Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 178
  1. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    per shekullin:

    Elsa Demo


    Zoti Kadare, ju urojmė pėr ēmimin. Ėshtė pritur me entuziazėm dhe nga lexues, sidomos shqiptarėt nė botė, tė cilėt komentojnė se ndihen krenarė pėr identitetin shqiptar tė shkrimtarit tė tyre. Ju si e pėrjetuat…
    Ēdo vlerėsim ka dy anė. E para ėshtė gėzimi i drejtpėrdrejtė, gėzimi i tij personal, gėzimi krijues, gėzimi qė u ēmua vepra e tij dhe mėnjėherė pas tij, nė mėnyrė automatike ėshtė gėzimi qė ai u jep lexuesve tė vet. Ėshtė njė gėzim shumė i madh, i ndarė nga tė tjerėt, sepse shkrimtarėt dhe lexuesit kanė njė lidhje tė vazhdueshme, misterioze, njė lidhje qė nuk shterron kurrė. Nė kėtė kuptim kam ndier njė gėzim qė lexuesi shqiptar e merr kėtė gjė si njė gėzim privat, personal, tė tijin, e merr si njė gėzim, si tė thuash, tė shtėpisė, tė familjes.

    Mendoni se po shkoni njė hap mė afėr Nobelit, pėr tė cilin ju jeni kandidat prej disa vitesh?
    Hapat drejt Nobelit janė shumė tė paparashikueshėm. Ėshtė pak a shumė si ndjenja e hapėsirės tek Kafka qė ėshtė e papėrcaktuar mirė: ėshtė pėrpara, mbrapa, anash, djathtas, majtas. Sinqerisht, unė nuk mendoj asgjė, se ėshtė vėrtet njė gjė qė nuk mund ta parashikosh. Gjithė pėrvoja e ēmimit Nobel ėshtė e tillė qė njė pjesė e madhe e fituesve kanė qenė tė paparashikueshėm.

    Shtypi britanik, si e pėrditshmja “The Guardian” ju cilėson “njė shkrimtar unik”. Sipas jush, kur njė shkrimtar ėshtė njė zė unik nė letėrsi?
    Duket si njė frazė e thjeshtė. Ky ėshtė njė vlerėsim shumė i madh pėr njė shkrimtar. Nuk dua tė hiqem modest, ky ėshtė njė kompliment shumė i madh. Unik quhet njė shkrimtar qė krijon njė vend qė mungonte, qė s’ėshtė. Tė gjitha pėrcaktimet “shkrimtar i madh”, “shkrimtar i shkėlqyer” janė epitete qė kanė vlerat e tyre.

    Zoti Kadare ky ēmim iu jepet shkrimtarėve tė gjallė, bashkėkohorė, madje Saul Bellow doli nga kjo listė, sepse u nda nga jeta dy muaj mė parė. Si mendoni, ē’lidhje ka letėrsia me bashkėkohėsinė?
    Unė nuk mendoj se ēmimi u jepet shkrimtarėve tė gjallė ngaqė ka njė rezervė pėr ata qė shkojnė. Shkrimtarėt, sipas fuqisė sė veprės sė tyre, mbeten tė gjallė aq sa i mban vepra e tyre, jo aq sa i mban jeta e tyre, qelizat e tyre lėndore. Nė kėtė rast dhe gjithmonė ēmimi jepet pėr tė gjallėt. Ka dhe tė tjera forma, modele vlerėsimi pėr ata qė s’jetojnė mė. Kjo familje shkrimtarėsh qė paraqiti “Booker Prize” ka qenė e zgjedhur nė mėnyrė shumė fine, shumė tė menēur dhe ky ėshtė mendimi i pėrgjithshėm. Natyrisht ka edhe ēmime tė rangut mė tė lartė, po kjo ėshtė njė pėrzgjedhje e veēantė, nė njė kuptim parimor, tė thellė gjithashu, do tė thosha unė.

    Nė vlerėsimet pėr vepra dhe autorė e tyre, kandidatė pėr “Booker Prize”, bėn pėrshtyje mungesa e komenteve apo pėrcaktimeve tė natyrės politike. Ju si do ta komentonit kėtė aspekt mungues?
    Unė nuk do ta quaja aspekt mungues. Pėrkundrazi, e quaj aspekt pikėrisht, realist, shumė i vėrtetė, sepse shumica e tė ashtuquajturave vlerėsime politike pėr shkrimtarėt, kalojnė disa kohė dhe dalin false zakonisht, dalin se s’kanė pasur tė drejtė, dalin se kanė qenė spekullime, dalin qė kanė qenė tė arranxhuara nga rrethe tė caktuara. Ka shumė shkrimtarė, edhe tek kjo listė ka nga ata qė kanė vuajtur nga akuza politike, kryesisht tė fabrikuara, tė stėrholluara, kryesisht tė krijuara nga arsye joletrare. Prandaj njė juri joserioze nuk merret me to. Pėrvoja e gjatė njerėzore ka nxjerrė se sa tė pathemelta janė njė pjesė e tyre, madje fjala e saktė do tė ishte, se sa tė kota janė ato pėrpara veprės sė shkrimtarit e cila ėshtė radiografia mė e mirė e tij. Tė gjitha tė tjerat janė vetėm fyerje thashethemaxhinjsh. Pėr fat tė keq, bota i njeh, i ka njohur gjithmonė dhe do t’i njohė me sa duket dhe njė kohė shumė tė gjatė.

    Meqenėse jemi nė kėtė pikė. Ndėrsa nė botėn anglishtfolėse ju bėhej ky vlerėsim, nė Shqipėri deri dje, ju ka ndjekur “njė sulm frontal” nė njė tė pėrditshme shqiptare, pėrpos disa komenteve nga shqiptarė qė nuk e aprovonin ēmimin dhėnė Kadaresė shfaqur nė faqen zyrtare tė “Booker Prize”… Cili ėshtė komenti juaj.
    Unė nuk e quaj “sulm frontal” kėtė, sepse do nderoja fjalėn “sulm” dhe do nderoja fjalėn “frontal”, e cila nuk ka ndonjė gjė pėr t’u nderuar. Por ky i ashtuquajtur “sulm frontal”, ėshtė njė lloj paēavureje, nuk do tė gjeja fjalė normale pėr ta cilėsuar. Pėr fat tė keq, kjo ėshtė bota jonė shqiptare qė bėhet shkak disa herė qė vendet e tjera tė na shohin me pėrēmim. Kjo tregon njė mungesė zotėrimi absolute. Domethėnė, qė njė gazetė mund tė jetė kundėr njė shkrimtari qė nuk e pėlqen, dakord, por qė tė bėjė shkrime, t’i adresohet jurive ndėrkombėtare dhe autoriteteve qė tė mos marrė ky shkrimtar shqiptar ēmim, - pra njė gazetė shqiptare dhe nė Shqipėri ka ndodhur disa herė kjo - ėshtė diēka shumė e rėndė, e neveritshme. Por nga ana tjetėr, qė kjo gazetė tė propozojė se ky shkrimtar duhet hedhur nė erė me dinamit, kjo ėshtė monstruoze, makabre. Edhe kėtė unė do ta quaja njė gjė qė del nga rendi i gjėrave. Ajo qė ėshtė shqetėsuese nė kėtė rast, ėshtė heshtja e shtypit tjetėr shqiptar, qė duron njė gjė tė tillė, njė mungesė qytetarie, njė mungesė solidariteti minimal qė duhet tė ketė midis kolegėve. Dhe shkrimtarėt e tjerė heshtin e vėshtrojnė kėtė histori, sikur tė bėnin sehir krimin nė njė shesh. Kjo ėshtė turpi mendoj unė, i jetės sonė letrare sot, ėshtė njė nga turpet e jetės sonė kulturore sot, kjo heshtje pėrpara ligjit, heshtje pėrpara tė vėrtetės. Kjo tregon njė burracakėri shumė tė madhe tė shoqėrisė sonė. Njerėzit janė gati tė vriten pėr hiēgjė, por shumė rrallė hyjnė nė koflikt pėr gjėra parimore. Sejmenėt ngrihen dhe luftojnė pėr padronėt e tyre qė janė nė partitė politike, por ata nuk hyjnė nė luftė parimore, pėr tė mbrojtur kolegėt e tyre. Nuk ndodh gjėkundi nė Evropė njė gjė e tillė. Kjo ėshtė njė nga turpet tona.

    Ju deklaruat para dy ditėsh se do tė donit ta merrnit kėtė ēmim si konfirmim tė besimit dhe shpresave qė nuk u gabuan. Nė ē’kuptim?
    Nė fakt ėshtė bėrė pėrkthim pas pėrkthimi, ajo deklaratė. Unė kam pohuar se jam njė shkrimtar nga Ballkani Perėndimor nga i cili vijnė zakonisht lajme jo tė bukura, shqetėsuese, tė kėqija. Dhe unė kam pasur gjithmonė dėshirė qė tė vijė dita qė tė vijnė lajme tė gėzueshme, kulturore. Kėtė ēmim unė e quaj si njė konfirmim tė besimit qė kjo juri pati pėr kėtė pjesė tė botės, qė fatkeqėsisht ende ėshtė nė shqetėsime, nė turbullirė. E mora kėtė ēmim si njė shenjė besimi pėr vendin tonė, pėr popullin tonė, edhe pėr popujt tanė fqinjė. Nė fund tė fundit ne jetojmė nė njė zonė tė botės ku marrim bashkėrisht atė turpin kur bėjmė gjėra tė turpshme, pra e marrim bashkė atė tė keqe dhe prandaj bashkarisht duhet tė luftojmė pėr tė hequr njollat qė na ka vėnė bota.

    Keni shkruar pėr gati gjysmė shekulli. Si e shihni letėrsinė tuaj nė raport me letėrsinė qė po vjen dhe traditėn shqiptare?
    Une besoj se mosha e letėrsisė shqiptare ėshtė e tillė qė praktikisht nuk krijon shkėputje tė kėtij lloji. Letėrsia shqipe ka njė moshė njė shekull e gjysmė, ajo artistike ka njė moshė shumė tė re. Dhe tek popujt e Evropės nuk ka ndonjė moshė shumė mė tė madhe. Letėrsia artistike, proza artistike, nė pėrgjithėsi, ėshtė e re. Kėshtu qė nuk lejon qė tė bėhet njė ndarje, njė largim i asaj qė quhet letėrsi moderne, klasike, tradicionale. Pak a shumė ato janė bashkė, janė tė pėrziera me njėra-tjetrėn, janė si shtėpitė e njė fshati qė kanė krijuar njė bashkėsi. Ato kanė njė shkrirje krejt tė natyrshme, pavarėsisht nga ndryshimi i rendit politik. Mendoj se ky ėshtė njė keqkuptim i ngatėrrimit tė letėrsisė me rendin politik. Ne jemi ende tė obseduar nga politika, pra duam tė transferojmė rendin nė letėrsi sipas modeleve tė rendit politik. Nuk mund tė ekzistojė njė gjė e tillė nė letėrsitė serioze.

    Thuhet se njė nga gjėrat e fundit qė keni shkruar lidhet me fėmijėrinė. Pėrse bėhet fjalė?
    Ėshtė njė roman i shkurtėr, i dendur. Besoj do ta botoj nė Shqipėri nga vjeshta.
    Janė gjėra qė lidhen me adoleshencėn e njė shkrimtari dhe me formimin e tij si qenie artistike.
    wrong verb

  2. #42
    Cmimi prej £60,000 ($A145,400) si dhe nje trofe simbolike do t'i dorezohen Kadarese gjate nje ceremonie qe do te mbahet ne Edinburg te Skocise ne daten 27 Qershor. Gjithashtu eshte caktuar dhe nje shume prej £15,000 ($A36,350) shperblim per nje perkthyes perzgjedhja e te cilit eshte lene ne deshiren e vete shkrimtarit.

    Ne nje prononcim te leshuar ne Londer nga organizatoret e cmimit "Man Booker", Kadare eshte shprehur se ndjehet thellesisht i nderuar.

    Daily Telegraph
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 09-06-2005 mė 20:45
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #43
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    koha jone

    KADARE:NUK KRENOHEM, POR AS TURPEROHEM QE JAM SHQIPTAR

    Kadare thote se vleresimi eshte i madh pasi konkuronin shume shkrimtare te njohur Shkrimtari Ismail Kadare thote se e ka befasuar fitorja e cmimit te madh Man Booker Prize dhene ne Britanine e madhe.

    Ne nje interviste per BBC, Kadare tregon se mes 5 perkthyesve te vepres se tij ne anglisht ka perzgjedhur perkthyesin, David Belloes per te fituar 15 mije sterlina.

    BBC. Disa here shqiptaret, por dhe lexuesit me gjere kane pritur dhe shpresuar qe ju te fitoni cmimin Nobel ne letersi. Booker Prize eshte cmimi me i nderuar dhe me i vleresuar per letersine ne Britanine e Madhe. A mund te na thoni nese ju ka befasur ky cmim? A e prisnit ate?

    Kadare. Pak e dyfishte do te jete pergjigja ime. Nga nje ane nuk me ka befasuar, nga ana tjeter fitorja, po. Nuk me ka befasuar caktimi ne grupin e shkrimtareve midis te cileve do te zgjidhej fitimtari, sepse une sic thate dhe ju duke qene disa here finalist ne Nobel, jam mesuar me te qenit finalist dhe kur je 3 " 4 finalist eshte me e afert fitorja. Ne kete rast, grupi nga do te zgjidhej fitimtari ka qene shume i gjere, me shkrimtare jashtezakonisht te njohur, shume te mire te gjithe, 18 shkrimtare nga gjithe bota dhe shansi per te fituar dukej shume me i vogel se atij i Nobel.

    BBC. Zoti Kadare ne vleresimin tuaj per cmimin keni nenvizuar faktin qe jeni shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e botes qe me se shumti ka prodhuar lajme per luftera apo mizori njerezore. Zakonisht, ju kemi degjuar te identifikoheni si shqiptar dhe te nenvizoni tiparat me pozitive te popullit shqiptar. Sa ballkanas ndiheni tani?

    Kadare. Une mendoj qe cdo shkrimtar shqiptar, sikurse cdo shkrimtar grek, rumun, sllav, kroat, serb do apo s"do ne njefare menyre eshte ballkanas. Ballkani modern ka nje nam jo te mire, perkunder namit te mire qe ka pasur Ballkani antik per shkak te Greqise se lashte. Une nuk jam mburrur ndonjehere qe jam shqiptar dhe as nuk me ka ardhur turp qe jam shqiptar. E njejta gje, as nuk jam mburrur dhe as me vjen turp qe jam ballkanas, ndonese nami i Ballkanit nuk eshte per t"u lakmuar. Identiteti i trete i shkrimtarit qe jeton ne kontinentin evropian eshte njekohesisht shkrimtar evropian. Pra, nje shkrimtar do apo s"do kur eshte i njohur i ka te trija keto identitete dhe sidomos kur botohet ne gjithe hapesiren evropiane. Prandaj, ato jane te lidhura ne menyre te natyrshme dhe aq me teper me Bashkimin Evropian, qe eshte aspirata e gjithe popujve te Evropes, ky identitet behet vertet i kapshem. Ne jemi te gjithe njekohesisht shqiptare, ballkanas, evropian.

    BBC. Zoti Kadare. Cmimi Men Book jepet cdo 2 vjet dhe deri me sot u ishte dhene vetem shkrimtareve anglishtshkrues. Ne gare, sic e thate dhe ju ishin dhe shkrimtare te tjere te njohur boterisht, madje fitues te cmimit Nobel. Nje vleresim te lidhur me kete cmim realisht dhe indirekt e merr edhe gjuha shqipe apo jo?

    Kadare. Natyrisht. Kur jepet nje cmim i permasave te tilla, cmimin e merr shkrimtari, nuk eshte nder per letersine shqipe sepse letersia shqipe e kohes se komunizmit eshte nje letersi qe nuk cmohet, qe koha e ka hedhur poshte, shumicen e saj. Letersia e mire e asaj kohe, sepse ka nje pjese te mire te saj, eshte minoritare, e pakte. Eshte kjo pakice qe nderohet, prandaj s"mund te thuhet qe eshte nder per letersine shqipe sepse flasim per letersine e komunizmit. Kurse mund te themi me plot gojen qe eshte nje nderim per gjuhen shqipe, sepse gjuha shqipe eshte ajo qe ka prodhuar kete letersi qe merr kete cmim ose te autorit qe merr kete cmim. Prandaj, me e sakte do te ishte dhe me e vertete qe ishte nje vleresim per gjuhen shqipe, ne menyre te terthorte hyn ne gjuhet qe konkurron tashme, ne gjuhet me te medha qe pjellin letersi.

    BBC. Ju e percaktoni veten si nje shkrimtar jo politik, por lexuesit e dine mire se letersia juaj ka qene e lidhur me politiken per vete permbajtjen e saj. Cfare vendi ze realisht politika ne jeten tuaj?

    Kadare. Kur une them qe nuk jam nje shkrimtar politik e them kete me bindje, sepse duke e njohur mire letersine e madhe boterore, e di qe doza e politikes eshte nje gje e pashmangshme ne letersi, eshte pjese e jetes dhe shkrimtari nuk duhet te kete turp nga politika, por qe te pasqyrosh ne vepren tende edhe rrethana politike ku jeton, kjo s"do te thote aspak qe ti je nje shkrimtar politik. Termi me duket eshte i gabuar. Ne kuptimin politik per shembull, tragjedia greke qe eshte baza e madhe e letersise boterore, kur e mendojme themi fjalen e pare tragjedi greke, kuptojme dicka te perjetshme qe nuk ndikohet nga asgje. Ka pasur shume kahje politike. Nje pjese e subjekteve te tragjedise greke jane te gershetuara me politiken ne menyre te drejtperdrejte. Ne fund te fundit, fjala politike vjen nga fjala polis, qytet, dhe mund ta zevendesojme kete fjale me fjalen qytetare, pra eshte shpirti i qytetarit te letersise. Prandaj, une mendoj qe kam aq politike. Ne kete rast permenda teatrin grek jo se dua te krahasoj vepren time me te, por ne kuptimin qe sa ka nje shkrimtar qe eshte i perjetshem, modeli i perjetshem i letersise Dante Aligeri, pjesa me e bukur e vepres se tij qe eshte "Ferri dhe Purgatori" jane te mbushura me politike.

    BBC. Vepra juaj letrare pershkohet nga nje admirim konstant per figuren e shqiptarit me tipare burrerore, liridash"s, njeri i beses, mikprites etj. Nje pershkrim ky qe natyrisht ne Ballkan perceptohet ne kufijte e idileve nacionaliste. C"mendoni ju per kete?

    Kadare. Kjo eshte e vertete qe te gjitha ato tipare qe perbejne kolorit kombetar i nje populli, kur keto kthehen ne nje adhurim te verber, behen delirante, behen edhe negative. Une ne veprat e mia nuk kam sublimuar ndonjehere, gjera qe nuk jane per t"u sublimuar. Per shembull, nese kam shkruar nje liber si "Prilli i thyer" ku trajtohen probleme te gjakmarrjes, nuk e kam veshtruar kete nje gje si dicka te idealizuar, nje gje te bukur, ose nje gje te shemtuar. Jam perpjekur te mbaje ate pikeshikim, objektiv te paanshem qe ka vete dukuria. Ai e ka dhe ate qe quhet fjale burrerore. Por doket e nje populli shpesh kane dhe gjera negative, te perziera me gjera pozitive. Sado ne te na pelqeje t"i mburrim doket shqiptare, nuk mund te harrojme qe ai harron gruan, eshte nje mungese e tij, e kohes eshte krejt e vertete. Sikurse epoka greke quhet e lavdishme per artin, e pranon dhe skllaverine. Njeriu mund te veje duart ne koke kur keta tragjike greke, keta shkrimtare te medhenj nuk kane asnje ze kunder skllaverise, sepse nuk shkonte ne mendjen e njeriut ne ate kohe, ishte dicka e pranueshme. Prandaj, ne kodin zakonit shqiptar qe disa e shikojne me adhurim te tepruar eshte zakoni i prites, te vrasesh njeri ne prite eshte nje gje e turpshme, eshte e kunderta e atij qe quhet dyluftim qe ka krijuar bota europiane. Ketu kalon kufiri midis atij qe quhet identiteti i nje populli dhe glorifikimi i panevojshem i asaj qe s"ka pse te himnizohet. S"kemi nevoje ne per ate gje. Ne kemi nevoje per anet e mira, te nje sinqeriteti, respektimi i fjales, respektimi i mikpritjes, pranimi i tjetrit qe tani quhet tolerance dhe eshte nje nga cudite e botes shqiptare, toleranca fetare per shembull e cila eshte fqinje me tolerancen etnike. Njeriu qe pranon fene e tjetrit, pranon edhe kombin e tjetrit. Nuk eshte armiqesor me te.

    BBC. Suksesi juaj letrar lidhet kryesisht me veprat e shkruara ne kohen e regjimit komunist. Ngjarjet e asaj periudhe perbejne ushqimin e letersise tuaj, por edhe disa vepra qe ju keni shkruar pas vitit "90 i referohen kohes dhe njerezve te komunizmit ne Shqiperi. Mesa duket, kjo periudhe mbetet nje frymezim per ju zoti Kadare?

    Kadare. Une do ta zevendesoja fjalen frymezim me fjalen kujtim. Eshte nje periudhe qe le gjurme ne jeten e cdo populli qe jeton. Eshte gjithe ish-perandoria komuniste qe nje kohe te gjate do ta kujtoje gjithe ate periudhe. Per letersine, kjo s"ka asgje te keqe. Ka nje fraze te famshme te Homerit qe thote "zotat na i japin fatkeqesite qe ne te mundemi te ngreme kenge per to", sepse e gjithe letersia e madhe boterore eshte ngritur kryesisht mbi ngjarjet e renda, te forta, te dhimbshme disa here, keshtu qe eshte e kuptueshme qe dhe periudha komuniste te hyje ne keto. Por, nderkaq, gjithe historia e botes pergjithesisht eshte e ashper. Kjo eshte nga me te shemtuarat qe ka ndodhur ne jeten e nje populli qofte komunizmi, qofte fashizmi, epidemite e fundit te njerezimit. Historia e njerezimit eshte e ashper dhe letersia shpesh eshte bere letersi e madhe, pikerisht ne periudhat e ashpra. Per shembull, Shekspiri ka jetuar ne nje kohe shume te rende, Servantes shumete rende, Dante Aligeri po ashtu. Nje pjese e letersise, qofte shkrimtaret si Kafka ne nje periudhe shume te heret, te pashprese. Nuk demtohet letersia nga kjo gje. Si ne ate minieren qe eshte e pasur me qymyr, qymyri eshte teper i zi, sigurisht, ajo nxjerre diamantet e saj. Gjithe puna eshte se ne vepren time si shkrimtar ne menyre te natyrshme ka dale qe pak a shume une kam bere te njejten veper si ne regjimin qe vdiq dhe ne regjimin qe eshte e kunderta e saj. Une nuk u bera ne vepren time me kurajoz ne ato qe shkrova pas renies se komunizit, sesa ne ato qe kam shkruar aq sa mundesha te shkruaja ne ate kohe. Une jam vertet krenar qe vepren me te kurajshme e kam shkruar ne kohen me te veshtire, kur ishte e rrezikshme. Prandaj kjo me ka krijuar nje komoditet shpirteror, sepse vete kur kam qene ne komunizem, kam menduar si do te shkruaja valle po te isha ne nje vend te lire, a do te shkruaja me mire? Dhe del qe letersia eshte paradoksale. Regjimi mund te jete i keq dhe ti mund te besh letersi te lire. Sikurse e kam thene shpesh kete, regjimi mund te jete i lire dhe ti je i roberuar, sepse shpirti jot eshte i roberuar.

    BBC. Si pjese e cmimit me e bukur eshte dhe nje shume prej 15 mije sterlinash, per nje perkthyes te vepres tuaj. A mund te na hiqni per degjuesit e BBC " se, kersherine dhe te na tregoni perse eshte fjala dhe nese juve keni vendosur apo menduar se me cilin perkthyes do te bashkepunoni?

    Kadare. Une mund ta nxjerr kete sekret ne Shqiperi. Une kam 5 perkthyes ne Shqiperi. Jane shume si te thuash. Meqenese eshte e drejta e autorit te zgjedhe njerin prej tyre, nuk e kam pasur te lehte. Une u jam mirenjohes te 5 perkthyesve, sepse ata te gjithe kane bere te njohur vepren time ne gjuhen angleze, por e kam pasur vertet te veshtire dhe meqenese autori ka te drejte t"ia japi njerit, ia kam dhene anglezit, David Belloes, perkthyes i shkelqyer. Ai eshte vete shkrimtar, eseist i famshem, ka shkruar libra origjinale.

    Intervistoi: Aleksander Furxhi
    wrong verb

  4. #44
    Lidhja e meposhteme con ne faqen zyrtare te Man Booker International. Mund te shihni dhe lini komente mbi shkrimtaret pretendete perfshi dhe Kadarene.

    http://www.manbookerinternational.com/peoples/
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2005
    Postime
    10

    Faleminderit, Kadare!

    A do tė ishte mirė qė institucionet kompetente nė Shqipėri dhe Kosovė 27 qershorin (ose ditėn qė Kadare tė marrė ēmimin Nobel) ta deklarojnė zyrtarisht si Dita e Kadaresė? Dhėnia e ēmimit letrar “Man Booker International” kolosit tė kulturės sonė kombėtare Ismail Kadare ėshtė padyshim njė vlerėsim i madh i krijimtarisė unikale Kadareane e cila prej dekadash ka hyrė nė thesarin e letėrsisė mė tė mirė botėrore. Edhe pse ende kjo krijimtari pret tė marrė atė vlerėsim qė i takon prej vitesh, pra ēmimin “Nobel”.
    Ēmimi pėr Kadarenė ėshtė edhe njė nder e krenari pėr kombin shqiptar dhe pėr vetė Ballkanin e trazuar e namkeq. Siē e tha shume bukur vete Kadare, pas kėtij ēmimi shpresojmė se opinioni botėror do tė kuptojė se Ballkani mund tė jetė edhe burim lajmesh pėr suksese nė art, letėrsi dhe civilizim. Shqipėria nė veēanti dhe Ballkani nė pėrgjithėsi kanė nevojė pėr mė shumė lajme tė mira.
    Ne shqiptaret kudo qė jemi: nė Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni, Amerikė, Itali, Gjermani, Greqi, Angli e vende tė tjera tė botės kemi rastin qė rrallė mund tė na jepet: 27 qershorin 2005, ditėn e ceremonisė kur Kadaresė do t’i jepet ēmimi “Man Booker International” ne duhet ta shndėrrojmė nė njė ditė feste kombėtare.
    Mbase do tė ishte mirė qė institucionet kompetente nė Shqipėri dhe Kosovė 27 qershorin (ose ditėn qė Kadare tė marrė ēmimin Nobel) ta deklarojnė zyrtarisht si Dita e Kadaresė.
    Kjo ditė meriton tė nderohet sė pari nga gjithė krijuesit shqiptarė, Lidhja e Shkrimtarėve dhe e Artistėve dhe shoqata tė tjera tė krijuesve. Kjo ditė duhet tė nderohet nga gjithė ne, lexuesit shqiptarė tė Kadaresė, qė pas autorit, jemi tė parėt qė duhet tė gėzohemi pėr vlerėsimin qė i bėhet shkrimtarit tonė mė tė dashur, me veprat e tė cilit u rritem dhe ēlodhėm shpirtin edhe nė momentet mė tė vėshtira.
    27 qershori 2005 duhet tė nderohet edhe nga gjithė politikanėt e pushtetarėt shqiptarė, sidomos nė Shqipėri e Kosovė. Kjo ditė mund tė jetė edhe njė rast i mirė pėr politikanėt nė Shqipėri qė janė tė pėrfshirė nga ethet e zgjedhjeve tė 3 korrikut. Nė kėtė ditė tė shėnuar, politikanėt nė Shqipėri bėjnė mirė ta ndėrpresin fushatėn elektorale dhe tė festojnė me gjithė tė tjerėt. Edhe ata duhet tė inkurajohen nga vlerėsimi qė iu bė Kadaresė. Asgjė nuk do humbasin nėse nuk bėjnė fushatė njė dite: populli ėshtė i tejngopur me premtimet e tyre tė deritashme. Le tė kujtohen ata se interesat e Shqipėrisė duhet tė jenė imperativi i zgjedhjeve tė 3 korrikut. Mė 3 korrik 2005 le tė marrė edhe politika shqiptare mė sė fundi njė ēmim nderi: vlerėsimin ndėrkombėtar qė zgjedhjet ishin vėrtetė tė lira e tė ndershme, nė pėrputhje me standardet e demokracisė perėndimore. A nuk do tė ishte dhe ky njė lajm i mirė qė i jepet botės nga Shqipėria namkeqe? Veēse politikanet nuk duhet tė abuzojnė me emrin e Kadaresė pėr tė fituar kapital politik. Jam i bindur se vetė Kadare, ashtu si ne, lexuesit e tij shqiptarė, nuk do ta pranonte njė gjė tė tillė.
    Mendoj se ėshtė njė rast i mrekullueshėm pėr diplomacinė shqiptare qė mė 27 qershor dhe nė vijim t’i bėjnė jehonė kėtij momenti madhor pėr tė propaganduar letėrsinė dhe kulturėn tonė kombėtare dhe pėr tė pėrmirėsuar imazhin e Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė botė. Qeveria shqiptare duhet t’u japė ambasadave tona nėpėr botė fonde tė veēanta pėr tė organizuar aktivitete tė posaēme pėr kėtė qėllim me pjesėmarrjen e sa mė shumė personaliteteve tė huaja tė letėrsisė, kulturės, artit, politikės dhe fushave tė tjera nė vendet ku ambasadat tona veprojnė. Ambasadat tona duhet tė punojnė mė me zgjuarsi e pėrkushtim pėr tė bėrė tė njohura nė bote arritjet e letėrsisė, artit, kulturės dhe studimeve shqiptare. Dhe nuk ka rast mė tė mirė pėr ta bėrė kėtė sesa ky moment i dhėnies sė ēmimit “Man Booker International” Kadaresė.
    Pėr tė kuptuar se sa rol luan letėrsia nė njohjen dhe miqėsinė mes popujve mbase ėshtė vendi tė pėrmend nė kėtė shkrim edhe njė moment tė pėrjetuar kur isha student nė shkollėn e Ligjit nė Universitetin e Bostonit (1997-1998). Nė programin qė unė bėja pėr Master Degree pėr ligjin amerikan kishte edhe avokatė, gjyqtarė e studentė nga shumė shtete tė botės. Ishte edhe njė gjyqtare nga Greqia. Kur na binte rasti tė diskutonim pėr vendet tona, unė do tė pėrmendja se Nėnė Tereza ėshtė shqiptare dhe se shkrimtari i mirėnjohur nė Evrope e mė gjerė, kandidati pėr ēmimin Nobel, Ismail Kadare ėshtė shqiptar. Ishte befasuese pėr mua kur gjyqtarja greke filloi tė fliste me aq pasion pėr Kadarenė dhe tė pėrmendte me saktėsi titujt e librave tė Kadaresė qė ajo kishte lexuar. Nė vazhdim ajo tha se Kadareja ėshtė njė shqiptar dhe shkrimtar i madh. “Ai ėshtė shkrimtari im mė i preferuar dhe ėndėrroj qė tė kem rastin ta takoj edhe personalisht Kadarenė”- vazhdoi diskutimin ajo. Ishte njė kėnaqėsi e krenari e madhe tė dėgjoje njė gjyqtare greke tė fliste aq mirė pėr njė shkrimtar shqiptar dhe pėr letėrsinė shqipe para njė “auditori” ndėrkombėtar.
    Ja pra, sa ura miqėsie me popujt e tjerė na ofron vepra Kadareane! Ēmimi “Man Booker International” i forcon dhe zgjeron edhe me tej kėto ura. Veēse ne shqiptarėt duhet tė dimė t’i pėrdorim me menēuri e civilizim kėto shanse, kėto ura dhe jo t’i shkatėrrojmė ato.
    Edhe studentėt shqiptarė nėpėr botė, emigrantėt shqiptarė dhe shoqatat e tyre tė shumta kanė njė rast tė rrallė qė t’i bėjnė jehonė kulturės sonė kombėtare dhe tė venė nė pah dhe tė krenohen me faktin se Ismail Kadare ėshtė shqiptar. Pra, mė 27 qershor 2005 pėr emigrantėt shqiptarė nė botė do tė jetė mirė tė gjejnė mėnyrat mė tė pėrshtatshme pėr tė festuar.
    Gjithashtu unė shpresoj qė ky eveniment i madh do tė ndryshojė pėr mirė edhe ata qė kanė shkruar kundėr Kadaresė, kushdo qofshin kėta. Edhe ata duhet tė bėhen pjesė e pandashme e gėzimit qė na jep sidomos ne shqiptarėve njė moment i tillė. Ata duhet tė bėjnė edhe diēka mė shumė se kaq: tė behėn dashamirės tė Kadaresė dhe t’ia lėnė sė kaluarės inatet, pakėnaqėsitė, dashakeqėsitė. Ata kėtė vit duhet tė japin kontributin e tyre pozitiv pėr tė larguar mjegullėn dhe paragjykimet qė kanė ndikuar negativisht nė dhėnien e ēmimit Nobel Kadaresė.
    Kėtė vit, tė gjithė shqiptarėt pa dallim, duke filluar nga presidentėt Moisiu e Rugova, nga akademiku Rexhep Qosja dhe shkrimtari i mirėnjohur Dritėro Agolli, dhe tė gjithė intelektualėt e tjerė shqiptarė dhe shoqatat e organizimet e ndryshme tė tyre, mendoj se kanė njė detyrim moral: tė bashkohen dhe tė bėjnė atė qė u takon nė mbėshtetje tė kandidaturės sė Kadaresė pėr ēmimin Nobel, ēmim qė padrejtėsisht Kadaresė i ėshtė vonuar prej shumė vitesh. Krijimtaria e Kadaresė ėshtė e pėrmasave nobeliste, por mbėshtetja e institucioneve shqiptare dhe e shqiptarėve pėr fat tė keq pothuajse nuk ka ekzistuar.
    Dihet se mirėsia dhe jo ligėsia e fisnikėron njeriun. Ne shqiptarėt kemi nevojė tė fisnikėrojmė vetveten dhe tė duam njėri-tjetrin. Ne duhet ta duam e respektojmė edhe mė shumė kolosin e kulturės sonė Ismail Kadare. Tė shkruash sot kundėr Kadaresė ėshtė diēka e padenjė, e pamoralshme dhe jokombėtare. Asnjė e mirė, asnjė pėrfitim nuk vjen nga shkrime tė tilla. Dhe tė jemi tė sigurtė qė shkrime tė tilla nuk do tė arrijnė kurrė tė zbehin madhėshtinė e krijimtarisė sė Kadaresė. Ne shqiptarėt duhet tė jemi mė fisnikė e mė dashamirės me Kadarenė dhe t’i jemi pėrjetė mirėnjohės pėr nderin dhe krenarinė qė ai i jep kombit shqiptar. Dhe le tė bashkohemi tė gjithė ne shqiptarėt nė urimin qė 70-vjetori i lindjes sė Kadaresė (28 janar 2006) tė festohet me Kadarenė nobelist dhe me madhėshti kombėtare.
    Le ta mbyll kėtė shkrim me urimin qė del nga zemra: Faleminderit Kadare pėr nderin qė i bėn kombit tonė tė dashur! Tė jemi mirėnjohės qė na jep kėnaqėsinė e rrallė qė tė krenohemi qė jemi shqiptarė, bashkėkombės tė tė madhit Kadare!


    Zef Brozi
    Gazeta Panorama

  6. #46
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kadare"Booker, sfidė mė e madhe se Nobeli"

    Detajet e ceremonisė mbrėmė nė Muzeun Kombėtare skocez dhe deklaratat e shkrimtarit

    "Booker, sfidė mė e madhe se Nobeli"
    Kadare mori dje ēmimin prestigjoz nė Edinburg


    --------------------------------------------------------------------------------

    Muhamed Veliu


    Dje nė Edinburg Ismail Kadare ka prekur triumfin. Cmimi "Man booker international Prize" prej 60 000 paundėsh dhe trofeu iu dorėzuan nė buzėmbrėmje nė njė ceremoni nė Muzeun Kombėtar tė Skocisė. I shoqėruar nga bashkėshortja e tij Helena, dita e 27 qershorit, ka qenė pėr tė njė ditė e gjatė mbuluar prej pėrjetimesh tė veēanta. Ka dhėnė deklarata mbi pėrjetimin e ēmimit, ka pozuar pėr fotoreporterėt nė Edinburg, nė pikat mė tė njohura historike tė kryeqytetit skocez, ka folur nė takime paraprake mbi letėrsinė ndėrkombėtare, dhe ėshtė vendosur nė fokusin e mediave me frazat e tij surprizė, mbi diktaturėn nė Shqipėri, mardhėniet e tij me njė varg shkrimtarėsh qė i ka quajtur "mediokėr" dhe dashakeqėt qė e kanė sulmuar me deklarata tė llojit "ndihmės i diktaturės…

    Nobeli
    Nė ceremoninė e rastit, zhvilluar nė mbrėmje, shkrimtari Ismail Kadare ėshtė shprehur se "fitimi i kėtij ēmimi ka qėnė njė suprizė e vėrtetė". Por deklarime surprizė janė cilėsuar ato qė janė dhėnė pėr mediat vetėm disa orė pėrpara dorėzimit tė ēmimit tė pėrdyvjetshėm. Nė njė konferencė shtypi me gazetarėt e shumė interesuar, Kadare ka folur rreth gėzimit qė pėrjetoi kur e njoftuan pėr fitimin e "Man Booker International Prize". Me nota humori ka hedhur deklaratėn e tij tė parė mbi vėshtirėsinė e ēmimit qė fitoi. "Ēmimi "Booker" ishte mė i vėshtirė pėr t'u fituar se sa Nobeli",- tha shkrimtari, duke shtuar se "kur unė pashė listėn e kandidatėve pėr ēmimin mendova se do tė ishte e pamundur qė tė fitoja. Ishte njė grup me shkrimtarė me tė vėrtetė tė njohur, dhe ndoshta qė tė gjithė nė listė kanė menduar se do tė ishte e pamundur qė tė fitoja, pasi disa nga ata janė nderuar me ēmimin Nobel". Po me nota humori ka komentuar edhe faktin e tė qėnurit i nominuar tre herė pėr ēmimin prestigjoz Nobel. "Duke qėnė se jam propozuar disa herė pėr Nobel, mu duk se ishte mė e vėshtirė qė tė fitoja ēmimin Man Booker se sa atė Nobel".

    Unė dhe regjimi
    Gjatė bisedės Kadare ka treguar pėr problemet qė ai kaloi gjatė diktaturės komuniste, me ndalesat qė i bėheshin botimit pėr disa vepra qė nuk i pėlqenin regjimit. "Ka patur shumė pak shkrimtarė qė kanė shkruajtur letėrsi tė vėrtetė nė vėndet totalitare. Rregjime tė tilla totalitare pėlqenin shkrimtarėt mediokėr". Duke sulmuar tė tillė shkrimtarė Kadare shtoi: "Eksiztonte njė aferė e pafund dashurie midis totalirarizmit dhe mediokrėve. Ata janė nė luftė tė vazhdueshme me tė tjerė shkrimtarė qė nuk janė mediokėr". Pėr Kadarenė, sa herė qė publikohej diēka, madje edhe njė faqe, ishte njė satisfaksion i vėretė. "Ēdo rast i tillė ishte njė triumf" do tė nėnvizonte ai. "Nėse tė tilla triumfe ndodhnin disa herė radhazi atėherė me tė vėrtetė ishte njė kėnaqėsi e veēantė. Njė ndjenjė e tillė na bėri ne qė tė vazhdonim tė shkruanim gjatė kėsaj periudhe. Nė tė kundėrtėn do tė budallallepseshim apo do tė ishim dorėzuar".

    Kundėrshtarėt
    I pyetur nga mediat, nė vazhdėn e kėtyre gjykimeve, Kadare nuk ka harruar tu kundėrvihet edhe kundėrshtarėve tė tij, tė cilėt shpesh herė, si nė shtypin shqiptarė dhe atė tė huaj janė munduar tė hedhin baltė mbi punėn dhe personalitetin e tij, duke e cilėsuar si "ndihmės tė diktaturės". Ai tha : "Eshtė nė modė tani qė nė vendet ish komuniste tė ish-Bllokut Sovjetik pėr njerėzit tė thonė; "Unė mund tė isha bėrė shkrimtar por nuk u lejova". "Njerėzit qė kanė tė drejtė tė flasin rreth asaj periudhe janė ata tė cilėt mundėn tė bėnin diēka, dhe jo ata tė cilėt ndenjėn nė heshtje dhe kanė nostalgji retrospektive. Ėshtė shumė e lehtė tė japėsh leksione morale",- ka thėnė Kadare duke sqaruar se "ndonjėherė leksione tė tilla jepen nga njerėz tė cilėt nuk kanė njė shtat tė moralshėm pėr vehten e tyre".


    INTERVISTA

    "Tė bėsh letėrsi tė vėrtetė nė diktaturė"
    Pjesa mė e madhe e veprės suaj ėshtė shkruar nė Shqipėrinė komuniste. Ēfarė do tė thotė tė krijoje nė Shqipėrinė e asaj kohe?
    Nė Shqipėrinė komuniste si nė ēdo vend komunist kishte dy lloj krijimtarish. Ajo qė ishte e vėrteta, letėrsi e vėrtetė, letėrsi e madhe botėrore, letėrsi nė gjurmėn e traditės mė fisnike tė letėrsisė, dhe njė pseudo-letėrsi, ajo qė quhej letėrsi e realizmit socialist, qė ishte negacion i letėrsisė, ishte propagandė dhe s'quhej letėrsi. Prandaj tė krijoje kėtė propagandė ishte shumė e dėshirueshme pėr shtetin komunist, por po aq e padėshirueshme dhe anormale ishte tė krijoje letėrsi tė vėrtetė. Shkurt, qė tė bėje letėrsi tė vėrtetė, nė njė vend komunist stalinist si Shqipėria ishte njė gjė anormale, e keqe, e dėnueshme, e parė me sy tė keq dhe shteti do tė pėrgjonte qė tė kapte rastin qė ta ndalonte shkrimtarin qė tė vazhdonte kėtė gjė.

    Si i shihni raportet mes popujve ballkanikė aktualisht?
    Popujt e Ballkanit kanė patur njė periudhė kur janė marrė vesh mirė me njėri tjetrin, sepse ėshtė e kuptueshme, kanė patur njė fatkeqėsi globale, qė t'u rrinte mbi krye; pushtimin otoman. Mirėpo kur ata dolėn nė liri, tė pavarur, ata u bėnė shumė tė ashpėr me njėri tjetrin, pra pėrjetuan njė periudhė qė nuk i nderon aspak. Pati shumė urrejtje, shumė zemėrim njėri kundėr tjetrit. Ajo qė quhet patriotizėm, qė ėshtė njė ndjenjė e shėndetshme pėr njė popull, duke u tepruar, duke kaluar ēdo kufi tė llogjikės, u shndėrrua shumė herė nė atė qė quhet nacionalizėm, nė armiqėsi me popujt e tjerė. Kjo ka qenė fatkeqėsi e popujve tė Ballkanit. Pra kanė njė traditė tė keqe tė marrėdhėnieve midis tyre qė duhet ta kapėrcejnė. Ata ndodhen pėrpara njė prove tė vėshtirė dhe mendoj se aspirata e popujve tė Ballkanit pėr t'u integruar pėr nė Evropė, ėshtė njė lloj orientimi, njė lloj shenje qė do t'i bashkojė tė gjithė, mendoj unė, pėr t'u afruar me njėri tjetrin. Kjo, sepse procesi i integrimit nė Evropė, ėshtė njė proces i emancipimit tė brendshėm pėr ata vetė.

    Do tė mbetesha pikėrisht kėtu. Lidhur me veprėn tuaj, e cila ka qenė shpesh herė nė qendėr tė debatit pėr shkak tė pėrkatėsisė suaj etnike, apo ndonjė sulm kundėr kėsaj vepre. Ēfarė do tė thoshit nė kėtė drejtim?
    Pėr fat tė keq popujt e Ballkanit, kanė sulmuar shpesh njėri tjetrin pėr arsye etnike, pėr arsye kufijsh, pėr arsye politike. Letėrsia pėr fat tė keq ėshtė gjendur gjithnjė nė mes tė kėsaj lufte dhe ajo ka pėsuar goditje nga njėra anė ose nga ana tjetėr. Pėr shembull, nė qoftė se unė nė mėnyrė tė natyrshme si shkrimtar kam mbrojtur lirinė e popullit tė Kosovės, natyrisht unė do sulmohesha nga ajo pjesė ballkanike, qė ka qenė kundėr kėsaj lirie. Shumė shkrimtarė tė Ballkanit kanė rėnė pre e pasojave, janė gjendur, si tė thuash, midis njė sheshi lufte, midis njė zjarri tė kryqėzuar. Kjo ka qenė e pashmangshme, por ky nuk ėshtė njė shqetėsim pėr shkrimtarin. Nėqoftėse shkrimtari me ndėrgjegje e bėn njė vepėr, qė ėshtė e plotė, e vėrtetė dhe mbron nė radhė tė parė artin dhe nėpėrmjet artit mbron gjėrat mė tė shtrenjta qė ka bota, ai s'ka pse tė shqetėsohet pėr kėtė zjarr tė kryqėzuar.
    Marrė nga "Europa e Lirė"

  7. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    sipas shekullit

    Kadare: Kėshtjella e Makbethit, streha qė ndezi letėrsinė time


    Ismail Kadare

    Zoti President, Zotėrinj anėtarė tė jurisė, Zonja dhe Zotėrinj,
    Falemnderit, po, falemnderit ngrohtėsisht pėr kėtė nderim tė lartė qė marr sot dhe pėr fjalėt miqėsore qė po dėgjoj.
    Nėse do duhej ta filloja kėtė fjalim me njė himn letėrsisė, duke treguar besimin tim tek ajo, mė saktė, duke shprehur idenė se ėshtė letėrsia ajo qė mė ka bėrė njeri tė lirė, rreziku do tė ishte i madh, mos njė deklaratė e tillė do tė dukej pak e thjeshtė dhe banale nga goja e njė shkrimtari qė sapo ka bėrė dy mijė kilometra pėr tė ardhur tek ju.
    Nė tė vėrtetė, distanca ndėrmjet Tiranės, kryeqytetit tė vendit tim, dhe Edinburgut, kryeqytetit tė Skocisė, ėshtė pikėrisht kaq. Ajo nuk pengon jo vetėm pėr tė insistuar nė kėtė deklaratė, por do tė shtoja, edhe pse kjo mund tė dukej e ēuditshme, qė nė raportet ndėrmjet letėrsisė, lirisė dhe atij qė po ju flet, Skocia ka luajtur njė rol nxitės.
    Lejomėni tė pėrsėris kėtu nė formė tė pėrmbledhur atė ēfarė kam shkruar 40 vjet mė parė nė njė nga rrėfimet e mia tė para, “Kronikė nė gur”, qė Z. Carey me tė drejtė e citoi para pak minutash, me mprehtėsi.
    Jam lindur dhe rritur nė njė qytet tė thjeshtė mesjetar tė Shqipėrisė, nė qendėr tė tė cilit ngrihej njė kėshtjellė me njė dukje madhėshtore aq sa dhe kėrcėnuese. Nė tė gjitha regjimet, pėrfshi dhe atė komunist, ajo fshihte njė burg. Dhe siē mund tė shihej nga tė gjitha lagjet e qytetit, kjo kėshtjellė qė ngrihej mbi kullėn-burg u rrezatonte forcė dhe kėrcėnim katėr pikave tė horizontit.
    Qė fėmijė qeshė rritur nė hijen e saj. Por, nė moshėn 11-12-vjeēare, nė kohėn e leximeve tė para serioze, papritur njė tjetėr kėshtjellė pushtoi trurin dhe imagjinatėn time. Njė kėshtjellė skoceze e ngritur pikėrisht kėtu, jo larg Edinburgut: kėshtjella e Makbethit.
    Magjepsja ime pas saj ishte e tillė qė kėshtjella e largėt skoceze e zbehu atė tė vėrtetėn e qytetit tim. U zbrapsėn burgu i saj, rojet dhe kėrcėnimi i saj. Ngjau kėshtu diēka e pazakontė: njė adoleshent shqiptar, nė fund tė kėtij vendi tė shtypur nga zgjedha komuniste, u gjend i joshur falė Shekspirit, nga mjegullirat e njė Skocie pėrtej imagjinatės.
    Duke iu shfaqur njė botė tjetėr, ajo e letėrsisė, ky adoleshent i kishte besuar tashmė jo vetėm imagjinatėn e tij, por edhe vetėdijen e tij morale kėsaj bote tjetėr. Ligjet e saj u bėnė pėr tė ligje tė para, mbi gjithė tė tjerėt. Udhėheqėsit e saj – Homeri, Shekspiri, Dante, Kafka… – u bėnė padronėt e saj tė vėrtetė.
    Iu dhashė kėsaj magjepsjeje siē i jepesh njė feje.
    A nuk na kanė pyetur kaq herė, ne shkrimtarėve tė ish-perandorisė komuniste: “Si e shpjegoni qė ju paskėshi mundur tė bėni letėrsi tė mirėfilltė nė kėtė vend dhe nė atė periudhė ku kjo dukej e paarritshme”? Pėr kėtė pyetje, pėrgjigjja ime nė pėrgjithėsi ėshtė kjo: “Ne kemi besuar tek letėrsia. Dhe ajo, nė kėmbim tė besnikėrisė dhe tė besės sonė, na dhuroi bekimin dhe mbrojtjen e saj.”
    Tė besosh tek letėrsia, do tė thotė tė besosh nė njė realitet tė epėrm; tė besosh tek letėrsia do tė thotė qė regjimi i tmerrshėm tė cilit iu nėnshtrua vendi im ishte mė i dobėt se madhėshtia e pikėlluar e letėrsisė. Tė besosh tek ky art, kjo do tė thotė qė tė jesh i bindur se ai regjim tė cilit ju nėnshtruat, se policia qė ju pėrgjonte, se udhėheqėsit e lartė, funksionarėt, gjithė ngrehina e tiranisė nuk ėshtė veēse njė makth kalimtar, nė krahasim me Urdhrin suprem pėr tė cilin ju ishit bėrė dishepull.
    Pėr t’i rėnė shkurt, lejomėni tė rikujtoj kėtu njė episod nga “Komedia Hyjnore”. Kur, duke udhėtuar nė Ferr, Dante Aligieri i trembet idesė se njė stuhi e tmerrshme po afrohet, mėsuesi i tij Virgjili i thotė: “Mos kini frikė, ėshtė stuhi e vdekur!”
    Kėto fjalė e sqarojnė mirė atė qė thashė pak mė parė. Nėse ti ia del mbanė ta bėsh vetveten qė tė shohė motin e ashpėr tė diktaturės si njė “stuhi tė vdekur”, atėherė do tė keni nė dorė ēelėsin e enigmės. Dhe vetėm letėrsia mund t’ia japė shkrimtarit atė ēelės.
    Nuk ėshtė e lehtė, pėr atė qė shkruan, tė ndihet i gjallė nė mes tė njė regjimi tė vdekur. Nėn regjimet totalitare, letėrsia dhe artet e tjera janė pėrballur me njė provė mizore qė s’ėshtė parė kurrė nė historinė e botės. Nė tė gjitha kohėrat njihen ndėshkimet e shkrimtarėve, censurat, dėnimet, internimet, dėbimet. Por ajo pėr tė cilėn po flas nuk e pėrmban ndalimin e qarkullimit tė veprave mė tė famshme, tė atyre qė i quajmė “katedrale” tė krijimit artistik. Jo, ai u pėrpoq tė mohojė pėrgjithmonė madje edhe mundėsinė pėr tė ngritur monumente tė tilla. E thėnė ndryshe, ai u mundua tė shkatėrrojė edhe lėndėn me tė cilėn ndėrtohen kėto katedrale. Ai ėshtė shtrėnguar tė krijojė njė racė tė re shkrimtarėsh qė me duart dhe zellin e tyre, u punėsuan pėr tė shkatėrruar letėrsinė.
    Nė njė farė mėnyre, stalinizmi ia doli mbanė. Radhėt e shkrimtarėve qė do tė dezertonin Tempullin do tė argumentonin ditė pas dite, megjithėse tė tjerėt, besnikėt do tė shihnin ditė pas dite se si radhėt e tyre pakėsoheshin. Ne s’ishim veēse njė pakicė nė njė shkretėtirė pa kufij dhe pa shpresė e cila quhej Realizėm Socialist.
    Ne ngushėllonim njėri-tjetrin, ndėrsa pėrpiqeshim tė bėnim letėrsi sikur ai regjim tė mos ekzistonte. Ia kemi dalė aty-kėtu. Disa herė, jo. Ideja se ne do mundnim tė pėrgatisnim ndonjė copėz ushqimi shpirtėror pėr popullin tonė tė burgosur, na ka mbushur me gėzim.
    Lejomėni tė insistoj: po, ky ushqim shpirtėror modest ka qenė njė lloj racioni mbijetese pėr popullin tonė nė atė vend-burg.
    Dhe papritur, njė ditė, duke kapėrcyer natėn e diktaturės, kjo bukė burgu pėr ēudi arriti deri tek duart tuaja. Nė qytetet tuaja tė lira – nė Paris, Londėr, Nju Jork, Madrid, Vjenė, Romė…– , ju keni marrė nė duart tuaja kėtė bukė burgu dhe e keni parė me kuriozitet. Mė pas e keni shijuar, e keni vlerėsuar, e keni respektuar se kjo bukė ishte po aq e ngrėnshme pėr ju, njerėzit e lirė tė njė bote tė lirė.
    Njė shkrimtar shqiptar nuk mund tė priste vlerėsim mė lavdėrues. Pėr tė, ishte njė mrekulli si ato qė rrėfehen nė shkrimet e shenjta. Shqipėria e vogėl e harruar, e ndarė nga bota, thuajse e fshehur, kishte dhėnė pra njė shenjė se ishte ende gjallė? Ajo kishte bėrė tė ditur se, megjithėse diktatura e pat mbajtur kėmbė e duar lidhur, ajo ende nuk e kishte skllavėruar shpirtin e saj.
    Eshtė pikėrisht kjo shenjė adresuar nėpėrmjet letėrsisė dhe e kapur nė mėnyrė kaq fisnike prej jush, miqtė e mi tė shtrenjtė, qė bėri tė mundur tė papėrfytyrueshmen. Ėshtė kjo shenjė qė bėri tė mundur kėtė ēmim qė ju mė jepni sot. Ėshtė ajo qė bėri tė mundur ardhjen time deri tek ju, deri nė tokat e Skocisė. Dhe ėshtė pėrsėri ajo, mė nė fund, qė bėri tė mundur vizitėn qė do tė bėj, nesėr, pėr herė tė parė, e strukur nė imagjinatėn time, njė strehė e cila mė shumė se ēdo ngrehinė tjetėr, ndezi pasionin tim pėr letėrsinė: kėshtjella e Makbethit.
    wrong verb

  8. #48
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E ka kapur me historine e bukes se burgut Kadareja, qe cuditerisht filloi t'ju pelqente dhe vendeve Perendimore. Edhe ne nje interviste tjeter shume me te hershme ai ka perdorur dhe ka elaboruar te njejten analogji prandaj me ka ngelur ne mendje. Nejse, bukur foli dhe urime Kadarese.

    Per kuriozitet ja disa nga lajmet e fundit ne lidhje me kete ngjarje dhe reagimet e shtypit te huaj:

    http://www.timesonline.co.uk/article...672867,00.html

    http://www.canada.com/news/national/...c-5afbd59b87d8
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #49
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    pjese te nje artikulli nga

    The New York Sun

    Mystery of Man: Just Who Is Ismail Kadare?
    BY ADAM KIRSCH - Special to the Sun
    June 27, 2005

    ...

    But since the International Man Booker is not swathed in the mystique of the Nobel, it raises, in more pressing form, the questions that the Swedish prize should provoke (but seldom does).
    Does it make sense to judge writers as different as these - with their different languages, traditions, audiences, expectations - against one another? Can all of world literature be genuinely appreciated and evaluated in translation, as though English were the natural second language of every writer? And can any panel of judges, no matter how distinguished - the first International Man Booker judges were the English critic John Carey, the Iranian memoirist Azar Nafisi, and the Argentinean Alberto Manguel - claim the authority to rank writers of such varied genius?
    The choice of Mr. Kadare as the prize's first winner only makes all these questions more pressing. Mr. Kadare is certainly a worthy recipient of the award - he is one of the most frequently mentioned Nobel laureates-in-waiting - but he is also an exceptionally hard writer for an English speaker to understand fully. Mr. Kadare's difficulty owes to the very exoticism that makes him so intriguing to Western readers. Albania is one of the most unfamiliar parts of Europe, an isolated Balkan country of some 3.5 million people who speak a language unrelated to any modern European tongue. David Bellos, a translator who has turned several of Mr. Kadare's novels from French into English, recalled in an essay on "The Englishing of Ismail Kadare" that, when he sought help from an Albanian speaker, he could find only a handful of them in all of Britain.

    ...

    Mr. Kadare is much more a French phenomenon than an English one (he has lived in Paris for the last 15 years), which makes him a strange choice for an English-language prize. Still more than language, however, what makes Mr. Kadare deeply foreign is the Albanian context of his fiction - the recent and ancient history, the political complications, the cultural references and assumptions. Reading Kadare in English, and particularly in the United States, means reading him through a glass darkly.
    Translation is always a matter of misprision. But in Mr. Kadare's case, the difficulty of fixing an accurate context extends to his personal history. One of the very first things the International Man Booker Prize announcement says about Mr. Kadare is, "He has lived in France since 1990, following his decision to seek asylum stating that: 'Dictatorship and authentic literature are incompatible. ...The writer is the natural enemy of dictatorship.'"
    But the tacit suggestion that Mr. Kadare was a dissident, like Vaclav Havel or Aleksandr Solzhenitsyn, is very misleading. Mr. Kadare could never have survived and published under the Hoxha regime without some degree of cooperation, the complete details of which are not yet entirely clear. Mr. Kadare himself only claims that his writing was ipso facto an act of defiance. "Every time I wrote a book," he has said, "I had the impression that I was thrusting a dagger into the dictatorship."
    Several of his books were banned, but others were supportive of the communist regime. In a 1997 article in the the Weekly Standard, Stephen Schwartz quoted some abjectly propagandistic early verse ("The long mountain caravans were waiting, / Waiting for a leader, / Albania was waiting / For the Communist Party.") Rather embarrassingly, ever since the announcement, the comments forum on the Man Booker Web site has been full of abuse and accusation (e.g. "It is absurd to prize a writer, the favourite of the bloody communist dictator Enver Hoxha").
    This is not to pass simple judgment on Mr. Kadare, who produced major literary works - some of them, like "The Palace of Dreams," openly subversive - under a tyranny that made his country into the North Korea of Europe. It is simply to note that he and his books do not fall easily into the categories Western readers are likely to bring to them. And this is just as true of literary categories as political ones. Early readers of Mr. Kadare sometimes compared him to Garcia Marquez, hoping to capture his work's forthright rejection of narrow realism in favor of parable. But in fact Mr. Kadare is nothing like Garcia Marquez; his work owes far less to magic realism than to Kafka, and to Albanian epic and myth.
    The Kafkaesque side of Mr. Kadare can be seen in "The Palace of Dreams," published in Albania in 1981 and immediately banned, for reasons that become obvious after a few pages.

    ...

    Mr. Kadare's preoccupation with memory and truth, though it obviously reflects his experience under totalitarianism, also stems from his deep concern with Albanian history and how it is recorded and falsified in legend. Novel after novel centers around a ballad, a ghost story, or a heroic tale that is misinterpreted through selfishness or stupidity. In "The Three-Arched Bridge," a medieval capitalist plays on local superstitions to put his competitors out of business, even to justify a murder. In "Elegy for Kosovo," a pair of 14th-century minstrels, one Serb and one Albanian, keep singing their antique songs of mutual hatred, even when their nations are allied in a desperate struggle against the Turks: The needs of the present, Mr. Kadare shows, can be thwarted by the iron grip of the past. The implications for the Balkans today, when memories of the 600-year-old Battle of Kosovo still inflame nationalist hatred, are quite deliberate.
    All this should not suggest that Mr. Kadare is a grimly political writer. Misinterpretation is also a wellspring of comedy, and a dry, absurdist humor is seldom absent from Mr. Kadare's fiction. In "The File on H.," he goes even further, making raw slapstick out of the mutual incomprehension of provincial Albanian officials and a pair of Western anthropologists. Surely an Albanian writer winning an English-language prize, which allows him to sell his books to an Anglo-American audience that can only partly appreciate them, is just the kind of irony Mr. Kadare would approve of.
    wrong verb

  10. #50
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pothuaj i njejti tekst si tek Albania dhe tek Klani nje shkrim

    nga Cerciz Loloci (Ēerēiz Loloēi)

    Nje shkrimit tim te paradokohshem te titulluar “Cmimi Kadare dhe mashtrimi Robert Elsie”, botuar ne gazeten “Albania”, i eshte kunderpergjigjur vete albanologu Elsie ne nje interviste per nje te perditshme shqiptare. Pa kurrfare droje ai pohon se “eshte e vertete qe kam thene se Kadareja eshte relativisht pak i njohur dhe pak i perkthyer ne gjuhen angleze. Kete pohim e bera, besoj, ne nje ligjerate qe i kushtova Kadarese ne janar te ketij viti ne Amerike, kur isha ftuar nga Universiteti i Miciganit. Besoj se gazeta ne fjale e ka keqkuptuar apo keqinterpretuar dicka”.

    Gazeta dhe une personalisht si autor i shkrimit, kisha terhequr vemendjen, se albanalogu Elsie mashtronte me kinse mosnjohjen e Kadarese ne boten anglishtfolese. Thenia e tij qe nuk eshte e bere vetem ne ligjeraten e Miciganit, (ka shume shembuj te tjere te ligjerimeve publike dhe jopublike, ku albanologu mban ne menyre kostante nje qendrim dinak dhe me dy fytyra per nje nga personalitetet me te medha jo vetem te kultures shqiptare por edhe asaj boterore, Ismail Kadarese). Ne shkrimin tim nuk ka asnje keqkuptim dhe keqperdorim, perkundrazi ka nje radhitje domethenese dhe pa koment per te gjitha titujt e librave te Kadarese te perkthyera ne anglisht per nje periudhe te vogel kohore.

    “The Man Booker Prize”

    Nje autor qe njeh gjysempergjysme gjuhen shqipe, por qe pretendon se ka dhene per anglishtfolesit mbi gjashtedhjete autore shqiptare, ndoshta, me rastin e fitimit prej Shqiperise te trofeut te rendesishem “The Man Booker Prize”, do te merrte shkas per ta ndaluar kete fushate denigrimi e shpifjesh ose se paku do te kishte heshtur. (Nuk kam aspak ndermend qe, ne radhet e ketij shkrimi, te listoj konsideratat dhe vleresimet qe jane bere per Kadarene pas triumfit ndaj pese titaneve te Nobelit (Saul Bellow, Gunter Grass, Gabriel Garcia Markes, Naguip Mahfouz dhe Kenzaburo Oe) dhe te nje vargu shkrimtaresh, nga me te njohurit ne universin kulturor boteror (amerikanet Philip Roth e John Updike, kanadezen Margareth Ateood, cekun Milan Kundera, britaniket Muriel Spark, Doris Lessing dhe Ian McEean), por do ta keshilloja qe te bente thjesht nje veprim mekanik: te shkonte ne direktorine e madhe te kerkimit internetik (google), te vendoste atje “The Man Booker Prize 2005” dhe te merrte falas te

    gjitha cka u tha nga agjencite dhe gazetat me te rendesishme, perfshi kontinentin europian, Britanine e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, boten arabe, komunitetin aziatik etj. Gjithashtu, sic kane vene re me te drejte shume kritike dhe shkrimtare, ky cmim nderkombetar, qe jepet prej britanikeve, ka nje konkurence qe mund ta lakmonte edhe konkurimi i pervitshem i cmimit Nobel ne akademine suedeze.

    I prirur me shume per te dhene maja te leterise boterore, “Man Booker...” eshte i hapur per te perfshire ne konkurim edhe personalitete qe e kane arre trofeun me te rendesishem boteror dhe pikerisht per kete fakt, ky cmim merr vlera te pazakonta.

    Ligjeratori i pasinqerte

    Pavaresisht nga cka u tha me siper, Robert Elsie gjeti rugen tjeter: te vazhdoje te keqinformoje, te mahtroje bi e trilingualisht, madje edhe ne gjuhen ku ai eshte bere i njohur me shume se sa nje Hero i Punes Socialiste ne periudhen e izolomit, pra ne gjuhen shqipe!

    Mashtrimi, megjithese ne thelb i njejte, ka ardhur kete here ne formen e meposhtme: “Pohimi nuk eshte aspak denigrues per zotin Kadare, eshte vetem nje realitet, qe me siguri edhe autori e pranon. Sipas llogaritjes sime te perafert, deri tani, 35 vepra te Kadarese kane dale ne gjuhen frenge, 24 kane dale ne gjuhen greke dhe 23 kane dale ne gjuhen spanjolle, kurse vetem 12 kane dale ne gjuhen boterore, anglisht!

    Kur i krahasojme 12 vellimet anglisht metej, per shembull, me 20 vellimet qe kane dale holandisht, pra ne nje gjuhe te vogel, besoj se del e qarte qe vepra letrare e Kadarese nuk ka depertuar ne ate mase ne boten anglishtfolese si ne vendet e tjera. Kadareja eshte nje emer i njohur per lexuesin francez dhe librat e tij shiten shume, kurse ne Amerike apo ne Angli, zor te gjesh nje liber te Kadarese ne nje librari”.

    Perkthyesit anglo- amerikane te Kadarese

    Le t’i marrim me radhe dhe pa u ngutur te gjitha mashtrimet e kesaj fraze te sipercituar. Mosnjohja e zotit Kadare ne arealin anglosakson, eshte vetem nje realitet, qe me siguri edhe autori e pranon, thote Elsie. Edhe nje miop qe flet nje prej zhargoneve te gjuhes shqipe, e kupton se keqdashja dhe denigrimi i Elsisese mund te shpjegohet se ai ka arritur te sjelle ne anglisht nje gjeografi autoresh qe nga Gjergj Fishta e deri te memuari i biznesmenit Ekrem Bardha dhe nuk ka mundur te perktheje asnje prej veprave te Ismail Kadarese. (Natyrisht eshte e drejta e tij te zgjedhe dhe perzgjedhe per ne gjuhen boterore ke te doje dhe me kriteret qe ai i shikon te arsyeshme, por, nga ana tjeter, nuk dihet nese Kadareja do te preferonte te perkthehej prej Elsiese, apo jo).

    Me sa jemi te informuar, Kadareja ka gjashte perkthyes angleze e amerikane dhe R. E. nuk figuron midis tyre per shkak te nivelit te dobet. Mos valle refuzimi i perkthimeve te tij eshte shkak i ketij mllefi meskin? Elsie flet per nje realitet qe e ditka edhe vete Kadare! Po ku e ka gjetur ai kete pohim te Kadarese? Njeriu duhet te jete teper i pafytyre qe pasi te beje nje shpifje te tille per nje shkrimtar, te shtoje pastaj se vete shkrimtari qenka dakort me shpifjen! Pa u justifikuar asnjehere per kete pohim qe eshte bere edhe ne mjedise te tjera, ne ligjeratat brenda dhe jashte Shqiperie, se paku cmimi nderkombetar britanik do ta bente te ndryshonte kete qendrim keqdashes.

    Shtypi me i rendesishem britanik, shtypi spanjoll, shtypi italian, shtypi grek, shtypi francez, te gjitha agjencite nderkombetare (krejt shtypi europian me kanalet me prestigjioze) e ka pasur Kadarene si kryelajmin kulturor duke gjetur secili prej tyre vleresimet e nje shkrimtari te permasave te parrokshme dhe te pangjashem me asnje prej korifejve te letersise boterore. Nuk jane te pakta pohimet qe krijuesi shqiptar perben nje dukuri krejt te vecante ne letersine boterore dhe konsiderohet nder kater-pese me te rendesishmit e te gjitha koherave.







    Elsie si ushtaret japoneze

    Ripohimi i mosnjohjes ne anglisht te Kadarese prej Elsiese sjell nder mend shume ndodhi komike te se shkuares, mes te cilave edhe ate te ushtareve japoneze te ngujuar ne nje ishull te vetmuar qe prisnin armengrehur dhe kotesisht perfundimin e nje lufte, e cila kishte kohe qe nuk zhvillohej me. (Roberti yne qe jeton ne nje katund te Gjermanise, nuk te jep tjeter ndjesi pervecse ketij asosacioni).

    Elsie gjithashtu gabon ose mashtron ne perllogaritjet e librave te Kadarese ne gjuhen angleze, sic edhe nuk thote te verteten per mungesen e librit shqiptar ne librarite amerikane dhe angleze. Sepse edhe sikur te kete deshire per te kqyrur librarite anglo-amerikane, nuk ka qofte formimin e domosdoshem ashtu edhe mundesine fizike.

    Elsie nuk ka si te mos e dije se vleresimet e shtypit anglo-amerikan per Kadarene, jane nder me te lartat ne bote. Mjafton te permendim se artikulli i pare teper afirmativ per librin “Kronike ne gur” u shkrua nga kolosi i letrave amerikane John Updike, ne revisten qe ai drejtonte “Newyorker”.

    Llumi qe vjen prej viseve amtare

    Shqiperia e djeshme dhe sotme ka nje llum te gjithfarshem politik, kulturor, ekonomik (sic ka ndotje te tilla edhe ne vende te tjera qe vijne nga regjime ish komuniste e totalitare) dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe albanologu yne te ushqehet dhe frymezohet prej tyre. Me kete njeri, si cdo shqiptar tjeter, nuk kam ndare kurrfare perbuzje, madje e kam pare si nje sherbestar te gjuhes shqipe, si nje person qe merr dicka te mire nga vendi i vuajtur i rajonit ballkanik dhe e percjell ne boten e perendimit. (Prej disa vjetesh, une kam nje leterkembim dashamires qe mund ta beja me kedo tjeter albanolog a filolog qe kryente dicka te dobishme per kulturen shqiptare). Kureshtja per te mesuar dicka me teper me ka ballafaquar me gjera jo fort te mira dhe qe e ve ne pozita dyshuese gjermano-kanadezin Robert Elsie.

    Nga gjashtedhejte autore te perkthyer ne anglisht, fatkeqesisht kam gjetur shkrimtare dhe

    libra, qe i perkthente sistematikisht nje sektor i vecante ne shtepine botuese te shtetit komunist “8 Nentori”, ne Tirane. Kesi librash nuk lane dhe nuk kane lene kurrfare gjurme jo me ne vendet perendimore por as ne oaze marksiste-leniniste, me te cilat shteti yne i paranentedhjetes posedonte nje marredhenie te vecante.

    Robert Elsie per vetveten

    Per ata qe nuk kane shume njohuri rreth albanologut Robert Elsie, mund te shfletojne nje lloj biografie ne nje sajt interneti, ne te cilin jane afishuar librat e shkruara prej tij, perkthimet, artikujt dhe ligjeratat e mbajtuara ne veprimtari te ndryshme. Ne kete sajt, por edhe ne nje tjeter, nje shqiptar qe di pak shkrim dhe kendim, mund te shikoje pa shume mundim te gjithe shqiptaret e perzgjedhur (pesedhjete e pese meshkuj dhe te tjerat femra) dhe, ai Elsie, ne mes, si nje perendimor i pafajshem. Po a eshte vertet kaq i pafajshem ky albanolog.

    Ashtu si une, edhe shume te tjereve u ka rene ne sy, se ne biografine e Elsiese nuk thuhet asgje se cfare vendi ze ne komunitetin gjerman te letrave apo ne ate kanadez. Eshte pak a shume nje njeri qe rron me shqipen tone, qe vleresohet e tejvleresohet si nje i huaj dhe qe shpesh shihet si perendi nga shpirtrat e lodhur te diktatures dhe tranzicionit.

    Elsie ka hequr nga sajti i vet internetik edhe qe ka qene perkthyes dhe studiues i gjuhes serbokrotate ku, per dijeni te lexuesve shqiptare po sjellim vetem disa shembuj: A Grammar of Serbo- Croatian, Snjezana Kordic (Stephen Dickey). ... Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries, Robert Elsie Robert Elsie: Anthology of Sorbian Poetry (1999, introduction and table of contents)... Djordje Zivanovic: Mickieeicz in Serbo- Croatian literature [1956]... Mickieeicz in Serbo- Croatian literature [1956.. Robert Elsie. Anthology of Sorbian Poetry SERBO-CROATIAN, TURKISH. Whatever the field, whatever the language, Consultants Bureau’s expert ... was described a few years ago by Dr. Elsie.

    Ligesia anti- Kadare

    Ne librin e tij “Historia e Letesise shqiptare”, (“History of Albanian Literature”, Columbia University Press, New York, 1995, Dukagjini, Tirane- Peje, 1997), Robert Elsie i ka kushtuar nje vend shume te gjere Kadarese me titullin “Ismail Kadare, vullneti per te ecur perpara”. Ne fillim te ketij kapitulli ai nenvizon se “... eshte ende i vetmi shkrimtar i degjuar e me emer ne shkalle te gjere nderkombetare”.

    Po cfare mund te kuptohet me kete cilesim, pervecse ligesi, dashakeqesi dhe tendeciozitet i theksuar?! Si mund te pranohet ky cilesim per nje autor qe eshte perkthyer ne me shume se dyzet gjuhe te huaja? Ke impresionon dhe mallengjen R. E. ne kete forme per nje shkrimtar qe ka qene disa here (po aq sa Gunter Grassi i famshem gjerman) kandidat i cmimit Nobel? Edhe regjimi komunist, me te cilin Kadareje ka pasur shume probleme, nuk ka tentuar ta beje nje vleresim te tille. Por duke u nisur nga pjesa gjermane e Elsiese, a do te guxonte valle qe te bente nje percaktim te ngjashem per nobelistin Gunter Grass? Kurrsesi jo. Dje kjo per shume arsye, por sidomos sepse asnje vend me standarte demokratike nuk do te lejonte neperkembjen e ikonave kombetare.

    Po ne kete liber, Robert Elsie vazhdon: “Qe ne vitet e para, Kadareja u perkrah nga Enver Hoxha, edhe ky nga Gjirokastra, i cili i dha mundesi ta arrije synimet e tij letrare e vetjake, per cka shkrimtare te tjere do te ishin derguar ne internim ose ne burg”. Dhe me poshte shton “Kjo ka bere qe nje numer i mire kundershtaresh me vone ta permendin si “shkrimtar oborri”, apo si “eksponent i regjimit”; kundershtare qe kane vene ne dyshim edhe nese ka qene vertet disident i fshehte, sic eshte munduar ne menyre disi te trashe ta provoje nga mergimi ne Paris”.

    Sesa te paverteta jane keto pohime, mjafton te kujtohet se shteti komunist kishte nje politike te vecante per perkthimin e autoreve shqiptare jashte shtetit. Botonte kryesisht per tregun e gjysmebotes komuniste, por synonte edhe perendimin per ta pare si nje epersi ndaj tij. Per fat te keq keta autore dhe librat e tyre, nuk paten kurrfare jehone dhe per kete nuk mund te behet me faj as Enver Hoxha. Regjimet, sado te egra dhe totalitariste te jene, nuk shkojne paralel me krijimin letrar. Edhe nga shtete nen- junte kane dale autore te jashtezakonshem sic ka ndodhur qe edhe ne vende kampione te lirise dhe te demokracise, veshtire te gjesh personalitete te fuqishme edhe per disa dekada me radhe.

    Raportet e Kadarese me regjimin komunist

    Po le te vime te raportet e Kadarese me regjimin kumunist. Si redaktor i librit “Nje dosje per Kadarene”, mund te pohoj se keto raporte kane qene te veshtira, madje edhe te paperfytyrueshme. Qindra dokumente ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne ate te Ministrise se Brendshme, te Ministrise se Jashtme, te Lidhjes se Shkrimtareve, pohojne te kunderten e Elsiese dhe te thashethemnajes qe e ka shoqeruar qe nga libri i pare poetik. Kadare ka qene nder autoret me te kryqezuar sepse nje pjese e rendesishme e veprave te tij, eshte ndaluar dhe censuruar; ai eshte goditur vazhdimisht nga strukturat me te larta partiake dhe shteterore, por po kaq te zellshem ne ligesine e tyre kane qene nje aradhe shkrimtaresh te te gjitha periudhave. Natyrisht qe te gjitha keto Kadare i mundi vetem me letersi dhe me nje personalitet te fuqishem.

    Ne mbyllje te ketij shkrimi deshirojme qe, ne menyre publike, t’i bejme Robert Elsiese nje pyetje te veshtire per te: Zoti albanolog, duke abuzuar me pozicionin tuaj si “studiues i paanshem” i letersise shqipe, a i keni derguar ndonjehere jurise Nobel ne Stokholm, ndonje relacion te fshehte per shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare?

    Qarkullojne fjale dhe opinione se ju e keni bere nje gje te ngjashme. Ne nje rast te tille, nga shembujt e sjelle ne kete shkrim, nuk e kemi te veshtire te marrim me mend se sa dezinformues ka qene ky relacion.
    wrong verb

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15
  5. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •