as njera as tjetra ishte thjeshte nje vegel komunistash , tani vegel e terorosteve
as njera as tjetra ishte thjeshte nje vegel komunistash , tani vegel e terorosteve
Aman, Kadareja edhe tek triologjia "Ura me tri harqe" qe flet per kohen e qepes e mbyll duke thene:
"Arbrit do i duhen ndoshta edhe 100 vjet te nxjerr nje Udheheqes, dhe 500 vjet qe te dale nje Tjeter".
Ai udheheqesi i pare eshte Skenderbeu. Ai i dyti sipas viteve i takon vitit 1944.
Per ke ta kete patur valle Kadareja?
Sot cmimi nobel eshte cmim politik. U jepet pergjithesisht shkrimtareve nga vende islamike. Prandaj cirret Kadareja kunder myslimaneve se mos zgrrab gje ndonje Nobel. Kadarese i iku treni ne vitet `90 donte te merrte cmim per hir te "anti-komunizmit" te ores se fundit.
Po Kadareja per Nobel dhe Kozma Dushi cmim te pare ne festival....si zor ta arrijne ndonjehere.
-
Ne 15 vitet e fundit, me origjine nga vendet myslimane, le te themi jane dy. Nga keta te dy, njera vetem ka lindur ne Iran, por nga prinder anglez. Prandaj nuk e di nga del ne perfundimin qe kane prioritet vendet islamike per ēmimin Nobel ne letersi.
Ajo qe u diskutua perpara dhenies se ēmimit kete vit ishte se shume nga shkrimtaret qe e kane marr kohet e fundit jane nga Europa, prandaj ne nje fare mase pritej te ishte nje shkrimtar jashte saj.
Nese disave nuk i pelqen opinioni i Kadarese ne debatin me Qosen, kjo nuk i ul vlerat e tij. Uroj qe Kadare nje dite te jete fitues i ketij ēmimi, sepse e meriton si shkrimtar.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
.
KADARE DHE QOSE PERBALLE DHE KUNDER
Nga Roland Gjoza
Ne nje liber te fundit, Filozofia e Krrokames te nje autori kosovar, me terhoqi vemendjen gjuha e urrejtjes. Aty arsyetimet e Qoses kambanezohen trishtem me krrokamat, me nje fjale autori me nje urrejtje te skajshme i thote Qoses se je nje korb qe e do Kosoven kufome. Nuk rrekem t'ia hyje ketij libri per nje analize, po e mora si pikenisje.
Deri ketu ka arritur fjala e urrejtshme sa, nje nga figurat me te njohura shqiptare, jo me zgjedhje nga te tjeret, po me vepra te zgjedhura, te mallkohet kesisoj thuajse me fare e fis, sikur te ishte nje tradhtar vertet, nje terrorist qe kishte hedhur ne ere ( larg qofte! ) aeroportin e Prishtines, ose nje cub qe na paskesh vjedhur kasaforten sekrete te Hashim Thacit mu ne zyren e tij. Me urrejtshem nuk do te nxireshkruhej. Medet per vulgun e veshur me zhgunin e lapsembajtesit. Po ky i vetequajtur lapspolemikemprehes, eshte nje korist i nxitur nga kori karizmatik i vegjelise qe gajaset e hakmerret kesisoj
ndaj te madhit qe i ka lene pa emer prej shkelqimit lebyres te emrit te tij te shquar, jo prej der dereve, e cic miceve, po prej veprash te njohura e te dobishme. Ata e dine kete mirefilli, po e ndjejne gjithashtu se ka ardhur dhe koha tyre.
C'ka ndodhur? Boll te jesh i mbrojtur nga nje parti e madhe, pra, te jesh anetar ose militant i saj dhe e ke ne dore mjeshtrin e pabindur, kryenecin qe i mjafton talenti dhe fama. Ja, ketu eshte themra e Akilit. Mjeshtri eshte i pambrojtur, krejt lehtesisht i sakrifikueshem ne nje kohe te tille te turbullt, ku degjohen vetem bresherite e armeve nga faltoret e parlamentit, alternuar vrazhde me zhargonin e piste te arixhofkave, ndonese jemi pe gjasme ne demokraci dhe pe gjasme ne paqe ku pe gjasme shkelqen si tehu i shpates ( prej kartoni ) ajo barazpesha pe gjasme per te gjithe e drejtesise. Pse ndodh keshtu? A nuk eshte kjo ne dukje sapak e cuditshme dhe tej mase paradoksale?
Le te kthehemi rapid ne retrospektive ne dy tre ngjarje te vogla gati te shuara e te harruara.
I pari Qose guxoi ta quaje Kadarene kolonel ne proze dhe ushtar ne kritike. Me sa mbaj mend ishte viti 73-74. Gjithashtu ai, pa entuziasmin tone festiv, i cilesonte prozat e Migjenit etyde, skica te paperfunduara. Kjo me cuditi tronditshem, madje nuk me pelqeu, me la nje shije kontraversi, ndieva si me shtypi brutalisht nje individ i eger, si nje ari qe shkel me putra mizat e dheut, i merrte mbare pa i ardhur aspak keq. S'ka te drejte, thashe, se Kadareja me pelqente me gjithsej gjer dhe te ajo fotoja qe e tregonte me floket drize perpjete dhe te shemtuar. Po ai kishte argumentin, ate armen e tij precize dhe s'kishe si te mos mbeteshe gojehapur nga erudicioni, shkathtesia e mendimit, e shtjellimit te thelle dhe vetjak te tezave substanciale te kultures shqiptare. Ne shume gjera s'ishe dakort, po ai s'pyeste, te grinte e te carmatoste me argumentin kokeforte.
Prej tij e kam degjuar shprehjen se, per vleresimin e nje vepre arti, s'ka dy kritere, te brendshem, ai brenda gardhit tone, dhe te jashtem, ai pertej gardhit tone, qe pak na interesonte ne te Punes, po paska vetem nje, dhe ky eshte ai i perbotshmi. Me dilte qe Kadarene ta krahasoja me Kafken, Dostojevskin, Tolstojin, Heminguejn. E, c'me vuri ne veshtiresi kjo puna e krahasimit. Une isha mesuar ta shikoja Kadarene fitimtar me Driterone, Godon, Xoxen, po jo me ata pertej. Kushedi sa eshte trishtuar Kadare nga keto mendime te Qoses ne ate kohe. Po kur erdhi ne Tirane, Qosen hijerende, te hijshem e kam pare perkrah Kadarese. Me shkriu gjaku, qenkan pajtuar mendova.
Qose u shnderrua ne mit. Kete s'duhet ta harrojme. Jo te luajme sot me intresat politike te Partise se Punes te Shqiperise. Argumentet e tij edhe sot qendrojne per ceshtjet kryesore te kultures shqiptare. Nuk jane vjeteruar, sic pretendojne te rinjte. Merrini hapini librat e tij voluminoze me shume drite, te qarte e te thelle. U be mode ky yxhym dum babe kunder te vjeterve, coftinave qe vijne ere kufome. O ti njeri mohues e cinik, mund te kundermosh parfum versace, po mjerisht je karabush me xhufke. Sot s'ka nevoje thelbi, se pak lecitet, edhe akademiket, edhe shkencetaret e letraret merren me partite dhe mbajne uturake ne duar per prijesit e osanave. Pak, ose nje e dy kokrra kane mbetur menjane si murgj dhe vijojne me kokederresi misionin teresisht kunder rrymes, sepse te kesh mendimin tend duhet te pregatitesh per batarene e atyre qe kane mendimin e prijesit dhe te korit partiak. Qose eshte njeri prej tyre, kokekrisuri i idese se vet, i cmenduri i cmendines Qose, i perbaltur, i nxire e i katranosur, gjer aty ku s'mban e prandaj eshte tejet abuzive stigma morbide; Qose mishengrenesi i Kosoves. Anatemuesit, munxedhenesit jane te cmendurit fanatik te cmendines se prijesit. Nje hordhi mongolesh me Cingizkanin ne krye, ose hunesh me Atilen mbi kale, ku hante e flinte, versulur barbarisht kunder nje qyteterimi te madh, ne Breslave, mureve te Gjermanise dhe antikave te Romes. Nga mongolet i shpetoi rastesia; vdiq Cingizkhani ne Siberi, ndersa Papa Leoni i Madh e bindi Atilen te kthehej mbrapsht. Po keta vigane te fjales kush do t'i shpetoje prej hordhive te bojenxirjes?Ndoshta ky krahasim calon, po nxirjes dua t'i pergjigjem me drite.
E thashe me lart se ne Shqiperi Qosja konsiderohej nje mit, vecmas e sinqerisht prej ne rishtareve ne letersi, qe s'kishim ende fole ne zemer per zilite e medha. Iku Kadareja i famshem, kerkoi azil ne France. U turr ushtria e urdheruar e intelektualeve me teser partie dhe se nga e nxorri ate zhele te perdhosur deklarate; Kadareja i paska quajtur azilantet e ambasadave jashteqitje te kombit, gjithashtu ai kinse iku qe te merrte cmimin Nobel si disident i komunizmit. Tellallet e Ramiz Alise i shnderruan institucionet dhe sheshet ne daulle prej lekure njeriu ku Kadarese iu kendua kenga e vdekjes. E mbani mend, te dashurit e mi? Ata trimoshe sot nuk e lene serish nje dite te qete Kadarene, nuk ia falin daullet qe iu cane prej Qoses. Po, po, prej Rexhep Qoses! Populli i Tiranes degjonte perjashta ne furine e demonstratave fjalen e idhullit te tyre, Qoses, per ikjen e Kadarese te Zeri i Amerikes. Kam qene dhe vete perjashta ne ate turme te pafundme dhe kam qare nga gezimi i papeshkruar kur idhulli i rinise tha midis te tjerave se Kadare eshte Kadare, nje shkrimtar, jo vetem shqiptar, po dhe boteror, neqoftese ai ka menduar te ike, kjo eshte e drejta e tij, sepse te medhenjte nuk gjykohen dot prej nesh..
E keni harruar kete te mire te pafundme qe i beri Rexhep Qosja Ismail Kadarese? E mbani mend, padyshim, po jane partite qe s'ju lene te kujtoni ngjarje jashte programit. Kjo fjale e zgjuar pa fare zili dhe paragjykim patriotik i dha nje drejtim tjeter ikjes se Kadarese, nje pjese e madhe menduan se ai me ikjen e tij justifikoi ambasadat, studentet, pluralizmin, krijimin e partive ne Shqiperi. Me azilin ai i tha po ndryshimeve te shpejta ne Shqiperi, kesisoj ndihmoi fuqishem ardhjen e shpejte te saj.
Nuk e di pse i shikoj te dy prane per nga hija dhe fuqia duke vecuar mallkimin e ndarjes qe nxitet prej jashte dhe prej brenda. C'ndodh me ndryshimet e medha me kurbe te frikshme ne marredheniet midis tyre? A jane normale? Ne nje kuptim me duken te tilla, po ne fryrjen dhe shpifjen, keqkuptimet dhe kinse keqinterpretimet, perfytyrimi me con larg ne arenat e gladiatoreve ku pritet te duartrokitet fituesi me kemben mbi gjoksin e te mundurit dhe me shpaten lart gati per ta qelluar. Pritet gishti i drejtuar poshte i perandorit. Nuk me behet te them se kush eshte poshte e kush eshte lart, se ky eshte vetem nje perfytyrim i vagullt, polemikat mes tyre gjithmone kane qene te zjarrta, sfiduese, intolerante, duke na lene nje shije te rende.
Ne ceshtjen e prejardhjes kristiane te popullit shqiptar, Kadare u tregua i shkathet dhe largpames ne ate qe kerkonte kontinenti i vjeter, madje ai ishte evropiani i pare qe pranohej de juro ne Europe para popullit te tij. Kjo e rriste besueshmerine e tezes se tij.
Qose kishte mendim tjeter, ai arsyetonte se Europa duhet te na pranonte si shqiptare ne radhe te pare, se aktualisht shumica e popullit shqiptar eshte e besimit musliman. Me sa e kuptoj, Qosja i thote Kadarese, te shikojme jo larg, po afer, c'jemi aktualisht dhe feja, sipas tij, s'perben thelbin shpirteror te kombit shqiptar.
Keshtu u ndez polemika qe degjeneroi ne te moderuarin Kadare dhe ne islamikun dhe te vjeteruarin Qose. Ne esence kundershtia qe u kthye ne armiqesi u nxit e u perpunua prej te tjereve dhe shpejt ne pame si ra serish mallkimi i ndarjes. Ne kete polemike qe pati jehone te madhe Qose mbeti Qose dhe Kadare Kadare, te pamposhtur ne argumentet e tyre. Ata nuk leshojne. Asnjehere nuk e kane bere nje gje te tille.
Qose ka kundershtuar me ngulm qe ne fillim natyren despotike dhe anarkiste te Berishes. Ai jo njehere ka arritur ne konkluzionin e nje postulati te njohur per kete figure tejet karizmatike politike me shume pasues, qe po e mbajne kaq gjate ne pushtet, se mund te quhesh demokrat i mire kur u sjell qytetareve argumente te reja per te perbuzur eksperiencen e prinderve te tyre e per te urryer njeri-tjetrin. Kete postulat nuk e pelqen asnje udheheqes. Prandaj Qose e ka keq ne Shqiperi.
Ai ka guximin serish te pohoje se letersia shqipe nuk eshte e njohur ne bote. O zot, dhe kur e thote, ne nje kohe aspak oportune kur, dhe ne katundin me te humbur te vatanit, te veteshpallurit enderrojne cmimin Nobel. A ka te drejte Qose? Per mua, plotesisht te drejte. Me nje Kadare mendoj se mjafton vetem per nje Kadare. Mire e thote Brehti, nuk mund te quhet qiell ai qe ka vetem nje yll.
Ne kolegjin ku punoj ketu ne Amerike kam disa kosovare te cilet i pyes per Rexhep Qosen. Boll i madh, besa, po ka nje te keqe, se ka mbete idealist, edhe kur krijoi partine nuk fitoi, se ai ashte i drejte e i serte, e ndjejshin firaunat qe dojshin poste, se prej tij s'perfitojshin gja.. Qosja i papajtueshem si i tille, Qosja i vertete, i qarte, estetik, zedhenes i njeriut te pavarur. Kjo kohe s'erdhi per te pavarurit, per kobzinjte pa parti ( te hequr nga puna dhe te harruar! ) po per te lidhurit qe, krahas zgjedhes qe i damkos i iu rendon ne shpine dhe i perkul
gjer perdhe, terheqin dhe gomarin e mbushur cit me cit me mall te cmuar veresie. ( Merr te marrim, o burra, se s'na gjen gje nen hijen e partise dhe te qeverise, kjo eshte parrulla).
Pikerisht kjo pavaresi e Qoses s'pranohet, se merret per sfide e karshillek. Ai duhet te perkulet, po ai qendron drejt, Me e keqja eshte se ai nuk hesht dhe te shijoje pleqerine ne vetmi, po grindet, nje kunder te gjitheve, po, ama, nje me Kosoven. Qosja antikarizmatik, i veshtire, jokonformist, autoritar i mendimit te vet, pa perfillur parti e te shquar, sepse ndjek nje rruge, jo shume rruge kuturu ku endet turma dhe tretet intelektuali si kripa ne uje dhe terhiqet per hunde.
I tille eshte dhe Kadare, nuk pyet fort per politiken e dites te partive te nderrueshme me anetare te rinj dhe tradhtare te vjeter. Sepse ata jane rritur shume, bejne hije te madhe dhe jane mbi partite. Vini re si i servilosen Kadarese qe te mbylle gojen. Si i versulen lukunite e perzishme Qoses per ta share, mallkuar dhe denigruar, po s'kane c't'i bejne! Qosja nuk e mbyll gojen!
A s'ishte Kadare qe ne gjendje te deshperuar leshoi stigmen per vendin tone te lavdishem qe shikon nga dylbite e partise vetem shkelqim perpara, se eshte kthyer ne nje fis tribal me shume sejmene qe bejne me dua e osana detyrat qe ju ngarkon kryetari i tribuse? A ka thenie me te vertete dhe me te guximshme per lesharapnajen e demokracise shqiptare?
Dhe ju pranojeni Qosen sic eshte, o idealiste te pluhuralizmes! O puritane te atdhetarizmes te ngecur ne portofolin e fryre te politikanit. Kur i lexonim kritikat dhe studimet e tij te shkelqyera ne ketej gjysmes tjeter, thonim me mburrje, mendimi i mdh shkelqen andej gjysmes tjeter. Sa shpejt e paskemi harruar! Edhe po qeme kunder ndonje mendimi te tij, kjo s'do te thote agje. C'tha Qosja? Kete dhe ate, po edhe kete.. Si e tha, po pse e tha? Qosja eshte i madh, i lejohen kalamburet, sharjet, madje edhe fyerjet. Gogoli i madh therriste ne nje cast deshperimi, jo prej urrejtjes ( larg qofte! ) Rusi te befsha m... Dhe kete do t'ia marrim per kapital? Kurrsesi! Kjo eshte nga dashuria e madhe kur e shikon vendin tend ne gjendjen e nje krize te thelle. Ata qe rrahin tupanat, nje mizeri baltehedhesish dhe munxedhenesish, te ndare ne kampe partish, sa me shume e godasin aq me prane profetit e perngjasojne. Te mjeret mjerane qe e mjeruan letersine, jo me pene e lime, po me topa dhe topcinj.
Panteoni i rralluar, nje nga veprat e tij te shquara, me ra ne dore vjedhurazi, se ketej gjysmes ishin vitet e zboreve dhe aksioneve revolucionare, ku Lasgushi i madh nuk perfillej fare, madje dihej i vdekur, Fishta quhej armik, Konica gjithashtu, dritare per ne ishit ju te Kosoves, pra te gjysmes tjeter matane qe i rivleresonit me ato botime te perkryera qe ne ende si kemi sot dhe prijetari i mendimit te madh ishte Qosja juaj, po dhe i joni, ndoshta me shume. Lerini anatemat, jo tha keshtu per Titon, jo i ngriti himn, jo po iu tha kosovareve gjate kohes se debimit nga serbet, jo, mos ikni nga syte kembet dhe vete ia mbathi me fustan...Mjere mjeranet e mendimit zhele te rrugices qorre, apo te shtegut te qerreve, qe ju paska ardhur dita te ulin dhe te ngrene me dajak ne dore, jo me mend ne koke, se koke s'kane!
Po kjo shakullime e furi idiote eshte ngritur dhe ne Shqiperi kunder Kadarese se madh. Kete e dini ju andej? Sigurisht qe e dini. C'nuk po levizin, dhe pllakat e varreve, per t'ia nxire figuren prej profeti, po meqenese jane arra gungese, qe si hyjne ne pune kujt, me shume po ia rritin famen duke e ulur e ulur veten dhe duke e ngritur e ngritur ate, aty ku s'ngrihet me.
Kam bindjen se partite, qe kane dhe shtetin dhe pushtetin ne shenje hakmarrjeje kur ata s'binden, ndersejne sejmenet e shtypit si ne kohen e Dum Babes qe te perfitoje kryetari i zullumshem i tribuse.
Kthejini syte nga fqinjet qe levizin te lire ne Europe, ata qe dje na dogjen dhe na prene, s'na lane gje pa bere, me keq se ne kohen e Hitlerit, pikerisht ata, qe mbeten armiqte tane, ( se armiku s'behet kurre mik ) pa perfillur sot hipokrizine qe na imponon Europa, e ruajne intelektualin e madh, se ai eshte embleme e identitetit te nje kombi, jo partite e politikanet e radhes, e ruajne e perkujdesen per te gjer aty, sa edhe kur ata dalin ne pension, i mbajne ne pellembe te dores, qe te mos t'i marre neper kembe, t'i fyeje e t'i poshteroje turma e nxitur dhe e ndersyer kunder emrave me drite, se ne, me sa kam vene re, ky sindromi i emrit me drite, ne nje republike demokratike pa emra, po na mbyt.
Me mire me keta pseudonudot, nje race e re kodoshesh te partise, me vrer verban ne vend te bojes, se sa me intelektuale te medhenj me deshmi te deshmuar? Keshtu duhen prere drute? Me duket se fryma mbizoteruese eshte qe keshtu duhen prere.. Atehere le te merremi me pergatitjen e pershpirtjes se fundit dhe c'ka mbetur ende t'i varrosim e te shpetojme prej tyre. Nuk i doni? Nuk ju dhimbsen, te pakten? Aspak? O, po kjo eshte e tmerrshme! Si eshte ajo shprehja; Shqipot per nje plesht djegin jorganin, digjeni, shkrumboheni, qe t'iu bejne sehir e te gajasen me ju!
E dini c'ka ndodhur ketej, o shqiptare te anes tjeter? Ju keni Lidhje Shkrimtaresh? Ketej e mbyllen, se per dreq ndertesa e tyre na qelloi e bukur dhe na i vuri syrin nje dendi i partise, shkrimtaret i debuan, se ishin dhe pa parti dhe grindavece. Po Akademi Shkencash a keni? Sigurisht. Po mos ka ndodhur dhe atje si tek ne? Se ketej e kane shpartalluar ne emer te partise. C'ishin me partine tjeter i degdisen.
Tani dhe kjo e flamosur prishje mes vedit, si ketej, si andej. Duan lufte, jo plagosje te lehte, po asgjesim total. Ndoshta kultures se vogel i duhen kurbane te medhenj.
Andej me Qosen, ketej me Kadarene. Dhe duan t'i vene perballe qe te shikojne gallate, qe t'i poshterojne.
Vaj medet! Po sikur te dale nje ze ( nga te Evropit, se ne vetem ate degjojme ) e t'u thote; Ore, c'beni, jeni ne vete, kaq shpejt mbaroi koha e dashurise?
Mos, o zot, mos valle jemi ne kohen e urrejtjes?
Dhe duam te shkojme ne Europe pa viza dhe duam te hyjme ne Europe pa.. dashuri!
Nju Jork 2010
.
Shume e sakte. E meriton padiskutim. Mua vete me pelqen me teper Driteroi, por kjo nuk me pengon mua te them me bindje qe Ismail Kadare eshte koka me e madhe qe ka nxjerr kombi shqiptar ne letersi. Ka shkruar per komunizmin? E pune e madhe. Ka 20 vjet qe flet dhe shkruan kunder. A nuk beri keshtu edhe Maksim Gorki dhe te tjere, dhe ne nje kohe te caktuar u distancuan nga ato vepra qe ata vete i shkruan ne periudha te caktuara? Kujtoni Majakovskin "Partia dhe Lenini binjake qe historia si nene qe i rriti... Kur themi Lenini nenkuptojme partia, kur themi partia nenkuptojme Leninin...." pak a shume se nuk me kujtohen fiks tani, por ska rendesi. Por kjo nuk i ka penguar kritiket te japin vleresimet maksimale per ta.
Por kjo puna e cmimit nobel eshte pak e nderlikuar pasi edhe per kete duhet te kete lobing ta forte dhe kur vjen puna per lobinge ne shqiptaret nuk japim maksimumin per njerezit tane por vetem per te huajt. Vete fakti qe Ismaili nominohet per Nobel eshte nje vleresim i jashtezakonshem per vepren e tij dhe prape ne shqiptaret vazhdojme te themi se nuk e meriton, dhe kur ta marre cmimin (nese da t'ja japin) ne shqiptaret prape do te themi se ai nuk e meritonte. Me nje fjale muhabete shqiptaresh.
Kalofshi mire
O njerez te mire,Kadare eshte i madh per shqiptaret e jashte kufirit,
nuk diskutohet kjo.
Ai eshte i madh per ne, ngase ngriti zerin ne mbrojtje te gjysmes se kombit atehere kur kesaj pjese te kombit po i kanosej rreziku i zhberjes!E ngriti zerin ai dhe e ngriti lart.E bota e ndegjoi me respekt dhe e kuptoi se historia e Kosoves nuk qenka ashtu sic e trumpetonin(dhe trumpetojne) sllavet.Qe bota ndegjoi zerin e tij,eshte merita e tij,eshte vepra e tij e cmuar ne gjithe boten.Dhe ky fakt s`ka si te quhet ndryshe vecse fat i madh qe e patem(dhe e kemi) kete njeri.
Kadarene nuk e duan ata qe jane shume fetare,musliman.Mua kjo gje nuk me le pershtypje aspak.
Eshte tjeter gje e kaluara e tij ne shtetin ame.Per kete jane te thirrur te flasin ata qe e perjetuan.
Ai nuk eshte shqiptar i mire por nje cmirezi i se shkuares, qe le te kuptohet se shume nga ato qe ben vete tja u faturoj te tjereve.
Kete e kupton lehte po te lexosh te 4 postimet qe ka bere ai deri me sot ne 4 fusha te ndryshme. Ai kap fakte te ndryshme dhe i manipulon ato, ne disa raste duke i kthyer dhe permbys per te ēuar uje aty ku deshiron ai qe emeruesin e perbashket e kane antishqiptar.
Lidhur me artikullin me siper do te thoshja se veē veprave, qe kushdo mund ti lexoje vete dhe te krijoje mendimin e tij qofte dhe sot, ndryshe nga ne qe i kemi lexuar qe me daljen e pare, shume "fakte" nuk qendrojne. Malua romanin e pare e ka botuar shume kohe me pas se Belishova te binte nga fiku, ndersa poezit e para nuk qene akoma qe ta nxirnin Malon mbi uje.
Asnjehere Malua nuk ka pasur probleme me Lefter Dilon perkundrazi e kunderta eshte e vertete, pasi Malua e ka pas Lefterin mesues te frengjishtes dhe kane pas konsiderata per njeri tjetrin. Se paku nga goja e Lefterit e kam degjuar vete.
Malua ka pasur problem me mesuesin e biologjis Fotaq Kekezi, qe me emer tjeter e permend pak te egzagjeruar dhe me humor ne nje veper te tij, lidhur me operimet mesimore qe Zoti Fotaq bente me ne nxenesit (natyrysht dhe me Malon kur ka qene i ri) ne kafshe te ndryshme te vogla si mjete mesim treguse. Behet fjale per krimba, zhapinj, zogj, bretkosa, etj., operime qe i kam bere vete me Z. Fotaq qe e kam pasur mesues. Malua me humor e shtyn deri te macet po pa ndruar qellimin e tyre. Sot mbas rreth 20 vjet vdekjeje Z. Fotaq Kekezi kujtohet me respekt per punen e tij dhe si njeri njekohesisht, me teper ne saj te permendjes qe ben Ismaili per te ne librin e vet kushtuar viteve te vegjelise dhe qytetit te tij.
Thjesht ai eshte nje shpirt i erresires.
Njeri i madh.Shkrimtare me permasa boterore.Krenare qe i takon kombit tim.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
I madh dhe i famshem.Eshte "patriot" nuk mund te jete "hero".
Do mbetet si Konica,nuk mund te arije te behet i madh si Noli.
[COLOR="Blue"]Nobel pa Kadare
Nga Edison Ypi
Ishte aq i piset, i peshtire, i ndyre, i pervjelle, i poshter dhe i neveritshem, kishte aq helm brenda, dhe ishte aq i paturpshem ai titull shkrimi gazete qe pashe ate mengjes ne televizor, sa ne cast mu err veshtrimi, mu terr bota. A meriton Kadare cmimin Nobel?
Pra, pavaresisht se per cmimin Nobel ka komisione pas komisionesh dhe vleresime pas vleresimesh qe vazhdojne me vite e vite, ekziston nje shqiptar qe fare hapur dhe pa pik' turpi refuzon qe cmimin Nobel ta marre nje bashkatdhetari i tij librat e te cilit lexohen nga miliona lexues ne te gjithe boten, dhe eshte kandidat i kreut te listes se atij cmimi prej vitesh !
Fika televizorin dhe dola. Ne oborr perplasa tre-kater here kembet ne toke per te provuar qe s'isha ne enderr. Hodha syte pashe Dajtin, Saukun, Paskuqanin, qiellin, rete, pyeta njerin mos ndoshta Adriatiku ka ardhur ne Maminas dhe Durresi eshte fundosur. Jo, asgje e tille s'kishte ndodhur. Pasi u sigurova se gjithcka ishte ne rregull, thashe ta marr me javash kete pune, para se ta lexoj gazeten te bej paraprakisht disa verifikime. Aty, drejt e tek Ali Demi ku jeton nje plak i mocem dhe i ditur.
Ai qe, i gerrditur nga soc-ndyresirat letrare, pat' shqiptuar ato fjalet ankimtare aq te goditura; "Kadare na mori ne qafe. Vec tij s'lexojme dot me asnje dhe asgje". Ah, plaku i ditur kishte vdekur. Por plaku kishte lene nje batalion me bij e bija, niper e mbesa. Te gjithe pas Kadarese te cmendur. U ktheva ne qender.
I mora me radhe te gjitha librarite. A eshte Kadare autori me i lexuar? Po, sigurisht po ! me thane te gjithe shitesit pa i levizur qerpiku asnjerit. Pas librarive, mora ne celular nje mik te cilit prej kohesh i njihet merita se nuk ka lene pa lexuar asnje fjale qe ka shkruar Kadare. He mo, i thashe, vazhdon ta mbash ate primat? Ah jo, me tha, nderkohe qe prej vitesh s'jemi takuar, si vetja kam njohur me qindra. Megjithate tani i jam futur dickaje tjeter, te mbajturit mend permendesh. Po te rinj qe e pelqejne Kadarene, a ke njohur? vazhdova. Ata jane me te terbuar, m'u pergjigj miku. Vetem t'ua sjellesh ne vemendje dhe t'ua lexosh si duhet vetem nje paragraf nga Kadare. Kaq duan te rinjte e sotem, dhe nisin e perpijne romanet e Kadarese, dhe te mahnitur mesojne permendesh poezite e tij pa u ndalur.
Pastaj u telefonova nja njezet ish te burgosurve politike. I bera secilit pyetjen: Ma ke thene edhe here te tjera, por dua te ma thuash perseri; a eshte e vertete qe ne burg e perpije cdo fjale te shkruar te Kadarese? Po, po, po, po, me thane te gjithe nje per nje. Disa prej tyre madje me treguan edhe dromca. Se si komanda e burgut i shihte venger duke i ndjekur me vemendje kur lexonin Kadarene. Ndonjerit i kerkonte tinez dhe shpjegime. Dikujt tjeter pohimet ia shtonte dhe ne dosje etj. etj. Mbarova pune me ta dhe drejt e ne nje kafene andej nga Blloku.
Ne ate kafene pata takuar para ca kohesh nje ish-sigurimist te larte i cili, mes tjerash, me tregoi nje te forte per Kadarene. Sigurimistin mu desh ta pres nja dy ore te mira. Kur me se fundi erdhi, e vura te ma tregoje edhe nje here ate te forten. Tha sigurimisti: Pasi vrau veten Mehmet Shehu, meqenese Mehmeti pergjithesisht i pelqente librat e Kadarese, Kadarene e zuri frike e madhe. S'do mend qe do ta kapte frika. Njerezit e Mehmetit atehere i syrgjynosen, i burgosen, ose u dhane gjysmen e lekut ballit. Dhe te pelqeheshe nga armiku s'mund te mos ishe armik.
Me thoshte atehere Kadareja mua dhe te te tjereve gjoja si pa teklif; A mund te fajesohet Naim Frasheri pse vargjet e tij i pelqenin Ahmet Zogut?! Kishte ndonje faj Naimi i shkrete se Zogu ia mbante poezite nen jastek?! E bente kete qe ne t'i shpinim fjalet e tij "lart".
Duke u endur neper qytet, diku me zuri syri nje mesoburre me nje ekzeme te kuqerremte me pucrra gunga dhe zgavra neper fytyre. Te jete ky autori i shkrimit? pyeta veten. Vertet, si mund te jete nje shqiptar qe mendon aq keq per nje shqiptar gjenial, e lere me pastaj per nje shqiptar te zakonshem? Kavie e arratisur nga ndonje laborator biomodifikues? Me mushkri te ndryshkura? Pa tre brinje? Me vetem nje sy nen mjeker? Me gojen pas shpine. Me hunden pas kokes? Me veshet nen sqetull?! Dhe pse ta kishte bere valle ate shkrim? Sepse ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, dhe tani e gerryen kujtimi i krimit kur ka spiunuar familjaret, shoket, miqte? Sepse vuan nga nje semundje ne nje vend qe s'tregohet? Sepse kur ishte gjashte vjec e perdhunoi nje i rritur? Sepse nuk e ka dashur kurre asnje femer, dhe e ka humbur shpresen se kjo mund te ndodhe ndonjehere? Sepse s'ka ndjeshmeri artistike, ka lexuar pak libra, dhe leximet e pakta me teper e kane ngaterruar se ftilluar lidhur me artin dhe letersine, dhe prandaj boten e artit e sheh me urrejtje?
Tek sillesha e sillesha neper qytet, duke u kthyer ne shtepi drejt vendit ku do merrja gazeten, nderkohe ishte ngrysur. Diku me zuri syri nje kloshar duke levizur nen ca lecka mbi ca kartone. Pastaj pashe nje sakat mbi paterica qe sec me tha per nje liber me poezi qe donte ta botonte por s'mundte. Pak me tutje u ndesha me nje te dehur qe ka nja nje vit qe me lutet ta ndihmoj per te shkruar nje liber me kujtime.
E mora gazeten dhe e lexova shkrimin. O Abas Ali ku je ! Ekzema ne fytyre, sakatlleku ne trup, spiunlleku ne shpirt, mungesa e nje strehe per te fjetur naten, pamundesia per te shkruar e botuar poezi e kujtime, keqkuptimi me artin ne teresi, te gjitha bashke te mbledhura tek i njejti njeri, nuk do ishin te mjaftueshme per ta bere ate kryeveper ligesie. Fjalim denoncues plenumi partie per gabime ideologjike. Udhezime bashkimesh profesionale per vigjilence revolucionare ndaj punes sabotuese te armiqve te brendshem dhe te jashtem. Konstatime teper shqetesuese dale nga diskutimet ne mbledhjen e kolektivit te ndermarrjes lidhur me disa shkarje dhe shfaqje teper te rrezikshme kapitalisto-revizioniste ne gjirin e hekurt te kolektivit punonjes.
Gjuhe si e Zerit te Popullit ne vitet '60 sjelle ne nje gazete te vitit 2010. Te gjitha keto po ! Por vetem shkrim gazete nuk mund te quhej ajo vrrome. Ja, "ne kohen e diktatures debatet rreth vepers se tij rriten interesin e lexuesit shqiptar...". Pra, sipas artikullshkruesit, i cili ka paturpesine dhe mendjemadhesine te flase ne emer te te gjithe lexuesve shqiptare, lexuesit shqiptare te kohes se diktatures, ishin aq budallenj, sa interesimi per librat e Kadarese nuk u rritej nga leximi i atyre librave, sepse ato libra as qe i lexonin fare, por interesim kishin, madje interesimi edhe u rritej, por vetem nga debatet !
"Cilat jane shkaqet qe e pengojne Kadarene te marri kete cmim prestigjioz".
Per Kadarene ato shkaqe penguese jane miliona lexuesit e tij neper bote, nga Shqiperia ne Amerike, nga Amerika ne Rusi, nga Rusia ne Japoni. Prandaj, meqenese Kadareja shkaqe penguese ka gjith'ato dhe ti asnje, a e bejme keshtu;
Propozojme qe cmimin Nobel ta marresh ti. Nuk ekziston, por e propozojme dhe na e pranojne. Edhe cmimin edhe motivimin; "I jepet nje te ligu qe s'ka absolutisht asgje te perbashket me ate qe quhet Letersi".
"Perse ky ze kundershtues nga vendi i tij".
Ta them shume sinqerisht dhe shume seriozisht; une vet lidhur me kete pyetje mund te leshoja nje lume sharjesh qe nuk do ishin pergjigje por zbrazje mllefi. Megjithate, ji i sigurt dhe rri i qete, se pergjigjen e sakte dhe te plote te kesaj pyetje, pergjigje qe mund te te conte edhe ne cmendine, nuk e gjen dot askush ne bote. Asnje psikolog, asnje psikanalist, askush.
"Opinioni shqiptar ne pergjithesi i cili i respekton (Kadarese) talentin por jo vepren".
Sigurisht qe keshtu eshte. Ndarja e talentit nga vepra, duke qene nje pohim qe s'ka asnje kuptim, eshte nje zbulim gjenial i yti. qe do mbetet ne histori. Sidomos sepse "opinion shqiptar ne pergjithesi" ti kujton vetem veten tende.
"Ne Shqiperi kishte shkrimtare te jashtezakonshem qe e kalonin disa here talentin Kadare".
Po pra, ka plot. Per shembull njeri prej tyre je ti, por te tjeret s'dihet as ku kane qene, as ku jane, as ku do jene.
"Ka qene nje nga justifikuesit me te djallezuar te regjimit komunist".
Jo vetem justifikues i djallezuar, por edhe mbeshtetes i pa epur, edhe perkrahes i vrullshem dhe i pandalshem, dhe nje mij' e nje te zeza te tjera ka bere Kadare, por duke mos bere kurre, ta zeme, nje shkrim si i yti, i justifikohen te tera te zezat, o te marte lumi te marrte, ty me gjithe llurbat e tua.
"Pelqehej nga stili i shkrimit te tij sepse perdorte alegorine, metaforen, misticizmin".
E di si duket kjo? Tamam si denoncim. Qe s'eshte fare cudi, ti kunder Kadarese, edhe po te mos e keshe bere ne ate kohe, ja ku po e ben tani.
"Asnjehere dhe ne asnje rast nuk kritikoi udheheqesin".
E vertete, s'e beri qe s'e beri kete Kadare. Por kishte nje arsye ama. S'i vinte radha atij ta bente kete. Sepse diktatorin e shkaterruat me kritika ti dhe ju.
"Perpiqet te binde sot lexuesin nepermjet veprave te tij se ka qene disident".
Kurre nuk e ka thene. Por meqenese e thua ti, edhe mund te jete e vertete. Se Kadare si genjeshtar nuk eshte shembull i vetem. Alfred Nobel, per shembull, shpikesi i dinamitit dhe themeluesi i cmimit, ai qe dinamitin e shpiku duke bere zap Nitroglicerinen e cila avullonte shpejt, edhe ai genjente kur thoshte se ishte biznesmen. Sepse, me ate lloj shpikje qe u perdor jo vetem neper ndertime, por edhe neper luftera, ne fakt, ai vec ndertues, ishte edhe vrases. E kane thene gazetat e kohes. E jo vetem per Nobelin e dinamitit, por edhe per Ainshtajnin e berthamores i cili gjeti menyren per te bere zap energjine e brendshme te materies, Galileun qe beri zap Token, Koperniku Diellin etj. etj. Se, pertej te mirave te medha qe i sollen njerezimit, permes marifetesh, kompromisesh, justifikimesh, manipulimesh, zaptues te medhenj te medhenj kane qene te gjithe njerezit e medhenj te kesaj bote, pervec teje qe shkruan kellira natyrisht.
"A eshte Kadare shkrimtari me i madh shqiptar apo jo".
Jo pra jo, nuk eshte Kadare shkrimtari me i madh shqiptar. Shkrimtari me i madh shqiptar je ti.
Kadare eshte shkrimtari me i madh i botes.
Shkrimtari Kadare, atehere i rrethuar nga vrases tani nga pisa, beri dhe po ben Art, Letersi, domethene Drite, domethene Liri. Po ku merr vesh nga keto ti dhe zhgani yt a derezi.
Dhe kjo eshte arsyeja pse nuk eshte problem Kadare pa Nobel, por Nobel pa Kadare.[/COLOR]
Krijoni Kontakt