Ne nje qytet te vogel, jetonte nje njeri shume i pasur me emrin Xhavit.Ai kishte aktivitete tregtare te shumte, por me fitimprures kishte nje kantier ndertimi.Gjithcka Xhaviti e shikonte ne syrin e interesit material dhe per te arritur synimet e tij, perdorte cdo rruge te mundeshme.
Urdherat e tij kishin bere sa e sa zemra te tronditen, kishin bere nena e femije te qanin, sy te lotonin,dashuri te ndahen,shpirtera te vajtonin
Ketij njeriu te verbuar pas pasurise, edhe po ti falje gjysmen e botes nuk do te ngopej, por do te pyeste menjeherepo gjysmen tjeter kush e ka?
Megjithate kishte nje djale me zemer te bardhe si bora e porsarene, nje njeri me zemer te madhe, i edukuar ne forme te shkelqyer.Emri i tij ishte Enes dhe vetem mbiemrin kish te ngjashem me te atin i cili megjithese i lig, djalin nuk kishte pranuar ta beje si vetveten. E kishte derguar ne shkolle, dhe sapo kishte dale nje nder studentet me te mire ne fakultetin e Inxhinierise.Ishte miresia vete, nuk thone kot :nga ferra del trendafili.
Enesi tashme 23 vjecar kishte kohe qe njihej me nje vajze qe rrjedhte nga nje familje e varfer, Nadia quhej.Ishte bukuria vete.Me vetullat e saj te shendritshme si te ishin te veshura ne argjend, te gdhendura, si nje hene e ngrene, me nje fytyre rrumbullake, dhe nje nishan te madh qe kishte nen buze
Enesi e donte ate marresizht, e kush nuk mund ta donte kete perri, pervec atyre qe i kishte verbuar paraja.
Xhaviti megjithese e donte shume te birin, nuk mund te lejonte qe ai te martohej me nje vajze kaq te varfer.Ai kerkonte qe i biri te merrte nje vajze me pozite, te shkolluar e jo si Nadia e cila ishte shkeputur nga shkolla qe ne klase te 7-te kur i vdiq e jema.
Nadia jetonte me babane e saj te semure ne nje shtepi gjysem te shembur dhe askujt nuk i binte ndermend per te, pervec Enesit i cili per cdo dite do te trokiste ne deren e saj dhe do te merrte te shkruar listen e gjerave ditore qe i duheshin.
Qe te dy ata mendonin se po te ishin te vendosur ne kete dashuri nuk kishte force qe ti ndaje, madje edhe Xhaviti me ose pa dashje do pajtohej me kete vendim.
Nje dite Xhaviti i thote te birit: Biri im, ti tashme u rrite, u bere burre dhe duhet te behesh zot i vetvetes.Kam menduar te te nis larg ne nje udhtim pune.Une dalengadale po plakem dhe duhet te te mesoj shume gjera rreth biznesit qe shkolla nuk ti meson dot.Gjithcka qe kam eshte e jotja por ama kjo nuk do te thote qe ti te mos perpiqesh,ndaj behu gati qe pasneser te nisesh.
Enesi fillimisht u gezua qe me ne fund babai filloi te pranonte qe ai ishte nje i rritur, por gezimin e theu fytyra e bukur e Nadias e cila do ti mungonte gjate udhetimit te tij.
Rendi i merzitur ne shtepine e Nadias,dhe e vuri ate ne dijeni qe do te largohej per disa jave, pune tregtie, por ti mos u merzit, une do te jem gjithmone afer teje , zemra kurre nuk do te te harroje, gjuha ime do te jete a largur gjithmone ne permendjen e emrit tend Nadia, dhe ne gjume do te te enderroj vetem ty.
Ne fillim ajo, u merzit sepse Enesi ishte i vetmi njeri qe i gjendej ne cdo cast, dhe meqe nuk i dilte dot nga goja fjala ik pohoi me koke. Enesi e perqafoi fort dhe i rreshkiten lotet pike pike, sikur ta shikonte per te fundit here.
Ne momentin e ndarjes ai nuk harroi qe ti linte edhe disa te holla dhe ti premtonte se do bente cmos qe te kthehej sa me shpejt.
Nadia ashtu e hutuar sic ishte, mori ne dore parate dhe dicka deshi te nxjerre nga laringu, mirepo nuk e la Enesi.
Mos ma shto akoma merzine e dashur, eshte vetem ceshjte ditesh, une do kthehem dhe do te mendojme me gjate rreth marteses, te jetojme te ty te lumtur e te gezuar. Ne jemi te dy me nje shpirt, me nje zemer dhe nuk mund te jetojme larg njeri-tjetrit.Nuk te shoh dot te jetosh ne kete shtepi.Kjo eshte ndoshta shtepia me ne keqe qe ka qyteti por me e dashura per mua, pasi ketu jeton njeriu qe me sjell freski e lumturi, ketu jeton drita e syve te mi, te cilen duhet ta le te vetmuar per disa kohe.
Keto fjale tha Enesi dhe iku duke kthyer koken prapa cdo dy metra.
Edhe Nadia e percolli, me nje shikim te dhembshem dhe si padashje filluan ti rreshqasin lotet te cilet lagen nishanin e madh qe kishte nen buze.
Nga perlotja edhe faqet e kuqe si nje biskote u lagen, dhe loti qe pikonte gjithnje e me shume sikur i thosh:A ka me te rende se une? Rete e formuara nga lotet e Nadias u ngriten deri nė horizont dhe filluan te pikonin kudo mbi qytet,cdo pike loti qe pikonte lexohej , kishte nje kuptim te vecante, dhe te tera bulat e lotit formonin nje poezi ndarje qe e recitonte zemra e te dy te rinjve.
Ne u ndame ne erresire
Jeta ndarje ka
Porse zemra lamtumire
Zemres nuk i tha.
Do bashkohemi ne drite
Kete e dime mire
Prandaj zemer mos i thuaj
Zemres lamtumire.
Nderkohe, Enesi humbi ne kethese dhe Nadias i mbeti dora pershendetese lart e ngritur si te ishte statuje.
U fut brenda shtepise se vjeter,e cila tashme i dukej si varr, dhe kridhej ne trishtim.
Dicka te madhe mbante Nadia brenda gjoksit, dicka qe nuk mundi ta shprehe sa ishte Enesi aty.
Po e nderpres ketu, per ta rivazhduar kur te jem me i lire
Krijoni Kontakt