Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Jezuin e pranojmë përmes besimit?

    PO.

    "Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Hyji bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Hyjit. Askush nuk mund të mburret para Zotit për atë që ka arritur..." (Efesianëve 2:8-9).


    vazhdon-->

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

    Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re?

    PO!


    "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë mbretërinë e Hyjit. Nikodemi i tha: "Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?".

    Jezusi u përgjigj: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur me anë të uji dhe të Shpirtit, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Hyjit. Ç'ka lindur nga mishi, mish është; por ç'ka lindur nga Shpirti, shpirt është. Mos u mrrekullo që të thashë: Duhet të lindni përsëri prej së larti. (Lexo Gjonin 3:1-8)




    vazhdon-->

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

    Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale?

    PO!


    Jezui thotë: "Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai', (Apokalipsi 3:20).


    Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Zoti, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Hyjit dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-03-2006 më 04:24

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

    Mirë, mendon se un jam mëkatar?



    "Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Hyji" (Romakëve 3:23).

    Jezusit ja sollen farisenjtë dhe skribët një grua e cila ishte kapur duke mëkatuar dhe, e pyetën se qka të bëjnë me të derisa ajo ishte mëkatare. Poashtu edhe sipas ligjt të Moisiut njeriu mëkatar mund të vritet me gurë, "por ti ç`thua?" - i than ata Jezusit. Ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!". Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja se asnjë njeri nuk është i pa mëkat, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit...! (Gj 8; 3)


    Të gjithë jemi mëkatarë.

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 17-03-2006 më 18:58

  5. #15
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

    Jezu Krishtin është Shpetimtari, Ai i falë mëkatët?


    "Mos ki frikë"!

    Pjetri apostull, ishte në peshkim dhe aty erdhi Jezusi, kur Pjetri e pau fuqinë dhe mrekullinë e Jezusit, vetëm atëher ai Jezusit i tha; "largohu prej meje Zot, se unë jam njeri mëkatar". Pjetri e kuptoj çfarë ekzistonte ndërmjet shenjtërisë së Zotit dhe njeriut, atij Zoti ja zbuloj dhe Pjetri pau mëkatin e njeriut. Çka i tha Jezusi në këtë rast Pjetrit: "Mos ki frikë"! Andaj gjithmonë të jemi të sigurtë se Zoti na thotë që mos të kemi frikë, por, kjo vetëm pasi të pranojmë sikurse Pjetri se e pranoj duke thënë se; "unë jam njeri mëkatar".

    Pastaj i tha asaj: Mëkatet e tua të janë falur. Ata (farisenjtë) që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: "Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?". Por Jezusi i tha asaj gruaje; besimi yt të shpëtoi; shko në paqe! (Lk 7, 47-50)

    Atëherë Jezusi i tha: "As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më".(Gj 8;11)



    vazhdon-->

  6. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

    Si mund ta pranoj Jezusin në jetën time?


    Që tani mund ta pranosh Jezuin

    Me besim përmes lutjes, lutja është bisedë me Zotin. Poashtu Zoti ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Mirpor, besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:

    "Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m'I fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem."


    A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?

    Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.

    Ati qiellor na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Hyjit, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. "Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Perëndisë" (1 Gjoni 5:11-13).

    Falënderoje shpesh Atin tonë që Jezui është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezui jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.



    vazhdon-->

  7. #17
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

    Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t'u mbajtur mend... !


    Mos u mbështet tek ndjenjat

    Premtimi i Fjalës së Zotit, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Zotit dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij.

    Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:


    Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3:20; Kolosianëve 1:27).

    Mëkatet t'u falën (Kolosianëve 1:14).

    U bëre fëmijë i Zotit (Gjoni 1:12).

    T'u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).


    Fillove të zbulosh planin e madh që ka Zoti për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).



    A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Hyjin Krijuesin tëndë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. A keni degjuar ndonjehere per kete version te Antikrishtit?
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 03-07-2012, 12:05
  4. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •