Tirana turpėrohet ne Tirane. Lamtumire Champions
Dash Frashėri
Nėse mijėrat ultrasit bardheblu e nisėn minutėn e parė duke thirrur “Tirona, Tirona!” korri qė dėgjohej nė fundit tė 90-tė minutave ishte njė grup tepėr i vogėl tifozėsh sllovenė duke thirrur emrin “Domzhale, Domzhale!”. Njė ekstazė e merituar sllovene. Pėr njė kualifikim historik nė Ligėn e Kampioneve. Por, qė i pėrket kundėrshtarit, nė ditėn e parė tė Bamir Topit si president i Republikės sė Shqipėrisė dhe tė fundit si president nderi i Tiranės.
Tirana, kampionia e Shqipėrisė u eliminua me turp nga turi i parė i Ligės sė Kampioneve duke mos plotėsuar as objektivin mė minimal tė shpallur me bujė pėrmes deklaratave tė stafit teknik (Starova, Tafaj, Mema), “senatorėve” bardheblu (Mukaj, Duro, Dede, Sina and Co.) apo “kuartetit” tė donatorėve.
Tirana u shfaq e paqartė gjatė gjithė takimit duke rrezikuar shumė pak nė portėn kundėrshtarėve sllovenė tė konsideruar paraprakisht modestė nė aventurėn e tyrė tė parė si kampionė tė Sllovenisė, por qė arriti dy fitore: 1-0 nė “Sportni Park” tė Domzhale dhe 2-1 nė kombėtarin kryeqytetas “Qemal Stafa”.
Fati i ndeshjes u vendos 45 minutat e para, kur Zlatan Ljubijankiē nuk fali nė minutėn e 31 duke mposhtur portierin e Tiranės, Isli Hidi pas njė goditje me kokė, duke shfrytėzuar nė maksimum njė goditje tė lirė. Me dy gola avancė, Domzhale e mbylli gjysmėlojėn e parė me bindjen se do t’i rezistonte Tiranės, qė i duhej tė shėnonte tre gola pėr t’u kualifikuar. Njė mision vėshtirė pėr Tiranėn, qė vonoi shumė nė lojė, shumė e mbyllur duke mos e kapur asnjėherė nė vėshtirėsi kundėrshtarin qė paraqiti jo vetėm njė lojė shumė tė disiplinuar taktike, por dhe njė perfomancė mė tė mirė teknike se Tirana.
Goli i befasishėm i shėnuar nga mesfushori Klodian Duro nė minutėn e 75 shėrbeu vetėm si njė ngushėllim i momentit, pasi tri minuta mė pas, nė tė 78’ sulmuesi kryesor i Domzhales, serbi Dario Zahora e ndėshkoi sėrish Tiranėn duke i hequr pėrfundimisht ēdo shpresė Sulejman Starovės pėr tė drejtuar skuadrės nė turin e dytė kundėr kroatėve tė Dinamos sė Zagrebit, fat qė do ta ketė Domzhale. Kampionia e Kroacisė eliminoi mė vėshtirėsi Lenkoranin azerbaixhanas. Ashtu si ndeshja e parė nė Baku (1-1) edhe e dyta nė Zagreb u mbyll nė kohėn e rregullt nė barazim (1-1). Dinamo e Zagrebit shėnoi dy gola tė tjerė nė kohėn shtesė dhe mbylli ndeshjen 3-1. Ndeshjet e turit tė dytė do tė luhen mė 31 korrik dhe 8 gusht 2007.
Pas eliminimit tė turpshėm tė Vllaznisė nė turin e dytė me turqit e Trabzansporit (10-0 rezultati i pėrgjithshėm), eliminimit fatal tė Tiranės dhe humbjes sė bujshme tė Teutės me Slaven Belupo (6-2), barazimi 2-2 i Besės nė Serbi me Bezanijan mbetet kulmi i skuadrave shqiptare nė edicionin ndėrkombėtar 2007-2008
albania-sport
Krijoni Kontakt