Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    LSI i bashkohet koalicionit të majtë

    Aleanca e re PS-LSI , marreveshje mes partive per bllokimin e presidentit

    Nga Altin Kreka


    TIRANE (17 Mars)- Armiqte e vjeter te se njejtes familje jane drejt nje afrimi te shpejte mes tyre. Katalizatori i aleances se re PS-LSI duket se eshte menyra e sjelljes se mazhorances aktuale ndaj opozites. Shume shpejt te dyja partite do te arrijne nje marreveshje e cila do te kete si synim terheqjen edhe te opozitareve te tjere. Qellimi i marreveshjes eshte bashkepunimi per zgjedhjet e reja per pushtetin vendor si dhe krijimi i nje blloku opozitar per te penguar mazhorancen e drejtuar nga PD qe te mbledhe 84 vota per te zgjedhur presidentin e ri te vendit pas mbarimit te mandatit te presidentit Moisiu. Kjo marreveshje eshte arritur pasi secila nga palet bene leshimet perkatese.
    Leshimet
    Frika ne PS ishte qe Berisha do te shfrytezonte LSI dhe deputetet e kesaj partie per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Kryeministri e deklaroi synimin e tij kur tha muaj me pare se “presidenti i takon opozites”. Planin per te shkaktuar zgjedhje te reja te parakohshme ne vend ne 2007 mund ta shkateronte nje levizje e LSI e cila mund te propozonte nje nga emrat e saj si president te ri te vendit. Kete situate duket se e shfrytezoi mire LSI e cila edhe pse ishte perfshire ne retoriken e ngurte me PS arriti te tejkalonte kete faze dhe te parashtronte synimet e saj, te cilat u bene edhe leshime te PS.
    Komisioneri
    Ka kohe qe emrat nga LSI nuk e permendin pakenaqesine qe kane ndaj faktit se PS nuk heq dore nga e drejta e vetos ne komisionin qe do te formohet dhe qe do te merret me reformen zgjedhore ne vend. Vetoja e PS mund te jete rezultative per LSI e cila edhe me pare ka kerkuar me ngulm pranine e nje komisioneri te saj ne komisionet e votimeve. Kjo kerkese e LSI nuk u pranua as nga PS dhe as nga PD gjate reformes zgjedhore para zgjedhjeve te 3 korrikut. Por per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor PS ka shume ne dore per te ndihmuar LSI ne rritjen e forces se saj ne procesin e kontrollit dhe numerimit te votave diten e zgjedhjeve. Kjo skeme aleance do te sillte edhe nje shtim te te majteve ne komisionet zgjedhore gje qe do ti jepte me shume garanci ketyre partive ne mbrojtjen e votave te tyre. Edhe pse aleati me i ngushte i PS eshte PSD, socialistet duket se s’kane asnje problem me partine e Gjinushit dhe synojne qe te arrijne nje marreveshje sa me pozitive me LSI.

    Marreveshja pritet te realizohet se shpejti sepse LSI e cila e di shqetesimin e PS ka kerkuar vete e para nenshkrimin e nje dokumenti ku te gjitha palet te angazhohen per te mos lejuar mazhorancen te siguroje 84 vota ne Kuvend per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Moszgjedhja do te sillte nje krize te thelle politike dhe sipas Kushtetutes duhet te mbahen zgjedhjet e reja ne vend. Megjithate kjo skeme deri me tani eshte menduar pa marre parasysh ndonje levizje te ish-kryetarit te PS, Fatos Nano dhe mbeshtetese te tij brenda grupit parlamentar te socialisteve. Prej javesh LSI s’eshte me duke ndjere presionin e socialisteve te cilet kane mundur te shkepusin disa prej anetareve te partise se Metes duke krijuar ne publik idene se LSI po shperbehet.

    Keto duket se jane disa nga elementet e marreveshjes se heshtur e cila per ceshtje ditesh pritet te formalizohet me nje dokument te shkruar. Pas saj nisin me pas negociatat per elementet e tjera te bashkepunimit qe jane edhe ndarja e zonave dhe kandidateve, nese do te arrihet ne vendosje te kandidateve te perbashket ne menyre qe te mos lejohet ndarja e votave te se majtes, perballe se djathtes qe rezulton te jete me kompakte.
    Leshimi i PS
    Socialistet jane gati te perdorin veton e tyre pro rritjes se influences se LSI ne strukturat e komisioneve qe do te merret administrimin dhe numerimin e votave diten e zgjedhjeve. LSI kerkoi edhe ne zgjedhjet e kaluara qe te kishte nje komisioner ne grupet e numerimit por kjo su arrit per shkak te kundershtimit te PS dhe PD. LSI me pas akuzoi se votat e saj ishin vjedhur.
    Leshimi i LSI
    Numri i votave qe ka LSI ne Kuvend ka krijuar pasiguri te socialistet, te cilat duan qe te shkaktojne zgjedhje te parakoshhme duke bllokuar zgjedhjen e presidentit te ri ne 2007. LSI ka dhene garanci se asnje vote e saj nuk do kaloje me mazhorancen dhe per kete kerkon edhe nenshkrimin e nje dokumenti.

    BalkanWeb
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,652
    Postimet në Bllog
    18
    Kreu i LSI-së tha se kushti i bashkëpunimit me PS-në mbetet reforma zgjedhore

    Meta: Presidenti nuk mund të jetë konsensual

    D. Ndrenika

    TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar pozitivisht afrimin me PS-në për çështjen e votës së fshehtë në Kuvend, por për kreun e saj, Ilir Meta, ky nuk mund të mbështetet vetëm për raste të shkëputura. Meta tha dje se e ardhmja e marrëdhënieve LSI-PS nuk do të mund të jetë e qëndrueshme, nëse mbështetet veçse në kundërshtim të politikave të kohëpaskohshme të qeverisjes. “LSI-ja ka qenë e angazhuar që në fillimet e saj për mbrojtjen e demokracisë dhe për mbrojtjen e votës së fshehtë- si element bazë i demokracisë. Për LSI-në, bashkëpunimi nuk mund të jetë as i qëndrueshëm, as me integritet dhe as afatgjatë, në rast se është thjesht vetëm për raste të tilla apo thjesht për të kundërshtuar çdo iniciativë të qeverisë së zotit Berisha. Për ne, një bashkëpunim i opozitës do të mund të ishte i qëndrueshëm, i besueshëm dhe afatgjatë në rast se ai do të bazohej në një angazhim të të gjitha forcave të opozitës për një reformë zgjedhore, e cila garanton zgjedhje të ndershme dhe të drejta, siç kërkon me forcë rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian”, -tha Meta. Kreu i LSI-së ka vlerësuar rishtas se reforma zgjedhore mbetet një pikë thelbësore për të mundësuar bashkëpunim edhe më tej. Meta përsëriti se përgjegjësit e fenomenit të Dushkut, socialistët, jo vetëm që nuk reflektuan për të mos e përdorur më këtë këmbim vote kandidat-subjekt mes partive aleate, por e perfeksionuan atë. “Një pjesë e opozitës dhe sidomos PS-ja, ka një përgjegjësi të veçantë për deformimet e zgjedhjeve të 3 korrikut dhe për vetë fenomenin e Megadushkut“, -tha Meta dhe shtoi se opozita duhet të mos lejojë më që “flamurin e luftës kundër korrupsionit ta mbajë zoti Berisha”, që, sipas tij, vazhdon retorikën e fushatës zgjedhore. LSI-ja mendon gjithashtu se përqasja e qëndrimeve për zgjedhjen e presidentit, për ta kushtëzuar atë duke u mbështetur te përbërja problematike e Kuvendit, për shkak të Dushkut, nuk shkon saktësisht. Sipas Metës, janë disa qëndrime për këtë çështje. “Për sa i takon çështjes së presidentit në vitin 2007, PS-ja ka pasur 3 ose 4 qëndrime për këtë çështje, një prej të cilave ka qenë zgjedhja e Presidentit me Referendum. Një tjetër qëndrim ka qenë që presidenti të zgjidhej nga 100 deputetët e mazhoritarit. Një qëndrim tjetër ka qenë që pavarësisht nga fenomeni i Dushkut, presidenti mund të ishte legjitim vetëm në rast se ai do t’i jepej Partisë Socialiste. Ka edhe një qëndrim tjetër të fundit, që në vitin 2007, PS-ja dhe opozita të shkojnë së bashku në drejtim të rivendosjes së plotë të legjitimitetit të Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të tjera që dalin prej tij, përfshirë edhe institucionin e presidentit. Ne mendojmë se paralelizmi me zgjedhjen e presidentit në vitin 2002, pas “Minidushkut” të 2001-shit, nuk është me vend dhe nuk mund të jetë një zgjidhje. Pasi nga “Minidushku” kaluam në “Megadushk” dhe parlamenti aktual ka dimensione kaq të mëdha të informalitetit, sa që do të ishte e pamundur që një zgjidhje konsensuale për këtë çështje të kapërcente problemet e thella të ilegjitimitetit”, -tha Meta.

    Meta: Berishën nuk e pengon imuniteti për të luftuar korrupsionin

    Kufizimi i imunitetit të deputetëve është kthyer në çështje politike dhe, për LSI-në, nuk ka asnjë argument tanimë që pas tre korrikut për pushtetarët e sotëm për të mos ndëshkuar të korruptuarit. Ilir Meta, kryetar i LSI-së, ndërsa komentoi dje qëndrimin e Komisionit të Venecias për kufizimin e imunitetit të deputetëve, tha se “asgjë nuk e ka penguar dhe nuk e pengon zotin Berisha për të luftuar korrupsionin me mazhorancën aktuale”, se “jo vetëm që mund të procedohet rast më rast, mjafton vetëm me 71 deputetë për të hequr imunitetin e cilitdo parlamentari” dhe se “pjesa më e madhe e atyre që zoti Berisha ka akuzuar për korrupsion para tre korrikut, sot janë pa imunitet; pra nuk është se është kjo çështje që e ka penguar zotin Berisha për të luftuar korrupsionin”. Meta mendon se rekomandimet e Venecias janë dukshëm sugjerim për kompromis. “Heqja e imunitetit nga vetë parlamenti, kur ka një përcaktim të Kushtetutës për këtë gjë, tregon qartë se duhet të jetë një akt i vullnetit politik, jo vetëm i mazhorancës, por edhe i opozitës. për të votuar ose jo, në rast të ardhjes së kësaj iniciative në parlament, nuk duhet të kemi parasysh 84 vota në kuptimin aritmetik, por 3/5 në kuptimin politik, dhe kjo do të thotë që duhet të ketë një konsensus të gjerë midis mazhorancës dhe opozitës. Unë e theksoj edhe njëherë, zotin Berisha nuk e ka penguar mosmiratimi i kësaj iniciative për të hequr imunitetin cilido deputeti në Parlament apo për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata të cilët populli shqiptar i la pa imunitet në zgjedhjet e tre korrikut”, -tha Meta.

  3. #3
    Perse gjithe ky "merak" per ceshtjen e presidentit?

    Eshte kjo mjegullnaje, eshte kjo tymnaje, eshte kjo pjese e pazarit politik ndermjet dy grupimeve kryesore?

    Meraku nuk eshte tek presidenti. Eshte gjetke.

    Ceshtja eshte tek zgjatja e mbijeteses se politikaneve e shtetareve, te cileve iu intereson status quo-ja, privilegjet, plotesimi i grykesise.

    E perseris, nuk eshte presidenti qe ua ploteson apo ua mungon.

    Ceshtja eshte tek zgjedhjet lokale.

    Si perhere, do te shkohet ne zgjedhje me "nxitim", duke arritur ne nje marveshje te "blatuar" prej nderkombetareve qe implikohen me edhe pa dashje prej pehlivanlleqeve te politikaneve shqiptare, dhe perseri do te shkohet ne zgjedhje me nje variant te ri dushku, mbase giga-dushk.

    Zgjedhjet lokale jane percaktuese per ecurine e metejme te qeverisjes ne Shqiperi - te tjerat jane pasoja, plotesime, e korrigjime (dreqnime), perfshire edhe zgjedhjen e presidentit te ngrate - marionete, figurant, apo ... ?!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986


    Koço Danaj

    11:00/24.03.06 - Opozita e «KUTISE» dhe opozita e «DRITAVE»( Koment i lajme.net)


    Deri tani po kerkohet vetem nje KUTI per opoziten. Me sakte nje Kuti Votimi vetem per deputetet e saj apo edhe te njohurit e tyre. Per te qene akoma me te sakte, shumica e luftes politike te opozites eshte permbledhur vetem ne menyren e votimit ne Kuvend. Dhe po te degjosh, mjaft deputete te opozites, ata te thone se kjo eshte lufte per Demokraci. (Dhe duke e degjuar kete fjale deri ne perdhunimin apo tjetersimin e saj, nuk ka se si te te mos kujtohet kenga e partizanit te vogel Velo)
    Sterzgjatja e kesaj lufte qe ata e konsiderojne Demokraci, po sjell zevendesinin e saj me fjalet Demagogji dhe Mediokritet.
    Perse valle? Ja disa fakte: Ne prill te vitit 2002 kur nje pjese e opozites se sotme dhe shumica e opozites se djeshme, votuan per shkarkimin e ish-prokurorit te pergjithshem, askush nuk u kujtua te fliste as per Kuti dhe as per bilbila. Por askush nuk u kujtua te thoshte se si brenda dy ditesh, Presidenti miratoi shkarkimin dhe vendosi emerimin. Nuk kishte Kuti, kishte Shpejtesi. Atehere sot kemi te bejme me demagogji.
    Ja edhe nje fakt tjeter: Kush mund te besoje seriozisht ne deshiren e Kutise, teksa njeh masakren e votimeve te 3 korrikut 2005. Megjithse ekzistonin me mijra Kuti ne gjithe Shqiperine, nuk ishte e veshtire qe ato te perdhunoheshin politikisht dhe qindra mijra votues te votonin me urdher. Urdher do te thote pa KUTI. Disa syresh prej deputeteve te opozites, jo vetem votimin, por edhe numurimin e bene pa KUTI. Atehere nuk e deshen per interesa te tyre, ndersa tani e kerkojne po per interesa te tyre.
    Domethenia e te dy fakteve: KUTIA eshte fasada, Demogogjia eshte thelbi. Tifozet qe jane brenda opozites nuk e kuptojne akoma nje gje te tille. «Sahanlepiresit» e kuptojne, por kane hallin e «Sahaneve» qe po ua marrin. Ndersa qytetaret e majte qe jane me qindra e mijra e kuptojne, por u vjen rende te pohojne te verteten e hidhur qe do te thote: «E gjithe kjo lufte per nje «KUTI». Me mire ta kishin bere kete lufte per nje «BUKE». Keta sillen sikur jane ndihmesit e qeverise, jo sikur jane opozita e qeverise.»
    Dhe qytetari ka te drejte. Perse valle?
    Ja perseri dy fakte: Qytetari ne shume zona te Shqiperise nuk ka drita gjate 24 oreve, megjithse Shqiperia eshte e mbytur nga shirat. Nuk ka drita edhe atje kur i paguan 100 per qind. Qytetari ankohet çdo mengjes tek TV Teuta e Bashkim Hoxhes. Por me shume nuk ka fuqi. Sepse ne Shqiperi nuk ka «opozite te «DRITAVE», por ka vetem opozite te KUTISE.
    Ja edhe fakti i dyte shume here me stermadh se i pari. Presidenti ktheu Ligjin e Legalizimeve. Opozita ben propozime, pozita nuk ja pranon. Ndersa «personazhet e Emil Durkhaimit» nervozohen, irritohen etj. Kush jane fajtoret? Pozita plus opozita. Kandari i fajit nuk ka fare rendesi ne kete rast. Ja perse:
    E para qysh ne titull kemi te bejme me diskriminim: Fjala Legalizim ka si antinomi te saj fjalen Ilegalizim. Ndersa ata qindra mijera qytetare kane ardhur atje ku jane sot «diten me diell», i kane ndertuar shtypite e tyre «diten ne dreke». Ata jane regjistruar ne Lista Votmi dhe kane marre pjese ne votime qysh nga viti 1992. Ata jane legale, por me shtepi dhe prone te pahipotekuar. Prandaj me qe kemi te bejme me tjetersim prone, thelbi i ligjit dhe emertimi i tij duhet te jete: Ligje per Hipotekimin e Prones.
    E dyta: Kjo dukuri stermadhe, para se te jete Ligj, eshte ideja me e madhe qe ka perjetuar Shqiperia pas viteve 90-te e barabarte me nje revolucion, qe kerkohet te jete paqesor. (Urrejtja e prones eshte disafish me e madhe se urrejtja per bindjet politike. Deri tani ky «Revolucion» i paperfunduar per faj te politikes ka pasur me dhjetra viktima). Opozita e sotme kur ishte ne pushtet, nuk beri asnje diskutim publik, social dhe politik para se te hartonte kete Ligj. Por edhe qeveria e sotme, nuk e beri nje gje te tille. (Mendja e De Sotos eshte shume here me e vogel se mendja e qytetareve te Banlieu-ve tona). Prandaj edhe Ligji kundershtohet nga dy drejtime: Kundershtohet nga opozita e cila mendon thjesht per kredo politike. Por kundershtohet edhe nga qytetari-ish pronar qe kerkon pronen e trasheguar, edhe nga qytetari-pronar i ri qe kerkon hipotekimin e prones se tjetersuar. Deri me tani atje «poshte» kemi meri dhe grindje. Ndersa ketu larte kemi debat politik per KUTINE.
    Eshte e drejta e opozites te luftoje edhe per KUTINE e votimit ne parlament. Por eshte detyra e saj te shndrrohet nga opozite e KUTISE ne opozite te DRITAVE te qytetareve te Shqiperise. Perndyrshe do mbetet nje ndihmese e keqe e qeverise.
    |||Lajme.Net|||

    http://www.lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000008410
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Rama paralajmëron humbjen në zgjedhjet lokale


    Kryetari i PS, Rama, paralajmëroi dje humbjen në zgjedhjet lokale të këtij viti gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Fierit me simpatizantë të kësaj partie. Rama u mundua të gjejë alibinë e humbjes disa muaj para ardhjes së ditës së zgjedhjeve, duke u shprehur se "Berisha ka ndërmend të manipulojë votat". Pas humbjes në një nga komunat e konsideruara si bastion të PS, si ajo e Fajzës në Has, Rama shprehet pesimist edhe për betejën e radhës elektorale, duke parashikuar humbje të PS. Mentaliteti humbës i kryetarit të PS, nga dita në ditë, po bëhet dominues në këtë parti. Ai shmang përballjet politike, paraqitjen e alternativave si forcë opozitare dhe gjen prehje vetëm në veprimet politike bllokuese, të cilat po e bëjnë PS nën drejtimin e Edi Ramës gjithnjë dhe më shumë një parti të distancuar nga elektorati dhe hallet e përditshme të tyre. Lajmi
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #6
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Perse gjithe ky "merak" per ceshtjen e presidentit?

    Eshte kjo mjegullnaje, eshte kjo tymnaje, eshte kjo pjese e pazarit politik ndermjet dy grupimeve kryesore?

    Meraku nuk eshte tek presidenti. Eshte gjetke.

    Ceshtja eshte tek zgjatja e mbijeteses se politikaneve e shtetareve, te cileve iu intereson status quo-ja, privilegjet, plotesimi i grykesise.

    E perseris, nuk eshte presidenti qe ua ploteson apo ua mungon.

    Ceshtja eshte tek zgjedhjet lokale.

    Si perhere, do te shkohet ne zgjedhje me "nxitim", duke arritur ne nje marveshje te "blatuar" prej nderkombetareve qe implikohen me edhe pa dashje prej pehlivanlleqeve te politikaneve shqiptare, dhe perseri do te shkohet ne zgjedhje me nje variant te ri dushku, mbase giga-dushk.

    Zgjedhjet lokale jane percaktuese per ecurine e metejme te qeverisjes ne Shqiperi - te tjerat jane pasoja, plotesime, e korrigjime (dreqnime), perfshire edhe zgjedhjen e presidentit te ngrate - marionete, figurant, apo ... ?!
    Nuk janë vetëm zgjedhjet lokale, pikë kyçe për qeverinë e sotme, por edhe zgjedhja e presidentit...këto janë 2 testime të mëdha që i bëhen Salës nga populli dhe nga vendet e huaja.
    Mos harrojmë se Sala në 1992, mori zgjedhjet parlamentare, ai nuk mundi të marrë zgjedhjet që pasuan ...humbi zgjedhjet lokale vetëm 3 muaj pasi PD-ja kish marrë pushtetin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Koço Danaj
    13:00/28.03.06 - «Populli Majte» nuk e pranon Platformen e te Majtes se Pashpirt!!(Koment i lajme.net)


    Socialistet bene publike nje Platforme drejtuar partive parlamentare qe juridiksht konsiderohen opozite. Platforma e PS ka 6 pika te cilat synojne rikthimin ne pushtet te opozites me ane te zgjedhjeve te parakohshme. Te 6 pikat flasin vetem se si do te rikthehen keto parti ne pushtet.
    Pra eshte Platforme e pushtetit dhe asgje me shume. Me nje analize te thjeshte per kete platforme pushteti, do te votojne menjehere te gjitha ata qe u preken nga humbja e pushtetit ne 3 korrik 2005. Perseri me nje llogari te thjeshte kjo shtrese votuesish do te jete rreth 50 mije vota. Ndersa pjesa tjeter i konsideruar «popull i majte» nuk eshte prekur drejteperdrejte nga rotacioni i pushtetit politik. Ky popull I majte edhe kur ishin ne pushtet socialistet dhe aleatet e tyre, ai vete nuk ishte direkt ne pushtet apo ne administrate. Per kete arsye ky popull i majte qe ne rastin me te paket eshte 500 mije votues, me perjashtim te nje lloj shqetesimi psikologjik qe ka te beje me stabilitetin e shoqerise lidhur me qeverisjen aktuale, nuk eshte shume i prirur te besoje Platformen e socialisteve dhe kater aleateve te tyre.
    Nje Platforme politike behet e besueshme kur shkon tek qytetaret dhe perfshin ne thelbin e saj hallet qe ka qytetari te cilat perfshihen ne dy fjale universale: Mirqenie dhe Solidaritet. Ndersa Platforma e opozites flet vetem per pushtet
    Gjate 8 vjeteve populli i majte me perjashtim te 50 mije vetave u ndesh me nje udheheqje te majte te pashpirt. Ndersa pas 8 muajve, po kjo udheheqje i thote: Ja Platforma ime e pushtetit. Hajde me mua. Voto per pushtetin tim dhe te klaneve te mija qe fillojne nga klani i Rames, tek i Metes, Gjinushit dhe mbarojne tek gjysem klani i Milos. (Po shpirti ku eshte? Cila eshte prova qe ju jeni bere me shpirt, kur 6 pikat flasin si te merrni ju pushtetin dhe jo si ti ktheni te majtes shpirtin?). Doni nje shembull: Gjate qeverisjes se majte, u miratua ligji i pashpirt per pensionet sipas te cilit edhe grate duhet te dalin ne pension pasi te kene mbushur 35 vjet pune.
    Gjate 8 vjeteve te udheheqjes se majte, qytetari ndjeu ne kurrizin e tij polarizimin me te thelle social te shoqerise sipas parimit: Te pasurit te pasurohen dhe te varferit te varferohen.Ne keto vite Shqiperia u shndrrua ne vendi qe kishte te pasurit me te medhenj, por edhe te varferit me te medhenj.(Ndersa nje parti qe nuk ndihmon te varferit e shumte, nuk i mbron dot te pasurit e pakte. Drejtuesit e se majtes deri dje nuk e perfillen kete sentence universale. Prandaj edhe populli i majte i ndeshkoi ne menyre te turpshjme. Por ata nuk e kane perfilluar as sot, prandaj hartojne Platformen se si te vijne ne pushtet dhe jo te tregojne se nuk jane te paret dhe se jane shndrruar ne qytetare-majtiste.)
    Gjate 8 vjeteve qe qendruan ne pushtet, drejtuesit e majte, me shume se sa debate per mireqenien dhe buken e gojes se qytetareve, kane bere debate me njeri tjetrin. Por keto debate kane qene per interesat ekonomiko-finnaciare te njeri tjetrit. Perimetri i debateve ka perfshire vetem shtresen e tyre dhe shtresen ne sherbim te tyre, por jo «popullin e majte». Ai kishte vetem nje detyre : Te shikonte ne TV, demokracine e perdhunimit te drejtuesve te majte, «felligeshtine dhe inçestin» e tyre politik.
    Gjate 8 vjeteve ne pushtet, drejtuesit e majte, kane hartuar lloj lloj Platformash. Platforma per tu percare dhe per tu bashkuar me njeri tjetrin. Platforma per gjoja integrimin dhe zhvillimin.( Ne fakt realizuan vetem «integrimin» e krimit dhe te trafikut) Por ata nuk hartuan asnje Platforme per «Buken e Gojes.» E shumta qe bene hartuan Platforma per te zbutur Varferine.(Domethene, varferia mbetet, ndryshon vetem mbiemri cilesor. Here thuhej zbutje e varferise ekstreme, here zbutje, por asnjehere nuk u tha te eleminohet varferia). E vetmja mirqenie qe drejtuesit e se majtes se pashpirt i kane ofruar qytetarit ka qene ose mirqenia e «Kokoshit» te vitit te ri, ose mirqenia me orar.(Rralle here ne historine politike te se majtes boterore, mund te gjesh te majte te tille si ajo qe ka drejtuar ne Shqiperi ne vitet 97-2005)
    Megjithate socialistet hartuan Platformen e bashkepunimit te partive te vetequajtura te majta. Ftuan edhe Parti te qendres se djathte per ti mbeshtetur. Por ata jane te ndergjegjshem se nuk kane hartuar Platformen e «Popullit te Majte». Por jane edhe te vetedijshem.
    Populli i majte qe eshte i barabarte ne halle, ne varferi dhe ne mbijetese me «popullin e djathte», veshtire se mund te mashtrohet akoma me Platforma te tilla pushtetore. Per nje arsye te thjeshte: Platforma qe e mbeshteti e gjithe opozita, bile e mbeshteti e para partia e Ilir Metes, qe deri dje ishte gjoja kunder monopoleve dhe klaneve, nuk eshte gje tjeter veçse Platforma qe vetem per qytetarin nuk flet. Te jesh antiBerishe siç eshte Platforma e partive opozitare nuk do te thote te jesh promirqenie, proqytetar. (E çfare do te fitojme ne, neqoftese zevendesojme shtresen e fisnikeve me aristokracine e te pasurve, thoshte dikur Zhan Pol Marati. Ne asnje rresht te Platformes se socialisteve nuk ekziston fjala mirqenie, nuk ekziston fjala buke e gojes. Ekziston shume here fjala pushtet)
    Megjithate, drejtuesit socialiste e publikuan Platformen e tyre. Partite e tjera qe jane ne opozite dhe ne parlament e miratuan ate dhe duket se do ta mbeshtesin. (Bie ne sy LSI e cila nxorri me urgjence ne konference shtypi zevendeskryetarin e partise per te thene se jane dakord me nje Platforme te tille. Ky eshte edhe fundi politik i fillimit te kesaj partie. Tashme ajo eshte vetem nje «bisht-parti» apo «aneks-parti»)
    Me kete Platforme, nepermjet medias se shkruar dhe asaj elektronike jane njohur dhe do te njihen te gjithe qytetaret dhe i gjithe populli i majte. Drejtuesit e se majtes se pashpirt, Meta, Rama, Majko, Ruçi, Gjinushi, Milo etj do te vazhdojne te japin deklarata dhe konferenca. Por nuk do te kene asnje vlere dhe ndikim tek populli i majte. Ai kerkon dhe do te vazhdoje te kerkoje Platformen e «bukes se gojes». I vetmi ndikim do te jete tek ngazellimi i shtreses se tyre prej 50 mije qytetaresh dhe tek mbeshtesit e «socialistes nga Berati». (Neqoftese ka mbetur akoma ndonje apo disa te tille.)
    «Populli i majte» eshte ne pritje te Platformes se Bukes se Gojes. «Populli i Majte» nuk do te votoje me per te Majten e Pashpirt dhe Platformat e saj

    |||Lajme.Net|||
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Braho: Rama është hileqar dhe jo i besueshëm

    Përfaqësuesi i LSI-së Spartak Braho, është shprehur dje skeptik ndaj platformës së Ramës për bashkëpunim. Braho ka renditur një sërë arsyesh për të cilat platforma nuk mund të funksionojë. Sipas Brahos, Rama nuk është një person i besueshëm dhe si rezultat nuk mund të ketë një platformë të qartë, duke theksuar se kjo është një lëvizje hileqare e socialistëve, ashtu siç dinë të bëjnë gjithmonë ata. “Platforma edhe pse për bashkëpunim, është e paqartë dhe e pasaktë. Është e përgjithshme, e pabesueshme. Duhet parë me rezerva, duhet konkretizuar dhe verifikuar në çdo hallkë dhe në çdo fazë, pasi socialistët janë të pasinqertë dhe pse jo, disa prej tyre edhe hileqarë”, tha Braho.Pavarësisht qëndrimit zyrtar të partisë që ai përfaqëson, se mbështet platformën e Ramës, Braho sugjeron vëmendje ndaj platformës, pasi kur ka ende njerëz të pabesueshëm në parti nuk mund të ketë një bashkëpunim të besueshëm. “Unë nuk jam entuziast për sa kohë ata ende nuk janë pastruar dhe janë ende të pabesueshëm dhe të paunifikuar në mendimet e tyre. Gjithsesi duhet kushtuar vëmendje”, tha Braho. Ky ka qenë reagimi i parë kundër ndaj platformës së Ramës e cila deri më tani edhe pse zyrtarisht nuk ka mbërritur në partitë e majta, ka gjetur mbështetjen e tyre. Por duket se edhe vetë ata që e kanë hartuar, Angjeli dhe Xhafa nuk gëzojnë aspak një besueshmëri të plotë jo vetëm tek kolegët e tyre në parti, por edhe në partitë e tjera opozitare. Duke qenë vetëm një mashtrim, Rama ka zgjedhur që platformën të mos e çojë për diskutim nga anëtarët e kryesisë që me siguri do të kërkonin edhe llogari nga Rama për vërtetësinë e saj. Madje burime brenda selisë rozë konfirmuan se asnjë prej anëtarëve të kreysisë nuk ka qenë në dijeni të hartimit dhe ekzistencës së kësaj platforme.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    dje kryetari i PSD-se Skender Gjinushi dhe kryetari i PAD-se, ceka kene nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi per zgjedhjet. gjithashtu kryetari i LSi-se, meta ka pershendetur iniciativen e ndermarre nga socialistet per hartimin e nje platforme bashkepunimi mes partive te majta. une mendoj se ky bashkim do te paraqes rrezik te madh per maxhorancen ne zgjedhjet lokale. po ju si mendoni e majta do te forcohet dhe a rrezikohet mazhoranca me keto zhvillime te fundit te se majtes.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,652
    Postimet në Bllog
    18
    Unifikimi u refuzua në minutën e fundit

    Kundërshtimet e LSI: Bashkimi të majtës me skemat e Dushkut


    Drejtuesit e LSI-së shprehin rezerva të mëdha për marrëveshjen e nënshkruar mes partive të opozitës. Sekretari ndërkombëtar i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka thënë dje për median, se “i gjithë procesi i platformës tregon se kjo ka qenë diçka e paravendosur, siç duket për marrëdhënie publike ose për arsye të tjera brenda PS-së”. Sipas tij, kjo platformë nuk ka pasur në thelb të saj dëshirën apo qëllimin për të krijuar një bashkëpunim të qëndrueshëm të së majtës shqiptare. Ai tha se “nuk shikoj ndonjë vlerë të jashtëzakonshme të shtuar nga marrëveshja e PS-së me partitë e tjera, pasi në këndvështrimin tim ato janë të ndikuara edhe nga produkti i mega-dushkut”. Ndërsa Paskal Milo, edhe pse e ka firmosur këtë marrëveshje në parim, tha dje se “nuk do të pranojmë që disa të trajtohen me syrin e nënës dhe disa me syrin e njerkës”. “Nuk do të pranojmë që të ketë diferencime apo marrëveshje me kulisa, të cilat e kanë dëmtuar gjithnjë bashkëpunimin e së majtës”, - tha Milo. Ai tha gjithashtu se “nuk do të pranojmë që mjeshtrit e vjetër të manipulimeve, të mundin që edhe këtë herë ta fusin të majtën në qorrsokak vetëm për interesa egoiste, personale dhe klanore”. Sipas tij, “opozita mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale, vetëm nëse ajo do të dalë e bashkuar në këto zgjedhje”.

    Interviste/Kryetari i PSD Skënder Gjinushi: Ne jemi partia e dytë e majtë



    Skënder Gjinushi: LSI ka detyrime ndaj PD[/b]

    “Kërkojnë alibi për mos u bashkuar”

    Darina Tanushi

    Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi tha dje, se “LSI-ja po kërkon të krijojë alibira për të mos u bashkuar me opozitën”. Sipas tij, LSI-ja nuk ka asnjë arsye për të mos u bashkuar, përveçse ndonjë detyrim ndaj PD-së. Ai thotë se mënyra më e mirë e bashkëpunimit për zgjedhjet, është mbështetja reciproke e kandidatëve. Lidhur me propozimin e anëtarit të KQZ-së, Gjinushi thotë se PSD-ja është partia e dytë e së majtës dhe i takon asaj.

    Zoti Gjinushi, pak ditë më parë opozita nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi. A mendoni se kjo do të respektohet deri në fund, ndryshe nga ç’ka ndodhur më parë?
    Patjetër. PSD-ja do ta respektojë deri në fund. Kjo është e vetmja rrugë për të garantuar një bashkim të elektoratit të majtë, i cili u mashtrua në 3 korrik, para dhe pas 3 korrikut, kur iu kërkua vota si të majtë dhe pastaj u keqpërdor dhe vajti në dëm. I gjithë ky presion vjen nga poshtë dhe është arsyeja bazë është të bashkëpunojmë, pasi ndryshe, veçse penalizojmë veten. Mund të them, që është vetë agresiviteti i politikës së djathtë, i cili gjithashtu imponon një bashkëpunim dhe askush nuk mund të justifikohet me ndonjë dhënie votash për reforma, për konfliktet e interesit apo për integrimin e vendit, sepse janë tashmë publike mbi 10 shkelje kushtetuese, ç’ka do të thotë që të gjitha procedurat janë antireformë, pa hyrë më pas te çështja “Sollaku”, ku mund të themi se ka një riciklim të politikave të vjetra. Si rrjedhimi pra, opozita nuk mund të jetë e ndarë.

    Por, LSI nuk e firmosi këtë platformë...?
    Para 3 korrikut, me dashje apo pa dashje, sado që ishte shumë e ndërgjegjshme se çfarë do të ndodhte, ajo doli e vetme sepse deklaroi se ishte kundër Nanos dhe Berishës. Po në fakt, tani kemi një largim të Nanos, dhe rikthim të Berishës e pas kësaj, nuk kemi parë që LSI-ja të shprehë ndonjë pishmanllik, për të treguar që gaboi taktikisht. Pastaj hezitimi i mëvonshëm, fakti që i është kundërvënë bashkimit të së majtës për 6 muaj me radhë, tregojnë që ajo nuk ka dëshirë. Edhe tani që u bë gati bashkimi, ajo u përpoq të hiqej që ka edhe një platformë të vetën e përsëri nuk po bashkohet. Kjo flet për një qëndrim të dyzuar dhe flet për atë taktikë, që ata e shfaqin shpesh, “le të humbasë e majta, që të shpërbëhet e më pas të ribëhet dhe me këtë ribërje të fitojnë partitë e reja”. Kjo do të ishte një humbje e së majtës. Pas largimit të Nanos, ata nuk kanë asnjë arsye të mos bashkohen përveç se nëse kanë arsye ose ndonjë detyrim ndaj PD-së.

    Çfarë ndarje raportesh të përfaqësimit në zgjedhjet e pushtetit vendor, propozoni ju, zoti Gjinushi?
    Një nga mënyrat e bashkimit, është fillimisht bashkimi politik. Pikërisht ky bashkim nuk refuzohet, nëse pranon që ke të njëjtin kundërshtar politik. Në këtë pikë nuk ka as përqindje, as ndarje, sepse ky është thjesht një bashkim politik. Ne me PS-në kemi qenë aleatë gjithmonë, por taktika elektorale të përbashkëta nuk është se kemi arritur përherë. Është tjetër taktika, tjetër, po të pranojmë të shpallemi aleatë. LSI-ja ka pranuar pikat kryesore të platformës dhe nuk mund t’i kundërshtojë. E vetmja rrugë për t’iu kundërvënë bashkëpunimit, është të gjejë alibira. Ndarja e përqindjeve tani e vulgarizon bashkimin. Kuptohet, që nuk mund të pranohen 13 zona, por ky është një sebep për të mos u bashkuar. Pas firmosjes së marrëveshjes do të ulemi dhe do të përcaktojmë mbledhjen e tavolinave të ekspertëve. Por së pari, duhet të bindim këtë popull që e meritojmë të fitojmë, sepse jemi përballë një qeverisjeje të dështuar dhe kjo do një opozitë të qartë. Kërkon bashkëpunim për zgjedhjet edhe në rast se nuk ka ndarje zonash ose taktikë të përbashkët, politikisht duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Unë për shembull, edhe po nuk hyra bashkë në zgjedhje, nuk mund të sillem njëlloj me Metën ashtu edhe me PR-në.

    A dëmtohet e majta në rast të mos afrimit të LSI-së?
    E majta dëmtohet në rast, se nuk i bëhet e qartë se kush janë forcat e majta. Në rast se ne do e lëmë që do të bashkohemi, e pastaj themi jo të presim, nëse krijohet ajo situatë që disa parti marrin votat majtas dhe i përdorin djathtas, kjo gjë e dëmton të majtën. Rëndësi ka që elektorati i majtë të mos mashtrohet, të dijë kush janë vota për të dhe kjo fillon që me firmosjen e marrëveshjes.

    Sipas jush, bashkëpunimi mes partive të opozitës duhet të jetë me kandidatë të përbashkët apo me zona të lira?
    Ne si PSD, asnjëherë nuk kemi punuar me zona të lira. Kur të tjerët mbështesin PS-në, kjo quhet normale dhe nuk quhet as dushk asgjë, kur mbështet PS-ja të tjerët, këtu ka zona të përbashkëta dhe bashkëpunim. Nëse një parti ta zëmë, mbështet në 10 zona kandidatët e një partie tjetër, kjo është thjeshtë një shkëmbim reciprok vote dhe duhet bërë dallimi edhe nga e djathta se çfarë është deformimi.

    Ka pasur disa thirrje edhe nga ndërkombëtarët se reforma zgjedhore po vonohet. Si e gjykoni këtë?
    PD-ja gjithmonë e vonuar ka qenë, sepse PD-ja nuk ka asnjë sens për reformat. Nëse ka parti që nuk di se ç’është reforma, kjo është PD-ja, sepse e kemi parë edhe në 92-96-ën kur sabotoi qëllimisht Kushtetutën për reformat. Tani shohim se çfarë po bën Berisha me reformën. Berisha premtoi reformë dhe deri tani nuk ka asnjë paketë ligjesh të gatshme. Të tëra janë amendamente antikushtetuese. Reforma Zgjedhore këtë radhë është më e lehta e mundshme, sepse tashmë janë provuar të gjitha variantet e mundshme për ta prishur Kushtetutën dhe nuk ka mbetur asgjë më për t’u provuar. Po të kishte vullnet, ajo mbaron për një javë.

    Zoti Gjinushi kush do ta propozojë anëtarin e KQZ-së, ju apo LSI-ja?
    Së pari, i takon opozitës dhe opozita tani është ajo që ka firmosur edhe marrëveshjen, së dyti, i takon partisë së dytë dhe zgjedhjet kanë treguar që ne kemi 7 deputetë. Ne kemi qenë parti e dytë e së majtës përherë. Të tjerët të marrin një herë pasaportën, sepse janë akoma në moshën që duhen shoqëruar me prindërit. Tani ka dalë edhe ligji antialkool për minorenët.

    Po nëse LSI e propozon, si do zgjidhet kjo çështje?
    Po kjo është e përcaktuar në kod. Le të propozojnë. Ka avantazh ajo që merr më shumë firma.

    Po nëse LSI mbështetet nga PD?
    PD-ja duhet të zbatojë kodin, sepse edhe ajo ngrinte zërin kur propozonte PR-ja kandidatë.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,652
    Postimet në Bllog
    18
    Kreu i LSI-së tha se ishte kundër marrëveshjes së opozitës, pasi ajo ishte e tipit të Mega-Dushkut

    Meta: Do të dalim të vetëm në zgjedhje

    “LSI-ja ka përzgjedhur 450 kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale, në të cilat LSI-ja do të dalë e vetme”

    D. Ndrenika

    TIRANË- Partitë opozitare gjenden përballë një dështimi për bashkëpunimin ndërmjet tyre, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi prerë se nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjes me Partinë Socialiste, duke u mbështetur në votat dhe rezultatet e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005. Ilir Meta, kryetar i LSI-së, tha dje se “LSI-ja është kundër marrëveshjes së partive të majta, sepse ajo nuk mund të bëhet pjesë e krizës së opozitës dhe as pjesë e këtyre marrëveshjeve të paramenduara të tipit të Mega-Dushkut”. Meta deklaroi se “LSI-ja ka përzgjedhur 450 kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale, në të cilat LSI-ja do të dalë e vetme në konkurrim për të fituar”. Meta i bëri komentet në konferencën për shtyp të mbajtur për investimet publike në Shqipëri, për të cilat shtoi se janë në rënie dhe nuk kanë përmbushur asgjë nga premtimet që ka bërë Partia Demokratike gjatë fushatës zgjedhore dhe as premtimet e qeverisë së saj. “LSI-ja ka një marrëveshje madhore me të gjithë ata shqiptarë, të cilët besojnë te dinjiteti i votës së tyre, që u cenua në mënyrë makabre më 3 korrik nga Mega-dushku. Së dyti, beson plotësisht në fuqinë e saj organizative-elektorale dhe do të bëjë aleancën e saj me qytetarët shqiptarë dhe me ato grupe shoqërore dhe individë me integritet”, -ka thënë Ilir Meta. Pandashëm nga gjykimi mbi marrëveshjen ndëropozitare të nënshkruar nga PS-ja me PAD-ja, PSD-ja dhe PDS-ja, Meta ka shtuar se për LSI-në kjo është vijimësi e paragjykimeve të tjetërkujt. “Nuk besoj se kjo çështje meriton vëmendje të madhe nga ana jonë, pasi kemi të bëjmë me një marrëveshje të paravendosur prej kohësh dhe totalisht të paragjykuar nga të tjerët. Në këtë drejtim, mua më mbetet të theksoj se ne nuk do të bëhemi pjesë e krizës së opozitës tjetër, e mungesës së saj të reformimit, të mungesës së konceptit të bashkëpunimit dhe të ndarjeve të përgjegjësive. Dhe njëkohësisht nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e pyllit të Dushkut, i cili sigurisht po e atrofizon atë pjesë të opozitës që është përgjegjëse për këtë proces, por që për fat të keq ka dëmtuar rëndë legjitimitetin e institucioneve në vend”, -ka thënë Meta, duke shigjetuar praktikat partiake të socialistëve, mosgarancinë e PS-së se po reformohet, se po ndryshon, se po tregon përparim dhe se ka një mendësi të re. Për Ilir Metën, mbetet gjithashtu pa shqetësim për LSI-në përballja me zgjedhësit, pasi që ai mendon se dinjiteti i votës së tyre u nëpërkëmb nga PD-ja dhe PS-ja. “Ne hyjmë tani në procesin e përzgjedhjes së 470 kandidatëve të LSI-së për të gjitha bashkitë dhe komunat në vend dhe të 6 mijë kandidatëve për këshilltarë në të gjitha nivelet e komunave, të bashkive dhe të qarqeve”, -ka thënë Meta, duke saktësuar shifrën e të zgjedhurve për konkurrim në vendoret e ardhshme, jashtë aleancave me PS-në, për të cilën mëse njëherë ka thënë se kurrfarë nuk e ka larguar “nanoizmin” në praktikat, veprimet dhe qëndrimet e saj. I etiketuar ngahera prej PS-së e sidomos nga PSD-ja se bën lojën e të djathtës, Meta ka thënë se “dua të siguroj të gjithë shqiptarët se fokusi kryesor i LSI-së mbetet opozita ndaj qeverisë së Berishës, si një qeveri e paaftë për të hapur fronte pune për shqiptarët dhe e aftë për të hapur fronte lufte me të gjithë institucionet në këtë vend; Së dyti, mbetet përgjegjësia jonë për të kontribuar në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive për integrimin evropian të vendit, proces që siç e vëreni po shtyhet nga muaji në muaj, ku besoj se nuk ka të bëjë vetëm me arsye teknike. Së treti, padyshim që mbetet sfida e zgjedhjeve vendore, ku LSI-ja do të hyjë për të fituar dhe tashmë do të zhbllokojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në të gjithë vendin”. Qëndrimi i Ilir Metës është se forcën e tij “nuk mund ta mbaj peng askush dhe aq më tepër ata që janë peng të së kaluarës së tyre aspak të lavdishme dhe tepër të dyshimtë”.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    LSI-Ilir Meta: I hapur te konkuroj me kedo si kryeminister, kam qene i suksesshem si kryetar qeverie

    Nga Daniela Bonollari


    TIRANE (28 Prill)-“ Jam i vendosur te kontribuoj si kryeminister i vendit per te cuar para reformat. Nuk asnje gje te keqe, pasi une kam qene kryeministri me i suksesshem ne keto 16 vjet. Per kete jam i hapur te konkuroj me kedo, me Ramen, Gjinushin, Ceken apo Milon”. Keshtu ka deklaruar Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta sot ne mbremje gjate nje interviste dhene per TV News24. Ne lidhje me pyetjen se pse nuk eshte bashkuar LSI me PS, Meta u shpreh se pergjegjese per kete eshte PS, pasi sipas tij lidershipi i PS po punon kunder LSI, pasi sic shprehet Meta, “Rama ka frike nga kjo force politike, e cila eshte gjithmone ne rritje. PS eshte e gatshme qe komunat dhe bashkite e vendit t’ia fale mazhorances aktuale sesa ato te fitohen nga LSI”.

    Kreu i LSI akuzoi Ramen se ju eshte shmangur te gjitha takimeve qe ka lene me LSI. “Rama dhe une kemi lene takime, por ai nuk ka ardhur kurre. Edi Rama eshte shprehur se kush eshte i majte te bashkepunoje me Berishen, kush nuk vjen, do te thote qe eshte me Berishen. Zoti Rama nuk eshte gjykates qe te vendose se kush eshte i majte dhe kush jo”, tha Meta.

    Pyetjes per zgjedhjet lokale, kreu i LSI-se i eshte pergjigjur se partia e tij eshte e gatshme te hyje e vetme ne zgjedhjet e ardhshme lokale, “pasi eshte e bindur ne fitoren e ketyre zgjedhjeve”.

    (News24/BalkanWeb)

  13. #13
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Rama-Meta, perfundon tryeza e partive te majtja: Te lejme pas qejfmbetjet e kaluara

    IRANE (19 Maj)- Eshte zhvilluar sot tryeza e partive te majta opozitare, e cila ka ulur ne nje tryeze, mes te tjereve, kreun e Partise Socialiste, Edi Rama dhe ate te partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Pas mbledhjes se tryezes se partive te majta kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se partia e tij dhe ajo e Metes “kane lene pas qejfmbetjet dhe megadushkun”.

    Takimin e sotem Rama e ka quajtur nje hap te madh per opoziten ndersa e vleresoi pjesemarrjen e Metes ne tryeze. Ne fakt, Ilir Meta shkel ne seline Roze pas shume kohesh. Dhe vete kreu i LSI-se tha se takimi eshte nisja e nje marredhenie te re ma partine me te madhe opozitare.

    Meta e ka quajtur te domosdoshem bashkimin e opozites, per te rrezuar qeverine e Sali Gazidedes, sic e etiketoi ai kreun e ekzekutivit. Edhe pse tryeza u thirr per te diskutuar mbi anetarin e KQZ-se, bisedimet u perqendruan rreth konsolidimit te opozites. (News24/Balkanweb)
    Liberté, égalité, fraternité

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edi Rama kerkon bashkimin e PSD me PS. Lideri socialist: Se shpejti gjithe e majta ne nje federate

    Ora 13:30
    Nga E. M


    TIRANE (21 Maj) -Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama perkrah propozimin e hedhur nga socialdemokratet per bashkimin e se majtes ne nje konferederate dhe ne vecanti per bashkimin e partise qe ai drejton me PSD e Skender Gjinushit. Gjate nje takimi me socialiste te Kukesit pas kthimit nga Kosova Rama tha se bashkimi i dy partive do t’i hape rrugë krijimit të një federate gjithëpërfshirëse të së majtës.

    Deklarata eshte pershendetur nga Gjinushi i cili tha per NEWS 24 se gjithcka eshte biseduar paraprakisht mes tij dhe Rames dhe se ideja e bashkimit nuk eshte me e re per opoziten. Gjinushi tha se ka qene PSD ajo që e ka hedhur idenë e krijimit të një federate të tillë. (NEWS24/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po bashkohen hajdutet.

    korrieri shkruan:

    Rama bashkon opoziten, afrohet Ilir Meta

    E Shtune, 20 Maj 2006
    Pese partite e opozites jane mbledhur ne seline e Partise Socialiste dhe per dy ore kane ka diskutuar per bashkepunimin ne zgjedhjet vendore, zgjedhjet e parakohshme ne vitin 2007. Lideret e opozites garantojne nje qendrim te perbashket ne opozite: "Opozita do te jete e bashkuar, do te dale me kandidate te bashkuar, qe te mos cahen votat e se majtes"

    Dardan Malaj

    Pese lideret e partive opozitare arriten te mblidhen dje per here te parem, pas daljes ne opozite ne nje qendrim te perbashket para elektoratit shqiptar. Selia e Partise Socialiste ka bashkuar ne nje tryeze Edi Ramen, Ilir Meten, Skender Gjinushin, Paskal Milon e Arben Demetin ne mungese te Neritan Cekes. Cdo gje ka filluar ne oren 12.30, ndersa ka zgjatur afersisht dy ore, pas te cilave drejtuesit e majte jane ballafaquar me median.

    "Opozita duhet te punoje me nje vizion te perbashket per te ardhmen, duke lene menjane te shkuaren", nenvizoi kreu socialist Edi Rama. Ndersa kembenguli tek formimi i nje bashkimi te fuqishem opozitar per t'iu kundervene qeverisjes aktuale. Ai vleresoi se takimi i perfaqesuesve te partive te opozites i sherben bashkepunimit mes tyre, si dhe u zhvillua ne nje kohe te pershtatshme. "Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim kane me teper gjera te perbashketa, sesa gjera te ndryshme", konfirmoi ai. Rama perseriti se ne keto kushte, keto parti duhet te bashkepunojne mes tyre per zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe per te gjitha ceshtjet e tjera qe shqetesojne opoziten. "Sic e vizitoi sot (dje) kryetari i LSI-se seline ne rikonstruksion te PS-se, do te vizitojne dhe te tjere, pasi rruga jone eshte ajo e shkrirjes se akujve dhe te kufijve", tha ai. Kufij qe sipas Rames, do t'i fshijme, duke konsideruar gjithnje ate qe eshte shprehja e perbashket, te ngritur ne baze parimesh dhe transparenca.

    Kreu i LSI-se, Ilir Meta, tha se angazhimi i partise se tij eshte qe opozita te jete e bashkuar, te dale me kandidate te bashkuar, dhe te mos cahen votat e se majtes. "Eshte nje ngjarje e shenuar, perderisa ka nje ftese nga Rama, dhe e vleresoj kete qendrim te tij", tha Meta. Ndersa shtoi se ketu nis dhe bashkepunimi me Partine Socialiste dhe partite e tjera. "Pershendes te gjithe simpatizantet e PS me te cilet kam punuar per nje kohe te gjate, dhe i siguroj se dhe socialistet e LSI-se jane te preokupuar per t'i dhene fund sa me shpejt qeverisjes se zotit Sali Gazidede", premtoi kreu i LSI-se. Ai siguroi angazhimin per te shmangur ne maksimum debatet dhe polemikat brenda te majtes dhe te perqendrohet pikerisht ne berjen e nje opozite me te fuqishme me aktive dhe me alternative ndaj qeverise se atij qe ai e cilesoi si Sali Gazidede. "Do te punojme per te forcuar kete fryme bashkepunimi dhe mirebesimi qe nis sot dhe qe ende ka udhe per te bere per konsolidimin e nje opozite plotesisht fituese ne zgjedhjet e ardhshme vendore", kembenguli Meta. Skender Gjinushi pohoi se ka nje angazhim me serioz dhe dicka me te madhe, sic eshte bashkimi dhe konsolidimi i se majtes. "Ishte nje takim ne teresi i frytshem dhe ne kohen e duhur, ndaj urojme si parti, qe ky te konkretizohet shume shpejt dhe te jete i qarte", tha Gjinushi. Ndersa shtoi se deshiron pergatitjen me nje opozite me te forte per te fituar ne zgjedhjet lokale, ato te parakohshme ne vitin 2007.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    per deri sa kohe te dy bashke pallate me kallac ne dore ndertojne ..kot e kane ....populli eshte i urte por nuk e ble gomarin per kale .......

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aman na plaset me kto kryetemat..
    kinse u jepni perparesi ne fakt i fosilizoni.

    nejse.. jeni qeveri qe i dini vet punet tuaja..

    --------

    gaz 55

    Data: 22/05/2006, ora

    Rama merr partinë e Gjinushit, i premton postin e presidentit



    Zbardhet pazari i shkrirjes mes Edi Ramës dhe Skënder Gjinushit. Pasi ishte planifikuar posti për Diana Çulin, planet ndërruan për shkak të dosjes së vrasjes së 2 poetëve Blloshmi e Leka. Tani Gjinushi e kërkon me çdo kusht vendin që para tij e gëzoi edhe Rexhep Meidani, dhe për këtë është gati të shkrijë edhe partinë. Të majtët e tjerë kundërshtojnë planin e Ramës për të blerë një parti që s’ka anëtarë dhe për të shitur një post që mund të shfrytëzohet për ta çuar vendin në zgjedhje të reja



    I gjendur në presionin e shkëputjes nga koalicioni dhe krijimit të një poli të qendrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi dje pa mëdyshje skemën e propozuar që prej fundit të muajit korrik të vitit të kaluar nga ana e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi për bashkimin e së majtës nën një konfederatë, ky kryesimin ashtu si është synuar paraprakisht do ta mbajë vetë “de jure” kreu i selisë rozë, ndërsa “de facto” do të jetë profesori i matematikës, ai që do të udhëheqë të gjitha stratagjemat e opozitës shqiptare kundrejt përpjekjeve të saj për të rifituar pozicionet e humbura para një viti. Edhe pse në thelb kjo deklaratë e djeshme e Ramës para socialistëve kuksianë nuk përbën diçka të re përderisa prej muajsh çdo ide apo skemë për zhvillimin e luftës parlamentare në Kuvend, përfshi këtu edhe mocionin e famshëm ndaj kryetares së Kuvendit të Shqipërisë apo zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli kanë dalë gjithmonë nga Sekretari Politik, Ben Blushi, çdo ide që ka dalë për mënyrën sesi duhet të bashkohej në një zë të vetëm kampi opozitar kanë dalë nga kryesocialdemokrati, gjithësesi është tregues i bërjes për herë të parë publike të këtyre lëvizjeve, në një kontekst jo pak interesant, atë të mundësisë së riaktivizimit fizik të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke filluar që nga Kongresi që përkujton edhe 15 –vjetorin e krijimit të partisë në datën 10 qershor.

    Për arsye të një trashëgimie të fortë të një aleancë me bërthamë kryesore boshtin PS-PSD, nevojshmëria e arritjes së një kohezioni optimal që në javët e para të fillimit të kontakteve të ngushta mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e ka vënë lidershipin e selisë rozë në një pozitë relativisht të vështirë, ku duhet që për arsye konjukturale partnerëve të rinj të LSI tu japë këtë “karrotën”, që në rastin konkret është anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe garancitë se pavarësisht rezultatit të arritur në 3 korrik, anatemimi faktik i Megadushkut, do të imponojë njohjen e saj si forca e dytë e së majtës, në një kohë që socialdemokratëve “shkopin”, pra refuzimin e së drejtës së tyre ligjore për të pretenduar një përfaqësues në KQZ e njëkohësisht detyrimin për të pranuar zbritjen në shkallaren e dytë të aleatëve. Por gjërat nuk janë në fakt kaq të vështira. Anëtari i KQZ-së nuk përbën kurrfarë problemi për Skënder Gjinushin dhe komentet e djeshme pozitive rreth shkrirjes së partive apo federatës së majtë e kanë konfirmuar se gjetkë fle lepuri. Prej kohësh Skënder Gjinushi kishte planifikuar të merrte për partinë e tij poltronën e presidentit të republikës, ku do të pilotonte në mënyrë revolucionare Diana Çulin, por mediatizimi i asaj dosjes që u mori jetën dy poetëve, nuk siguroi dot mbështetjen e duhur si kandidaturë. Atëhere Gjinushi po luan pazarin e lartë, atë të dorëzimit të Partisë Socialdemokrate tek Edi Rama në këmbim të mbështetjes së kandidaturës së tij për president të republikës. Për arsye që merren me mend, ai do të donte shumë që të trashëgonte poltronën që s’mundi ta gëzonte sa duhet Rexhep Meidani. Ideja presidenciale e Skënder Gjinushit po jetësohet përmes të ashtuquajturës shkrirje e dy partive. Dje më mesditë, vetëm pak minuta pas deklaratës së Ramës, Skënder Gjinushi doli dhe përshëndeti idenë e shkrirjes, duke ritheksuar edhe njeherë autorësinë. Dorëzimi i partisë në shkëmbim të postit të presidentit do të ishte përfundimi i shkëlqyer i një karriere 15-vjeçare për të mos lejuar modernizimin e së majtës dhe për të bllokuar avenirin politik të Fatos Nanos. Ideja e federatës dhe e konferederatës, mund të jetë pazar për Metën e Milon, por Skënder Gjinushin i bën punë vetëm shkrirja. Ende s’është marrë vesh “temperatura” e shkrirjes, por Edi Rama e ka urgjente marrjen e kreut të PSD-së në parti, pasi s’po ka mundësi që të ndalojë “djajtë” që i kanë dalë nga shishja.

    Megjithatë, pazari nuk është se po kalon aq lehtë. Vetë Ben Blushi u shpreh dje se po nxitohej si tepër me këtë unifikimin e faktorit politik në të majtë. Ndërkohë, mjaft nanoistë të tjerë shprehen se me Edi Ramën, PS-ja po denatyrohet dhe stacioni i mbramë i kësaj pune do të ishte shkrirja me personin Skënder Gjinushi, pasi ai nuk ka kurrfarë partie. Me skepticizëm e kanë parë tezën e konfederates, federatës apo shkrirjes edhe Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo. Ai ka deklaruar më shumë se njëherë se ideja nga ana parimore është e gjetur megjithatë në kushtet aktuale ajo është ende e paimplementueshme. Në këtë kuadër ai ka shprehur mosbesimin e tij nëse konfederata do të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga ana tjetër edhe kreu aleancist Neritan Ceka sa herë që është bërë fjalë për riciklimin e një teze të tillë është distancuar me pretekstin se forca që ai përfaqëson nuk është e majtë, por e qendrës, argument të cilin e përdori anëtari i Kryesisë së LSI-së, Spartak Braho për të kundërshtuar kandidaturën e PAD-it, Sokol Lamaj. Vetë lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka ironizuar konfederatën për sa kohë ajo artikulohej nga Gjinushi, ndërsa kohët e fundit e rimori vetë këtë temë duke lëshuar njeherazi edhe një sfidë: Konfederata duhet të drejtohet prej Ilir Metës. E pasuar kjo edhe nga kërkesa për pasjen e kryeministrit në rast të një fitoreje në zgjedhjet e ardhshme parlamentara. Për të dyja këto opsione Gjinushi ka kundërshtuar me finesë pretendimet e kreut të LSI. Skënder Gjinushi ka qenë dhe mbetet një lojtar i aftë mes klaneve të së majtës shqiptare, megjithatë fakt është që aftësia e tij është një e dhën empirike për sa kohë që ai ka qenë në pushtet së bashku me socialisët në 8 vitet 1997-2005. Tashmë pazari për presidencialet e ardhshme nuk ndalet dot më dhe Edi Rama po kryen shumë shpejt lojën me letrat e forta, duke u futur në pazar për shkrirjen e partive. Por në vend të vetullave rrezikon të nxjerrë sytë, të shkatërrojë përfundimisht fuzionin që ishte siguruar disi në Kuvendin e Shqipërisë, të prishet përfundimisht me LSI-në dhe së fundmi të komprometojë pa nisur mirë shansin për të marrë revanshin në negociatat e pritshme me mazhorancës për kryetarin e ardhshëm të shtetit.

    Re. Po.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-05-2006 më 16:54

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz 55

    Data: 22/05/2006, ora

    Rama merr partinë e Gjinushit, i premton postin e presidentit



    Zbardhet pazari i shkrirjes mes Edi Ramës dhe Skënder Gjinushit. Pasi ishte planifikuar posti për Diana Çulin, planet ndërruan për shkak të dosjes së vrasjes së 2 poetëve Blloshmi e Leka. Tani Gjinushi e kërkon me çdo kusht vendin që para tij e gëzoi edhe Rexhep Meidani, dhe për këtë është gati të shkrijë edhe partinë. Të majtët e tjerë kundërshtojnë planin e Ramës për të blerë një parti që s’ka anëtarë dhe për të shitur një post që mund të shfrytëzohet për ta çuar vendin në zgjedhje të reja



    I gjendur në presionin e shkëputjes nga koalicioni dhe krijimit të një poli të qendrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi dje pa mëdyshje skemën e propozuar që prej fundit të muajit korrik të vitit të kaluar nga ana e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi për bashkimin e së majtës nën një konfederatë, ky kryesimin ashtu si është synuar paraprakisht do ta mbajë vetë “de jure” kreu i selisë rozë, ndërsa “de facto” do të jetë profesori i matematikës, ai që do të udhëheqë të gjitha stratagjemat e opozitës shqiptare kundrejt përpjekjeve të saj për të rifituar pozicionet e humbura para një viti. Edhe pse në thelb kjo deklaratë e djeshme e Ramës para socialistëve kuksianë nuk përbën diçka të re përderisa prej muajsh çdo ide apo skemë për zhvillimin e luftës parlamentare në Kuvend, përfshi këtu edhe mocionin e famshëm ndaj kryetares së Kuvendit të Shqipërisë apo zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli kanë dalë gjithmonë nga Sekretari Politik, Ben Blushi, çdo ide që ka dalë për mënyrën sesi duhet të bashkohej në një zë të vetëm kampi opozitar kanë dalë nga kryesocialdemokrati, gjithësesi është tregues i bërjes për herë të parë publike të këtyre lëvizjeve, në një kontekst jo pak interesant, atë të mundësisë së riaktivizimit fizik të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke filluar që nga Kongresi që përkujton edhe 15 –vjetorin e krijimit të partisë në datën 10 qershor.

    Për arsye të një trashëgimie të fortë të një aleancë me bërthamë kryesore boshtin PS-PSD, nevojshmëria e arritjes së një kohezioni optimal që në javët e para të fillimit të kontakteve të ngushta mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e ka vënë lidershipin e selisë rozë në një pozitë relativisht të vështirë, ku duhet që për arsye konjukturale partnerëve të rinj të LSI tu japë këtë “karrotën”, që në rastin konkret është anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe garancitë se pavarësisht rezultatit të arritur në 3 korrik, anatemimi faktik i Megadushkut, do të imponojë njohjen e saj si forca e dytë e së majtës, në një kohë që socialdemokratëve “shkopin”, pra refuzimin e së drejtës së tyre ligjore për të pretenduar një përfaqësues në KQZ e njëkohësisht detyrimin për të pranuar zbritjen në shkallaren e dytë të aleatëve. Por gjërat nuk janë në fakt kaq të vështira. Anëtari i KQZ-së nuk përbën kurrfarë problemi për Skënder Gjinushin dhe komentet e djeshme pozitive rreth shkrirjes së partive apo federatës së majtë e kanë konfirmuar se gjetkë fle lepuri. Prej kohësh Skënder Gjinushi kishte planifikuar të merrte për partinë e tij poltronën e presidentit të republikës, ku do të pilotonte në mënyrë revolucionare Diana Çulin, por mediatizimi i asaj dosjes që u mori jetën dy poetëve, nuk siguroi dot mbështetjen e duhur si kandidaturë. Atëhere Gjinushi po luan pazarin e lartë, atë të dorëzimit të Partisë Socialdemokrate tek Edi Rama në këmbim të mbështetjes së kandidaturës së tij për president të republikës. Për arsye që merren me mend, ai do të donte shumë që të trashëgonte poltronën që s’mundi ta gëzonte sa duhet Rexhep Meidani. Ideja presidenciale e Skënder Gjinushit po jetësohet përmes të ashtuquajturës shkrirje e dy partive. Dje më mesditë, vetëm pak minuta pas deklaratës së Ramës, Skënder Gjinushi doli dhe përshëndeti idenë e shkrirjes, duke ritheksuar edhe njeherë autorësinë. Dorëzimi i partisë në shkëmbim të postit të presidentit do të ishte përfundimi i shkëlqyer i një karriere 15-vjeçare për të mos lejuar modernizimin e së majtës dhe për të bllokuar avenirin politik të Fatos Nanos. Ideja e federatës dhe e konferederatës, mund të jetë pazar për Metën e Milon, por Skënder Gjinushin i bën punë vetëm shkrirja. Ende s’është marrë vesh “temperatura” e shkrirjes, por Edi Rama e ka urgjente marrjen e kreut të PSD-së në parti, pasi s’po ka mundësi që të ndalojë “djajtë” që i kanë dalë nga shishja.

    Megjithatë, pazari nuk është se po kalon aq lehtë. Vetë Ben Blushi u shpreh dje se po nxitohej si tepër me këtë unifikimin e faktorit politik në të majtë. Ndërkohë, mjaft nanoistë të tjerë shprehen se me Edi Ramën, PS-ja po denatyrohet dhe stacioni i mbramë i kësaj pune do të ishte shkrirja me personin Skënder Gjinushi, pasi ai nuk ka kurrfarë partie. Me skepticizëm e kanë parë tezën e konfederates, federatës apo shkrirjes edhe Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo. Ai ka deklaruar më shumë se njëherë se ideja nga ana parimore është e gjetur megjithatë në kushtet aktuale ajo është ende e paimplementueshme. Në këtë kuadër ai ka shprehur mosbesimin e tij nëse konfederata do të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga ana tjetër edhe kreu aleancist Neritan Ceka sa herë që është bërë fjalë për riciklimin e një teze të tillë është distancuar me pretekstin se forca që ai përfaqëson nuk është e majtë, por e qendrës, argument të cilin e përdori anëtari i Kryesisë së LSI-së, Spartak Braho për të kundërshtuar kandidaturën e PAD-it, Sokol Lamaj. Vetë lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka ironizuar konfederatën për sa kohë ajo artikulohej nga Gjinushi, ndërsa kohët e fundit e rimori vetë këtë temë duke lëshuar njeherazi edhe një sfidë: Konfederata duhet të drejtohet prej Ilir Metës. E pasuar kjo edhe nga kërkesa për pasjen e kryeministrit në rast të një fitoreje në zgjedhjet e ardhshme parlamentara. Për të dyja këto opsione Gjinushi ka kundërshtuar me finesë pretendimet e kreut të LSI. Skënder Gjinushi ka qenë dhe mbetet një lojtar i aftë mes klaneve të së majtës shqiptare, megjithatë fakt është që aftësia e tij është një e dhën empirike për sa kohë që ai ka qenë në pushtet së bashku me socialisët në 8 vitet 1997-2005. Tashmë pazari për presidencialet e ardhshme nuk ndalet dot më dhe Edi Rama po kryen shumë shpejt lojën me letrat e forta, duke u futur në pazar për shkrirjen e partive. Por në vend të vetullave rrezikon të nxjerrë sytë, të shkatërrojë përfundimisht fuzionin që ishte siguruar disi në Kuvendin e Shqipërisë, të prishet përfundimisht me LSI-në dhe së fundmi të komprometojë pa nisur mirë shansin për të marrë revanshin në negociatat e pritshme me mazhorancës për kryetarin e ardhshëm të shtetit.

    Re. Po.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,652
    Postimet në Bllog
    18
    LSI i bashkohet partive të tjera opozitare dhe nënshkruan bashkëpunimin për reformën zgjedhore dhe lokalet

    Firmos edhe LSI, bashkohet e majta

    Sipas dokumentit, pragu elektoral duhet të jetë 2,5% dhe zgjerim i përfaqësive në komisionet zgjedhore, në formulën (5: 5: 1)

    Denion Ndrenika

    TIRANË- Opozita, përfshi Lëvizjen Socialiste për Integrim, dëshmoi pajtimin e plotë kundër politikave të keqqeverisjes së të djathtëve, duke ofruar firmosjen e një materiali të ri, të quajtur “Protokolli i bashkëpunimit për reformën zgjedhore”, me 8 pika bazë, të shoqëruara nga veprimi i njehsuar tërësor politik, si dhe ai në komisionin e posaçëm kuvendar. “AD-ja, LSI-ja, PDS-ja, PSD-ja dhe PS-ja, nënshkruese të protokollit, shprehin vullnetin e tyre për të nxitur dhe mbështetur bashkimin e partive opozitare rreth një platforme e strategjie të përbashkët në reformën zgjedhore për garantimin e zbatimin e një sistemi zgjedhor kushtetues, me dy raunde dhe pa hapësira për deformime të tipit “Dushk”; Pranimin si prag elektoral, pragun kushtetues 2,5 %; Zgjerimin e përfaqësimit të partive në Komisionet Zgjedhore nëpërmjet një formule që garanton maksimumin e përfaqësimit të mundshëm dhe ruan raportet pozitë - opozitë (5:5:1); Përgatitja e regjistrit kombëtar të zgjedhjeve, moslejimin e pasaktësive në listat e zgjedhësve dhe pajisjen e tyre me dokumentin e ri te identifikimit: Angazhim i përbashkët për kryerjen konsensuale të reformës së rindarjes territoriale; Përmirësimin e procedurave të numërimit të votave në procesin zgjedhor; Njohjen dhe garantimin praktik të së drejtës kushtetuese të votimit për emigrantët shqiptarë; Rregullimin më të mirë të aksesit të partive politike në media, duke garantuar balancimin e vendimmarrjes në KKRT dhe KRTSH”. Tri nga këto pika kanë qenë pjesë e platformës së LSI-së për zgjedhjet e parashtruara që në dhjetorin e shkuar (emigrantët, anëtarët në komisionet e votimit, numërimi i votave). Pranim pa asnjë dyshim i është bërë qëndrimeve të PS-së për ndarjen territoriale apo për përqindjen që më së shumti ka këmbëngulur PAD-ja dhe DS-ja, apo PSD-ja për mediat. Një pikë e rëndësishme ishte dhe ajo, sipas së cilës, të majtët angazhohen të konkurrojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor me një program elektoral, që duhet të nënshkruhet nga të gjitha partitë, jo më vonë se katër muaj nga dita e zgjedhjeve vendore.
    Të katër të majtët, si dhe liberalët e qendrës së Neritan Cekës, thanë se kishin një mendje të palëkundur për t’u bërë bashkë kundër politikave të Sali Berishës, për ta rrëzuar kryeministrin (të cilin Rama e quajti rishtas “gënjeshtar” dhe “të paaftë”) nga pushteti, duke nisur me zgjedhjet e ardhshme vendore dhe një proces të përgjithshëm të parakohshëm në vitin 2007-ën. Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka qenë i qartë dhe nuk e fshehu entuziazmin për afrimin e të majtës, për të cilën vlerësoi pozitivisht nënshkrimin prej të gjithë aleatëve. “Tashmë tryeza edhe formalisht është e plotë dhe LSI-ja iu bashkangjit marrëveshjes e njëkohësisht të gjithë bashkë hodhëm një hap më tutje duke nënshkruar një platformë bashkëpunimi për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet, të cilat të gjithë bashkë i dëshirojmë me standard evropian dhe sigurisht, larg çdo fenomeni dhe sëmundjeje si ata që kanë cenuar legjitimitetin e zgjedhjeve në vijimësi dhe që kanë krijuar jo pak probleme në përfaqësimin e të zgjedhurve në parlament, duke shtrembëruar ndjeshëm vullnetin e shprehur me votë. Opozita është më e bashkuar se asnjëherë, por sigurisht është vetëm fillimi i një pune më intensive për të krijuar një kohezion që të mëshirohet jo thjesht në një platformë bashkëpunimi, por në një vizion të përbashkët, aksion të përbashkët, i cili do të kulmojë me realizimin e premtimeve tona për një Shqipëri të integruar pas fitores së zgjedhjeve vendore dhe fitore së zgjedhjeve politike, të cilat do t’i arrijmë bashkarisht, duke qenë të hapur dhe konstruktiv në këtë marrëveshje që do të shkojë duke u konsoliduar përmes komunikimit dhe debatit të brendshëm demokratik dhe parimor”. I afruari i fundit në këtë tryezë, LSI-ja, me 8 për qind të votave, sipas kryetarit të saj, Ilir Meta, vërejti një platformë të cilën më herët e kishte refuzuar, e cila shkonte drejt “Një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të ndershme dhe larg sëmundjes së Dushkut; -së dyti, në fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore për të treguar të gjithë shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar se qeveria e sotme është një qeveri e pakicës, dhe, së treti, për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm”. Ai ka shpjeguar mandej edhe shkaqet që vonuan bashkimin e saj me të majtët e tjerë për të shkuar dje në një bashkim tjetër të së majtës në përvjetorin e 62-të të Kongresit të Përmetit, 24 maj 1944. Për Metën, LSI-ja ka pasur rezerva sidomos për Dushkun, posaçërisht për reformën zgjedhore, por më tej u bind, ngase pa që në protokoll ishin reflektuar të gjitha vërejtjet e saj.

    Rama: Federata do kohën e vet, është ide themelore

    PS-ja ka premtuar dje se do të jetë sikurse tha kryetari i saj, Edi Rama, “avokate” për pranimin në Internacionalen Socialiste të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Demokracisë Sociale. Rama, pasi të gjitha partitë u bënë bashkë për veprimtarinë e tyre të mëtejme, tha se dëshironte të theksonte “faktin se PS-ja dhe PSD-ja janë anëtare të Internacionales Socialiste dhe që tani do të jemi avokatët më të interesuar për anëtarësimin në këtë internacionale të LSI-së dhe të PDS-së”. “Në këtë horizont të Internacionales Socialiste dhe në këtë kohezion mes forcave të majta për të afirmuar disa parime dhe vlera, të cilat shoqëria e sotme ka një nevojë alarmante në të gjitha nivelet, padyshim që shtrati i bashkëpunimit është mjaft i gjerë”, -tha Rama, duke dashur të shpjegojë më pas idenë e tij për federatën e së majtës. “Dhe, -ka vazhduar Rama, -padyshim që ideja e federatës do të kërkojë kohën e vet të maturimit, por është një ide themelore në funksion të këtij horizonti që flasim. Shpreh besimin e plotë se kjo është tryeza e fitores”, -tha Rama. Sakaq, Meta, lidhur me federatën, shkurt tha se nuk ka qenë temë e takimit mes aleatëve, por shtoi se e kishte konfirmuar qëndrimin e LSI-së, që sipas tij, “më e rëndësishme është që të gjitha forcat e opozitës të kontribuojnë me përgjegjësi dhe me seriozitet në respektimin e të gjitha atyre angazhimeve dhe objektivave të kësaj marrëveshjeje”. “Për këtë, unë jam i bindur se LSI-ja do të japë kontributin e saj maksimal”, -ka thënë Meta.

    Ilir Meta
    “Shpreh vendosmërinë e LSI-së si një forcë e majtë dhe opozitare për të kontribuar në realizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis të gjitha forcave të opozitës dhe njëkohësisht për arritjen e gjitha objektivave të kësaj marrëveshjeje që kanë të bëjnë me një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të ndershme, larg sëmundjes së Dushkut. Së dyti, me fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore, për t’u treguar të gjithë shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar se qeveria e sotme është një qeveri e pakicës dhe, së treti, për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm. Për sa i takon arsyeve që kanë të bëjnë me firmosjen e këtyre dy dokumenteve sot nga ana e LSI-së, këto kanë të bëjnë me disa rezerva që ne kemi pasur për sa i takon angazhimit, seriozitetit dhe konkretizimit të vullnetit antidushkut, sidomos për sa i takon reformës zgjedhore nga ana e forcave të opozitës, duke vënë re se në protokollin që ka të bëjë me bashkëpunimin për reformën zgjedhore ne shohim se shumë nga ato propozime që i dërguam PS-së dhe partive të tjera të koalicionit janë të reflektuara, ne e shikojmë këtë si një moment të konkretizimit të marrëveshjes në parim dhe në këtë drejtim ne urojmë dhe do të kontribuojmë që kjo marrëveshje të konkretizohet edhe më tej në të gjitha aspektet e saj”.


    Edi Rama
    “Sot ne jemi këtu për të ecur më tutje në rrugën e bashkëpunimit. Tashmë tryeza edhe formalisht është e plotë dhe LSI-ja iu bashkangjit marrëveshjes e njëkohësisht të gjithë bashkë hodhëm një hap më tutje duke nënshkruar një platformë bashkëpunimi për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet, të cilat të gjithë bashkë i dëshirojmë me standard evropian dhe sigurisht, larg çdo fenomeni dhe sëmundjeje si ata që kanë cenuar legjitimitetin e zgjedhjeve në vijimësi dhe që kanë krijuar jo pak probleme në përfaqësimin e të zgjedhurve në parlament duke shtrembëruar ndjeshëm vullnetin e shprehur me votë. Unë jam shumë i kënaqur që opozita është më e bashkuar se asnjëherë, por sigurisht, është vetëm fillimi i një pune më intensive për të krijuar një kohezion që të mëshirohet jo thjesht në një platformë bashkëpunimi, por në një vizion të përbashkët, aksion të përbashkët, i cili do të kulmojë me realizimin e premtimeve tona për një Shqipëri të integruar pas fitores së zgjedhjeve vendore dhe fitore së zgjedhjeve politike, të cilat do t’i arrijmë bashkarisht, duke qenë të hapur dhe konstruktiv në këtë marrëveshje që do të shkojë duke u konsoliduar përmes komunikimit dhe debatit të brendshëm demokratik dhe parimor”.

    PROTOKOLL I BASHKËPUNIMIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE

    Aleanca Demokratike, Lëvizja Socialiste Për Integrim, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate, Partia Socialiste

    Garantimin e zbatimin e një sistemi zgjedhor kushtetues, me dy raunde dhe pa hapësira për deformime të tipit “dushk”.
    • Pranimin si prag elektoral, pragun kushtetues 2,5 %.
    • Zgjerimin e përfaqësimit të partive në komisionet zgjedhore, nëpërmjet një formule që garanton maksimumin e përfaqësimit të mundshëm dhe ruan raportet pozitë - opozitë (5:5:1).
    • Përgatitja e regjistrit kombëtar të zgjedhjeve, moslejimin e pasaktësive në listat e zgjedhësve dhe pajisjen e tyre me dokumentin e ri të identifikimit.
    • Angazhim i përbashkët për kryerjen konsensuale të reformës së rindarjes territoriale.
    • Përmirësimin e procedurave të numërimit të votave në procesin zgjedhor.
    • Njohjen dhe garantimin praktik të së drejtës kushtetuese të votimit për emigrantët shqiptarë.
    • Rregullimin më të mirë të aksesit të partive politike në media, duke garantuar balancimin e vendimmarrjes në KKRT dhe KRTSH.
    AD, LSI, PDS, PSD dhe PSSH, në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, bien dakord:
    • Të koordinojnë të gjitha qëndrimet e partive politike të opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore dhe në diskutimet në Kuvend mbi ketë reformë.
    • Të konkurrojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor me një program elektoral, që duhet te nënshkruhet nga të gjitha partitë, jo më vonë se katër muaj, nga dita e zgjedhjeve vendore.
    • Të përfaqësohen në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor me përfaqësues me integritet politik e moral, që gëzojnë mbështetjen e komuniteteve vendore ku do të shërbejnë, e pranohen nga të gjitha palët në këtë marrëveshje.
    • Të angazhohen, me ekspertët përkatës të të gjitha fushave, në përgatitjen e projekt-platformave të përbashkëta të zhvillimit, për të gjitha zonat e vendit ku të adresohen çështjet më thelbësore e të paraqitet alternativa e opozitës mbi problemet më jetike të komuniteteve të këtyre zonave, e në veçanti:
    - Politikat për zbutjen e varfërisë, uljen e taksave, mbështetjen e shtresave në nevojë, zhvillimin e infrastrukturës publike, mbështetjen e biznesit te vogël e të mesëm dhe prodhimit vendës, zhvillimin e arsimit dhe sistemit shëndetësor.
    • Të ndajnë përgjegjësitë, në funksion edhe të maksimizimit të rezultatit të përbashkët elektoral nëpërmjet angazhimit të plotë e të menjëhershëm të të gjitha strukturave partiake përkatëse, në të gjitha nivelet.
    • Raportet e përfaqësimit të partive politike në zgjedhjet për pushtetin vendor duhet të reflektojnë peshën reale të forcave politike në bllokun elektoral opozitar.
    • Të formojnë një tryezë në nivelin më të lartë politik për të filluar negocimin për hartën e përfaqësimit elektoral të partive nënshkruese të këtij Protokolli.
    • Të organizojnë një fushatë elektorale te përqendruar e të koordinuar, që garanton efektivitetin maksimal të të gjitha kapaciteteve njerëzore e materiale të këtyre forcave politike.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Lajm i mire ky i bashkimit te se majtes. Nese do te kishin hyre te bashkuar keshtu ne zgjedhjet vjet brrisha nuk do te kishte fituar dot, pasi e majta ka me shume vota ne shqiperi dhe largimi i Metes vjet me LSI shkaktoi rrjedhje votash nga e cila perftoi e djathta. Mezi po i pres zgjedhjet lokale tani.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 19:36
  3. Sa ndihmoni te bashkohet nje cift
    Nga Dito në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 23:48
  4. LPK- Të shpallet pavarësia e Kosovës dhe të bashkohet me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-07-2004, 18:55
  5. Sa kohe i duhet Shqiperise te ngreje krye edhe te bashkohet me Europen?
    Nga ice_storm në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •