Close
Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 252

Tema: SK Tirana

  1. #151
    angelfire Maska e ardit 2
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31
    Konga Tirones - Kasem Hallulli

    Skuadra e Tirones
    17 Nentori,
    Skuadra e Tirones
    17 Nentori
    Fitoret c`i korri,
    Kupen na e moli,
    Fitoret c`i korri,
    Kampjonatin do moli.

    O Tiron - Tirona,
    Kupa osht e jona,
    O Tiron - Tirona,
    Tirona osht Kampjonia.

    Skuadra e Tirones
    Vesh per bukuri (2X)
    Na i kon zili,
    Kto cunat e ri. (2X)

    Ref.

    Mu ne mesin e fushes,
    Veshun porsi Zebra, (2X)
    Bukur e lunte topin,
    Braziljoni Mema. (2X)

    Ref.

    Stadiumi Qemal Stafa,
    Osht mulu si vello, (2X)
    Shkelqen e gjith fusha,
    Kur del Tur Lekbello. (2X)

    Ref.

    Ju do shifni gola,
    Sa her qy te doni, (2X)
    U ... ke Tirona,
    I modhi Tit Ramadoni. (2X)

    Ref.

    Kush i rre kto mrojtsa,
    Kush i bon kto xhibla, (2X)
    Kush i shlo kto predha,
    Pallaveshi Minga,
    Kush i shlo kto predha,
    Pesmetkatci Minga.

    Ref.

    Megjithse albitrat,
    s`t`leshin me bo xhapin, (2X)
    Tirona e modhe,
    Nuk e nali hapin,
    Tirona kampione,
    Nuk e nali hapin.

    Ref.

    Tifozat e Tirones,
    nuk jon si t`Partizonit, (2X)
    E kon epiqendren,
    Mu te Vorri Bomit. (2X)

    Ref.

    Tifozt e Partizonit,
    T`mos na grin sallat, (2X)
    Po u xe Tirona,
    Do ti fusi prap shtat. (2X)

    Ref.

    Disa vjet me rradh,
    Tirona dul e para, (2X)
    Disa vjet Kampione,
    E qiti Myslym Alla. (2X)

    O Tiron - Tirona,
    Kupa osht e jona,
    O Tiron - Tirona,
    Tirona osht Kampjonia.

    i ēike e vjeter o si konge por neve athere ket konge knojshim.

  2. #152
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tirana shpallet kampion pas derbit me Partizanin

    Ndeshje me tension e kartona, tė kuqtė akuzojnė arbitrin


    Tirana fiton titullin numėr 23 kampion dhe kėtė e bėn pikėrisht nė derbin pėrballė rivalėve tė pėrjetshėm tė Partizanit. Bardheblutė kanė triumfuar 1-0 nė njė takim shumė tė tensionuar, ku gabimet e gjyqtarit Elvis Peza kanė ndikuar jo pak dhe ku pėrplasjet kanė filluar qė pėrpara ndeshjes e kanė vazhduar edhe nė fushėn e lojės. Nė fakt, pak pėrpara fėrshėllimės sė fillimit, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ėshtė pėrplasur me zv/presidentin e FSHF-sė, Lutfi Nuri, familja e tė cilit ka rolin e donatorėve te Tirana. "Ti nuk duhet tė hysh fare nė stadium", kanė qenė fjalėt e drejtuesit tė kuq, tė cilat kanė shkaktuar jo pak habi te bashkėfolėsi i tij. Nė kėto momente, nė debat ka hyrė trajneri-sekretar i klubit, Shkėlqim Muēa, qė i ėshtė kundėrvėnė Xhanit, ndėrkohė qė krahun e kėtij tė fundit e ka mbrojtur nė mėnyrė tė pėrpiktė trajneri i tė kuqve, Hasan Lika. Pas kėsaj pėrballjeje, polemikat mes dy teknikėve kanė vazhduar nė fushė, ku Lika shpesh herė ėshtė ankuar nė stolin bardheblu pėr lojėn e ashpėr qė Tirana ka luajtur. Rreziku i parė nė fushėn e lojės vjen pas njė daljeje tė shpejtė tė lojtarėve tė Partizanit, ku Ardit Beqiri provon nga pozicion i prirėt, po Hidi largon me kėmbė. Konkurrenca e fortė, e shtyrė edhe nga akuzat dhe kundėrakuzat nė media, ka bėrė qė loja tė zhvillohej shumė e fortė nė mesin e fushės, por nė kėtė mes i penalizuar ka qenė spektakli. Pėr tė parė njė tjetėr rast tė mirė duhej tė vinte minuta e 41-tė, ku Pema shpėrdoron njė moment shumė tė mirė. Gabimi i parė i "xhaketės sė zezė", qė sjell pėshtjellim nė lojė, ka ardhur nė minutėn e 43-tė, kur Albert Duro ndėrhyn ashpėr ndaj Bakajt. Mbrojtėsi bardheblu e ka pasur njė karton tė verdhė dhe gjyqtari Elvis Peza e fal, duke mos e ndėshkuar pėr herė tė dytė. Pikėrisht kėtu fillojnė protestat e tė kuqve, tė cilėt kanė pretenduar qė kundėrshtarėt ta vazhdonin lojėn me njė lojtar mė pak. Nė tė 57-ėn Bakaj ėshtė sėrish viktimė e fanellės me mbiemrin Duro nė tė, por kėtė herė ka qenė mesfushori i Kombėtares, Klodiani, ai qė ka gabuar. Gjithsesi, gjyqtari i jep vetėm karton tė verdhė (sipas rregullores edhe mund ta kishte nxjerrė direkt nga loja) dhe sėrish situata tensionohet. Lika dhe Muēa vazhdojnė tė shkėmbejnė replika me tone tė ashpra, ndėrkohė qė nė fushė Ardit Beqiri ndėshkohet me karton tė kuq, sepse ka ofenduar tifozėt e Tiranės. Kapiteni i tė kuqve nuk ėshtė pajtuar me kėtė vendim dhe ka tentuar tė sulmojė gjyqtarin Peza. Pas rreth 3 minutave nervozizėm dhe ndėrhyrjes sė trajnerit Hasan Lika e mesfushorit Klodian Duro, mbrojtėsi largohet nga fusha, ndėrkohė qė nė momentin e futjes nė dhomat e zhveshjes ka replikuar ashpėr me portierin Isli Hidi, duke shkėmbyer sharje. Duke shfrytėzuar superioritetin, Tirana hidhet e gjitha nė sulm dhe menjėherė shpėrblehet: nė minutėn e 65-tė, pas njė rrėmuje nė zonėn e tė kuqve, topi shkon te Hetlem Ēapja, i cili pėrshėndet rrjetėn. Partizani provon nga goditje kėndi pak ēaste mė vonė me Abilaliajn, por devijimi i tij me kokė ka gjetur barrikadėn e Hidit. Nė tė 89-ėn ėshtė Ēapja qė provon tė shėnojė me njė goditje tė fuqishme, por pa fat. Nė ēastet e fundit Hidi shpėton rezultatin, por edhe festėn e bardhebluve, duke frenuar njė goditje dėnimi tė ekzekutuar nė mėnyrė perfekte nga Pinari. Nė kėtė mėnyrė Tirana fiton derbin numėr 129 dhe shpallet kampione e Shqipėrisė pėr herė tė 23-tė, ndėrkohė qė presidenti Xhani ka shfryrė tė gjithė "vrerin e kuq" duke thėnė: "Nuk kemi ēfarė tė bėjmė kundėr sistemit. Ju e patė vetė, nuk ka nevojė tė bėj unė komente pėr ndeshjen. Gjithēka ishte kundėr nesh. Ėshtė e pamundur qė nė 17 vjet Partizani tė fitojė vetėm 4 trofe, kjo ėshtė pėr faj tė sistemit. Unė i kam thėnė tė gjitha, kam humbur shumė gjėra nė jetėn time dhe e di se mund tė rrezikoj edhe jetėn, por ėshtė e vėrtetė se ky sistem po shkatėrron futbollin nė Shqipėri. Nuk e di kush ėshtė nė krye tė tij".

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #153
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Urime..!

    Gezuar Titullin Tiranes Edhe 100 Te Tjere
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #154
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    urime Tirana!
    e ka merituar titullin kampion.Gjathe gjith vitit ka udhehequr tabelen.biles qysh fazen e dyte gjith ekipet luftonin per vendin e dyte.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  5. #155

    SK Tirana - Kupa e Kampionėve

    2007/08 UEFA Champions League
    First qualifying round draw
    First leg: 17/18 July
    Second leg: 24/25 July
    Match Fixture
    1 FK Khazar Lenkoran (AZE) v NK Dinamo Zagreb (CRO)
    2 APOEL FC (CYP) v FC BATE Borisov (BLR)
    3 FC Sheriff (MDA) v FC Rąnger's (AND)
    4 FH Hafnarfjördur (ISL) v HB Tórshavn (FAR)
    5 The New Saints FC (WAL) v FK Ventspils (LVA)
    6 FK Pobeda (MKD) v FC Levadia Tallinn (EST)
    7 FC Olimpi Rustavi (GEO) v FC Astana (KAZ)
    8 FK Zeta (MNE) v FBK Kaunas (LTU)
    9 Tampere United (FIN) v S.S. Murata (SMR)
    10 F91 Dudelange (LUX) v MŠK Žilina (SVK)
    11 Linfield FC (NIR) v IF Elfsborg (SWE)
    12 Derry City FC (IRL) v FC Pyunik (ARM)
    13 Marsaxlokk FC (MLT) v FK Sarajevo (BIH)
    14 NK Domžale (SVN) v KF Tirana (ALB)

    2007/08 UEFA Champions League
    Second qualifying round draw
    First leg: 31 July/1 August
    Second leg: 7/8 August
    Winner of match 12 v FC Shakhtar Donetsk (UKR)
    FK Crvena Zvezda (SRB) v Winner of match 6
    Rangers FC (SCO) v Winner of match 8
    Debreceni VSC (HUN) v Winner of match 11
    Zagłębie Lubin (POL) v FC Steaua Bucuresti (ROU)
    KRC Genk (BEL) v Winner of match 13
    Winner of match 5 v FC Salzburg (AUT)
    Winner of match 7 v Rosenborg BK (NOR)

    Winner of match 4 v Winner of match 2
    FC Kųbenhavn (DEN) v Beitar Jerusalem FC (ISR)
    Winner of match 10 v SK Slavia Praha (CZE)
    Winner of match 9 v PFC Levski Sofia (BUL)
    Winner of match 14 v Winner of match 1
    Beşiktaş JK (TUR) v Winner of match 3

    www.uefa.com

  6. #156
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Tirana, short i pranueshėm me sllovenėt e Domzhales

    Tirana, kampionia e Shqipėrisė do tė pėrballet me skuadrėn sllovene, Domzhale, nė turin e parė eliminator tė Ligės sė Kampioneve, ndeshjet e sė cilės do tė luhen, mė 17/18 korrik (nė Slloveni) dhe 24/25 korrik 2007 (nė Shqipėri).

    Pėrgjithėsisht mund tė konsiderohet njė short i lehtė, me njė kundėrshtar pa pėrvojė tė mjaftueshme ndėrkombėtare, pasi Domzhale nuk ka luajtur asnjė herė nė Ligėn e Kampioneve, ndėrkohė qė Tirana ka zhvilluar 42 ndeshje (Kupa e Kampioneve + Liga e Kampioneve), ku ka arritur 11 fitore.

    Tirana, e pėrzgjedhur e fundit nė shortin e hedhur nė Nion tė Zvicrės, sė bashku me Domzhalen pėrbėjnė ēiftin me numėr 14.

    UEFA pėrcaktoi edhe shortin pėr turin e dytė, ku fituesja e ēiftit Domzhale-Tirana do tė pėrballet me fituesen e ēiftit Lenkoran (Azerbajxhan)-Dinamo e Zagrebit (Kroaci).

    Pra nė turin e dytė, nėse do tė pranojmė se kampionia e Shqipėrisė do tė kualifikohet, do tė kemi pėrballjen Tirana-Dinamo Zagreb, qė do tė ishte njė pėrsėritje e vitit 1996, kur Tirana i humbi tė dyja takimet : 4-0 dhe 6-2.

    Interesant ėshtė njė fakt nga ato dy pėrballje, nė stolin e Dinamos sė Zagrebit, ishte tekniku aktual i Kombėtares shqiptare, Oto Bariē. Njė short, qė mund t’i thotė sėrish ndal kalimit tė “traut” tė turit tė dytė.



    1.Lenkoran - Dinamo Zagreb

    2.APOEL - Bate

    3.Sheriff - Ranger

    4.Hafnarfjordur - HB

    5.TNS - Ventspils

    6.Pobeda - Levadia

    7.Olimp - Astana

    8.Zeta - Kaunas

    9.Tampere - Murata

    10.Dudelange - Zilina

    11.Linfield - Elfsborg

    12.Derry - Pyunik

    13.Marsaxlokk - Sarajevo

    14.Domzhale - Tirana



    Turi i dytė

    Fituesja e ēiftit Domzhale-Tirana me fituesen ēiftit Lenkoran-Dinamo Zagreb.

    albania-sport

  7. #157
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Kush ėshtė NK Domzhale?

    Kampionia e Sllovenisė, Domzhale, njė nga klubet mė tė vjetra nė Slloveni (ėshtė themeluar nė vitin 1921) ka njė histori shumė tė varfėr nė arenėn europiane. Vetėm 10 ndeshje nė Kupėn UEFA, por me njė bilanc tė kėnaqshėm: 6 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Golaverazhi me njė shenjė “plus” tė qartė: 21-9.

    Domzhale nė sezonin 2005-2006 arriti tė kualifikohej nė dy ture eliminatore tė Kupės UEFA, ku u eliminua nė raundin e parė nga kampionia aktuale e Gjermanisė, Shtutgardi. Njė sezon mė parė (2006-2007) Domzhale u eliminua qysh nė raundin e parė eliminator tė Kupės UEFA nga Hapoel Tel Aviv.

    Domzhale, qė u shpall kampione pėr herė tė parė e Sllovenisė qysh nga marrja e pavarėsisė dhe krijimit tė ligės sllovene 1991-1992, e fitoi bindshėm kampionatin slloven, mė njė diferencė prej 17 pikėsh nga vendi i dytė, i mbajtur nga Nova Gorica. Nė 36 javėt e sezonit tė kaluar, Domazhale arriti 21 fitore, 12 barazime dhe 3 humbje.

    Ndeshja e parė do tė luhet nė Slloveni, nė stadiumin “Sportni” tė qytetit tė Domzhales, njė stadium i ndėrtuar nė vitin 1948, por i rinovuar dhe modernizuar nė vitin 1997 dhe 1999. Stadiumi edhe pse me kapacitet shumė tė vogėl, vetėm 3212 vende tė ulura, ka ndriēim, kėshtu qė ndeshja kundėr Tiranės, pa dyshim qė do tė luhet nėn ndriēimin e projektorėve.

    Skuadra e Domzhales, ajo qė mbylli sezonin dhe u shpall kampione e Sllovenisė pėr edicionin 2006-2007, ka nė gjirin e saj kryesisht lojtarė sllovenė. Vetėm pesė lojtarė tė huaj aktivizohen me Domzhalen: dy kroatė (sulmuesi Dario Zahora dhe mbrojtėsi Ivan Knezoviē), njė brazilian (mesfushori Zhunjinjo), njė serb (sulmuesi Sinisa Jankoviē) dhe njė nigerian (mesfushori Sanday Ibeji).

    Presidenti i klubit ėshtė Stane Orazem, ndėrsa trajneri i skuadrės Slavisha Stojanoviē, tė cilit i dedikohet edhe ringritja e skuadrės nė Ligėn e Parė dhe fitimi i titullit tė parė kampion.


    albania-sport

  8. #158
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kam besim se Tirona do ta rrafi kete kundershtar. Nje avantazh tjeter eshte qe ndeshjen e dyte e luajme ne Tirane, ku kemi mundesi te rikuperojme.

  9. #159
    Edhe une e besoj kete gje.Tirana eshte nje skuader e madhe.

  10. #160
    Eshte e madhe se , jane kot skuadrat e tjera te kampjonatit shqiptar , sidomos Partizani.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •