Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 100
  1. #41
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Si ti kuptojmë problemet në dashuri?

    Pakenaqesija vetjake eshte arsyeja kryesore e shfaqjes se problemeve te dashurise...ti nuk me do aq sa te dua une!!...eshte shprehja me e thjeshte e frikes nga dashuria.
    Problemet fillojne te shfaqen atehere kur ju filloni te pyesni veten...Mos valle une e dua ate me shume sesa ai me do mua?..
    Ne kete moment ne fillojme te analizojme gjerat qe bejme per dashurine tone!
    Ne fillojme te analizojme menyren sesi ne e shprehim dashurine tone dhe sa energji po harxhojme per ta cuar ate perpara..Me pas pasi e kemi analizuar mire veten,ne perpiqemi te kuptojme nese parteneri po na pergjigjet me te njejten monedhe apo jo!!
    A po marrim dicka te ngjashme me ate qe po japim?
    Ne momentin qe ne fillojme te bejme krahasime te tilla,kemi filluar te largohemi nga marredhenia jone...ne nuk duam qe te dashurojme me shume nga sa na dashurojne!!!
    Vertet? Perse?

    Sepse ne kemi gjithmonefrike ,pasi mendojme se ata do te tallen me ne e do te na marrin neper kembe..
    Fokusohuni tek ajo qe beni e si ndiheni kur dashuroni...
    Per te kuptuar se ne cilin stad ka aritur marredhenia juaj duhet ti beni vetes pyetje te tilla...
    A ju ben te ndjeheni mire kur dashuroni dike dhe ai jua kthen me te njejten menyre?
    A prisni qe nqs doni dike,ai tju doje me cdo kusht?
    Nese po ,perse?
    A ndjeheni i dashuruar kur parteneri nuk eshte prane jush?
    Nese jo,perse?
    A po beni per te dashurin tuaj gjera qe ne te vertete nuk do te donit ti benit,por e ndieni qe eshte e nevojshme ti beni per ti pasur ata pas vetes?
    A po beni ndonje gje vecanerisht per ta duke pritur qe nje dite tua shperblejne?
    Cfare po prisni?
    A keni folur me partenerin per ato gjera qe ju bejnne te ndjeheni te dashuruar?


    NE NUK KEMI ME ASGJE TE PERBASHKET......
    Ju e dashuroni njeri tjetrin e kjo eshte arsyeja kryesore perse ju jeni bashke,por kohet e fundit duket se ka disa gjera te cilat nuk i keni me si me pare.
    Edhe pse kuptoheni mire,nuk dashuroheni me si ne fillim....
    Ju pelqeni librat e te shkoni per shetitje,ajo gjithmone ka deshire te udhetoje,ju pelqeni sportin,por vazhdoni te jeni te bindur per faktin qe martesa eshte nje sakrifice...
    Ju keni degjuar qe ne nje martese ju duhet te merrni dhe te jepni..
    Ju duhet te lini menjane interesat tuaja dhe te mendoni per te dy ,apo me teper per personin qe keni ne krah...Ju duhet te beheni kompromise???
    Por,kur ju duhet te hiqni dore nga gjerat qe ju pelqejne me shume per hir te marredhenies,ju nuk e kini kete force,prandaj hiqni dore dhe perfundoni se nuk keni asgje te perbashket!!!
    Nese keni mberritur deri ketu,do te thote se nuk keni me shance qe te riktheheni tek intimiteti dhe marredhenia qe keni patur me pare...

    PYETJET qe mund te beni ne te tilla raste jane...

    A kane ndryshuar gjerat qe nga takimi juaj i pare?
    A ndani cdo gje me partenerin tuaj ashtu sic benit me pare?
    Cfare do te ndodhte nqs ju do te beni gjerat qe ju pelqejne dhe parteneri juaj ato qe do ti pelqenin?
    Sa kohe keni per te shpenzuar me partenerin tuaj e per te vleresuar qe marredhenia juaj eshte e suksesshme?
    Cfare do te thote per ju te kesh interesa te diferencuara?
    A e shihni veten dhe partenerin si dy persona te ndryshem,qe kane zgjedhur te jene bashke,apo si nje detyrim per te qendruar bashke?
    A mendoni vertet se te dashurosh do te thote te sakrifikosh?Nese po ,perse???

