KOLAPSI ( SINKOPA )
Ç'është kolapsi (sinkopa, alivanosja)?
Humbje e shkurtër e vetëdijes me kohëzgjatje prej disa sekondave ose minutave.
Cili është shkaku?
Sinkopa ndodh si rezultat i asaj që truri nuk ka oksigjen të mjaftueshëm. Shkaku shpeshherë nuk është i njohur. Mund të bëhet fjalë për njërën që vijon:
Rrënia e përnjëhershme e tensionit të gjakut mund të sjellë gjer te sinkopa. Ajo mund të jetë e provokuar gjatë ngritjes së shpejtë në pozitë të drejtë.
Punë e mundimshme ose loja, posaçërisht nëse koha është e nxehtë.
Frymëmarrja e shpejtuar (hiperventilacioni).
Gjatë gjendjes së stresit dhe brengës i cili mund të veprojë në tensionin e gjakut.
Si reaksion i ndaj ndonjë ilaçi.
Kollitje e shprehur, dhembje gjatë urinimit ose lëvizje të dukshme të zorrëve.
Zgjatjes ose lakimit të shpejtë të kokës mënjanë.
Rrënja e sheqerit në gjak (i shpeshtë te njerëzit me diabet).
Alkohol, marihuanë, kokainë.
Shtypje e qafës (psh. Jaka e ashpër e ngushtë).
Dhembje e fortë gjatë lëndimeve, frika.
Probleme të zemrës, probleme me shtypjen e gjakut, sëmundje të ndryshme.
Kush mund ta fitojë sinkopën?
Sinkopa mund të ndodhë në cilën do moshë, por alivanosja përshkak të rrënjes së menjëherëshme të tensionit së gjakut është më e shpeshtë te personat më të moshuar.
Te fëmijët problemi më së shpeshti tejkalohet me rritjen.
Cilat janë simptomet?
Para se ,,të alivanoset” fëmija ndien dobësim ose dridhje, zbehet dhe mund të ankohet në ndjenjë të nxehtësisë, dhembje në bark ose çrregullime në të pamurit.
Çfarë nëse fëmija ndjen se do të alivanoset?
Ndjenja e alivanosjes ose ,,dridhjes” mund të jetë shenjë se fëmija i juaj do të alivanoset.
Në situatë të këtillë shtrijeni në tokë. Nëse nuk mund të shtrihet, uleni dhe le të lakohet nga para, le ta vendosi kokën mes duarve.
Ajroseni dhomën. Fëmija duhet të rrijë ose të ulet, derisa nuk ndjehet më mirë, le të drejtohet gradualisht.
A mundet të prevenohet kolapsi?
Nëse fëmija juaj ndjen se po alivanoset, uleni ose shtrijeni menjëherë.
Nëse është alivanosur edhe më parë, mësojeni që ti shmangi situatat të cilat sjellin deri te sinkopa. Le t'i shmangë ngritjet e menjëhershme. Më parë le të lëvizë dhe le t'i lëvizë këmbët e pastaj ngadalë le të drejtohet.
Kur ta thërrisni mjekun?
Thërrisni mjekun nëse mendoni se fëmija juaj është alivanosur si rezultat i reakcionit të barërave, problemeve të zemrës, diabetit.
Thërrisni mjekun nëse para se të alivanoset është ankuar në rrahje jo të rregullta të zemrës, dhembje të gjoksit frymëmarrje të shkurtuara, alivanosje e menjëhershme pa paralajmërime, çrregullim në të pamurit, marrjemendja ose vështirësi në të folurit.
Nëse është alivanosur pas lëndimit.
Thërrisni mjekun nëse fëmija juaj kolabon më tepër se një herë në muaj.
Nëse edhe anëtarë të tjerë të familjes kanë patur histori të kolapsit dhe vdekje të papritur.
Ku të paraqiteni për ndihmë?
Pedijatri i Juaj
Klinika për Sëmundje të fëmijëve, Ambulanca e Përgjithshme
Krijoni Kontakt