Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 100
  1. #81
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Rregulla të arta mbi komunikimin në çift

    Së pari, përpiquni të njihni veten tuaj, jini në dijeni të ndjenjave që keni përbrenda...

    •Përpiquni të kuptoni bashkëortin/bashkëshorten tuaj; mor prisni të jeni ju gjithmoni ju ai që duhet të kuptohet në çift...

    • Kuptoni që tashmë jeni të martuar, keni arritur në një moshë të tillë që ju vë para përgjegjësive më të mëdha...

    • Pas çdo problemi që mund të lind në çift, mos thoni kurrë “unë dalë dhe shkoj tek prindërit e mi” ose “marr xhaketën e ik nga shtëpia”. Përpiquni të jeni konstruktiv në forcimin e lidhjeve në familjen tuaj.

    • Në rast problemi, mos kërkoni një gjykatës që mbështet problemet tuaja. Gjeni dikë që nuk merret me personat, por me zgjidhjen e çështjeve...

    • Pasi të njihni njëri tjetrin, duhet të jeni në gjendje ti përgjigjeni situatës “Une e di se si duhet të sillem me bashkëshortin/bashkëshorten time në raste të caktuara, e di se duhet të komunikoj me të”...

    • Mendoni mirë se si çfarë dhe si do të thoni atë që mendoni. Mos harroni mentalitetin e bashkëshortit tuaj...

    • Mësoni të kërkoni ndjesë. Në momente të caktuara, rini larg ndjenjave të krenarisë...

    • Kërkoni ti zgjidhni problemet pa u mbledhur shumë. Mos kujtoni problemet e shkuara në çdo problem që mund të dalë...
    "Carpe Diem"

  2. #82
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Probleme në çift, si të kemi një "ti" dhe "unë" përveç "ne"

    Edhe pse një marrëdhënie mund të këtë një farë historie apo disa vite bashkë, zënkat e grindjet janë të pashmangshme, dhe ndonjëherë mund ta çojnë lidhjen drejt fundit të pashmangshëm.
    Të kesh projekte të përbashkëta, të jesh i aftë të përballosh stresin e përditshëm që mund të shkaktohet nga probleme ekonomike, shëndetësore, të dish të mënjanosh agresivitetin, të kesh një farë ironie, një farë lehtësie në të kapërcyerën e vështirësive dhe gjëja më e rëndësishme, është të ndash nevojat e çiftit nga ato të familjes. Në qoftë se familja ka nevojë për qëndrueshmëri, çifti, për të mos u mërzitur, duhet të ketë dhe një dozë të mirë durimi. Në përgjithësi, problemet nuk qëndrojnë te mosha, por tek vitet që kanë kaluar bashkë. Me fjalë të tjera, problemi është si të kemi një "ti" dhe "unë", përveç "ne". Tek të tridhjetat ka një ndryshim te modelet në çift, d.m.th. dëshira për të ndarë gjithçka me partnerin, mënyrën e të bërit të gjërave, të gjithë investimin në punën e tyre. Në praktikë kanë një model të tyrin romantik, por mendojnë për karrierën dhe kjo shpesh çon në krizë raportin. Kështu, kur njëri nga partnerët vendos të zhvendoset në një qytet tjetër me punë dhe tjetri vendos të mos e ndjekë. Tek të dyzetat problemi qëndron te një hapësirë autonome, pak hapësirë për "ai" dhe "ajo" të pavarur nga "ne". Për këtë arsye është e vështirë të vendosësh tek i njëjti person të gjitha cilësitë: në rastin e grave, për shembull, është burri i qëndrueshëm që jep gjërat kryesore dhe i dashuri që të bën të fluturosh. Por vjen një moment ku duket se marrëdhënia ka arritur në vijën e finishit. Ka disa shenja që e bëjnë atë të dallueshme, në mënyrë që të përgatiteni për fundin e pashmangshëm..
    1- Nuk ndihesh e lumtur kur je me të, ndihesh e stresuar, e mërzitur.
    2- Ti mendon shpesh për një ish-tëndin që ke pasur më parë, duke menduar se ke qenë më mirë me të.
    3- Ke brenda teje një dëshirë për të ndryshuar në të gjitha drejtimet, në dashuri; ke dëshirë të ikësh dhe të largohesh, të jetosh në një vend tjetër, të ndërrosh punë, të ndërrosh edhe partnerin.
    4- E shikon atë nën një këndvështrim tjetër. Të mërzit çdo gjë e tij, edhe për gjënë më të vogël nisni zënkat, si pse ka nisur të pijë çaj kur zakonisht pinte kafe, apo se e hap gojën si hipopotam kur qesh.
    5- Ndihesh gjithnjë edhe më e distancuar prej tij, psikologjikisht dhe fizikisht. Ke pak dëshirë të rrish me të, je si e shurdhër ndaj gjërave që të thotë. Përqafimet, përkëdheljet, puthjet bëhen gjithnjë edhe më të rralla. Dorë më dorë nuk rrini më shumë se një minutë, sepse justifikohesh se i ke duart e djersitura. Aktiviteti seksual në këtë fazë është një skandal i vërtetë, diçka shumë e shpejtë dhe me dhimbje.
    6- Marrëdhënia në krizë kthehet në një fiksim.
    7- Ti çdo ditë pyet veten se mos është vetëm një keqkuptim i përkohshëm që do të kalojë. Por sa më tepër mendon, aq më tepër lidhja juaj me të është gati drejt zgjidhjes ti thua: "Nuk e dua më".
    8- Ti nis e pyet prindërit, kolegët, të njohurit: "A bën vallë ai për mua?", "Ç'mendoni për të?". Dhe, nëse përgjigjet e tyre nuk të kënaqin, ti i drejtohesh astrologëve, magjistarëve të ndryshëm dhe ato të forcojnë bindjen se është koha e përshtatshme të ndahesh me të.

    Dëshira seksuale

    Problemi që qëndron në zemër të martesës moderne dhe arsyes së statistikave shumë të larta të divorceve, është se jeta familjare shkatërron dëshirën seksuale, pavarësisht se sa i dashuruar mund të jetë çifti. Me fjalë të tjera, seksi dhe martesa nuk janë gjithmonë të pajtueshme. Studiuesit shprehen se ekziston një paradoks mes nevojës për siguri, familjaritet dhe parashikueshmëri, të cilët kërkojmë në marrëdhëniet afatgjata, dhe fakti se erotizmi lulëzon me gjërat e reja, misterin dhe rrezikun. Krijon një tension mes nevojës sonë për siguri dhe për aventurë. Dashuri dhe dëshirë: janë të lidhura dhe bien ndesh. Disa studiues nga Belgjika argumentojnë se, ndryshe nga dashuria, ngacmimi seksual nuk luan me rregullat e qytetarisë së mirë. Ajo harliset me lojërat e pushtetit, avantazhet e padrejta, ndryshimet e rolit, manipulimeve joshëse dhe egërsive delikate.

    Mungesa e afrimitetit

    Ajo nga e cila njerëzit largohen është një ndjenjë e pajetë. E kundërta e lidhjes me dikë është kur shtrihesh pranë tij dhe përjeton vdekjen, dhe kjo është e tmerrshme. Por të gjithë çiftet ku ndjenja e dashurisë është fshehur kalojnë përmes kësaj. Ekspertët sugjerojnë se sekreti i suksesit martesor nuk është vetëm familjariteti, por t'i lesh edhe hapësirë partnerit. Kultura moderne na thotë vazhdimisht se zgjidhja e konfliktit mes dashurisë dhe dëshirës është rritja e afërsisë. Nëse flasim më shumë, do të ndajmë më shumë dhe do të komunikojmë më shumë, dhe kjo do të sjellë një marrëdhënie seksuale më të mirë. Jo vetëm mungesa e intimitetit frenon dëshirën seksuale, por edhe tepria e tij. Në jetën tonë dashurore duam afërsi, por dëshira seksuale ka nevojë për hapësirë. Nuk ka asgjë të keqe afërsia e ngushtë, por nuk është shenjë e mirë për erotizmin.

    Fillesat e një marrëdhënie

    Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhur, por fillimisht duhet të njihni veten. Të njihni mirë veten do të thotë të viheni në kontakt me esencën tuaj më intime, të zbuloni natyrën, objektivat, dëshirat, pikat tuaja të dobëta, kërkesat e parevokueshme dhe kufijtë e tolerancës, pra të dini kush jeni dhe ku doni të shkoni. Këto pika mund të jenë më pas të zbatueshme në kërkim të shokut që me të vërtetë ju përshtatet. Sa më shumë ta njihni dhe kuptoni veten, aq më të shumta do të jenë mundësitë e suksesit në lidhjen tuaj. Të njihni dhe të kuptoni veten nuk është shumë e vështirë, por kërkon kohë dhe energji. Mund ta bëni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrë pjesë në seminare, duke u këshilluar me një mjek, një astrolog, apo cilindo tjetër udhërrëfyes.

    "Tirana Observer"
    "Carpe Diem"

  3. #83
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndoshta po te kuptonim ne te vertete problemet ne dashuri,nuk do kishte kurre ndarje!
    Mbase ndonjehere jemi vete ne ata qe nuk duam ti kuptojme ato,pasi ashtu na leverdis per momentin...
    "Carpe Diem"

  4. #84
    Passion Maska e Lida54
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Në Francë.
    Postime
    115
    Si ti kuptojme problemet?

    Duke iu shmangur Diana dhe qendruar sa me larg tyre.Ne dashuri nuk ka problem,por vetem diskuptime dhe mirekuptime dhe mbi te gjitha respekt e ndarje te barabarte ndjenje.
    Les passionnés soulèvent le monde, et les sceptiques le laissent retomber.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2007
    Postime
    107
    besoj se eshte shume e lehte te kuptosh problemet ne dashuri ...ne fillim duket partneri/partnerja me i /e ftoht ...me kalimin e kohes rrallohen dhe telefonatat...ka keqkuptime....dhe ne fund vjen(larg qofte)ndarja,,,,,,grat kemi parandjenja te forta dhe i kapin shpejt keto gjera....

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qënë NDoNJëHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Ndonje Here Dhe URrejtja Eshte Dashuri .......

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Si ti kuptojmë problemet në dashuri?
    duke jetuar me te dita dites,
    pa u ndare as per nje Çast te vetem.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  8. #88
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin
    duke jetuar me te dita dites,
    pa u ndare as per nje Çast te vetem.
    Mese e vertete.....
    "Carpe Diem"

  9. #89
    Citim Postuar më parë nga Alicia Lexo Postimin
    Nese do arrinit te kthenit kohe mbrapsht, cilen lidhje, ndarje, fjale nuk do kishit thene/bere? Perse? Mos ndoshta njeriu kerkon gjithmone t'i afrohet perfeksionit?
    Une asnje gje nuk do kisha bere ndryshe. Mendoj se ne saje te pervojave te mia jetesore (qofshin dhe te keqia) une jam ky person qe jam sot.
    Nuk dua te gjykoj se si e mendon, por qe ta mendosh ne kete menyre, duhet ti kesh bere te gjitha gjerat mire dhe ndihesh mire se si je.

    Une per vete do deshiroja ta kthja jeten pas, dhe te mos beja 90% te gjerave qe kam bere ne total. Do kisha nje rjedhe tjeter ne jete.

    Teme e bukur

    Pershendetje
    Revolution 1848

  10. #90
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Do beja te njejtat gjera qe kam bere!
    https://www.behance.net/robberysk1100

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga Alicia Lexo Postimin
    Nese do arrinit te kthenit kohe mbrapsht, cilen lidhje, ndarje, fjale nuk do kishit thene/bere? Perse? Mos ndoshta njeriu kerkon gjithmone t'i afrohet perfeksionit?
    Une asnje gje nuk do kisha bere ndryshe. Mendoj se ne saje te pervojave te mia jetesore (qofshin dhe te keqia) une jam ky person qe jam sot.
    jane kaq shume gjera qe nuk do doja t'i perserisja... sepse ishin thjesht te panevojshme...

    flas ne pergjithesi e jo per ndonje lidhje te caktuar pasi per mua dashuria eshte kudo...
    Ndryshuar për herë të fundit nga uj me gaz : 29-03-2011 më 15:32
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  12. #92
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    yyy kaq shume gjera do ndryshoja sa nuk numerohen... tek e fundit e rendesishmja eshte te mesosh nga gabimet e bera dhe ti pranosh ato.

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    shume gjera do ti beja ndryshe tani;dhe jo si me perpara,do mendohesha 100 here pastaj te veproja
    por kur je shume e re te duket bota e jotja mor amon,fluturo gomori___po po flutoron por sic e ka theksuar dhe broken_smile e rendesishmja eshte te mesosh nga gabimet e bera
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  14. #94
    i/e regjistruar Maska e addela
    Anëtarësuar
    16-11-2010
    Vendndodhja
    Nqse. zemra jote do te ishte thyer,atehere ti do te kishe vdekur.Keshtu mbylle gojen..... Don't worry.....be happy....Pi pepsi.....behu sexy....
    Postime
    81
    po tu kthente mbrapsh koha gje qe sbehet sdo u martoja kaq shpejt,jo qe jam penuar po duhet te jesh e pregatitur per martese dhe duhet ta deshirosh me gjith shpirt e zemer martesen me ate person,i thone nje jete,duan ta duan te 2.ndryshojn shume gjona,dhe sidomos me e rendesishmja duet te jene te gjith njerezit dakort per martesen tende dhe jo te mallkojne nga mrapa,vetem kte sdo boja do rrija nfejes derisa tu qetesonin ujrat po kur prehet llafi nuk e ndryshon dot se te ecen ters thojne plakat.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nëse kthejmë kokën dhe shohim rrugën që kemi bërë,jo të gjitha gjërat i kemi bërë mirë dhe çdo njeri ka diçka për të ndrequr në atë rrugë.Por natyrisht që disa gjëra ikin dhe nuk kthehen.Nuk ke më kohë të rikuperosh ndaj njerzit duhet të jenë të kujdesshëm me jetën e tyre.Ajo ikën shumë shpejt.

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Nuk e di perse por te gjithe ata qe nuk do donin te kthenin kohen pas,me pretendimin sepse nuk do te ishin me ata qe jane, me duket sikur gjejne nje forme ngushelluese per egon e tyre, teksa kosntatojne pamundesine per te kthyer realisht kohen pas. ose akoma me keq, jane teper te dashuruar pas vetes.
    Po, jam krenar te pranoj qe do doja ta ktheja kohen pas e jo vetem per te korriguar gabimet, sepse jam i bindur qe korrigjuar ato do beja gjithsesi te tjera, por per te perjetuar ndjesi, emocione, te dridhura, qofshin ato edhe negative, por aq te thella sa qe ke fatin ti provosh vetem ne nje moshe te caktuar.

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nuk kam nevoje te kthehem prapa ,por po ................e shumezoj me dy ate qe kam bere..
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  18. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Alicia Lexo Postimin
    Nese do arrinit te kthenit kohe mbrapsht, cilen lidhje, ndarje, fjale nuk do kishit thene/bere? Perse?
    Une asnje gje nuk do kisha bere ndryshe. Mendoj se ne saje te pervojave te mia jetesore (qofshin dhe te keqia) une jam ky person qe jam sot.
    Do jem prap ai sepse njeriu e ka te shkruar ehe frym sa do te mer.Jet sprovash dhe PROVIMI.Do deshiroja te jem me i kohes e genjeja te shantazhoja te grabitja tamam te jem shqiptar bashkohor.

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    ....do desha te isha edhe njehere ne vit te pare universitet...dhe e dija une se cfare beja!

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    738

    Për: Nëse mund të kthenim kohën mbrapa..!!

    Do e ndryshoja timonin e jetës time në krah tjetër.
    Nuk do humbja kohë në një lidhje ku mungonte rrespekti e dashuria .

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Deri ku do të arrinit për të mbijetuar?
    Nga LlaCiPaCi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 17:48
  2. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  3. Presidenti kthen mbrapsht ligjin mbi ushtrine
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •