Urime Z. Kadare! Ska llaf eshte nje nder shkrimtaret me te mdhenje te botes. Me qe e lexova Press Release te agjencise qe ja dha cmimin po e ve linkun:
http://www.manbookerinternational.co...a/20050602.php
Urime Z. Kadare! Ska llaf eshte nje nder shkrimtaret me te mdhenje te botes. Me qe e lexova Press Release te agjencise qe ja dha cmimin po e ve linkun:
http://www.manbookerinternational.co...a/20050602.php
Ismail Kadare fiton ēmimin The Man Book International.
Ismail Kadare ėshtė fituesi i parė ēmimit The Man Book International.
Cmimi The Man Book International ėshtė njė iniciative e re dhe mund tė fitohet nga njė autor i ēdo kombėsie punėt e tė cilit janė botuar qoftė shkruar ose pėrkthyer nė gjuhėn angleze. Me vlerė £60.000 ēmimi do tė jepet ēdo dy vjet i sponsorizuar nga kompania Man Group e cila sponsorizon dhe Ēmimin The Man Booker Price pėr fiction.
Juria e ēmimit pėr vitin 2005 pėrbėhet nga John Carey, kryetar, Alberto Manguel dhe Azar Nafis antarė.
Ismail Kadare u pėrzgjodh nga njė listė paraprake shpallur mė 18 Shkurt 2005 nė Gerogetown University, Washingotn DC midis 18 autorėsh 10 prej tė cilėve janė autorė tė pėrkthyer nė anglisht si mė poshtė:
Margaret Atwood (lindur-Kanada), Saul Bellow (Kanada), Gabriel Garcia Marquez (Kolumbi), Gunter Grass (Gjermani), Ismail Kadare (Shqipėri), Milan Kundera (Ēeki), Stanislaw Lem (Poloni), Doris Lessing (Persia), Ian McEwan (UK), Naguib Mahfouz (Egjzpt), Tomas Eloy Martinez (Argjentina), Kenzaburo Oe (Japoni), Cynthia Ozick (USA), Philip Roth (USA), Muriel Spark (Skoci), Antonio Tabucchi (Itali), John Updike (USA), A.B. Yehoshua (Izrael).
Professor John Carey, komenton:
Ismail Kadare ėshtė njė shkrimtar qė hedh nė hartė njė kulturė tė tėrė: historinė e saj, dėshirėn, folklorin, politikėn, fatkeqsitė. Ai ėshtė njė shkrimtar universal i njė traditė rrėfimi qė shkon deri tek Homeri.
Nė pėrgjigje tė fitimit tė ēmimit Kadareja komenton:
Ndjehem thellėsisht i nderuar nga ēmimi The Man Booker International Fiction. Unė jam njė shkrimtar prej anės sė Ballkanit, njė pjesė tė Evropės e cila prej kohėsh ėshtė dėgjuar veēanėrisht pėr lajme poshtėrsish njerėzore konflikte me armė, luftra civile, pastrime etnike, e me radhė.
Shpresa ime e madhe ėshtė se opinioni Evropian dhe botėror mundet qė tani e tutje tė kuptojė se ky rajon, tė cilit vendi im, Shqipėria, i pėrket, mundet gjithashtu tė ngrejė gjithashtu lajme tė njė lloji tjetėr dhe tė jetė shtėpia e tė tjera lloj arritjesh, nė fushėn e arteve, literarturės dhe civilizimit.
Do tė dėshiroja ta pranoja ēmimin qė mė ėshtė dhėnė si njė konfirmim qė besimi dhe shpresat e mia nuk kanė humbur.
Ismail Kadare do tė marrė ēmimin dhe trofenė nė Ceremoninė e Ēmimit nė 27 Qershor 2005 nė Edinburg. Juria do tė shkruajė dhe njė vlerėsim pėr punėn e autorit fitues. Nė bazė tė rregullave, Kadareja do tė zgjedhė dhe njė pėrkthyes ose disa pėrkthyesa tė veprės sė tij pėr tė marrė ēmimin shtesė pėr pėrkthimin me vlerėn £15.000.
Librat e Kadaresė tė pėrkthyer nė anglisht janė:
The General of the Dead Army, The Three Arched Bridge, Broken April, Chronicle in Stone, Durontine, The File on H, The Concert, The Palace of Dreams, Albanian Spring, The Pyramid, Elegy for Kosovo, Spring Flowers, Spring Frost, The Successor (January 2006), Agamemnon's Daughter (nė pritje).
Pėr tu shėnuar, vetėm 32 lexues kishin shkruar pėr Kadarenė nė zgjedhjen popullore e jo tė gjithė e mbėshtetin atė.
http://www.manbookerinternational.com/media/ pėr shkarkimin e fotografisė sė Kadaresė
wrong verb
Kam lexuar njė libėr shumė tė bukur tė Alberto Manguel "Une histoire de la lecture" (Njė histori e leximit). I mrekullueshėm ! Jua kėshilloj tė gjithėvePostuar mė parė nga D D
![]()
Urime dhe z. Kadare, njė rrėfimtar i palodhur i shpirtit ballkanik dhe atij shqiptar.
Mes 18 kandidatėsh u vlerėsua dje me ēmimin "Man Booker International Prize"
Kadare triumfon nė Londėr mbi nobelistėt
Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare
Ismail Kadare ėshtė vlerėsuar dje pasdite me ēmimin prestigjoz "Man Booker International Prize 2005". Mes 18 shkrimatrėve mė nė zė tė botės, si Gabriel Garcia marquez, Milan Kundera, Gunter Grass, etj, shkrimtari shqiptar ėshtė zgjedhur nga anėtarėt e jurisė sė kėsaj gare letrare tė pėrvitshme si fitues i kėtij ēmimi. "Man Booker International Prize", ėshtė njė ēmim i themeluar nė botėn anglofone nga shoqata e shkrimtarėve Britanike, Irlandeze dhe e vėndeve tė Kommonwealthit qė prej vitit 1969. Por nė vitin 2002 nga "Booker Prize" ai mori emėrtimin "Man Booker International Prize" dhe i ndahet njė elite tė zgjedhur shkrimtarėsh nga e gjithė bota, vepra e tė cilėve ėshtė e shkruar ose e pėrkthyer nė gjuhėn angleze. Ismail Kadare 69 vjeē u nderua me kėtė ēmim jo pėr ndonjė vepėr tė veēantė, por pėr tėrėsinė e punės sė tij si shkrimtar. Ndėrsa jurisė sė kėtij konkursi ndėr shumė vepra tė autorit i kanė bėrė pėrshtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur".
Vlerėsimi
Pėr herė tė parė qė nga krijimi i kėtij ēmimi, juria angleze kėtė vit ka bėrė njė pėrjashtim nė pėrzgjedhjen e fituesit. Sipas jurisė sė sivjetme, e cila ka anoncuar fituesin mbasditen e djeshme, mėsohet se kriteri i vlerėsimit ka qenė kontributi i njė autori nga ēdo vend i botės, i cili ka dhėnė njė kontribut tė veēantė nė pasurimin e letėrsisė botėrore. "Ismail Kadre ėshtė njė shkrimtar, i cili lė gjurmė nė tė gjithė kulturėn, histotrike, folklorike dhe politike tė vendit tė tij. Ai ėshtė njė shkrimtar universal, i cili shkruan histori qė datojnė prej nga koha e Homerit", shprehet profesori John Carey, kryetari i jurisė sė pėrbėrė nga novelisti dhe editori Alberto Manguel si dhe akademiku njėkohėsshit shkrimtari Azar Nafisi. Kur u shpallėn kandidatėt e kėtij ēmimi nė muajin shkurt, kryetari i jurisė Carey u shpreh i entuziazmuar pėr 18 kandidaturat e kėtij vitit. "Pėr ne kėta janė 18 autorė, tek tė cilėt kombinohet veēantia dhe universaliteti dhe na kujtojnė pėrherė kėnaqėsinė e parezistueshme tė tė lexuarit"
Nė rradhėn e kandidatėve qė synonin vlerėsimin me kėtė ēmim pėr vitin 2005 ishin shkrimtarė si Margaret Atwood nga Kanadaja, Saul Bellow po nga Kanadaja, Gabriel Garcia Marquez, nga Kolumbia, Gunter Grass nga Gjermania, Stanislaė Lem nga Polonia, Doris Lessing nga Britania, Ian McEwan po nga Britania, Naguib Mahfouz nga Egjipti, Tomas Eloy Martinez nga Argentina, Cynthia Ozick nga SHBA, John Updike po nga SHBA Antonio Tabucchi nga Italia, etj.
Falenderimi
Menjėherė pasi ėshtė njoftuar pėr kėtė vlerėsim, shkrimtari Ismail Kadare ėshtė shprehur se "ndjehem thellėsisht i nderuar nga fitimi i ēmimit "Man Booker International Fiction Prize 2005". Kadare nė komentin e fitimit tė ēmimit nuk ka harruar tė anashkalojė pozitėn gjeografike tė vendit tė tij pavarėsisht se ai qė prej vitit 1990 jeton nė Francė. Duke patur parasysh imazhin negativ tė Ballkanit dhe ballkanasve, tė zhytur nė shekuj mes konfliktesh, Kadare nė letrėn falenderuese drejtuar jurisė sė kėtij ēmimi komenton kėtė pozitė aspak favorizuese pėr Ballkanin, duke shpresuar nė njė tė ardhme paqėsore pėr kėtė rajon tė nxehtė. Ismail Kadare prej disa vitesh ėshtė kandidat pėr ēmimin e madh "Nobel", i cili kap njė vlerė prej 1 milion dollarėsh. Por ai ėshtė vlerėsuar edhe nė ballafaqime tė tjera letrare nė arenėn ndėrkombėtare. Nė Shqipėri shkrimtari Ismail Kadare ka fituar pothuajse tė gjithė ēmimet letrare nė tė dy kohėt. Ai ėshtė fitues i "Pendės sė Artė" si dhe mban titullin e lartė "Nderi i kombit". Kadare ėshtė anėtar i Akademisė Franceze dhe ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.
"Kanė mbėrritur kohė ndryshimesh nė Ballkan"
Kadare i dėrgon letėr falenderimi jurisė
Letėrsia e tij u ngjiz nė Ballkan. Nė kėtė rajon tė nxehtė shkrimatri Ismail Kadare lindi, u rrit dhe shkroi libra qė i kapėrcyen kufijtė e kėtij gadishulli mbushur me konflikte e luftra. Nė letrėn e tij dėrguar jurisė britanike qė e vlerėsoi me ēmimin "Man Booker International Prize", Ismail Kadare theksoi disa prej shqetėsimeve tė tij mbi kėtė vend.
"Unė jam njė shkrimtar nga Ballkani, njė pjesė e Europės, e cila pėr njė kohė tė gjatė ka qėnė njė lajm ekskluziv pėr pandershmėri humane, konflikte armėsh, luftrash civile, spastrime etnike e kėshtu me radhė." Por, shkrimtari i njohur beson se ky opinion pėr Ballkanin nė pėrgjithėsi dhe pėr vendin e tij Shqipėrinė nė veēanti, ndėrsa vitet kalojnė do tė nisė tė ndryshojė nė sytė e Europės dhe do tė ndėrtohet njė imazh krejt ndryshe. Nė letrėn e tij Kadare shėnon se ka ardhur koha e ndryshimit. "Besimi im i madh ėshtė se tani e tutje Europa do tė kuptojė, qė ky rajon nė tė cilin ndodhet edhe vėndi im Shqipėria, mund tė japė edhe lajme tė llojit krejt ndryshe nga ato tė derimėtanishmet, dhe nė tė njėjtėn kohė tė bėhet njė burim lajmesh pėr arritje nė fushat e artit, tė letėrsisė dhe civilizimit". Ndėrsa lidhur me vlerėsimin qė kjo juri dha pėr veprėn e tij shkrimtari Ismail Kadare u shpreh se "do tė dėshiroja ta pranoja kėtė ēmim, me tė cilin jam nderuar si njė konfirmim qė konfidenca dhe shpresat e mia nuk janė vendosur gabim
Urime dhe nga une I.Kadarese per cmimin dhe nderin qe i behet punes dhe veprave te tij.
E meriton ai kete vleresim dhe ne bashkekombesit e tij jemi krenar per te.
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Te shpresojme dhe cmimin NOBEL per letersi se shpejti![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ideus : 03-06-2005 mė 04:43
Urime dhe shume suksese Kadarese edhe ne te ardhmen. Urojme dhe jemi te bindur qe shpejt do ta marre edhe cmimin Nobel.
Tung Tung
Qosjen e kishte kap fruthi,ashtu ndegjova!
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...e_booker.shtml
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
urime kadarese per kete cmim prestigjoz
Urime kadarese. Edhe Grasia Marquezin e kishte kaluar!!
Krijoni Kontakt