Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Presidenti Moisiu nuk dekreton ligjin për legalizimet e ndërtimeve pa leje

    Presidenti Moisiu nuk dekreton ligjin per legalizimet e ndertimeve pa leje. E rikthen ne parlament per rishqyrtim


    Data e Publikimit: 17/03/2006

    Autori i Lajmit:
    E.M
    Presidenti i Republikes Alfred Moisiu nuk ka dekretuar ligjin për “Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje” duke ia rikthyer ate per rishqyrtim Kuvendit te Shqiperise. Sipas Mosiut ligji shproneson pronaret e ligjshem duke rene ndesh me nenin 41 te Kushtetutes qe garanton pronen private. Ligji në fjalë u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës parlamentare, pasi opozita kontestoi projektin e propozuar nga qeveria, që gjatë diskutimit në komisionet parlamentare.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    I paska be nder Berishes, Moisiu.

    Kur PD te votoje edhe nje here kete ligj, ata mbi 250 000 perfitues nga ky ligj do bejne be per koken e Sales.
    ----------

    Po te mos ishte Berisha more bir- do tregojne ata brez mbas brezi- kete shtepi nuk do e kishim sot. U ngriten ateher ne 2006 qe nga Presidenti, Opozita e majte, dhe deri tek levizja Mjaft kunder ligjit te legalizimeve, por shyqyr zotit qe ishte Sala dhe e fituam davane.

    Ama edhe ne votat per cdo votim Berishes ja jepnim pas kesaj

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    po mer Anti po, por si thuhet:" ne se do nje pune te behet sic duhet, duhet ta besh vete", e PD nuk e ben dote vete, se i ndahu votat me partite jarga "te djathta", qe tashme hapur kane fillu me nxjerre kicat (dhembet). Sot lexova se nuk i ben dot 71 vota Sala, se kelyshet sahan lepires do votojne kunder.
    Pregatitja per zgjedhje te parakoshme duhet te jete prioriteti i PD, dhe kete rradhe duhen jo 50 e ca , por 70 e ca deputete te PD qe ti mos i lepiet ***** Ndokes, Lesit dhe plerave te tjera parazitare.
    Me kete parlament nuk shkohet shume larg per ndryshime rrenjesore. Gjithmone do ti fusin shkopinj neper rrota.
    Po duket qarte se PD dhe Sala nuk kane fuqine e duhur dhe pse jane ne pushtet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tirana observer


    Kreu i shtetit: Ligji bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, si dhe me konventat evropiane

    Legalizimet, 4 pikat që kundërshtoi Moisiu

    Gerald BILBILI

    Presidenti Alfred Moisiu, kundërshtoi dje ligjin për Legalizimin e shtëpive pa leje në katër pika. Prona private dhe publike mbrohet njëlloj me ligj, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike si dhe çdo kush mund të përfitojë në një formë zhdëmtimi nga ky ligj. Këto janë arsyet mbi të cilat Moisiu ka dërguar edhe një herë ligjin e Legalizimeve për rishikim në Parlament. Mbas 20 ditësh, kreu i shtetit kundërshtoi ligjin e propozuar nga qeveria për zgjidhjen e kësaj çështjeje. "Tirana Observer" zbardh të plotë pikat e kundërshtuara nga Presidenti i Republikës.
    Pikat
    Janë katër pika kryesore që kanë detyruar kreun e shtetit, Alfred Moisiu, të rikthejë për rishqyrtim ligjin e Legalizimeve në Parlament. Pika e parë, e cila bie ndesh me projektligjin e miratuar një muaj më parë nga Parlamenti, është që prona private është e shenjtë dhe nuk mund të cenohet e drejta e pronarit të ligjshëm. Ligji i sapokthyer, në një farë mënyre sipas Moisiut, e shkel këtë të drejtë duke i dhënë prioritet më tepër pronarëve të rinj. Pika e dytë, ka të bëjë me barazinë para ligjit si për ish-pronarët ashtu edhe për pronarët e rinj ose përfituesit nga procesi i Legalizimeve. Në argumentet antikushtetues të këtij ligji, Moisiu ka renditur një nga nenet e këtij drafti, shumë të debatueshëm në debatet politike dhe me grupet e interesit siç është ai që bën fjalë për shpronësimin e pronave në zonat informale, regjistrimin e tyre në njësit vendore dhe kalimin më tej ata që i zotërojnë aktualisht. Kreu i shtetit theksoi se ky nen, i cili ka si përmbajtje shpronësimin kolektiv, është antikushtetues dhe cenon nenin 41 të dokumentit themelor të shtetit shqiptar për mbrojtjen e pronës private, pasi sipas Kushtetutës nuk autorizohet askush të shpronësojë pronarët, duke përjashtuar vetëm rastet për interes publik. "Ky është ndër pikat bazë të marra parasysh lidhur shpronësimet ose kufizimet e së drejtës së pronës", theksoi Moisiu. Sipas tij, kjo e fundit bie ndesh me ligjin e Legalizimeve, i cili vendos kufizime në këtë kompensim. Pika e fundit, e cila e evidenton këtë ligj si antikushtetues është neni 44 i Kushtetutës, i cili përcakton se kush do mund të zhdëmtohet në përputhje me ligjin nëse janë bërë shkelje nga organet shtetërore.
    Konsultimi
    Kryetari i shtetit përpara se të dërgonte projektligjin në dyert e Parlamentit është konsultuar me konstitucionalistë të njohur si Njazi Jaho, Rustem Gjata, Luan Omari, Sokol Berberi si dhe me grupet të interesit përfaqësues politik dhe të shoqërisë civile. Në letrën dërguar Kuvendit, Presidenti Moisiu kërkon konsensus sa më të gjerë për ligjin e Legalizimeve, me faktet politike dhe grupet e interesit. Presidenti i Republikës e konsideron mjaft të rëndësishme nevojën e domosdoshme për sigurimin e një konsensusi sa më të gjerë politik, si dhe me grupet e interesit për miratimin e një ligji të tillë. Ky konsensus do të kërkonte kohë dhe transparencë, por, Presidenti vlerëson se kjo do të ishte e nevojshme për të gjetur rrugën dhe mënyrën më të mirë të zgjidhjes së këtij problemi social dhe në çdo rast, pa prekur parimet kushtetuese dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

    Ahmet Sulstarova, nënkryetar i shoqatë "Pronësi me Drejtësi"
    Presidenti ka kryer detyrën e vetë kushtetuese në mbrojtje të Kushtetutës. Nuk është problemi se ktheu ligjin e Legalizimeve, por problemi është më kryesor, është mesazhi që i jep Presidenti gjithë pushteteve, ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit që shteti ligjor ka një ligj që është kryeligj, që është Kushtetuta. Çdo veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën është i pavlefshëm, aq më tepër që në detyrën e Presidentit dhe të Gjykatës Kushtetuese janë dy shtyllat, të cilat mbrojnë Kushtetutën.

    Petro Koçi
    Mendoj që është një veprim tjetër që tregon se kemi të bëjmë me një President Kushtetues dhe jo me një president kukull. Çështja e Legalizimit që lidhet ngushtë me çështjen e pronave në Shqipëri dhe kërkon një vendimmarrje politike që të ketë një konsensus të gjerë.

    Erion Veliaj
    Kjo ishte kërkesa jonë kryesore që ia adresuam pak ditë më parë Presidentit Moisiu, në një letër të hapur të bërë publike edhe nga mediat. Ne e konsiderojmë këtë hap të kreut të shtetit, si një veprim të përgjegjshëm që na rindez shpresën se në këtë vend ka ende institucione që i dëgjojnë kërkesat e qytetarëve.

    Opinione

    Sali Berisha, Kryeminister i Shqiperise
    Presidenti ka të drejtë të ushtrojë në liri të plotë kompetencat e tij kushtetuese dhe një nen i Kushtetutës i jep Presidentit të drejtën t'i rikthejë Parlamentit për shqyrtim ligje. Në këtë kontekst, është një proces tërësisht normal. Ligji i Legalizimeve është një ligj themelor për reformën. Mazhoranca i ka të gjitha votat për rivotimin e tij.

    Lulëzim Basha, ministri i Transportit
    Kthimi i draftit në Kuvend nuk duhet anashkaluar, ne do të shohim vërejtjet mbi bazën e të cilave Presidenti ka kthyer projektligjin. Këto procedura janë krejtësisht normale. Parlamenti do të shqyrtojë vërejtjet, por e rëndësishme është të lëvizim me shpejtësi, sepse vonimi i këtij procesi ka kosto.

    Neritan Ceka, presidenti i PAD-së
    Shpresojmë që pas kësaj, Kuvendi të kthehet në jetën e tij normale me një frymë më të madhe konsensusi edhe për sa i përket ligjeve shumë të rëndësishme siç janë ligji për Pronat, ligji për Legalizimin, i cili, pas kthimit nga Presidenti duhet të kalojë përsëri në Kuvendin e Shqipërisë dhe që kushtet e brendshme dhe të jashtme kërkojnë një punë më serioze dhe më patriotike.

    Neni 11
    1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
    2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
    3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.

    Neni 18
    1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
    2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
    3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.

    Neni 41
    1. E drejta e pronës private është e garantuar.
    2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.
    3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike.
    4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

    Neni 44
    Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kujtoni ju se kta qe po presin legalizimin votojne saliun?
    mir mir

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    brarov pse kush nuk eshte i mendimit te juaj a kush nuk e perkrah saliun i ofendoni njerezit,qka po doni si ne kohe te enverit me mendu vetem si te thot lideri i partis,e hajde 2007 ma shpejt
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ky eshte nje konflikt brenda te djathtes qe i ka votat ta kaloj kete ligj.

    PS e beri nje here kete ligje e nuk ka goje te flas e cfar te japi.[e ato grupet e interesit per te cilat u kthye ligji, jane jo ne PS e kane grupet e partite e tyre qe shumica te negocioj]

    Ironike Moisiu per te njejtat gjera qe kritikon ligjin e PD , te njejtin ligj e te njejtat pika ja kaloi PS me pare?! Po siduket Nanua ja gjeti koken Moisiut e dihet me se.

    Do ti bej mire PD ligji te ndryshohet, dhe Partia Republikane e pergezoj qe te vej pak moral nga e djathta te mos jete vetem lufte per karrike.

    E kete pakic bllokuse Partia Republikane ta perdor edhe per disa gjera te tjera qe PD duke pare vetem per karrike i ka shkelur , nje nga keto eshte dhe regjistrimi i popullsise qe Sala jau ka premtuar grekerve.

    Eshte mire qe brenda te djathtes te vendoset pak moral e te drejtohen pak gjerat, e PR e Mediu qe ka qene deri tani politikan serioz do marr dhe pergjegjesite e meritat per kete, e eshte shanci e oportuniteti per te, po dhe per kualicionin e djathte qe vetem do fitoj nga keto.

    Ketu flas me teper per politik me moral, qe ve ato ne fillim e qe nga kjo perfiton simpatine e voten me vone, e jo per njerez si Lehesi e Ndoka qe vene nga fryne era.


    NQS dikush nga e djathta ndermer nje hap te drejte e moral per te ndryshuar dicka ne interes te se djathtes, duhet perkrahur, nga perkrahesit e ketij kualicioni, se vetem te mire i ben atij.

    Ka disa pika, sic thashe dhe mesiper, ku Saliu eshte i kondicionuar, a i lidhur a ka bere o do te bej nje hap te keq per te djathten e eshte normale , duke mbajtur nje qendrim te drejte e moral keto te korigjohen e ska asnje gje te keqe, e ne cdo vend te botes keto ndodhin brenda nje kualicioni e jane te nevojshme .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 19-03-2006 më 10:08
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Presidenti Moisiu mbledh homologët e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •