E Diele, 25 Qershor 2006


GJANA INAGURON KOOPERATIVEN "VRESHTARET E ZADRIMES"

Ne Hajmel te Shkodres, 58 familje jane bashkuar per te krijuar vreshtarine per prodhimin e veres.Pemtaria, vreshtaria dhe perimet, prioritet e zhvillimit te sektorit bujqesor.


Teuta Shamku

Jane 58 familje fermere ne Hajmel te Shkores qe kane bashkuar kapitalin e tyre per te ngritur nje vreshtari te perbashket, e cila eshte e organizuar si nje kooperative. Banoret e kesaj zone kane bashkuar token dhe vreshtat per te prodhur vere. Ne perurimin e kesaj vreshtarie ne Hajmel te Shkodres, ka marre pjese edhe Ministri i MBUMK se Z. Jemin Gjana, si dhe deputetet e Qarkut te Shkodres e te zones Nard Noka, Astrit Bushati, prefekti, kryetari i qarkut Shkoder, drejtues te pushtetit vendor komunal, drejtoret e bujqesise te qarqeve te vendit etj.

Ministri ka peruruar kooperativen "Vreshtaret e Zadrimes". Kete veprimtari e drejtoi Guri Beshi drejtor i DRBU Shkoder, si dhe e pershendeti kryetari i komunes Zef Vokrri, prifti i zones Dom Antoni, drejtuesi i grupimit te fermereve Zef Pashuku, Ministri Gjana dhe mjaft te tjere.

Ne perputhje me programin e qeverise Berisha qe fermat shqiptare te perqendrohen dhe te orientohen drejt perimeve, frutave, vreshtave, ullinjve dhe blektorise, kjo kooperative vreshtarie ka arritur te bashkoje tokat, vreshtat dhe sot prodhojne vere. Kooperativa "Vreshtaret e Zadrimes" eshte krijuar ne vitin 1999 nga nevoja per te mbijetuar, per te hyre te bashkuar ne treg.

Mbeshtetja e vazhdueshme ka qene nga OXFAM GB per kete kooperative dhe nga DRBUMK Shkoder. 58 ferma jane bere bashke dhe kane krijuar kooperativen. 315 banore jane te perfshire ne kete grupim. 103 veta eshte fuqia punetore, 95 ha toke kane bashkuar keta fermere. Ata kane se bashku 38 ha vreshta.

Per vitin 2005 kane prodhuar 3500 kv rrush. Nga ky rrush kane prodhuar 520 hektolitra vere dhe 410 hektolitra raki. Bashkimi ka qene i detyrueshem per fermeret pasi vec e vec blejne me shtrenjte imputet, blejne me shtrenjte sherbimet ndersa bashke munden te prodhojne, blejne, shesin dhe konkurojne.

Ministri Gjana pershendet krijimin e kooperatives.
Ministri Gjana ka pershendetur iniciativen e fermereve shkodrane, pasi ky bashkepunim do ti orientoje ata me mire drejt tregut.

"Nje ekonomi private bujqesore qe perpiqet t'i prodhoje te
gjitha, madje po vete te beje edhe rolin e agjentit transportues e tregtar, ka vetem nje shans te sigurte: te dale me humbje", theksoi Gjana. Ai nenvizoi faktin se fermat tona nuk e tejkalojne 1.2 ha ferme, c'ka nuk i ben ato efektive. Gjana tha se nuk duhet te punohet me me spontainitet dhe ne menyre te individuale.

"Programi yne per bujqesine ka tashme nje merite te pamohueshme. Ka vendosur tre drejtimet baze drejt te cilave duhet te ecim. Drejtimi i pare eshte perpjekja per ta orientuar prodhimin ne ferme drejt perqendrimit dhe specializimit te prodhimit, duke synuar paralelisht edhe rritjen e madhesise se fermes. Se dyti projekti yne i madh dhe ambicioz per te levizur me shpejtesi ne drejtim te krijimit te rrjetit teresisht te munguar te marketingut te prodhimit bujqesor ne vend, me qellim qe te realizojme lidhjen e keputur mes prodhuesit e konsumatorit.

Dhe se treti te realizojme hapat e duhura ne drejtim te standarteve te prodhimit dhe te tregtimit te produkteve tona bujqesore e blektorale dhe cdo perpunimi te rrjedhur prej tyre", eshte shprehur Ministri Gjana.

Sipat tij vetem ne kete menyre mund te arrihet rritja e konkurueshmerise se produkteve tona dhe rritja e nivelit te sigurise ushqimore per konsumatorin. "Ne kete takim shume te rendesishem dhe sinjifikativ, duke marre shkas edhe nga shembulli i shkelqyer i inisiatives kooperuese te fermereve qe kane themeluar bashkimin "Vreshtaret e Zadrimes", dua te shtjelloj jo vetem pikpamjet, idete dhe projektet, por dhe perpjekjet konkrete per zbatim te ceshtjes se pare, nga tre ceshtjet baze qe parashtrova me lart", tha Gjana.

Ai theksoi se jemi nje vend qe kemi rreth 1.5 milione ha toke bujqesore me cilesi fiziko kimike dhe agropedollogjike te pershtatshme per bujqesine. Ai i vuri rendesi prioriteve qe ka vene qeveria, e cila ka percaktuar sektoret prioritare brenda deges se madhe ekonomike te bujqesise.

"Ata jane sektori i perimeve me tendence baze prodhimet ne sera, pemet frutore perfshi ullirin, vreshtaria e ndjekur nga prodhimi i vererave dhe blegtoria. Percaktimi i ketyre prioriteteve eshte hapi vendimtar per te ecur me tej drejt perqendrimit te specializimit te prodhimit", tha Gjana.


koha jone