Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97

Tema: Pritje

  1. #1

    Pritje

    Jam ketu baba,
    ne pritje.
    Ne pritje se enderres,
    ku ti me puth
    e me jep perqafime.

    Jam ne pritje baba
    te te shoh perseri,
    S'do jesh gjalle as vdekur,
    si valle nuk e di.....

    Jam ketu baba, nuk te kam harruar!
    Jam ketu, dita dites duke te kujtuar....

    Jam ketu e gjalle,
    por ti ike,
    dhe nuk prite per mua...
    Ti ike dhe me le ne pritje.

    Une jam perseri ne pritje
    .........................

    Ndihem ne hipnoze,
    e fluturoj ne mendime.
    Hipi bicikletes se kuqe
    dhe marr rrugen drejt Tufine.

    Aty mes pemesh e barishtesh
    ti rri, dhe si une je ne pritje,
    por shtrire ne lageshti.

    Ne pritje jemi te dy
    une dhe ti ne pritje.

    Hipi kodres se Tufines
    ne enderrat e mia,
    vi te te takoj, e filloj tregoj,
    se si jam bere une ne kete kohe.

    Aty buze teje ulem une tani,
    e te flas me mall, si dhe ate dite.
    Si ate dite, aty te shikoj,
    e filloj mendoj se si mund te te zgjoj.

    Aty qaj e qesh e lehte peshperis
    te them se te dua, dhe zgjohem serish.
    Gjendem perseri ne pritje,
    ne pritje te gjumit,
    qe me lejon te te shoh serish,
    duke ardhur drejt teje,
    e te jem prane si ate dite....
    kur isha femije e me le ne pritje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gogla e Kuqe : 15-03-2006 mė 21:21
    Ignore List: Snow~Drop



  2. #2

    Zhvishu!

    Zhvishu!
    Zhvishu tani!
    Hiqi ato rroba
    e dil lakuriq!

    Hiqi ato rroba,
    se fare s'te shkojne,
    Zhvishe shpejt te lutem
    ate maske te kote.

    Dil lakuriq,
    se une te shikoj
    Shoh shume qarte si ti
    perpelitesh nen to.

    Hiqi ato rroba,
    e dil lakuriq!
    Fol si burre te lutem
    me mua tani!

    Zhvishu nga genjeshtra
    qe po perjeton!
    Hiqi ato rroba,
    se me nervozon!

    Nuk te shoh dot
    tek reshtas leviz!
    rrobat e genjeshtres
    s'te kane hije hic!
    Ignore List: Snow~Drop



  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    ATHUA?

    I mėshehur prapa rrezeve tė diellit
    Jam ulur mbi njė gurė dhe pres,
    Rrezen e parė tė mbushur me shpresė
    Rrezen qė mė ngjallė e nuk mė len tė vdes!

    Apo ndoshta pėrfundimisht perėndoi dielli
    Ai diell qė dikur mė mbante nė jetė,
    Athua u shuan tė gjitha shpresat pėr mua
    Dhe pjesėn e mbetur tė jetės duhet ta kaloj vetė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Te Prita!

    Une te prita,
    qe diten kur Lindja
    nga Rugov e-lart
    me etje dhe zjarr
    te deshiroja,
    ne pragun e shtepis te pritja!
    mbi kulmin e qatis,
    ne Bjeshket-Rugoves
    ke kalaja,
    e Hagji Zekes
    ne Qytetin e Pejes
    neper udhet e Prishtines
    gjakov-prizren
    gjilan-ferizaj
    mitrovic-skenderaj
    bujanovc-preshev
    koshare-malisheve
    me mija vite te pritja!
    nga rezistenca, rezistoja
    askund nuk te gjeja
    epshem te pritja,
    me sy qel rrija
    naten dhe diten
    duke te pritur,
    qe ta gezoi Lirin!
    te prita po ti serdhe
    para se te vishe,
    une kam ikur!
    pa dashur kam ikur,
    me fal,
    valle, dhe koha nuk kthehet,pas!
    te prita me nete, dhe me dite..
    syrin mbaja qel
    duke te pritur,
    mora rrugete merguara!
    zemren shkula me doren time
    dhe lash atje,
    u nisa per ne mergime
    ku ma nuk do vje,
    Ti gezove Lirin e-
    une ne mergim,
    Ti gezon Pavaresin-e
    une ne amshim!.

    hajla,nga Rugova!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #5

    Larg

    Jemi larg une dhe ti!
    Larg nga njeri tjetri.
    Kemi marre rruge te ndryshme,
    rruge qorre, mbase!

    Po ecim dhe s'dime ku shkojme,
    S'dime per cfare luftojme,
    (nese jemi duke luftuar.)
    Dhe koken kthejme nga pas,
    dhe syte nga perpara.

    Mendojme per njeri-tjetrin
    qe...........

    - A do te takohemi me?
    - Bota eshte e vogel.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gogla e Kuqe : 20-03-2006 mė 02:47
    Ignore List: Snow~Drop



  6. #6

    * * * * *

    Ditet e nxehta e percelluese te veres mbaruan. Jam ulur kety ne kete cep te cuditshem ku ulem gjithnje, ne lokalin tim te preferuar. Mbase s'eshte dhe aq i preferuar, por me eshte bere ves te vij ketu. Ditet shqelmojne njera-tjetren dhe sjellin me vete ngjarje nga me te ndryshmet, pjesetare e te cilave, jo gjithnje protagoniste, jam une.

    Uni im eshte ne nje faze te cuditshme dhe s'arrij ta konceptoj se si ai eshte kaq i qete. Bashke me te, e qete jam dhe une, dhe eshte nje qetesi jo e zakonte. Uni ka arritur nje stabilitet te cuditshem ne keto momente duke qene teresisht koshient per problemet qe ka (nqs mund ti quajme keshtu.)

    Shoh xhamat ne te cilet pasqyrohem pjeserisht, ku dhe aparenca ime eshte pa diskutim e cunguar, e shperfytyruar nje nje fare menyre, dicka si tip siluete.

    Dua te lexoj, por s'perqendrohem dot. Ambjenti qe me rrethon eshte i kendshem, por permbushja e tije, sfondi e te tjerat, jane si ne oret e drekes, ku je teper vone a teper heret per te bere dicka. Nxehtesi s'ka aspak, dhe temperatura, dhe pse me ben te ndjej pakez ftohte, me jep nje kenaqesi te vecante.

    Dikush hyri; jashte po e pret dikush tjeter, qe s'pritej te dukej sot, i cili sec me turbulloi pak.


    Jam perseri vetem dhe dua te ha dicka te cilen vete dhe e blej me nxitim. Dy personat e meparshem duken perseri pertej xhamave dhe ai i pari erdhi e u ul prane meje............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gogla e Kuqe : 20-03-2006 mė 02:55
    Ignore List: Snow~Drop



  7. #7

    Te Pij

    Pocen e vers verma prane,
    Lerma ta pij te gjithe kete nate.
    Kete jete esell s'mund te kaloj,
    Gjerat e botes dua te harroj,
    Lerme te pij e te enderroj.

    Edhe ne enderra dua te pij,
    Kupa pa fund te rrokulli,
    E tere naten te ngre dolli,
    Te ngre dolli, te pij, te qesh,
    Mos te pushoj der ne mengjez.
    Ignore List: Snow~Drop



  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Do te pij por nuk do te dehem
    Kete s'mund ta bej as vera as raki
    Do te jem i dehur vetem atehere
    Kur me ty te bej dashuri...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    pershendes goglushe,suksese ne lamin e juaj, poetike...na fal per nderhyrje per 2-3 rreshta...flm,

    e vogel,
    nganjihere me duket vetja, nje hiqe
    e then se a eshte kjo normale?"
    edhe yjet, ne qiell' me pengojn
    as rrezet e henes nuk i dua,
    ne konceptin e dritares,time
    heshtja,dukshem me shkallmon)"
    valle,a eshte kjo normale?,
    nuk e dua heshtjen,
    ajo me derrmon!"

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga Gogla e Kuqe
    Jemi larg une dhe ti!
    - Bota eshte e vogel.
    Bota eshte e vogel,
    Ndoshta kohe per takime ka,
    Por nganjehere zemra
    S’eshte rruge dykalimeshe,
    Ku vetem dy njerez
    Mund ta pershkojne

    Bota eshte e vogel
    e me brishtesine e saje
    rruge zemre ka vizatuar plot,
    por nganjehere e perdalura kohe
    bishtin pa levizur s’mund te lere.

    Kohe per takime do kete perhere,
    Do e thinjesh vete kohen duke genjyer
    Zemren me premtime rikthimi,
    Por nganjehere koha konsumon veteveten
    Te ben ti thuash “lamtumire” dhe me te embles pritje.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 05-04-2006 mė 06:53
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Itali, vdes shqiptarja nė pritje tė transplantit
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 13:43
  2. Londer, Ambasadori Robo pritje studentėve
    Nga Shijaksi-London nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 18:30
  3. Pritje
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 18:34
  4. Nė pritje tė njė telefonate!.....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 23:56
  5. Heshtja dhemb ne pritje
    Nga marinI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •