Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb U"-ja shqiptare dhe "P"-ja cirilike serbe, hajde të bëjmë llafe në Vjenë!- Shkruan Ag

    U"-ja shqiptare dhe "P"-ja cirilike serbe, hajde të bëjmë llafe në Vjenë!- Shkruan Agim Vuniqi

    Pala shqiptare vetëmashtohet dhe mashtron shqiptarët se ja është duke zhvilluar bisedimet e "barabarta" me delegacionin serb që për nga niveli institucional i përfaqësimit është nën çdo parashikim, pra çfarëdo pajtueshmërie eventuale që do të arrihej nuk ka ndonjë vlerë (ata kanë vetëm të drejtën "hajde të bëjmë llafe", për derisa nuk kanë asnjë të drejtë të firmosjes), meqë një grup këshilltarësh pa bazë konstitucionale bashkëbisedojnë me tërë elitën politike shqiptare, pozitë e opozitë, që ka pajtimin nga Grupi Negociator për bisedime, përbërja e të cilit është fuqizua nga parlamenti shumetnik i Kosovës

    Cili është pozicioni negocius i Kosovës (për çka duhet të negociojnë shqiptarët kur nuk kanë fuqinë juridike te implementimit të çfarëdo marrëveshjeje eventuale), duke mos përcaktuar fare nivelin e bisedimeve dhe qëllimin e tyre përfundimtarë (bashkëbisedim i këshilltarëve serb me delegacionin "D-8" të shqiptarëve) , dhe fundja çfarë përfitimi do të kenë shqiptarët nga këto bisedime, është pyetje që do përgjigje nga "D-8"-ja shqiptare.

    Edhe pse shqiptarët përballeshin me presionin për bisedime me palën serbe duket se patë sukses influenca e diplomacisë ruse në Grupin e Kontaktit për të pranuar bisedimet e drejtpërdrejta. Si ndodhi kjo është tërësisht e pakuptueshme, meqë formula ruse nënkupton ndërrimin e tezave atë të shfajësimit historik të palës serbe që shkatërrojë dhe djegu Kosovën, ngaqë serbët ishin ata që i shpallën luftë Bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s, duke inicuar dhe ngritur procedurën gjyqësore për ndjekje, ndaj liderëve botëror z.Klinton, z.Bler, Schreder..., dhe shumë liderëve botëror që dënuan politikën shfarosëse të "gospodarëve të krimit" (deri më tash nuk ka ndonjë informatë për tërheqjen e këtij procedurimi "marroq" gjyqësor), edhe për faktin që shqiptarët ishin të vetëdijshëm dhe unik se nuk ka negociata lidhur me statusin politik dhe diplomatik të Kosovës, meqë ajo e drejtë u takon vetëm qytetarëve lojal të Kosovës, ngase shqiptarët dhe NATO-ja fituan kuftën në Kosovë.

    Shqiptarët e serbët të ulur përballë njëri tjetrit në tavolinën e cila ishte përshtatur për bukuri (kishte formën e shkronjës "U" sipas alfabetit shqip, dhe atë "P" në cirilik, që i përgjigjet alfabetit serb), me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, edhe pse më heret mendohej se bisedimet do t’i përshtaten diplomacisë fluturuese "shuttle diplomacy", ngase shqiptarët shumë herë kishin pohuar se nuk do të përballen drejtpërsëdrejti me serbët. U harrua falja për viktimat mbi dhjetëmijëshe të shqiptarëve, u harruan paketimet e freskëta të kufomave me shqiptarë që dërgohen kohë pas kohe, varësisht, sipas vullnetit të palës serbe.

    Fundja, çfarë rëndësie ka e gjithë kjo kur serbët nuk pranojnë institucionet legjitime të Kosovës, bile nuk pranojnë as bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të tyre brenda institucioneve të zgjedhura nga vota e popullit, dhe si do të shtrojë ndikimin pushteti qendror (kur deri më tash nuk ishte në gjendje tës shpartallojë grupacionin paramilitar "rojet e urës" në Mitrovicë) në komunat serbe, të cilat do të kenë të drejtën e ndërtimit të infrastrukturës gjyqësore-të entitetit serbë, policinë etnike (të cilat janë institucionet themelore të shtrirjes së pushtetit territorial-jo kulturor), ngaqë realizimi i të drejtës për arsim dhe shëndetësi nuk është edhe aq i rëndësishëm, meqë edhe ashtu do të bëhen korigjime në sistemin arsimor dhe atë të shëndetësisë, duke balansuar shërbimet në sektorin publik dhe atë privat (ku do të rritet autonomia e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, dhe do të vendoset një kontroll më i madhë i qytetarëve mbi këto institucione-jo i partive politike, ngaqë bordet e shkollave duhet të zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes votës së lirë, jo të imponohet zgjiedhja e tyre nga ministritë, por nga ato duhet të bëhet konrolli në zbatimin e ligjshmërisë, apo aplikimi i ndonjë modeli të përafërt që do të ketë shtrirje në tërë Kosovën, jo vetëm në "enklavat" serbe që do të zyrtarizohen ligjësisht si komuna, produkt i bisedimeve), meqë edhe ashtu nuk do të përfaqësohet fare vullneti politik i popullit, përkundrazi nëpërkëmbet, dhe gëzimi i përçudshëm i delegacionit shqiptar se dolën fitues në raundin e parë të bisedimeve, të cilat janë realizuar jo për të fituar gjë shqiptarët, por për tu detyruar që të nënshkruajnë paqesisht coptimin e ardhshëm të Kosovës, dhe krijimin e një situate të re në terren "real politic" model i Kisingjerit për zgjidhjen e e konflikteve (meqë ndërkombëtarët BE-ja dhe amerikanët nuk janë të gatshëm të zvarrisin zgjidhjen e problemit të Kosovës, që do tu kushtonte shumë shtrenjtë dhe kohësisht do të zgjaste shumë, meqë deri më tash nuk ka pasur përgatitje serioze për gjetjen e formulës adekuate që do të plotësonte kërkesat e shqiptarëve, prandaj ata duke pretenduar që çështja e Kosovës të trajtohet si zgjidhje e veçantë, jo universale, qëllimisht nuk duan t'u ekspozohen debateve të stërzgjatura argumentuese: sovranitetit dhe vetëvendosjes, që patjetër do të kushtëzonte organizimin e konferencës ndërkombëtare për Kosovën, që do të kushtonte shumë shtrenjtë, por edhe për faktin se Kosova dhe amerikanët-NATO-ja, fitoi luftën, sigurisht jo për të degraduar statusin politik dhe diplomatik të Kosovës, përkundrazi për ta avansuar, prandaj detyrimisht duhet të imponohet zgjidhja përfundimtare që shprehë vullnetin e shumicës, që do të ishte shumë më e lehtë, më e lirë, dhe shumë më e arsyeshme), ngaqë më vonë detyrimisht do t’i shtërngonte shqiptarët që të pranojnë realitetet e reja gjatë fazës së implementimit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës. Eshtë i çuditshëm ky përbaltim i vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës, kur asgjë nuk ka ndryshuar në agjendën e Këshillit të Sigurimit, nuk ka ndryshuar fare rezoluta 1244 dhe çdo firmosje e tashme në tavolinën e bisedimeve do të ishte në përputhje me rezolutën në fjalë, ku Kosova (edhe pse formalisht) prejudikohet si territor që është nën juridiksionin ish-Jugosllav, tash serb. Kryeministri i Kosovës z. Kosumi i cili gjatë tërë debatimit (edhe pse debatohej për vendin e tij) në Këshillin e Sigurimit qëndrojë në karrikën e vëzhguesit-spektatorit, sigurisht e kuptojë më në fund se për t’u dëgjuar zëri në OKB duhet të kesh letërnjoftimin e shtetit nga i cili vjen, prandaj bisedimet e filluara ne mes të Prishtinës zyrtare dhe Beogradit pa u qartësuar fare se cili është pozicioni negocius i Kosovës (për çka duhet të negociojnë shqiptarët kur nuk kanë fuqinë juridike te implementimit të çfarëdo marreveshjeje eventuale), duke mos përcaktar fare nivelin e bisedimeve dhe qëllimin e tyre përfundimtarë (bashkëbisedim i këshilltarëve serb me delegacionin "D-8" të shqiptarëve) , dhe fundja çfarë përfitimi do të kenë shqiptarët nga këto bisedime, është pyetje që do përgjigje nga "D-8"-ja shqiptare.

    Nëqoftëse është arritur pajtimi në grupin e kontaktit që Kosova të fitojë pavarësinë, pse nuk i propozohet Këshillit të Sigurimit që të modifikohet rezoluta 1244, dhe të sponzorohet një rezolutë e re me të cilën do të definohen qartë kufijtë e Kosovës që sipas Kushtetutës së 74-ës, ishin kufijë të brendshëm në realacion me njësitë tjera ish federale (shqiptarët u detyruan me forcë t’i mbrojnë kufijtë, ashtu si edhe ish republikat tjera jugosllave, përveç Maqedonisë dhe Malit të Zi, pas një lufte vëtëmbrojtëse të UÇK-së në tokë, që u ndihmua dhe u jetësua plotësisht me intervenimin e NATO-s, duke angazhuar fluturaket që bombardonin caqet ushtarake të Serbisë) dhe që ata kufijë të pranohen ndërkombëtarisht si kufijë të jashtëm, formulë e pranuar dhe e zbatuar deri më tash për ish republikat jugosllave (pas luftërave të përgjakshme që shkatojë Sërbia duke instrumentalizuar ish-APJ-në, kundër të tjerëve, e paditur për gjenocid në gjykatën ndërkombëtare, nga boshnjakët ) tani shtete të pranuara ndërkombëtarisht në OKB, kështu do të zvoglohej pasiguria dhe skepticizmi i shqiptarëve që nuk do të rrudhet territori, dhe se çfarëdo marrëveshje për decentralizim do të ishte e vlefshme për rregullimin e brendshëm të pushtetit lokal, ngase çdo dokument që nënshkruhet në prezencën e ndërkombëtarëve detyrimisht duhet të rrespektohet. Si pra të pranohet fakti që shqiptarët të cilët ende nuk kanë fituar të drejtën ndërkombëtare të tapisë mbi territorine e Kosovës, të pranojnë të coptojnë tokat në të cilat jetojnë dhe janë të vendosur shqiptarët. Si të pranohet nënqmimi që policët serbë që vranë dhe masakruan shqiptarët, të rikthehen në Kosovë me bekimin e përfaqësuesve shqiptarë, bile duke mos pranuar të kërkojnë falje njerëzore për vuajtjet që ua shkaktuan shqiptarëve.

    Pala shqiptare vetëmashtohet dhe mashtron shqiptarët se ja është duke zhvilluar bisedimet e "barabarta" me delegacionin serb që për nga niveli institucional i përfaqësimit është nën çdo parashikim, pra çfarëdo pajtueshmërie eventuale që do të arrihej nuk ka ndonjë vlerë (ata kanë vetëm të drejtën "hajde të bëjmë llafe", për derisa nuk kanë asnjë të drejtë të firmosjes), meqë një grup këshilltarësh pa bazë konstitucionale bashkëbisedojnë me tërë elitën politike shqiptare, pozitë e opozitë, që ka pajtimin nga Grupi Negociator për bisedime, përbërja e të cilit është fuqizua nga parlamenti shumetnik i Kosovës.

    Shpresa në sytë e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga zyret e ndërtesës shumëkatëshe të OKB-së janë shpresa dhe zhgënjimi i shumë popujve në botë, meqë e drejta për të vendosur për të ardhmen e popujve është rezervuar vetëm për kombet-shtet, duke anashkaluar formulën e multietnicitetit (me të cilën eksperimentojnë me të drejtat e shqiptarëve duke aplikuar standarde të dyfishta, ngase kjo formulë do të duhej të implementohej edhe në Luginën e Preshevës dhe në Malësinë e Madhe dhe në Ulqinin me rrethinë, në Mal të Zi), duke mos qartësuar kush do të qeverisë me Kosovën në të ardhmen.

    Prandaj do te ishte i pranueshëm konstatimi se me Kosovën duhet të qeverisin qytetarët e saj përmes institucioneve demokratike të zgjedhura nga vota e popullit, duke pranuar plebishitin popullor të monitoruar nga BE-ja dhe SHBA-ja si mekanizëm të vetëm për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, që do të realizohej përmes përpilimit të Kushtetutës së re, të votuar nga qytetarët që do të pranohej ndërkombëtarisht, duke sankcionuar edhe të drejtat e minoriteteve në përmbajtje përmes procesit të decentralizimit (që do të fitojë në përmbajtje gjatë fazës së bisedimeve, dhe pas miratimit të Grupit Ndërkombëtarë dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së), dhe të avancimit ekonomik të komunave që plotësojnë standardet e multietnicitetit në zonat me popullatë të përzier.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    BISEDIMET E VJENËS – RREZIKOJNË TË ARDHMEN E KOSOVËS


    Shkruan: Sejdi Veseli


    Këto far t’i quajmë bisedime, të cilat kanë të bëjnë me të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, u përgatiten, u përzgjodh vendi i zhvillimit të tyre dhe thirren,sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, pa u konsultuar fare pala kosovare. Për të gjitha zhvillimet gjatë fazës përgatitore të këtyre far bisedimeve,ndërmjetësuesit e “pa anshëm” ndërkombëtar e njoftuan palën shqiptare, vetëm atëherë pasi i kishin harmonizuar qëndrimet e tyre në përputhje me kërkesat e
    Beogradit zyrtar. Këto sjellje të ndërmjetësuesve të matufosur ndërkombëtar nuk mund të konsiderohen ndryshe, pos injorim deri në shkallën e nënçmimit ndaj palës shqiptare, edhe pse dihet se ajo realisht e ka të drejtën për të negociuar dhe vendosur, vetëm në lidhje me përgatitjen e referendumit për vetëvendosje të popullit të kësaj krahine shqiptare, të ndarë dhunshëm nga tërësia e natyrshme e
    Shqipërisë Etnike,te aneksuar nga Serbia hegjemoniste dhe të çliruar nga lufta heroike dhe sakrificat sublime të bijve dhe bijave të tij nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mbështetur edhe nga Fuqia më e madhe e kohës NATO-ja. Zhvillimet rreth këtyre far bisedimeve po dëshmojnë, se kundërshtimi i vendosur ndaj këtyre far bisedimesh nga përfaqësuesit e dëshmuar të popullit shqiptarë, siç është Simboli i rezistencës Bacë Adem Demaçi dhe i disa subjekteve politike,
    siç është Lëvizja Vetëvendosje ishte i drejtë. Për të dëshmuar se kanë të drejta ata që kundërshtojnë këto far bisedimesh, ka argumente me bollëk. Por, megjithatë e vlen të theksohet, se përfundimi i këtyre far bisedimeve (gjoja teknike), për palën shqiptare do të jetë edhe një kapitullim.
    Parashtrohet pyetja, pse? Përgjigja e vetme dhe përmbledhëse do të ishte: sepse, delegacionit të
    shqiptarëve i është rezervuar pozita e pabarabartë, në raport me atë të palës serbijane.
    Por, pa marrë parasysh se kjo pabarazi shprehet në shumë drejtime, palës shqiptare, me siguri të magjepsur nga kamerat televizive dhe për hir të përgjegjshmërisë (lexo: servilizmit,mëditjet e larta...) ndaj faktorëve ndërkombëtar, kjo pozitë e pabarabartë (edhe pse shihet se është e inskenuar)
    nuk u bënë përshtypje. Për ndryshim nga pala serbijane, palës shqiptare i mungojnë kompetencat e
    domosdoshme vendimmarrëse dhe ekzekutive, për implementimin e obligimeve që do të dilnin nga ndonjë marrëveshje eventuale, qoftë ajo e imponuar nga ndërmjetësuesit e “pa anshëm” ndërkombëtar, si pasojë e pozitës së padefinuar statusore të vendit që e përfaqësojnë.Çka është edhe më keq, këto bisedime, jo vetëm se drejtohen dhe mbikëqyren nga faktori ndërkombëtar, ato zhvillohen ndërmjet dy palëve të cilat deri para pak kohësh ishin në luftë. Njëra palë (serbijane) ushtronte gjenocidin, ndërsa pala
    tjetër (shqiptare) mbrohej nga ky gjenocid, andaj edhe secila ulet para flamurit kombëtar të popullit(vendit) që e përfaqëson. Pala serbijane e dinë para cilit flamur do të ulet, ndërsa pala “shqiptare” e dresuar për t’u ulur para flamujve të huaj, nuk e ka të qartë, se prapa cilit flamur do të ulet, përballë palës serbe. Siç u pa, në këto bisedime pala “shqiptare” e nënçmoi vetën deri në atë shkallë, sa që ministrat e të ashtuquajturave IPVQ të Kosovës pranojnë të ulen si të barabartë për nga rangu edhe me këshilltarët e Tadiqit dhe Koshtunicës! Thënë me dashamirësi, sa nuk është bërë tepër vonë, të gjithë ata të cilët krekosen se janë të mandatuar me votën e lirë të shqiptarëve, do të duhej ta kuptojnë përfundimisht, se po vazhduan të marrin pjesë në këto far bisedimesh, pasojat për interesat legjitime të popullit të Kosovës, pashmangshëm do të jenë vështirë të riparueshme dhe me siguri nuk do të mund t’i ikni përgjegjësisë! Është momenti i fundit, që të mandatuarit e popullit t’i lënë anash interesat e tyre meskine dhe të vihen në shërbim të interesave legjitime të popullit që ua fali besimin me votën e tij, duke marr vendime të guximshme, ashtu siç veproi më në fund, para pak ditësh Ministri i Jashtëm shqiptar, Z. Besnik Mustafaj: -së pari për refuzimin e parevokueshëm për pjesëmarrje në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë, për të ardhmen e Kosovës. Nuk ka arsyetim më të qëndrueshëm për një vendim të tillë, se vullneti i më se dy milionë shqiptarëve. Vullnet ky i legjitimuar nga lufta e armatosur çlirimtare, të cilën u detyruan ta bëjnë, jo pse kishin pretendime territoriale ndaj trojeve etnike të popujve me të cilët kufizohen, por për t’u çliruar nga terrori i organizuar shtetëror i përmasave të gjenocidit i cili ushtrohej mbi ta nga pushtuesi serbo-çetnik. Kjo është një e vërtetë e pakontestueshme, e cila nuk mund të kontestohet as nga Bashkësia Ndërkombëtare, sepse ky terror i shtetit serbijanë u ushtrua ndaj shqiptarëve, para syve të saj;
    -së dyti për pezullimin e bisedimeve teknike me palën serbijane, derisa të organizohej dhe kryhej referendumi gjithë popullor i Kosovës për vetëvendosje. Natyrisht nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Është e ditur se këto bisedime do të parashtrohen si domosdoshmëri, pasi që nga Bashkësia Ndërkombëtare të pranoheshin rezultatet e referendumit gjithë popullor. Është momenti fundit që, si Bashkësia Ndërkombëtare, ashtu dhe servilet e saj vendor, t’ia vejnë gishtin kokës dhe të rishikojnë sjelljet e tyre në raport me shqiptarët , para se t’i kalojnë kufijtë e durimit të tyre, sepse po u kaluan këta kufij, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe vështirë të riparueshme! Pra, do të ishte në shërbim të interesit të përgjithshëm, jo vetëm të Ballkanit,
    që Bashkësia Ndërkombëtare t’u thotë stop veprimeve të disa qarqeve të saj, si dhe instruktorëve të tyre, që të bëjnë kujdes, mos ta sjellin punën për t’u bindur përfundimisht: -se nuk ka forcë e cila do të jetë e aftë për ta shtypur rezistencën e popullit shqiptar, në mbrojtje të interesave të tij legjitime, njerëzore dhe kombëtare; -se kanë përendur në pa kthim ato kohëra kur bëheshin pazarllëqe me të drejtat kombëtare dhe trojet etnike të shqiptarëve, sikur ato të ishin plaçka të
    thjeshta të tregut; -se rezistenca e shqiptarëve nuk do ndalet, për derisa nuk krijohen kushtet
    optimale për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të pa tjetërsueshme dhe të ligjshe, për t’u vetë përcaktuar dhe për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre dhe atë, vetëm në bazë të vullnetit të tyre të lirë!

    Prishtinë, me 20 mars 2006

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Letërsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •