Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Mrekullitė e Jezusit!



    Kėtu do pėrshkruajmė tė gjitha mrėkullitė ė Jezuesit gjate veprimtarise te tij publike (sipas Beslidhjes sė Re). Jėzusi bėri shume mrekulli. Ēdo gje qė bėri Jezusi ishte e pasuruar me hir dhe me dije nė sherbim tė popullit, kėshtu qė njerėzit thoshin tė mrekulluar "gjithcka e bėri mire" (Mt 7, 37).

    Mrekullitė janė ngjarje tė jashtezakonshme, tė cilat besimtarėt i kuptojnė porsi shenjė veprimtarie tė persosur hyjnore. Kur ėshtė fjala pėr mrekulli "qellimi" primar nuk ėshtė te tregohet fuqia e Hyjit, por qe Hyji deshiron t'i shpetojė tė gjithe njerėzit. Mrekullitė janė shenja te kesaj natyre.

    Mrekullia nuk ėshtė ngjarje pėr vete, me qellim nė vete dhe pėr vete, por ėshtė pjesė e planit shperblyes tė Hyjit. Prandaj mrekullite hyjnė nė planin shperblyes tė Hyjit dhe i sherbejnė zbulimit dhe zbatimit te ketij plani.

    Me mrekulli bėhet e ditur se me Jezusin dhe veprat e tij, arriti Mbretėria e Hyjit, por edhe shihet se ēfare natyre ka Mbreteria Hyjnore. Aty ku arriti dhe vuri themelet Mbreteria Hyjnore, njeriu u shėndosh ne terėsi (nė trup dhe nė shpirt).

    Autori i ēdo mrekulli ėshtė Hyji. Hyji bėn mrekulli nepėr te derguarin e tij, Birin e tij Jezu Krishtin. Mrekullia ėshtė fjale zbulese e Hyjit, vetėm se ėshtė shfaqur nė vepėr.

    Predikimi i Lajmit tė Mirė ose te Gezuar (i Mbreterisė sė Hyjit), shkon sė bashku me mrekullitė: "Dhe i ra kryq e terthor Galilese duke predikuar nepėr sinagogat e tyre dhe duke debuar djajte" (Mk 1, 39).

    Mrekullitė janė tė pandara me personin e Jezusit Mesi, Shelbues, Dergues i Hyjit. Mrekullitė qė bėri Jezusi janė fakte se Ati e dergoi (Gjn 10, 36). Mrekullitė janė udhė deri te feja nė Jezusin, porsi Bir i Hyjit (Gjn 10, 31), si psh. sherimi i te paralizuarit tregon se Jezusi ka pushtet te falė mekatet (Mt 9, 6); kur ecen mbi ujė, tregohet se ėshtė Biri i Hyjit (Mt 14, 33). Nė pyetje tė kundėrshtareve qė t'iu tregoi haptaz a ėshtė ai Mesia, Jezusi ju thotė: "Veprat qė unė i bėj neė ėmėr tė Atit tim, bėjnė dėshmi pėr mua!" (Gjn 10, 24-29).

    Jezusi fuqinė hyjnore tė tij, nė asnjė vend nuk e shfaq pa nevojė. Kėshtu qė as nuk bėn mrekulli aty ku nuk ėshtė e nevojshme ose nuk kerkohet. Mrekullitė tregojnė dhe thirrin. Pėr tė ndodhur mrekullia, ėshtė e nevojshme feja e atijė qė kerkon ndihmen - mrekullinė e Tij.





    Mrekullitė pėr Sinoptiket!

    Misteri i veprimit te Jezusit ėshtė i drejtuar drejt zbatimit te Mbretėrisė sė Hyjit nė njerėz.

    Qė nga mekati i parė, djalli kishte pushtet mbi natyrėn e njeriut dhe njeriun nė terėsi. Per sinoptiket, Jezusi a priori me mrekulli lufton kunder djallit (Mt 3, 22-27). Per Sinoptiket, ardhja e Mbreterisė sė Hyjit ėshtė fitim mbi djallin (Mt 12, 28 ).

    Jezusi del fitimtar mbi djallin, kur i sheron tė semurėt (Lk 13, 32). Semundja trupore dhe shpirterore ėshtė kuptuar si pjesė e pushtetit tė djallit mbi njerez.
    Me ngjallje tė tė vdekurve dhe mė ndalje tė katastrofave natyrore, Jezusi tregon fuqinė e Hyjit mbi djallin.

    Per sinoptiket, mrekullitė janė mjete pėr rivendosje te Mbreterisė sė Hyjit. Me mrekulli sinoptiket deshirojnė tė thonė se Jezusi e shpetoi njeriun, boten nga duart e djallit. Per ta nuk kishin vetem kete domethenie, por tregonin edhe mrekulli zbaton profetizimet (Mt 11, 4-6; Iz 61, 1-3, Mk 6, 31-44; Ez 34, 11).





    Mrekullitė pėr Gjonin!

    Per autorin e Ungjilit te katert, mrekullitė jane dicka tjeter. Jezusi nė ketė ungjill thirret nė vepra te tij (Gjn 5, 36). Me ketė do tė thotė se mrekullitė jane pjese e pushtetit qe Hyji i dha Jezusit (Gjn 5, 17; 14, 10) dhe vazhdimi i veprės Hyjnore.

    Perderisa Sinoptiket, simbolika e mrekullive ėshtė sekondare, per shkrimtarin e Ungjillit te katerte ishte primare. Per nė mrekullitė paraqesin te verteten shpirterore. Mrekullia ku Jezusi te vdekurve iu kthen jetėn (Gjn 4, 50) ėshtė simbol i jetės nė shpirt (Gjn 5, 21-24).

    Falja e mėkateve ėshtė simbol i persosmėrisė sė Jezusit nė dashuri dhe falje. Derisa ndalja e katastrofave natyrore, jane simbole te Hyjnisė sė Jezusit.



    Nė Beselidhjen e Re kemi shumė mrekulli qė bėri Jezusi. Ne Ungjij takojme tre lloj mrekullish:

    1) Mrekullitė e sherimeve dhe tė dėbimeve te djajeve
    2) Mrekullitė mbi natyren
    3) Mrekullitė e kthimit tė jetės sė tė vdekurėve



    Jezusi bėri mė shumė mrekulli sesa gjejmė tė shkruara nė Ungjij, por autorėt e librave te shenjtė pėrshkruan ato mrekulli tė cilat menduan se i perkasin temės dhe lexuesve.

    Jezusi ishte Hyj ne fjale dhe vepra.



    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 16-02-2006 mė 17:15

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shėrbimi i shėrbėtorit tė centurionit
    (Mt 8, 5-13)


    Kur Jezusi hyri nė Kafarnaum, iu paraqit njė centurion dhe iu lut: “ Zotėri, shėrbėtori im ėshtė i shtrirė nė shtėpi i paralizuar dhe po vuan shumė.” Jezusi i tha: “Do tė vij dhe do ta shėroj.” Por centurioni iu pėrgjigj: “O Zot, unė nuk jam i denjė tė hysh nėn pullazin tim, por vetėm jep urdhėr e shėrbėtori im do tė shėrohet. Sepse, edhe unė qė nuk jam tjetėr, veēse njė njeri i nėnshtruar, kam nėn urdhrin tim ushtarė dhe unė i them njėrit: ‘Shko!’ dhe ai shkon e njė tjetri: ‘Eja!’ dhe ai vjen, e shėrbėtorit tim: ‘Bėje kėtė!’ dhe ai e bėn” Jezusi, kur e dėgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre qė po i shkonin pas: “Pėr tė vėrtetė po ju them: ende nuk e gjeta te asnjė njeri tjetėr nė Izrael njė fe kaq tė madhe! Prandaj po ju them: shumė do tė vijnė nga Lindja e nga Perėndimi e do tė ulen nė tryezė me Abrahamin, Izakun e Jakobin nė Mbretėrinė e qiellit, ndėrsa bijtė e Mbretėrisė do tė hidhen jashtė nė errėsirė, ku do tė jetė vaj e kėrcėllim dhėmbėsh.” Atėherė i tha centurionit: “Shko e le tė bėhet ashtu siē besove!” Dhe shėrbėtori i tij u shėrua po nė atė orė.


    toni77

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shėrimi i tė gėrbulurit
    (Mt 8, 1-4)


    Kur Jezusi zbriti nga mali, iu vu pas njė turmė e madhe populli. Dhe ja, njė i gėrbulur iu afrua, ra pėrmbys para tij e i tha: “O Zot, nėse ti do, mund tė mė shėrosh.”
    Atėherė Jezusi e shtriu dorėn, e preku dhe i tha: “Dua, shėrohu!” Dhe pėrnjėherė u shėrua gėrbula e tij. Jezusi i tha: “Ruaju se i tregon kujt! Por shko, paraqitu te prifti e kushtoje flinė qė ka urdhėruar Moisiu, t’u vlejė atyre pėr dėshmi.”





    Debimi i djallit ne nje njeri nga Gadara
    (Mt 8, 28-34)


    Sapo kaloi nė bregun tjetėr nė krahinėn e gadarenėve, dy tė djallosur qė dolėn nga varret, i erdhėn para. Ishin aq tė rrezikshėm, sa qė askush s’guxonte tė kalonte asaj rruge. Dhe ja, bėrtitėn:
    “Ēka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe kėtu tė na mundosh para kohės?”
    Jo larg tyre kulloste njė tufė e madhe derrash. Shpirtrat e kėqij iu lutėn Jezusit:
    “Meqė po na dėbon, na ēo nė tufėn e derrave!”
    Ai u tha: “Shkoni!”
    Ata dolėn e hynė nė derra. Dhe ja, mbarė tufa u lėshua me turr e prej greminės ra nė det dhe u mbyt nė ujė. Barinjtė ikėn, e si mbėrritėn nė qytet, treguan gjithēka, veēanėrisht pėr tė djallosurit. Dhe ja, mbarė qyteti i doli para Jezusit. Kur e panė, iu lutėn tė largohej prej krahinės sė tyre.


    vazhdon-->



    toni77

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shërimi i të paralizuarit
    (Mt 9, 1-7)

    Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet. Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: “Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!”

    Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:

    “Ky po blasfemon!”

    Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:

    “Pse mendoni keq në zemrat tuaja? Çka është më lehtë të thuhet: ‘Të janë falur mëkatet’ apo të thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ ‘Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë i tha atëherë të paralizuarit Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”

    I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.

    Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.



    toni77

    vazhdon-->

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Sherimi i vjehrres se Pjetrit!
    (Mt 8, 14-15)


    Kur Jezusi shkoi nė shtėpinė e Pjetrit, pa vjehrrėn e Pjetrit tė shtrirė me ethe. Jezusi ia preku dorėn, atė e lėshuan ethet, dhe ajo u ngrit dhe nisi t`u shėrbejė.


    Stuhia e fashitur!
    (Mt 8, 23-27)


    Si hyri nė barkė, pas tij u nisėn edhe nxėnėsit e tij. Dhe ja, nė det u ēua njė stuhi e madhe aq sa valėt po e mbulonin barkėn; e ai flinte.

    Atėherė nxėnėsit iu afruan, e zgjuan dhe i thanė:

    “Ndore tėnde, o Zot, se u mbytėm!”

    “Pse po frikėsoheni, o fepakėt?” ‑ u tha dhe atėherė u ngrit, u urdhėroi erėrave dhe detit e u bė qetėsi e madhe. Njerėzit tė habitur thoshin: “Kush ėshtė ky qė po i nėnshtrohen erėrat dhe deti?”


    toni77



    vazhdon-->

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Jezusi shėron tė shtunėn njė grua tė kėrrusur!
    (Lk 13, 11-13)


    Dhe, ja, njė grua qė kishte tash tetėmbėdhjetė vjet nė trup djallin ‑ shkaktarin e sėmundjes: ishte e kėrrusur dhe s’mund tė drejtohej drejt assesi. Kur Jezusi e pa, e thirri afėr vetes dhe i tha:

    "Fisnike, ja, u shėrove prej sėmundjes sate!"
    I vuri duart mbi tė, ajo pėrnjėherė u drejtua dhe zuri tė lavdėrojė Hyjin.


    toni77



    vazhdon-->

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Jezusi ushqen pesė mijė vetė!
    (Mt 14, 15-21)


    Nė mbrėmje iu afruan nxėnėsit e thanė:

    "Vendi ėshtė i shkretė dhe u bė vonė; lėri njerėzit tė shkojnė nė fshatra e tė blejnė ushqim."

    Jezusi u pėrgjigj: "Nuk ėshtė nevoja tė shkojnė: jepuni ju tė hanė!"

    Ata iu pėrgjigjėn: "S’kemi kėtu veēse pesė bukė e dy peshq."

    Jezusi vijoi: "M’i sillni kėtu!"

    Pastaj i dha urdhėr popullit tė ulet nė bar.

    I mori pesė bukėt e dy peshqit, i ēoi sytė kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxėnėsve, kurse nxėnėsit turmės.

    Tė gjithė hėngrėn e u nginė. I mblodhėn tepricat: dymbėdhjetė shporta plot me copa. E ata qė hėngrėn, pa i numėruar gratė e fėmijėt, ishin rreth pesė mijė meshkuj.


    toni77



    vazhdon-->

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Jezusi shėron tė verbėrin e lindur i verbėr
    (Gjn 9, 6-7)

    Si tha kėshtu, pėshtyu nė dhe, bėri baltė me pėshtymė, ia leu sytė me baltė dhe i tha: "Shko e lahu nė banjėn Siloam (qė do tė thotė; I dėrguari)". Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.


    toni77


    vazhdon-->

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Shėrimi i tė paralizuarit!
    (Gjn 5, 1-9)

    Pas disa kohėsh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit nė Jerusalem. Nė Jerusalem, te Dera e deleve, ėshtė njė ndėrtesė banje, qė hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesė treme. Nėn to rrinin tė shtrirė shumė tė sėmurė tė verbėr, tė ēalė dhe tė marrė gjymtyrėsh. Aty ishte njė njeri qė ishte i sėmurė prej tridhjetė e tetė vjet. Jezusi, kur e pa ashtu tė shtrirė e kur e mori vesh se ėshtė pėr njė kohė tė gjatė nė atė gjendje, i tha:


    "A dėshiron tė shėrohesh?"

    "Zotėri iu pėrgjigj i sėmuri nuk kam njeri qė, kur tė tundet uji, tė mė shtjerė nė banjė e, derisa unė ulem, njė tjetėr zbret para meje."

    "Ēohu i tha Jezusi merre shtrojėn tėnde dhe ec!"

    Ai njeri u shėndosh pėrnjėherė, mori shtrojėn e vet dhe ecte.

    Ajo ditė ishte e shtunė..."!


    toni77

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Shėrimi i dy tė verbėrve tė Jerihonit!
    (Mt 20, 29-34)

    Kur po dilnin nga Jerihoni, iu vunė pas shumė njerėz. Dhe ja, dy tė verbėr, qė rrinin nė skaj tė rrugės, si morėn vesh se po kalonte Jezusi, ia filluan tė bėrtasin: "Zotėri, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr ne!"

    Populli u bėrtiti tė heshtnin, por ata klithėn edhe mė tepėr: "Zotėri, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr ne!" Jezusi u ndal, i thirri dhe u tha:

    "Ēka kėrkoni tė bėj pėr ju?"

    Ata iu pėrgjigjėn:
    "Zotėri, qė tė na ēelen sytė!"

    Jezusi pati dhembshuri pėr ta e ua preku sytė.

    Ata menjėherė panė dhe u nisėn pas tij.



    toni77



    vazhdon-->

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  2. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  3. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  4. Kush eshte JEZUSI per ju myslymanet?
    Nga i krishteri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 09:41
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •