Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 178
  1. #81
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kodi sekret i romanit tė Ismail Kadaresė - “Pallati i ėndrrave”

    Kastriot Myftaraj

    Romani i Ismail Kadaresė “Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave”, ose siē njihet me titullin me tė cilin ėshtė botuar jashtė vendit “Pallati i ėndėrrave”, mbahet prej ithtarėve tė Kadaresė si argumenti i fundit dhe decid pėr tė mbėshtetur pretendimin e tyre se Ismail Kadare ka bėrė disidentin ndaj regjimit komunist.Ata thonė: mirė pra, Kadare ka shkruar “Shqiponjat fluturojnė lart”, “Dimri i madh” etj. Por Ismail Kadare ka shkruar edhe “Pallati i ėndėrrave”. Mbi kėtė roman tė Kadaresė, mė tepėr se mbi ēdo vepėr tė tij, ėshtė ndėrtuar miti i Kadaresė-disident nė kohėn e regjimit komunist, aq mė tepėr qė ky roman, i botuar atėhere dy herė si pjesė e pėrmbledhjeve me tregime dhe novela, u kritikua pėr gjuhė ekuivoke dhe me nėntekste tė dyshimta nė Plenumin IV tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, nė mars 1982, nė raportin e kryetarit, Dritėro Agolli. Ėshtė pėr t’u habitur se vetė Kadare, nė periudhėn paskomuniste, ndryshe nga ithtarėt e vet, kur ka folur e shkruar njė milion fjalė pėr tė mbrojtur librat e veta tė shkruara dhe botuara nė kohėn e diktaturės dhe pėr tė treguar se ku kanė qenė shenjat e disidencės nė to, megjithatė ka folur shumė pak pėr kėtė roman, ku Kadare mund tė tregonte fakte tė pakundėrshtueshme disidence. Sepse, pėr tė qenė luajalė, “Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave”, i botuar sė pari nė version tė shkurtuar, nė 1980 nė pėrmbledhjen me tregime dhe novela “Gjakftohtėsia” dhe nė version tė zgjeruar nė ribotimin e pėrmbledhjes me tregime dhe novela “Emblema e dikurshme” (1981) ėshtė njė njė roman (po e quaj roman, siē ka dėshirė ta quajė Kadare sot megjithėse ai atėhere u botua si novelė) me tė vėrtetė disident, sipas standardeve tė botės komuniste. Madje ai mund tė konsiderohet si romani mė disident i botuar nė Lindjen ish-komuniste.

    “Pallati i ėndėrrave” (Tabir Saraj)- kjo nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet- ėshtė njė aluzion pėr Komitetin Qendror tė PPSH. Madje Kadare nė roman tė krijon pėrshtypjen sikur nuk tenton qė ta kamuflojė alegorinė, por kėrkon qė ta bėjė atė sa mė tė dukshme. Dhe kėtė gjė e bėn me njė mjeshtėri prej gjeniu letrar, kjo duhet pranuar. E bėn kur pėrshkruan itinerarin qė ndjek personazhi kryesor i romanit, Ebu Qerimi pėr tė shkuar nga shtėpia nė punė, nėpėr rrugėt e kryeqytetit tė Perandorisė Osmane. Itinerari qė pėrshkruan Kadare pėrmban planimetrinė e kryeqytetit tė Shqipėrisė, Tiranės, qė nga shtėpia e Kadaresė tek selia e Komitetit Qendror, tė transplatuar nė kryeqytetin osman. Ja se si e pėrshkruan Kadare itinerarin qė bėn Ebu Qerimi pėr tė shkuar nė Tabir Saraj: “Rruga gjer nė Tabir Saraj ishte mė e gjatė se ē’ e kishte menduar dhe, veē kėsaj, nė kėtė sotė mund tė rrėshqitje mbi kalldrėm. Po kalonte pėrpara Bankės Qendrore. Mė tutje dukeshin karroca tė shumta tė mbuluara me brymė pėrpara njė ngrehine tjetėr masive, qė kushedi e ē’ ministrie ishte… Ra njė orė diku nga e majta, me njė tingull tė bronztė, si nė punė tė vet, larg nė mjegull… Larg iu duk se dalloi njėrin krah tė Tabir Sarajit. Kur u afrua dhe pak e kuptoi se nuk kishte gabuar. Ishte vėrtet ai, me kupolat e zbehta, tė lyera me njė ngjyrė, qė dikur duhej tė kishte qenė e kaltėr, ose, sė paku, ngjyrė gurkali, dhe qė tani mezi dallohej nga sqota. Kjo ishte njė nga pjesėt anėsore tė tij, kurse hyrja duhej tė ishte nga rruga tjetėr.

    Ebu Qerimi i erdhi rrotull njė sheshi gjysmė tė shkretė, ku ngrihej njė xhami me minare ēuditėrisht tė hollė. Hyrja ishte vėrtet nga rruga tjetėr”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 271-272) Tash, pėrfytyrojeni veten sikur jeni nė qendėr tė Tiranės pranė Bankės sė Shtetit, nė trotuarin e djathtė tė Bulevardit tė Madh, duke ecur drejt korpusit qendror tė universitetit. Mė tutje janė ndėrtesat e ministrive, ndėrsa nė tė majtė ėshtė kulla e sahatit. Sa kalon harkun nė hyrje tė korpusit tė ministrive duket njėri krah i ndėrtesės sė ish-Komitetit Qendror, qė gjendet mė tutje nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Madje Kadare nuk mungon tė shtojė nė kėtė planimetri tė Tiranės tė transferuar nė kryeqytetin osman edhe Parkun “Rinia” qė gjendet nė mes tė rrugės midis ndėrtesės sė Bankės Qendrore. Kur Ebu Qerimi del nga Tabir Saraji dhe niset me karrocė nė shtėpi, Kadare bėn kėtė pėrshkrim: “Mė nė fund, kundėr zakonit, e afroi kokėn dhe nėpėrmjet avullit tė lehtė qė sajoi frymėmarrja e tij mbi qelq, pa se po kalonin pėrskaj Parkut Qendror”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 439) Dhe pėrshkrimi qė Kadare i bėn Pallatit tė Ėndėrrave, nuk tė le asnjė dyshim.

    Kėtė pėrshkrim Kadare mund ta kishte vėnė fare mirė nė romanin “Dimri i madh”, kur pėrshkruan selinė e Komitetit Qendror: “Ngrehinės sė madhe tė dy krahėt i humbisnin nė sqotė, kurse pjesa e saj qendrore ishte e tėrhequr pėrbrenda, sikur tė qe zmbrapsur pėrpara diēkaje. Ebu Qerimi ndjeu ankthin t’ i rritej me shpejtėsi pėrbrenda tij. Njė rresht i gjatė hyrjesh ngriheshin tė barabarta pėrskaj njėr-tjetrės, por, kur Ebu Qerimi u afrua, pa se ato nuk ishin hyrje, por portale tė mbyllura me kanate tė lagura, tė pahapura prej kohėsh. Ai eci pėr sė gjati, duke ndjekur me bisht tė syrit atė rresht portalesh tė shkreta. Njė njeri me xhybe se nga mbiu pėrpara tij. -Ku ėshtė hyrja?- pyeti Ebu Qerimi. Njeriu me xhybe tregoi me dorė drejtimin e djathtė”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 272) Rreshti me portale me dyer tė mbyllura gjendet nė anėn perėndimore tė ndėrtesės ku dikur ka qenė ish-Komiteti Qendror i PPSH.

    Nė rast se dikush qendron nė trotuarin e rrugės anėsore nė skaj tė krahut perėndimor tė ndėrtesės sė ish-Komitetit Qendror, me shpinė nga portalet dhe i duhet t’ i tregojė dikujt hyrjen kryesore tė ndėrtesės, atėhere kėtij i njeriut i duhet vėrtet qė tė tregojė djathtas, atje ku sot ėshtė dera ku hyjnė deputetėt (nė kėtė ndėrtesė sot janė zyrat e Kuvendit) dhe ku presin njerėzit e thjeshtė qė duan t’ i takojnė ata pėr ndonjė problem. Dhe Kadare nuk mjaftohet me kaq, por e ēon analogjinė deri nė detaje mė tė imtėsishme: “Pas njė copė here ndjeu pėrsėri ca hapa pėrbri tij. Ishte prapė njeriu me xhybe. -Kėndej,- tha ai,- hyrja pėr nėpunėsit ėshtė kėndej. Ebu Qerimit i erdhi mirė qė tjetri e mori pėr nėpunės. Ai u gjend mė nė fund pėrpara hyrjes. Kanatet e portės dukeshin mė tė rėnda se ē’ ishin. Ato ishin katėr, tė gjitha njėlloj, me dorezat e rėnda prej bronzi”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 273) Ky pėrshkrim pėrkon me atė tė krahut lindor tė ndėrtesės sė ish-Komitetit Qendror tė PPSH, pėrballė sė cilės sot gjenden kullat binjake.

    Dhe “qershia mbi tortė” ėshtė kjo fjali qė Kadare e paraqet si meditim tė Ebu Qerimit: “Ndėrmend solli shtėpinė e tij tė madhe nė Rrugėn Mbretėrore”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 275) Rruga Mbretėrore ėshtė emri qė ka mbajtur para vitit 1944 ajo qė sot quhet Rruga e Barrikadave. Pikėrisht nė skaj tė kėsaj rruge, atje ku ajo prihet me Rrugėn e Dibrės, gjendet shtėpia ku Ismail Kadare banonte nė kohėn kur shkroi dhe botoi kėtė roman. Pas rėnies sė komunizmit duhej pritur qė Kadare mė sė shumti tė krenohej me kėto gjėra qė i ka shkruar nė kėtė roman. Duhej pritur qė Kadare tė bėrtiste me tė madhe: Merrni njė hartė tė planimetrisė urbane tė Tiranės dhe bėni itinerarin analogjik qė tė ēon nga shtėpia e Ebu Beqirit nė Tabir Saraj dhe do tė shikoni se ėshtė rruga pėr nė selinė e Komitetit Qendror, shkoni para selisė sė Komitetit Qendror me librin tim nė dorė dhe krahasoni kėtė ndėrtesė me pėrshkrimin e ndėrtesės sė Tabirit. Kadare kishte tė drejtė qė tė bėrtiste se derisa unė kam thėnė qartė se Tabir Saraji ėshtė Komiteti Qendror, atėhere dhe tė gjitha ato tė zeza qė kam thėnė pėr Tabir Sarajin i takojnė Komitetit Qendror. Por, Ismail Kadare nuk e ka bėrė kėtė.

    Pikėrisht kjo gjė duhet konsideruar kur analizohet ky roman i Ismail Kadaresė. Enigma tjetėr ėshtė se si iu dha dy herė leja pėr botim njė romani, ose novele qė pėrmban njė pėrshkrim tė tillė, pasi ky pėrshkrim gjendet edhe nė versionin e parė tė “Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave” qė u botua tek pėrmbledhja “Gjakftohtėsia” nė 1980. Pas “zhurmės” qė u bė pėr devijime ideologjike tė Kadaresė nė romanin “Dimri i vetmisė sė madhe” nė vitin 1973 dhe pėr vjershėn “Nė mesditė Byroja Politike u mblodh” (1975) pėr tė cilėn Kadare bėri dhe njė autokritikė nė mbledhjen e Sekretariatit tė Komitetit Qendror tė PPSH (tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtjeje e kam shpjeguar nė njė artikull tė botuar vitin e kaluar), duket krejt e pabesueshme qė redaksia e shtėpisė botuese dhe drejtori dhe madje kryesia e Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, qė sipas rregullave tė kohės u ēohej dorėshkrimi pėr tė dhėnė viston pėr botim, ta kalonin lehtė kėtė ēėshtje. Aluzionet qenė aq tė dukshme, sa qė mund t’ i kuptonte dhe njė student i gjuhė-letėrsisė i ardhur nga provinca qė i njihte minimalisht rrugėt e Tiranės. Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė imagjinohet se si u ėshtė mbajtur fryma dhe u janė ngritur flokėt pėrpjetė burokratėve tė shtėpisė botuese dhe tė Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve qė lexuan dorėshkrimin e romanit.

    Ta paraqisje Komitetin Qendror tė PPSH, tempullin e mistikės sė komunizmit shqiptar, si njė institucion represiv dhe mistik tė Imperisė Osmane, ky qe njė krim pėr tė cilin tė ikte koka. Dhe bashkė me kokat e autorėve iknin dhe kokat e atyre qė nuk qenė treguar vigjilentė dhe nuk e kishin vėnė re “punėn armiqėsore” tė autorit. Dhe tė mendosh se paralelizmi Tabir Saraj-Komiteti Qendror nuk qe e vetmja “herezi” e romanit. Nė roman kishte dhe shumė paragrafe me njė gjuhė ekuivoke qė mund tė interpretoheshin si kundėr regjimit komunist. Njė prej tyre ėshtė ajo qė u pėrmend nė raportin e mbajtur nga kryetari i Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, nė Plenumin IV tė Lidhjes nė mars 1982, kur u kritikua romani: “-Jo hyrja e ndikimeve tė jashtme, por, pėrkundrazi, mbyllja e tyre, jo depėrtimi, por izolimi, pra jo rekomandimi, por mosrekomandimi ėshtė njė nga kriteret bazė tė Tabir Sarajit.

    Megjithatė qė sot ti pranohesh me punė nė kėtė pallat”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 279) Kjo fjali mund tė quhej si njė epigram pėr politikėn izolacioniste tė regjimit komunist shqiptar tė kohės, qė projektohej nė Komitetin Qendror. Kjo sentencė pėr Tabir Sarajin, duke konsideruar analigjinė nė planimetrinė urbane, shndrrohej praktikisht nė njė sentencė pėr Komitetin Qendror tė PPSH. Aq mė tepėr qė pas analogjisė nė planimetrinė urbane, njė nga personazhet, Kurt Qyprilliu, thotė edhe kėto gjėra, qė mund t’ i atribuohen Komitetit Qendror: “Ai nuk ėshtė vetėm njė nga institucionet mė tė vjetra tė shtetit; pėr mendimin tim, ai, pavarėsisht nga emri i bukur qė ka, ėshtė institucioni mė i tmerrshėm… Pėr mendimin tim, midis gjithė mekanizmave tė shtetit, Pallati i Ėndėrrave ėshtė ai qė qėndron mė jashtė vullneteve njerėzore se gjithė tė tjerėt. Mė kuptoni ē’ dua tė them? Ai ėshtė mė impersonali i tė gjithėve, mė i verbri, mė fatali, pra edhe mė shtetėrori”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 282)

    Por, ēuditėrisht kėto fjali eksplozive, tė cilat nė kontekstin e dhėnė nuk do tė guxonte t’ i toleronte asnjė burokrat sado i trashė i shtėpisė botuese, kaloi nė heshtje gjatė dy botimeve dhe u bė ēėshtje vetėm njė vit pas botimit tė dytė, madje edhe atėhere pėr t’ u hapur e pėr t’ u mbyllur nė mėnyrė tė befasishme, sikur dikush hapte dhe mbyllte njė buton. Pse libri me planimetrinė paralele qė pėrbėnte skandal dhe krim pėr regjimin dhe paragrafin nė fjalė dhe tė tjerė kaloi dy herė pėr botim dhe nuk u ndalua, siē thotė Kadare, pasi libri mbeti nė qarkullim? Paradoksi ėshtė vetėm se ky roman, qė nuk do tė tolerohej as nė vendin komunist mė liberal, u botua nė vendin mė stalinist tė Europės Lindore.

    Njė kritik letrar francez, Francois Nourissier, nė njė artikull mbi kėtė roman, tė botuar nė “Figaro-Magazine”, nė 10.9. 1990, shkruan: “Nuk duhet harruar se ky roman i zymtė dhe ngashnjyes u tolerua nga njė regjim qė do tė kishte mundur tė ndėrkrehej. Ka, nė kėtė rast, njė mister qė mbetet i errėt pėr ne”. (cituar sipas: Bashkim Kuēuku: “Kadare nė gjuhėt e botės”, “Onufri”, Tiranė 2005, f. 306)

    (vijon) ...

