Kadare dhe Renesanca ilire
http://renesancailire.blogspot.com/2...si-homeri.html
Kadare dhe Renesanca ilire
http://renesancailire.blogspot.com/2...si-homeri.html
Eshte i madh dhe fantastik, fama vjen me pas!
"and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern
Epilogu i njė vjeshte turpi
Me tė vėrtetė nuk ėshtė e tepėrt t'a themi se akoma ndjehemi tė fyer e tė tronditur nga sulmi huligan qė u ndėrmor pothuaj gjatė gjithė kėsaj vjeshte mbi Kadarenė dhe familjen e tij. Ē'ėshtė e vėreteta, (fatkeqėsisht!) jemi mėsuar tashmė me qėndrimet e njė pjese tė opinionit tė kėtushėm kundrejt figurės sė shkrimtarit Kadare, por qė shpata e helmatisur tė godiste kaq fort, kėtė s'besoj se e priste kurrkush. Aq mė tepėr nė njė moment kur Akademia suedeze pėrcaktonte Nobelin e radhės nė letėrsi.
Mendoj se ky ishte kulmi, mė tej s'ka ku tė vejė arroganca dhe budallallėku babaxhan i asaj pjese tė medias qė shėrbeu si kanal pėrcjellės i kėtij vandalizmi antihuman dhe antikombėtar, po aq sa anti-Kadare. Kur gjuhėt e para tė zjarrit u shfaqėn nė formėn e titrave nė Neės 24, pėrpara njė muaji, lidhur me njė ngjarje tė kaluar dhe shumė tė pėrfolur, duke e pasė parasysh se njė suplement i po tė njėjtės gazetė mė kishte detyruar kėtu e dy vjet tė shkuara tė botoj njė shkrim tjetėr nė pėrkrahje tė Kadaresė, - e mora fillimisht si njė spekullim tjetėr tė rradhės dhe aspak s'mė vajti mendja se degjenerimi moral i medias kėsohere do tė kthehej shumė shpejt nė njė epidemi me pėrmasa tragjikisht shumė tė gjera.
Lajthitja e kėsaj radhe s'ishte as vetėm e tipit Qose, qė kėrkon t'a zhbėjė vlerėn e letėrsisė kadareane pėr t'a zėvendėsuar me letėrsinė e tipit "Preja e njė martese tė lodhur", por ishte njė lajthitje tejet e ligė dhe haluēionante, njė mėsymje absolutisht e pamėshirė pėr t'a zhbėrė fenomenin kulturor dhe njerėzor Kadare deri nė themele. Duke parė tensionin nė rritje, interesimi pėr t'a ndjekur me seriozitet kėtė plojė tė dhimbshme ishte maksimal. Ndoqa me kujdes shkrimet ditė pas dite, debatet nė tv, dhe prita me padurim reagimin e shkrimtarėve bashkėkohės tė Kadaresė, gjė qė s'ndodhi.
Nė vend tė kėtyre, ca pak qė e mbrojtėn kolegun, qenė ata tė viteve '70 - '80 (Pėllumb Kulla, Rudolf Marku) dhe tė viteve '90 (Viron Graēi). Kjo pėr mua ėshtė 100 herė e pamoralshme, madje pėr mendimin tim i fajėson nė mėnyrė indirekte disa prej tyre, nė mos pėr intrigė tė fshehtė, tė paktėn pėr smirė dhe xhelozi tė pėrmasave verbuese. Tragjike! Kafenetė luksoze tė Tiranės dhe mė tej, gėlojnė nga garat e vipizmit obskurant, ndėrsa u desh qė motra e Kadaresė tė ngrihej e para, e vetme, pėr mbrojtjen e vėllait tė saj, shqiptarit vėrtetė tė shquar, me njė shkrim plot dėshprim botuar tek "Shekulli". Shkrimtarėt heshtnin. Shkrimtari i madh qėllohej nga tė gjitha anėt. Fshikullohej njeriu qė pėrfaqėson kulturėn tonė kombėtare nė botė. Gazeta ēdo ditė nxirrte me shkronja tė mėdha "fakte tė reja" pėr familjet Rrapi dhe Kadare. Obskurantėt nė Tiranė pinin kafé, lexonin gazetat dhe bėnin sehir. Qosja nė Prishtinė fėrkonte duart. Paskal Milo tek e pėrditshmja "Panorama" shkruante se "Ismail Kadare ėshtė nė krizė personale dhe morale." Ndėrsa Turqia bėhej gati tė festonte Nobelin e saj nė letėrsi. Shkrimtarėt, "kėta qyqarė", siē thoshte Zija Ēela pak muaj mė parė, heshtnin
***
Nuk e di ē'ka ndodhur nė ndėrgjegjen e njerėzve, por mua mė ka lėnė njė shije tė hidhur divergjenca mediatike, apo dėshira pėr tė krijuar edhe shfaqjen radikaliste tė radhės edhe nė disa televizione tė mėdha si tv Klan dhe TCH, pėrsa i pėrket investigimit mbi ēėshtjen Kadare. Njė tė enjte, ndėrsa tv Klan nė emisionin e njohur "Opinion" intervistoi Kadarenė, Tch s'vonoi dhe i drejtoi mikrofonin familjes Rrapi. Javėn tjetėr kur tv Klan zhvillonte njė debat me pėrkrahės dhe sulmues tė Kadaresė, TCH zhvillonte njė bisedė me Rexhep Qosen, njėrin prej kundėrshtarėve kryesorė tė shkrimtarit.
Kur heshti tv Klan, heshti dhe TCH. Po tė vazhdonte mė gjatė tv Klan, do tė vazhdonte sigurisht dhe TCH. Megjithatė, pavarėsisht bisedave televizive, fushata e bujshme ngeli si spicė nė mendjet e njerėzve, diskutohej nė lokale, nė rrugė, nė makinė, nė tren, nė qendra pune, madje njė ditė prej ditėsh edhe nxėnėsit e mi gjimnazistė mė kėrkuan me insistim t'iu flisja diēka rreth kėsaj shurakame qė rrethonte Kadarenė. E kuptova me pezm tė madh ēfarė dėmi ishte shkaktuar ndaj shkrimtarit, por jo vetėm ndaj atij; pothuaj ndaj gjithė letėrsisė shqipe. Mė habiti fakti qė edhe ata kishin qėndruar para ekraneve pėr t'a ndjekur kėtė plojė tė dhimbshme dhe tani tė pasqaruar pėr asgjė mė drejtoheshin mua.
Atėherė e kuptova se ky nuk kishte qenė njė fshikullim pėr faje tė vjetra tė shkrimtarit, por njė tentativė e mirėorganizuar pėr ekzekutimin moral tė tij, prej njė ēete inkuizitorėsh tė egėr, e udhėhequr nga antikadareanė tė vjetėr, armiq idealesh me shkrimtarin.Dhe pėr ēfarė?! Qosja thoshte nė intervistėn e tij se Kadareja duhet tė ishte i guximshėm qė ta kundėrshtonte sistemin (vini re konotacionin martirizues), ndėrsa mė vonė njė pyetjeje tjetėr i pėrgjigjet se tashmė ka ardhė koha tė flasim pa frikė.
Pse tani, more? Mė pėrpara kishit frikė ju?! Po nėse ėshtė ashtu, keni moral atėherė ta kėrkoni me insistim njė gjė tė tillė nga dikush tjetėr? Pastaj mė poshtė Qosja pretendon se debati ishte njė gjė me vlerė dhe s'kupton aspak sa ia ka nxirė figurėn vetes me ato qė thotė, madje mė shumė se kolegut tė tij Kadare. Ai rreket me mish e me shpirt tė kapė ndonjė fakt qė ėshtė kundėr Kadare dhe tė merret me interpretimin e tij deri nė qeliza, ndėrsa me pėrmasėn vigane tė Kadaresė shkrimtar s'ka guxim tė merret, por as ka zemėr pėr tė thėnė njė fjalė tė mirė pėr tė. Askush s'i beson ato qė thotė Qosja se Kadareja ka qenė shkrimtar i realizmit socialist, se ka shkruar sipas kėrkesave tė sistemit. Ai vetė e theksoi se letėrsisė sė realizmit socialist nuk i lejohej zymtia, po veprat e Kadaresė as lexuesi mė i rėndomtė s'besoj t'i radhisė nė radhėn e veprave me pėrmbajtje tė gėzuar.
Qosja e njeh mirė letėrsinė shqipe dhe po tė dojė tė thotė tė vėrtetėn, s'ėshtė nevoja t'ia kujtojė njeri se grija, shiu, vjeshta, dimri, ngjyra e limontė, piramidat, kafkat, pėrbindshat janė disa nga leksemat alegorike qė evokonin realitetin e mėnxyrtė tė asaj kohe, ndėrkohė qė realizmi socialist kėrkonte me ngulm temėn e ditės, heroin komunist me rolin e tij si edukator i masave si dhe pasqyrimin e arritjeve tė shtetit komunist. Por edhe nėse Qosja dhe pėrkrahėsit e luftės sė tij pėr tė ēmitizuar fenomenin Kadare, argumentojnė sipas mėnyrės sė tyre (gjė qė s'ėshtė e panjohur) se Kadare s'ėshtė ndonjė shkrimtar qė di t'a sjellė "tė bukurėn, estetiken qė janė veēantitė kryesore tė artit" (citim sipas thėnieve tė Qoses nė intervistėn e tij tė fundit nė TCH, a thua se Kadareja s'i njeh dhe s'i ka realizuar me sukses nė veprat e tij), atėherė kėta pretendues, le tė gjejnė njė shkrimtar tjetėr shqiptar tė tė gjitha kohėrave dhe le t'a vėnė pėrballė Kadaresė dhe opinionit publik shqiptar. Por edhe nėse s'gjejnė njė dominant, le tė gjejnė njė ekuivalent tė tij. Por nėse nuk e bėjnė dot njė gjė tė tille, atėherė mendoj se ka ardhė koha, qė debati i turpshėm i kėsaj vjeshte tė mbyllet njėherė e pėrgjithmonė, ngase s'pati asgjė tė moralshme dhe s'krijoi asnjė opinion me vlerė nė publikun shqiptar apo tė huaj.
Nė verėn e kėtij viti njė gazetar i njohur skocez (A. G. Gill) botoi nė njė tė pėrditshme tė madhe londineze njė artikull tejet kritik dhe diskriminues pėr Shqipėrinė, gjė qė shkaktoi reaksion tė fortė ndėr ne. Jam i bindur se po tė kishte kohė t'a mėsonte dhe kėtė fakt, gazetari nė fjalė s'do mėnonte t'a mbyllte artikullin e tij me fjalėt, se ne shqiptarėt s'i njohim dhe s'i vlerėsojmė siē duhet as personalitetet tona kombėtare qė na japin vlerė jo vetėm neve, por mbarė qytetėrimit europian.
Kadareja e ka fituar qmimin nobel per shkrimet e tija.Postuar mė parė nga Aurora23
I madhi GJERGJ KASTRIOTI, E MADHJA NENE TEREZA, dhe Kadareja jane ata qe i kaluan kufinjet kobetar.
I mjere eshte aj popull se nuk i qmon njerezit e tij.
Kadare eshte njeriu nga Jugu qe kam me per zemer!!! Nuk e di ēfare kuptimi mund te kete nje shpreheje krahasimi e tille si ''i madh apo i famshem '' kur behet fjale per njerez qe jan histori ose legjende pa vdekur akoma.
Thone se ka zot , Zoti eshte i famshem me madheshtine e tij e jo me krijesat qe ka bere . Kadare eshte madheshtor nga fama e krijimeve qe ka bere.
Money Makes Man act Funny
Kadare e ka treguar disa here patriotizmin sa here qe iu eshte dhen mundesia.
http://video.google.fr/videoplay?doc...93191451832694
Jete te gjate Kadarese.
(Nga Shekulli)
E pėrditshmja britanike jep klasifikimin e romaneve dhe autorėve kandidatė pėr ēmimin The Independet
Ismail Kadare, kryeson listėn e kandidatėve pėr ēmimin e prozės mė tė mirė tė huaj, "Independent" pėr vitin 2007. E pėrditshmja britanike "The Gurdian" e ka veēuar si lajmin kulturor tė ditės sė djeshme listėn e gjatė tė pretendentėve duke e veēuar faktin qė shkrimtari shqiptar, fitues i edicionit tė parė tė ēmimit "Man Booker", kryeson me romanin "Pasardhėsi". Kjo vepėr e botuar nė vitin 2003 nė gjuhėn shqipe dhe nė vitin 2006 u botua anglisht nga "Canongate" e pėrkthyer nga frėngjishtja nga David Bellos.
E cilėsuar si njė thriller politik, vepra ėshtė kandidate pėr ēmimin 10,000 £ ose 18 mijė $, i cili pėrfshin shkrimtarė nga gjithė bota.
Nė listėn ku kanė hyrė edhe 20 tituj tė padėgjuar, janė Elif Shafak, shkrimtarja turke e sulmuar nga bashkėpatriotėt pėr fyerje, shkrimtari spanjoll Javier Marias, italiani Niccolo Ammaniti dhe emigranti politik kenian Ngugi wa Thiong'o.
"Ėshtė dėshmi e cilėsisė sė padiskutueshme e hyrjeve tė kėtij viti fakti qė lista e miratuar nga grupi i vlerėsuesve tanė tė shquar ėshtė jashtėzakonisht e gjatė", tha John Hampson, njeriu mė me pėrvojė pėr strategjinė letrare pranė Konsultės Angleze tė Arteve. "Vlerėsuesit do tė pėrballen mė njė sfidė tė vėshtirė, nė takimin e ardhshėm, nė fillim tė marsit, pėr ta reduktuar listėn nga njėzet tituj nė gjashtė."
Njoftohet gjithashtu se pėrkthyesit e veprave qė kandidojnė do tė lejohen tė ndjekin diskutimet e vlerėsueve, pėr arsye se Ēmimi Independent ndahet mes autorit dhe pėrkthyesit. Ky ėshtė dhe njė nga qėllimet pėr tė cilat ėshtė krijuar Independent Foreign Fiction Prize, qė tė mbėshtesė botuesit anglezė pėr tė pėrkthyer dhe botuar mė shumė letėrsi tė re artistike.
Anėtarė tė jurisė pėr kėtė vit janė redaktori letrar i The Independent, Boyd Tonkin, poeti David Constantine, romancierja Ali Smith, shkrimtarja dhe botuesja Jennie Erdal dhe Kate Griffin nga Konsulta Angleze e Arteve.
Vitin e shkuar ēmimin e ka fituar Per Petterson dhe Anne Born pėr romanin e tij tė pestė "Out Stealing Horses".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 21-01-2007 mė 01:44
Kadare nė Athinė pėr Pasaardhėsin
Shkrimtari Ismail Kadare vizitoi dje Athinėn. Shkak i vizitės ishte dalja nė qarkullim nė gjuhėn greke e dy librave tė tij "Pasardhėsi" dhe "Vajza e Agamemnonit". Nė ceremoninė e zhvilluar dje nė mbrėmje merrnin pjesė personalitete tė politikės dhe letėrsisė vendase si dhe pėrfaqėsues tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi. Shkrimtari shqiptar shoqėrohej nga e shoqja Elena Kadare.
Nė ceremoni mori pjesė edhe Kryetari i Bashkisė sė Athinės Nikita Kaklamani si dhe Ambasadori i Shqipėrisė nė Athinė Vili Minarolli. Gjatė prezantimit folėn pėrfaqėsues tė shtėpisė botuese greke, si dhe studiues grek tė letėrsisė. Kryebashkiaku Kaklamani pėrshėndeti Kadarenė pėr kontributin e dhėnė nė afrimin e dy popujve dhe e ftoi atė qė tė merrte pjesė nė festimet me rastin e 2500 vjetorit tė shpalljes qytet tė Athinės, qė do tė zhvillohen mė 2008. Ismail Kadare ėshtė shpallur mė 1998 "Qytetar Nderi i Athinės".
Pėr letėrsinė e Kadaresė foli edhe publicisti e gazetari Gazmend Kapllani. Vetė shkrimtari nė fjalėn e tij u pėrqėndrua tek ēėshtja e lirisė sė shkrimtarit nė regjimet diktatoriale. "Asnjė regjim totalitar nuk e luftoi letėrsinė kaq seriozisht sa e luftoi komunizmi" tha Kadare duke shtuar se "mua mė ka ēuar letėrsia tek liria dhe jo liria tek letėrsia". Sipas tij diktaturat krijuan shkrimtarin tip por tek-tuk dolėn shkrimtarė tė cilėt rezistojnė.
Ardhja e tij nė Athinė pati jehonė tė gjėrė tek shtypi grek. Pothuajse tė gjitha gazetat greke qė tė dielėn kishin njoftuar ardhjen e tij. Gjatė takimit pjesėmarrėsit e shumtė patėn rastin tė blinin edhe libra tė tjerė tė shkrimtarit shqiptar tė pėrkthyer greqisht. Takimi u mundėsua nga Tirana Bank dhe Pireos Bank.
Mė pas ai iu pėrgj pyetjeve tė tė pranishmėve tė shumtė. Sot Kadare do tė nėnshkruajė libra nė njė libraritė e njohura tė Athinės "Janos".
Krijoni Kontakt