    MUND TE BEJME DICKA..
    Sa here qe prekni nje teme te vecante,ndosh qe te shpertheje nje debat me te,shpesh ju perpiqeni ti evitoni keto tema te tilla,por nuk ia dilni dot.
    Ju ne fakt,nuk keni aspak deshire te ziheni e te konfliktoni me njeri tjetrin.
    Nje zenke do te thote,se gjerat ne lidhjen tuaj nuk po shkojne aspak mire dhe ,per me teper,ajo mund te degjeneroje deri aty sa ju te ndaheni nga njeri tjetri...
    Keshtu qe keni premisa shume te theksuara per te prishur e shkatarruar lidhjen tuaj...
    Me kalimin e kohes lista e gjerave dhe argumenteve qe nuk duhen prekur fillon e shtohet,aq sa duket se nuk ka me vend per te shtuar asgje tjeter..
    Keshtu per sa kohe lista e ceshtjeve qe duhen evituar shtohet,ju ndjeni se ka ardhur nje moment kur ju nuk mund te flisni e te bisedoni me me njeri tjetrin per pothuajse asgje pa debatuar!!!
    Ju e ndieni shume larg njeri tjetrin dhe te huaj...
    Ne keto momente mendja juaj fluturon per te imagjinuar qe edhe sa kohe do te mund te duroni nje gjendje te tille...
    Hendeku mes jush fillon te thellohet...ja disa pyetje qe mund tja beni vetes ne raste te tilla!!!
    A keni frike se mos lendoheni ne dashuri?
    A do te thote mosperputhja e mendimit mes dy njerezve se ndjenjat e tyre jane cenuar?Nese po,perse?
    Si mund te veproni ndryshe?
    Cfare mund te ndryshoni?
    A e kufizoni apo privoni veten nga gjera qe do ti benit me kenaqesi kur jeni me partenerin?
    Perse?Cfare do te ndodhte nese ju do ti linit ata te kuptonin se si jeni ju me te vertete,apo cfare do te benit ju?
    A eshte ndershmeria nje hap i gabuar ne lidhjen tuaj?Pse mendoni keshtu?

    Mundohuni qe te flisni me partenerin tuaj per shqetesimet e tij dhe tuajat,nderkohe qe ju nuk duhet te harroni se duhet te perqendroheni te ndjenjat tuaja e jo tek ajo qe i pelqen atij apo ketij!!
    Duhet te tregoni ate qe ju jeni ne te vertete,qe lidhja juaj te jete e sinqerte,e drejte dhe nje lidhje e vertete...
    Mesohuni qe te pranoni partenerin tuaj duke pranuar me pare veten tuaj....
    "Carpe Diem"

  2. #42
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mos eshte me e thjeshte te njohesh dike tjeter???

    Ka kaluar pak kohe qe kur ju keni filluar nje lidhje bashke dhe per fat te keq,nuk keni bere gje tjeter vetem se keni perfeksionuar metoden tuaj te mashtrimeve...
    Disa prej tyre kane qene te medha,nderkohe qe disa te tjera kane qene te vogla.
    Ne te vertete ,ju nuk eshte se keni genjyer,por me teper keni fshehur pak a shume ate qe ndieni e nuk i keni thene hapur ndjenjat tuaja...
    Qellimi i atyre genjeshtrave ka qene qe te mbroni veten dhe partenerin nga vuajtjet!!!
    Por tani duket se keto gjera ju kane bere shume normale dhe nuk mund te flisni hapur per to,pasi kani vendosur te zbatoni nje forme te tille komunikimi...
    Duket se gjeja me e lehte eshte qe te filloni nje lidhje te re me nje partener tjeter.
    Me nje njeri me te cilin nuk do te duhej te fillonit te justifikoheshit e te mashtronit,nje me te cilin do te mund te komunikonit pa pasur frike per asgje...
    Cfare pyetjesh do te benit ne te tilla raste?

    A eshte ndershmeria ne lidhjen tuaj nje hap i gabuar?
    A e besoni vertet nje gje te tille,pse?
    A keni guxim te thoni hapur ate qe mendoni?
    Cfare do te ndodhte nese ju do ta benit vertet nje gje te tille?
    Cila eshte gjeja me e keqe qe do te mund te ndodhte?
    A jeni ne gjendje ta perballoni ate?
    Perse,ose perse jo?
    Mundohuni te kuptoni se cila eshte ajo gje te ciles i druheni nese do te tregoheshit te ndershem me partenerin tuaj?

    Flisni me partenerin tuaj dhe tregojini atij se ju keni nevoje te tregoheni teresisht i ndershem ne kete lidhje dhe qe te te njejten gje prisni edhe nga ai.
    Perqendrohuni tek ajo qe ndieni ju,e jo tek ajo qe ndieni ju,e jo tek ajo se si sillet ai.
    Gjeni guximin qe ti tregoni atij se per cfare e keni genjyer.
    Perseritini vetes disa here....Te ndodhe ca te ndodhe,une dua qe te jem ne rregull...
    "Carpe Diem"

  3. #43
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Po te me dashuroje do te ......"

    Nje rol shume te rendesishem ne lidhjen e nje cifti,zene edhe gjerat qe ju prisni nga kjo lidhje,por qe ne te vertete nuk i thoni apo i shprehni hapur...
    Shume shpesh ju mendoni se nese parteneri do ti beje gjerat ashtu sic ju pelqen juve,apo ashtu si prisni ju qe ai ti beje,do te thote se ai kujdeset dhe interesohet per ju..
    Ne te tilla raste ndodh qe nese gjerat nuk behen ashtu si i doni apo prisni ju,filloni te mendoni me te keqijat e botes,e filloni te mendoni se gjerat po shkojne keq..
    Po a eshte kjo e vertete?
    Ja disa pyetje qe mund te beni ne situata te tilla...

    A duhet qe parteneri juaj te beje ato qe ju prisni ne menyre qe ju te ndjeheni te permbushur e te lumtur?
    Nese po,pse?
    A prisni qe parteneri juaj t,jua plotesoje te gjitha deshirat?Cfare do te benit nese ai nuk e ben kete gje?
    A keni vendosur rregulla ne lidhjen tuaj?Nese po cilat jane ato dhe pse?
    A mendoni ndonjehere ...ai duhet te...."?
    A mendoni ndonjehere me veten tuaj....Po te me dashuronte,ai do te bente kete,kete,kete...."?Nese po cilat jane ato ,kete,kete....."?
    A eshte e drejte?
    A mund te mendoni per ndonje situate,kur ju nuk keni bere ate qe te tjeret kane pritur nga ju?
    Pornai kani dashur ata njesoj si me pare,pavaresisht nga kjo gje?Perse nuk mendoni te njejten edhe per partenerin tuaj?

    Te duash dike,pavaresisht gjerave qe ai ben,i ben apo jo ato qe prisni ju prej tij,do te thote ta duash ate pa kushte...
    Testoni pritshmerite tuaja dhe beni mire,nese doni qe lidhja juaj te funksionoje,ti diskutani ato me partenerin tuaj...
    "Carpe Diem"

  4. #44
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Je si zihemi ne.....

    "Ta tregoj une ty!!!Do te injoroj!!!"
    Ahhhh.....menyra me me mire qe te besh nje person te vuaje ,eshte te tregohesh indiferent ndaj tij...
    Te mos tregosh asnje lloj onteresimi,apo te mos reagosh ndaj veprimeve apo mosveprimeve te tij,do et thote ta injorosh ate plotesisht.
    Nese nje person i pergjigjet nje reagimi tuaj?do te thote se ai interesohet per ju...nese atij nuk i ben pershtypje,do te thote se asgje nuk i intereson me te ju....
    Nese vertet do te me donte....do te mendonte dikush....do ti kishte bere pershtypje heshtja ime...
    Nese ju do te qendroni te heshtur,te tjeret do te kuptojne sesa ju kane lenduar...
    Ndoshta duke pare,se sa shume ju kane prekur,nuk do te veprojne me ashtu...
    Nese ju do te filloni ti injoroni ata,ata qe te jeni te sigurte qe do te perpiqen te tregohen me te kendshem me ju ,e do te perpiqen qe tju bejne per vete...
    Kjo tregon se ata ju duan vertete..
    "Carpe Diem"

  5. #45
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flisni hapur dhe pa dorashka


    Mundohuni ta keni shume te qarte ate qe po thoni e ta dini mire kuptimin e fjaleve tuaja..
    Heshtjen tuaj perdoreni per te thene..."tani do te te jap nje mesim te mire"...
    Nese parteneri juaj psh merzitet nese ju kaloni shume kohe para kompjuterit,do te benit mire qe te qendroni me shume para tij ne rastin ku jini te merzitur,qe ti tregoni atj se duhet te mesohet me kete ide...
    Keshtu,ju do te arrini ti tregoni atij se nuk duhet te kerkoje te jete aq i prere ne ato qe kerkon.
    Ju ,kur jeni te merzitur me nje sjellje te tijen,beni pikerisht ate qe atij nuk i pelqen,ne menyre qe te tregoni se ai nuk mund t,ju manipuloje kollaj...
    "Carpe Diem"

  6. #46
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ja disa ide te mira...

    Flisni hapur e shume sinqerisht.
    Testoni gjerat qe do te donit qe parteneri juaj ti bente ndryshe e me pas te vleresoni se cfare te mirash do tju vinin ju nga nje gje e tille...
    "Me lendove....tani eshte rradha ime.."Kjo nuk eshte gje e mire ,pasi ju ben qe te jeni hakmarres,gje qe ne vetevete nuk eshte e mire,por e rendesishme eshte qe ju ti jepni nje mesim te mire partenerit tuaj...Ju duhet ti beni ata te ndjejne dhimbjen qe ndjete edhe ju....
    Nese ju vuani nga nje sjellje e tij,do te kuptoni se edhe nese ju veproni ashtu,do ta beni ate te vuaje,ndaj kjo sherben edhe si eksperience per te permiresuar marredhenien tuaj...
    Merrni persiper te gjitha pergjegjesite per ato qe ndjeni...Kush eshte pergjegjesi nese ju ndjeni inat?
    Flisni da dorashka e diskutoni gjerat mes jush...
    "Carpe Diem"

  7. #47
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cili eshte mendimi juaj per keto probleme dhe si mund ti shmangim ato?

    respekte
    "Carpe Diem"

  8. #48
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Cili eshte mendimi juaj per keto probleme dhe si mund ti shmangim ato?

    respekte
    rrespekte per temen ...

    kushte eshte qe per nje lidhje bashkeshortore te jete e sukseshme ashkulli dhe femra te jen te ndershem ,dashuria eshte e pashmangshme poashtu edhe qendrueshmeria e saje eshte e fort...dhe femra ose mashkulli te mos kene qen te dashuruara para kesaj lidhje...te mos kete kontraks aftesish shkollore(te jen te dyte te shkolluar apo te arsimuar..e jo vetem njeri te jete i shkolluar , e tjetri jo)sepse nje njeri qe eshte i shkolluar ...me veshtire bie viktime e ndonje keqkuptimi apo keqinterpretimi te ndonje situate...ndersa nje i pa arsimuar ai nuk mund te kuptoje te arsimuarin si duhet ...ai person me shume keqkupton sesa kupton...

    kur te existojne keto kushte ne nje lidhje bashkeshortore ...edhe ofendimi konsiderohet - lavdate....urrejta shendrrohet ne dashuri....loti i pikllimit shendrrohet ne lot gezimi...armiqesia shendrrohet ne miqesi...edhe nese ma fute ndonje shpulle i them flm sepse existon mirqenja dhe dashuria qe nuk cenohet nga askush ...


    flm dhe rrespekte per temen...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #49
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shume i drejte gjykimi yt,do te ishte mire shume kjo qe thua ti,po ja qe nuk eshte perhere e tille,fatkeqesisht.!
    Flm per temen..


    respekte
    "Carpe Diem"

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e DESA
    Anëtarësuar
    17-06-2006
    Postime
    71

    Kur ndjej inat ...

    Kur ndjej inat ....nuk mund te mbaj heshtje dhe nuk e di a i mesoj atij nese me ka lenduar. Shpesh here kur ndjej inat qaj...

    "Merrni persiper te gjitha pergjegjesite per ato qe ndjeni ...kush eshte pergjegjesi nese ju ndjeni inat ?"

    Per momentin pergjegjesi i inat tim eshte nje person in trete qe besoj e influencon partnerin tim me energji negative. Nuk di c'fare te bej...e si ta shmang kete gje.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deri ku do të arrinit për të mbijetuar?
    Nga LlaCiPaCi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 17:48
  2. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  3. Presidenti kthen mbrapsht ligjin mbi ushtrine
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •