Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    Cfare behet ketu mre.
    na lodhet mer '' qafir'' duke lexuar.

    ketu po shkruhen Romane, e jo debate, dhe mendime.
    nuk osht veni i Ligjeratave.
    Se paku ndani ne tre a kater mesazhe,
    qe mos tu shkoj mundi bosh, se nuk lexohet nje shkrim nje ore lal.

  2. #32
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kryetari i LSI-së, Meta takon Kryetarin e Partisë Socialiste Evropiane, Rasmusen. LSI tani e ftuar e përhereshme në aktivitetet e Partisë Socialiste Evropiane

    Rasmusen –Metës: Ju përshëndesim për marrëveshjen e bashkëpunimit midis forcave të majta e opozitare

    Kryetari i Partisë Socialiste Europiane, Pol Nyrup Rasmusen priti në një takim të veçantë Kryetarin e LSI-së Ilir Meta, gjatë konferencës së Partisë Socialiste Europiane në Sofje të Bullgarisë. Rasmusen vlerësoi kontriburin e LSI për emancipimin e politikës shqiptare, si dhe përpjekjet e saj dhe të Kryetarit Meta për integrimin europian të Shqipërisë. Kryetari i PSE-së, Rasmusen përshëndeti marrëveshjen e bashkëpunimit midis forcave të majta e opozitare. Rasmusen u shpreh se Partia Socialiste Europiane e ka mirëpritur krijimin e LSI që në fillimet e saj. Gjithashtu Rasmusen tha se Partia Socialiste Europiane dhe grupi i saj në Parlamentin Europian janë të interesuar për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore në Shqipëri dhe eliminimin e formave dhe sistemeve që deformojnë votën e popullit. Ai vlerësoi qëndrimet parimore të LSI dhe përpjekjet e saj për garantimin e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri.
    Gjatë takimit Rasmusen i premtoi Metës një bashkëpunim më të ngushtë midis Partisë Socialiste Europiane dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të në ardhmen. Rasmusen siguroi gjithashtu Metën se LSI do të jetë e ftuar e përhershme në të gjithë aktivitetet e Partisë Socialiste Evropiane që do të bëjë në të ardhmen. Në këtë takim merrnin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PSE-së, Filip Cordery dhe Sekretari Ndërkombëtar i LSI, Edmond Haxhinasto.
    Ndërkaq gjatë zhvillimit të konferencës së Partisë Socialiste Evropiane në Sofje, Kryetari i LSI ka zhvilluar takime edhe me Kryeministrin e Bullgarisë Sergej Stanishev, Presidentin e Serbisë Tadiç, Kryeministrin e Maqedonisë Buçkovski, liderin e opozitës rumune Mircea Geoana.
    Një takim gjithashtu Meta zhvilloi edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Hashim Thaçi.

    LSI Online

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    LSI REAGON PER RRITJEN E PENSIONEVE NGA QEVERIA

    Meta: Rritja e pensioneve, demagogji e Berishes
    Nje dite mas marrjes se vendimit te qeverise per te rritur pensionet ka ardhur dhe reagimi i pare nga LSI. Per kryetarin e kesaj force politike te majte, Ilir Meta ky eshte nje tregues i qarte qe tregon falimentimin e premtimeve elektorale te kryeministrit Berisha. "Ne te gjithe e mbajme mend premtimin e zotit Berisha, premtimin e tij elektoral per dyfishimin e menjehershem te pensioneve minimale qe ne vitin e pare te qeverisjes.

    Nderkohe sipas shifrave te shpallura nga qeveria rritja e pensioneve minimale ne qytet eshte vetem 4.9 per qind, pra nga 7850 leke ne 8240 leke, pra nga premtimi i bujshem per dyfishimin e pensioneve minimale brenda vitit te pare ka vetem nje rritje 4.9 per qind".

    Keshtu u shpreh dje Meta duke bere te qarte ne kete menyre sipas tij se qeveria Berisha nuk mban dot premtimet e saj te dhena para 3 korrikut. Ndersa sipas kreut te LSI se, rritja 15 per qind qe pretendohet per pensionistet ne qytet, do te jete vetem 5 per qind.

    Ne kete menyre sipas tij bien poshte te gjitha premtimet e Berishes per dyfishim pensionesh pasi "me kete ritem rritjeje eshte tashme e provuar se po te vazhdohet keshtu do te duhen 12 deri ne 15 vjet qe te realizohet nje objektiv i tille. Rritje si ato qe synon te afirmoje ne propaganden e saj qeveria Berisha, perkundrazi kemi mosarritje ne raport me objektivat dhe premtimet elektorale". Madje sipas kreut te LSI se keto 9 muaj pensionistet jane goditur shpesh here.

    "Ketu kemi parasysh rritjen e cmimit te energjise per konsumatoret familjare gati ne 40 per qind, heqjen e me shume se 30 barnave nga lista e rimbursimit qe tashme do duhen te paguhen nga pensionistet. Njekohesisht eshte mosperjashtimi real nga pagimi i disa taksave, te cilet ata jane te perjashtuar me ligj qe te lehtesohen". Keto kane qene disa nga kostot te cilet duhet te paguajne pensionistet dhe mbare qytetaret, duke treguar sipas Metes se po ndodh varferimi i metejshem dhe kjo me nje shpejtesi te frikshme.

    kj

  4. #34
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    BASHKIMI I SE MAJTES, RIKTHIM I VOTES SE LIRE

    "Baza e bashkepunimit politik te se majtes, qendron ne rikthimin e votes se lire, ku shqiptaret te mos votojne me si tribu, por si qytetare te vertete europiane". Keshtu eshte shprehur dje Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili gjate takimive te zhvilluara me anetare te kesaj partie te rrethit te Tiranes. Gjate ketyre takimeve me anetaret e kesaj partie Vasili ka konfirmuar qendrimin e LSI se, ku sipas tij LSI ja nuk do terhiqet asnje centimeter nga reforma zgjedhore.

    Ne kete kuader Petrit Vasili ka theksuar se "baza e bashkepunimit politik te se majtes qendron ne rikthimin e votes se lire, ku shqiptaret te mos votojne me si tribu por si qytetare te vertete europiane".

    Nder te tjera Sekretari i Pergjithshem i LSI se tha se "LSI ja nuk terhiqet nga lufta e saj parimore per te c'rrenjosur turpin elektoral te manipulimit te zgjedhjeve qe po shoqeron shqiptaret dhe te ardhmen e tyre si nje hije e zeze qe prej 96". Gjithastu nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, sipas tij eshte e papajtueshme me vjedhjen dhe manipulimin e votes.

    "Ne kete pikepamje them se kjo eshte nje ceshtje qe detyrimisht duhet te tejkalohet, sepse nje Shqiperi qe sapo ka nenshkruar MSA ne, pret zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vendin e saj", u shpreh ai. Ndersa nga ana e tyre anetaret dhe simpatizantet e LSI se, shprehen mbeshtetjen e veprimit politik te LSI se dhe te kryetarit te saj Ilir Meta, duke mos lejuar qe asnje vote e LSI se dhe e majtes ne pergjithesi te vidhet dhe te tjetersohet.

    Gjithashtu gjate ketyre takimeve jane bere mjaft pranime te reja ne LSI dhe Sekretari i Pergjithshem, Vasili ka shperndare dhjetera tesera per anetaret e rinj.

    kj

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 19:36
  3. Sa ndihmoni te bashkohet nje cift
    Nga Dito në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 23:48
  4. LPK- Të shpallet pavarësia e Kosovës dhe të bashkohet me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-07-2004, 18:55
  5. Sa kohe i duhet Shqiperise te ngreje krye edhe te bashkohet me Europen?
    Nga ice_storm në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •