Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    LSI i bashkohet koalicionit të majtë

    Aleanca e re PS-LSI , marreveshje mes partive per bllokimin e presidentit

    Nga Altin Kreka


    TIRANE (17 Mars)- Armiqte e vjeter te se njejtes familje jane drejt nje afrimi te shpejte mes tyre. Katalizatori i aleances se re PS-LSI duket se eshte menyra e sjelljes se mazhorances aktuale ndaj opozites. Shume shpejt te dyja partite do te arrijne nje marreveshje e cila do te kete si synim terheqjen edhe te opozitareve te tjere. Qellimi i marreveshjes eshte bashkepunimi per zgjedhjet e reja per pushtetin vendor si dhe krijimi i nje blloku opozitar per te penguar mazhorancen e drejtuar nga PD qe te mbledhe 84 vota per te zgjedhur presidentin e ri te vendit pas mbarimit te mandatit te presidentit Moisiu. Kjo marreveshje eshte arritur pasi secila nga palet bene leshimet perkatese.
    Leshimet
    Frika ne PS ishte qe Berisha do te shfrytezonte LSI dhe deputetet e kesaj partie per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Kryeministri e deklaroi synimin e tij kur tha muaj me pare se “presidenti i takon opozites”. Planin per te shkaktuar zgjedhje te reja te parakohshme ne vend ne 2007 mund ta shkateronte nje levizje e LSI e cila mund te propozonte nje nga emrat e saj si president te ri te vendit. Kete situate duket se e shfrytezoi mire LSI e cila edhe pse ishte perfshire ne retoriken e ngurte me PS arriti te tejkalonte kete faze dhe te parashtronte synimet e saj, te cilat u bene edhe leshime te PS.
    Komisioneri
    Ka kohe qe emrat nga LSI nuk e permendin pakenaqesine qe kane ndaj faktit se PS nuk heq dore nga e drejta e vetos ne komisionin qe do te formohet dhe qe do te merret me reformen zgjedhore ne vend. Vetoja e PS mund te jete rezultative per LSI e cila edhe me pare ka kerkuar me ngulm pranine e nje komisioneri te saj ne komisionet e votimeve. Kjo kerkese e LSI nuk u pranua as nga PS dhe as nga PD gjate reformes zgjedhore para zgjedhjeve te 3 korrikut. Por per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor PS ka shume ne dore per te ndihmuar LSI ne rritjen e forces se saj ne procesin e kontrollit dhe numerimit te votave diten e zgjedhjeve. Kjo skeme aleance do te sillte edhe nje shtim te te majteve ne komisionet zgjedhore gje qe do ti jepte me shume garanci ketyre partive ne mbrojtjen e votave te tyre. Edhe pse aleati me i ngushte i PS eshte PSD, socialistet duket se s’kane asnje problem me partine e Gjinushit dhe synojne qe te arrijne nje marreveshje sa me pozitive me LSI.

    Marreveshja pritet te realizohet se shpejti sepse LSI e cila e di shqetesimin e PS ka kerkuar vete e para nenshkrimin e nje dokumenti ku te gjitha palet te angazhohen per te mos lejuar mazhorancen te siguroje 84 vota ne Kuvend per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Moszgjedhja do te sillte nje krize te thelle politike dhe sipas Kushtetutes duhet te mbahen zgjedhjet e reja ne vend. Megjithate kjo skeme deri me tani eshte menduar pa marre parasysh ndonje levizje te ish-kryetarit te PS, Fatos Nano dhe mbeshtetese te tij brenda grupit parlamentar te socialisteve. Prej javesh LSI s’eshte me duke ndjere presionin e socialisteve te cilet kane mundur te shkepusin disa prej anetareve te partise se Metes duke krijuar ne publik idene se LSI po shperbehet.

    Keto duket se jane disa nga elementet e marreveshjes se heshtur e cila per ceshtje ditesh pritet te formalizohet me nje dokument te shkruar. Pas saj nisin me pas negociatat per elementet e tjera te bashkepunimit qe jane edhe ndarja e zonave dhe kandidateve, nese do te arrihet ne vendosje te kandidateve te perbashket ne menyre qe te mos lejohet ndarja e votave te se majtes, perballe se djathtes qe rezulton te jete me kompakte.
    Leshimi i PS
    Socialistet jane gati te perdorin veton e tyre pro rritjes se influences se LSI ne strukturat e komisioneve qe do te merret administrimin dhe numerimin e votave diten e zgjedhjeve. LSI kerkoi edhe ne zgjedhjet e kaluara qe te kishte nje komisioner ne grupet e numerimit por kjo su arrit per shkak te kundershtimit te PS dhe PD. LSI me pas akuzoi se votat e saj ishin vjedhur.
    Leshimi i LSI
    Numri i votave qe ka LSI ne Kuvend ka krijuar pasiguri te socialistet, te cilat duan qe te shkaktojne zgjedhje te parakoshhme duke bllokuar zgjedhjen e presidentit te ri ne 2007. LSI ka dhene garanci se asnje vote e saj nuk do kaloje me mazhorancen dhe per kete kerkon edhe nenshkrimin e nje dokumenti.

    BalkanWeb
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kreu i LSI-së tha se kushti i bashkëpunimit me PS-në mbetet reforma zgjedhore

    Meta: Presidenti nuk mund të jetë konsensual

    D. Ndrenika

    TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar pozitivisht afrimin me PS-në për çështjen e votës së fshehtë në Kuvend, por për kreun e saj, Ilir Meta, ky nuk mund të mbështetet vetëm për raste të shkëputura. Meta tha dje se e ardhmja e marrëdhënieve LSI-PS nuk do të mund të jetë e qëndrueshme, nëse mbështetet veçse në kundërshtim të politikave të kohëpaskohshme të qeverisjes. “LSI-ja ka qenë e angazhuar që në fillimet e saj për mbrojtjen e demokracisë dhe për mbrojtjen e votës së fshehtë- si element bazë i demokracisë. Për LSI-në, bashkëpunimi nuk mund të jetë as i qëndrueshëm, as me integritet dhe as afatgjatë, në rast se është thjesht vetëm për raste të tilla apo thjesht për të kundërshtuar çdo iniciativë të qeverisë së zotit Berisha. Për ne, një bashkëpunim i opozitës do të mund të ishte i qëndrueshëm, i besueshëm dhe afatgjatë në rast se ai do të bazohej në një angazhim të të gjitha forcave të opozitës për një reformë zgjedhore, e cila garanton zgjedhje të ndershme dhe të drejta, siç kërkon me forcë rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian”, -tha Meta. Kreu i LSI-së ka vlerësuar rishtas se reforma zgjedhore mbetet një pikë thelbësore për të mundësuar bashkëpunim edhe më tej. Meta përsëriti se përgjegjësit e fenomenit të Dushkut, socialistët, jo vetëm që nuk reflektuan për të mos e përdorur më këtë këmbim vote kandidat-subjekt mes partive aleate, por e perfeksionuan atë. “Një pjesë e opozitës dhe sidomos PS-ja, ka një përgjegjësi të veçantë për deformimet e zgjedhjeve të 3 korrikut dhe për vetë fenomenin e Megadushkut“, -tha Meta dhe shtoi se opozita duhet të mos lejojë më që “flamurin e luftës kundër korrupsionit ta mbajë zoti Berisha”, që, sipas tij, vazhdon retorikën e fushatës zgjedhore. LSI-ja mendon gjithashtu se përqasja e qëndrimeve për zgjedhjen e presidentit, për ta kushtëzuar atë duke u mbështetur te përbërja problematike e Kuvendit, për shkak të Dushkut, nuk shkon saktësisht. Sipas Metës, janë disa qëndrime për këtë çështje. “Për sa i takon çështjes së presidentit në vitin 2007, PS-ja ka pasur 3 ose 4 qëndrime për këtë çështje, një prej të cilave ka qenë zgjedhja e Presidentit me Referendum. Një tjetër qëndrim ka qenë që presidenti të zgjidhej nga 100 deputetët e mazhoritarit. Një qëndrim tjetër ka qenë që pavarësisht nga fenomeni i Dushkut, presidenti mund të ishte legjitim vetëm në rast se ai do t’i jepej Partisë Socialiste. Ka edhe një qëndrim tjetër të fundit, që në vitin 2007, PS-ja dhe opozita të shkojnë së bashku në drejtim të rivendosjes së plotë të legjitimitetit të Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të tjera që dalin prej tij, përfshirë edhe institucionin e presidentit. Ne mendojmë se paralelizmi me zgjedhjen e presidentit në vitin 2002, pas “Minidushkut” të 2001-shit, nuk është me vend dhe nuk mund të jetë një zgjidhje. Pasi nga “Minidushku” kaluam në “Megadushk” dhe parlamenti aktual ka dimensione kaq të mëdha të informalitetit, sa që do të ishte e pamundur që një zgjidhje konsensuale për këtë çështje të kapërcente problemet e thella të ilegjitimitetit”, -tha Meta.

    Meta: Berishën nuk e pengon imuniteti për të luftuar korrupsionin

    Kufizimi i imunitetit të deputetëve është kthyer në çështje politike dhe, për LSI-në, nuk ka asnjë argument tanimë që pas tre korrikut për pushtetarët e sotëm për të mos ndëshkuar të korruptuarit. Ilir Meta, kryetar i LSI-së, ndërsa komentoi dje qëndrimin e Komisionit të Venecias për kufizimin e imunitetit të deputetëve, tha se “asgjë nuk e ka penguar dhe nuk e pengon zotin Berisha për të luftuar korrupsionin me mazhorancën aktuale”, se “jo vetëm që mund të procedohet rast më rast, mjafton vetëm me 71 deputetë për të hequr imunitetin e cilitdo parlamentari” dhe se “pjesa më e madhe e atyre që zoti Berisha ka akuzuar për korrupsion para tre korrikut, sot janë pa imunitet; pra nuk është se është kjo çështje që e ka penguar zotin Berisha për të luftuar korrupsionin”. Meta mendon se rekomandimet e Venecias janë dukshëm sugjerim për kompromis. “Heqja e imunitetit nga vetë parlamenti, kur ka një përcaktim të Kushtetutës për këtë gjë, tregon qartë se duhet të jetë një akt i vullnetit politik, jo vetëm i mazhorancës, por edhe i opozitës. për të votuar ose jo, në rast të ardhjes së kësaj iniciative në parlament, nuk duhet të kemi parasysh 84 vota në kuptimin aritmetik, por 3/5 në kuptimin politik, dhe kjo do të thotë që duhet të ketë një konsensus të gjerë midis mazhorancës dhe opozitës. Unë e theksoj edhe njëherë, zotin Berisha nuk e ka penguar mosmiratimi i kësaj iniciative për të hequr imunitetin cilido deputeti në Parlament apo për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata të cilët populli shqiptar i la pa imunitet në zgjedhjet e tre korrikut”, -tha Meta.

  3. #3
    Perse gjithe ky "merak" per ceshtjen e presidentit?

    Eshte kjo mjegullnaje, eshte kjo tymnaje, eshte kjo pjese e pazarit politik ndermjet dy grupimeve kryesore?

    Meraku nuk eshte tek presidenti. Eshte gjetke.

    Ceshtja eshte tek zgjatja e mbijeteses se politikaneve e shtetareve, te cileve iu intereson status quo-ja, privilegjet, plotesimi i grykesise.

    E perseris, nuk eshte presidenti qe ua ploteson apo ua mungon.

    Ceshtja eshte tek zgjedhjet lokale.

    Si perhere, do te shkohet ne zgjedhje me "nxitim", duke arritur ne nje marveshje te "blatuar" prej nderkombetareve qe implikohen me edhe pa dashje prej pehlivanlleqeve te politikaneve shqiptare, dhe perseri do te shkohet ne zgjedhje me nje variant te ri dushku, mbase giga-dushk.

    Zgjedhjet lokale jane percaktuese per ecurine e metejme te qeverisjes ne Shqiperi - te tjerat jane pasoja, plotesime, e korrigjime (dreqnime), perfshire edhe zgjedhjen e presidentit te ngrate - marionete, figurant, apo ... ?!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986


    Koço Danaj

    11:00/24.03.06 - Opozita e «KUTISE» dhe opozita e «DRITAVE»( Koment i lajme.net)


    Deri tani po kerkohet vetem nje KUTI per opoziten. Me sakte nje Kuti Votimi vetem per deputetet e saj apo edhe te njohurit e tyre. Per te qene akoma me te sakte, shumica e luftes politike te opozites eshte permbledhur vetem ne menyren e votimit ne Kuvend. Dhe po te degjosh, mjaft deputete te opozites, ata te thone se kjo eshte lufte per Demokraci. (Dhe duke e degjuar kete fjale deri ne perdhunimin apo tjetersimin e saj, nuk ka se si te te mos kujtohet kenga e partizanit te vogel Velo)
    Sterzgjatja e kesaj lufte qe ata e konsiderojne Demokraci, po sjell zevendesinin e saj me fjalet Demagogji dhe Mediokritet.
    Perse valle? Ja disa fakte: Ne prill te vitit 2002 kur nje pjese e opozites se sotme dhe shumica e opozites se djeshme, votuan per shkarkimin e ish-prokurorit te pergjithshem, askush nuk u kujtua te fliste as per Kuti dhe as per bilbila. Por askush nuk u kujtua te thoshte se si brenda dy ditesh, Presidenti miratoi shkarkimin dhe vendosi emerimin. Nuk kishte Kuti, kishte Shpejtesi. Atehere sot kemi te bejme me demagogji.
    Ja edhe nje fakt tjeter: Kush mund te besoje seriozisht ne deshiren e Kutise, teksa njeh masakren e votimeve te 3 korrikut 2005. Megjithse ekzistonin me mijra Kuti ne gjithe Shqiperine, nuk ishte e veshtire qe ato te perdhunoheshin politikisht dhe qindra mijra votues te votonin me urdher. Urdher do te thote pa KUTI. Disa syresh prej deputeteve te opozites, jo vetem votimin, por edhe numurimin e bene pa KUTI. Atehere nuk e deshen per interesa te tyre, ndersa tani e kerkojne po per interesa te tyre.
    Domethenia e te dy fakteve: KUTIA eshte fasada, Demogogjia eshte thelbi. Tifozet qe jane brenda opozites nuk e kuptojne akoma nje gje te tille. «Sahanlepiresit» e kuptojne, por kane hallin e «Sahaneve» qe po ua marrin. Ndersa qytetaret e majte qe jane me qindra e mijra e kuptojne, por u vjen rende te pohojne te verteten e hidhur qe do te thote: «E gjithe kjo lufte per nje «KUTI». Me mire ta kishin bere kete lufte per nje «BUKE». Keta sillen sikur jane ndihmesit e qeverise, jo sikur jane opozita e qeverise.»
    Dhe qytetari ka te drejte. Perse valle?
    Ja perseri dy fakte: Qytetari ne shume zona te Shqiperise nuk ka drita gjate 24 oreve, megjithse Shqiperia eshte e mbytur nga shirat. Nuk ka drita edhe atje kur i paguan 100 per qind. Qytetari ankohet çdo mengjes tek TV Teuta e Bashkim Hoxhes. Por me shume nuk ka fuqi. Sepse ne Shqiperi nuk ka «opozite te «DRITAVE», por ka vetem opozite te KUTISE.
    Ja edhe fakti i dyte shume here me stermadh se i pari. Presidenti ktheu Ligjin e Legalizimeve. Opozita ben propozime, pozita nuk ja pranon. Ndersa «personazhet e Emil Durkhaimit» nervozohen, irritohen etj. Kush jane fajtoret? Pozita plus opozita. Kandari i fajit nuk ka fare rendesi ne kete rast. Ja perse:
    E para qysh ne titull kemi te bejme me diskriminim: Fjala Legalizim ka si antinomi te saj fjalen Ilegalizim. Ndersa ata qindra mijera qytetare kane ardhur atje ku jane sot «diten me diell», i kane ndertuar shtypite e tyre «diten ne dreke». Ata jane regjistruar ne Lista Votmi dhe kane marre pjese ne votime qysh nga viti 1992. Ata jane legale, por me shtepi dhe prone te pahipotekuar. Prandaj me qe kemi te bejme me tjetersim prone, thelbi i ligjit dhe emertimi i tij duhet te jete: Ligje per Hipotekimin e Prones.
    E dyta: Kjo dukuri stermadhe, para se te jete Ligj, eshte ideja me e madhe qe ka perjetuar Shqiperia pas viteve 90-te e barabarte me nje revolucion, qe kerkohet te jete paqesor. (Urrejtja e prones eshte disafish me e madhe se urrejtja per bindjet politike. Deri tani ky «Revolucion» i paperfunduar per faj te politikes ka pasur me dhjetra viktima). Opozita e sotme kur ishte ne pushtet, nuk beri asnje diskutim publik, social dhe politik para se te hartonte kete Ligj. Por edhe qeveria e sotme, nuk e beri nje gje te tille. (Mendja e De Sotos eshte shume here me e vogel se mendja e qytetareve te Banlieu-ve tona). Prandaj edhe Ligji kundershtohet nga dy drejtime: Kundershtohet nga opozita e cila mendon thjesht per kredo politike. Por kundershtohet edhe nga qytetari-ish pronar qe kerkon pronen e trasheguar, edhe nga qytetari-pronar i ri qe kerkon hipotekimin e prones se tjetersuar. Deri me tani atje «poshte» kemi meri dhe grindje. Ndersa ketu larte kemi debat politik per KUTINE.
    Eshte e drejta e opozites te luftoje edhe per KUTINE e votimit ne parlament. Por eshte detyra e saj te shndrrohet nga opozite e KUTISE ne opozite te DRITAVE te qytetareve te Shqiperise. Perndyrshe do mbetet nje ndihmese e keqe e qeverise.
    |||Lajme.Net|||

    http://www.lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000008410
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Rama paralajmëron humbjen në zgjedhjet lokale


    Kryetari i PS, Rama, paralajmëroi dje humbjen në zgjedhjet lokale të këtij viti gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Fierit me simpatizantë të kësaj partie. Rama u mundua të gjejë alibinë e humbjes disa muaj para ardhjes së ditës së zgjedhjeve, duke u shprehur se "Berisha ka ndërmend të manipulojë votat". Pas humbjes në një nga komunat e konsideruara si bastion të PS, si ajo e Fajzës në Has, Rama shprehet pesimist edhe për betejën e radhës elektorale, duke parashikuar humbje të PS. Mentaliteti humbës i kryetarit të PS, nga dita në ditë, po bëhet dominues në këtë parti. Ai shmang përballjet politike, paraqitjen e alternativave si forcë opozitare dhe gjen prehje vetëm në veprimet politike bllokuese, të cilat po e bëjnë PS nën drejtimin e Edi Ramës gjithnjë dhe më shumë një parti të distancuar nga elektorati dhe hallet e përditshme të tyre. Lajmi
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #6
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Perse gjithe ky "merak" per ceshtjen e presidentit?

    Eshte kjo mjegullnaje, eshte kjo tymnaje, eshte kjo pjese e pazarit politik ndermjet dy grupimeve kryesore?

    Meraku nuk eshte tek presidenti. Eshte gjetke.

    Ceshtja eshte tek zgjatja e mbijeteses se politikaneve e shtetareve, te cileve iu intereson status quo-ja, privilegjet, plotesimi i grykesise.

    E perseris, nuk eshte presidenti qe ua ploteson apo ua mungon.

    Ceshtja eshte tek zgjedhjet lokale.

    Si perhere, do te shkohet ne zgjedhje me "nxitim", duke arritur ne nje marveshje te "blatuar" prej nderkombetareve qe implikohen me edhe pa dashje prej pehlivanlleqeve te politikaneve shqiptare, dhe perseri do te shkohet ne zgjedhje me nje variant te ri dushku, mbase giga-dushk.

    Zgjedhjet lokale jane percaktuese per ecurine e metejme te qeverisjes ne Shqiperi - te tjerat jane pasoja, plotesime, e korrigjime (dreqnime), perfshire edhe zgjedhjen e presidentit te ngrate - marionete, figurant, apo ... ?!
    Nuk janë vetëm zgjedhjet lokale, pikë kyçe për qeverinë e sotme, por edhe zgjedhja e presidentit...këto janë 2 testime të mëdha që i bëhen Salës nga populli dhe nga vendet e huaja.
    Mos harrojmë se Sala në 1992, mori zgjedhjet parlamentare, ai nuk mundi të marrë zgjedhjet që pasuan ...humbi zgjedhjet lokale vetëm 3 muaj pasi PD-ja kish marrë pushtetin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Koço Danaj
    13:00/28.03.06 - «Populli Majte» nuk e pranon Platformen e te Majtes se Pashpirt!!(Koment i lajme.net)


    Socialistet bene publike nje Platforme drejtuar partive parlamentare qe juridiksht konsiderohen opozite. Platforma e PS ka 6 pika te cilat synojne rikthimin ne pushtet te opozites me ane te zgjedhjeve te parakohshme. Te 6 pikat flasin vetem se si do te rikthehen keto parti ne pushtet.
    Pra eshte Platforme e pushtetit dhe asgje me shume. Me nje analize te thjeshte per kete platforme pushteti, do te votojne menjehere te gjitha ata qe u preken nga humbja e pushtetit ne 3 korrik 2005. Perseri me nje llogari te thjeshte kjo shtrese votuesish do te jete rreth 50 mije vota. Ndersa pjesa tjeter i konsideruar «popull i majte» nuk eshte prekur drejteperdrejte nga rotacioni i pushtetit politik. Ky popull I majte edhe kur ishin ne pushtet socialistet dhe aleatet e tyre, ai vete nuk ishte direkt ne pushtet apo ne administrate. Per kete arsye ky popull i majte qe ne rastin me te paket eshte 500 mije votues, me perjashtim te nje lloj shqetesimi psikologjik qe ka te beje me stabilitetin e shoqerise lidhur me qeverisjen aktuale, nuk eshte shume i prirur te besoje Platformen e socialisteve dhe kater aleateve te tyre.
    Nje Platforme politike behet e besueshme kur shkon tek qytetaret dhe perfshin ne thelbin e saj hallet qe ka qytetari te cilat perfshihen ne dy fjale universale: Mirqenie dhe Solidaritet. Ndersa Platforma e opozites flet vetem per pushtet
    Gjate 8 vjeteve populli i majte me perjashtim te 50 mije vetave u ndesh me nje udheheqje te majte te pashpirt. Ndersa pas 8 muajve, po kjo udheheqje i thote: Ja Platforma ime e pushtetit. Hajde me mua. Voto per pushtetin tim dhe te klaneve te mija qe fillojne nga klani i Rames, tek i Metes, Gjinushit dhe mbarojne tek gjysem klani i Milos. (Po shpirti ku eshte? Cila eshte prova qe ju jeni bere me shpirt, kur 6 pikat flasin si te merrni ju pushtetin dhe jo si ti ktheni te majtes shpirtin?). Doni nje shembull: Gjate qeverisjes se majte, u miratua ligji i pashpirt per pensionet sipas te cilit edhe grate duhet te dalin ne pension pasi te kene mbushur 35 vjet pune.
    Gjate 8 vjeteve te udheheqjes se majte, qytetari ndjeu ne kurrizin e tij polarizimin me te thelle social te shoqerise sipas parimit: Te pasurit te pasurohen dhe te varferit te varferohen.Ne keto vite Shqiperia u shndrrua ne vendi qe kishte te pasurit me te medhenj, por edhe te varferit me te medhenj.(Ndersa nje parti qe nuk ndihmon te varferit e shumte, nuk i mbron dot te pasurit e pakte. Drejtuesit e se majtes deri dje nuk e perfillen kete sentence universale. Prandaj edhe populli i majte i ndeshkoi ne menyre te turpshjme. Por ata nuk e kane perfilluar as sot, prandaj hartojne Platformen se si te vijne ne pushtet dhe jo te tregojne se nuk jane te paret dhe se jane shndrruar ne qytetare-majtiste.)
    Gjate 8 vjeteve qe qendruan ne pushtet, drejtuesit e majte, me shume se sa debate per mireqenien dhe buken e gojes se qytetareve, kane bere debate me njeri tjetrin. Por keto debate kane qene per interesat ekonomiko-finnaciare te njeri tjetrit. Perimetri i debateve ka perfshire vetem shtresen e tyre dhe shtresen ne sherbim te tyre, por jo «popullin e majte». Ai kishte vetem nje detyre : Te shikonte ne TV, demokracine e perdhunimit te drejtuesve te majte, «felligeshtine dhe inçestin» e tyre politik.
    Gjate 8 vjeteve ne pushtet, drejtuesit e majte, kane hartuar lloj lloj Platformash. Platforma per tu percare dhe per tu bashkuar me njeri tjetrin. Platforma per gjoja integrimin dhe zhvillimin.( Ne fakt realizuan vetem «integrimin» e krimit dhe te trafikut) Por ata nuk hartuan asnje Platforme per «Buken e Gojes.» E shumta qe bene hartuan Platforma per te zbutur Varferine.(Domethene, varferia mbetet, ndryshon vetem mbiemri cilesor. Here thuhej zbutje e varferise ekstreme, here zbutje, por asnjehere nuk u tha te eleminohet varferia). E vetmja mirqenie qe drejtuesit e se majtes se pashpirt i kane ofruar qytetarit ka qene ose mirqenia e «Kokoshit» te vitit te ri, ose mirqenia me orar.(Rralle here ne historine politike te se majtes boterore, mund te gjesh te majte te tille si ajo qe ka drejtuar ne Shqiperi ne vitet 97-2005)
    Megjithate socialistet hartuan Platformen e bashkepunimit te partive te vetequajtura te majta. Ftuan edhe Parti te qendres se djathte per ti mbeshtetur. Por ata jane te ndergjegjshem se nuk kane hartuar Platformen e «Popullit te Majte». Por jane edhe te vetedijshem.
    Populli i majte qe eshte i barabarte ne halle, ne varferi dhe ne mbijetese me «popullin e djathte», veshtire se mund te mashtrohet akoma me Platforma te tilla pushtetore. Per nje arsye te thjeshte: Platforma qe e mbeshteti e gjithe opozita, bile e mbeshteti e para partia e Ilir Metes, qe deri dje ishte gjoja kunder monopoleve dhe klaneve, nuk eshte gje tjeter veçse Platforma qe vetem per qytetarin nuk flet. Te jesh antiBerishe siç eshte Platforma e partive opozitare nuk do te thote te jesh promirqenie, proqytetar. (E çfare do te fitojme ne, neqoftese zevendesojme shtresen e fisnikeve me aristokracine e te pasurve, thoshte dikur Zhan Pol Marati. Ne asnje rresht te Platformes se socialisteve nuk ekziston fjala mirqenie, nuk ekziston fjala buke e gojes. Ekziston shume here fjala pushtet)
    Megjithate, drejtuesit socialiste e publikuan Platformen e tyre. Partite e tjera qe jane ne opozite dhe ne parlament e miratuan ate dhe duket se do ta mbeshtesin. (Bie ne sy LSI e cila nxorri me urgjence ne konference shtypi zevendeskryetarin e partise per te thene se jane dakord me nje Platforme te tille. Ky eshte edhe fundi politik i fillimit te kesaj partie. Tashme ajo eshte vetem nje «bisht-parti» apo «aneks-parti»)
    Me kete Platforme, nepermjet medias se shkruar dhe asaj elektronike jane njohur dhe do te njihen te gjithe qytetaret dhe i gjithe populli i majte. Drejtuesit e se majtes se pashpirt, Meta, Rama, Majko, Ruçi, Gjinushi, Milo etj do te vazhdojne te japin deklarata dhe konferenca. Por nuk do te kene asnje vlere dhe ndikim tek populli i majte. Ai kerkon dhe do te vazhdoje te kerkoje Platformen e «bukes se gojes». I vetmi ndikim do te jete tek ngazellimi i shtreses se tyre prej 50 mije qytetaresh dhe tek mbeshtesit e «socialistes nga Berati». (Neqoftese ka mbetur akoma ndonje apo disa te tille.)
    «Populli i majte» eshte ne pritje te Platformes se Bukes se Gojes. «Populli i Majte» nuk do te votoje me per te Majten e Pashpirt dhe Platformat e saj

    |||Lajme.Net|||
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Braho: Rama është hileqar dhe jo i besueshëm

    Përfaqësuesi i LSI-së Spartak Braho, është shprehur dje skeptik ndaj platformës së Ramës për bashkëpunim. Braho ka renditur një sërë arsyesh për të cilat platforma nuk mund të funksionojë. Sipas Brahos, Rama nuk është një person i besueshëm dhe si rezultat nuk mund të ketë një platformë të qartë, duke theksuar se kjo është një lëvizje hileqare e socialistëve, ashtu siç dinë të bëjnë gjithmonë ata. “Platforma edhe pse për bashkëpunim, është e paqartë dhe e pasaktë. Është e përgjithshme, e pabesueshme. Duhet parë me rezerva, duhet konkretizuar dhe verifikuar në çdo hallkë dhe në çdo fazë, pasi socialistët janë të pasinqertë dhe pse jo, disa prej tyre edhe hileqarë”, tha Braho.Pavarësisht qëndrimit zyrtar të partisë që ai përfaqëson, se mbështet platformën e Ramës, Braho sugjeron vëmendje ndaj platformës, pasi kur ka ende njerëz të pabesueshëm në parti nuk mund të ketë një bashkëpunim të besueshëm. “Unë nuk jam entuziast për sa kohë ata ende nuk janë pastruar dhe janë ende të pabesueshëm dhe të paunifikuar në mendimet e tyre. Gjithsesi duhet kushtuar vëmendje”, tha Braho. Ky ka qenë reagimi i parë kundër ndaj platformës së Ramës e cila deri më tani edhe pse zyrtarisht nuk ka mbërritur në partitë e majta, ka gjetur mbështetjen e tyre. Por duket se edhe vetë ata që e kanë hartuar, Angjeli dhe Xhafa nuk gëzojnë aspak një besueshmëri të plotë jo vetëm tek kolegët e tyre në parti, por edhe në partitë e tjera opozitare. Duke qenë vetëm një mashtrim, Rama ka zgjedhur që platformën të mos e çojë për diskutim nga anëtarët e kryesisë që me siguri do të kërkonin edhe llogari nga Rama për vërtetësinë e saj. Madje burime brenda selisë rozë konfirmuan se asnjë prej anëtarëve të kreysisë nuk ka qenë në dijeni të hartimit dhe ekzistencës së kësaj platforme.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    dje kryetari i PSD-se Skender Gjinushi dhe kryetari i PAD-se, ceka kene nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi per zgjedhjet. gjithashtu kryetari i LSi-se, meta ka pershendetur iniciativen e ndermarre nga socialistet per hartimin e nje platforme bashkepunimi mes partive te majta. une mendoj se ky bashkim do te paraqes rrezik te madh per maxhorancen ne zgjedhjet lokale. po ju si mendoni e majta do te forcohet dhe a rrezikohet mazhoranca me keto zhvillime te fundit te se majtes.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Unifikimi u refuzua në minutën e fundit

    Kundërshtimet e LSI: Bashkimi të majtës me skemat e Dushkut


    Drejtuesit e LSI-së shprehin rezerva të mëdha për marrëveshjen e nënshkruar mes partive të opozitës. Sekretari ndërkombëtar i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka thënë dje për median, se “i gjithë procesi i platformës tregon se kjo ka qenë diçka e paravendosur, siç duket për marrëdhënie publike ose për arsye të tjera brenda PS-së”. Sipas tij, kjo platformë nuk ka pasur në thelb të saj dëshirën apo qëllimin për të krijuar një bashkëpunim të qëndrueshëm të së majtës shqiptare. Ai tha se “nuk shikoj ndonjë vlerë të jashtëzakonshme të shtuar nga marrëveshja e PS-së me partitë e tjera, pasi në këndvështrimin tim ato janë të ndikuara edhe nga produkti i mega-dushkut”. Ndërsa Paskal Milo, edhe pse e ka firmosur këtë marrëveshje në parim, tha dje se “nuk do të pranojmë që disa të trajtohen me syrin e nënës dhe disa me syrin e njerkës”. “Nuk do të pranojmë që të ketë diferencime apo marrëveshje me kulisa, të cilat e kanë dëmtuar gjithnjë bashkëpunimin e së majtës”, - tha Milo. Ai tha gjithashtu se “nuk do të pranojmë që mjeshtrit e vjetër të manipulimeve, të mundin që edhe këtë herë ta fusin të majtën në qorrsokak vetëm për interesa egoiste, personale dhe klanore”. Sipas tij, “opozita mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale, vetëm nëse ajo do të dalë e bashkuar në këto zgjedhje”.

    Interviste/Kryetari i PSD Skënder Gjinushi: Ne jemi partia e dytë e majtë



    Skënder Gjinushi: LSI ka detyrime ndaj PD[/b]

    “Kërkojnë alibi për mos u bashkuar”

    Darina Tanushi

    Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi tha dje, se “LSI-ja po kërkon të krijojë alibira për të mos u bashkuar me opozitën”. Sipas tij, LSI-ja nuk ka asnjë arsye për të mos u bashkuar, përveçse ndonjë detyrim ndaj PD-së. Ai thotë se mënyra më e mirë e bashkëpunimit për zgjedhjet, është mbështetja reciproke e kandidatëve. Lidhur me propozimin e anëtarit të KQZ-së, Gjinushi thotë se PSD-ja është partia e dytë e së majtës dhe i takon asaj.

    Zoti Gjinushi, pak ditë më parë opozita nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi. A mendoni se kjo do të respektohet deri në fund, ndryshe nga ç’ka ndodhur më parë?
    Patjetër. PSD-ja do ta respektojë deri në fund. Kjo është e vetmja rrugë për të garantuar një bashkim të elektoratit të majtë, i cili u mashtrua në 3 korrik, para dhe pas 3 korrikut, kur iu kërkua vota si të majtë dhe pastaj u keqpërdor dhe vajti në dëm. I gjithë ky presion vjen nga poshtë dhe është arsyeja bazë është të bashkëpunojmë, pasi ndryshe, veçse penalizojmë veten. Mund të them, që është vetë agresiviteti i politikës së djathtë, i cili gjithashtu imponon një bashkëpunim dhe askush nuk mund të justifikohet me ndonjë dhënie votash për reforma, për konfliktet e interesit apo për integrimin e vendit, sepse janë tashmë publike mbi 10 shkelje kushtetuese, ç’ka do të thotë që të gjitha procedurat janë antireformë, pa hyrë më pas te çështja “Sollaku”, ku mund të themi se ka një riciklim të politikave të vjetra. Si rrjedhimi pra, opozita nuk mund të jetë e ndarë.

    Por, LSI nuk e firmosi këtë platformë...?
    Para 3 korrikut, me dashje apo pa dashje, sado që ishte shumë e ndërgjegjshme se çfarë do të ndodhte, ajo doli e vetme sepse deklaroi se ishte kundër Nanos dhe Berishës. Po në fakt, tani kemi një largim të Nanos, dhe rikthim të Berishës e pas kësaj, nuk kemi parë që LSI-ja të shprehë ndonjë pishmanllik, për të treguar që gaboi taktikisht. Pastaj hezitimi i mëvonshëm, fakti që i është kundërvënë bashkimit të së majtës për 6 muaj me radhë, tregojnë që ajo nuk ka dëshirë. Edhe tani që u bë gati bashkimi, ajo u përpoq të hiqej që ka edhe një platformë të vetën e përsëri nuk po bashkohet. Kjo flet për një qëndrim të dyzuar dhe flet për atë taktikë, që ata e shfaqin shpesh, “le të humbasë e majta, që të shpërbëhet e më pas të ribëhet dhe me këtë ribërje të fitojnë partitë e reja”. Kjo do të ishte një humbje e së majtës. Pas largimit të Nanos, ata nuk kanë asnjë arsye të mos bashkohen përveç se nëse kanë arsye ose ndonjë detyrim ndaj PD-së.

    Çfarë ndarje raportesh të përfaqësimit në zgjedhjet e pushtetit vendor, propozoni ju, zoti Gjinushi?
    Një nga mënyrat e bashkimit, është fillimisht bashkimi politik. Pikërisht ky bashkim nuk refuzohet, nëse pranon që ke të njëjtin kundërshtar politik. Në këtë pikë nuk ka as përqindje, as ndarje, sepse ky është thjesht një bashkim politik. Ne me PS-në kemi qenë aleatë gjithmonë, por taktika elektorale të përbashkëta nuk është se kemi arritur përherë. Është tjetër taktika, tjetër, po të pranojmë të shpallemi aleatë. LSI-ja ka pranuar pikat kryesore të platformës dhe nuk mund t’i kundërshtojë. E vetmja rrugë për t’iu kundërvënë bashkëpunimit, është të gjejë alibira. Ndarja e përqindjeve tani e vulgarizon bashkimin. Kuptohet, që nuk mund të pranohen 13 zona, por ky është një sebep për të mos u bashkuar. Pas firmosjes së marrëveshjes do të ulemi dhe do të përcaktojmë mbledhjen e tavolinave të ekspertëve. Por së pari, duhet të bindim këtë popull që e meritojmë të fitojmë, sepse jemi përballë një qeverisjeje të dështuar dhe kjo do një opozitë të qartë. Kërkon bashkëpunim për zgjedhjet edhe në rast se nuk ka ndarje zonash ose taktikë të përbashkët, politikisht duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Unë për shembull, edhe po nuk hyra bashkë në zgjedhje, nuk mund të sillem njëlloj me Metën ashtu edhe me PR-në.

    A dëmtohet e majta në rast të mos afrimit të LSI-së?
    E majta dëmtohet në rast, se nuk i bëhet e qartë se kush janë forcat e majta. Në rast se ne do e lëmë që do të bashkohemi, e pastaj themi jo të presim, nëse krijohet ajo situatë që disa parti marrin votat majtas dhe i përdorin djathtas, kjo gjë e dëmton të majtën. Rëndësi ka që elektorati i majtë të mos mashtrohet, të dijë kush janë vota për të dhe kjo fillon që me firmosjen e marrëveshjes.

    Sipas jush, bashkëpunimi mes partive të opozitës duhet të jetë me kandidatë të përbashkët apo me zona të lira?
    Ne si PSD, asnjëherë nuk kemi punuar me zona të lira. Kur të tjerët mbështesin PS-në, kjo quhet normale dhe nuk quhet as dushk asgjë, kur mbështet PS-ja të tjerët, këtu ka zona të përbashkëta dhe bashkëpunim. Nëse një parti ta zëmë, mbështet në 10 zona kandidatët e një partie tjetër, kjo është thjeshtë një shkëmbim reciprok vote dhe duhet bërë dallimi edhe nga e djathta se çfarë është deformimi.

    Ka pasur disa thirrje edhe nga ndërkombëtarët se reforma zgjedhore po vonohet. Si e gjykoni këtë?
    PD-ja gjithmonë e vonuar ka qenë, sepse PD-ja nuk ka asnjë sens për reformat. Nëse ka parti që nuk di se ç’është reforma, kjo është PD-ja, sepse e kemi parë edhe në 92-96-ën kur sabotoi qëllimisht Kushtetutën për reformat. Tani shohim se çfarë po bën Berisha me reformën. Berisha premtoi reformë dhe deri tani nuk ka asnjë paketë ligjesh të gatshme. Të tëra janë amendamente antikushtetuese. Reforma Zgjedhore këtë radhë është më e lehta e mundshme, sepse tashmë janë provuar të gjitha variantet e mundshme për ta prishur Kushtetutën dhe nuk ka mbetur asgjë më për t’u provuar. Po të kishte vullnet, ajo mbaron për një javë.

    Zoti Gjinushi kush do ta propozojë anëtarin e KQZ-së, ju apo LSI-ja?
    Së pari, i takon opozitës dhe opozita tani është ajo që ka firmosur edhe marrëveshjen, së dyti, i takon partisë së dytë dhe zgjedhjet kanë treguar që ne kemi 7 deputetë. Ne kemi qenë parti e dytë e së majtës përherë. Të tjerët të marrin një herë pasaportën, sepse janë akoma në moshën që duhen shoqëruar me prindërit. Tani ka dalë edhe ligji antialkool për minorenët.

    Po nëse LSI e propozon, si do zgjidhet kjo çështje?
    Po kjo është e përcaktuar në kod. Le të propozojnë. Ka avantazh ajo që merr më shumë firma.

    Po nëse LSI mbështetet nga PD?
    PD-ja duhet të zbatojë kodin, sepse edhe ajo ngrinte zërin kur propozonte PR-ja kandidatë.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 19:36
  3. Sa ndihmoni te bashkohet nje cift
    Nga Dito në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 23:48
  4. LPK- Të shpallet pavarësia e Kosovës dhe të bashkohet me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-07-2004, 18:55
  5. Sa kohe i duhet Shqiperise te ngreje krye edhe te bashkohet me Europen?
    Nga ice_storm në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •