Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Testi i CPA nė SHBA

    qe ka dhene CPA test. nese po ne cfare shteti edhe ai ishte i rende.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Qe te japesh cpa test duhet te kesh te pakten 120 credite nga colegji dhe 45 kredite nga master degree

    Me sa di une do te jete nje test permbledhes nga te gjitha lendet e accounting apo edhe per degen qe secili zgjedh

    Te gjithe e kane te drejten te japin kete test mjafton te kene marre 30% te klasave qe jane recuired * madjeedhe ata qe kane studiuar per juridik etj*

    Testi behet pasi ti ploteson te gjitha kriteret e kerkuara

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Testi i Certified Public Accountant perbehet nga kater pjese:

    - Auditimi dhe Atestimi - qe mbulon njohurite mbi procedurat e auditimit, standardet e auditimit te pranuara ne SHBA (GAAS- generally accepted auditing standards), dhe standardet tjera te lidhura me angazhimet atestuese dhe aftesite e nevojshme per ta zbatuar kete njohuri ne angazhimet audituese e atestuese. Ky test perbehet nga keto pjese:
    - Planifikimi i angazhimit auditues dhe atestues, vleresimi i klienteve potenciale dhe angazhimeve, vendosja per pranimin apo mospranimin e klientit apo angazhimit, dhe marreveshja me klientin. (Kjo ka peshe 22-28% te testit auditues dhe atestues).
    - Konsiderimi i kontrolleve te brendshme (internal controls) ne ambientet manuale dhe kompjuterike. (Kjo ka peshe 12-18%).
    - Marrja dhe dokumentimi i te dhenave qe sherbejne si baze per konkluzionet (Kjo ka peshe 32-38%)
    - Rishikimi i angazhimit per te pasur nje siguri te arsyeshme qe objektivat jane arritur dhe vleresimi i te dhenave te marra per te ardhur ne konkluzion dhe per te dokumentuar konkluzionet e angazhimit. (8-12%).
    - Pergaditja e komunikimit te rezultateve qe kenaqin objektivat e angazhimit (engagement) (12-18%).

    - Kontabiliteti Financiar dhe Raportimi - teston njohurite e parimeve te kontabilitetit qe jane pergjithesisht te pranuara ne Amerike (GAAP) per kompanite e biznesit, kompanite jofitimprurese, institucionet shteterore, dhe aftesite e nevojshme per ti zbatuar keto njohuri ne praktike. Kjo pjese perbehet nga:
    - Konceptet dhe standardet per pasqyrat financiare (17-23%).
    - Gjerat specifike si: njohja, matja, vleresimi, dhe prezantimi i pasqyrave financiare ne konformitet me GAAP-in (27-33%)
    - Llojet specifike te transaksioneve dhe ndodhive si: njohja, matja, vleresimi, dhe prezantimi i pasqyrave financiare ne konformitet me GAAP-in (27-33%)
    - Kontabiliteti dhe raportimi per institucionet shteterore (8-12%), dhe
    - Kontabiliteti dhe raportimi per organizatat joqeveritare dhe jofitimprurese (8-12%)

    - Rregullimi apo Ligjet (Regulation se nuk dijta si ta perkthej kete fjale ne shqip) - qe teston taksimin federal, etiken, pergjegjesite profesionale dhe ligjore, dhe ligjet e biznesit dhe aftesite per ti zbatuar keto njohuri ne praktike. Kjo pjese perbehet nga:
    - Etika dhe pergjegjesite profesionale dhe ligjore (15-20%
    - Ligjet e Biznesit (20-25%)
    - Procedurat e taksimit federal dhe ceshtjet e kontabilitetit (8-12%)
    - Taksimi federal mbi transaksionet pronesore (8-12%)
    - Taksimi federal per njerezit individual (12-18%)
    - Taksimi federal per entitetet (22-28%).

    - Ambienti biznesor dhe konceptet - qe teston njohurite e pergjithshme mbi ambientin biznesor dhe konceptet e biznesit qe kandidatet duhet te dijne ne menyre qe te kuptojne arsyet biznesore te implikimeve te transaksioneve te ndryshme ne kontabilitet, dhe aftesite per ti zbatuar keto njohuri ne praktike. Kjo pjese perbehet nga:
    - Struktura biznesore (17-23%)
    - Konceptet ekonomike thelbesore per te kuptuar biznesin dhe industrine e entiteteve te ndryshme (8-12%)
    - Menaxhimin financiar (17-23%)
    - Implikimet e teknologjise se informacionit ne ambientin biznesor (22-28%)
    - Planifikimi dhe matjet (22-28%)

    Kjo eshte marre dhe perkthyer (jo i gjithe teksti vetem pikat e pergjithshme) nga Uniform CPA Examination, Examination Content Specifications, Effective Upon the Launch of the Computer-based Uniform CPA Examination, prepared by the Board of Examiners of the American Institute of Certified Public Accountants (AICPA).

    Testi nuk eshte i veshtire, sepse nje gje qe mesohet, nuk mund te jete e veshtire, por kerkon shume studim. Nese ke vetem bachelors diplome ne kontabilitet, duhet ti kushtosh shume kohe pergaditjes per kete test, sepse ne bachelors shumica e univerziteteve nuk i mbulojne fare ceshtje si Kontabiliteti Qeveritar dhe per Organizata Jofitimprurese, pastaj edhe per Auditimin nuk futen shume ne detaje, etj. etj. Kurse nese ke bere master ne Accounting, nuk te duhet shume kohe qe te pergaditesh per test, por prape duhet te pergaditesh. Poashtu, duhet te keshe aftesi te mira kerkimi ne databaza (sepse duhet ti kerkosh ligjet dhe standardet e kontabilitetit ne databaze gjate testimit), dhe qe ta keshe me te lehte, memorizoji disa nga standardet kryesore te kontabilitetit, auditimit etj., jo gjithe standardet, por vetem cilat ceshtje i mbulojne ato, qe te mos humbesh kohe duke kerkuar pastaj ne databaze.

    Kushtet qe duhet te plotesohen per tu testuar, me duket se dallojne nga shteti ne shtet, por nuk jam i sigurte. Ketu ne Arizona, ku jam une, duhet te keshe 150 ore krediti (jo doemos duhet te keshe master) dhe ka nje numer te caktuar klasash te kontabilitetit qe duhet te keshe marre si minimum (kam harruar se sa eshte ky numer). Keto jane kushtet per tu testuar, kurse per ta marre certifikaten duhet qe te keshe dy vite pervoje pune ne kontabilitet publik, dhe ky kusht pastaj ka edhe specifikat tjera si psh: kaq ore pune ne auditim, kaq ne tjerat fusha etj. Menyra me e mire eshte qe menjehere sa te mbarosh shkollen te futesh dhe te marresh testin, e pastaj vetem pret sa te besh pervojen e punes te nevojshme per ta marre certifikaten, e kur e ben kete pervoje pune, shkon e merr certifikaten. Sa me shume ta shtysh, pasi te mbarosh shkollen, me veshtire do ta kesh ta kalosh testin. Bile, po u rrezove disa here (nuk e di sa here eshte) te ulin prape ne bankat e univerziteteve qe ti rimarresh prape disa nga klasat e kontabilitetit qe te rifitosh te drejten e ritestimit. Ka shume njerez qe kane shume probleme me kalimin e ketij testi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 16-03-2006 mė 17:55
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    Qe te japesh cpa test duhet te kesh te pakten 120 credite nga colegji dhe 45 kredite nga master degree

    Te gjithe e kane te drejten te japin kete test mjafton te kene marre 30% te klasave qe jane recuired * madjeedhe ata qe kane studiuar per juridik etj*
    Korrigjimi 1: Nuk ka nevoje per master qe te marresh provimin nqs ke diplome ne Accounting. Eshte nje numer i caktuar kreditesh qe duhet te kesh ne accounting. Nqs ke diplome ne dege tjeter atehere te mjafton nje master 1 vjecar (30 kredite/10 lende) ne Accounting.

    Korrigjimi 2: Avokatet nuk mund ta marrin provimin. Megjithate nqs jam gabim te lutem me informoni pakez me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 20-03-2006 mė 21:12
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  5. #5
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ne fakt gabim jeni te 3.
    Duhen 125 kredite jo 120. Kjo vlen deri ne 2009.
    Kush nuk i ka mbaruar keto 125 kredite dire atehere duhet te perveshe menget edhe te plotesoje 150 te tilla dmth 25 me shume.
    Gjithashtu per CPA duhet edhe 2 vjet eksperience pune ne accounting kshuqe vijuni intershipeve si jevgu sumes.

    I hate accounting.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga bayern
    Ne fakt gabim jeni te 3.
    Duhen 125 kredite jo 120. Kjo vlen deri ne 2009.
    Kush nuk i ka mbaruar keto 125 kredite dire atehere duhet te perveshe menget edhe te plotesoje 150 te tilla dmth 25 me shume.
    Gjithashtu per CPA duhet edhe 2 vjet eksperience pune ne accounting kshuqe vijuni intershipeve si jevgu sumes.

    I hate accounting.
    Ne shtetin e Arizones duhen 150 kredite edhe tani, jo vetem ne 2009 e pastaj. Duket se dallojne kushtet nga shteti ne shtet, megjithe perpjekjet e tyre per te bere kushte uniforme ne gjithe Ameriken.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Dodon, Bayerni po flet per kerkesat ne NY.

    Bayern fute ene veten tek gabuesit pasi une nuk isha gabim.
    Une kam qene Accounting major po me morri trute era dhe u futa per Finance. Tani po studioj per dicka qe s'ka lidhje me asnje prej tyre. Nusja ime po studion per CPA right now keshtu qe kam cik info me shume se ty se une merrem me aplikacionet ndersa ajo vetem studion. I keed, I keed.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    thanks to all of you
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    tulipan i zi cfare shteti ndodhesh. edhe nje pyetje nusja jote shkoj ne ndonje kurse apo thjesht studion vete. again thanks to all of you for your reply.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Korrigjimi 1: Nuk ka nevoje per master qe te marresh provimin nqs ke diplome ne Accounting. Eshte nje numer i caktuar kreditesh qe duhet te kesh ne accounting. Nqs ke diplome ne dege tjeter atehere te mjafton nje master 1 vjecar (30 kredite/10 lende) ne Accounting.

    Korrigjimi 2: Avokatet nuk mund ta marrin provimin. Megjithate nqs jam gabim te lutem me informoni pakez me teper.
    E ke gabim... Kam lexuar shume qarte website per kete gje dhe e di shume mire qe duhet te kesh ne lendet perkatese *required * te pakten 150 kredite per te bere kete test. Te gjithe e kane te drejten te behen cpa edhe nje i shkencave naturore madje nqs ka plotesuar gjithe pjesen e detyrueshme te accountit

    ps. mos me bej te kerkoj prape ne internet dhe te ta postoj ketu

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •