptim. Qė tė tria kanė zgjatur nga 7 vjet. Deri nė vetėdijėsim, deri nė shpėrthim, i cili mė pas ndėrpritet nga njė keqkuptimi i ri. Pėrmirėsimi i dukshėm shpallet fitore e plotė, vrulli ndalet, proceset regresive pėrsėriten, gėnjeshtrat pėrsėriten, njerėzit pėrsėriten. Ēdo herė mendohej se u krye puna dhe ēdo herė ishim vetėm nė gjysmė tė rrugės. Vazhdimi ishte rifillim i dhembshėm. Ky cikėl matet me harresėn tonė. Ēuditėrisht, ai zgjat 7 vjet. Por, tė shkojmė radhazi.

1. Mė 1974, Kosovės i avansohet pozita e saj legale dhe juridike. Kosova bėhet me Kushtetutė tė saj. Asaj i njihet njė lloj subjektiviteti nė kuadėr tė ish federatės jugosllave, mirėpo – pėrveēqė njerėzit nė pushtet zgjedheshin gjithnjė nga lart – Kosova s’bėhet republikė dhe ende mbetet nė lidhje me Serbinė dhe nė kuadėr tė saj. Megjithatė, nė Kosovė ngjan euforia. Thuhet se Kosova u bė republikė por vetėm emrin tė tillė nuk e ka! Keqkuptimi fatal zuri rrėnjė. Nuk u kuptua se u fitua Kushtetuta pikėrisht qė tė mos fitohet Republika. Avansimi kishte qėllime parandaluese: Kosova nga njė koloni klasike siē ishte tė shndėrrohej nė njė koloni tė brendshme. U deshėn plot 7 vjet qė tė kalojnė pėr t’u krijuar masa kritike nė popull e cila do tė mundėsonte demonstratat e vitit 1981. U deshėn 7 vjet qė padrejtėsia dhe diskriminimi tė bėhen pakėnaqėsi qė shpėrthen.

2. Nė vitin 1990, kur pėrfundimisht u humb edhe ajo autonomi e brishtė dhe formale, u shpall Republika e Kosovės. Tash Kosova u bė me emrin Republikė, por kėsaj radhe mungonte pėrmbajtja. Dhe, ēfarė ngjan? Pėrmbajtja shpallet ēėshtje formale! Tė tjerėt tė na e njohin shtetin, dhe ata do tė na e njohin! Ne vetėm duhet tė jemi tė durueshėm, tė presim, meqė tė gjitha vuajtjet dhe humbjet janė kalimtare, janė ēmim i pėrkohshėm pėr atė tė pėrjetshmen e pashmangshme qė veēsa nuk ka ardhur! Aktrohej normaliteti, simulohej ai, mbi tė gjitha, nė mėnyrė qė tė mos vėreheshin aktrimi e simulimi. Imponohej besimi se si ne kosovarėt jemi mė tė menēurit ngase pėr dallim nga kroatėt, sllovenėt dhe boshnjakėt e evituam luftėn dhe gjakderdhjen. U desh qė sėrish tė kalojnė 7 vjet qė tė shihet se lufta nuk ėshtė evituar porse vetėm ėshtė shtyer pėr njė datė tjetėr.

3. Qershori i vitit 1999 ėshtė momenti i euforisė sė re qė e bėjnė tė tillė harresa dhe pėrjetimi i fuqishėm. NATO! Amerika! Evropa! Kishin shpėtuar shqiptarėt. Gėzimi i papėrmbajtur i bėri tė shkujdesshėm, harrestar dhe viktimė tė njė keqkuptimi tė ri. U shpall edhe njėherė ngadhėnjimi dhe suksesi i plotė. Ėndrra u shpall e pėrfunduar ngase e realizuar. Shpėtimi u interpretua si fitore e shumėpritur. Por, edhe kėsaj radhe, kishin mbetur vetėm edhe disa gjėra tė vockla pėr t’u bėrė. Gjithsesi, formale.

Nė vitin 2006 mbushen sėrish 7 vjet. Shpėtimi ėshtė fitore afatshkurtėr. Fitorja ėshtė shpėtim afatgjatė.


Prishtinė, 9 mars 2006