Edi Rama betohet pėr bllokimin total

Artur KOPANI

Edi Rama e ka shndėrruar "bllokimin" nė substancė dhe mision politik tė angazhimit tė tij personal. I palėkundur, por edhe i papėrgjegjshėm, Rama qė bllokoi prej afro njė viti punimet nė rrugėt e kryeqytetit, qė urdhėroi tre javė mė parė deputetėt e tij tė bllokojnė pa sukses parlamentin, kėrcėnoi dje se vitin e ardhshėm do tė bllokojė zgjedhjen e presidentit. As mė pak dhe as mė shumė, Edi Rama ka vendosur tė bllokojė Shqipėrinė. Dje, publikisht, ai bėri betimin e radhės.

Bllokimi ėshtė arti politik i Ramės dhe ai po shndėrrohet pėr fat tė keq nė platformė tė Partisė Socialiste. Ai e ka bėrė kėtė jo rrallė herė edhe brenda Partisė Socialiste, edhe me qeveritė socialiste, edhe me kryeministrat socialistė. Ai e bėri kėtė edhe ndaj iniciativave tė opozitės sė parlamentit tė kaluar, edhe ndaj komisioneve hetimore pėr tė kontrolluar aktet e pafundme korruptive qė kanė qelbur institucionin e pushtetit lokal tė drejtuar abuzivisht prej tij.

Bllokimi ėshtė pėrgjigja e parė dhe e vetme e Ramės edhe sot. Rama ėshtė bllokues edhe si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, edhe si kryetar i Partisė Socialiste. Janė me dhjetra rrugė tė kryeqytetit qė gjatė kėtyre ditėve dimri janė shndėrruar nė kėneta, pėr arsyen e vetme se Edi Rama ka bllokuar punimet. Rama nuk shqyrton, nuk firmos me dhjetra projekte tė zhvillimit tė kryeqytetit, pasi ka vendosur tė bllokojė. Rama nuk mbledh KRT-nė e Tiranės, pasi ka vendosur tė bllokojė. Rama ka vendosur tė bllokojė gjithēka qė nuk kalon nga xhepi i tij.

Rama ka vendosur tė bllokojė gjithēka qė nuk lejon apo shtyn nė kohė ambiciet e tij politike pėr tė kontrolluar kėtė vend. Rama "sėmuret" ose humbet "ftesat" kur Shqipėrisė i hapen dyert drejt Europės. Rama nuk ėshtė kur nėnshkruhen dokumenta tė rėndėsishme pėr integrimin europian tė vendit, pasi po punon ditė-natė tė bllokojė kėtė proces fondamental pėr tė ardhmen e shqiptarėve. Ai nuk ėshtė nė tryezat kur flitet pėr sfidat apo afrimin e ditės sė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, pasi ka vendosur tė bllokojė edhe kėtu.

Rama ka alergji ndaj reformave tė qeverisė sė sotme, pasi qė tė gjitha i duken se janė kundėr tij. Sa tė lodhet tė mendojė pėr to, pėr pėrmirėsimin e tyre, ai zgjedh rrugėn mė tė lehtė: Bllokimin. Bllokon ish-pronarėt, legalizimet, nismat antikorrupsion, buxhetin e shtetit, shkurtimet administrative, largimin e hajdutėve, ndėshkimin e kriminelėve, bllokon dhe vetėm bllokon.

Rama nuk ėshtė se ka vendosur tė bllokojė vetėm sot pėr sot. Por bllokimi ėshtė kryefjala e aksionit tė tij politik edhe pėr nesėr, edhe pėr pasnesėr, edhe pas njė viti. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės dhe i Partisė Socialiste tha se do tė bllokojė vitin e ardhshėm zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, duke pohuar se nuk ėshtė nė opsionet e tij kėrkimi dhe gjetja e konsensusit me mazhorancėn. Dhe kjo, sepse Rama ka vendosur tė bllokojė krijimin e njė tradite, qė identifikon qytetari politike dhe pėrgjegjshmėri kombėtare tė klasės politike nė vend. Partia Demokratike, atėherė nė opozitė, pranoi qė tė sakrifikojė interesa tė pastra partiake, pranoi tė zgjaste ditėt e saj nė opozitė dhe dha konsensusin nė njė moment qė u vlerėsua se kėsisoj u shėrbehej interesave kombėtare.

Por, Edi Rama ka zgjedhur tė bllokojė kėtė vend, sa kohė qė nuk i shtrihet nėn kėmbėt e tij dhe me mendjen e tij po shkon me sa duket e gjithė Partia Socialiste. Ai ka vendosur tė bllokojė, pasi nuk e fsheh se ndjehet mė i plotė, mė i qetė me vetveten. Rama nuk do tė lejojė kėtė vend qė tė ngrejė tė ardhmen e qytetarėve mbi Edi Ramėn. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje egoizmi, pasi ka kohė qė Rama na ka lėnė tė kuptohet se gjėrat qė janė nėn kėmbėt e tij, janė atje ku duhet tė jenė. Pasi ku shkel dhe ku ėshtė dora dhe mendja e Edi Ramės, ky vend bllokohet. Tashmė, tė gjithė mendojmė si ngarėsit e makinave nė kryeqytet: kudo qė na bllokohet rruga, e dimė se ėshtė Edi Rama. Sė fundi, Rama ka shpallur se do tė bllokojė ditė e natė, 24 orė, shtatė ditėt e javės. Ky quhet bllokimi total. I cili si epilog tė tij ka bllokimin e zgjedhjes sė Presidentit vitin e ardhshėm.

RD