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Si u frymėzua Kadareja nga qeni i kufirit

    Nga Kastriot Myftaraj -

    Qė nė kohėt e vjetra ka qenė tradita e poetėve qė tė thėrresin muzėn qė frymėzon pėr tė thurrur vargje nga Mali Parnas.Muza pėr tė gjithė poetėt qe njė femėr e hijshme. Por pėr Ismail Kadarenė e ri muza qe njė qen dhe jo njė qen dosido, por njė qen me hije tė frikshme, qeni sigurims i kufirit. Nė 1958 Ismail Kadare botoi poezinė “Qeni i kufirit”. Kėtė vjershė Kadare e botoi nė vitin qė shkoi pėr studime pasuniversitare nė Moskė, me sa duket si kredencial shtesė pėr tė fituar kėtė bursė. Nė Shqipėri dhe nė gjithė vendet komunistė ka pasur shumė poetė qė kanė bėrė vargje pėr oficerėt e policisė sekrete, bashkėpunėtorėt e saj, por me siguri qė Kadare ėshtė i vetmi poet nė universin komunist qė i ka shkruar njė poezi qenit tė kufirit, kėsaj kafshe tė urryer nga tė gjithė njerėzit, pasi qe simboli i diktaturės dhe i represionit tė saj mbi njerėzit, duke qenė se qe njė kafshė e stėrvitur dhe pėrdorej pėr tė kapur ata qė donin tė kapėrcenin kufirin pėr t’ u arratisur nga skėterra komuniste. Nė kėtė poezi Kadare shkruan:
    “Merr frymė shpejt.
    Me sy nervozė
    Vėshtron pėrqark;
    Njė rryp i blertė
    I shtrėngon qafėn muskuloze,
    Tek ec nė pyll me hap tė lehtė.
    Bilbilat qė nga drurėt e shohin me nderim,
    Sorkadhet brirėt e bukur i ulin nė blerim
    Dhe ujqit vetė, po t’ u delte pėrpara
    Do t’ i hapnin udhėn kafshės ushtare”.
    (Ismail Kadare: “Shekulli im”, Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1961, f. 6)
    Bilbilat qė kėndojnė nė drurėt e pyllit janė pėrdorur nė letėrsinė botėrore pėr tė bėrė shumė figura letrare qė kanė lidhje me dashurinė, paqen, harmoninė etj., por me siguri ėshtė njė rast unik kur bilbilat, apo edhe sorkadhet keqpėrdoren me kaq cinizėm nė njė figurė letrare, duke i bėrė tė nderojnė qenin sigurims. Madje edhe vetė ujqit duhet tė ndjenin pėrbuzje pėr kėtė kafshė totalitare, pasi ujqit, edhe kur hanin njerėz, kėtė e bėnin pėr t’ u ushqyer dhe mbijetuar, ndėrsa, qeni i kufirit i kapte njerėzit pėr tė ushqyer makinerinė vrasėse tė diktaturės. Vetėm njė bashkėpunėtor i zellshėm i Sigurimit tė Shtetit mund tė shkruante poezinė “Qeni i kufirit”.
    Ismail Kadare, nė librin «Kohė barbare», qė ėshtė njė intervistė qė ai i ka dhėnė gazetarit Denis Fernandez Recatala, zhvillon kėtė dialog me kėtė gazetar. Denis Fernandes Recatala i thotė: “Disa shkrimtarė e kanė mbėshtetur regjimin…”(Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18). Ismail Kadare i pėrgjigjet kėshtu: «Nuk e mohoj. Ata kanė pėrhapur sloganėt e Partisė. Kanė bashkėpunuar nė fushatat kundėr liberalėve, Perėndimit dhe dekadencės kapitaliste. Madje kanė pėrgėzuar krimet e kryera nga shteti. I shndrruan nė heronj policėt dhe shefat e policisė sekrete. Spiunėt i paraqitėn nė poza romaneske, pse jo dhe romantike. Me njė fjalė, diēka jo dhe aq e kėndshme. Ata u sollėn pa diskutim si qen roje tė regjimit. Por askush nuk i detyroi ta bėnin kėtė gjė». (Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18). Shumė bukur! Kėshtu del se Kadare, vetėm duke shkruar poezinė «Qeni i kufirit» e ka bėrė veten, siē shprehet vetė, «qen roje tė regjimit», pa i detyruar kush ta bėnin kėtė. Mė tutje, Denis Fernandes Recatala e pyet Ismail Kadarenė: «Megjithatė, vendet socialiste vuanin nga kjo lloj prodhimtarie apo jo?» (Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18).
    Ismail Kadare i pėrgjigjet: «Nė fakt, gjysma e filmave tė vendeve ish-socialiste i thurrte lavde spiunėve dhe denoncuesve. E pastaj? Ministri i brendshėm financonte romanet? Sigurisht! Megjithatė nuk u vihej ndonjė revolver nė tėmth atyre qė iu bindeshin kėrkesave».(Ismail Kadare & Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18).
    Bukur! Pra, as Kadaresė nuk ia paskan vėnė “revolverin nė tėmth” pėr tė shkruar pėr qenin e kufirit dhe pėr gjėra tė tjera qė do t’ i shkruante mė pas. Ai e ka bėrė kėtė gjė se me vetėdije qe qen roje i regjimit dhe lumturohej duke qenė i tillė. Ēfarė ka bėrė gjatė dy viteve qė qėndroi nė Moskė njeriu qė i pati bėrė njė hymn qenit tė kufirit? Nuk ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend. Nga proces-verbali i publikuar i mbledhjes sė Byrosė Politike tė KQ tė PPSH tė tetorit 1982, ku Enver Hoxha i bėri “gjyqin” ish-Ministrit tė Brendshėm nė vitet 1954-1979, Kadri Hazbiut, doli se shumė nga studentėt shqiptarė qė shkuan nė Bashkimin Sovjetik, me rekomandim tė Sigurimit tė Shtetit, u vunė nė dispozicion tė KGB-s, qė kjo t’ i pėrdorte si informatorė dhe agjentė nė drejtimet qė e quante tė nevojshme. Sigurisht qė pati edhe nga shkrimtarėt dhe poetė shqiptarė qė studionin nė Institutin «Gorki» nė Moskė qė pėrgatiste shkrimtarė dhe poetė, me rekomandim tė Sigurimit tė Shtetit u vunė nė shėrbim tė KGB-s pėr tė spiunuar bashkėstudentėt e tyre. Siē dihet KGB i ka psė gjithherė nė fokus shkrimtarėt. Natyrisht qė Ismail Kadare, poeti i qenit tė kufirit, duhet tė qe i pari nė kėtė listė, si mė i pėrshtatshmi.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50

    Krushqit ne shtepine publike

    Krushqit nė shtėpinė publike

    Kasėm Trebeshina


    Historia e nuseve plaka

    -Et Tartuffe?
    -Tartuffe? Il se porte a merveille, Gros et gras, le tenint frais et la bouche vermeille.
    -Le pauvre homme!
    Moliere

    Kapitulli i Parė
    Njė zhurmė e madhe pėr tė mbuluar njė turp

    Kufoma e Ismail Kadaresė po kalon nė disa shtete tė Europės e pėrcjellė me tamtamet e disa pushtetarėve shqiptarė zelltarė tė realizimit socialist dhe e mbėshtetur me tė hollat e nxjerra nga lėkurat e shqiptarėve mė tė varfėr. Megjithatė edhe njė zhurmė kaq e madhe edhe mali i ngritur me tė holla duket nuk po mjaftojnė pėr tė mbuluar turpet dhe krimet e Kadaresė!… Dhe ka shumė tė ngjarė qė pėr njė gjė tė tillė tė ishin tė vetėdijshėm qė nė fillim zyrtarėt e lartė komunistė, vetė Kadareja dhe disa francezė qė besojnė akoma se, po ta mbajnė gojėn hapur, mund t’iu bjenė dardhat e pjekura drejt dhe nė gurmaz!…
    Por si nisi gurguleja?!…
    Duket Kadarenė e thirrėn andej lart nga Komiteti Qėndror dhe ai nisi tė shkruante disa artikuj qė mė vonė do ta klasifikonin si disident!… Puna herė-herė dukej sikur shkonte mirė, por kishte edhe raste qė dyshimet pėr punėn e tij mahiseshin aq shumė, sa mund tė vidhisej e gjithė ngrehina kadareane si tė mos kishte qėnė kurrė!
    Atėherė ai vendosi tė vepronte ndryshe!…
    E gjeti atė kuturisje vetė, apo ia shtinė nė vesh tė tjerė, kjo nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe! Puna ėshtė se qė nga gjysma e dytė e vitit 1990 Kadareja filloi tė shkruante hapur, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, kundėr tė burgosurve politikė tė periudhės hoxhiane. Qė njė gjė e atillė ndodhi nė Shqipėri nuk ēudit as edhe hunjėt e gardhit, por qė ajo tė ndodhte nė Kosovė nuk kishte ndonjė arsye pėr tė qėnė dhe nuk mund tė kuptohet as edhe tashi… Ose mė mirė, tashi mund tė shpjegohet me logjikėn e klaneve qė prodhon klima dhe mikroklima shqiptare.
    Kosovarit qė kėrkon tė verifikojė njė gjė tė tillė do t’i rekomandoja tė lexonte gazetėn “Rilindja” 6 dhjetor 1993, pėr takimin me Ismail Kadarenė nė Bernė. Kurse shqiptarin nga Shqipėria e Konferencės sė Londrės do ta ftoja tė lexonte “Ftesė nė studio” tė Ismail Kadaresė tė botuar dhe tė pėrcjellė me zhurmė.
    Pėr francezin e urtė rruga do tė ishte akoma mė e shkurtėr: atij do t’i mjaftonte tė lexonte “Nėndorin” e janarit 1990.
    Kuptohet, nė Muzeun e Falsiteteve Shqiptare duhej tė hynte edhe disidenca tipike shqiptare qė profesorė tė ndryshėm do ta shpjegonin me ‘ambivalencė’, me ‘hiatus’, me ‘eterodosi’, me kamaleonizėm heroik… Dhe tė gjitha kėto, pėr studonjėsit e mėsipėrm, kishin sjellė atė demokraci qė kishte lindur nė zyrat e Ministrisė sė Punėve tė Brėndėshme tė periudhės hoxhiane.
    E ēuditėshme, zotrinj!… Hedhin njė cinxami nė peshoren e madhe dhe pastaj bėrrtasin, ulėrijnė gjer nė kupė tė qiellit pėr t’iu mbushur mėndjen tė tjerėve se peshorja lėvizi!… Dhe kur binden se njerėzit largohen me mosbesim dhe qesėndi, e shtyjnė kufomėn e qelbur tutje tėhu nėpėr disa vende tė Europės duke i hedhur parfume nga mė tė ndryshmet!…
    Kur adhuronjėsit e Kadaresė gjejnė me se tė merren dhe mundohen tė nxjerrin ndonjė pėrfitim pėr veten e ture, politikanėt e parėndėsishėm kėtu edhe atje mundohen ta vendosin herė pas here nė vitrinat e partive tė tyre atė qė ka mbetur nga kufoma e kėngėtarit hoxhian duke u kujdesur qė ta mbyllin shumė mirė… Dhe njeriu i thjeshtė nuk arrin tė kuptojė pse bėhen tė gjitha kėto pėrpjekje tė mėdha kur loja e ndyrė nuk vlen as parfumet qė paguan populli shqiptar qė era e qelbur tė mos ndihet nė Europė. Aty kėtu dėgjon ndonjė shkrimtar qė, pėr tė shetitur me tren gratis pėrmes kontinentit tonė, thotė pa asnjė mėdyshje se erėn e qelbur tė Kadaresė e pėlqejnė shumė nė Europė!…
    Gjer nė ēfarė pike mund tė jetė e vėrtetė kjo?

    Kapitulli i Dytė
    Pėrrallat me Luftėn e Trojės

    Njė njeri qė aty mė parė sillej rreth oborrit tė Enver Hoxhės dhe nganjėherė hynte nė tė pėr tė kėnduar ndonjė kėngė tė lehtė regjistruar nė vėllimet hoxhiane, e ka krahasuar luftėn e Kosovės me luftėn e Trojės!…
    Domosdo!… Atij i duhet krahasimi pėr tė ndihmuar ēėshtjen e mikut tė tij qė po qelbet mbi tokė!…
    Sikur ky menestrel komunist ta bėnte njė gjė tė tillė me ndėrgjegje tė plotė, nuk do tė duhej tė merreshin me tė!… Mirėpo, duke pasur bindjen se akoma vuan e digjet nga kujtimet e dashurisė sė parė, ka tė ngjarė se duhet t’i thuhet tė mos e kėrkojė krahasimin me Luftėn e Trojės!… Do tė ishte mė mirė pėr tė sikur tė kujtohej se Europa e tanishme ėshtė aq e paaftė dhe e lodhur sa ishte edhe Greqija e Lashtė pas Luftėrave tė Peleponezit!… Se sot nė botė ka vetėm njė Superfuqi gjithnjė nė rritje dhe kjo Superfuqi mund tė krahasohet vetėm me Romėn e Lashtė pas Luftės sė Dytė Punike!…
    Menestreli komunist dhe tė gjithė shokėt e tij duhet tė heqin dorė nga prrofkat politike dhe nga pėrsheshi politiko- letrar me Luftėra Trojash e tjerė e tjera!… Mė mirė le tė kujtojnė pėrrallėn e La Fontenit pėr bretkosėn qė donte tė bėhej sa kau duke pirė ujė!… Nė vėnd qė tė merren me prrofkat pėr Luftėra Trojash, mė mirė le tė mundohen tė kuptojnė pse disa fuqi europiane donin tė krijonin nė Shqipėri njė Havel tė vogėl tė mbėshtetur nga disa intelektualė si ministra, mė lart ose mė poshtė!…
    Nė vėndet e prapambetura njė njeri qė ka pasur mundėsinė tė arsimohet shikohet si intelektual, pėr tė mos thėnė si gjysėmperėndi!… Dhe atyre fuqive europiane aq iu duhej!… Se me anė tė atij njeriu, tė mbėshtetur nga njė grup shqytarėsh dhe sherbetorėsh, ato fuqi do tė kishin njė ndikim tė drejtėpėrdrejtė, ose tė tėrthortė, nė jetėn e vėndit!… Me anė tė atij njeriu ato fuqi jo vetėm qė do tė ndikonin nė zgjedhjen e ndonjė deputeti tė rėndėsishėm, por mund tė arrinin edhe gjer te ēfarė duhej tė bėnte Presidenti i Republikės!…
    Llogari tė bėra jo keq. Por… Kėtu puna ngeci dhe tė hollat e papaguara dolėn mangut!… Se populli shqiptar i fundit tė shekullit ishte i arsimuar!… Nuk ishte si nė fillim tė shekullit!… Dhe njė popull i arsimuar nuk mund t’i respektonte sa i kėrkohej as Ismail Kadarenė dhe as shqytarėt dhe sherbetorėt e tij!…
    Kur pėr ata andej jashtė u bė e qartė njė gjė e tillė, vendosėn tė luanin me kartėn e letėrsisė tė ngarkuar me disidencė dhe mė pas lojėn e vazhduan duke e kthyer nė disidencė tė ngarkuar me letėrsi!… Dhe punėt u shtytėn mė tej me… Jo me ēmime Gonkur por me ēmime Nobel!… Se, domosdo, ėshtė gjithmonė mė mirė kur tė hollat i paguajnė tė tjerėt!
    Njė punė e nisur nė kėtė mėnyrė kėshtu edhe do tė pėrfundonte!… Me kėta njerėz, ose edhe me tė tjerėt si kėta!… Ajo qė e ngatėrron studonjėsin joshqiptar qėndron nė faktin se pse Kadareja dhe jo njė tjetėr u zgjodh nga francezėt pėr ta tundur kėmborėn!…
    Duket njė gjė e ngatėrruar, por nuk ėshtė aq sa duket po ta marrim problemim lidhur me studentin me moral tė dyshimtė, me Enver Hoxhėn, qė shkoi nė Francė dhe nuk pa asnjė nga universitetet e saj!…

    Kapitulli i Tretė
    Kėrcimi lart me shkop dhe pa shkop

    … Dhe studenti me moral tė dyshimtė, Enver Hoxha, u bė diktatori i Shqipėrisė… Dhe Franca nxitoi tė ishte shteti i parė perėndimor qė e njohur pushtetin e tij!… Njė gjė e tillė ishte tėrthorazi njė mbėshtetje tejet e fuqishme pėr shtytjen mė tej tė punėve tė Enver Hoxhės!… Sigurisht kaq nuk ishte e mjaftueshme pėr tė, por duke pėrfituar nga ngjarjet historike qė u krijuan pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfituar nga pėrmbytja klanore e politikės shqiptare dhe sidomos nga servilizmi shqiptar i ngulitur nė shekuj, ai arriti hap pas hapi tė bėnte ato qė bėri dhe ta shkatėrronte ‘Shqipėrinė e tij’ ashtu si e shkatėrroi!… Pėrfundimet janė fare nė shesh!… Franca, duke qėnė vazhdimisht e pranishme, i ka parė gjėrat mė mirė se shtetet e tjera europiane!… Pėr rrjedhojė dinte t’i zgjidhte mė mirė kadarenjtė qė prisnin tė punėsoheshin nė pazarin e saj!
    Kur ishte Enver Hoxha gjallė nė Shqipėri, zelltarėt e tij trumbetonin me mburrje se nė pikėpamje teknologjike Shqipėria kishte se ēfarė tė mėsonte nga vėndet e zhvilluara perėndimore, kurse nė ideologji Vėndi i Shqiponjave ishte i pari dhe i vetmi nė botė dhe tė gjithė duhej tė vinin pėr tė mėsuar shkencėn e revolucionit nė Shkollėn e Partisė nė Tiranė!… Domosdo, shoku Enver nuk do tė shkonte vetė qė tė mbante leksione nė atė shkollė!… Atje do tė shkonin disa instruktorė qė, edhe pse do t’i mbanin nė mėnyrė tė shkėlqyer leksionet, pėrsėri do tė mbeteshin qė do tė mbeteshin instruktorė… Edhe pse fjala e tyre, pėr rrjedhojė, do tė ishte mė e pėrparuara nė botė!…
    Mirėpo, duke u shtytur pėrpara nė kohė, puna po bėhej gjithnjė edhe mė e vėshtirė dhe, pėr ta nxjerrė nė bregun qė nuk dukej, duhej tė gjendeshin disa instruktorė mė tė mirė. Kėshtu, nė vitet gjashtėdhjetė nevoja nxori te disa shkrimtarė qė sollėn nė Shqipėri njė futurizėm italian tė rusifikuar.
    Ishin me tė vėrtetė tė zotėt ata lloj shkrimtarėsh!… Se ata i kėndonin betonit dhe asfaltit, i kėndonin shkatėrrimit tė blerimit dhe hymnizonin shtyllat e ēelikta tė tensionit tė lartė!… Pale pėr shqiponjat qė fluturonin… Sigurisht nė lartėsi!…
    Punė me tė vėrtetė tė lavdishme dhe Enver Hoxha nuk kishte pse tė mos mbetej i kėnaqur!…Me tė vėrtetė qė ata shkrimtarėt e viteve gjashtėdhjetė vidhnin disa nga format e mallkuara tė shkrimtarėve perėndimorė, por me ēfarė shkathtėsie!… Dhe me ēfarė loj zelli mosmirėnjohės i mallkonin pasi iu vidhnin format!… Dhe me ēfarė mjeshtėrie socialkomuniste e mbėshtesnin punėn ideologjike tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, gjė qė nuk e bėnte dot as Zėri i Popullit!…
    Por si arriti Enver Hoxha gjer te letėrsia e viteve gjashtėdhjetė?
    Mė kujtohet, gjatė procesit tė parė 1953-1954, nė burg erdhėn emisarėt nga Ministria e Punėve tė Brėndėshme dhe mė propozuan qė tė heshtja dhe partia, si shpėrblim, do tė mė pėrkthente dhe do tė mė botonte nė tė gjithė botėn.
    Kuptohet, nuk pranova!… Por ky fakt tregon se Enver Hoxha e kishte pėrvetėsuar shumė mirė mėsimin e sovjektikėve rreth pėrkthimeve nė gjuhė tė huaja tė tė pėrkėdhelurve, ose tė atyre qė i duheshin dhe nė vitet pesėdhjetė mė konsideronte edhe mua si njė kandidat tė pėrshtatshėm pasi isha dalluar nė mėnyrė tė ēuditėshme nė mes tė shkrimtarėve tė tjerė. Ka shumė tė ngjarė qė ai lloj suksesi i arritur nga unė t’i ketė prishur punė njė tjetri!… Por fjala nuk ėshtė pėr kėtė!… Fakti i mėsipėrm tregon se Enver Hoxhės i duhej njė shkrimtar i njohur jashtė… Dhe ai shkrimtar duhej tė ishte nga tė rinjtė, tė njihej me pėlqimin e tij dhe tė ishte mirėnjohės ndaj diktatorit!… Se tė vjetėrit e njihnin praktikėn europiano-perėndimore dhe nuk i besonin gjer nė fund pėrrallat sovjetike!
    Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė Enver Hoxha e vendosi qė tė bėnte zgjedhjen pėrfundimtare: njeriu i zgjedhur duhej tė kėrcente mė lart se tė tjerėt me shkop dhe pa shkop!… Sigurisht do tė kishte nga nėnbishtja shtytjen e saktė dhe tė fshehtė tė Enver Hoxhės!… Njė gisht pėrposh qė tė ngrihej sipėr… Dhe tė hollat do t’i paguante populli shqiptar!

    Kapitulli i Katėrt
    Njė kopje nė shkallė mė tė vogėl

    Diktatori nga Gjirokastra e njihte shumė mirė servilizmin shqiptar dhe ishte plotėsisht i vetėdijshėm se pa Miladin Popoviēin nuk do tė kishte arritur kurrė aty ku arriti. Nė kuptimin hoxhian zvarritja duke ndjekur hijen e njė tjetri ishte njė meritė shumė e madhe. Prandaj Enver Hoxha i zgjidhte me kujdes zvarranikėt qė do tė krijonin pafundėsisht figurėn e tij. Pėrpara se tė vendoste pėr zgjedhjen, ai siguronte materiale nga mė komprometonjėset pėr jetėn e tė zgjedhurit dhe, pas vendimit, grumbullonte edhe njė numur tė domosdoshėm gomarėsh qė i duhesh pėr dru dhe pėr ujė!
    Duke u nisur nga kritere tė tilla, diktatori nuk e patė tė vėshtirė qė tė gjente njeriun qė i duhej nė vitet gjashtėdhjetė.
    Dikujt qė niset nga vlerėsime tė pastra letrare mund t’i duket zgjedhja e Enver Hoxhės si njė rastėsi!… Se nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė u shquan, secili sipas mėnyrės sė tij, tre shkrimtarė… Dhe ata dihen kush ishin! Mirėpo zgjedhja nuk mund tė binte mbi Fatos Arapin, se ishte tepėr personal nė krijimtarinė e tij… Nuk mund tė binte as mbi Dritėro Agollin, se ai i merte tepėr seriozisht tė gjitha gjėrat!… Pėr mė tepėr qė tė dy nuk ishin nga Gjirokastra!… Eshtė e qartė se i vetmi qė mund tė krijonte pafundėsisht figurėn e Enver Hoxhės, i vetmi qė mund tė ndiqte me pėruljen e njė skllavi plenumet e partisė hoxhiane, ishte Ismail Kadareja!
    Ta quash Ismail Kadarenė zvarranik ėshtė pak! Ta quash eklektik ėshtė shumė!… Se Ismail Kadaresė, megjithėse mundohej ta mbante tė fshehtė, i bėnin hije edhe tė vdekurit!… Enver Hoxha, me shkathtėsinė e tij tė ēuditėshme, kėtė gjė e kuptoi qė me tė parėn!… Dhe njė njeriu qė i bėnin hije tė vdekurit, tė gjallėt i kishin ardhur nė majė tė hundės!… Pastaj Ismail Kadaresė-nxėnės i ishte thyer nota nė sjellje pėr njė “budallallėk”!… Po, po!… Nuk mund tė gjendej njė njeri mė i bindur se Ismail Kadareja!…
    Kėshtu u krijua njė dyshe e re dhe kėsaj here tė dy njerėzit ishin nga Gjirokastra!… Enveri do tė luante rolin e Miladin Popoviēit, duke i vėnė tjetrit dorėn poshtė pėr ta ngritur lart, kurse Ismaili, si nė Pėrrallat Arabe, nė ndjekje tė hijes sė udhėheqėsit, do tė transformohej herė nė kulpėr rreth trupit hoxhian, duke u munduar tė ngjitej sa mė lart nė sy tė bashkėshokėve, kurse herė tė tjera do tė kthehej nė kameleont pėr t’i gabuar dhe pėr t’i gėlltitur tė gjitha ata qė mund t’i bėnin hije nė mendimet e tija tė sėmura!
    E tillė ishte gjėndja dhe mė kot tashti hidhen e pėrdridhen pushtetarėt paskomunistė pėr tė vėrtetuar disidencėn e fshehtė tė Kadaresė!… Gėnjejnė veten edhe profesorėt pushakė duke u munduar tė gjejnė nė fall “alternativat” kadareane!… Gėnjen veten me qėndrime “paqėsore” edhe ndonjė miku im si Mehmet Myftiu qė tė kujton “mirėsinė” e sekretarėve hoxhianė tė rretheve!… Tė zhgėnjyer gjer ku nuk thuhet do tė mbeten edhe adhuronjėsit e tij pas njė mundimi tė gjatė pėr ta paraqitur kameleonizmin heroizėm!… Kėtyre njerėzve unė dua t’iu kujtoj vetėm 7 korrikun 1978 kur, fill pas prishjes pėrfundimtare me kinezėt, emisarėt e Tiranės u shpėrndanė nė kryeqytet e disa vėnde tė botės!… Tė gjithė e dinė emrin e “disidentit” qė u dėrgua nė Paris me materialet propagandistike tė P P Sh.
    Historia ėshtė e bukur se pėrpara shtyhen ngjarjet me ata qė luajnė nė to dhe mė pas vijnė tė tjerėt qė i shkruajnė. Diktatori nuk i ndryshon dot ato qė kanė ndodhur. Por duke qėnė se kėtu nuk e kemi fjalėn pėr Historinė e Shqipėrisė nė vitet gjashtėdhjetė, nuk mbetet veē tė themi se tė dy njerėzit nga Gjirokastra ishin bėrė pėr njėri tjetrin dhe do tė shkelnin nė faqet e historisė sė tyre tė baltosur dhe gjakosur tė dy bashkė!
    Kėshtu u krijua kopja e saktė e Enver Hoxhės, sigurisht nė shkallė shumė mė tė zvogėluar!… Dhe Enveri i vogėl do tė vazhdonte t’i shkruante prrallat historike nė disa variante… Sipas urdhėrave dhe interesave tė partive tė ndryshme, sipas diktatit tė njerėzve nė pushtet brėnda dhe jashtė!… Edhe tashti Kadareja po vazhdon t’i shkruajė veprat e tija nė disa variante: me demokratėt si disident, kurse me socialistėt i hedh alkoolit pas ujė qė tė dalė pas mė i lehtė nė tė pirė!… Kujtoni Fluturimin e shtėrgut!…
    Edhe bujqit, edhe shėrbėtorėt e Kadaresė po mundohen ta shtyjnė pafundėsisht komedinė qė ka mbaruar prej kohėsh!…

    Kapitulli i Pestė
    Mumifikimi i disidencės nė Shqipėri

    Kadareja lėpihej dhe lėpihet, shtihej dhe shtihet sikur nuk e do ēmimin Nobel me arsyetimin se gjoja ashtu dhe kėshtu… Kurse bujqit dhe shėrbėtorėt e tij, pėrmes Shtėpive Publike tė mediave kadareane, shpallin me tė madhe se e quajnė tė lauruar me Nobelin tė adhuruarin e tyre!… Dhe, si thėrrisnin, tashti shtyjnė me ulurima pėr tė shkallėt sipėrore tė mbiemrave nė shqip!…
    Megjithatė, e kuptojnė se shtėpia nuk mbahet me zhurmėt nga nėnbishtja dhepo kėrkojnė tė gjejnė rrugė tė tjera pėr tė dalė nga rruga e verbėr ku janė futur pas berihajit!…
    E vėrteta ėshtė se tashti e kanė kaluar hutimin e parė pas pėrmbysjes sė socializmit real kur pėrsėrisnin me vete pafund dhe me njė shpresė tė vakėt mėsimin gorbaēovjan pėr mbajtjen me ēdo kusht tė pushtetit!… Ndaj mė tej profesorushėt pushakė tė social-komunizmit nė Shqipėrinė e trembėdhjetės dhe nė Kosovė, pas kalimit tė atij hutimi, kėrkojnė tė gjejnė mjetet mė tė pėrshtatėshme pėr tė mbrojtur me siguri realizmin socialist nė tėrėsi dhe atė kadarean nė mėnyrė tė veēantė.
    Profesorushėt pushakė, tė ēliruar nga tronditja e parė, e kuptuan menjėherė se detyra kryesore e tyre ishte tė mėnjanonin ne njė farė mėnyre disidencėn e vėrtetė shqiptare, duke e hedhur tutje nė ndonjė planet tė largėt, bie fjala tutje Saturnit!… Ose, tė pakėn, t’i mbanin disidentėt e vėrtetė diku nė formė tė mumifikuar!…
    Pėr tė realizuar njė gjė tė tillė duhej mė parė tė shpallej Kadareja disidenti i parė dhe kjo duhej tė mbėshtetej nga Partia Demokratike dhe nga disa tė burgosur si Arbnori, Zhiti, Velua… Dhe tė shtėrngoheshin edhe disa tė tjerė tė burgosur qė ta pranonin atė gjė si tė vėrtetė!…
    Njė tė thėnė dhe u bė!… Por, pėr dreq, doli se kjo nuk ishte e mjaftueshme!… U pa qartė se duhej tė futeshin nė disidencė edhe disa njerėz qė kishin ngritur diku dolli me Hrushovin!…
    Domosdo!… Dashuri e vjetėr dhe nuk mund tė harrohej lehtė!… Sa pėr Presidentin dhe shokėt e tij demokratė, ata e prenė vetė biletėn dhe u futėn nė disidencėn shqiptare!… Fundja, kjo ishte e drejta e pushtetit tė tyre!…
    Mirėpo pikėrisht nė kėtė kohė, kur realizmi socialist filloi tė ndjehet mė i sigurtė, mumjet filluan tė flisnin!… Dhe njė gjė e tillė nuk kishte ndodhur as nė Egjyptin e Lahtė!… Si do t’i bėhej hallit!…
    Aty u gjen Agim Vinca, pushak dhe bukur i kėnduar nė labirintet…
    Jo tė modernizmit, por tė diktaturės!… Dhe ky lloj pushaku shpalli nė ‘alternativat’ se mumjet duhej tė liheshin tė lirė qė tė bėlbėzonin pak, kurse realistėt e socializmit, si socialista realė qė ishin, duhej tė thėrrisnin dhe tė bėrrtisnin gjer nė kupė tė qiellit! Po, more, po!… Dhe Vinca dha vetė shembullin i pari duke futur Everestin e tij diku nė vėndin e lirė nė shtėpinė ku banonte… Ose, ndofta… Ka tė ngjarė, qė nė shtrėngim, e fut nė ēantėn e tij dhe bredh me tė nėpėr botė!…
    I bėri si i bėri Agim Vinca alternativat, le t’i mbeten pėr veten e tij, se pėr mė shumė ato nuk vlejnė!… Por mė tej!…
    Puna mė tej shkoi ashtu si shkoi dhe ai, mė nė fund, shpalli me krenari se nė Kosovė thoshin:
    “Nė dashtė!…”
    Besa bukur!… Por Vinca harroi se andej poshtė nė Shqipėrinė e Jugut, pėr njerėz qė shkruajnė dhe dėrdėllisin si ai, thonė:
    “Nė tė koloit!…”
    Si e shikon edhe vetė Agim Vinca, shqipja ėshtė shumė mė e pasur nga sa kujton ai!… Dhe njeriu qė i ka rėnė kryq e tėrthuar Vėndit tė Shqiponjave nuk e ka pasur tė vėshtirė qė tė shikojė dhe dėgjojė shumė gjėra!… Puna ėshtė qė nacionalisti i sheqerosur Agim Vinca t’i pėrvishet punės dhe tė mėsojė pakėz mė mirė si zgjedhohen foljet nė shqip!… Kaq besoj se mjafton pėr Vincėn dhe le ta lėmė qė tė merret edhe mė tej me ambivalencat e tija dhe me heroizmat kameleonike!… Se, domosdo, pasi shkruhet fjala ‘came’ vjen fjala ‘leon’!… Profesorushi le ta shkruajė si tė dojė!… Fjalorėt i ka… I rėndėsishėm nė raste tė tilla ėshtė ‘luani’ dhe… Nuk tė bėn goja ta thuash, por nė ndėrtime tė kėsaj natyre ‘luani’ qėndron nė fund!… Si mund tė bėhet ndryshe?!…

    Kapitulli i Gjashtė
    Kritika zvarriset pas shqytarit nga Gjirokastra

    Realizmi socialist, qė nė lindje asmatik, e ka pasur gjithnjė dhe kudo jetėn tė vėshtirė, por mė tė padurueshme e ka pasur nė Shqipėri… Dhe dihet pse!
    Autorėt e kėsaj shkolle, tė lindur nė skllavėri, kanė kaluar gati nė tė gjithė rrathėt e poshtėrimit njerėzor, prej kontrollit tė dhjetra cenzorėve tė padeklaruar dhe gjer tė metoda e punimit kolektiv.
    Megjithatė, mė tė pėrkėdhelurit nė mes tė atyre autorėve, pa pyetur pėr ligjet ndėrkombėtare tė autorėsisė, pėrktheheshin gratis nė gjuhė tė ndryshme nga vetė shtetet komuniste dhe autorėt e pėrkthyer gėzonin privilegjet feudale qė iu siguronte socializmi real. Nė kėto privilegje poshtėruese nė kuptim tė dyfishtė hynte edhe e drejta e denoncimit pėr burgosjen dhe zhdukjen e rivalėve tė shkrimtarėves mė tė zellshėm tė realizmit asmatik socialist.
    Kėtė gjė jo se nuk e kishin kuptuar me kohė ata nga Kosova, por, tė sėmurė nga dashuria idilike pėr Enver Hoxhėn, bėnin sikur nuk e vinin re dhe shtynin mė tej provincializmin e tyre drejt njė pėrsheshi modernist dhe shtiheshin sikur nuk dinin gjė pėr fyerjet qė shqytari Kadare nga Gjirokastra hidhte pa kursyer kundėr shumė shkrimtarėve tė njohur shqiptarė dhe, nė masė akoma mė tė madhe, kundėr shkrimtarėve mė nė zė botėrorė tė Shekullit tė Njėzetė!…
    Mirėpo, me pėrmbysjen e socializmit real si sistem botėror, si pėr Shqipėrinė e trembėdhjetės, ashtu edhe pėr Kosovėn, erdhi ora e provės sė madhe!… Dhe, kur mbytet anija, mijtė lėvizin tė parėt pėr tė shpėtuar!…
    Dihet kush ia mbathi nė atė kohė!… Megjithatė duhej gjetur ēasti edhe pėr tė sharė, edhe pėr tė mburrur!… Dhe feudalėt e vegjėl tė kohės sė kaluar social-komuniste sikur u ndanė pakėz nė mendimet e tyre! Bujqit e Shqipėrisė sė trembėdhjetės e kishin si tepėr tė shtrenjtė tė kaluarėn dhe nuk iu bėnte zėmra qė t’i flaknin qershitė e ndytura!… Kurse provincialo-modernistėt nga Kosova e ndanė mėndjen qė t’i flaknin qershitė e pabėra, ndėrsa tė tjerat i quajtėn tė paflliqura!… Dhe shpallė pa mėdyshje se dokumentat tė mirėfillta ishin vetėm artikujt qė ishin botuar nė shtypin e censuarar tė Enver Hoxhės!… Pėr studjonjėsit kosovarė veprat e pabotuara nuk ekzistonin dhe nuk mund tė studjoheshin!
    Nė kėtė mėnyrė lindi, brenda dhe jashtė Shqipėrisė sė trembėdhjetės dhe Kosovės, ‘studimi biblografik’ i mbushur me Kadare dhe me ca pakė shkrimtarė hedhur nė librat e Historisė sė Letėrsisė Shqipe nė formė turshish.
    Kėshtu lindėn nė Shqipėrinė e trembėdhjetės dhe nė Kosovė trimat e letėrsisė dhe nderet e turpet!… Dhe patrullat e reparteve tė propagandės komuniste nxitonin tė zbulonin kundėrshtarėt e pėrhershėm tė realizmit socialist dhe merrnin nga ata intervista qė nuk do tė botoheshin kurrė!… Kurse mendimet e atyre kundėrshtarėve i jepnin, sipas nevojės, tė kthyer dhe tė pėrkthyer nė mėnyrėn mė poshtėronjėse!…
    Dhe pasi i kryen kėto punė nė pėrputhje tė plotė me stilin feudal lapurak shqiptar, trimat e letėrsisė sė realizmit socialist u ndjenė mė tė sigurtė dhe kujtuan se mund tė preheshin bukur mire nė hijen e shqytit tė Kadaresė!…
    Mendim i bukur dhe kalorės tė atillė e meritonin atė prehje!… Por ē’e do!… Shqytari nga Gjirokastra dridhej e pėrdridhej sipas urdhėresave qė merrte dhe shkonte tė mblidhte qindarkat nėpėr vėnde tė ndryshme tė Europės… Dhe ndonjėherė delte nė televizionin shqiptar pėr tė ēbėrė ato qė kishte bėrė, pėr tė deklaruar se s’kishte marrė honorare dhe pėr tė shpallur se nuk e donte ēmimin Nobel!
    Tė gjitha kėto ishin shumė tė bukura, por nė tė njėjtėn kohė tė gjitha kėto po i ngatėrronin keq kritikėn e pėrdhunuar social-komuniste!… Kurse letėrsia e pėrbuzur po lundronte e sigurtė nėpėr Oqeanin e Artit drejt tė ardhmes sido qė tė vinte!

    Kapitulli i Shtatė
    Qershitė e flliqura dhe qershitė e pabėra

    Nuk ka asnjė rėndėsi kush qe i pari qė hodhi mendimin pėr ndarjen e qershive tė flliqura nga ato tė pabėra!… Edhe sikur tė ketė qėnė kėtejas, edhe sikur tė ketė qėnė pėrtejas i lindur dhe i rritur atje dhe pa shkelur kurrė nė Shqipėrinė e trembėdhjetės, puna nuk ndryshon.
    Megjithatė duhet pranuar se shqiptarit kėtejas nuk do t’i bėnte zėmra qė t’i ndante mė dysh shkrimtarėt e Enver Hoxhės!… Tė linte nė njėrėn anė shoferat me kurse tė shkurtuara dhe nė anėn tjetėr tė mėdhenjtė, sidomos nderi i turpit tė kombit!…
    Mirėpo ata pėrtejasit e bėnė zemrėn gur dhe e ndanė realizmin socialist nė dy pjesė… Bajraktarėt e letėrsisė nuk ishin tė realizmit socialist, se kishin ambivalencė, disidencė…
    Disidencė?!… Po, more, po!… Nė fund tė fundit, qė disidenca tė mos mbetej e fyer, do t’i jepej edhe asaj njė vėnd andej nga fundi i sallės!… Do t’i jepej edhe Fishtės njė dekoratė pune, nga qė dikur, nė rinis, kishte ēarė disa dru plepi!…
    Dhe puna u duk se u mbyll nė mėnyrė tė pėrsosur duke i lėnė bagėtitė aq sa ishin dhe ujqit tė ngopur!…
    Sigurisht shpikėsit e kėsaj teorie shkonin me shpresė se, pasi tė hidhnin hendekun, do tė ktheheshin sėrish pėr tė njėsuar nė mėnyrėn mė revolucionare realizmin socialist hoxhian!
    Mendime tejet tė mrekullishme, por qė nuk dhanė asnjė pėrfundim tė saktė!… Se nuk mund tė ndahen shoferėt romancierė nga spiunėt romancierė!… Se qė tė dy palėt kėrcėnonin njėri-tjetrin dhe Enver Hoxha flinte i qetė pa e ndėrruar krahun!…
    Si i bėhej punės?!… Pėrsėri njerėzit e zgjuar kėtejas dhe pėrtejas e gjetėn zgjidhjen!… Realizmi social-komuniste le tė mbetej ashtu siē ishte dhe tė gjitha gjėrat le tė binin mbi kritikėn letrare! Ai, Dhimtri i Simon Shuteriqit, me Koēo Bihikun dhe me disa tė tjerė e kishin tė gjithė fajin… Se kishin kritikuar, diku mė lart dhe diku mė poshtė, Ismail Kadarenė!… Mė vonė u kujtuan se kritika kishte fyer edhe Konicėn bashkė me disa shkrimtarė tė vdekur tė tjerė, qė tė gjithė tė rėndėsishėm!…
    Bre, bre, bre!… Ēfarė paskeshin bėrė ata kritikė!… Dhe e gjithė ajo punė e keqe dokumentohej nė librat shkollore tė nxitura dhe tė kontrolluara me jo mė pas se shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė mėnyra nga udhėheqja e lartė!…
    Kuptohet, ata e kanė bėrė njė punė shumė tė keqe qė nuk mund tė lejohet as nga ndėrgjegja njerėzore dhe as nga dinjiteti shkencor!… Por mė thoni, zotrinj, alternativat qė shkruani ju tashi a janė tė ndėrgjegjėshme dhe a kanė ndonjė fije dinjiteti shkencor?!… A kishte ndėrgjegje njerėzore dhe dinjitet artistik shkrimtari kur e mernin me benc pėr tė shkruar ‘dimrat e mėdhenj’ dhe kur i vinin pėrpara vėllimin e 19-tė tė veprave tė Enver Hoxhės?!… Apo dinjitetin dhe ndėrgjegjen e tij kishin ku i fusnin kur ai lloj shkrimtari fyente ndyras Prustin, Xhojsin, Kafkėn dhe shumė tė tjerė qė nuk i kishin faj?!…
    Mos tregoni prralla, zotrinj!… Dhe mos u pėrdridhni si gjarpėri i varė nė tė perėnduar tė diellit!…
    Ju nuk kishit asnjė nevojė qė tė dėgjonit deklaratėn qė bėri ish shefi i Sigurimit tė Shtetit nė gjyq! Ju i kishit vetė shkrimet e Kadaresė qė dėshmonin katėrcipėrisht ato qė tha ish-zyrtari i larė!… Por kėty hyn ajo ēėshtja e epokės qė duhet patjetėr ta pėrfaqsoni ju, dikur pa mjekrra dhe tashti me mjekrra!… Duket e keni fituar kėtė tė drejtė nga mjekrrat qė keni lėnė!… Sikur mjekrrat, duke qėnė se Enver Hoxha nuk ju lejonte qė t’i mbanit, tashti janė kthyer nė njė dėshmi demokratizimi!…
    Del pyetja, a janė me tė vėrtetė pėrfaqėsonjės tė epokės sundimtarėt qė kanė mbushur jetėn e vėndit tė tyre me krime tė pashėmbullta? A mund tė flitet pėr njė njeri si pėrfaqėsonjės epoke kur ai hyn nė qymezin e pulave dhe i lė gratė dhe kalamajtė pa asnjė vezė?!… Dhe shqiptarėt e dinė se nė qymezin e pulave nuk ka guxuar tė hyjė as edhe njė okupator

    Kapitulli i Tetė
    Dokumenta dhe ‘dokumenta’

    Shkrimtarėt dhe studjuesit e kėtejėm e pranuan censurėn enveriste me njė ndjenjė tė dyfishtė. Nga njėra anė nuk iu vinte mirė qė i censuronin, kurse nga ana tjetėr lumturoheshin se Enver Hoxha, me anė tė censurės, zhdukte rivalėt e tyre. Kėshtu shkrimtarėt dhe studjuesite kėtejėm jo vetėm u mėsuan me censurėn, por u shtynė mė tek duke e pranuar vetėcensurimin me njė kėnaqėsi tejet tė madhe.
    Ndryshe ishin punėt me pėrtejasit. Ata gėzonin njė lloj lirije dhe mirėqėnijeje mė tė madhe nė anėn tjetėr dhe kėrkonin akoma mė shumė duke u mbėshtetur nė njė nacionalizėm karafilash nė Atdheun Mėmė dhe harronin se ashtu po dėmtoheshin tė dyja palėt.
    Nuk ishte puna pėr tė mbajtur, apo pėr tė mos mbajtur mjekrra!… E keqja vinte nga ndryshimi nė mirėqėnie dhe nga ai i llojit tė lirisė pėr t’u shprehur. Modernizmi provincial nuk do tė sillte asnjė tė keqe, se, nė fund tė fundit, do tė kalohej pa dhėmbje historike dhe do tė sillte diēka mė tė qėndruarshme. E keqja mė e madhe pėr njė popull qėndron te mungesa e lirisė dhe e pavarėsisė… Dhe e keqja njė letėrsie i vjen nga censura dhe nga vetėcensurimi!…
    Duke qėnė punėt kėshtu, historia pėr Kosovėn po rridhte nė mėnyrė tė pandalėshme brėnda brigjeve tė saj tė natyrėshme. Por nuk mund tė thuhej njė gjė e tillė edhe pėr Shqipėrinė e trembėdhjetės, ku varfėria u zvarrit nėpėr qytete dhe fshatra, gjersa arriti tė pushtonte edhe qymezet e pulave!… Prandaj pikėrisht nė kėtė kohė unė pėrsėrita me tė madhe rrezikun qė vinte nga pabarazia nė mirėqėnie dhe nė fusha tė tjera dhe qė po copėtonte nė mėnyrė tė pandalėshme gjithė botėn shqiptare!… tė gjitha kėto do t’i lexoni nė procesin tim gjyqėsor tė 1980-tės.
    Zotrinjve pėrtejas qė kėrkojnė vėrtetime pėr gjėra tė tilla do t’iu thosha tė shikonin shkrimet e shkrimtarėve kundėr meje si dhe proceset gjyqėsore!… Apo mos vallė zotrinjtė pushakė nuk pėrfillin dokumentat gjyqėsore?!…
    Mbaj mėnd nė burgun e Ballshit m’u zėmruan keq miqt e mi nga qė iu thash se nė botė kishte vetėm njė supėrfuqi. Kjo ka ndodhur mė 1982. Atėherė iu thash se nuk do tė kishte forca paralele nė botė dhe as revolucion botėror komunist!… Se Shqipėria duhej t’i mbante sytė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės!…
    Zotrinj pėrtejas!… A mos doni edhe pėr kėtė njė dokument?!… A mos doni ndonjė dokument pėr atė shkrimin te “Kėmbėkryq tė rrapi i fshatit” ku, mė 1990, ju thosha se liria do t’ju vinte nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?!…
    Kuptohet!… Dokumenta tė tillė ju nuk do t’i pranoni!… Si skllevėr qė jeni, mund tė pranoni pėr tė vėrteta vetėm ato qė shkruheshin nė shtypin hoxhian!… Ju nuk mund tė pranoni se nga fundi i viteve pesėdhjetė njė grup historianėsh tė rinj iu pėrveshėn punės qė ta rishikonin periudhėn e pavarėsisė dhe figurėn e Haxhi Qamilit, por ndėrhynė nga lart dhe i bėnė qė tė heshtin!… Ju nuk doni tė dini qė nė Universitetin e Tiranės dhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve kishte njerėz qė mendonin tė shkruanin njė monografi pėr Gjergj Fishtėn, monografi qė u ndalua po ashtu nga udhėheqja e lartėsishme komuniste!… Ju nuk doni tė dini qė Dhimitėr Simon Shuteriqi hidhej nė drejtim tė reabilitimit tė Fishtės dhe pastaj tėrhiqej!… Ju nuk doni tė dini se, mė 1953, pasi mbaroi njė nga mbledhjet e lidhjes me zhurmė dhe sharje nga mė tė rėndat, Dhimitėr Simon Shuteriqi psherėtin thellė dhe tha me zė tė mbytur:
    -Tė gjitha kėto ndodhin nga qė nuk kemi kėtu Nolin dhe tė tjerėt!
    Del pyetja:
    -A e donin Nolin Ismail Kadareja dhe tė tjerėt?!…
    Enver Hoxha i dinte mirė punėt e tija. Fuste tė ziheshin tė vjetėrit me tė rinjtė, ‘modernėt’ me ‘klasikėt’, qė nė fund ai vetė tė ndėrhynte dhe tė deklaronte se tė vjetėrit dhe tė rinjtė partia i donte njėlloj dhe qė tė gjithė bashkė bėnin punėn e partisė.
    Ja ēfarė dokumentash vlerėsohen nga pushakėt si tė vėrteta!…
    Dhe e gjithė kjo ėshtė lavdia e viteve gjashtėdhjetė e dokumentuar nga shtypi hoxhian dhe e mbushur me luftė klasash, me shqiponja qė fluturonin lart, me zhdukjen e blerimit, me uzina tė zhurmėshme qė shkonin gjer nė ato pėr remontin e sonetave!… Me nacionalizėm primitiv, me denoncime pėr Dhora Lekėn, Bilal Xhaferrin dhe shumė tė tjerė… Se nė vitet gjashtėdhjetė lavdi tė tilla nuk kanė tė mbaruar!… Dhe nuk kishin tė mbaruar as fyerjet pėr popujt e tjerė!…
    Mbajini, zotrinj pushakė, dokumentat tuaja dhe shtyhuni me to nėpėr Europė ku, sė bashku me disa ambasadorė, mundohuni tė gėnjeni ndonjė profesor universiteti, se politikanėt europianė e gėnjejnė vetė veten!
    Kėshtu, me siguri, do tė siguroni edhe diēka pėr kuletėn!…

    Kapitulli i Nėntė
    Edhe njė herė pėr kritikėn letrare

    Popuj tė ndryshėm, sipas nisjes historike, kanė treguar prirje tė dalluarshme nė mes tyre.
    Izraelitėt janė vėrtitur mė shumė nė mes tokės dhe tė qiellit, kurse grekėt e lashtė u pėrpoqėn tė zbulonin ēdo gjė!… Romakėt u munduarn tė pėrsosnin ligjshmėrinė… Vėndet e Ulta anuan mė shumė nga artet figurative… Dhe kėshtu me radhė!… Secili popull e ka pasur mė tė lehtė tė pinte ujė qė delta nga toka ku ishte vendosur pėrgjithmonė!…
    Populli shqiptar, nga sa del prej dokumentave historikė, ėshtė marrė fillimisht mė shumė me prralla dhe mė vonė edhe me letėrsi. Ndofta nga qė u argėtua pakėz si shumė duke treguar prralla nė pasdarkat e ‘netėve tė mėdha dhe tė vogla’, nė festat e besimeve tė ndryshme sipas feve qė ndėrronte… Dhe nuk e gjeti dot kohėn qė tė merrej me kritikėn letrare dhe me mendimin pėr botėn dhe qiellin. Prandaj edhe sot e kėtė ditė nė Shqipėrinė e kėtejme dhe tė pėrtejme dalin profesorė pushakė qė shesin pėrēartjen e tyre pėr kritikė letrare.
    Por a do ta vlente qė tė pėrmendeshin kėto gjėra?!… Them se po!… Se populli shqiptar nuk e ka vendosur tė dėgjojė pėrfundimisht dėrdėllitjet e rrakatakeve dhe tė kritikėve tė tyre!…Prandaj nuk do tė ishte keq sikur tė fillonin tė fliteshin fjalėt e para mbi kėtė temė.
    Dihet qė nga kohėt e lashta se mė parė punohet, mbillet, korret, shihet nė lėmė dhe mė pas vjen mulliri pėr tė bluar drithin. Kėshtu ndodh edhe nė letėrsi! Krijimtaria paraprin, mė pas vijnė studjuesit dhe mendimtarėt qė zbėrthejnė veprat dhe nxjerrin ligjmėritė e krijimit duke u shtytur mė tej nė paraqitjen e gjinive dhe tė vlerave.
    Tė gjithė profesorushėt pushakė njė gjė tė tillė e dinė shumė mirė, por, pėr arsye kadareane, bėjnė sikur nuk e dinė dhe nxjerrin si pėrfundim se shkrimtarėt e shquar, shkrimtarėt e mėdhenj dhe kėshtu me radhė nuk ishin tė realizmit socialist!…
    Njė shaka shumė e trashė!… Zotrinj, atėhere kush ishte i realizmit socialist?!… Shoferat?!… Mos ishin artikujt bajatė me polemikė gazetash social-komuniste?!… Apo ishin ata njerėz qė kėrkonin tė reabilitonin Fishtėn duke tentuar tė shkruanin edhe njė monografi pėr tė?!…
    Pėr kėta lloj profesorushėt pushakė, sipas urdhėzimeve tė partisė mėmė, kritika letrare i parapriu krijimtarisė letrare duke e ndriēuar dhe pasuruar ideologjikisht atė lloj krimjimtarie. Pėr kėtė lloj profesorushėsh pushakė Ismail Kadareja ėshtė shkėputur nga realizmi socialist nga qė ka sharė tom mė top gjithė letėrsinė shqipe dhe botėrore! Ka sharė nė mėnyrėn mė tė ndyrė Fishtėn, Konicėn, Nolin, Koliqin… Ka sharė edhe shumė tė tjerė!… Dhe tė gjithė kėta tė sharė duhen dėnuar…
    Pse?!
    Se i ka sharė Kadareja!… Dhe Kadareja, sipas Mehmet Myftiut, ėshtė njė artist i brishtė!… Dhe kujt iu bė vonė pėr njė gjė tė tillė?!… Mos vallė brishtėsia ėshtė arsye e mjaftuarshme pėr tė sharė tė gjithė botėn?!… Pėr tė marrė nėpėr kėmbė njerėz tė pambrojtur si Janulla dhe shumė tė tjerė?!… Mos vallė brishtėsia ėshtė arsye e mjaftuarshme pėr tė bėrė spiunllėket qė ka bėrė Kadareja?!…
    Pėr njerėz si Agim Vinca me shokė Ismail Kadareja ėshtė disident dhe kaluar disidenti, se ka denoncuar tė gjithė shokėt e tij tė Sigurimit tė Shtetit dhe, pasi ka kryer njė punė tė tillė shumė tė lavdėrueshme, ka ngulur mirė tė dy kėmbėt nė oborrin e Enver Hoxhės dhe ka lėshuar mallimit kundėr Prustit, Xhojsit, Kafkės… Dhe tė gjitha kėto mrekullira i ka paguar populli shqiptar… Megjithėse oborrin e Hoxhės e kishte tė tijin!…
    De, more, de!… Nga Gjirokastra dhe sa bukur dinte dhe di tė shajė!… Tashi sikur dridhet pakėz, po atėherė… Bre, bre, bre!… Si i lėshonte bubullimat kundėr Biblės, gjithnjė nė vazhdėn e Enver Hoxhės!… Sikur ngjallej Marksi vetė kur trumbetonte nė mėnyrė tė madhėrishme revolucionin komunist dhe luftėn e klasave!…
    Tashti mė thoni, zotrinj, pėr kėtė lloj disidence tė Kadaresė keni grumbulluar gjithė harbutėrinė tuaj duke valėvitur me zhurmė dokumentat e botuara nė shtypin hoxhian?!… Pėr kėtė lloj disidence i bini mė qafė Dhimitėr Simon Shuteriqit dhe gjithė tė tjerėve?!…
    Ndofta ppr tė gjitha kėto do tė mund tė pėrgjigjej Mehmet Myftiu! Le tė provojė!…
    Zotrinj!… Po tė mendoheshit, qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm, tė gjitha do tė mund tė ndryshoheshin… Dhe pėr mirė!…

    Kapitulli i Dhjetė
    Mesia dhe vunderkindėt

    Por ju nuk u menduat!… Se, duke i shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė diktatorit nga Gjirokastra, harruat qė njė njėsi matjeje, me ēfarė metode qė tė caktohej, do tė ishte njė gjė e mirė!… Se ashtu njerėzimi do tė dėmtohej mė pas dhe do tė prėfitonte mė shumė nė marrėdhėniet jetėsore!… Ashtu si ishit mėsuar ji me njėsitė matėse qė diktatori i ndėrronte sipas rastit, nuk mund tė mendoheshit!…
    Diktatori nga Gjirokastra, pėr rreth gjysėm shekulli, e shkatėrroi gjithė botėn shqiptare tė shkallmuar dhe la vetėm vete dhe rrotull pak njerėz qė nuk i bėnin hije. Nga ji tė gjithė u pranua pas asnjė kusht qė Hoxha dhe partia solėn dritėn, historinė, gjeografinė, letėrsinė… Edhe ujin e pakėt e solli ai dhe partia e tij! Tė gjitha lindėn me tė dhe vetėm nė njė datė!…
    Dhe ku kujtonit se prrallat komuniste do tė ishin tė pėrjetėshme! Prandaj duronit me ngazėllim kur hidhte njė fjalė pėr tė burgosurit, kur ju fuste qė tė guduliseshit lehtazi tė rinj dhe tė vjetėr… Kur pėrkėdhelte hapur disa romancierė shoferė, qė romancierėt e rėndėsishėm spiunė ta kuptonin ku e kishin vėndin!…
    Jetuat me tė vėrtetė kohė tė bukura dhe u trishtuat ca si shumė kur ato kohė perėnduan pėrfundimisht!… Ndaj nė ēastet e para u hutuat aq shumė, sa i flliqėt mbarė e prapė qershitė qė kishin mbetur.
    Mirėpo, fill pas hutimit tė parė dhe dėshpėrimit duket tė kotė, filloi tė bėhej e qartė pėr ju se, me mjete tė tjera, mund t’i mbanit mė gjatė lavdinė dhe qelepiret!… Se andej nga Europa dinin shumė gjėra, por ndyrėsirat tuaja nuk i kishin njohur akoma!… Dhe u vutė me njė zell tė patregueshėm qė epoka e lavdisė tuaj tė flliqur tė mos vidhisej kurrė!… Shqipėrinė e shtytėt gjer ku nuk mund tė shtyhej… E bėtė vėndin e mrekullirave!… Nė vėndin e shqiponjave vunderkindėt nuk kishin tė mbaruar!… Dhe, kryesorja, pasi i thatė Enver Hoxhės qė tė kolovitej pėrkohėsisht nė dhomėn tjetėr, ku mund tė pinte me qetėsi cigarėt e tij tė zgjedhur, nė murin kryesor tė Shtėpisė Publike vutė portretin e shqytarit tė tij!…
    Punė tė bukura sa mė nuk bėhet!… Ndaj tė gjitha ditėt e vitit tashti shėnohen me emrin e shenjtorit tė vetėm!… Dhe ju, me daulle dhe borie, po shtyni tutje britmat tuaja!… Onufri ishte njė parakadarean!… Kadareja po niste Luftėn e Trojės!… Gjeniu i letrave dhe i kartonit!… Mbreti i letėrsisė shqipe…
    Gjėra shumė tė ndyra!… Po tė jenė tė vėrteta tė gjitha ato qė trumbetoni, ēfarė kombi ėshtė ky?!…
    Megjithatė, po qe se dikush ju paguan pėr tė tilla gjėra, punėt i keni nė vijė dhe me tė hollat qė siguroni ashtu mundohuni ta shtyni jetėn sa mė gjatė dhe sa mė mirė!… Por artin harrojeni!… Pėr tė mirėn e kuletės tuaj!… Se vunderkindėt nuk mund t’i takosh, edhe sikur me magji tė futėsh nė tė njėjtin kosh disa shekuj bashkė!… Mocarti adhurohet se ėshtė njė i vetėm dhe mund tė delte nė vėndin e muzikės qė quhet Austri!… Kurse nė letėrsi nuk do tė takosh asnjė vunderkind, edhe sikur me njė mrekulli tė kishte fatin tė bashkoje disa dhjetra mijė vite!… Se letėrsia dhe filozofia janė shumė tė vėshtira pėr tė gjithė llojet e fėmijėve, qofshin ata tė ministrave, ose edhe mė lart!… Po, po!… Qoftė edhe mė poshtė!… Filozofia me letėrsinė, nga qė nisen nė drejtim tė arsyes me anė tė arsyetimit, kėrkojnė njė moshė disi tė pjekur nė jetėn e njeriut. Nė filozofi puna ėshtė shumė e vėshtirė se shkohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė te arsyeja e pastėr duke u mbėshtetur nė arsyetimin e pastėr. Mund qė nė letėrsi gjėrat tė paraqiten mė tė lehta, se shkrimtari shkon te arsyeja e flliqur me anė tė arsyetimit tė flliqur tė personazheve… Por ndryshimi ėshtė shumė i vogėl!…
    Si?!… Akoma shpreson te vunderkindėt nė letėrsi?!… Duket qė i je futur tepėr seriozisht punės kadareane… Dhe i pafsh tė mirėn nė tė holla!… Po qe se je i vendosur fort pėr njė gjė tė tillė, atėherė mos i hidh parfume kufomės sė Kadaresė, lėre tė qelbet mirė e gjithė Europa! Ndofta ashtu do tė binden ata profesorėt jashtė se nė Shqipėri nuk ka letėrsi… Nuk ka as teatėr!… Ashtu Kadareja do tė mbetet i vetmi shkrimtar nga Vėndi i Shqiponjave dhe, qė tė mos prishet fare, ata europianėt do tė gjejnė ndonjė parfum shumė tė fortė dhe do t’ia hedhin!…
    Kush e di?!… Ka shumė tė ngjarė qė ai lloj parfumi europian tė bėjė tė mundur qė Enver Hoxha tė shfaqet pėrsėri nė dhomėn e parė dhe t’i pijė cigaret me duhanin e zgjedhur partizani para dashamirėsve tė tij!… Atėherė edhe ju tė gjithė do tė mund tė flisni shkoqur pėr disidencat tuaja dhe mund ta vlerėsoni pėrsėri letėrsinė me mjete jo letrare. Padyshim, po t’i puthni kėmbėt, do ta keni edhe bekimin e Mesisė tuaj!

    Kapitulli i Njėmbėdhjetė
    Gjithēka fillon te fjala dhe mbaron po aty

    Edhe pse shenjat janė se Shqipėria nuk jeton dot pa rrakataket e panaireve, edhe pse Shqipėria vazhdon njėlloj tė mos i kurseje tė hollat pėr parfumet hedhur mbi kufomat e qelbura, edhe pse frika nga kadarenjtė akoma nuk ka vdekur nė Shqipėri, pėrsėri nuk do tė ishte keq sikur t’iu kujtohej shqiptarėve ai Shekulli i Katėrmbėdhjetė!…
    Po, po!… Duhet t’iu kujtohet ai shekull… Dhe ata t’ia pėrsėrisin pafund njėri tjetrit qė nė atė shekull pėr herė tė parė hynė nė faqet e historisė si njerėz qė nuk donin tė kishin nė administratė tė tyren!… Tė gjitha ato qė kishin bėrė mė parė i kishte mbuluar pluhuri i historisė, kurse ftesa e tė huajve pėr tė nxjerrė priftėrinjtė nga burgjet ku i kishin futur vetė vėllezėrit shqiptarė nuk mund tė mbulohej mė nga asnjė lloj pluhuri!…
    Shekulli tjetėr ėshtė i mbushur me prralla tė bukura qė mund tė lexohen me ėndje pas njė darke tė mirė dhe duke pirė verė tė vjetėr! Kurse te Shekulli i Gjashtėmbėdhjetė duhet tė pėrqendrohet seriozisht e gjithė vėmėndja e shqiptarėve!… Se nė atė shekull, me ėndėn e patokut, disa priftėrinj shqiptarė shkruan gjuhėn shqipe, hodhėn bazat e letėrsisė shqipe dhe siguruan pėrfundimisht cilėt kishin qėnė shqiptarėt, cilėt ishin dhe cilėt duhej tė bėheshin!… Nuk duhen harruar as ata fshatarėt shqiptarė nė jugė dhe nė veri qė, me kryengritjet e tyre gjatė dy shekujve tė fundit i bėnė tė dashura pėr njerėzit e vėndit tė tyre fjalėt Shqipėri dhe shqiptar!…
    Nuk duhen harruar kėngėt qė kėndoi populli shqiptar pėr jetėn dhe luftėn e tij nė dy shekujt e fundit!… Populli shqiptar nuk duhet tė harrojė as autorėt shqiptarė qė, krahas kėngėve tė popullit, shkruan veprat e tyre duke i dhėnė gjuhės shqipe njė lakueshmėri tė mahnitėshme… Aq sa sot ēdo lloj rrakatakeje dhe nxėnės shkolle mund tė bėjė letėrsi sipas dėshirės para dhe pas tė ngrėnit dhe duke u hequr si vunderkind!
    Tė hedhėsh poshtė gjithė historinė e Shqipėrisė pėr njė gjysėm shekulli tė dyshimtė dhe pėr njė Mesia tė rremė ėshtė krim! Tė hedhėsh posht gjithė Letėrsinė Shqipe pėr njė Rrakatake qė nuk i vlen parfumet ėshtė ēmėnduri!…
    Ndofta ju keni vendosur qė ta prishni Shqipėrinė!…
    E keni kot!… Se nuk ju lėnė Fuqitė e Mėdha qė ta prishni… Dhe pėr shkakun e vetėm se ėshtė shėnuar nė hartė!…
    Kaq!… Dhe mblidheni mėndjen!… Se Gjon Buzuku e nisi me fjalėn dhe po aty do tė mbarojnė tė gjitha!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Pėr Kadarenė, “tironsit” janė pasues tė kolonėve turq?!


    Saturday, 12 August 2006

    Nga Kastriot Myftaraj

    - Ismail Kadare e ka identifikuar tė keqen historike tek shqiptarėt me personin dhe lėvizjen e Haxhi Qamilit.Por, Ismail Kadare, nė mėnyrė sa tė habitshme dhe sinjifikuese, avancon duke e pėrcaktuar gjithė popullsinė e Shqipėrisė sė Mesme ku ndodhi kjo lėvizje, si joshqiptare, por pasardhėse tė kolonėve turq tė sjellė nė Shqipėri gjatė okupimit osman. Ismail Kadare, nė njė intervistė qė i ka dhėnė ditores sė Tiranės «Shekulli», nė 3 korrik 2006, nė lidhje me debatin e tij me Rexhep Qosjen pėr identitetin shqiptar shkruan: «Historia jonė, nė vend qė tė bėnte sikur nuk shihte, duhej tė kishte vėnė re se pėrse nė disa zona tė Shqipėrisė kėndohet edhe sot kėnga pėr banditin nga Sharra (Mal mė mal kėndon bilbili, rroftė e qoftė Haxhi Qamili.). E kjo tė kujton faktin tjetėr se pėrse mbahet mend dhe vizitohet ende sot varri i Ballaban Pashės, tradhtarit tė mundur e tė ndėshkuar prej Skėnderbeut? Shtrohet pyetja nėse kjo tregon njė gjendje patologjike tė njė pjese tė popullsisė shqiptare, apo kėto janė zona nė tė cilat, sipas kronikave osmane, perandoria ka bėrė shpėrngulje etnike tė vendėsve, pėr t’ i zėvendėsuar me kolonė tė ardhur nga kushedi ku. E kėta kolonė kanė kujtime e nostalgji tė tjera. Ato jo vetėm janė tė ndryshme nga ato tė kombit shqiptar, ēka do tė ishte e natyrshme, por ato janė nė kundėrshtim tė plotė me interesat e tij. E kėtė asnjė vend i sotėm nuk e lejon». («Shekulli», 3 korrik 2006, f. 5) Siē shihet, Ismail Kadare, me lehtėsinė mė tė madhe, duke iu referuar kronikave osmane qė ai nuk i citon, paraqet tezėn sikur popullsia e sotme e Shqipėrisė sė Mesme ėshtė pasardhėse e kolonėve turq tė vendosur nė kėtė zonė pasi ajo u boshua si pasojė e dhunės osmane. Posaēėrisht, Kadare quan si pasardhėse tė kolonėve turq popullsinė vendase tė Tiranės (Sharrėn e pėrmend si eufemizėm), duke sjellė si provė pėr kėtė edhe faktin qė tek kjo popullsi ruhet ende tradita orale (kėnga) pėr Haxhi Qamilin. Pra, me argumentin e disa kronikave qė nuk i citon dhe me njė kėngė popullore, Kadare “provon” se popullsia e Shqipėrisė sė Mesme, posaēėrisht e Tiranės, ėshtė joshqiptare, por turke!!! Dihet se turqit e kishin praktikė qė tė vendosnin kolonė gjithandej territoreve qė okuponin, pra edhe nė Shqipėri, edhe nė vendlindjen e Kadaresė nė Gjirokastėr, por nuk ka asnjė tė dhėnė nga arkivat qė kėtė gjė ta kenė bėrė nė ndonjė pjesė tė territorit shqiptar nė atė masė qė thotė Kadare, pra aq sa tė krijonin njė mazhorancė nė raport me popullsinė vendase. Banorėt e Shqipėrisė sė Mesme, tė cilėt Kadare i quan si kolonė turq, gjatė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912, u ngritėn masivisht me armė nė dorė kundėr Turqisė, madje edhe duke ēliruar qytete. Nė fund tė nėntorit 1912, flamuri shqiptar u ngrit nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme, nė ditėt para se ta ngrinte Ismail Qemali nė Vlorė dhe para se ky flamur tė ngrihej nė Gjirokastrėn e Kadaresė. Tė gjitha kėto fakte e bėjnė shumė mė tė komplikuar ēėshtjen e rebelimit islamik tė viteve 1914-1915, qė erdhi vetėm dy vjet pasi kėta banorė dhanė kėto prova vetėdijeje nacionale shqiptare. Ku ishin nė 26 nėntor 1912 kėta njerėz qė dy vjet mė vonė do tė bėrtisnin «Dum Babėn», duke ngritur flamurin turk? Pse nuk e ulėn flamurin shqiptar nė nėntor 1912? Atė flamur e ulėn vetėm serbėt, kur ushtria serbe e okupoi Tiranėn, pak ditė mė vonė. Rebelimi islamik qė ndodhi nė kėtė zonė nė vitin 1914, nuk do tė thotė se popullsia e saj qe turke. Nė lėvizjen islamike mori pjesė vetėm njė pjesė e vogėl e popullsisė dhe ajo arriti qė tė dominonte sipas rregullit tė njohur tė historisė, qė minoranca aktive dominon mbi shumėsinė e popullsisė, duke i imponuar asaj vullnetin e vet. Dhe ėshtė domethėnėse se nė kėngėt pėr Haxhi Qamilin, populli i Shqipėrisė sė Mesme nuk e lavdėron atė si prijės fetar, por pėr luftėn kundėr feudalėve, bejlerėve dhe pashėve, tė cilėt fshatarėt e kėsaj zone donin qė t’ i hiqnin qafe pas largimit tė Turqisė. Kjo tregon se njė pjesė e madhe e fshatarėve tė Shqipėrisė sė Mesme iu bashkuan lėvizjes pėr motive antifeudale dhe jo pėr motive fetare. Kadare, pasi i ka thėnė kėto gjėra pėr popullsinė e Shqipėrisė sė Mesme nuk duhet tė zemėrohet nė rast se analizohet historia e Gjirokastrės sipas pikėpamjes sė Kadaresė. Duke e bėrė kėtė, ky qytet del shumė mė i kompromentuar me turqit se qytetet e Shqipėrisė sė Mesme. Vendlindja Ismail Kadaresė, qyteti i Gjirokastrės, u okupua nga turqit nė vitin 1417, pėr tė mbetur nė dorėn e tyre pa ndėrprerje deri nė vitin 1913, kur turqit u larguan pėrgjithmonė nga Shqipėria. Banorėt vendas nuk u rebeluan kundėr turqve pėr ta ēliruar qytetin as nė kohėn e kryengritjeve tė mėdha shqiptare tė viteve 1432-1438, kur kėshtjella e Gjirokastrės u rrethua nga kryengritėsit shqiptarė dhe as nė kohėn e luftės sė madhe antiturke tė prirė nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe pas vdekjes sė tij nga nė vitet 1443-1479, kur pjesa mė e madhe e qyteteve shqiptare i dėbuan okupatorėt turq. Gjatė gjithė kohės sė rezistencės skėnderbeiane, Gjirokastra nuk mori pjesė. Edhe gjatė lėvizjes nacionale shqiptare, nė shekullin XIX-XX, nė kohėn e kryengritjeve tė mėdha shqiptare, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė viteve 1912, kur shumė qytete shqiptare u ēliruan, Gjirokastra mbeti gjatė gjithė kohėn nėn sundimin turk. A ėshtė kjo besnikėri e banorėve tė Gjirokastrės ndaj okupatorit turk arsyeja qė turqit e shpėrblyen Gjirokastrėn, e cila gjatė kohės sė okupimit turk ka qenė qyteti shqiptar qė ka pasur mė shumė nėpunės tė administratės turke, gjithandej territorit tė imperisė se ēdo qytet tjetėr shqiptar? Mos ndoshta ky luajalitet i banorėve tė Gjirokastrės shpjegohet me faktin se nė Gjirokastėr turqit vendosėn kolonė tė sjellė nga viset e tjera islamike tė imperisė. Kadare ėshtė me origjinė nga Gjirokastra, por mbiemri “Kadare” ndryshon shumė nga mbiemrat e banorėve tė Gjirokastrės qė janė tė prejardhur ose nga emra muslimanė, ose nga fjalė greke, trashėgimi e kohės bizantine. Mbiemri “Kadare” ėshtė praktikisht i njėjtė me atė tė ish-liderit komunist hungarez, Kadar. Hungarezėt origjinėn e vet tė hershme e kanė nga Lindja e Largme, nga areali huno-turk (kur hungarezėt arritėn sė pari nė Evropė nė shekullin X pas Krishtit, evropianėt i quajtėn “turq”), pra nga e njėjta zonė nga ku u nisėn edhe paraardhėsit e turqve osmanė nė dyndjen e vet qė i ēoi deri nė zemėr tė Evropės. Nė kohėn e okupimit osman nė Shqipėri u vendosėn kolonė turq dhe, duke u nisur nga mbiemri, tė tillė duhet tė kenė qenė paraardhėsit e Kadaresė nė Gjirokastėr, gjė qė duket e sigurt pasi nuk ka asnjė rast qė njė familje shqiptare e islamizuar tė ketė adoptuar si mbiemėr njė fjalė turke paraislamike. Ėshtė sa e ēuditshme, aq edhe sinjifikative se Ismail Kadare kur preokupohet pėr nderimet qė i bėhen varrit tė Ballaban Pashės (?!), pa e thėnė ku dhe nga kush, nuk thotė asnjė fjalė pėr faktin qė Kisha Ortodokse Shqiptare njeh si shenjt dhe nderon nė njė tempull nė Elbasan, tė ashtuquajturin Shėn Joan (Ivan) Vladimirin, qė ka jetuar nė fund tė shekullit X dhe nė fillim tė shekullit XI dhe qė ka qenė njė okupator serb i trojeve shqiptare, me origjinė nga familja Nemanja, dinastia mbretėrore mesjetare serbe, qė ka qenė pėrgjegjėse pėr genocidin kundėr shqiptarėve. Pse Kadare nuk preokupohet edhe pėr nderimin e varrit tė kėtij okupatori serb, eshtrat e tė cilit ruhen nė njė arkė speciale tė dhuruar nė 1935 nga Kisha Serbe, aq mė tepėr qė ky «shenjt» serb nuk njihet nga asnjė kishė tjetėr ortodokse veē asaj serbe. Nderimi i Shėn Joan Vladimirit ėshtė njė gjė e kuptueshme nė rastin e serbėve dhe grekėve, ndėrsa nė rastin e Kishės Ortodokse Shqiptare ajo qė kuptohet ėshtė se nė kėtė rast i shėrben Serbisė dhe Greqisė. I ashtuquajturi Shėn Ivan (Joan) Vladimiri nuk ėshtė njė simbol fetar, por njė simbol politik, nacionalist, serb dhe grek dhe duke e nderuar atė Kisha Ortodokse Shqiptare vihet nė linjė me nacionalizmin religjioz serb dhe grek. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se pėrēmimi pėr qytetarin autokton tė Tiranės ėshtė mendėsia e artikuluar publikisht e linjės politike me tė cilėn ėshtė identifikuar Kadare, pra linjės sė Edi Ramės. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nė konferencėn “Shteti, biznesi, shoqėria civile”, mbajtur nė Tiranė, nė 20 prill 2004, u shpreh kėshtu pėr njė eksperiencė tė vetėn gjatė kontaktit me qytetarėt e Tiranės: «Nė njė prej atyre debateve tė rastėsishme nė rrugė qė mbledhin kalimtarė apo konsumatorė tė palodhur trotuaresh, takoj njė djalė, 35-36 vjeē, fizik i mbarė, veshje normale, pakėz erė alkooli pa ardhur ende mesdita dhe dėshira karakteristike pėr protagonizėm nė pėrballje me njė njeri tė shtetit si puna ime qė bėj debat me katundarė tė cilėt nuk mund tė arrijnė tė kuptojnė pse nuk mund tė shesin prodhimet e tyre nė njė trotuar lagjeje. Zėri, ai shqiptari kompetent: “O Edo, nuk ka punė mėr lal, s’ kanė bukė me hongėr dynjoja”. E pyes ē’ punė bėn. Shofer mė thotė. Ka dy fėmijė dhe gruan. Hajde nesėr i them se kam njė punė pėr ty. Tė nesėrmen vjen dhe refuzon tė punojė me kamion nė Ndėrmarrjen e Punėtorėve tė Qytetit. Interesohem nė Njėsinė Bashkiake pėrkatėse dhe ky tip merr ndihmė ekonomike. Me tė cilėn sigurisht pi njė pjesė tė fėrnetit tė paradites. Pjesėn tjetėr njė dreq e gjen sesi e siguron, por ėshtė e sigurt qė pi pėrditė». (cituar sipas: «Shekulli», 21 prill 2004, 15.) Edi Rama kėtu me shumė saktėsi e riprodhon tė folmen tiranase tė kėtij njeriu, duke dashur tė na e bėjė tė ditur identitetin e tij. Imitimi i sė folmes sė kėtij tė riu, bėhet pėr tė paraqitur grupin tė cilit ai i pėrket, i cili paraqitet si bartės kolektiv i sė keqes. Shihet qartė se pėr Edi Ramėn, njė prej stereotipeve tradicionale tė njeriut tė ērregullt nė Tiranė ėshtė tiranasi autokton i cili ėshtė dembel, pijanec, i prirur pėr tė ngritur krye kundėr autoritetit shtetėror etj. Imitimi Individi sillet si pėrfaqėsues i grupit. Kjo mėnyrė tė foluri e Ramės ngjan me atė tė kolonialistėve tė bardhė evropianė pėr banorėt vendas tė kolonive nė Afrikė dikur. Pėr Edi Ramėn tiranasi ėshtė “the native”, siē thotė Faik Konica se i quanin dikur disa tė ardhur nga Jugu tiranasit autoktonė. Konica shkruan: «Mbeta i ngrirė nga habia kur dėgjova njė ditė nė Tiranė njė njeri qė tė mė thotė inglisht duke folur pėr tiranasit “the natives” dhe ai vetė duke qenė shqiptar». (Faik Konica: «Vepra», «Naim Frashėri», Tiranė 1993, f. 254.) Mė tutje Konica shton: «Njė afrikani, njė aziatiku, inglizi nuk i thotė kurrė vendės i aksh pjese tė Azisė ose tė Afrikės, me pėrbuzjen e njė dominatori, tė njė mizori, i thotė vetėm “native”». (po atje: f. 254.) Denigrimi i njeriut autokton tė Shqipėrisė sė Mesme ėshtė pjesė e njė tradite tė mendimit dhe politikės nė Shqipėri, tė pėrpunuar nga njerėz me origjinė nga zona pėrreth vendlindjes sė Kadaresė. Me kėtė ėshtė synuar jo thjesht qė tė legjitimohet trajtimi si njė qytetar i dorės sė dytė i vendasit tė Shqipėrisė sė Mesme, por tė justifikohet deri edhe genocid ndaj tij nė perspektivė, duke e asgjėsuar fizikisht. Ėshtė sa e ēuditshme dhe sinjifikative, qė Fan Noli nė njė prej fjalimeve tė veta nė njė rreth shqiptaro-amerikanėsh ortodoksė nė vitet 50, tregon pėr njė episod nė vitet 20, nė Shqipėri: «Njėherė ishim mbledhur nė Tiranė, dhe po mejtoheshim disa shokė atje si mund tė spastrojmė Tiranėn. Atėherė ishte shumė e qelbur. Nuk di si ėshtė tashti, se s’kam vajtur. Atėherė kundėrmonte. Secili ipte mendimin e tij: jo duhet bėrė kėshtu jo duhet bėrė ashtu. Miēo Ēekani dha njė mendim. Edhe mendimi i tij ishte ky: si mund tė spastrohet Tirana, tė bėhet qytet i pastėr? Tė bėjmė, tha, njė mur rreth e rrotull Tiranės dhe pastaj t’i vemė zjarr, ta djegim. Njė nga ata tha: “Po sikur tė shpėtojnė, njė tė dalė jashtė? Atėhere u prish i tėrė plani. Ajo ėshtė zgjidhja e jataganit: t’ i vrasim qė tė gjithė». (Fan Noli, “Vepra”, vol. VI, Akademia e Shkencave e RSH, f. 222.) Si Noli dhe ky Miēo Ēekani qenė ortodoksė me origjinė nga zona rrotull vendlindjes sė Kadaresė. Shikoni se ēfarė idesh genocidale, identike me ato qė diskutonin nazistėt nė kampet e shfarosjes dhe nė getot e hebrejve, si dhe serbėt nė Bosnjė-Herzegovinė dhe nė Kosovė, kanė pasur ndaj tiranasve vendas Noli dhe rrethi i tij i “Revolucionit Demokratik”. Dhe kjo urrejtje pėr tiranasit nuk vinte nga papastėrtia e qytetit sepse Edith Durhami, e cila e vizitoi Tiranen nė nisje tė shekullit XX, ndonse pėr shume qytete dhe krahina tė Shqipnis nuk e kursen kriticizmin nė ēdo aspekt, Tirana i bėn njė pėrshtypje tė mirė, duke e gjetur si “jashtėzakonisht tė pastėr dhe shumė piktoresk” (Edith Durham, “Brenga e Ballkanit”, “Naum Veqilharxhi”, Tirane 1998, f. 92.) Rrena e Nolit pėr Tiranėn ėshtė frut i mentalitetit se vendasit e Shqipėrisė sė Mesme (tiranasit, durrsakėt, elbasanasit etj.) qenė tė trashė, tė pistė dhe e meritonin qė tė sundoheshin. Deklarata tė tilla nuk duhen marrė kurrė lehtėsisht. Atė qė nuk e bėri dot Noli me tė vetėt e potencon sot Kadare dhe kjo nuk bėhet pa qėllim. Ne jetojmė nė kohėra kur para disa vitesh ėshtė bėrė genocid ndaj njeriut shqiptar, duke u tentuar asgjėsimi total i njeriut shqiptar, jo vetėm nė Kosovė dhe nė Maqedoni, por edhe nė Republikėn e Shqipėrisė, nga fqinjėt serbė dhe grekė, me justifikimin se shqiptarėt nė dy anėt e kufirit janė pasardhės tė turqve tė vendosur kėtu nė kohėn osmane. Dhe ėshtė e sigurt se serbėt dhe grekėt kanė ndėrmend qė ta bėjnė edhe nė tė ardhmen kėtė gjė, nė rast se krijohen situata tė favorshme nga acarimi i ballafaqimit tė Perėndimit me botėn islamike. Kadare tė gjitha kėto sigurisht qė i di dhe madje i di shumė mirė. Dhe megjithatė, nė kėtė luftė serbėve dhe grekėve u vjen si dhuratė nė pjatė tė artė njė argument i kėtij lloji nga i ashtuquajturi shkrimtari mė i madh shqiptar. Me kėtė Ismail Kadare ėshtė bėrė bashkėfajtor nė projektet pėr genocide kundėr kombit shqiptar.

    Gazeta Sot

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Ismail Kadare


    Krenaria E Shqiperise !!!


    Te Mari ShemBull Cdo Shqipetare !!!

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-08-2006
    Postime
    20
    mund te jet shkrimtar i madh po jo per shqiperin ok

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Kush ėshtė nė tė vėrtetė shkrimtari Ismail Kadare

    Wednesday, 09 August 2006

    Nga Pėllumb A. Ēabej

    - Ismail Kadarenė e kam njohur mė mirė sesa mund ta ketė njohur ai veten e tij.Si mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, erdhi nė Tiranė pėr tė vazhduar studimet e larta nė Fakultetin e Filologjisė, Dega Gjuhė- Letėrsi. Ai vinte nga qyteti i gurit, qytet me tradita tė lashta patriotike, qė nga koha e princeshės Argjiro, deri nė ditėt tona. Paraqitja e tij e qetė dhe naive tė kujtonte tė rinjtė nga provinca nė romanet e Stendalit dhe tė Balzakut kur ata hynin pėr tė parėn herė nė rrjedhėn e jetės sė njė kryeqyteti. Veshja e tij e thjeshtė dhe modeste tė jepte tė kujtoje se ai rridhte nga njė shtresė qytetare e thjeshtė. Ai, kur pa pėr tė parėn herė nė auditorin e fakultetit bionden e bukur, studenten flokė rrathė floriri, mbeti i habitur. Ajo me bukurinė e saj e bėri pėr vete, deri aty sa ra nė dashuri me tė. Studentja e bukur me sy tė kaltėr me bisht, me lėkurėn e brishtė si prej mermeri dhe me fustanin e kuq me qershia tė bardha, ngjante mė shumė me njė luledielli majė njė kodre, spėrkatur nga vesa kur ēel petalet e saj tė verdhė nėn ngrohtėsinė dhe pėrflakjen e diellit. Studentja e bukur ishte vajza e parė qė ndikoi nė shpėrthimin e ndjenjave djaloshare tė Kadaresė. Mirėpo nė jetė femrat, sidomos vajzat e reja, pretendojnė ta kenė dashnorin sa mė tė bukur, ose sa mė simpatik. Ato interesohen mė shumė pėr gunėn, sesa pėr punėn. Kadareja, duke mos pasur asnjė nga tė dy referencat, studentja e bukur, pasi bėri nja dy- tre takime me tė, mė nė fund e braktisi. Ajo shumė shpejt u dashurua me njė djalė tjetėr, brun, simpatik, shtatlartė, flokėzi me pala, aq mė tepėr qė vazhdonte studimet e larta jashtė shtetit, nė njė specializim tė preferuar. Braktisja e studentes sė bukur, duke marrė nėpėr kėmbė dashurinė e pastėr dhe tė sinqertė tė Kadaresė, krijoi tek ai njė dhembje tė thellė dėshpėrimi dhe tronditėse, deri aty sa ai u mbyll nė guaskėn e vetmisė, duke braktisur shokėt dhe shoqėrinė. Dhembja krijoi tek Kadareja dhe xhelozinė, smirė e ambicie pėr hakmarrje. Ai priste me padurim se kur do tė vinin ato ditė pėr t’i treguar asaj se kush ishte ai nė tė vėrtetė, dhe se njeriu duhet ēmuar mė shumė nga puna, sesa nga bukuria. Mirėpo Kadaresė, pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, i duhej tė krijonte njė farė personaliteti nė fushėn e letėrsisė ku ai studionte. I gjendur pėrpara kėtyre rrethanave, Kadareja iu shmang letėrsisė pėr fėmijė dhe iu pėrkushtua asaj pėr tė rritur. Me lirikat e tij ai nisi t’i kėndoj dashurisė. Ato priteshin mirė nga lexuesit e sidomos nga tė rinjtė. Nė to kishte ndjenjė, temperament, ngrohtėsi. Kjo dihet, se kur shpirti i njė poeti pėrjeton dhimbje, pena e tij patjetėr do jap krijime tė bukura plot frymėzim. Po citojmė njė nga lirikat e Kadaresė:

    U zunė rrugėt
    U zunė rrugėt me dėborė,
    Afėr teje s’mund tė vi,
    Rri dritareve me orė,
    Nė mendime fur rri.
    Era zė tė ulėrijė,
    Gjithė rrugėt mbetėn shkret,
    Bora, s’ka ndėrmend tė shkrijė,
    Ti, siē duket, nuk mė pret!

    Nė lirikat e Kadaresė, ka influencuar dhe poezia ruse, si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Shipaēovit, Isakovskit e sidomos ajo e Eseninit, si dhe te Agolli ndikimi i Aleksandėr Bllokut, kreu i shkollės sė imazhinizmit pasuar nga Sergej Esenin. Ē’ėshtė e vėrteta, kultura ruse ndikoi nė zhvillimin e kulturės sonė jo vetėm nė shkencė, por dhe nė letėrsi, sidomos nė gjininė e poezisė. Ajo i hapi shtigje tė reja poezisė sonė drejt njė farė modelimi, e nxori nga guaska ku ishte mbyllur me format e saj tė vjetruara qė nga koha e rilindėsve. Futi nė tė hapėsirėn e stepės, lirizmin e sidomos mendimin qė i kishte munguar prej kohėsh. Enver Hoxha, bėri njė gabim, nuk duhet ta linte kulturėn tonė vetėm nė ndikimin dhe zhvillimin e kulturės pro Lindore, me nė krye kulturėn ruse, por duhet tė ishte mbėshtetur dhe nė kulturėn Perėndimore. S’duhet t’ia kishte mbyllur rrugėn. Njė parruar ėshtė mė i fuqishėm kur pėrbėhet nga dy rrjedha. E. Hoxha bėri edhe njė gabim tjetėr: nė vitet e para tė pasēlirimit, sipas mėsuesit Arshi Ēabej, pėr gjysmė shekulli pishtar arsimi, i cili tregonte se nė shkollat tona mėsoheshin disa gjuhė tė huaja, si italishtja, frėngjishtja, gjermanishtja, latinishtja, e deri tek greqishtja e vjetėr, ai i hoqi dhe la vetėm gjuhėn shqipe, si gjuhė kombėtare dhe gjuhėn ruse. Kėshtu qė, gjatė asaj kohe, kultura jonė nuk pati njė zhvillim tė plotė, po tė cunguar, gjysmak. Kjo ishte njė fatkeqėsi pėr kulturėn dhe pėr intelektualėt tanė. Ai, pas shumė viteve, u mundua t’i riparonte kėto gabime, por ishte tepėr vonė…. Pėrsa i pėrket letėrsisė artistike, gjatė asaj kohe u krijuan disa rrethana pėr njė zhvillim mė tė shpejtė drejt njė farė modelimi, tė cilėn e kėrkonin interesat e kohės, ku tė arrinte tė renditej dhe ajo pėrkrah letėrsive botėrore. Mirėpo, pengesė pėr kėtė zhvillim bėhej direkt kryetari i Lidhjes, zoti Dhimitėr Shuteriqi, i cili vazhdonte ta udhėhiqte Lidhjen akoma me forma tė vjetruara, kurse ajo kishte nevojė pėr reforma tė reja. Nė lidhje me kėtė problem, me interes kombėtar, iu drejtova qeverisė, me dy letra radhazi. Mirėpo, qeveria nuk reagoi nė tė dyja letrat. Mė pas, njė mbrėmje nė orėt e vona tė natės, kur po dilja nga njė vizitė familjare, mė zuri syri rastėsisht te lulishtja me shkallė, aty ku ėshtė vendosur busti i Qemal Stafės, Dhimitėr Shuteriqin nė takim, pas njė peme, nė errėsirė, duke biseduar kokė mė kokė me Ramiz Alinė. Aty kuptova pse nuk kishte reaguar ndaj letrave tė mia. Puna arriti deri aty sa iu drejtova qeverisė me njė letėr tė tretė. Meqenėse kėmbėngulja ime pėr problemin qė ngrija ishte e drejtė dhe parimore e me interes kombėtar, mė nė fund si kryetar i lidhjes u emėrua Dritėro Agolli dhe jo Ismail Kadareja, sipas propozimit tim nė letra. Kuptova se Kadareja i duhej qeverisė mė shumė i lirė, sesa i preokupuar me punė institucionale, pėr ta dėrguar me misione tė posaēme nga mė tė ndryshmet me interes kombėtar. Pėrsa i pėrket Dritėro Agollit, ē’ėshtė e vėrteta nja dy vjen punoi mirė, bėri disa reforma bashkėkohore, po mė pas iu fut pijes, mė shumė klubeve sesa nė zyrė. Me kalimin e kohės Kadareja krijoi njė farė personaliteti. Mirėpo, pėr ta bėrė atė sa mė tė pranishėm dhe sa mė tė njohur si brenda dhe jashtė vendit, pėrkrah poezisė, iu pėrkushtua dhe prozės, qė nga tregimi, novela e deri tek romani. Ai shkroi dhe botoi njė sėrė veprash me tema nga mė tė ndritshmet, ku nė to spikaste mė shumė dashuria pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt.

    Po citojmė disa vargje nga njė poezi e tij:

    Mė ka marrė malli pėr Shqipėrinė tonė,
    Pėr shqiptarėt malli mė ka marrė,
    Pėr qiellin e saj tė madhe dhe tė thellė,
    Pėr dallgėt e kaltra tė Adriatikut,
    Pėr sinjalin e trenave ku lokomotivat
    Ngasin si kuaj………..
    Mė ka marrė malli dhe sė shpejti do jem atje,
    Sa i largėt, aq dhe i dashur je Atdhe!

    Mirėpo, nė disa nga veprat e Kadaresė ka dhe gabime dhe nuk dihet nėse kėto gabime janė tė rastit, apo tė krijuara enkas ose me porosi nga lart. Tė vėrtetėn vetėm ai e di. Po tė marrim romanin “Kronikė nė gur”, nė tė pėrgojohen me pa tė drejtė disa emra tė ndershėm gjirokastritesh, sa kur doli romani pėr herė tė parė nė shitje, krijoi shqetėsime nė disa familje. Te romani “Autobiografia e popullit tim nė vargje”, i kundėrvihet me pa tė drejtė Fishtės, poetit tonė kombėtar. Po pėr Gjergj Fishtėn ka botuar nė vitet tetėdhjetė nė “Zėrin e Popullit” njė artikull prej tre kolonash, duke e quajtur poet shovinist, prandaj thotė nuk i kemi botuar veprat e tij. Si mund tė quhet shovinist njė poet kur mbron me tė drejtė nė veprėn e tij trojet kombėtare tė grabitura nga fqinjėt shovinistė? A duhej ta lejonte ndėrgjegjja dhe logjika e Kadaresė njė pėrcaktim tė tillė? Aq mė tepėr qė Kadareja e njihte fare mirė figurėn komplekse tė At Gjergj Fishtės, meqė ishte marrė me veprat e tij. ai e dinte se Fishta ishte njė personalitet i njohur si brenda dhe jashtė vendit. Pėr merita tė ndryshme, nė vitin 1911, populli i Shkodrės i dhuroi njė kurorė tė rrallė argjendi, ndėrsa populli i Beratit i dhuroi njė penė tė artė. Mė 1912, si endi me duart e tij flamurin kombėtar, sė bashku me komandantin e Shkodrės Riza Pashė Shkodrani, pėr tė shpėtuar Shkodrėn nga rrethimi e ngritėn nė majė tė kalasė sė Rozafės. Mė 1908 zgjidhet kryetar i komisionit nė Kongresin e Manastirit, ku u aprovua dhe propozimi i tij pėr alfabetin e gjuhės shqipe. Ndėrsa nė vitin 1924 mbajti njė fjalim mbi varrin e Avni Rustemit. Jo vetėm kaq, po Fishta ishte nderuar dhe me medalje nga mė tė ndryshmet nga Akademia e Romės, Athinės, Vjenės, Turqisė e deri te Papa Piu II. Artikulli i Kadaresė botuar nė vitet tetėdhjetė nė “Zėrin e Popullit”, ku i kundėrvihet Fishtės, edhe sikur tė ishte me porosi nga lart, ai s’duhet ta bėnte kėtė. Ai duhej tė sugjerohej me qeverinė, tė hidhte dritė mbi tė vėrtetat. Duhet t’i thoshte asaj se ky artikull, jo vetėm qė nuk na nderon, po bie ndesh me pikėpamjet tona se vepra madhore e Fishtės “Lahuta e Malėsisė” me karakter tė theksuar kombėtar pėrputhet me aktualitetin e politikės sonė. Dhe tė kėrkonte prej saj rehabilitimin e Fishtės, si dhe ribotimin e “Lahutės sė Malėsisė”. Ky ishte rasti mė i volitshėm. Kėtė, jo qė nuk e bėri, por iu kundėrvu me pa tė drejtė Fishtės. Kadareja i ka shumė borxh Fishtės, megjithėse kohėt e fundit mundohet t’ia lajė, po ėsthė tepėr vonė. Populli nuk thotė kot nė proverbin e tij se “Dielli nuk mbulohet me shoshė!”. Ismail Kadareja, kur u kthye nga Franca duhej tė mbante pėrpara lexuesit tė tij njė justifikim tė drejtė, tė sinqertė dhe parimor, duhej t’u thoshte se i kam kėnduar dhe regjimit tė kaluar si dhe shumė tė tjerė. Nuk isha as i pari dhe as i fundit. Tė tilla ishin rrethanat politike tė asaj kohe dhe jo ta hiqte veten pėr njė farė kohe si disident, se nė asnjė nga veprat e Kadaresė nuk mund tė krijohet figura e tij si disident. Po tė ndodhej lexuesi pėrpara kėtij justifikimi, pa tjetėr do t’i jepte tė drejtė. Pėrpara tij do hiqet me respekt kapelėn. Dhe tani kohėt e fundit Kadareja dha njė intervistė nė televizionin “Koha”. Shprehjet e tij, jo vetėm qė nuk e nderonin si intelektual tė moderuar, po ishin mjaft tė rėndomta dhe bajate. Se ata qė mund tė kritikojnė Kadarenė janė njerėz jo tė mirė, tė pėrdalė, janė spiunė tė sigurimit tė reduktuar dhe se nuk duhet tė shkruajnė dhe tė botojnė. Kadareja harron qė jetojmė nė demokraci, ku shtypi ėshtė i lirė, gjithkush ka tė drejtė tė shfaq mendimet e tij tė drejta dhe parimore dhe nuk ėshtė pronė e Ismail Kadaresė qė tė zbatoj urdhrat e tij. Pėrsa i pėrket ish spiunėve tė sigurimit, Kadareja s’duhet tė harrojė romanin e Bashkim Shehut “Vjeshtė ankthi”, kur i thotė Mehmet Shehu, i ati i tij: “ Priti marrėdhėniet menjėherė me Ismail Kadarenė dhe tė shoqen e tij. Mehmet Shehu nuk ishte njeri dosido, po ishte burrė shteti. Udhėhoqi pėr njė ēerek shekulli qeverinė. Kadareja gjithashtu nuk duhet tė harrojė intervistėn e kompozitores Dhora Leka dhėnė medias, si dhe intervistėn e zonjės Janulla Rrapi, botuar nė tri numrat e gazetės “Ballkan”. E vėrteta nuk mund tė mbulohet, sa mund tė mbulohet dielli me shoshė. Tė tilla ishin rrethanat politike tė asaj kohe. Lenini nuk ka thėnė kot: “ Kush punon dhe gabon”, ndėrsa populli thotė: “ Kush ha bukė, do bėjė edhe thėrrime”. Prandaj Kadareja, pėrpara se tė flas pėr tė tjerėt, duhet tė kontrolloj veten njėherė. Kadareja lexon shumė klasikėt, letėrsinė botėrore dhe kjo ėshtė njė anė pozitive pėr tė, vetėm se ndikohet shpesh nga ta dhe nėn riminishencėn e tyre mundohet tė krijojė ndonjė temė, mirėpo pėrpara se ta hedh temėn nė letėr, duhet ta shoshisė mirė nėse i pėrshtatet karakterit tonė, se pastaj ndodh si me novelėn “Natė pa hėnė”, e cila u kritikua me tė drejtė gjatė asaj kohe. Ne qė kemi jetuar nė atė kohė e dimė fare mirė se ēdo ndėrmarrje apo dikaster administrativ mbulohej nga njė operativ sigurimi, i cili kontrollonte ēdo veprim. Ku kishte burra nėne qė t’i thoshte nė atė kohė njė vajze kur paraqitej nė njė zyrė kuadri pėr punė se a je e virgjėr, apo jo; shko e vizitohu e sill raportin e dokrra tė tjera si kėto. Nė atė kohė, po tė shprehje njė mendim tė tillė, tė fusnin hekurat nė vend, tė dėnonin dhe me burg, sidomos kohėt e fundit kur emancipimi e kishte ngritur femrėn tonė me tė drejta tė barabarta me burrin, deri aty sa ai e ndihmonte edhe nė punėt e shtėpisė, ēonte edhe fėmijėn nė kopsht apo ēerdhe. Prandaj, nė tė tilla raste, duhet tė ketė kujdes Kadareja, se pastaj ndodh si dhe me artikullin e botuar para disa kohėsh prej tij kur thotė se “Kosova i takon Serbisė!” Tek ne ekziston akoma smira, ambicia dhe shpirtngushtėsia, nuk duam ta shohim njėri- tjetrin mirė. Kėtė nuk po e them unė, po e kanė thėnė vite mė parė dy kokat e kulturės sonė kombėtare: Konica me Nolin, e se shqiptarit nuk i vjen e keqja nga tė huajt, po i vjen nga vetė shqiptari. Disa nga kritikuesit tanė, duke parė se Kadareja nga dita nė ditė rrit reputacionin e tij si brenda dhe jashtė vendit, veprat e tij vazhdojnė tė botohen nė shumė vende tė botės, ku priten mjaft mirė dhe nga lexuesit e tyre, shpirt ngurtėsia i shtyn ata qė me artikujt e tyre mundohen tė prishin imazhin e mirė tė Kadaresė, duke kėrkuar tė gjejnė ndonjė tė ēarė nė ndonjė vepėr tė Kadaresė dhe o burra artikullin pėr tė kritikuar ndonjė. Kjo pėrbėn pėr ta njėrėn anė, kurse nga ana tjetėr duan t’i japin vetes sė tyre rėndėsi, tė thonė se kush jam unė derisa kritikoj Kadarenė, shkrimtarin mė nė zė. Si ndodhi para disa kohėsh me artikullin “Lotėt e Kadaresė pėr Baba Stalinin”. Kur vdiq Stalini, Kadareja ishte akoma ēunak, nuk kishte shkuar brisk nė faqe, nuk ishte mė tepėr se tetėmbėdhjetė vjeē, vazhdonte klasėn e parė tė fakultetit filologjik. Po dhe nė rast se do kishte derdhur lot pėr Baba Stalinin, nuk ishte as i pari dhe as i fundit. Dhe artikull shkruesi, nė rast se do kishte jetuar nė atė kohė, qoftė ai apo i ati i tij, nė mos patėn derdhur lot pėr Baba Stalinin, dy minuta heshtje do tė kenė mbajtur. Fabulisti francez Lafonteni thotė: Elefanti nuk pyet pėr lehjet e kones! Se kush ka qenė Stalini, atė do ta pėrcaktoj historia nė shekujt pasardhės, siē pėrcaktuan Bonapartin, Kutuzovin, Ēan Kaj Shinė, Camberlanin, Ēėrēillin. Ajzenaurin, Degolin e shumė politikanė tė tjerė tė dėgjuar. Mirėpo, s’duhet harruar njė gjė se Stalini ne shqiptarėve na bėri njė tė mirė, na shpėtoi nga tradhtia jugosllave, nuk na la tė bėheshim Federata e tretė e tyre. Dhe shqiptari e ka pėr traditė qė tė mirėn nuk e shkel me kėmbė dhe nuk hedh baltė mbi tė… Ka ardhur koha qė tė gjitha kėto cikėrrima pa vlerė dhe qė nuk na nderojnė, duhet t’i hedhim prapa krahėve dhe tė shohim pėrpara dhe vetėm pėrpara, ashtu siē i pat thėnė dikur ish presidenti spanjoll Gonzales popullit tė tij. Kėtė e kėrkojnė interesat e Atdheut. Ėshtė koha kur Shqipėrisė i duhet mė shumė se kurrė ēmimi Nobel. Fishta, Koliqi, Konica, Noli dhe Ēabej, qė mund ta merrnin kėtė ēmim, nuk jetojnė dhe ky ēmim pas vdekjes nuk jepet. Ėshtė mėse e vėrtetė qė e mori Nėnė Tereza, po ama ajo nuk i shėrbeu kombit tė saj, popullit shqiptar, po u shėrbeu popujve tė tjera me nė krye popullin indian. Ēmimi Nobėl pėr ne duhet tė merret nga njė intelektual qė i shėrben komb it, popullit tė tij. Dhe mė pranė kėtij ēmimi ėshtė intelektuali dhe shkrimtari i nderuar Ismail Kadare. Artikulli i tij i fundit nė lidhje me problemin e Statusit tė Kosovės ishte i drejtė, bindės, parimor. Kur njė popull e do, e respekton, i kėndon dhe kėngė, pse ti kėrkon tė gėrricesh dhe tė hedhėsh baltė mbi tė, nė vend qė ta mbėshtesėsh dhe ta ngresh nė piedestalin e kulturės botėrore. Nėse ai do ta marrė ēmimin Nobel, nė radhė tė parė e merr pėr kombin e tij, pėr tė rritur krenarinė. Dhe nėse e nuk e merr kėtė radhė, do ta marrė radhės tjetėr. Shqiptari ka qenė gjithmonė optimist, ka pasur besim nė fitore.

  8. #88
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Kadare sikur mos te ishte i madh, sigurisht sdo te ishte i famshem. I KA TE DYJA. Kadare eshte shqiptari me i madh i kohes moderne. Per Kadarene ka mjaft goje te ndyra qe vjellin nga stomaket e paralizuara vetvete-ngrenese, por kujt i plasi per shendetin e funderrimave?!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Liliana Hoxha nusja e djalit te Enver Hoxhes thotė:

    4 Maj 2006

    Gazeta: “Ballkan”

    Provokacion kombėtar mediatik

    nga Liliana Hoxha, nusja e djalit te Enver Hoxhes

    Nuk e njihja mirė veprėn e K.Myftarit pėrpara se tė kritikonte (sipas meje si vlerė kombėtare) Kadarenė, ndaj edhe e kam kundėrshtuar pikėrisht me kėtė thelb, edhe pse shkrimtari i shquar do tė mbetet karakterialisht i diskutueshėm, madje revoltues.
    Ėshtė pikėrisht ky autor, publicist e qytetar qė me tė drejtėn absolute jo vetėm prej arsyetimit tė tij, por edhe tė replikės tek e kam kritikuar , mė pėrgjigjet publikisht duke mė rėnduar jo pak, aq sa e pa tė arsyeshme edhe pse realisht nuk mbroj Kadarenė si person, por cėnimin e dinjitetit kombėtar kur ekzagjerohet, madje edhe profesionalisht ndaj artit tė tij sublim. Nėse Kadareja mohon t’i ketė shėrbyer diktaturės do tė thotė qė ai ka pėshtyrė artin e tij. Nėse Kadareja ėshtė mė i pari absurd nė hedhjen baltė ndaj Enver Hoxhės, kundrejt distancimit tė natyrshėm, pse jo dhe tė domosdoshėm prej tij, (lėnė mėnjanė raportin nė linjė personale : miqėsi-armiqėsi tė djeshme e tė sotme nga ana e tij) unė nuk ia lejoj vetes tė injoroj si vlerė kombėtare artin kadarean, nė tė kundėrt tė bėj thirrje ta ruajmė e ta pėrkundim si dėshmi e dinjitetit kombėtar.
    Ndaj nėse s’mė ka kuptuar mua K.Myftaraj, jam unė qė e kam kuptuar atė duke e ndjekur nė vazhdimėsi tek shoh qė revolta e tij (subjektive ose jo) ėshtė pjesė e frymės kritike tė pėrgjithshme si publicist, ēka e vlerėsoj, pėrveē se e respektoj. Solla kėtė retrospektivė, sepse nuk ishte asgjė pėrpara provokimit mediatik tejet tė pasuportueshėm, kur cilido autoritet i brendshėm , i jashtėm, (apo gjysmė i tillė) kėrkon t’i vėrė ngjyra “prostituimi” vetė dinjitetit tonė kombėtar. Dhėnė mundėsia kėtij provokacioni tė ndyrė pikėrisht nga kanali televiziv mė nė zė, shtrohet pyetja: Kujt i duhej skoop-i i Schartz ofruar nga intriganti Arian Ēani.? “Zona e Lirė”, konsideruar si emisioni qė duhej tė presupozonte thjesht hapje jashtė kornizave e sinqeritet maksimal nė lulėzimin e lirisė sė brendshme tė individit pėr vete e sidomos pėr tė tjerėt, ėshtė kthyer jo vetėm nė dhunim tė lirisė sė tjetrit, por edhe nė tribunė servirjesh opinionesh, farkėtuar ultėsisht nga politika . Falėnderoj kėsisoj shkrimtarin e ri qė replikoi aty pėr aty si me porosi (edhe po tė jetė organizuar nga vetė drejtuesi i emisionit pėr tė ekuilibruar papėrgjegjėsinė madje poshtėrsinė e vet, ēka s’do tė mjaftonte kurrė) sepse goditja prej shkrimtarit hebre sot mysliman i moderuar (thellėsisht kjo ēėshtje private e respektuar nga kushdo) ndaj artit kadarean ėshtė njė fyerje jashtėzakonisht e rėndė ndaj mbarė kombit shqiptar. Tė fyesh artin e tij qė pėrbėn majat e artit kombėtar, ėshtė tė fyesh (madje pa u kursyer nė formė tė drejtpėrdrejtė pėr inat tė Kadaresė) ēmimin mė prestigjioz ndėrkombėtar “Nobelin”, pikėrisht kur Kadare qoftė edhe kandidat mbetet i pėrhershėm i tillė.
    Nėse “Zonė e Lirė”, nga fillesat e saj pseudo tė sinqerta sa pėr bazament karriere, sot pretendon audiencė vetėm me inskenime pėr interesa tė hapura prostituimi politik ia ka arritur totalisht qėllimit. Duke perifrazuar Kadarenė jam nga ata krejtėsisht tė bindur qė sistemi televiziv (apo segmente tė tij) janė jo vetėm tė lidhura, por krejtėsisht tė varura politikisht , madje zyrtarisht pra nė shėrbim tė pushtetit konkret (por edhe tė atij fluid) qė kanė mundėsuar daljen provokative tė kėtij shkrimtari pėr arsye qė i dinė ata. Kjo sidomos me lojėn prej kllouni tė animatorit tė emisionit jo vetėm nė mbjelljen, por nė rrėnjosjen e kulturės sė ilaritetit shtazarak (tė mė falė lexuesi: “pėr t’ia futur tjetrit”) pėr interesa tė mirėfillta politike. Pėr ēka s’dua tė ndalem sot pėr t’i dhėnė kohė (sė paku nga ana ime tė gjithė tė interesuarėve tė pėrbashkėt tė kėtij qėllimi pėr tė rrėnjosur kėtė kulturė , me tė cilėt kam polemizuar edhe privatisht) pėr tė mos i demaskuar tashmė mė tej hapur e konkretisht nė publik. Sepse ėshtė evidente qė Arian Ēani parafabrikon provokime politike edhe pse befasuese pėr tė vetė. Tek kuturis tė bėjė mė tej testimin (alarm ky i sistemit pluRAMIZIST), kur pėrveē zonjės Meta askush s’mund tė pėrzgjedhė mė Ramiz Alinė nė raport me Enver Hoxhėn nė pyetjen bumerang tė shpresės iluzive : Kundrejt preferencės sė njėjtė tė pushtetit tė sotėm, cila ėshtė ajo e LSI-sė ( potencialisht programi pluRAMIZIST i pushtetit tė ardhshėm me si po vazhdon Meta pėr tė dominuar mbi tė majtėn tradicionale ) kur pyetet nėn presion kryesia e saj pėr Tiranėn. Nė kundėrshtim me zonjėn e parafolur, e cila u detyrua tė justifikojė pėrzgjedhjen si jopolitike, por pėr miqėsi personale (ēka pėr manipulim, duke mos besuar dot pėr injorancė, kjo do tė thotė tė duash tė imponosh politikisht interesin personal mbi historinė) anėtarėt e kryesisė pėr ēudi tė xhonglerit tė emisionit i barazojnė sė pėrjashtuari tė dy, ndėrsa iu desh tė bėjė tė skandalizuarin, kur Ilir Dashi, i detyruar tė pėrzgjedhė, jo vetėm pėr integritet personal, por pėr dinjitet kombėtar zgjodhi Enver Hoxhėn .

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Per here te pare,pjese nga libri i ri"Hamleti,princi i veshtire" dhe biseda per artin,letersine dhe identitetin tone evropian

    "Shqiptaret,vetekritike te papare"

    Ismail Kadare,intervista ekskluzive e shkrimtarit te shquar dhene gazetes "Shqip"


    Tradita shqiptare nė fushė tė eseistikės duket pak e varfėr. Cili ėshtė mendimi juaj?
    Ėshtė ashtu si thoni ju dhe nuk ėshtė njė shenjė e mirė pėr njė letėrsi. Zhvillimi i eseistikės tregon pjekurinė e njė letėrsie,
    nė po atė masė qė botimet e shumta poetike mund tė dėshmojnė prapambetjen e saj. E di qė kėto fjalė mund tė keqkuptohen prej disa poetėve, por e vėrteta ėshtė kėshtu. Poezia nuk ēmohet duke zėnė gjysmėn e botimeve shqiptare. Pėrkundrazi
    ajo zhvleftėsohet. Poetėt duhet tė jenė tė parėt qė tė ruajnė klasin e saj. E skajuar midis kritikės studimore, filozofisė, meditimeve dhe pėrshtypjeve tė lira, eseistika ėshtė njė nga gjinitė mė tė
    gjalla tė letėrsisė. Me emėrtime e trajta tė ndryshme, kjo gjini vjen qė nga antikiteti duke u bėrė pėrherė e mė e pranishme nė
    kulturat e popujve. Nė letėrsinė shqipe, trajtat e para tė saj
    janė shfaqur nė shkrimtarėt e mesjetės sė vonshme, Frang Bardhi e Pjetėr Bogdani. Mė pas ishin Konica me Nolin, e pas tyre
    shkrimtarėt e viteve ‘30, si Kuteli, Ēabej, Krist Maloki e tė tjerė, qė e lėvruan gjininė. Nė letėrsinė e pasluftės sė Dytė
    Botėrore, eseistika pothuajse u zhduk, ose u shtrajtua nė atė farė mase, saqė mund tė quhej e paqenė. Kjo ndodhi pothuajse
    nė gjithė vendet komuniste. Me sa dukej, dogmat zotėruese partiake ishin tė tilla qė nuk duronin dot mendim vetjak pėr asgjė.
    Dhe dihet qė thelbi i eseistikės ėshtė pikėrisht vėshtrimi vetjak pėr artin dhe pėr botėn. - Kemi vėrejtur, si nė shumė raste
    kur zėvendėsoni fjalėt e huaja me fjalė shqip, ose neologjizma tė
    krijuara nga ju, se ju pėlqen mė tepėr tė zėvendėsoni fjalėn "ese"
    me "sprovė". Mendoj se ky ėshtė njė synim i vetvetishėm i gjithė shkrimtarėve. Ka disa shekuj qė vazhdon, qysh nga "katėr B-tė"
    e mėdha (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani). Nė programin e rilindėsve ka qenė njė nga pikat kryesore. Ėshtė njė synim botėror, sidomos te popujt gjuhėt e tė cilėve janė nė trysni tė vazhdueshme. Unė nuk jam kėmbėngulje nxjerrjen e ēdo huazimi nga gjuha shqipe. Kjo ėshtė sa e pamundur aq e panevojshme. Nuk ka gjuhė nė botė pa huazime. Anglishtja me frėngjishten kanė
    mė shumė se tė tjerat. Ndėrkaq, ēdo gjuhė, duke pėrfshirė edhe kėto, pėrpiqen tė ruajnė brumin e tyre. Kombi shqiptar ndodhet sot nė njė gjendje vetėkritike tė paparė ndonjėherė. Gjendje tė tilla sa ē‘janė tė dobishme nė njė kah, aq mund tė jenė tė dėmshme nė
    tjetrin. E kam fjalėn pėr vetėposhtėrimin. Pėr fat tė keq, ai ka prekur disa herė themelet, fundajėn e tij. Ndėr themelet, gjuha
    zė vendin kryesor. Gjuha shqipe ka njė histori paralele po aq dramatike sa vetė kombi. Ndalimi i shkrimit tė saj pėr pesė shekuj ka qenė njė tragjedi e papėrfytyrueshme. Mendoj se shumė shqiptarė nuk janė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė. Po tė ishin do tė
    kishin njė nderim mė tė madh pėr tė. Si tė mos mjaftonte kjo, gjuhės shqipe i ka dalė sot njė problem i ri, gjithashtu themelor. Mijėra familje shqiptare qė jetojnė nė mėrgim, nė vend qė t‘ua mėsojnė fėmijėve gjuhėn e nėnės ua ndalojnė atė. Nga padija, disa herė nga snobizmi, kujtojnė se gjuha shqipe pengon integrimin e tyre nė jetėn e atjeshme. Nė tė vėrtetė ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se ndodh e kundėrta. Fėmijėt dygjuhėsh janė gjithmonė mė tė zhvilluar mendėrisht se ata me njė gjuhė. Nė kushtet e rrjeteve televizive satelitore shqiptare, fėmijėt shqiptarė kanė njė shans tė madh qė ėshtė mėkat ta humbin. Shqiptarėt duhet tė bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr vendin qė zė gjuha e tyre nė hartėn botėrore tė gjuhėve. Sado paradoksale tė duket, mund tė thuhet se statusi i saj e kapėrcen dukshėm atė tė vetė Shqipėrisė.
    A mund tė pėrfytyrohet qė nė gadishullin tonė ballkanik, nga tė tri gjuhėt kryesore, greqishtja, shqipja dhe sllavishtja, njėra prej tyre tė nxjerrė jashtė dy tė tjerat, pėr t‘u bėrė zotėruese? Kurrsesi. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr metropolin evropian, lidhur me gjuhėt gjermanike, romane, sllave apo balte. Asnjėra prej kėtyre familjeve nuk ka mundėsi sundimi. Nė botė as ka pasur e as mund tė ketė gjuhė planetare. Tė ashtuquajturat "gjuhė perandorake",pikėrisht nga shtrirja e tepėrt dobėsohen, shkurt, njerėzimi, s‘ka zgjidhje tjetėr veē tė ēojė jetė me kėto gjuhė qė janė sot. U zgjata nė njė pikė qė, pėr fat tė keq, mbetet e turbullt pėr shumė shqiptarė. Gjuhėtarėt tanė, nėn trysninė, ndoshta,
    tė vulgaritetit dhe snobizmit vendas ose nga droja se mos cilėsohen kombėtaristė, shpesh nuk kanė shpjeguar tė vėrtetėn
    pėr gjuhėn shqipe, atė qė gjuhėtarėt mė tė mėdhenj tė botės e kanė shpallur thjesht e natyrshėm. Sa pėr fjalėn "sprovė", qė mė pyesni, ka kohė qė ajo, bashkė me fjalėn "trajtesė", pėrdoret nė shqip. Ėshtė njė kalk nga fjala frėnge "essai" (anglisht "essay"), tė dyja me zanafillė latine: exagium, qė do tė thotė provė, peshim.
    - Lexuesi shqiptar si dhe ai i huaj ka pritur me shumė interes sprovat pėr Eskilin dhe pėr Danten. Kjo pėr Hamletin, pjesė tė sė cilės gazeta jonė ka fatin t‘i publikojė e para, me siguri do tė ketė fatin e eseve tė sipėrpėrmendura. Lexuesi ėshtė kurioz tė dijė se ē‘gjė tė re ka shtuar Kadare pėr kėtė vepėr pėr tė cilėn janė shkruar ese dhe studime pafund. Ėshtė e vėrtetė se literatura pėr "Hamletin" eshtė e pafundme. Por kjo s‘do tė thotė asgjė. Letėrsia, artet e tjera, gjithashtu janė tė pafundme, megjithatė kjo s‘ėshtė arsye qė ato tė shterin. Zakonisht, sprovat e shkrimtarėve pėr
    shkrimtarėt janė krejt tė ndryshme nga studimet. Asnjė botim pėr Danten a Shekspirin, pėr tė marrė vetėm dy krenaja tė artit, nuk mund tė pėrfytyrohet pa pėrsiatjet e T. S. Eliotit, Borgesit, Ezra Paundit, Xhojsit etj. Shtysat janė tė ndryshme. Njėra prej tyre, raportet e shkrimtarit qė i kushtohet sprova me kulturėn nga vjen autori i sprovės, janė ndėr mė tė shpeshtat. Nė kulturėn shqiptare, pėr shembull, njė traditė tė tillė e ka lėvruar Noli me disa nga
    "introduktet" e tij, mė pas Koliqi, me analizat pėr Danten nė Universitetin e Romės. Njė traditė e tillė e fisme, s‘ka asgjė tė
    pėrbashkėt me doket e kėqija ballkanase: pėrvetėsimin, zhvatjen e vlerave, kapardisjet pėr to. Ju pėrmendėt sprovėn pėr Eskilin.
    Disa vite mė parė, shkrimtari i njohur grek Vasili Vasilikos (mik i Shqipėrisė komuniste e aspak i tillė i Shqipėrisė demokratike,
    e sidomos kundėrshtar i lirisė sė Kosovės), u bė qesharak pėrpara opinionit grek, kur, pas botimit nė Athinė tė librit pėr Eskilin, nė kundėrshtim me jehonėn pozitive tė tij, shkroi se shkrimtari nacionalist shqiptar ėshtė pėrpjekur tė pėrvetėsojė, nė dobi tė vendit tė vet, tragjikun grek. Mendoj se njė nivel i tillė diskutimi ėshtėkapėrcyer tashmė edhe nė gadishullin tonė zemėrak. Tė kėrkosh lidhjet me njė autor ose njė personazh botėror (nėse ato
    ekzistojnė), kjo s‘ka tė bėjė me diēka tė mirė, ose me diēka tė keqe pėr vendin tėnd. Mund tė mos jetė asnjėra, ashtu siēmund tė jenė tė dyja.
    - vijon nesėr -


    g.shqip

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15
  5. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •