Federate majtas dhe rikompozim djathtas?
E Premte, 26 Maj 2006
Nga Agron BALA
Rutina politike shqiptare u prish kete jave nga dy ngjarje qe ndodhen pothuajse ne te njejten kohe: nenshkrimi i nje marreveshjeje e te majteve ne opozite per te dale me kandidate te perbashket ne zgjedhje dhe krijimi i nje grupi parlamentar te PDK-se, apo me mire rikompozimi i numrave brenda maxhorances. Jane dy levizje qe gjithsesi i japin konfigurim te ri te te dy kampeve, por tashme ne pozita te ndryshme.
Pas nje sherrnaje te gjate, me akuza e kunderakuza, me kercenime e kontestime, opozita e majte, papritur, nje dite te bukur, paraqitet ne nje tryeze, duke nenshkruar marreveshjen qe per te gjithe ishte e papritur. Rama, duke leshuar gjithnje nga kopshti i PS-se, u dha aleateve LSI dhe PSD sherrxhinj nga nje anetar ne KQZ dhe arriti te siguroje firmat e kryetareve te tyre ne nje karte. Mirepo, ne vend qe i gjithe "populli i majte" te ngelte i kenaqur nga ky "bashkim", cuditerisht ai po shfaq dyshime te medha per motivin e ketij bashkimi dhe friken se lideret e tyre u bashkuan thjesht per te ndare torten elektorale dhe jo nga motive te tjera politike. Realisht, pyetja qe shtrohet eshte: a do kishim nje bashkim te se majtes nese PS-ja nuk do shperndante dhurata nga "kopshti" i vet? Sigurisht qe jo. Pa kete dhurate ishte e pamundur qe Meta dhe Gjinushi te uleshin bashke, kur njeri deklaronte se tjetri eshte kryetar pa parti dhe tjetri qe pergjigjej se ishte i pari qe kishte sjelle humbjen e se majtes ne korrikun e vjetshem.
Ne "mehallen" tjeter politike, pra ne kampin e maxhorances, ngjarja ndodhi po aq befasisht dhe kur nuk e priste askush. Nikoll Lesi, qe i kishte siguruar partise se tij dy deputete dhe me "letra" i perket maxhorances, heq dore nga kreu i PDK-se dhe ia ofron kete post Nard Ndokes, kryetar i grupit parlamentar te PDR-se. Thuhet se Ndoken do ta "shoqerojne" ne kete rrugetim politik edhe dy apo tre deputete te tjere nga maxhoranca. Nuk ka asnje dyshim se pavaresisht deklarimeve te Ndokes, per nje mbeshtetje pa kushte te qeverise, pra per nje levizje qe nuk do te krijoje probleme me numrat ne Parlament, jane hedhur dyshime serioze se motivi i vertete i kesaj levizjeje eshte presioni ndaj Kryeministrit dhe maxhorances, nepermjet kercenimit te votes. Mendohet qe kjo levizje do te rrise aksionet e deputeteve realizues te saj dhe do te ule ato te maxhorances deri tani solide.
Ne te gjithe boten eshte nje prirje e natyrshme qe qenia ne opozite e forcave politike i shtyn ato drejt levizjeve centripete, nderkohe qe qenia e tyre ne maxhorance i shtyn drejt levizjeve centrifuge. Dhe normalisht, ne kete veshtrim, edhe dy levizjet e mesiperme nuk bejne perjashtim nga rregulli i pergjithshem. Por problemi i vertete qe shtrohet ne realitetin politik shqiptar eshte nese keto levizje behen nga forca reale politike apo nga fantazma politike, qe kane mbijetuar per arsye te tolerances, bamiresise apo hezitimeve te forcave kryesore politike? Dhe, me tej, cfare pasqyrojne realisht keto forca politike, cfare elektorati kane, cfare mbeshtetje reale kane per idete e tyre politike?
Problemi i vertete i ketij realiteti mjaft te cuditshem politik eshte Ligji Elektoral. Po te analizosh ligjet elektorale qe kane shoqeruar zgjedhjet ne Shqiperi, megjithese kane ndryshuar sa here ka patur zgjedhje, ne thelb kane qene te njejta : pra ligj maxhoritar te korrektuar me ate proporcional. Pikerisht ketu qendron edhe thelbi i "se keqes" se realitetit politik shqiptar. Duke qene perballe nje gare ku mund te fitosh apo te humbasesh me fare pak vota, dy partite kryesore shqiptare, kane dashur te grumbullojne edhe votat e te gjithe spektrit perkates ne maxhoritar dhe kane leshuar vendet e tyre ne proporcional. Kostoja e nje zgjidhjeje te tille ka qene vertete e rende: sot kemi mbi 60 parti politike, 14 prej te cilave jane te perfaqesuara ne Parlament dhe me "armen" e tyre te vetme, kartonin, kane sjelle dhe mund te sjellin permbysje te medha politike. Ndaj, ata jane gjithnje te faktorizuar, te perfaqesuar dhe te rendesishem per hir te atyre 1000 apo 5000 votave qe kane ne te gjithe vendin dhe qe normalisht nuk mund t'u siguronte atyre qofte edhe nje mandat te vetem. Mjafton te permendim faktin qe me ndonje perjashtim fare te rralle, kryetaret e ketyre partive tash 15 vjet zgjidhen vetem nga listat proporcionale.
Nga argumenti i mesiperm kuptohet se dy partite e medha perpara zgjedhjeve grumbullojne ne gjirin e tyre djajte e vegjel dhe pas zgjedhjeve keto djaj behen cuditerisht "te medhenj" dhe percaktojne politikisht te medhenjte qe i kane krijuar. Shembulli me i mire per kete ishin zgjedhjet e korrikut te vjetshem, ku parti qe nuk dihet a kane apo nuk kane fare elektorat, u gjenden ne parlament te perfaqesuar me shtate, tete apo dhjete deputete! Dhe kur tregohesh kaq "bujar", natyrisht do te pranosh edhe abuzimin me bujarine tende.
Ndaj, eshte e domosdoshme qe demokracia te filloje aty ku duhet, ne perfaqesimin real te elektoratit. Duhet gjetur nje ligj elektoral, i cili te na jape per here te pare ne keto vite te pluralizmit, mbeshtetjen reale qe kane forcat politike ne popull. Gjithcka duhet te filloje qe kendej, sepse po u deformua ky vullnet, deformohet gjithcka ne godinen politike qe ngrihet mbi te. Dhe per te realizuar kete qellim ka vetem nje menyre: hartimi i nje ligji elektoral proporcional te paster ose te nje tjetri qe bashkon votat per kandidatet dhe per forcen politike ne nje te vetme. Sigurisht qe kjo nuk do te sjelle ne Parlament 14 forca politike, por ndoshta as 4 te tilla, por ama keto 4 forca do te kishin realisht elektoratin e tyre. Natyrisht, ne kete rast, te papriturat dhe aksidentet politike nuk do te ishin kaq te shpeshta dhe kaq kaotike, sic po ndodhin gjithe keto vite ne boten politike shqiptare.
Por, fatkeqesisht, ky fenomen politik mesa duket do vazhdoje te jete tipik per ne, perderisa aktualisht te gjitha forcat politike jane deklaruar per ruajtjen e ketij ligji elektoral, duke e kthyer Parlamentin shqiptar ne nje rebus te paparashikueshem per kedo. Ndaj, nuk duhet te cuditemi nese cdo dite e re do te sjelle edhe levizje te reja politike, nese edhe nje deputet i pakenaqur do te krijoje krize, nese cdo particke virtuale do na hyje ne parlament pa asnje vote te vertete!
Eshte detyre e dy partive te medha qe te mos japin lemosha, por te krijojne aleanca me parti te vogla qe vertete kane mbeshtetje ne elektorat. Mbi keto themele cdo godine politike do te ishte solide. Ne te kundert, do befasohemi gjithnje nga tekat subjektive te njerit apo tjetrit.
korrieri
Krijoni Kontakt