Një grup shkollarësh shqiptaro-kanadezë, me banim në Toronto, kanë kërkuar që edhe Paralamenti i Kanadas duhet të paraqesë një rezolutë të ngjashme me atë të kongresit amerikanë H. Res 28, për pavarësinë e Kosovës.
Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA
20 prill, 2004 -Toronto, ON: Nën udhëheqjes se ish-kongresmenit të njohur në bashkësinë shqiptare z. Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi) dhe Këshilltares për Çështje të Ballkanit znj. Shirli Klojs (Shirley Cloyes), Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka arritur që të bindë dy prej udhëheqësve kryesorë të politikës së jashtme të SHBA në Kongres, z. Henri Haid (Henry Hyde), ligjëvënës i shtetit Illinois dhe Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit Amerikan, dhe z. Tom Lantos, Demokratin Nr. 1 të Kalifornisë në këtë Komitet, që të paraqesin para Kongresit Amerikan Rezolutën Nr. 28 (H. Res. 28) që mbështet Pavarësinë e Kosovës dhe i kërkon SHBA (politikës së Jashtme) të njohë Pavarësinë e Kosovës Tani.
Është i një rëndësie të jashtëzakonshme të trajtohet fakti; se sa është e përfshirë e gjitha, bashkësia shqiptare në Amerikë e Kanada, për të e vlersuar fushatën për Pavarësimin e Kosovës me pergjegjësi të madhe kombëtare. Fushatë, e cila kjo ka arritur në fazën më të rëndësishme, duke u shoqëruar edhe me një peticion ndërkombetar, të nëshkruar deri tani nga qindramijra shqiptarë, anemban globit. Bashkësia shqiptare në Amerikë e Kanada në këtë mënyrë të vepruarit, po e përshpejton punën dhe veprimtarinë e saj në këtë drejtim. Pikërisht, javën e kaluar një grup përfaqsues i Lidhjes Shqiptaro-Kanadeze, nën drejtimin e shkollarëve Shqiptarë zhvilluan nje takim të rëndësishëm me Ministrin e Jashtëm Kanadez të nderuarin Uilliam Graham (William C. Graham). Me këtë rast Ministrit të Jashtëm Kanadez iu përcoll mendimi i rreth 25 mijë shqiptarëve të Ontarios dhe rreth 50 mijë shqiptarve të Kanadasë për pavarësinë e Kosovës. Zyrtari i lartë Kanadez e zhvilloi këtë takim në vazhdën e takimeve zgjedhore me përfaqësues të bashkësive Kanadeze të Boshnjakëve, Ukrainasve dhe Somalezëve.
Grupi përfaqsues përbëhej nga Fisnik Prishtina, Ismet Mirena, Luan Banka, Roland Isaj, Saimir Lolja, Sami Ademi e Visar Xhaferri. Gjatë bashkëbisedimit, Ministrit të Jashtëm Kanadez iu dorëzua edhe një letër-kërkesë e përgatitur me kujdes dhe e bashkëshoqëruar me letrën shoqëruese të firmosur nga Kongresmenët Henri Haid dhe Tom Lantosh dhe dokumentin H.Res.28. Letra e përcjellur me këtë rast Ministrit të Jashtëm kanadez parashtron kërkesën që edhe Parlamenti Kanadez të nxjerrë një Rezolutë të ngjashme me atë H.Res.28. Në letrën e tyre përcjellur Qeverisë Kanadese së pari falenderohet Qeveria Kanadeze, SHBA, NATO e OKB për ç’ka kanë bërë deri tani për çlirimin e Kosovës dhe rrugën drejt demokratizimit e statutit përfundimtar. Gjithashtu, ata vlerësuan Qeverinë Kanadeze për sistemin shtetëror të të drejtave dhe përgjegjësive, atë të sigurisë, tatimor dhe ambjentit. Më tej ata kanë arrirë që me anë të kësaj letre të spjegojnë disa arsye se pse ndodhi dhuna e muajit Mars në Kosovë, etj.
Ato pohuan se një Kosovë e qëndrueshme don të thotë një Europe Juglindore e qëndrueshme, që do të thotë një Europë e sigurtë, e cila do të thotë një Amerikë Veriore e sigurtë. Ato ritheksuan se historia Shqiptare është një listë e pafundme e lirisë fetare, e bashkëjetesës, arsimimit, përpjekjeve për jetën, e respektit për popujt e tjerë dhe kulturën e tyre, dhe etjes për zhvillim. Biles me këtë rast, u shpreh edhe dëshira që cilësitë shtetrore si në Kanada të investohen për shqiptarët në Europën Juglindore.
Qëllimi i shkollarëve shqiptarë në Toronto është që të punohet sa më shumë dhe të shfrytëzohet çdo takim me zyrtarët e lart Kanadezë për ndërkombëtarizmin e çeshtjes Shqiptare, me përparësi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës tani dhe gjetjen e mënyrave të frtytdhënëse për zgjidhjen e çështjes kombëtare e cila nuk është më vetëm problem i shqiptarëve, por edhe shteteve i shteteve të mëdha. Nëpërmjet këtij aktiviteti Dr. Saimir Lolja , thotë se iu përcjell shqiptarëve në botë mesazhin që nëpërmjet shoqatave të tyre të punojnë me politikanët e vendeve ku jetojnë që parlamentet e tyre të nxjerrin edhe ata nga një rezolutë të ngjashme me H.Res.28 të Kongresit Amerikan.
Ndërkohë që takime të tilla intensive të shqiptarve në disaporë, të paktën në ç'frado nivelin qofshin ato, po e fuqizojnë edhe më shumë vet rolin dhe pozitën e shqiptarve në këto vende . Ato janë kontribut i madh i çështjes kombëtare në relacionin vend-lindje - perendeim dhe dëshmojnë formalishtë, se sa i fuqishëm tani është zëri i shqiptarve në diasporë .
Prandaj, edhe "Qilimi" i pavarsisë së Kosovës shtruar nga Kongresmenët Henri Haid dhe Tom Lantosh patjetër duhet përgëzuar dhe falenderuar, përzemërsisht, për punën që po bëjnë për pamvarësimin e Kosovës dhe çeshtjen Shqiptare. Prandaj është në të mirën e të gjithë shqiptarve të shprehin respektin dhe ta mbështetin të gjithë këtë rrugë të pamvarësimit të Kosovës Tani. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga bota e qytetëruar po pranohet si çelësi i vetëm i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndëretnike në Europën Juglindore. Pavarësia e Kosovës gjykohet si një zgjidhje e pa diskutueshme, e cila duhet të njihet sa më parë nga qëndrat e vendosjes së këtyre problemeve, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Bashkimi Europian. Këta fuqi botërore tani kanë edhe rastin e shkëlqyer me Kosovën që ndërtojnë paqen në Europën JugLindore.
Krijoni Kontakt