Close
Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 252

Tema: SK Tirana

  1. #111
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Tirona s'ka konkurrenc ne Shqiperi. Pick muhabeti.

    Fjalet e shumta jane fukarallek thote populli.

    Ne e treguam veten ne fushe. Llafet e kota jane si lesht e amamit.
    HOLLAND...

  2. #112
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Partizoni eshte zemra e futbollit, Tirona eshte skuader me lapraks e babrrojsa.

    Edhe historia qe flet ti Miki al , eshte ne favor tonin ne kemi 14 ndeshje me teper qe ju kemi bo rrush per pula, kjo eshte historia mer cun.

    Hajde partizoni jon me te kuqe
    ngreja hunden Tr po ruje se ja kpute.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga Homza
    Partizoni eshte zemra e futbollit, Tirona eshte skuader me lapraks e babrrojsa.
    Lapraksit e babrrujsit jane t'gjith me morrin mor budalle.

  4. #114
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Lapraksit e babrrujsit jane t'gjith me morrin mor budalle.
    Duket qe Homza paska ardhe ne Tirone pas 97'. Lapraka eshte zemra e tifozerise se Partizonit.

    Homza, Tirona eshte ekipi i Llacifaceve dhe mbeturinave Turke alla Qazim Mulleti. Nqs nuk e di ca do me thone Llacifac me dergo nje MP.

    Pasiqe nuk te ngelet hatri besoj, vete kruheni.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ai i llacifaceve eshte argument i humbur. Kush shan Tiranen si skuader "llaciface" tregon injorance te theksuar.

    Llacifacet jane vllehet e Tiranes, te ardhur ne Tirane pas shkaterrimive te Voskopojes dhe ca fshatrave te tjere vllehe te Mokres nga Ali Pasha e/o bejte lokale te zonave juglindore ne vitet 1750 deri 1780.

    Vllehet e ardhur ne Tirane ishin ortodoksit e vetem qe iu bashkangjiten Tiranes myslymane te shekullit te XVIII.

    Vllehet jane popullsi autoktone e latinizuar para 2000 vjetesh. Ka dokumentacion te mjaftueshem per te vertetuar qe jane nje nder popullsite me te pastra e me te vjetra te Ballkanit.

    Rrallehere besoj te kete pasur ne qytete shqiptare raporte me te mira ne mes te ortodokseve dhe myslymaneve. Vllehet ortodokse dhe myslymanet tiranas kane qene gjithmone vellezer. Keta te fundit kane pasur alergji leberit partizane po kjo eshte pune tjeter.

    Te thuash qe Tirana eshte skuader e vlleheve (pakice) eshte ofendim per mylsymanet e Tiranes (shumica). Tirana u themelua nga Avni Zajmi, myslyman tirane (jo vlleh) dhe Anastas Koja: njeri myslyman, tjetri ortodoks. Te shash Qazim Mulletin gjithesesi eshte injorance pasi ai kishte bere shkolle ne Austri dhe e kishte mbaruar (jo si kapidani i Partizanit, Enveri qe ne 6 vjet jashte shtetit nuk kaloi dot asnje provim). Kuptohet, edhe shume kohe nuk kishte te mesonte, pasi ishte djale krevati i bejlereve beratas, Vrioni.

    Per historine e Tiranes lexo pak ne vazhdim. Dhe mos e sill me argumentin "llacifac" pasi eshte teper kaba.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 05-10-2006 mė 06:11

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Historia e pambarimtė e njė fanelleje emblematike nė sportet shqiptare
    (Marre nga libri i Bedri Alimehmetit)

    Gjerdan suksesesh bardheblu / SK Tirana krenari e sportit

    Pak muaj kishin kaluar nga 11 shkurti 1920, ku nė Kongresin historik tė Lushnjes qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina mori vendim pėr shpalljen e Tiranės kryeqytet tė Shqipėrisė, kur mė 16 gusht 1920 u themelua Sport Klub Tirana. Kėshtu nė kėtė datė historike pėr sportin shqiptar, nė kryeqytetin mė tė ri tė kontinentit tė vjetėr, ku sapo kishin nisur tė fuksiononin institucionet e para tė shtetit shqiptar, u shtua edhe njė institucion kulturor sportiv, prania e tė cilit ndoshta qe nė mėnyrė krejt tė rastėsishme, por qė gjithsesi shumė shpejt u konstatua domosdoshmėria e tij.

    Gjithsesi, edhe pse data 16 gusht 1920 nė shekullin e kaluar shėnoi fillimin e funksionimit tė njė klubi sportiv, ajo kurrsesi nuk shėnonte zanafillėn e zhvillimit tė sporteve nė Tiranė. "Rrėnjėt" e ushtrimit tė sporteve nė Tiranė ishin shumė vite mė thellė se pėrpara kėsaj date. Nėpėr lagjet "Abdulla Bej, "Sulejman Pasha", "Ali Efendi" ejt, tė Tiranės sė fillmshekullit tė kaluar, nė sheshet pranė xhamive, teqeve, shkollave e sidomos nė kopshtet e shumė prej familjeve tė nderuara tiranase si: Petrela, Lleshi, Kokonozi, Alimehmeti, Qorrali, Kika, Qyqja, Xhafa etj, siperfaqe tė tėra nga kopshtet e tyre i linin pa punuar enkas, pėr t'u argėtuar e ushtruar gjatė kohės sė lirė nė lloje tė ndryshme sporti djemtė e tyre tė talentuar.

    Shumė nga kėta djem falė pėrkujdesjes sė prindėrve, studionin nėpėr universitet europiane, kur ktheheshin me pushime, sillnin gjithnjė tė rejat mė tė fundit tė sporteve dhe lojrave, qė ushtroheshin nė vendet ku studionin. Kėshtu, gradualisht pas kėsaj themelimi i klubit Tirana erdhi si njė domosdoshmėri krejt e natyrshme, e pasionit tė tė rinjve tiranas pėr t'u marrė me sport, tė cilėt deri nė atė kohė ishin inkuadruar nėpėr shoqata me emra domethėnės si "Djelmėnia", "Naim Frashėri", "Vaso Pasho" etj, tė cilėve u lindi dėshira pėr t'u bashkuar nė njė klub.

    Dhe kjo ndodhi mė 16 gusht 1920, kur njė grup intelektualėsh tiranas, si Bahri e Said Toptani, Stefan Shundi, Anastas Koja, Selman Stėrmasi, Adem Karapici, Anastas Shundi, Irfan Gjinali, Reshat Tafalla, Jonuz Tafaj etj, tė mbledhur nė njė nga sallat e muzeut tė atėhershėm (ku sot gjendet biblioteka e vjetėr e Tiranės), formuan Sport Klub Tirana.

    Pas kėtij akti, u hartua programi dhe statuti dhe u caktua emblema, qė i kishte rrėnjėt nė bardheblunė e flamurit tė oxhakut toptanas dhe nė thellėsitė oqeanike tė genit tiranas, qė karakterizohet nga bardhėsia e shpirtit dhe ēiltėrsia e ndjenjave qiellore. U caktuan kuotizacionet e antarėve. Shumė familje tiranase, sidomos tregtarė, derdhėn tė ardhura tė konsiderueshme nė arkėn e klubit. Nė njė mbledhje tjetėr tė kryesisė, iu kėrkua shkresėrisht bashkisė, madje kryeministrit tė asaj kohe leja pėr caktimin e njė sheshi, ku Sport Klubi tė ushtronte normalisht aktivitetet e veta sportive.

    Interesimi i vetė kryetarit tė bashkisė sė asaj kohe, Fuat Toptani, bėri tė mundur dhėnien me qira tė truallit nė Shallvare, njė fushė ideale, qė kishte pėr fatin e mirė njė drenazhim natyral (pėr fat tė keq deri mė sot, nė atė vend diku nė afėrsi tė parkut "Rinia", tek pallatet "Shallvare" nuk ėshtė vėnė tė paktėn njė pllakė pėrkujtimore, ku ta mėsonin brezat e rinj qė nė shekullin e kaluar nė Tiranė, mė sė pari futbolli e tė gjithė sportet e tjera atletika, basketbolli, volejbolli etj, kanė nisur tė luhen nė truallin, ku janė sot kėto lulishte apo bare, ku ata kalojnė kohėn e lirė), ku fillimisht, nė njė nga ndarjet e kafenesė sė Tut Mezinit, mblidhej kryesia e Sport Klubit.

    Mė vonė, u muar me qira njėra nga dhomat e shtėpisė sė njė banori, aty nė afėrsi tė Shallvareve, e cila u pėrdor pėr zhveshjen e futbollistėve. Teksa pusi nė oborrin e shtėpisė shėrbente pėr t'u larė pas stėrvitjeve e ndeshjeve. Kėto ishin fillimet.

    Mė pas, Shallvarja edhe u rrethua me dėrrasa, u ndėrtua pista e atletikės me katėr korsi, gropa e kėrcimeve etj. Madje, kampionėt e parė sport klub Tirana i ka pikėrisht nė atletikė, nė tė parin kampionat kombėtar tė zhvilluar nė vitin 1929. Rekordet e bardhebluve nė atė kohė, ato tė Zabit Ēokut nė 100 m 11" 02 , tė Abdyl Kėllezit nė 200 m 24" 1, tė Isuf Dashit nė 100 m/p 19", 8 etj, janė jo pak domethėnės pėr kohėn. Kurse skuadra e futbollit, e kushtėzuar nga mungesa e zhvillimit tė kampionatit kombėtar, e kishte paksa tė kufizuar veprimtarinė e saj, vetėm nė takimet miqėsore me skuadrėn e Bashkimit Shkodran, Besėn e Kavajės, Teutėn e Durrėsit etj, pėrshi kėtu dhe ndonjė takim miqėsor ndėrkombėtar me ekipin e Cetinjės sė Malit tė Zi etj.

    Disa nga djemtė tiranas njėherėsh edhe sportistė tė talentuar si Selman Stėrmasi, Adem Karapici etj, studjuan nė Itali enkas pėr fiskulturė e sporte, falė kujdesit tė tė cilėve u futėn pėr herė tė parė rregulloret e lojrave e tė gjykimeve.

    Ndėrkohė, shpesh tregtarėt tiranas organizonin veprimtari midis shoqėrive sportive, qė Tirana i kishte tė shumta jo vetėm nėpėr lagje, por edhe nė rrugica, siē bėnin dhe orėndreqėsit e njohur Tufina, qė organizonin herė pas here kupėn "Tufina". Fituesit, veē trofeut, fitonin edhe nga njė orė dore tė markės "Longines". Kėshtu vepronte edhe familja Gjinali. Veē kupės, futbollistėt vishnin edhe nga njė kostum tė cilėsisė sė lartė "Marcotto". Dalloheshin shumė nė kėto veprimtari shoqėritė "Agimi", "Moisi Golemi", "Kont Urani", etj.

    Krijimi i FSHF mė 1930 bėri tė mundur edhe organizimin e tė parit kampionat kombėtar nė futboll. Pra, njerėz tė tillė, pasionantė dhe dashamirės pėr ngjyrat e qytetit tė tyre, bėnė gjithēka, dhanė sa mundėn, derdhėn djersė e mund, duke shkrirė deri edhe pasuritė e tyre, qė emri i Sport Klub Tirana tė lartohej gjithnjė e mė shumė. Pse ishte primar ky pėrkushtim, shumė shpejt sportistėt e klubit nisėn tė shkruajnė emrat e tyre nė listat e rekordmenėve, kampionėve e fituesve nė mjaft veprimtari kombėtare.

    Nis kėshtu trajektorja e inkandeshencės sė yjeve tė klubit bardheblu, vezullimi i sė cilės nė qiellin shqiptar, pėrmbi tetėdhjetėpesė vite me radhė, nuk do tė rreshtė sė pėrjetėsuari, nė hapėsirėn e tejskajshme tė saj, emrat e sportistėve cilėsorė tė kėtij klubi, sukseset e panumurta dhe trofetė e fituara. Gjithnjė e mė shumė emra tė mėdhenj, figura tė nderuara e tė respektuara tė sportit shqiptar, rekordmenė e kampionė tė vendit, tė Ballkanit e tė Europės e kanė pasuruar dhe vijojnė ende ta bėjnė tė tillė, librin e Artė tė Sport Klub Tirana. Janė pikėrisht kėto figura, si edhe dhjetra e qindra tė tjerė, qė me punėn e pasionin e tyre tė jashtėzakonshėm, talentin dhe dashurinė e madhe pėr sportin e ngritėn dhe e mbajtėn kurdoherė lart emrin e madh tė klubit kryeqytetas.

    Padyshim, tė pandarė nga kėto suksese janė sė pari emrat e sa e sa presidentėve e sponsorėve, qė kontribuan e po vijojnė tė kontribojnė financiarisht pėr klubin si dhe emrat e trajnerėve, seleksionerėve, qė qėmtuan me kujdes shesheve, rrugicave, shkollave e fushave sportive, breza tė tėrė sportistėsh, tė cilėt arritėn tė mbajnė mbi shpatulla me dinjitet fanellėn bardheblu tė njė klubi tė madh si Tirana.

    Nė kėto suksese, i pandarė ėshtė edhe kontributi i dhjetra drejtuesve, administratorėve e punonjėsve tė klubit ndėr vite. Por, ky gjerdan i pafundmė suksesesh bardheblu, nuk do tė ishte kurrsesi i tė tilla pėrmasave, pa mbėshtetjen, duartrokitjet, thirrjet "Tirona-Tirona", entuziazmin, valėvitjen e flamujve, nė ekstazat e dalldisė sė fitoreve, tė mijra sportdashėsve, tė cilėt pėrjetėsisht u janė bėrė tė pandashėm bardhebluve.

    Dhe, pse ka patur dhe ka gjithnjė nė gjirin e tij sportistė tė tillė cilėsorė, si askush tjetėr, dhe njė sportdashės tė zjarrtė e tė kulturuar, Sport Klub Tirana ėshtė njė nga klubet mė popullore nė vendin tonė, madje pa dyshim krenaria e sportit shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 05-10-2006 mė 05:54

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Keta jane themeluesit e Tiranes ne vitin e larget 1920:

    1. Bahri Toptani
    2. Said Toptani
    3. Avni Zajmi
    4. Stefan Shundi
    5. Anastas Koja
    6. Selman Stėrmasi
    7. Adem Karapici
    8. Anastas Shundi
    9. Irfan Gjinali
    10. Reshat Tafalla
    11. Jonuz Tafaj

    Si i zgjuar qe je, gjej numrin e llacifaceve dhe pjesetoje me numrin total. Do arrish ne perqindjen e tyre.

    Si vetem nje nga qindra shembujt e padrejtesive te bera ndaj Tiranes, lexo pak artikullin per Aurel Verrine, lojtar i shkelqyer i Tiranes dhe nje nga trajneret me te mire per talentet e reja.

    I persekutuar ne vitet '60 (bashke me shume te tjere sportiste te Tiranes).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 05-10-2006 mė 06:44

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Vera Verija: Si i shpėtoi internimit bashkėshorti im
    [Tirana Observer 3 Shtator 2006]
    Leonard KARAJ

    Njė nga pikat mė tė forta tė Tiranės nė vitet 1957-1966. Trajner i kombėtares sė tė rinjve nga 1983 deri nė 1989. Zbuluesi mė i mirė i talenteve tė rinj nė futbollin tonė dhe trajner i tė rinjve bardhė-e-blu pėr mė shumė se dy dekada. Fitues i Kupės sė Shqipėrisė mė 1962-shin dhe dy herė fitues i kampionatit shqiptar mė 1965 dhe 1966 me ekipin e Tiranės. "Mjeshtėr i Sportit", titull i dhėnė nga Presidenti qė prej vitit 1990. Ky ėshtė njeriu fjalė pak e punė shumė, ai qė i dedikoi gjithė jetėn e tij futbollit, Aurel Verija.

    Njė vit nga ndarja me miqtė, tė afėrmit dhe tifozėt e tij, gazeta "Tirana Observer", nė njė intervistė me bashkėshorten Vera Verija ka zbuluar tė vėrteta e pathėna tė mjeshtrit tė madh, Aurel Verija. Pse u largua shumė shpejt nga Tirana si futbollist? Pse drejtoi vetėm ekipet e tė rinjve? Si i shpėtoi internimit nga regjimi komunist? Martesa e pėrfolur me Vera Verijan? Kėto dhe enigma tė tjera mbi jetėn e Aurel Verisė, u jepen pėrgjigje mė poshtė nė bisedėn me zonjėn Vera Verija.

    Aurel Veria ka pasur njė jetė tė gjatė si trajner, por ka luajtur shumė pak si futbollist tek Tirana...

    Po, Aureli ka luajtur tek skuadra e Tiranės, asokohe quhej 17 Nėntori, qė nga viti 1956 deri nė vitin 1966. Madje nė vitin 1956 ishte ende tek skuadra e tė rinjve tė Tiranės dhe vetėm njė vit mė vonė kaloi tek skuadra e parė. Me Tiranėn arriti tė fitonte Kupėn e Shqipėrisė mė 1962-shin dhe siē tregonte ai ka qenė vėrtet njė gėzim i madh pėr futbollistėt e Tiranės, pasi nė ato vite ishin kohėt e arta tė Partizanit dhe Dinamos, tė cilat fitonit si kampionatin dhe kupėn. Mė pas mundi tė fitonte edhe dy vjet rresht kampionatin mė 1965 dhe 1966. Pas kėtij trofeu u largua nga Tirana si futbollist pėr probleme mė sė shumti familjare.

    Cilat ishin kėto probleme? A mund tė na thoni?

    Po ja, gjoja Aureli kishte njė xhaxha qė ishte larguar jashtė vendit gjatė Luftės dhe familja e tij shihej ndryshe nga drejtuesit e Partisė nė atė kohė. Madje edhe ato pak herė qė pati dalė jashtė shtetit, pati pasur shumė probleme pėr marrjen e vizės. Madje nga viti 1970 deri nė vitin 1973 e patėn larguar nga Tirana pėr nė Zallherr si mėsues fizkulture vetėm nga kjo damkė qė kishte nė familjen e tij. Por gjithsesi, besoj se gjėrat do tė kishin shkuar edhe mė keq pėr tė nė rast se nuk do tė ishte martuar mė mua.

    Pėrse?

    Sepse unė vija nga njė familje shumė e nderuar pėr atė kohė. Babai im, Besim Hamdiu (Qorri), ishte njė nga drejtuesit e kolegjiumit tė arbitrave, pėrgjegjės i stadiumit "Qemal Stafa", arbitėr i UEFA-s dhe kishte shumė reputacion.

    Kur jeni njohur me bashkėshortin tuaj?

    Jam njohur me Aurelin mė 1964-n. Unė isha vetėm 15 vjeē, ndėrsa ai ishte 25 vjeē. Pėrveē diferencės sė moshės, ishte fakti se ai ishte ortodoks dhe unė isha myslimane, dhe kjo gjė tingėllonte shumė keq pėr kohėn. Kėshtu qė unė u detyrova tė largohesha nga familja ime dhe nė njė farė mėnyre le tė themi se u martuam "me zor", pa pėlqimin e familjeve tona. Por e rėndėsishme ishte se ne duheshim shumė me njėri-tjetrin. Pra, fakti se Aureli u martua me njė vajzė qė vinte nga njė familje me reputacion le tė themi se e shpėtoi mbase edhe nga internimi siē bėhej nė atė kohė.

    Pas kthimit sėrish nė Tiranė, ai vazhdoi pėrsėri tė drejtonte tė rinjtė e Tiranės...
    Po, mė 1975, pėrveē mėsimdhėnies si mėsues fizkulture nė shkollėn "7 Marsi", ai ishte edhe trajner i tė rinjve tė Tiranės, punė qė e kishte bėrė edhe gjatė viteve '66-'70. Pastaj, mė 1983-shin mori drejtimin ekipit kombėtar tė tė rinjve deri mė 1989-n. Dhe nga 1990 e deri nė fund, pra 1994-n u kthye sėrish tek Tirana.

    Gjatė gjithė karrierės sė tij, Aurel Verija ka drejtuar vetėm ekipet e tė rinjve, pėrse pikėrisht vetėm kėta tė fundit? Pėrse nuk ka marrė ndonjė skuadėr ose ekipin pėrfaqėsues?

    E para dhe mė e rėndėsishmja, mendoj se ka qenė fakti se Aureli ishte i lindur pėr tė zbuluar talentet e rinj nė futboll. Askush si ai nuk ka nxjerrė kaq shumė tė rinj nė kėtė sport. Askush si ai nuk pati krijuar njė kartelė tė veēantė pėr ēdo futbollist qė merrte nė dorė. Askush si ai nuk mund tė tė jepte brenda njė seance stėrvitore se cili ishte i prerė pėr t'u bėrė futbollist dhe cili nuk kishte fare tė bėnte me futbollin. Pra, kishte talent pėr kėtė gjė, prandaj i jepnin vetėm skuadrat e tė rinjve.

    E dyta, ai ishte specializuar pėr futbollin e tė rinjve nė Rusi dhe gjatė gjithė kohės lexonte literaturė tė huaj, sidomos ruse. Dhe e fundit, njolla qė kishte nė biografi, sipas regjimit tė atėhershėm, nuk pėrtypej aq kollaj.

    Po pas viteve '90?

    Pas ardhjes sė demokracisė, i vetmi si tė thuash ngushėllim ishte titulli "Mjeshtėr i
    Sportit". Gjithsesi Aureli, ishte njė person qė e donte sportin dhe i dedikoi gjithė jetėn. Edhe pse gjatė gjithė kohės ka jetuar me frikėn se "ja erdhėn dhe mė morėn tani, ja erdhėn e mė morėn mė vonė", vetėm sepse kishte njė xhaxha qė ishte larguar jashtė shtetit. Pėrveē kėsaj, ai ka bėrė njė jetė shumė tė bukur deri nė fund. Madje edhe kur ndėrroi jetė nuk vuajti nga njė sėmundje. Iku ashtu, nga njė moment nė tjetrin. Eci me kėmbėt e veta deri nė fund, pa u ankuar pėr asnjė gjė. Ky ishte Aurel Verija.

    Aurel Verija
    Emri: Aurel; Mbiemri: Verija; Datėlindja: 10/02/1939; Vendlindja: Tiranė; Shtetėsia: Shqiptare; Data e vdekjes: 10/08/2005

    Titujt: 1964-1965, Kampion i Shqipėrisė me Tiranėn
    1965-1966, Kampion i Shqipėrisė me Tiranėn
    1962, Fitues i Kupės sė Shqipėrisė me Tiranėn
    1990 merr titullin "Mjeshtėr i Sportit"
    1956-1966, Tirana (si futbollist)
    1966-1970, trajner i tė rinjtė tė Tiranės
    1973-1980, trajner i tė rinjve tė Tiranės
    1980-1983, shef i katedrės sė shkollės sė futbollit, Tiranė 1983-1989, trajner i tė kombėtares sė tė rinjve (U-19) 1990-1994, trajner i tė rinjve tė skuadrės sė Tiranės

    Talentet qe kane dale nga dora e Aurel Verise
    Sipas bashkėshortes sė tij, Vera Verija, Aureli kishte lindur pėr tė qenė njė zbulues talentesh. "Ai ishte padiskutim ndėr trajnerėt mė tė mirė pėr sa i pėrket futbollistėve tė rinj. Dinte tė jepte qė nė shikim tė parė se cili mund tė ishte njė futbollist i mirė dhe cili nuk ishte pėr kėtė sport", thotė Vera Verija.

    Disa nga talentet qė kanė dalė nga dora e Aurel Verisė janė: Shkėlqim Muēa, Agustin Kola, Tit Dibra, Skėnder Hodja, Krenar Alimehmeti, Arjan Xhumba, Agron Reēi, Mirel Josa, e deri tek ish-kapiteni kuqezi, Rudi Vata.

  9. #119
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Si i zgjuar qe je, gjej numrin e llacifaceve dhe pjesetoje me numrin total. Do arrish ne perqindjen e tyre.
    Mua me doli 27%. Tamam eshte? Pjesa tjeter jane mbeturina Turke te Haxhi Qamilit qe "donin Baben".

    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Te thuash qe Tirana eshte skuader e vlleheve (pakice) eshte ofendim per mylsymanet e Tiranes (shumica). Tirana u themelua nga Avni Zajmi, myslyman tirane (jo vlleh) dhe Anastas Koja: njeri myslyman, tjetri ortodoks. Te shash Qazim Mulletin gjithesesi eshte injorance pasi ai kishte bere shkolle ne Austri dhe e kishte mbaruar (jo si kapidani i Partizanit, Enveri qe ne 6 vjet jashte shtetit nuk kaloi dot asnje provim).
    Zombie te paska djeg shume se ke dhene 4 pergjigje te rrufeshme.
    Megjithate c'te keqe ka se edhe Llacifacet Shqiptare jane apo e kam gabim?

    Ne nuk preferojme tu ngjisim emra kafshesh, shpendesh apo insektesh kundershtareve po preferojme terma pakez me njerezore.

    Na nxorre edhe Verin "Kapidan te Partizanit". A ka me kufinj imagjinata juaj?

    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Vllehet ortodokse dhe myslymanet tiranas kane qene gjithmone vellezer. Keta te fundit kane pasur alergji leberit partizane po kjo eshte pune tjeter.
    Po natyrish qe jo-Shqiptaret do kene inat Shqiptaret apo jo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 05-10-2006 mė 20:44
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Po t'i veresh me kujdes pergjigjet e tua ndaj citimeve te mia do veresh ca pasaktesira. Megjithate, nje e ke te vertete: Vllehet jane shqiptare, nga me te vjetrit bile.

    Thashe "leberit partizane", pra pjesen me te keqe te laberise. Une ne Laberi kam qene dhe ka njerez te mrekullueshem atje, po c'faj kam une qe gjithe reckamanet e Laberise erdhen ne Tirane ne vitin e pergjakur 1946?

    Koha ben te veten dhe shume prej femijeve te tyre u bene tifoza te Tiranes pasi e ndjejne veten tironca, dhe kjo eshte gje e madhe e qe m'a ben zemren mal.

    Ca ngelen refraktare ndaj bukurise se qytetit, dhe u mbetet ne goje fjala percart "partizaaaani, partizaaaaani". Nuk ke c't'i besh, nuk mund te jene te gjithe te zgjuar, zoti eshte zemergjere dhe krahas njerezve normale le edhe ca te mete te kullosin.

    Tani qe thua tine, une do postoj ca gjera per historikun e skuadres se lavdishme te kryeqytetit te Shqiperise moderne, Tiranes se madhe.

Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •