Aventurat e Zot Tironcit
Zot Tironci i Manzės
Nga Migjel Sherrvantes Saiverdha
Libri i Parė
Pėrkushtimi i autorit pėr Librin e Parė
Shoqes sė Beratit
Militantit tė Galigatit, Kryeplakut tė Babrusė dhe Bathores, Kryebashkiakut tė qytezės tė Alarupit dhe Prefektit tė qyteteve tė Kavajės, Kuēovės dhe Beratit
Duke besuar nė sjelljen e lavdėrueshme dhe nderin qė Shkėlqesia juaj jep pėr gjithfarė lloj tė zgjedhurish, si njė Komisionere aq e prirur pėr tė mirėpritur besėt paqėsore, veēanėrisht ato qė pėrtej bujarisė, nuk bien aq sa pėr shėrbime dhe pėrfitime tė poshtra, unė kam vendosur tė publikoj Zotėrinė Mendjemprehtė Zot Tironci i Manzės nėn mbrojėn e emrit mė tė ndritur tė Shkėlqesisė suaj, duke ju lutur juve, me tė gjithė nderimin qė kam pėr tė tillė madhėri, ta pranoni atė dashamirėsisht nėn mbrojtjen tuaj; qė, edhe pse i zhveshur nga ai gajtan i ēmuar elegance dhe erudicioni me tė cilin tė zgjedhurit qė stisen nė selitė e tė diturve zakonisht vishen, nėn hijen tuaj ai i sigurt tė mund tė dalė pėrpara gjykimit tė disave qė tė paēliruar nga padija e vet, e kanė huq tė dėnojnė punėt e tė tjerėve me mė shumė rreptėsi se drejtėsi. Kur urtėsia e shkėlqesisė suaj tė marrė parasysh qėllimet e mia tė mira, besoj se ju nuk do tė pėrbuzni varfėrinė e njė dhurate kaq tė mjerė.
Migjel Sherrvantes Saiverdha
Krijoni Kontakt