Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 100
  1. #61
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    .....fiton egoizmi i cmendur.
    Egoizmi nuk fiton kurre land para dashurise se sinqerte dhe te paster.
    I ka pengesa...
    Dashuria nuk njeh egoizem..jo dashuria e vertete!
    "Carpe Diem"

  2. #62
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Egoizmi nuk fiton kurre land para dashurise se sinqerte dhe te paster.
    I ka pengesa...
    Dashuria nuk njeh egoizem..jo dashuria e vertete!
    Njeh di ana,me beso mua,ka shume qe preferojne pasurine,rehatine,dhe dashurise se vertete i thone go away...........dhe une keshtu mendoja si ty,por dhe dashuria me e forte thyet,si nje shkop i kalbur...............fiton gjithmone DIO DENARO........CHE TRISTEZA!!!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #63
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Njeh di ana,me beso mua,ka shume qe preferojne pasurine,rehatine,dhe dashurise se vertete i thone go away...........dhe une keshtu mendoja si ty,por dhe dashuria me e forte thyet,si nje shkop i kalbur...............fiton gjithmone DIO DENARO........CHE TRISTEZA!!!

    Njeh sepse ka qene e paster vetem nga nje ane dhe jo nga tjetra land...me vjen keq!
    E kam njohur dhe vete,ajo qe thyhet nuk eshte dashuria e te dy paleve njelloj!
    Beso te dashuria e vertete se do ta njohesh nje dite,besoje sado zhgenjim te kesh!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  4. #64
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Nuk mundem di ana,nuk mundem,jam i bindur qe dashuria e vertete nuk egziston,jo vetem tek une,por askund(eshte thjesht nje utopi).por dhe tek paraja nuk besoj(te pakten nuk e kam si qellim ne vetvete).
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #65
    problemet ne dashuri jane si puna e asaj llampes , qe here i vjen here i iken korenti .
    Me?? i always tell the truth even when i lie`

  6. #66
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Nuk mundem di ana,nuk mundem,jam i bindur qe dashuria e vertete nuk egziston,jo vetem tek une,por askund(eshte thjesht nje utopi).por dhe tek paraja nuk besoj(te pakten nuk e kam si qellim ne vetvete).

    Dashuria e vertete ekziston land dhe une jam e bindur qe ti do ta gjesh nje dite,eshte e veshtire per tu gjetur,ka perpara pengesa dhe zgjenjime,por une them qe ekziston....nuk duhet ta kerkosh,vjen vete!

    As une nuk besoj te paraja,pasi dashuria nuk blihet dhe as nuk shitet!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  7. #67
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga CrazyShakespear Lexo Postimin
    problemet ne dashuri jane si puna e asaj llampes , qe here i vjen here i iken korenti .
    Qe do te thote?!
    "Carpe Diem"

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e dantra
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    1

    edhe uno jam pothuajse e bindur...

    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Njeh di ana,me beso mua,ka shume qe preferojne pasurine,rehatine,dhe dashurise se vertete i thone go away...........dhe une keshtu mendoja si ty,por dhe dashuria me e forte thyet,si nje shkop i kalbur...............fiton gjithmone DIO DENARO........CHE TRISTEZA!!!

    ...qe dashuria ndoshta nuk eksiston........
    Nuk ka te beje me "DIO DENARO" por shpesh lejme mbas dore personat qe dashurojme...,jemi shume te sigurte tek dashuria e tjetrit sa qe harrojme ti dimostrojme dashurine tone...
    Dashuria eshte si nje lule qe po nuk e ujite thahet,vyshket dhe......non c'è più!
    atehere lind pyetja:
    eksiston dashuria e vertete o eksiston vetem pasioni?
    Ndryshuar për herë të fundit nga dantra : 09-02-2008 më 19:32 Arsyeja: pyetja

  9. #69
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    10 sjelljet që vrasin pasionin...

    Të zihesh pak dhe keq, t’i kushtosh pak kohë partnerit, të mos e pëlqesh veten, të mos besosh tek ai dhe ca zakone të këqija. Bëj këto dhe thuaji pasionit lamtumirë. Ose shmangi dhe shijo një jetë të lumtur në çift

    Të zihesh pak dhe keq, t’i kushtosh pak kohë partnerit, të mos e pëlqesh veten, të mos besosh tek ai dhe ca zakone të këqija. Bëj këto dhe thuaji pasionit lamtumirë. Ose shmangi dhe shijo një jetë të lumtur në çift


    1) Të mos zihesh: në përgjithësi, mendohet se çiftet që nuk debatojnë kurrë janë ata që shijojnë një raport perfekt. Por thuajse gjithmonë është e vërtetë e kundërta. Të mos zihesh sjell një largim të mundshëm nga partneri, sepse krijon thyerje e frustrim dhe kjo duket më së shumti edhe në marrëdhëniet seksuale. Në këtë rast, ekspertët këshillojnë që të kuptosh se çfarë dëshiron vërtet nga historia që je duke përjetuar dhe të bësh një listë që gjërave që të frymëzojnë më shumë.



    2) Të mos dish të zihesh: të diskutosh në mënyrën e gabuar, ndoshta duke e ofenduar tjetrin, mund të ketë efekte shkatërruese. Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit, do të duheshin pesë fraza të ëmbla për të kompensuar një ofendim. Dhe, duke analizuar sjelljen e disa çifteve gjatë zënkave, është e mundur të dallosh se cilët do të rezistojnë dhe cilët do të pëlcasin. Kur fyen, kalon në planin personal, shpjegojnë studiuesit, dhe vështirë se një ofendim i rëndë mund të harrohet.



    3) Mungesa e kohës: jeta e vrullshme na detyron të bëjmë gjithçka me vrap. Është e natyrshme që pas një dite të ngarkuar pune, kur ndodheni të dy në shtëpi, mezi prisni të shtriheni. Për të fjetur. Një sjellje e vërtetë “passion killer” që duhet korrigjuar menjëherë. Raporti duhet mbajtur më këmbë duke i kushtuar kohë marrëdhënies në çift, ndaj të paktën një herë në javë: një darkë romantike, një shishe verë, fikje e celularëve dhe, mbi të gjitha, ndalohet të flitet për problemet e shtëpisë.



    4) Pabesi mendore: të kesh miq të seksit të kundërt është mirë, por kur konfidenca e kalon masën, rrezikon të ngatërrohesh me këmbët e tua. Zakonisht, kjo është arsyeja kryesore që të vë më shumë në siklet dhe, për të dalë që këtu, duhet të fokusohesh vetëm tek partneri dhe të mos pranosh kurrë se po ndjen tërheqje ndaj dikujt tjetër.



    5) Mos të të pëlqejë vetja (kjo sigurisht që vlen kryesisht për ne femrat): ok, ke shtuar ca kile më shumë. Që ai të të shohë nudo, as që bëhet fjalë, të bëni seks jo e jo. Askush nuk të kërkon të transformohesh në një top model. Sigurisht që ai nuk do të ndihet i hipnotizuar nga linjat e tua të reja por, pa panik! Një regjim i rregull ushqimor dhe do të mund të hysh sërish në fundin e ngushtë që vishje vjet. Bli një palë të brendshme seksi, që do të theksojnë edhe më shumë pikat e tua të forta.



    6) Të mos u japësh rëndësi gjërave që, në fakt, janë vërtet të tilla (siç është për atë të gjejë këmishët e hekurosura dhe për ty shtëpinë e rregullt dhe të pastruar). Kjo do të ishte sinonim i mungesës së respektit. Bëj një listë të gjërave që ti bën për të e ai për ty dhe lëri të kuptojë se sa e çmon këtë ndihmë. Kërko të njëjtën gjë prej tij. Duhet mësuar loja në skuadër: të jesh çift nuk do të thotë të bësh gjithçka vetëm, por të konsultohesh sidomos për çështjet e rëndësishme.



    7) Zakonet acaruese: çorapet mbi dysheme, pasta e dhëmbëve e hapur, tapeti i bërë pis me këpucë, muzika deri në fund... që zakonisht bëhen shkak për një zënkë, që përfundon si mos më keq. Këshillë: bëjeni këtë bisedë kur të jeni të dy të çlodhur, duke i shpjeguar partnerit se sa të acaron kur bën një sjellje të caktuar. Bëj kujdes me përzgjedhjen e fjalëve: më mirë “unë” se sa “ti”. Pastaj kërkoji partnerit të bëjë listën e zakoneve të tua nervangritëse dhe dëgjoje ndërsa e radhit, pa e ndërprerë asnjë moment.



    8) Mungesa e besimit: kontrollimi i përhershëm i telefonit dhe i daljeve me të tjerë, qofshin këta edhe miq të ngushtë, është tregues i një pasigurie të thellë (shpesh e lidhur me eksperienca negative të mëparshme) dhe çon drejt e në ndarje. E vetmja rrugë shpëtimi është të flisni qartë me njëri-tjetrin dhe t’i bëni të qartë se nuk është ashtu siç mendon.



    9) Stresi: sipas një studimi, të bësh seks para një takimi të rëndësishëm pune ndihmon në uljen e tensionit. Por ndoshta e ke të pamundur të mos mendosh për gjërat që të shqetësojnë. Atëherë ndrysho dietë, duke eliminuar ushqimet që favorizojnë stresin dhe prefero ato që të japin energji.



    10) Rutina: kjo po që është vrasësja e pasionit. Në fillim mezi arrinit të shkëpusnit duart nga njëri-tjetri, kurse tani seksi është kthyer në mendimin e fundit. Dhe kjo, sepse synon ta konsiderosh si një rutinë. Mos mendoni për të arritur orgazmën, shpjegojnë mjekët, por përqendrohuni në përkëdheljet dhe në fund, shpërthimi dhe kënaqësia është e garantuar. Për të krijuar atmosferën e duhur, dërgoji partnerit mesazhe të nxehta, eksperimentoni pozicione të reja dhe bëni ndonjë lojë joshëse.

    Revista Jeta
    "Carpe Diem"

  10. #70
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si i thonë “të dua” në gjuhën e tij?

    Mos u ngrys kur partneri nuk e vë re mënyrën tënde të të thënit “faleminderit”, “më fal” dhe “të dua”, sepse ndoshta nuk ke zgjedhur gjuhën e përshtatshme. Bëj zgjedhjet e duhura duke nisur nga leximi i këtij manuali


    Mjaft me zënkat pa fund se kush e ka fajin. E dëgjon dhe në ëndërr atë gërr-mërr-in e pedantizmit, tek si molë gërryen kohën që kaloni bashkë? Çikërrimat fryhen dhe i marrin frymën një lidhjeje të paqtë? Kujtoni rastet kur dallgët uleshin me një rreze buzëqeshjeje që hapte pastaj tërë qiellin me gazin që ju kapte. Mbetet aq e lehtë, mjafton të mësosh ndonjë sekret më shumë, të duash t’i zbatosh dhe ndryshimin do e ndjeni në çdo dimension të lidhjes. Të mos ndërpresësh betejën sa të arrihet rezultati i barazimit, nuk është aspak taktikë e menduar mirë. Aq më tepër kur secili kujton se ai ka të drejtë t’i bjerë bilbilit përfundimtar. Nuk do të thotë se kur ngre flamurin e bardhë ke humbur, marrëdhënia nuk është luftë. Ama duhet dhe pak grintë. Rëndësi ka mos të të verbojë inati. Mund t’ia dalësh. Pa provo njëherë këto këshilla


    Dëgjo më shumë, fol më pak

    Komunikimi është 85 për qind dëgjim dhe 15 për qind të folur. Sa më pak përpiqesh për të folur pa dëgjuar aq më shumë e ndihmon komunikimin. Përpiquni të dilni nga shtëpia, për të ecur, mos merrni telefonat me vete dhe thjesht shih në sy partnerin tek të flet. Është shumë bukur në një lidhje të kuptosh se partneri të dëgjon.


    Seks: Thjesht mos e refuzo

    Shko me partnerin, edhe kur nuk do! Shpesh dëshira ngjallet më vonë. Kur ti e lë të vazhdojë, do ta gjesh veten duke e shijuar. Sa më shumë e provon seksin, aq më shumë trupi yt do ta dojë atë. Do ndjesh më shumë energji dhe sensualitet dhe partneri do ta vërë re këtë ndryshim seksual.


    Fshihi problemet e vogla

    Bën mirë që ca çështjeve të mos iu kthehesh. Nuk shmangen çështjet kyçe, por kur bëhet fjalë për vogëlsi të së përditshmes, çiftet e suksesshme kanë pranuar të injorojnë problemet e vogla. Nuk ia vlen t’i rëndosh gjërat duke këmbëngulur për të fituar çdo kauzë.


    Trajtoje dashurinë si një miqësi dhe ndjehu e lirë

    Çiftet më të lumtura e trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, afeksion dhe empati. Ata i zgjedhin fjalët me kujdes, duke shmangur ato sjelljet helmuese për jetën në çift: kritikat, pozicionin mbrojtës, mospërfilljet, mburojat, dhe ndihen të lidhur emocionalisht. Jep dashurinë që ti dëshiron të marrësh. Nxirr jashtë shumë dashuri dhe vlerësim dhe do të kthehet. Mënjano ankesat dhe llogaritë e tepërta dhe kështu do jetë dhe për ty.


    Për të ndryshuar lidhjen, ndrysho veten

    Shumicën e herëve ne mendojmë: unë kam të drejtë dhe ai po gabon. Duhet ta bind të ndryshojë. Po e vërteta është që po të ndryshojë njëri nga ju dhe lidhja me shqetësimet e saj do ndryshojë. Ti pretendoni pse duhet të ndryshojë unë? Po kur të mbushet mendja të bësh lëshimin e parë gjithmonë thua: “Pse prita kaq gjatë?”


    Mos e tepro me komente të ashpra

    Kur je e lodhur ose e frustruar, është e lehtë të rrëshqasësh në të qenit kritike me partnerin. Kujtohu, shprehjet apo sjelljet negative mbajnë shumë peshë. Sigurohu që për çdo veprim “të ashpër” të kryesh pesë veprime “të ëmbla” për ta balancuar: një prekje, një e qeshur, një puthje, një gjest dashurie, një kompliment.



    Lufto për dashurinë

    Thënë hapur, nuk ekziston ndonjë martesë e mirë, po që nuk ka pasur konflikt. Shumë njerëz përpiqen që të mos nisin konfliktin, po dy njerëz që jetojnë bashkë diku do përplasen. Po ta menaxhosh me kujdes dhe zgjuarsi, konflikti do t’i japë martesës një goditje energjike. Ti mund të kesh një marrëdhënie më të plotë dhe interesante.



    Seksi ka rëndësi, koha e kaluar bashkë ka dhe më shumë

    Shpesh përqendroheni në programimin e seksit, e zhvendosni në majën e prioriteteve dhe nuk dilni gjëkundi. Por, po të fokusoheni në kohën e kaluar bashkë, duke shkuar në kinema, duke punuar për një projekt bashkë, atëherë një jetë e mirë seksuale nuk do mungojë.


    Mos kërko medoemos dikë që e ka gabim dhe dikë që e ka mirë

    Është e lehtë të gjendesh në një betejë se kush ka të drejtë dhe kush gabim, por kjo ju pengon për të zgjidhur problemin. Askush nuk do ndëshkohet, po ta ketë gabim dhe as do marrë medalje po të ketë të drejtë, kështu që mos kërko të gjesh fajtorin, thjesht përpiquni të zgjidhni problemin.


    Fjalët janë si ushqimet- ushqeni njëri-tjetrin me më të mirat

    Shprehja e ndjenjave të buta dhe mirëkuptimit të njëri-tjetrit do komunikonte respekt dhe do e bënte partnerin të ndihej i dashuruar. Mund ta mohosh se ndodh kështu? Sigurisht që jo, prandaj investo në ushqimin e lidhjes.


    Mos e ki mendjen te barazia; përqendrohu te ndershmëria

    Nuk ka pse të jetë gjithçka 50 me 50. Të kesh ndjenjën që çdokush po bën atë që është e drejtë, dhe pse jo gjithmonë është e barabartë, e bën të lumtur një martesë. Kjo nuk aplikohet vetëm në punët e shtëpisë, po në vetë lidhjen tuaj.

    Mos harroni se keni qenë partnerë para se të ishit prindër. Po të keni fëmijë mos lini mënjanë lidhjen dhe marrëdhënien tuaj dhe të përqendroheni vetëm te fëmijët. Bëjeni lidhjen me njëri tjetrin- jo vetëm si prindër por dhe si të dashur – një prioritet.


    Shpërbleje me monedhën që ai njeh

    Secila prej nesh dëshiron që partneri ta shpërblejë për diçka që kemi bërë. Po kjo pagesë duhet bërë në monedhën që njohim. E njëjta vlen dhe për partnerin, sepse kur ti bën për ta falënderuar diçka që ai s’e vë re atëherë nuk ia ka vlejtur. Mundohu të zbulosh çfarë kërkon partneri dhe fol në gjuhën e tij.


    Mos harroni sukseset e lidhjes suaj

    Për të sjellë më të mirën në lidhjen tuaj duhet të fokusoheni te çfarë keni bërë si duhet në të kaluarën. Për shembull, në rast se po përpiqeni të ndryshoni zakonin e të grindurit shpesh, kujtoni rastet kur grindjet i keni përfunduar me humor ose në një mënyrë miqësore. Çdo çift ka një listë me përvoja kur ata kanë menaxhuar si duhet situatën dhe është e rëndësishme t’i mbash mend, se sa të përqendroheni në rastet kur zënkat kanë shkuar keq.


    Shihni situatat me sytë e njëri-tjetrit

    Shpesh konflikti lind duke e ngarkuar negativisht atë që bën partneri. Në vend që t’i thuash vetes se partneri është treguar kokëbosh dhe acarues, përpiqu që ta mendosh situatën sipas pikë vështrimit të tij. Pyet veten: ç’ka menduar? Veprimi nuk ndryshohet, por duke kuptuar arsyet, ndryshon këndvështrimi për problemin dhe e bën më të lehtë komunikimin rreth tij.


    Mbill besim dhe korr intimitet

    Çështjet e besimit janë si shkëndijat në një pyll të thatë, ti duhet të merresh me to sa më shpejt të jetë mundur, si kur është diçka e madhe, si një flirt apo diçka e vogël si ndarja e sekreteve martesore me mikeshën e ngushtë. Ju duhet t’i zhdukni arsyet për mungesën e besimit që të ndiheni të sigurt për t’i besuar njëri-tjetrit thellësisht.

    Revista "Jeta"
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 16-02-2008 më 20:51
    "Carpe Diem"

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deri ku do të arrinit për të mbijetuar?
    Nga LlaCiPaCi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 17:48
  2. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  3. Presidenti kthen mbrapsht ligjin mbi ushtrine
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •