Close
Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 178
  1. #141
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Romani i Kadaresė, konkurrent pėr "The Indipendent"

    TIRANE - Romani "Rrethimi", nga shkrimtari mė i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ėshtė njė prej gjashtė librave tė pėrzgje-dhur si pretendentėt pėr "Independent Foreign Fiction Prize". Ēmimi prej afėrsisht 11.000 eurosh i jepet ēdo vit njė autori qė ėshtė gjallė, libri i tė cilit ėshtė pėrkthyer dhe botuar nė gjuhen angleze nė Mbretėrinė e Bashkuar, njė vit mė parė. Autori fitues e ndan ēmimin me pėrkthyesin, si njė mėnyrė pėr tė vlerėsuar jo vetėm shkrimtarin, por edhe rėndėsinė e pėrkthyesit, qė e sjell veprėn nė kėtė gjuhė. Nė kėtė mėnyrė, pėrkthyesi ngre ura mes kulturave dhe gjuhėve. Pėrveē autorit nga Shqipėria, kėtė vit, nė listėn e emrave tė pėrzgjedhur janė edhe shkrimtarė nga Kolumbia, Kina, Franca dhe Izraeli.

    Romani i Kadaresė "Rrethimi" konkurron me "Ushtritė" tė shkrimtarit Evelio Rosero dhe "Informatorėt", nga Juan Gabriel Vasquez, libra tė cilėt janė pėrkthyer nė anglisht nga spanjishtja, prej Anne McLean.
    Libra tė tjerė nė konkurrim pėr kėtė ēmim, janė "Voiceover" nga Celine Curiol, e pėrkthyer nė anglisht nga Sam Richard nga gjuha frėnge; libri "Beijing Coma" i autorit Ma Jian, qė ka ardhur nė anglisht nga gjuha kineze, prej pėrkthyeses Flora Drew; dhe po ashtu libri "Zjarr miqėsor" i autorit A.B. Yehoshua, qė vjen nga hebraishtja nga Stuart Schoffman.

    "Vlerėsuesit kanė zgjedhur kėta emra pėr t'i vėnė nė listėn e konkurrentėve, duke reflektuar nė tė diversitetin dhe thellėsinė e letėrsisė globale, e cila tashmė mund tė shijohet prej lexuesve anglezė. Ky eveniment lartėson mjeshtėrinė e pėrkthyesve tė cilėt na sjellin ne tė shijojmė autorė tė huaj", - tha Boyd Tonkin, redaktori letrar dhe kryetari i vlerėsuesve dhe pėrzgjedhėsve tė listės, pėr BBC-nė.

    "Rrethimi" i Ismail Kadaresė, u botua nė Shqipėri nė vitin 1970, por ai u pėrkthye nga David Bello dhe u botua nė anglisht vetėm nė vitin 2008. Ndėrsa, shkruante nėn regjimin diktatorial tė Enver Hoxhės, nė roman Kadareja pėrdor alegorinė e njė tė shkuare tė largėt si njė mėnyrė pėr tė diskutuar mbi kohėn nė mėnyrė mė tė sigurt. Megjithėse romani tregon historinė e njė kalaje shqiptare nėn rrethimin otoman turk, shpesh janė bėrė paralele mes pjesėve tė romanit dhe ngjarjeve qė ndodhnin nė kohėn kur libri u shkrua nė vitin 1970. Dy shembuj tė kėsaj dukurie janė pėrmendja e topave ushtarakė, qė ishin bėrė aq tė mėdhenj sa rrezikonin asgjėsimin e njerėzor, fakt ky qė merret si njė "fshehje" e ēėshtjes sė bombės atomike nė roman.

    Njė tjetėr paralelizėm i bėrė mes romanit dhe viteve '70, ka tė bėjė pikėrisht me bashkėpunimin nė roman mes dy fuqive tė mėdha antagoniste, Venecias dhe Perandorisė Osmane, moment ky qė mund t'i referohet bashkekzistencės sė paqshme mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė vitet 1960.

    Fituesi i ēmimit "Proza e huaj" e "The Independent" do tė shpallet gjatė njė ceremonie nė Londėr, nė datėn 14 maj.

    GSH/BalkanWeb
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Klajd Kapinova: Sa Kadare ka brenda Kadaresė!

    Sa Kadare ka brenda Kadaresė!

    Nga Klajd Kapinova

    "E vėrteta ėshtė e pėrshtatshme dhe e bukur, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend"
    Frederick Dauglass

    “…Pas pasurisė borgjezia kėrkon pushtet dhe pas pushtetit kėrkon lavdi. Njė shekull mė parė Marksi e ka parashikuar edhe kėtė. …Shoqėria e sėmurė amerikane e tregon veten e saj sidomos natėn… Broduej ėshtė njė lloj ekspozite e Nju Jorkut. Kėtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, menēuria dhe degjenerimi, tė ndriēuara nė mėnyrė tė ethshme, rrinė pranė e pranė… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithė vulgaritetin e vet, i babėzitur, i paturpshėm… Nė Broduej, nė sfondin e shkėlqimit tė ēmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq. …SHBA janė bėrė vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Pėrgatitja e atentateve ka arritur kėtu pėrfeksionimin mė tė lartė… Statuja e lirisė ėshtė monumenti qė borgjezia i ka ngritur lirisė sė saj, lirisė pėr tė sunduar. …Ka disa muaj qė nė ekranet mund tė shikosh gjėra mė tė shthurura qė mund tė sajojė imagjinata mė e sėmurė e maniakėve seksualė… Ky mit ėshtė njė nga shfaqjet e shkallėzimit tė degjenerimit tė shoqėrisė sė sėmurė amerikane… Asnjėherė dhe asgjėkundi nuk mund tė jetė poshtėruar femra nė kėtė mėnyrė. …Rinia amerikane ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm. Ajo kėrkon rrugėt e protestės. Dyqanet e letėrsisė politike janė tė mbushura ditė e natė me tė rinj… Ata kėrkojnė librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Ēe Guevarės. Po sidoqoftė, autori qė kėrkonin mbi tė gjithė ėshtė Lenini!”
    (Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Njė botė nė rėnie”, vėll. 12, f.271 – 294)
    Pėr Che (Guevaren) mė 1997, u botuan 5 biografi me rastin e 30 vjetorit tė vdekjes sė tij, dhe u gjetėn eshtrat afėr njė piste nė aeroportin bolovian tė Vallegrandes. Pėrvjetori tėrhoqi vėmendjen mbi fotografinė e bėrė nga Freddy Alborta trupit tė vdekur tė Che tė shtrirė nė njė tavolinė, romantik si Krishti i pikturuar nga Mantegna. Ėshtė normale, qė besnikėt e njė kulti nuk njohin tė vertetėn historike mbi heroin e tyre. Nuk habit fakti qė ndjekėsit aktualė tė Che, admiruesit e tij tė rinj postkomunistė, vetėgėnjehen duke u kapur fort mbas njė miti-me pėrjashtim tė tė rinjve argjentinas qė pėrdorin shprehjen: “Tengo una remera del Che y no sé por qué”, “Kam njė bluzė tė Che dhe nuk e di pėrsenė”. Deri tani shumica e kanė konsideruar Che si ikonė tė drejtėsisė, rebelimit ndaj abuzimeve tė pushtetit. Nė Liban, protestuesit qė protestonin kundėr Sirisė mbi varrin e kryeministrit Rafiq Hariri (vrarė nė vitin 2005) mbanin imazhin e Che. Thierry Henry, futbollisti francez qė luan me Arsenalin, nė Angli, u prezantua nė njė gala tė organizuar nga FIFA, me njė t-shirt tė Che. Nė njė reēension tė kohėve tė fundit tė publikuar tek “The Neė York Times”, pėr filmin: “Toka e tė vdekurve qė jetojnė” (Living dead man land), Manohla Dargis ka shkruar: “Shoku mė i madh ėshtė transformimi i njė zombie tė zi nė njė lider tė drejtė revolucionar. E pas tė gjithash mendoj qė Che jeton.” Mė i famshmi pėrdorim i figurės sė Che-sė, ishte nė ceremoninė e Academy Aėards tė kėtij viti, ku Carlos Santana e Antonio Banderas interpretuan temėn muzikore tė “Ditaret e motoēikletės” dhe Santana kishte veshur njė t-shirt me Che dhe njė kryq. Shfaqje tė kultit tė ri tė Che gjenden kudo. Edhe njė herė miti tėrheq persona qė luftojnė pėr tė kundėrtėn e asaj qė Che ishte. Nė janar 1957, si shkruhet nė ditarin e Sierra Maestra, Guevara i qėlloi Eutimio Guerra, i dyshuara, qė kishte dhėnė informacione: “E zgjidha problemin me njė kalibėr 32, nė anėn e djathtė tė trurit...ajo qė i takonte atij, tani ishte e imja”. Mė vonė i qėlloi Aristidit, njė fshatari qė kishte shprehur dėshirėn tė largohej sapo rebelėt tė zhvendoseshin. E ndėrsa pyeste veten “nėse viktima ishte aq fajtore sa tė meritonte tė vdiste”, urdhėroi vrasjen e Echevarrķas, vėllait tė njė shoku pėr krime tė papėrcaktuara: “Duhej tė paguante”. Nė raste tė tjera simulonte ekzekutimet pa i ēuar deri nė fund, njė formė torture psikologjike. Luis Guardia e Pedro Corzo, 2 studiues nga Florida, kanė marrė dėshminė e Jaime Costa Vįzquez, njė ish komandant i ushtrisė revolucionare, i njohur si “El Catalįn”, sipas tė cilit shumė nga ekzekutimet qė i atribuohen Ramiro Valdes, Ministėr i ardhshėm i Brendshėm, janė nė fakt tė Guevarės, sepse mbi male Valdes zbatonte urdhrat. “Nė rast dyshimi, vrisni” ishte urdhėri i Che. Nė prag tė fitores, sipas Costa, Che ka urdhėruar vrasjen e 20 personave nė Santa Clara, nė qendėr tė Kubės. E megjithatė “makina qė vriste me gjak tė ftohtė” nuk e tregoi tė plotė egėrsinė e saj deri sa pas rėnies sė regjimit tė Batistės, Kastro i besoi drejtimin e burgut tė La Cabańa (Kastro kishte njė talent tė lindur nė zgjedhjen e personave tė pėrshtatshėm pėr mbrojtjen e revolucionit nga infeksionet). San Carlos e La Cabańas ishte njė kėshtjellė guri e pėrdorur nė shek. 18 pėr tė mbrojtur Havanėn nga piratėt anglezė; mė vonė u bė kazermė ushtarake. Che u bė drejtor i saj nė mesin e 1959, njė periudhat mė tė errta tė revolucionit. Javier Arzuaga, prifti bask qė ngushėllonte tė dėnuarit me vdekje ka qėnė dėshmitar i dhjetra ekzekutimeve. Ai kujton: “Ishin rreth 800 tė burgosur nė njė hapėsirė qė mund tė mbante vetėm 300: ish ushtarakė dhe policė tė kohės sė Batistės, gazetarė, ndonjė biznesmen dhe disa tregtarė. Trupi gjykues revolucionar ishte i formuar nga ushatarakė. Guevara drejtonte gjykatėn e apelit. Nuk ka anulluar kurrė asnjė vendim. Vizitonte krahun e vdekjes nė Galera de la muerte. U pėrhap lajmi se unė hipnotizoja tė burgosurit sepse shumė qėndronin tė qetė, prandaj Che dha urdhėrin qė tė isha prezent gjatė ekzekutimeve. Pashė 55 tė tilla. Ishte njė amerikan Herman Marks, ish i burgosur. E thėrrisnin “kasapi” sepse ndiente kėnaqėsi kur jepte urdhrin pėr tė qėlluar.
    Mbrojta shumė tė burgosur para Che. Mbaj mend rastin e njė djali, Ariel Lima. Che nuk devijoi nga vendimi i tij. Ndėrroi ide Fideli, tė cilit i bėra vizitė. Mbeta aq i tronditur sa nė fillim tė majit 1959 mu urdherua tė largohesh nga La Cabańa. Shkova tė kurohesha nė Meksikė. Ditėn qė u nisa, Che mė tha qė secili nga ne kishte tentuar ta tėrhiqte tjetrin nga ana e vet pa ia dalė dot mbanė. Fjalėt e tij tė fundit ishin: “Kur tė heqim maskat, do tė gjendemi armiq.” Dhe kjo ėshtė ana e vėrtetė e medaljes Che, qė shumė veta evitojnė t’a shikojnė. Eshtė ndoshta vendi mė i pėrshtatshėm tė vendosim sėrisht pėrshtatjen qė shkrimtari Petraq Kolevica, i bėn vargjeve tė A.Z.Ēajupit me titull: “Klubi i Selanikut”, ku fjalėn beu e zėvendėson me komunist:
    ARMIQTĖ
    “Si s’na u ndanė – armiqtė.
    Tė neveritshmit, barbarėt – armiqtė.
    Agresorėt, tė dobtit – armiqtė.
    Tė pabesėt, provokonjėsit – armiqtė.
    Shekullorėt, tė munduarit – armiqtė
    Edhe njėherė t’i goditim –
    ARMIQTĖ
    (Ismail Kadare, nė librin: “Shekulli im”, f. 8)
    “Ka gati gjysmė shekulli qė populli shqiptar ushqehet me letėrsinė socialiste shqiptare. NEVOJA e tij pėr tė ėshtė e madhe… Kjo NEVOJĖ e nėnvizon pėrgjegjėsinė tonė pėrpara socializmit pėr tė cilin kemi dyzet e pesė vjet qė punojmė e luftojmė papushim.”
    (Ismail Kadare, “Letėrsia e sotme dhe koha e sotme”, revista: “Nėntori”, Tiranė, Nr. 1, 1990, f. 56, 67)
    “Tė afirmosh qė unė isha njė shkrimtar shumė i dashur i regjimit ėshtė spekullim i mirėfilltė.”
    (Ismail Kadare, Gazeta, “Zėri i Rinisė”, 24. 12. 1994)
    Zoti M. A. Plantey, President i Akademise Franceze tė Shkencave Morale dhe Politike, me servilizėm, lėshon deklaratėn gėnjeshtėr e tė pabesueshme nga shqiptarėt, ku, pėrpara tė gjithėve i thotė Zotit Kadare:
    "Vendi i shqiponjave" ishte ai i diktatures se fundit marksiste retrograde. Kete ju e keni luftuar. Vepra juaj e ka luftuar. Vepėr tėrėsisht e drejtuar kundėr totalitarizmit"
    (Gazeta “RD”, Tiranė, 03. 11. 1996)
    “Ē’rėndėsi ka fakti se njė shkrimtar i ka pranuar pėr vite me radhė privilegjet e regjimit, nga makina personale e deri te liria pėr tė udhėtuar jashtė shtetit, nėqoftėse nė fund tė fundit, ka shkruar pėrherė atė qė ndjente?”
    (Ismail Kadare, Gazeta, “Gazeta Shqiptare”, 30. 11. 1993)
    “Shqiptarėt e kanė kuptuar qė unė pėrfaqėsoj kėtu kulturėn e tyre, si tė thuash njė simnol mė tepėr mbi flamurin e Shqipėrisė.”
    (Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca”, Tiranė, 20.08. 1994)
    “Kadare duket qartė qė ėshtė veēanėrisht nga mė tė privilegjuarit se, sipas fjalėve tė tij, ēdo vit mund tė shkojė lirisht nė Francė si dhe nė vende tė tjera tė perėndimit. Nga tė 421 anėtarėt e seksionit tė shkrimtarėve (tė Lidhjes…), vetėm pak mund tė udhėtojnė jashtė vendit kaq shpesh dhe kaq lirė si Kadare.”
    (Paul LENDVAI, nė librin: “DAS EINSAME ALBANIEN”, 1985, (“Shqipėria e vetmuar”), f. 89)
    “Kadareja ishte jo vetėm fėmija e pėrkdhelur e diktaturės nė Shqipėri, por nė tė njėjtėn kohė njė anėtar mjaft i nderuar i partisė, qė mund tė udhėtonte jashtė shtetit sa herė tė kishte dėshirė, t’i botonte librat e tij nė Francė dhe gjetiu dhe tė gėzonte tė gjitha privilegjet qė gėzonin bosėt e partisė.”
    (Prof. Arshi Pipa, Gazeta, “Sindikalisti”, 23. 09. 1991, f. 8)
    Shqipėria kishte talente. I tillė ishte Lasgush Poradeci, i cili nuk la asnjė rresht pėr lavdi tė partisė, qė i kishte zhdukur me plumb, litar, gjyq e pa gjyq, miq e kolegė shkrimtarė dhe patriot. “E pra edhe ai, mund t’i bante lak plumbit e pėrsekutimit, pėr tė fitue nder e lavdi, nė emėr tė realizmit socialist e tė diktaturės gjatakare, pėr tė jetue mirė e jo me u ushqye me njė kothere buke tė thatė, nė njė dhomė t’errėt e tė varfėn. Por Lasgushit, nuk i shkonte kafshata teposht, kur shikonte tmerrin rreth tij. Ndėrsa Ismaili, e kishte stomakun e fortė dhe gėlltiste e bluante gjithēka: servilizmin, konformizmin, mospėrfilljen, pėrbuzjen, vetėm pėr tė arritė nė podiumin e lavdisė, pa ēka, se ajo lavdi, ishte e njomun me gjakun e lotėt e vllazėnve dhe motrave shqiptare (e nuk begenis t’i kėrkojė tė fala popullit tė tij!.)
    (Lek Pervizi, “Krahas genocidit njerėzor u krye edhe genocid kulturor”, Revista: “Kuq e Zi”, Belgjikė, “KUVENDI”, Viti IV, Michigan, USA, Dhjetor 2004, f. 102 – 113)
    Kadaresė, i bėhet pompozitet me zor nė tė gjitha llojet e medias sė shkruar, televizive dhe internet, pėr veprat e vjetra, duke na i ofruar si arritje tė reja tė “desidencės” sė tij pa kufi, pėrkthime si identitet i regjimit. Ata ishin e mbetėn turpi i letėrsisė dje e sot, pėr tė krijuar dhe mbajtur tė zgjuar si gogol Perandorinė e Holokaustit tė Kuq gjatė viteve 1944 – 1990 e ndonjė edhe pas vitit 1991. Pėr kėtė, na sqaron, dituraku i urtė me origjinė italiane Prof. Injac Zampputi, kur shkruan se: Politika, ishte dhe ėshtė njė gurė i rėndė, i varur nė qafėn e hollė e tė lodhur tė letėrsisė martire shqiptare, qė tash 61 vjet, ia ka marrė dhe merr frymėn asaj.
    Ju lutėm, duhet tė keni mirėsinė, tė sqaroni, sesa popuj ka nė Shqipėri, se njė herė e njė kohė deri nė vitin 1990, Enveri, na jepej pėrmes librave, poezive, dramave, filmave, romave etj., si “babai i kombit”, ku poetėt ishin gati t’i jepnin jetė nga jeta e tyre… Po sot ēfarė ka ndodhur!? Mos ka dyndje masive tė emigrantėve perėdimorė, qė kėrkojnė azil politik e ekonomik, si: amerikanė, francezė, italianė, anglezė, gjermanė, grekė, etj., dhe janė konvertuar nė shqiptarė, qė tė mahnitur nga pėrkthimet e Ik, pėr komunizmin, mė sėfundi e kanė “kuptuar”, se duhet shijuar e jetuar “lumturia socialiste” nė tokėn e djegur, qė erdhi nga “fanari i Parajsės” sė Spaēit, Burrelit, Bedenit, Kuqit, Tarovicės, Shkodrės, Tėrbufit, Kavajės, Kalaja e Gjirokastrės, Maliqit, etj., Miku i tij i ngushtė i Kadaresė z. Ramiz Alia, qė ka lėnė kėto shėnime tė pėrzemėrta, nė librin e Ik: "Nga njeri dhjetor ne tjetrin" (f. 135)
    Ja njė pjesė e tekstit:
    “Vepra jote (i thotė Ramiz Alia Zotit Kadare), i ėshtė kushtuar luftės heroike tė Partisė sonė e tė shokut Enver Hoxha.... (kujtoj "Gjeneralin", "Kėshtjellėn", "Dimrin e madh", "Perse mendohen kėto male", "Shqiponjat flutorojnė lart", "Koncert..."). Kjo tė nderon, jo vetėm si shkrimtar, por mbi tė gjitha si luftėtar, si patriot, si komunist. Veprėn tėnde... e ka vlerėsuar gjithnjė Partia. Mos harro, as atė ē'ka bėrė Enveri pėr ty, as pėr anėsinė time nė favor tėnd. Bile nėse tė shkruaj kėshtu hapur, pa shumė "diplomaci", kjo ka lidhje me ato marrėdhėnie miqėsore qė ekzistojnė mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes, qė Partia vazhdimisht ka treguar pėr Ismail Kadarenė, tė cilin e kemi dashur dhe e duam." Ky ėshtė edhe motivacioni me tė cilin Ik u shpėrblye si “Nderi i Kombit” (alias …) nga nxėnėsit e z. R. Alia.
    Kjo tė kujton "vepren": "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" dhe gjithė librat e botuar deri nė vitin 1990. Ēdo njeri, ka njė mendim tė kristalizuar mbi autorin e "vlerat", me tė cilat e ka ngopur leterėsinė e socialrealizmit komunist. Kėshtu p.sh. libri "Nėntori i njė kryeqyteti", mund ta krahasojmė me ngjarjet qė lidhen me rrethimin e Stalingradit, njė epokė, ndoshta e lavdishme pėr Luftėn II Botėrore, por qė dafinat e saj, nuk mund ta zbukuronin nė asnjė mėnyrė kokėn idhullit tė tij beniaminit Enver Hoxhės. Libri tjetėr "Kronikė nė gur", me sjell ndėr mend Rezistencėn Franceze, ndėrsa "Dimri i vetmisė se madhe", qė me pas u botua me titullin "Dimri i madh", me jepte pėrshtypjen, se Shqipėria ishte njė vend edhe ajo njė supėrfuqi ushtarake vetėm nė sajė tė Hoxhės.
    Me fjalė tė tjera, tė gjitha librat e Kadaresė nė pėrgjithėsi, nuk ishin veēse njė hyjnizim i figurės personale tė E. Hoxhės, njė kontribut i ēmuar, pėr pėrjetėsimin e pushtetit tė tij personal nė Shqipėri. Ai ka mbajt njė qėndrimim deri nė fund nė favor tė komunizmit, kur ne djemtė tė rinj, qė ndiēnim ēdo lajm, qė kishte lidhje me rėnien e sistemit, prisnim qė tė bėnte vete ai njė levizje, qė tė pėrshpejtonte ardhjen e demokracisė. Si pėrfundim, ai e bėri kėtė lėvizje nė Tetor tė vitit 1990, atėherė, kur nuk ia kishte njeri nevojėn. i vetmi, qė pėrfitoi nga kjo gjė ishte Ik e askush tjetėr... Qė nga ajo kohė kanė kaluar 16 vjet, e Ik pompohet e pozohet pa teklif, saqė objekti frymorė, i entuziazmuar, ia kalon fjalės “modesti”. Propaganda nė favor tė Ik, ėshtė sot e shumėzuar nė progresion gjeometrik nga meskinėt e servilėt jargavitės e tij kudo tė mveshur me pushtet politik e ekonomik. Edhe heshtjen e shqiptarėve, e merr si vlerėsim pozitiv, kur nė fakt rinia nuk do t’ia dijė pėr “veprat” e tij mbushur me kundėrvlerė dhe “lumturi” pėr ballaballarėt e tyre. Por Ik, si mospėrfillės, zhvlerėson ēdo fjalė tė zgjedhur nė favor tė tij, kur me mendjemadhėsi shprehet: “Shqiptarėt e kanė kuptuar qė unė pėrfaqėsoj kėtu kulturėn e tyre, si tė thuash njė simnol mė tepėr mbi flamurin e Shqipėrisė.” (Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca” organ i Partisė Aleanca Demokratike, Tiranė, 20.08. 1994)
    Mund tė lexoni, mendoni e gjykoni, tė gjithė pa dallim, dashamirėt ose jo, kuriozėt, shkrimtarėt, historianėt, renegatėt, “reaksionarėt”, servilėt dhe kundėrkonformistėt etj. etj. Kush kėrkon shpjegime pėr fatkeqėsitė personale, do tė gjej informacion tė mbledhur nė vite, pėr njerėzit dhe ngjarjet e kohės, qė veja e diktatorit Nexhmije (Xhunglini) Hoxha, i ka kaluar mė pranė burrit Enver Hoxha.
    Ajo hedh dritė mbi shumēka, tė folur e pėrfolur. Ja sesi e shpreh habinė dhe zemėrimin e saj:
    “Siē dihet, Ismaili iku me nxitim nga Shqipėria. Pse?! Nuk e ndjente veten tė sigurtė kėtu?! Nga kush?! Motivet qė e nxiten, i di ai vetė. Por njė nga ato ishte: Ēmimi Nobel. Ka shumė nė Stokholm e nė botė, qė vlerėsojnė lart krijimtarinė letrare tė Kadaresė, por ka edhe tė tjerė qė bėjnė, me logjikė tė ftohtė, pyetjen: Pėrderisa Enver Hoxha paska qenė "diktator" dhe regjimi i tij "diktatorial", atėherė si ka mundur Kadare tė shkruajė veprat e tij mė tė mira, pa qenė nė asnjėren "disident", madje as nė "oponencė" tė hapur nė fushėn e letėrsisė? Nė drekė, kur u mblodhėm nė shtėpi, Enveri mė tha, se kishte porositur Ramizin t'ia thoshte copė Ismailit se "kjo vjershė ishte armiqėsore".
    Organizata - bazė e partisė e Lidhjes sė Shkrimtarėve, anėtar i sė cilės ishte dhe I. Kadare, e thirri kėtė nė njė mbledhje tė posaēme, pėr tė dhėnė shpjegime. Nga autokritika e tij, po shkėpus disa pohime e argumentime, qė bėn Ismaili me kėtė rast. “Unė si komunist dhe si shkrimtar, nė vend qė tė jem nė ballė tė situatės, tė ndihmoj Partinė, jo vetėm qė s'e zė kėtė pozicion, por bėhem vetė problem pėr Partinė, pra, bėhem pengesė pėr tė. Vetė ky fakt, ėshtė tepėr i hidhur pėr ndėrgjegjėn time dhe nuk zmadhoj asgjė po tė them, se ky ėshtė hidhėrimi mė i madh dhe vrasja mė e madhe e ndėrgjegjės, qė unė kam pėsuar ndonjėherė nė gjithė jetėn".
    Ndėrsa vijon tė zbardhė gjithė autokritikėn e gjatė tė Kadaresė, zonja Hoxha, shpjegon ikjen drejt Parisit: "Fatale. Nė fushėn e krijimit, Ismaili e privoi veten nga emocione tė fuqishme, tė papėrsėritėshme, qė pėrjetuan njerėzit nė Shqipėri, se kush nė mėnyrėn e nė konceptimet e veta, gjatė pėrmbysjeve e ndryshimeve tė paimagjinueshme qė ndodhen nė Shqipėri me njė violence e egėrsi tė tillė si e sa nė asnjė vend tjetėr ish - socialist.”
    Por, siē shkruan vejusha Hoxha:
    "Pas pėrmbysjeve, qė ngjanė nė Shqipėri, ai ndėrmori njė fushatė tė padenjė, pėr emrin e tij, kundėr Enver Hoxhės... ndaj do tė ndalem mė gjatė, duke ja lėnė fjalėn Ismailit, pėr ēka thėnė e shkruar dikur pėr Enver Hoxhėn. Lexuesi le tė gjykojė vetė...".
    Zonja Hoxha, duke kujtuar njė episod tė kohės, shkruan: "Ramiz Alia, porsa ishte kthyer nga Enveri, tė cilit i kishte lexuar njė vjerėshe tė Kadaresė, titulluar "Nė mesdite u mblodh Byroja". Kėtė vjershė, shkrimtari ua kishte kushtuar komplotistėve ushtarakė, duke i quajtur pashallarė tė kuq dhe e kishte dorėzuar pėr botim nė gazetėn "Drita". Por nė shtypshkronjė nuk kaloi dot. Kryeredaktori i gazetės, njoftoi Kryetarin e Lidhjes, Dritero Agollin, i cili ia ēoi drejt e Ramiz Alisė, si duket pa folur mė parė me Ismailin.”
    Shumė vend zė shkrimtari, tė cilin Enveri, sipas bashkėshortes:
    "E mbėshteti, e inkurajoi dhe kur e deshi rasti edhe e mbrojti nga dashakeqėt a ziliqarėt, nė rrugėn e tij tė ngjitjes. Pas pėrmbysjeve, qė ngjanė nė Shqipėri, ai ndėrmori njė fushatė tė padenjė pėr emrin e tij kundėr Enver Hoxhės..." (Nexhmije Hoxha, "Jeta ime me Enverin 2", Tiranė, 2004)
    Ndėrsa z. Kadare i kundėrpėrgjigjet tė vejes sė diktatorit:
    “Unė do i thosha qė nuk ishim aq budallenj sa tė ishim tė sinqertė me ju. Natyrisht, shkrimtari ka detyrė tė jetė i sinqertė me homologun e vet – njeriun, por jo me bishėn e egėr. Kur pėrpara i del bisha, shkrimtari ka tė drejtė tė mbrohet. Ata ishin bisha tė egra, ishin vrasės, ishin tjetėr racė nga neve. Ne nuk kishim asgjė tė pėrbashkėt. Prandaj unė mundohesha vetėm tė jem i kujdeshėm sa tė mos mė zhdukin, asgjė tjetėr.”
    (“Ismail Kadare” marrė nga libri me intervista: “Ana e tjetėr e pasqyrės”, tė autorit Gjekė Marinaj, Richardson, TX 75083, USA, 2004, f. 115)
    “Kur pranova postin e kryetares sė Frontit Demokratik… me kėrkesė tė Ramiz Alisė, isha unė qė propozova Ismail Kadarenė si zėvendėskryetar. Ne kemi punuar sė bashku tre vjet. I a hapa dyert e arkivave e tė korrespondencės sė E. Hoxhės. I shpiegova vendimet e Komitetit Qendror me qėllim, qė tė mund tė shkruante librat e tij. Nga ana e tjetėr, ai (d.m.th. Kadare) na i kushtoi veprat e veta me fjalėt: “Me dashuri dhe mirėnjohje.”
    (Nexhmije Hoxha, Gazeta “Le nouveau quotidien”, (Zvicėr), 06. 12. 1991)
    Kjo vinte pas pėrvojės sė tij “profesionale”, qė kishte marrė Ik nė gazetėn “Ze(h)ri i Popullit”, nė muajin e ftohtė tė Janarit tė vitit 1974. Vetėm po citoj, “zbulimet” pėr At Gjergj Fishtėn O.F.M. e prozatorin modern Prof. Ernest Koliqin, sikurse pėr miqtė e shokėt e vet ish – komunistė, si: Fadil Paēramin e Todi Lubonjen. Pikėpytjet, pikėēuditjet e thojzat, le t’i vendos lexuesi, kur tė dojė e sa tė dojė:
    “Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim dhe tonin e artit botėror, kulmet e tij po i jep e do t’i jap akoma mė shumė nė vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punėtore. Ai nuk ėshtė ndonjė shpikje e re; pėrkundrazi, rrėnjėt e tij duhet t’i kėrkojmė thellė tek Bibla dhe Kurani, kėto puse tė pashtershme idesh reaksionare. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i ēdo pėrparimi. Filo italian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė. Shovinist i tėrbuar dhe njėkohsisht kozmopolit i tėrbuar. …Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi tė shfrytėzonte nė vepren e tij reaksionare njė teori aq tė shtrenjtė pėr modernizimin e sotshėm, frojdizmin. Ai paraqitet herė si namuslli turkoshak, herė si njė gagarel evropian. …Pseudoshkrimtar dhe armik i Partisė ishin kundėrshtar tė tėrbuar tė karakterit kombėtar nė artet tona. Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi, urretja pėr foklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe njė herė se lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjatė dhe do tė jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė."
    “Unė gjithmonė e kam marrė seriozisht letėrsinė dhe jo shtetin shqiptar. Shtetin shqiptar e kam marrė seriozisht vetėm sa pėr tė mos mė kafshuar, sa tė mos mė merrnin jetėn. Nė letėrsi nuk e kam marrė asnjėherė seriozisht. Prandaj nuk kam qenė aq i tronditur prej tij. Edhe kur mė bėnin padrejtėsira, mė kritikonin etj., thosha qė gjithmonė kishin tė drejtė. Thosha me vete, pėr botėn qė jetojnė ata, pėr atė botė idiotėsh dhe kriminelėsh, unė jam njė i huaj. Unė kisha tjetėr atdhe. Unė kisha atdhe letėrsinė. Nuk kisha atė atdhe qė ata e pėrfytyronin me emrin Parti.” (asokohe Kadare thuhet se ka pasur “vdekje klinike” e se nuk ka jetuar me mend ne Planetin Tokė, por Mars… (“Ismail Kadare” marrė nga libri me intervista: “Ana e tjetėr e pasqyrės”, tė autorit Gjekė Marinaj, Richardson, TX 75083, USA, 2004)
    Akademia e Shqiperise dhe e Kosoves propozojnė Ismail Kadarenė per Ēmimim “Nobel”. Nė 70 - vjetorin e lindjes sė shkrimtarit tė “njohur” (brenda shqipfolėsve) shqiptar Ismail Kadare, Akademia e Shkencave tė Shqiperise dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, kanė paraqitur pranė Komitetit pėr Ēmimin Nobel nė Akademinė e Suedisė kėrkesėn (LUTJEN), qė shkrimtari tė merret nė konsiderate pėr kandidat kryesor pėr Nobelin e ardhshėm. Nė pėrshkrimin e motivacionit, pse Kadare duhet ta marrė njė ēmim tė tillė, mes tė tjerash nė letėr thuhet:
    "Poet, prozator, eseist, Kadare, ėshtė shkrimtari ynė me i madh bashkėkohor shqiptar dhe pėrfaqesuesi mė i shquar i kulturės sė re shqiptare nė botė. Vepra e tij, ėshtė shprehje e pasurimit tė kulturės universale me traditat kombėtare artistike tė popujve tė vegjėl me qytetėrimin e lashtė. Ajo paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės shqiptare, njė afresk tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe bashkėkohore, njė udhėtim nė hapesirė, nė historinė dhe njė shpirt shqiptar. Pėr vlerat e saj, vepra e Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė gjuhėt mė tė mėdha tė botės dhe jo mė kot ai ėshtė vlerėsuar nga kritika nderkombetare si nje nga shkrimtarėt me tė shquar tė kohės sonė dhe ka marrė disa ēmime tė rėndėsishme si dhe tituj tė ndryshėm nderi".
    “Illyria” New York, USA, #1521, 17 – 19 shkurt 2006, f. 32.
    Pėr tė parė se a ekziston Akademia e Shkėncave tė Shqipėrisė, po ofroj njoftimin e gazetės shqiptaro – amerikane “Illyria” (New York, USA, #1521, 17 – 19 shkurt 2006, f. 32), qė del nė Neė York. “Mbėrriti tė kėrkurėn nė Tiranė prof. Pieter Drenth, i cili, nė vitin 2003, ėshtė zgjedhur pėr herė tė dytė President i Akademisė Mbarė – Europiane (ALLEA-All European Academy). Prof. Dreth, vjen pėr tė ndjekur nga afėr zhvillimet e fundit nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, nė kuadrin e reformės qė ka ndėrmarrė Qeveria pėr shkrirjen e insitucioneve akademike dhe bashkėngjitjen e tyre universitetin, e pas kėsaj marrjen nga Akademia jonė nė njė status tjeshtė honorifik.
    Presidenti i ALLEA-s, i shoqėruar nga nėnkryetari i ASH-sė prof. Luan Omari dhe sekretari i pėrgjithshėm shkencorė prof. Eduard Sulstarova, u takua dje me presidentin Moisiu (19 shkurt 2006, shėnimi im K.K.), paradite me kryetarin e parlamentit (nė fakt ėshtė kryetarja e parlamentit Zj. Jozefina Topalli, shėnimi im K.K.) dhe kryetarin e komisionit parlamentar pėr Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, prof. Ylli Pango, pėr tė diskutuar mbi reformėn nė Akademi. Po dje prof. Drenth, bashkė me kryetarin e Akademisė sė Shkencave prof. Ylli Popa, u takua me Ministrin e Arsimit dhe Shkencės Genc Pollo. Mė pas, ai doli para medias, pėr tė dhėnė rezultatin e kėtyre takimeve si dhe qėndrimin, qė ai dhe rrjeti qė pėrfaqėson kanė pėr ēėshtjet e biseduara. Ka patur njė diskutim tė ashpėr nė Shqipėri (nė tė cilėn ka qėnė i pėrfshirė edhe Ismail Kadare, shėnimi im K.K.) pėr tė ardhmen e Akademisė sė Shkencave. Gjatė kėsaj vale diskutimesh tė shkrihet apo jo Akademia e Shkencave, ka edhe reagime nga ONESCO, Kėshilli Ndėrkombėtar pėr Shkencėn ICSU dhe rrjeti botėror i Akademive IAP, qė harton projektet pėr fuqizimin e Akademive tė vendeve tė Europės Lindore. Kjo ēėshtje do tė diskutohet nė njė mbledhje, qė do tė organizohet nga kėto instanca nė datat 20 – 22 tė kėtij muaji…”.
    Por pjesa mė e ēuditshme vjen mė poshtė: “Njė lajm i shpėrndarė nė shtypin shqiptar, gjatė dy ditėve tė fundit (ku gazeta “Illyria”, nuk jep burimin nga ėshtė marrė lajmi), njofton se edhe Akademia e Kosovės, ėshtė bashkuar nė kėtė propozim (Kadare ka thene se “nė Kosovė nuk ka shkrimtarė”, ku njė pjesė e mirė e tyre bėjnė pjesė nė Akademinė nė fjalė, shėnimi im K.K.). Ėshtė hera e parė, qė ndėrmerret njė veprim i tillė nė nivel akademish. Kohė mė parė, pikėrisht mė 28 janar 2006, nė ditėlindjen e Kadaresė, ishte Akademia Shqiptare e Neė York-ut, ajo qė shpalli e para, se do t’i nisė njė letėr Akademisė Suedeze, pėr t’i akorduar ēmimin “Nobel” Kadaresė.”
    “Illyria” New York, USA, #1521, 17 – 19 shkurt 2006, f. 32.
    Sulmet denigruese tė Ik
    ndaj prof. Pipės dhe autogolat nė portėn e vet
    Por Ik, nuk e ndali turrin, e kėrkoi t’a shtrijė zonėn e gjahut e tij deri nė Amerikė, nė sulmin denigues ndaj Prof. Arshi Pipės. Studiuesi e profesori i Universitetit “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Hektor Ēifta (Master nė Kritikė Letrare dhe Pedagog Letėrsie, shėnimi im K.K.), duke pėrshkruar jetėn e veprėn e pėrsonazhit Prof. Pipa, shkruan “Ardhja e dytė si diversant: Ndoshta askush nga brezi i 30 - vjeēarėve e lart nė ditėt e sotme, nuk do ta kishte mėsuar, se kush ishte Arshi Pipa, po qe se pėr tė nuk do tė kishte shkruar Ismail Kadareja tek “Ftesė nė Studio”. Njė libėr i ēuditshėm ky, pa formė, i botuar mbas “arratisjes” sė Kadaresė, por i shkruar pėrpara rėnies sė diktaturės. Njė libėr, nė tė cilin, autori i ngjan atij marangozit apo artizanit, qė mbas ’90 - ės, meqė nė treg dolėn teknologji tė reja, vendos tė shesė tė gjithė punishten me ēmim shumice, se e di se nuk do ta pėrdorė dot mė, dhe ngutet tė heqė gjithēka, qė ka nė bodrumin, ku punon, pėrpara se tė jetė shumė vonė.
    Dhe kur njė shkrimtar, nxjerr nė treg bodrumin e tij, me fjalė tė tjera copa ditaresh, apo shėnimesh personale, qė janė aq personale sa vetėm, pėr shkak tė delirit, se ėshtė njeri i madh, ai kėrkon t’i shesė pėr art, faktikisht ai nxjerr nė public copa mllefesh tė hershme, copa fantazish prej tė sėmuri, paragrafė, qė ka dashur t’i botojė, po nuk do t’i pėrmblidhte dot asnjė lloj libri e kėshtu me rradhė. Pikėrisht nė kėtė libėr, Kadareja merr pozicionin psikopatologjik tė viktimės, jo prej rregjimit, por tė viktimės prej kolegėve tė vet tė letrave, e fillon e fantazon historira, sikur ai ėshtė Moxarti e tė tjerėt Salieri e kėshtu me rradhė.
    Ishte nė kėtė libėr, qė si ēdo libėr i Kadarėse, jepej me detyrim nėpėr shkolla, qė shqiptarėt dėgjuan pėrsėri pėr Arshi Pipėn. Kėtu Kadareja, me mllefin e tij psikopatik, tė pahijshėm e aspak artistik, shkon deri aty, sa nuk shkojnė ndoshta as dy tė pirė, qė grinden nė kafe: tallet me emrin e Pipės, duke e deformuar nė “Pipiē”, gjė qė nėnkupton njė sharje shumė tė rėndė. Profesor Pipa, atje portretizohet si njeriu, qė nė botėn tjetėr - pėrendimi dhe ShBA - sė, kanė qėnė pėr shqiptarėt gjithmonė “bota andej, ose bota matanė”, pra bota e mistershme, e ndaluar- pra shkruante dhe botonte “letra anonime” kundėr Kadarese, qė regjimi komunist, mbasi tė lexonte kėto “letra”, ta dėnonte Kadarenė si “armik”. Kėto gjėra, Pipa, sipas Kadaresė, i bėnte sepse e kishte zili kėtė tė fundit si shkrimtar e donte qė ta “fundoste” pėrfundimisht.
    Sesi kishin qenė kėto “letra anonime”, pra, se ēfarė kishte shkruar e thėnė Pipa, qė tė meritonte kėto sharje, kjo u mor vesh mbas – 90 - ės, kur gazetat i ribotuan, disa nga kėta shkrimet, kaq shqetėsuese tė profesorit shqiptaro - amerikan. Bėhej fjalė pėr njė studim: “Subversioni pėrkundrejt konformizmit-fenomeni Kadare”, botuar nė vitet ’70 - tė nė ShBA - sė nė njė revistė nė gjuhėn shqipe dhe qė Pipa, me fare pak ndryshime e ka pėrfshirė nė “Albanian Contemporary literature”. Shkrimi nė vetvete, me argumenta studiuesi e kritiku letėrsie, e nė njė frymė krejtėsisht tė re shkencore arrin nė tezėn, se nė veprėn e Kadaresė, pėr shkak se shkrimtari i pėrket fizikisht regjimit komunist, pamja e jashtme ėshtė konformiste me ideologjinė zyrtare, ndėrsa pėr shkak tė talentit tė lindur dhe gjenialitetit, veprat pėrmbajne njė subversion ideologjik, qė nuk ėshtė antikomunizėm i mirėfilltė, por njė lloj herezie e cila nuk vjen pėr shkak sepse shkrimtari ėshtė disident apo rebel, si bie fjala Jevtushenko apo Pasternaku, por sepse talenti i madh nuk i shpėton dot frymės sė realizmit artistik.
    Pra, sėpari, bėhet fjalė pėr njė studim shkencor, dhe sėdyti, bėhet fjalė pėr elementet letrare tė natyrės subversive, nė raport me kohėn nė veprėn e Kadaresė. Kjo e inatos Kadarenė e “Madh”, dhe bėn qė pikėrisht nė fund tė viteve 90 - tė, kur regjimi kishte marrė tatatėpjetėn, ai ta akuzojė Pipėn, pėr “mėkatin”, se kishte gjetur nė veprėn e tij elemente, qė binin nė kundėrshtim me realizmin socialist.
    Sot, Kadareja i ka harruar kėto, dhe po bėn ēmos tė proklamohet si shkrimtar disident e antikomunist, duke paguar shuma tė mėdha, pėr materiale propagandistike si: “Dialog me Allen Bosquet”, apo si librat socrealistė tė Maks Velos, Shaban Sinanit e Alfred Uēit, etj., apo duke provokuar debate e fushata tė panevojshme mediatike, si ai mbi “Pashallarėt e kuq”, njė poemė fundekrye socrealiste, biles mė konformiste sesa romani “Dasma”.
    Tė gjitha kėto, do tė ishin tė panevojshmė, dhe jo kaq qesharake dhe groteske, sikur njerėzit, nė vend qė tė merreshin me “Pashallarėt e kuq”, tė lexonin studimet e Pipės, ku, Kadareja del shume teper e mė seriozisht i lavdėruar.
    (Hektor Ēiftja M. A, cikėl shkrimesh nė Revistėn: “KUVENDI”, E permuajshme kombėtare informative dhe kulturore, Viti III - IV i botimit, Michigan USA, 2003 - 2004 - 2005).
    Po pėr poetin e shkrimtarin Prof. Arshi Pipėn, shkroi ish funksionari kulturor nė Ambasadėn Kineze (nė kohėn e juntės sė Enver Hoxhės), rojtari fanatik i mishmashit tė standartit tė gjuhės “letrare” sė njėsuar, prof. Agron Fico nė Neė York, e bėri "gėrmadh", pėrmes fjalorit hua tė marrė nga Kadare e Enver Hoxha, ose mė saktė citoi: “Profesor Peter Prifti shkurt, saktė dhe bukur, e vlerėson kėshtu kongresin historik tė vitit 1972: “Arritjet e kongresit pėrbėjnė njė gur – nishan (lexoni mishmash, shenimi im K.K.) nė historinė e gjuhės shqipe” (f. 150). Dihet se nė kėtė tubim shkencor gjuhėsor, morėn pjesė dijetarė tė shquar nga Kosova, nga arbėreshėt, pra ishte njė ansamble gjuhėsore kombėtare. Kėtij procesi shkencor, kėsaj arritje madhore, na thotė autori, iu kundėrvunė disa shqiptarė, por “mė i njohuri prej tyre ėshtė Arshi Pipa, profesor i italishtės nė Universitetin e Shtetit Minesota, autor i disa librave dhe kritik i letėrsisė shqipe… (f. 151). Mė poshtė autori jep portretin profesional tė Arshi Pipės: “Si njė profesionist, Pipa nuk ėshtė gjuhėtar, filolog ose gramatikan. Por si autor dhe kritik, ai lė tė kuptohet se ėshtė mjaft sensibėl ndaj gjuhės.” (f. 151) Profesor Peter Prifti me argumenta shkencore dhe me njė gjuhė tė spikatur prej polemisti tė talentuar rrėzon tezat e Pipės kundėr gjuhės sė pėrbashkėt shqipe. Kėto tė ashtėquajtura argumente tė Pipės, Peter Prifti i stigmatizon, duke i emėruar nė kėtė mėnyrė: “augumenti statistikor”, “argumenti evolucionar”, “argumenti politik”, “argumenti kulturor”, “argumenti konsipirativ”. “Nė kėtė qėndrim tė rrėmbyer ndaj gjuhės sė njėsuar letrare – na thotė Peter Prifti – Pipa nuk druhet tė pėrdorė dhe fjalė fyese… (f. 154). Kulmi i kėtij qėndrimi tė hapur, kundėr gjuhės shqipe, shtylla e kombit dhe shenja kryesore e identitetit kombėtar, ėshtė mendimi i shprehur nga Pipa, se “Zemėrimi i maskuar i gegėve, mund tė shpėrthejė trazira civile dhe tė ēojė nė pėrēarje tė vendit.” (f. 154) Prof. Peter Prifti ia zbėrthen brinjėt njė nga njė kėsaj gėrmadhe pseudoshkecore dhe me plot mllefe primitive. Ai thotė qartė:
    “…Ne jemi tė mendjes se ky libėr (ėshtė fjala pėr librin e Pipės “Politika e gjuhės nė Shqipėrinė socialiste”) nuk ia arrin qėllimi qė pati autori tė diskritojė gjuhėn e njėsuar letrare shqipe” (f. 155)”
    Prof. Agron Fico vijon:
    “Akuza banale e Arshi Pipės ndaj Prof. Androkli Kostallarit, nė librin e tij, ėshtė njė xhelozi profesionale primitive, se faktet qė i citon Prof. Peter Prifti, por edhe realiteti, flasin nė tė kundėrt. Prof. Androkli Kostallari, ishte njė gjuhėtar i talentuar dhe atdhetar i zjarrtė. Ai gėzonte nderimin e kolegėve tė ngushtė, Ēabej, Domi, Demiraj, Rizaj, tė studiuesve kosovarė dhe tė njė vargu albanologėsh tė huaj. Kanė kaluar gati tri dekada nga ajo ngjarje e madhe historike pėr gjuhėn shqipe, dhe koha e ka dhėnė fjalėn e vet. Gati nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare botimet e shumta (libra, gazeta, revista, programe televizive, etj.) janė nė gjuhėn e njėsuar letrare shqipe. Nė studimin e fundit pėr gjuhėn nė librat e Ismail Kadaresė, kėtij shkrimtari me famė botėrore, Tefik Ēaushi ka gjetur mbi 2000 fjalė tė reja Si ka mundesi kur Kadare nuk ka jetuar asnjė vit nė Veri. Unė mendoj, se ai ka pėrvetėsuar ose huazuar nga fjalorėt gegė qė deri mė 1991 kanė qenė tė ndaluar nė Shqipėri me Kushtetutėn e Kongresit tė Ē’Drejtėshkrimit ose Bastardhimit, shėnimi im K.K.), pėrdorur nė librat e botuar kohėt e fundit ose edhe nė ribotime, qė shkrimtari i shquar i ka marrė kryesisht nga dialekti verior dhe nga nendialeketet e kėsaj treve.”
    (Prof. Agron Fico, “Pesha e Fjalės” (Rreth librit “Mozaik shqiptar” tė Peter Priftit), “ILLYRIA”, #1387, 19 – 21 tetor, 2004, f. 34)
    Po ja, qė Ik, ka pas fatin, nderin, duresėn, privilegjin e kėnaqėsinė shpirtėrore e materiale, zellin e pėrkushtimin pėr tė dlirė me kujdes e duresė militanti Arkivat, bile ata mė tė rėndėsishmit tė KQPPSH - sė nga kanė buruar tė gjitha krimet kundėr njerėzimit (mbasi kanė gjetur vdekjen shumė shtetas tė huaj), nė mes tė Tiranės sė kuqe e jo nė Shkodėr ose Gjirokastėr. Ai, ka qenė i privilegjuar e me rekomandim direkt nga Nexhmije e Enver Hoxha dhe njerėzit e afėrt tė tij. Pėr kėtė lexo elegjinė, qė i kushton E. Hoxhės nė vitin 1985, duke e falėnderuar nga zemra pėr kushtet, qė ai i krijoi pėr tė bėrė “veprat” e tij, sot tė vetquajtura “desidente”:
    “Nė verėn tė vitit 1961, klima letrare nė vendin tonė ishte sa e gjallė, aq edhe e komplikuar. Tė angazhuar nė luftėn e madhe qė bėnte populli e Partia, pėr pėrballimin e bllokadės sė re revizioniste qė porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin nė njė aktivitet tė plotė. Ishte e natyrshme qė nė kėto kushte kur kėrkoheshin rrugė tė reja zhvillimi pėr ta bėrė letėrsinė tonė edhe mė shumė tė lidhur me problemet e kohės, tė kishte mjaft debate e polemika disa herė tė mprehta.
    Klima letrare u komplikua pikėrisht nga disa keqkuptime qė lindėn gjatė debateve lidhur me traditėn dhe novatorizmin nė letėrsinė shqipe tė realizmit socialist. Polemika, e cila shpėrtheu edhe nė shtypin letrar, kishte rrezik tė ēonte drejt ndarjes artificiale tė shkrimtarėve mė tė rinj e mė tė vjetėr, gjė tepėr e dėmshme, sidomos nė kushtet, ku po ndodhej vendi ynė, kur mė tepėr se kurrė kėrkohej forcimi i unitetit. Nė njė atmosferė tė tillė, nė korrik tė vitit 1961, nė Tiranė u organizua njė mbledhje e madhe e tė gjitha forcave krijuese. Mbledhja do tė ishte vendimtare pėr t’i dhėnė njė zgjidhje apo njė zhvillim tė mbarė debatit qė po vlonte prej kohėsh. Por mbledhja merrte njė rėndėsi edhe mė tė madhe, sepse nė tė asistonte shoku Enver Hoxha.
    Mbledhja u bė nė njė nga sallat e Universitetit tė Tiranės. Nė njė pjesė tė materialeve tė saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime qė ishin shfaqur gjatė polemikės sė deriatėhershme. Duhet thėnė, se pėr ne shkrimtarėt e rinj, gjendja ishte jo pak e vėshtirė. Nga disa autoritete tė kritikės e tė letėrsisė u bėnė kritika, disa herė, tė pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik tė thellohej ndarja artificiale nė "tė rinj" e tė "vjetėr" dhe zhvillimi i letėrsisė sonė tė ngadalėsohej prej koncepteve konservatore.
    Shoku Enver, i cili asistoi nė tė gjitha seancat, dėgjonte me vėmendje diskutimin e secilit.
    Nė njė nga pushimet, njė shok qė ishte nė presidium, mė tha: - Pėrse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unė nga biseda e tij nė pushim, shoku Enver dėshiron t'ju dėgjojė edhe ju tė rinjve. Kėto fjalė sikur mė hoqėn nė ēast njėfarė mpirjeje qė mė kishte zėnė gjatė kėsaj mbledhjeje. Nxora njė letėr dhe fillova tė pėrgatitem me shpejtėsi. Nė seancėn e mbasdites kėrkova fjalėn. Isha i pari qė po flisja nga "tė rinjtė" dhe merret me mend, qė auditori priste me interes se si do t`u pėrgjigjeshim ne shumė kritikave qė na u bėnė. Nė kohėn qė zura vend pėr tė folur pėrpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtėrore tė shkrimtarėve tė rinj nė kėtė mbledhje, mė tha: Ja, tani t'ju dėgjojmė edhe juve. Jeni tė rinj, por jeni tė pjekur. Kėto fjalė tė tij mė dhjetėfishuan guximin dhe unė jo vetėm e lexova diskutimin me zė tė vendosur, por aty pėr aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza qė nuk i kisha tė shkruara.
    Pas meje folėn edhe tė tjerė. Shoku Enver vazhdonte tė dėgjonte me vėmendje ēdo diskutim. Tani ai dhe gjithė mbledhja kishin dėgjuar tė dy palėt polemizuese. Duhet thėnė se teprime e keqkuptime kishte nga tė dy anėt edhe nga ne "tė rinjtė", por megjithatė nuk mund tė thuhej se tė dy palėt kishin tė drejtė ose tė dy palėt e kishin gabim. Dikush kishte nė thelb mė tė drejtė e dikush kishte mė tepėr keqkuptime. Ishte pikėrisht ky thelb, qė kapi nė mėnyrė tė shkėlqyer shoku Enver nė fjalėkalimin e tij, qė pritej me padurim. Ai i bėri njė zbėrthim tė thellė marksist leninist problemit, foli pėr raportin dialektik midis traditės dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarėt e rinj s'ka si tė kenė interesa tė tjera nga ato tė popullit e tė Partisė, se ata janė tė lidhur me vendin e me kohėn dhe se ndarja nė "tė rinj" e "tė vjetėr" s'i shėrben askujt.
    Fjala e shokut Enver pati njė efekt tė jashtėzakonshėm mė gjithė jetėn letrare artistike. (Oops!!! Ore Ik e ke me gjithe mend ti apo ben shakaaa!?) U shpėrndanė menjėherė keqkuptimet qė kishin lindur gjatė debatit, lanė mėnjanė etiketat e kota qė i kishin vėnė njėri - tjetrit, u kuptuan se shumė probleme tė ngritura nė valėn e polemikės ishin fiktive dhe se tė gjithė shkrimtarėt e rinj e tė vjetėr nė moshė punonin pėr njė qėllim.
    E ēliruar kėshtu nė saje tė ndėrhyrjes sė shokut Enver prej njė tensioni tė kotė e tė dėmshėm, letėrsia jonė njohu menjėherė njė zhvillim tė ri e tė vrullshėm, nė kundėrshtim me profecitė e zymta tė hrushovianėve qė prisnin shkatėrrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarėt e artistėt nė korrik tė vitit 1961, hyri kėshtu nė historinė e letėrsisė shqipe.
    2. Nė vitin 1963 punoja si gazetar nė gazetėn "Drita", kur revista "Nėntori" botoi poemėn time "Pėrse mendohen kėto male". - Ishte paradite kur mė kėrkuan nė telefonin e redaksisė. - Jemi nga sekretaria e shokut Enver, - mė tha njė zė. - Qėndroni te telefoni, shoku Enver dėshiron tė flasė me ju. U hutova kaq shumė, saqė nuk arrita t'u thosha shokėve, me tė cilėt punoja nė njė zyrė, asgjė. U bėra vetėm njė shenjė me dorė tė mbanin qetėsi, ndėrsa shtrėngoja fort pas veshit receptorin. - Kadareja? - dėgjova zėrin e shokut Enver, me timbrin e plotė karakteristik. Nuk jam nė gjendje tė riprodhoj fjalėt e sakta qė mė tha, sepse isha tepėr i emocionuar pėr t'i fiksuar ato nė kujtesė. (Mos kjaj te lutem!!!! Oops!) Mė uroi pėr poemėn “Pėrse mendohen kėto male?”, mė tha se pėrse e kishte lexuar dhe se e kishte pėlqyer shumė. Mė uroi sukses nė punėn e mėtejshme krijuese. Nga hutimi dhe emocioni, unė nuk arrita t'i them diēka, pėrveē fjalės faleminderit, qė e pėrsėrita shumė herė. Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unė e vendosa receptorin nė vend, shokėt e redaksisė, tė cilėt e kishin ndėrprerė ndėrkaq bisedėn ngaqė u kishte bėrė pėrshtypje sjellja ime nė telefon, mė pyetėn: - Ē'pate kėshtu? S'tė kemi parė ndonjėherė kaq tė emocionuar. Unė i thashė atėherė, se me cilin kisha folur nė telefon dhe atėherė ata m'u grumbulluan pėrreth tė emocionuar, pėr tė marrė vesh ēdo detaj tė bisedės...”
    Dhjetė vjet mė vonė Ik, i bėn njė vizitė nė shtėpi tė E. Hoxhės. Mė mirė ta shijojmė sėbashku tė gjithė “reaksionarė” e “pėrparimtarė”, gudulisjet, buzėqeshjet mes miqve tė “vjetėr” dhe tė “rinj”:
    “Mė 24 mars 1971, unė, gruaja dhe vajza ime shkuam pėr njė vizitė nė shtėpinė e shokut Enver. Na pritėn shoqja Nexhmije me vajzėn, Pranverėn... Shoku Enver nuk ndodhej nė shtėpi dhe ne nuk e dinim nėse do tė kishim fat ta takonim apo jo. Ishim duke biseduar gjallėrisht, kur u hap njė nga dyert e sallonit dhe nė tė i gjatė dhe i qeshur u duk shoku Enver. Meqenėse unė isha pėrballė derės, e pashė i pari kur hyri dhe u ngrita menjėherė nė kėmbė, duke i habitur pėr njė grimė bashkėbiseduesit, tė cilėt me siguri kanė thėnė me vete: Ē'pati ky? - Pastaj tė gjithė kthyen kokat andej nga kishte hyrė Enveri - Tė vij dhe unė? - tha ai duke qeshur, - s'besoj se ju prish muhabetin. Megjithėse disa herė gjatė kohės qė po bisedonim dhe sa herė qė mė dukej se dėgjoja zhurmėn e ndonjė makine, pėrfytyroja sesi mund tė vinte shoku Enver, asnjėherė nuk mund tė pėrfytyroja njė ardhje mė tė natyrshme, tė gėzueshme e njerėzore.
    Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty pėr aty njė atmosferė jashtėzakonisht tė pėrzemėrt. Ai pyeti me radhė pėr shėndetin, e mori nė prehėr vajzėn tonė 6 vjeēe dhe i tha duke pėrdorur njė fjalė tė vjetėr gjirokastrite: Ngalasėm ti, tė tė ngalas edhe unė (pėrqafomė ti, tė tė pėrqafoj edhe unė).
    Shoku Enver mė pyeti se ē’kisha shkruar kohėt e fundit dhe unė i thashė se kisha nė shtyp njė roman pėr Gjirokastrėn, me titull Kronikė nė gur. Do ta lexoj me kėnaqėsi, - tha ai - Gjirokastra ėshtė pasionante dhe kėtė e themi jo se jemi andej, - shtoi ai duke vėshtruar me njė buzėqeshje ngacmuese tė tjerėt, - por se kėshtu ėshtė e vėrtetė. Apo jo?
    Kur shoku Enver mė pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unė iu pėrgjigja se po shkruja diēka pėr prishjen me sovjetikėt! Nė tė vėrtetė kisha filluar punėn pėr romanin, Dimri i madh, por nė pėrgjigjen time, nė vend tė fjalės Roman thashė diēka dhe kėtė e bėra pa menduar, si njė mbrojtje instiktive, ngaqė ende s'isha i sigurtė nėse do ta pėrballoja temėn e madhe sė cilės i kisha hyrė.
    Pėr fat, shokut Enver nuk i tėrhoqi vėmendjen ky detaj. Sapo dėgjoi fjalėt prishjen me sovjetikėt, fytyra e tij u bė nė ēast serioze. Ai tundi kokėn ngadalė si tė thėrriste njė kujtim jo tė kėndshėm dhe ndėrsa pinte kafenė, filloi tė fliste me njė ton tė ndryshėm nga ai qė kishte folur gjer ahere, tė rėndė e tė menduar. Ai foli shkurt pėr disa nga takimet e tij me "Hrushovianėt", duke bėrė krahasimin e tyre me takimin e parė me Stalinin. Pastaj tregoi njė episod tė vogėl me Kosiginin nė darkėn e Kremlinit, nė prag tė mbledhjes dhe kalimthi diēka pėr vilėn ku ishte rezidenca e delegacionit tonė dhe pėr vizitat e mysafirėve tė natės, Nikojanit, Torezit etj.
    Do tė dėshiroja qė ai tė fliste me orė tė tėra pėr kėtė, por pėr fat tė keq ėndrra ime, pėr tė dėgjuar sa mė tepėr hollėsi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i sė cilės ishte ai vetė, qe e shkurtėr. Shoku Enver hapi njė bisedė tjetėr dhe unė s'pata guxim ta pyesja pėr Moskėn.”
    Ndėrsa tani, jemi nė pjesėn mė interesante tė elegjisė. Kundroni, sesi prononcohet vetė Ik, pėr shfrytėzimin imtėsisht, qė i kishte bėrė e po i bėnte dokumenteve tė Komitetit Qendror tė PPSh – sė. Sikurse, thotė vetė Ik, Enveri, ua kishte ndaluar tė shkruanin pėr figurėn e tij, po ku do t’ia dijė “disidenti”. Sot pas 35 viteve, Kadare kėrkon hapjen e dosjeve. Nuk e kuptoj, se pėr cilat dosje e ka fjalėn, se ato janė hapur qysh nė vitin 1971 e mė parė, sepse ai po shkruante, sikurse thotė vetė librin: “Dimri i madh”. Ju lutėm lexues, bashkatdhetar, mė ndihmoni t’a lexojmė sėbashku, sepse unė kam harruar tė lexoj nė shqip:
    “Mė vonė, gjatė procesit tė punės pėr romanin, unė shfrytėzova gjerėsisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisė, me procesverbalet e mbledhjes sė Moskės, si dhe me dėshmitė e ndryshme tė ndihmėsve tė delegacionit tonė. Megjithatė duhet ta them se ajo bisedė e rastėsishme e shokut Enver, mė dha shumė horizont dhe materie artistike pėr veprėn, se gjithēka tjetėr. Krejt atmosfera e pjesės sė dytė tė veprės, nėn titullin Mysafirė nė kėshtjellė, vizioni i pėrgjithshėm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanė zanafillėn e tyre tek ajo bisedė e udhėheqėsit. Nė bisedėn e shokut Enver kishte njė kolorit tė jashtėzakonshėm, me njė frazė apo njė nėnvizim ai jepte rrezėllimin e llambadarėve tė festės mbi darkėn e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrėn e Mikojanit, qetėsinė monumentale tė darkės me Stalinin apo komicitetin e figurės sė Hrushovit. (Oops ore e ke me gjith mend apo ben shakaaaa!!!???) Dhe mbi tė gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngėrthente fuqishėm gjithė dimensionet e dramės.
    Mė vonė, kur puna pėr romanin po avanconte, disa shokė tė mi shkrimtarė mė sugjeruan tė kėrkoja mundėsinė pėr njė takim tjetėr me shokun Enver, por unė nuk guxova ta bėj kėtė: Kisha gjithmonė drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin pėr tė realizuar njė vepėr qė tė ishte e denjė pėr ngjarjen e madhe, por kisha dhe njė arsye tjetėr edhe mė tė rėndėsishme. Unė kisha punuar nė shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar tė shkruhej pėr figurėn e tij. Nė qoftė se unė do tė arrija tė realizoja njė takim me tė pėr veprėn qė po shkruaja, ē'do tė ndodhte sikur ai, gjatė bisedės, tė merrte vesh se unė e kisha atė personazh qendror historik nė romanin tim. Kisha shumė frikė se ashtu si nė shumė raste tė tjera me shkrimtarė tė tjerė, ai do ta refuzonte njė gjė tė tillė dhe kjo do tė ishte njė katastrofė pėr romanin tim.” Ose mė poshtė “disidenti” vijon:
    “Po le tė kthehemi te takimi me shokun Enver. Pas bisedės pėr Moskėn, ra fjala pėr pasuritė shpirtėrore tė popullit tonė dhe pėr lashtėsinė e tij. Mė pyeti nėse e kisha lexuar njė libėr tė francezit Zaharia Menjani pėr etruskėt dhe gjuhėn shqipe, dhe kur unė i thashė se e kisha dėgjuar, por nuk e kisha lexuar, mė tha se do tė ma jepte. Dėrgoi dikė ta merrte, duke i thėnė: - E kam lėnė sipėr oxhakut. Biseda u bė prapė e lirshme dhe e gėzueshme dhe meqė ishte fjala pėr njohjen e kulturės sonė nė vendet e tjera, unė pėrfitova nga rasti pėr t'i thėnė se kishin ardhur dy kineastė francezė, qė kėrkonin tė drejtėn e xhirimit tė njė filmi sipas romanit tim, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. M'u kujtua kjo gjė rastėsisht, por shkaku qė i thashė, ishte se pikėsisht n'atė ditė po shqyrtonim kėtė problem dhe nuk e dinim si t'i jepnim zgjidhje. Shoku Enver u mendua njė hop.
    - Dėgjo - tha - Duam apo s'duam ne ata po tė dėshirojmė, e bėjnė filmin. Prandaj le tė pėrfitojmė aq sa mund tė pėrfitohet prej tyre, nė mėnyrė qė Shqipėria tė dalė sa mė pozitive nė kėtė film. Pėrndryshe nė qoftė se s'pranojmė tė merremi vesh me ta, ata kanė pėr ta bėrė pas qejfit. Kjo gjė ishte kaq e vėrtetė, saqė flitej se amerikanėt kishin ndėrmend tė bėnin njė film satirik, duke defiguruar krejtėsisht romanin, njė film ku, sipas tyre, shqiptarėt e italianėt, pasi kishin luftuar vite me radhė, njėzet vjet pas luftės po grindeshin pėr kockat e ushtarėve. Ia thashė kėtė shokut Enver dhe ai tundi kokėn duke qeshur.- Ē’ mund tė presėsh prej tyre, - tha. Pastaj shtoi: - Prandaj ti si autor duhet tė jesh tolerant me kėta kineastė qė pranojnė tė bisedojnė me ne. Tė mos i bėsh kėrkesat siē do t'ia bėje Kinostudios sonė. Kėshtu vetėm pėr 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi njė problem me tė cilin kishim javė tė tėra qė po ngatėrroheshin tė gjithė, pa i dhėnė rrugė. Shoku Enver bėri prapė shaka me vajzėn tonė tė vogėl. Pastaj bėmė disa fotografi. Ora po vente 8:30 dhe megjithėse kishim dėshirė tė madhe tė rrinim akoma, ne morėm leje tė largoheshim. Para se t'iknim, shoku Enver mė dhuroi mua dhe gruas sime nga njė libėr tė tij me autograf…”
    (Gazeta: “Ballkan” (Tiranė, 2004), “Shkodra” nr. 164, Viti VII, E premte, 22 tetor 2004, f.6 – 7)
    Publicisti, perkthyesi, shkrimtari, dramaturgu e kritiku Albri Brahusha, i bėn anatominė e idhullit tė rrejshėm, nė mėnyrė objektive e jo me hartime shkollareske, sikurse po pėrpiqen disa tė mbronjnw tė pambrojturin. E.Hoxha, nuk ishte aq budalla, sa tė mos e shfrytezonte njeriun e dobėt nė carįcter, z. Kadare dhe pėr t’a lėnė pėrjetėsisht tė turpėruar para bashkatdhetarėve tė vet, i botoi librat mbushur me “disidencė” tė tij.
    Po mė mirė, kundro analizėn e drejtuesit tė revistės serioze “ARS” z. Brahusha:
    “Kur ti zoti Ik, Ike, (atėherė mbasi kishe akuzue ata qė Ikėn para teje, si jashtėqitjen e kombit, sepse vetėm kėshtu do mundeshe me Ikė rehat) na kujtuem se ti Ike, se kishe ndėrmend nji Shqipni t’re, por ti Ike pėr arsye tjetėr, me mshehė gjurmėt nė Paris, a ndoshta me mujtė me rrejtė ndonji komision nė Suedi. Por dėshtove zoti Ik, jo pėr gja po ti maspari ke Ikė nga vetja, ky asht problemi jot, e je kthye ketu ndėr ne, si hija pėr tė marrė atė ēka tė mbetet. Ta qaj hallin, duhet tė jetė shumė e vėshtirė me jetue nė kėtė farė feje. Gjynah se ti ke pasė talent. Ernest Koliqin apo burra (a gra) tė tjerė tė shquem qė kanė vdekė, ti zoti Ik, apo ndokush tjetėr, bani mirė mos me i marrė nėpėr kambė, se tash ju merren kambėt. Unė kam me kenė gjithmonė nė roje. Kaq sot pėr sot. Ka edhe ma. Dosje, dokumenta, sekrete, qė po deshtėt mund t’ju kujtojmė se kanė firmėn tuej. Rrnoftė, Ernest Koliqi!” (ore kujdes ju tw ARS-it, mos e gudulisni shumw IK, se idhnohet Shabaaaa-ni i
    Arshivave te Dullws e e ju nxjerr njw dosje edhe per ju e mua…. Oops!!!??? (Albri Brahusha, Revista: “MILOSAO”, e ribotuar nė: “Shpresa”, 2004, Shtator – September, Viti XII, Nr. 4 (67), f. 46 – 47) Ndėrsa mė tej shkrimtari, studiuesi dhe profesori i Universitetit te Cozencas ne Itali Dr. Anton Nikė Berisha, analizon me titull: “Zhveshje e ideologjisė sė kuqe tė Ismail Kadaresė” (Petraq Kolevica, Autobiografia e Ismail Kadaresė nė vargje. Studim kritik. Botoi “Marin Barleti”, Tiranė 2002) libėr faktoshkrimor e profesional pasazhe tė cilės janė: 1. Libėr i dėshmive dhe i provave tė shumta. Ēėshtja Ismail Kadare dhe sistemi komunist tashmė ėshtė bėrė pjesė e jetės sonė kulturore e letrare. Ajo zuri fill me kėrkimin e strehimit (azilit) politik tė Ismail Kadaresė nė Francė dhe mbėrriti njė pikė tė lartė me diskutimet qė u bėnė kohė mė parė rreth poezisė sė tij tė pabotuar “Pashallarėt e kuq”. Poezia nė fjalė, bashkė me “Autokritikėn” (lexo pranimin e fajit, pėndimin) e Ismailit pėr atė krijim, u nxorėn nga Arkivi i shtetit dhe u botuan pak kohė mė parė. Njė varg autorėsh nė punimet e tyre e trajtuan dukurinė nė fjalė: me njė anė Ismail Kadare vetė dhe pėrkrahėsit e tij, tė cilėt mohojnė pėrkrahjen e tij dhėnė sistemit dhe udhėheqėsit komunist, Enver Hoxhės, dhe, mė anė tjetėr, autorėt – studiues e shkrimtarė – tė cilėt, me poezi e me pjesė tė veprave nė prozė tė Ismail Kadaresė, dėshmuan tė kundėrtėn.
    Fatbardhėsisht, gjėrat e shkruara – tė nėnshkruara nga Ismail Kadare – janė tė fiksuara nė shenja, nė fjalė, dhe, si tė tilla, tė botuara njė herė, mund tė sillen nė formėn e tyre tė plotė, tė pandryshuara, dhe ta bindin lexuesin pėr tė vėrtetėn e mirėfilltė, pa marrė parasysh se ēka thotė sot Ismail Kadare.
    Njė autor qė shkoi mė sė largu nė dėshmimin e pėrkrahjes qė i ka dhėnė I. Kadareja sistemit komunist e diktatorit, Enver Hoxhės, ėshtė Petraq Kolevica me librin “Autobiografia e Ismail Kadaresė nė vargje”, tė botuar kėto ditė nga shtėpia botuese “Marin Barleti” e Tiranės.
    Autor i disa veprave letrare e pėrkthyes i disa vėllimeve nga gjuhė tė ndryshme, Petraq Kolevica, pėr tė dėshmuar konceptin komunist, qė del nė disa vepra letrare tė Ismail Kadaresė, zgjodhi njė rrugė sa tė veēantė aq dhe tė rėndėsishme: nė vend tė analizimit e tė interpretimit tė mendimeve tė Ismail Kadaresė, i mbushi faqet e librit tė tij me shembuj tė shumtė nga veprat e tij tė botuara, ku del qartazi platforma e ideologjisė sė kuqe dhe pėrkrahja, qė shkrimtari Ismail Kadare i bėri atij sistemi. Pra, Kolevica flet nėpėrmjet shembujve dhe kėtė e pohon nė mėnyrė tė qartė: “Duke dashur tė jem sa mė objektiv, nė tė gjithė shkrimin, do tė pėrpiqem tė paraqes sa mė shumė fakte dhe tė bėj sa mė pak komente, nė mėnyrė qė t’i lė lexuesit tė vėmendshėm e asnjanės t’i nxjerrė vetė pėrfundimet.”(f.5)
    Kolevica sjell me dhjetėra e dhjetėra shembuj nga poezi tė ndryshme tė Ismail Kadaresė, nga proza po dhe nga shkrime publicistike dhe kritike, tė botuara nė libra tė veēantė ose nė artikuj gjatė dhe pas diktaturės, para dhe pas kėrkimit tė strehimit politik nė Francė.
    2. Poezi tė tėra pėr partinė e punės, pėr Stalinin e pėr Leninin
    Qėllimi i Kolevicės, siē thashė, ishte t’i ofrojė lexuesit sa mė shumė shembuj nga poezitė dhe nga veprat nė prozė tė Ismail Kadaresė, ku shihet drejtpėrsėdrejti pėrfillja e sistemit komunist, pėrkrahja dhe adhurimi herė – herė i skajshėm deri nė keqardhje, prandaj nė librin e tij sjell citate nga poezitė dhe poemat e Ismailit si “Shekulli im”, “Poemė blindazh”, “Pėrse mendohen kėto male”, “Te kėshtjella e Hamletit”, “Shqiponjat fluturojnė lartė”, “Vitet gjashtėdhjetė”, “Lenini”, “Buzėqeshja mbi botė”, “Nė festėn e brigadės”, “Kėnga e ushtarit tė vjetėr”, “Toka kufitare”, “Qeni i kufirit”, “Antena”, “Ėndėrr industriale”, “Lulemollėt”, “S’lindėm ne princa”, “Perėndimi” e nga ndonjė tjetėr. Mirėpo, nė librin e vet Kolevica botoi edhe poezi tė tėra (tė plota), tė shkruara nga Ismaili, tė cilat dėshmojnė nė mėnyrė tė pamėdyshtė pėr bindjet komuniste tė Ismailit, tė cilin ai synon tė mohojė pa zgjedhur mjete e mėnyra: dy poezi hymnizuese kushtuar Stalinit, me rastin e vdekjes “Lamtumira e fundit” dhe “Pranvera dhe Stalini” si dhe poezinė kushtuar partisė sė punės “Partia ime”, ku poeti Ismail Kadare, pos tė tjerash, thotė: “Atė, qė dot s’ma jepte kush, / Partia ime, ti ma dhe” ose “Me mijėra zemra qė janė lidhur / Si enė komunikuese varg / Nė dejt e mi me anė tė tyre / seē rrjedh ky gjaku yt i madh”.
    Tė bindesh pėr qėndrimin e thellė komunist tė Ismail Kadaresė e tė lavdėrimit qė i bėri ideologjisė enveriste, ideologji qė kushtėzoi zhveshjen e popullit shqiptar nga tiparet dhe virtytet mė tė rėndėsishme tė qenėsisė sė tij, duke i sjellė dėme tė jashtėzakonshme botės sonė, mjafton tė pėrmendet poema e tij “Vitet gjashtėdhjetė”, (“Fener i komunizmit n’Evropė s’u shua”), nė tė cilėn Kadareja kėndon edhe pėr frymėzuesin e ideologjisė sė kuqe:
    “Shoku Enver Hoxha mbėshtetur te dritarja
    Vėshtronte pejsazhin e gjerė mbi dhe…”
    Ose nga “Shqiponjat fluturojnė lart”, ku poeti Kadare kėndon me plot afsh e nderim: “Ditėt tona/Do tė marshonin me Partinė pa u ndalur/Drejt horizontesh tė ndritura.”
    Edhe ndalimin e fesė nė Shqipėri, tė bėrė nga partia e punės, Ismail Kadareja e pėrcolli flakė pėr flakė me poezi e me punime tė ndryshme dhe volli gjithēka qė i erdhi nė gojė kundėr “klerit katolik reakcionar”, kundėr Fishtės e veprės sė tij madhore e autorėve tė tjerė. Bashkė me barinjtė shpirtėrorė, priftėrinj e hoxhallarė, tė cilėt, sipas Ismajlit, tė shurdhojnė veshėt, duke bekuar gjakmarrjet, minaretė dhe kumbonaret (sic!), Ismaili fut (radhit) nė poezinė e vet edhe disa poetė, qė, tė pėrgjumur, ulurijnė duke lavdėruar abstrakte gjenealogjike. Tė parėt (sipas Ismailit njerėz me veladonė tė zezė si errėsira kozmike) si dhe tė dytėt (poetėt) duhet tė dėnohen ashtu si e meritojnė: “…Por turmat i mbytėn njerėzit me veladona /Dhe poetėt rebelė i shqyen me thonjė.”
    Natyrisht, kėto vargjet tė Ismail Kadaresė ta ndalin frymėn.
    Ideologjinė enveriane, pėrkatėsisht partishmėrinė nė njė pjesė tė veprės letrare tė Ismail Kadaresė Kolevica e konkretizon edhe nėpėrmjet romaneve: Dimri i madh (qė ėshtė pėrpunim i botimit tė parė, 1973, me titull Dimri i vetmisė sė madhe sipas mėsimeve tė Plenumit IV tė PPSH dhe tė vėllimit tė 19 tė veprės sė E. Hoxhės) dhe Dasma (roman i shkruar sipas “recetės tė platformės komuniste”). Pėr romanin Dimri i madh vetė Kadareja shkruan: “Siē ėshtė lehtė tė konstatohet, skena nga mė tė rėndėsishme tė romanit, dialogė dhe situata nga mė dramatiket, janė bazuar nė materialet e vėllimit tė 19 tė veprave tė shokut Enver,” (“Nėntori”, n. 9 1979, ribotuar nė I. Kadare, Vepra letrare vėll 12, f. 329). Mirėpo, edhe nė romanin “Koncert nė fund tė dimrit” e nė ndonjė tjetėr, mund tė gjinden elemente tė mbėshtetjes e tė pėrligjjes sė konceptit tė luftės sė klasave sipas ideologjisė sė kuqe.
    3. Sa Ismail Kadare janė mbrenda Ismail Kadaresė?
    Nė librin e Kolevicės “Autobiografia e Ismail Kadaresė nė vargje” ėshtė dhe pjesa “Ē’thoshte, ē’thotė, ē’thonė”, ku sillen mendime tė ndryshme tė shkrimtarit Kadare, tė thėna gjatė kohės sė diktaturės komuniste dhe pas rėnies sė saj, pėr dukuritė e ndryshme tė sistemit e tė ideologjisė komuniste, pėr qėndrimin e tij ndaj sistemit pėrkatės, pėr librat e tij tė shkruar gjatė kėtij sundimi dhe mendime tė autorėve tė tjerė.
    Kur i lexon njėrin pranė tjetrit kėto mendime krejtėsisht tė kundėrta dhe kontradiktore (tė tė njėjtin person, tė tė njėjtit krijues qė ka emrin Ismail Kadare), i cili deri mė sot nuk ka hequr dorė publikisht prej tyre, atėherė ēėshtja e parė qė shtrohet ėshtė: sa Ismail Kadare janė mbrenda Ismail Kadaresė? A ėshtė kjo pasojė e “harresės” sė pazakonshme, e shprishjes shpirtėrore ose diēka tjetėr? Pra, cili ėshtė Ismail Kadareja i njėmendtė dhe cilit duhet t’i besojmė? …Nė artikullin e vet “Epika e themelimit tė Shqipėrisė”, qė bėn fjalė pėr veprėn e Enver Hoxhės “Kur hidheshin themelet e Shqipėrisė sė re”, Ismail Kadare e vlerėson librin e udhėheqėsit shpirtėror komunist deri nė hymnizim: “Epikė tė vėrtetė, tė pikturuar me njė gamė tė gjerė tonalitetesh, tė cilat shkojnė nga nuancat e Rembrandit, tek penelatat e ashpra tė Brygelit…Krahas stilit epik qė u pėshtatet ngjarjeve nė mėnyrė tė pėrsosur, kemi dhe njė lirizėm tė shkėlqyer, njė humor, sarkazėm dhe ironi therėse.”
    Mirėpo, Ismail Kadare mohon ēdo gjė tė kėsaj natyre dhe shkruan pėr veten e vet: “Tė afirmosh qė unė isha njė shkrimtar shumė i dashur i regjimit ėshtė spekulim i mirėfilltė.”…
    Tė jenė vallė kėta dy krijues, tė cilėt bashkė me Ismail Kadarenė, bėnin tre shkrimtarėt mė tė shquar tė tė ashtuquajturit realizėm socialist, “budallenj” (“me pėrjashtim tė budallenjve”, sipas Ismailit) qė nuk e paskėshin kuptuar se vepra e tij qe e ndaluar?! Po nėse u shtohen kėtyre dy shkrimtarėve (Agollit dhe Harapit) emrat e njė varg shkrimtarėve e krijuesve tė tjerė, qė dėshmuan (nėpėrmjet shembujve konkretė) se me disa vepra letrare Ismaili e pėrkrahu ideologjinė komuniste, atėherė edhe kėta na qenkan “budallenj”!
    Dhe, para tė gjitha argumenteve e dėshmive tė shumta, Ismail Kadare vazhdon tė bėhet i shurdhėr pėr veprimet dhe veprat e veta me ngjyrim komunist, po nuk nguron tė flasė pėr tė tjerėt. Duke vepruar mbi bazėn e parimit “Ma mbaj kopilin t’i them pėrpara tjertės kurvė” ai flet pėr shkrimtarėt, qė kanė mbėshtetur regjimin komunist: “Nuk e mohoj. Ata kanė pėrhapur slloganet e Partisė. Ata u sollėn, pa diskutim, si qen roje tė regjimit. Po askush nuk i detyroi ta bėnin kėtė.” (Nga libri “Kohė barbare”, f. 17)
    Kjo, thėnė me njė eufemizėm tė pėrvujtė, ėshtė pikėlluese dhe pėr keqardhje.
    4. Vetėlavdėrime deri nė paturpėsi
    Kolevica nė veprėn e tij konkretizoi edhe dukurinė e veēantė tė Ismail Kadaresė: vetėlavdėrimin dhe vetėhymnizimin si shkrimtar, edhe pse dihet se me vetėlavdėrime: pėshtyn pėrpjetė e tė bie syvet. Shkrimtari ynė harron atė qė ka thėnė shkrimtari i madh gjerman, Goethe: “Kush dėshiron tė ruhet nga njė e keqe, e di mirė se ēfarė kėrkon; kush lakmon diēka mė shumė se ajo ēka zotėron, i janė errur sytė.”
    Ismail Kadare, i cili tash jeton nė Paris, nuk e sheh tė tepėrt ta vėrė veten edhe brenda flamurit kombėtar, prandaj thotė pėr veten e vet: “Shqiptarėt e kanė kuptuar qė unė pėrfaqėsoj kėtu (nė Francė – v. ime) kulturėn e tyre, si tė thuash njė simbol mė tepėr mbi flamurin e Shqipėrisė.” (sic!)
    Edhe pėr rėndėsinė dhe vlerat e veprės sė vet letrare Kadare jep mendimet e veta, pra i vetėvlerėson, prandaj shkruan pa pikėn e turpit: “…pa e tepruar aspak, mund t’ju them se vepra ime letrare ishte aq shumė e njohur saqė ishte bėrė zotėruese nė Shqipėri. Ndikimi i saj te lexuesi shqiptar ishte mė i madh se i krejt letėrsisė tjetėr marrė sė bashku.” (siē!)
    Mjerisht Ismail Kadare nuk e thotė se nė ē’kuptim dhe nė ēfarė rrafshi u bė ky ndikim, nė cilėn periudhė dhe me cilat vepra, me ato tė llojit “Pse mendohen kėto male”, “Vitet gjashtėdhjetė”, me “Dimrin e madh”, me Dasmėn” e tė ngjashme? Ismail Kadare vetėshpallet si “Shkrimtar i parė i vendit”, prandaj shkruan pėr vetveten: “Mė 1975, pėr shkak tė poemės ‘Pashallarėt e kuq’ gjith Shqipėria, e pėrsėris, gjithė Shqipėria… e mori vesh se Shkrimtari i parė i vendit kishte shkruar njė poemė armiqėsore (…) Pra publiku shqiptar e mori vesh qartė se midis shkrimtarit tė parė tė vendit dhe shtetit komunist ka njė konflikt serioz.”
    Dhe, natyrisht pohon nė kėtė mėnyrė pėr njė poezi tė pabotuar, siē ndodhi me “Pashallarėt e kuq”, pėr tė cilėn na paskėsh mėsuar (pa u botuar) e gjithė Shqipėria (sic!). Pra, pėr ta pėrforcuar gėnjeshtrėn dhe turpin e vet Kadare e pėrsėrit: “gjith Shqipėria, e pėrsėris, gjithė Shqipėria.”
    Ismail Kadare gjakon ta fusė minarėn nė thes, po ajo mjerisht nuk futet.
    Vjershėn “Pashallarėt e kuq” Kadare nė qenėsi ia kushtoi udhėheqėsit ideologjik, Enver Hoxhės. Mirėpo, duke dashur t’ia ndreqte nė mėnyrė tė tepėruar vetullat, ia kishte prekur sytė: diktatorit nuk i kishte pėlqyer theksimi i tepruar i “fuqisė” sė tij pėr tė zgjidhur konfliktin me “pashallarėt e kuq”, bashkėpunėtorė tė tij politikė, qė nuk i shkonin si duhet nė linjėn e pėrcaktuar ideologjike tė pakurrizorėve. Dhe qėllimi i vjershės sė pabotuar tė Kadaresė pėr “pashallarėt e kuq”, kishte “rrėshqitur” pėr shkak tė lavdėrimit tė tepruar. Edhe lexuesi mė i zakonshėm, qė e lexon kėtė krijim tė Ismailit nuk e ka tė vėshtirė tė pėrcaktojė qenėsinė e mesazhit tė Kadaresė (po jo dhe tė mesazhit poetik; nė tė s’ka mesazh poetik; gjithė poezia ėshtė njė deklaratė e menduar pėr tė stėrlavdėruar diktatorin Hoxha). Vallė, e kishin detyruar Ismailin qė ta shkruante ketė poezi patetike, qė e hymnizonte diktatorin, apo ai me vullnetin e vet e kishte shkruar dhe e kishte dėrguar ta botonte nė njė organ letrar, tė mbikėqyrur rreptėsisht nga regjimi, nė “Drita” – pėr tė dėshmuar devotshmėrinė pėrballė udhėheqėsit komunist? Sido qė tė jetė, kush e lexon kėtė poezi tė dėrguar pėr botim nga vetė poeti Kadare dhe pastaj “Autokritikėn” e tij (ku ai mallkon “ndėrgjegjen e tij mė tė zezė” pėr poezinė “Pashallarėt e kuq”, qė e kishte shkruar) nuk mund tė mos ndiejė keqardhje tė thellė pėr autorin e saj. Ndoshta, kjo ėshtė pasojė, si do tė thoshte Hemiguej: “…si e kanė tradhtuar njė herė veten (shkrimratėt – v, ime), zėnė e pėrpiqen tė justifikohen pėr atė qė kanė bėrė e atėherė, ajo qė shkruajnė, katranoset edhe mė keq.

  3. #143
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Me pelqeu me te vertete ky artikull i Kapinoves.Autori tregon qarte nje cilesi te tij qe i njeh veprat e Enver Hoxhes me themel ndersa Kadarene ose nuk e ka lexuar, ose nuk e ka kuptuar.Nuk eshte e hijshme qe 2K te perdore per Kadarene inicialet e ketij te fundit duke na formuar foljen /ik/ .Edhe c'eshte me qesharake zoteria 2K e vendos kete folje ne menyren urdherore, sikur Kadare i ka hyre ne shtepi zotit 2K.Megjithese artikulli u shtri ne kohe dhe u shpalosen shume personazhe qe nga i nderuari Pipa e deri tek Zamputi, 2K nuk mer guximin te na thote qofte nje kritike qe i eshte bere Kadarese para viteve '90 .Ketu padyshim qe do t perjashtojme Prof Pipen sepse ai kishte mundesi te fliste lirshem.Pra zoti 2K ku ishe ti kritik letrar kaq i thekur para viteve 90'? Besoj se do te kesh qene nga ata te rinj qe i shkruanin letra EH qe te mos botohej "Dimri i vetmise se madhe" ose nga grupimi tjeter qe shkruante se Kadare denigron partizanet tek "Kronik ne gur".Nejse mbetet detyra jote te na tregosh s cfare ke bere, por mos dil sot si nje kerpudhe pas shiut, sepse ne fund te fundit mbetesh kerpudhe.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Me shume i famshem se sa i madh, kete e shoh qarte kushdo deshiron ta shikoje.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    A e meriton Kadare ēmimin Nobel?

    Janė shkruar shumė pėr Kadarene dhe mbase kėtu ka qėnė dhe interesi i rritur ndaj tij qė nga koha e diktaturės dhe sot. Njihet arritja e njė publiciteti dhe audience tė madhe pėr tė njohur njė artist, shkrimtar, kėngėtar, nėprėmjet kritikės dhe debateve rreth tij si dhe roli i jashzakonshėm i Medias sė shkruar, auditive dhe televizive nė njohjen dhe suksesin. Kėshtu ka qėnė dhe historia e shkrimtarit tonė I.Kadare, tė cilit pa ja mohuar meritat e tij si shkrimtar mund tė themi se qė nė kohė tė diktaturės debatet rreth veprės sė tij rritėn interesin e lexuesit shqiptar tė etur pėr tė renė dhe shpresėn nė raport me shkrimtarėt e tjerė. Ky interes mesa duket tanai nė retrospektivė mund tė ketė qėnė dhe i induktuar nga vetė Partia e Punės e cila gjeti tek Kadare njė shkrimtar i cili sipas Profesor Cox-e kategorizon vepren e Kadarese ne tri forma, ne vepra qe i perkasin realizmit socialist, ne vepra qe i perkasin misticizmit dhe ne vepra metaforike apo alegorike. Npėrmjet kėsaj aftėsie tė kėtij shkrimtarialegoritė e tij me dy kuptime, nėpėrmjet alegorisė sė tij, nėpėrmjet metaforave tė tij lexuesi shqiptar i atėhershėm gjeti jo vetėm goditi totalitarizmin me nje alegori te holle dhe jo lehte te kuptueshme, ashtu sic ishte edhe vete qendrimi i Ismail Kadarese ndaj regjimit komunist ( koment i Profesor Cox).
    Sot sipas mendimit tim del njė argument tjetėr intrigues: edhe vetė diktatori dhe PPSHe kuptoi dhe e pėrdori me dhelpėri kėtė aftėsi tė shkrimtarit pėr tė shkruajtur me dy kuptime. Nga njėra anė i jepte tė kuptonte popullit se shkrimtari neveriste menaxhimin dhe administrimin e punėve dhe burokracinė nė kėtė sistem, por nga ana tjetėr po ky popull dhe lexues nuk kuptonte anėn tjetėr tė medaljes pra tė djallėzisė: shkrimtari asnjėherė nuk ka sharė, neveritur, urryer udhėheqėsin komunist-asnjėherė. Prandaj mesazhi i veprės sė Kadaresė nė kohėn e diktaturės ėshtė nė fakt ky: ‘ punėt po shkojnė keq sepse uji nga burimi del i pastėr por e ndotin ata poshte...’ .
    E thėnė nga njė shkrimtar i talentuar por po aq djallėzor sa dhe udhėheqėsi komunist shkakton njė zhgėnjim tė madh. Aq sa hutoheshim dhe gėzoheshim instinktivisht nga pėrdredhjet, mistika, alegoria e metafora e frazės sė tij, aq dhe nuk e kuptonim (ose e kuptuam me vonesė), se nė realitet vepra e Kadaresė ka qėnė fund e krye njė justifikim pėr diktatorin dhe njė leje pėr tė pėr tė dėnuar vartėsit qė’ turbullonin ujėt aty poshtė. Pra nėpėrmjet veprės sė Kadaresės tė atyre viteve diktatura e proletariatit pėrdori njė anestetik tė ri njė narkozė tė re, njė opium tė ri pėr popullin i cili nuk do ta ndjente shtypjen dhe dhunimin e tė drejtave tė njeriut deri sa diktatura ra.
    Rėnia e diktaturės zbuloi opiumin e quajtur Kadare i cili ndihmoi udhėheqsin dhe diktaturėn komunistė tė mbante nė zap e pa probleme popullin shqiptar aq tė vuajtur.
    Kjo ėshtė vepra e Kadaresė para diktaturės: interesante njėlloj si pėr njė drogė tė re qė pėrdor drogaxhiu pėr tė cilėn ai qė e ka provuar i pari thotė: se ‘.. ėshtė e mrekullueshme..’ . Kėshtu ishte pėr ne atėhere libri i Kadaresė lexonim, drogoheshim me librin e tij, dhe nuk e kuptonim se ajo ishte drogė. Argument pėr kėtė teori kam se po t’i lexosh librat e Kadaresė sot nė kohėn e demokracisė ato janė pa shije, njėlloj si droga e vjetėr me doza tė vogla qė nuk tė kėnaq mė.
    E pėrdor krahasimin me fjalėn drogė sepse dhe shkrimtari i madh E.Heminguei ka thėnė diku: nuk ėshtė drogė vetėm kokaina, hashashi, drogė ėshtė dhe muzika, drogė ėshtė dhe letėrsia, drogė ėshtė dhe arti...
    Tani tė hidhemi mė konkretisht: pėrse refuzohet nga bordi i ēmimit Nobel kandidatura e Kadaresė? Cilat janė shkaqet qė e pengojnė Kadarenė tė marrrė kėtė ēmim presigioz?
    Ėshtė e vėrtetė se Kadare ka marrė disa ēmime si nė Shqipėri ashtu dhe jashtė shtetit dhe mund ti gjesh nė internet fare lehtė:
    - Nė 1992 ai mori ēmimin Prix mondial Cino Del Duca,
    - Nė 1996 u bė anėtar i pėrjetshėm i Akademisė sė Shkencave morale dhe Politike tė Francės ku ai zėvėndėsoi filozofin Karl Popper
    - Nė 2005 mori ēmimin Man Booker International
    - Nė 2009 mori mimin e Asturias pėr letėrsinė
    - Nė 2009 pėrsėri mori Gradėn e Nderit pėr Komunikimin social, institucional dhe shkencor nga Universiteti i Palermos nė Sicili.
    - Ka qėnė krahasuar me shkrimtarėt e mėdhenj si Gogol, Kafka dhe Orėell
    Atėhere del pyetja pėrse ky zė kundėrshtues nga vendi i tij. Mos vallė i ngjan vėrejtjes sė Jesu Krishtit tė cilin nuk e respektuan nė fshatin e tij duke thėnė: ‘a nuk ėshtė ky djali i marangozit? E ē’e mirė del nga njė fėmi i tillė..’?
    Nėse problemi do tė ishte thjesht pėr mėyrėn e veēantė tė tė shkruarit, pra stilit tė z.Kadare dhe pėr mėnyrėn e gjetjes sė subjektit atėhere po mund tė thuheshe se Kadare mund tė jetė njė nga shkrimtarėt e rradhės sė parė tė letėrsisė shqiptare. Bota perėndimore nuk njeh tė gjithė letėrsinė shqipe tė para dhe pas pasēlirimit, nuk njhe dhe shkrimtarėt e rinj tė pas viteve 90. Problemi qėndron se perėndimi njeh shkrimtarin qė i u servir po nga PPSH i cili u pėrkthye nė gjuhėn franceze, nė po atė gjuhė qė dinte mirė Enver Hoxha. Shumė nga lobi frankofon nė Shqipėri pėrbėn lobin e ish-nomeklaturės sė kuqe qė u ushqye dhe u rrit me kujdes nė atė kohė duke shmangur pjesėn tjetėr jo fort besnike, lob qė drejton dhe sot politikėn shqiptare. Ku janė problemet konfliktuale tė veprės sė Kadaresė dhe opinionit shqiptar nė pėrgjithėsi i cili respekton talentin por jo veprėn?
    Sė pari, pėr pėrkthimin e veprės sė I.Kadaresė nė frėngjisht u angazhua njė staf i tėrė njėlloj si dhe pėr veprėn prej 71 vėllimesh tė E.Hoxhės.
    Sė dyti, nga ky moment mund tė themi se ngjitja e shpejtė dhe xixėlluese e Kadaresė nė Shqipėri dhe jashtė, ishte e nxitur po nga ai aparat shtetėror qė shtypte shqiptarėt.
    Sė treti, nė Shqipėri kishte shkrimtarė tė jashtzakonshėm qė ja kalonin disa herė talentin e Kadare por qė nuk u pėrdorėn nga aparati shtetėror i atėhershėm sepse gjenin tek ata shkrimtarė qoftė pavarėsinė e tyre letrare dhe ideore, qoftė dhe sepse ata nuk patėn dėshirė tė pėrziheshin me politikėn, Shkrimtarė e poetė tė tillė si Jakov Xoxa, Dhimitėr Xhuvani, F.Arapi ishin nė lartėsi qė po tė pėrkthehen e tu bėhet publicitett edhe sot ata do tė kėrkoheshin nga tė huajt.
    Sė katėrti,Kadare nė veprėn e tij ka shumė politikė, dhe kjo nuk ėshtė e rastit, nė njė kohė shkrimtarėt e tjerė i shmangen kėtij aspekti qoftė nė Shqipėri qoftė dhe tė huajt. Le tė marrim Gogol, Kafka, Heminguej me tė cilėt krahasohet nga lavdėruesit e tij. Asnjėri ngakėta shkrimtarė tė mėdhenj nuk ka politikė nė veprat e tyre. Apo jo?
    Futja e aspektit politik nė njė vepėr letrare artistike tė lė tė dyshosh se shkrimtari ose do tė mbijetojė e tė marrė lavde nga pushtetarėt pėr tė bėrė karrierė, ose nuk ka aftėsi artistike e letrare (kjo e fundit bie, nė kėtė rast).
    Sė pesti, mesazhi i dhėnė nga veprat e Kadaresė nė veprat e kohės sė diktaturės pėr popullin ėshtė ai qė thshė mė lart: ‘... uji nga burimi del i pastėr por ndyhet poshtė..’; pra udhėheqėsi ynė i dashur ėshtė i mirė por burokratėt, servilėt janė tė poshtėr, prandaj punėt nuk shkojnė mirė.
    Sė gjashti po tė shohėsh raportin e veprave tė botuara para vitit 1991 me ato tė botuara pas 91 do tė shohim se si numur janė mė pak dhe mė pak cilėsore 17 vepra letrare (1963 -1991) me 24 vepra letrare (1992-2009) tė pėrkthyera nė frėngjisht. Veprat e kohės sė diktaturės po tė lexohen sot tė japin njė shije tė keqe e tė zbrazėt mungon ‘skena’, nė njė kohė qė njė vepėr e njė shkrimtari tė madh nuk zvetėnohet.
    Sė shtati, Kadare ka qėnė njė shkrimtar oborri, shkrimtar ndaj tė cilit shteti shqiptar e atėhershėm ka mbajtur qėndrim jo vetėm tolerant por, ky shkrimtar ka patur ofiqe e funksione institucionale. Dihet qė shkrimtari ynė i famshėm ka qėnė nėn/kryetar i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė pėr vitet 1989-1990 (kur u largua nė tetor pėr nė Francė me avion e me pashaportė tė rregullt, gjė qė tė lė tė dyshosh se ai ka inskenuar njė pseudo-arratisje pėr tė pėrmirsuar imazhin). Gjithashtu ka qėnė dhe deputet i Kuvendit popullor.
    ii
    Problemet tė tjera qė pengojnė Shkrimtarin pėr tė marrė ēmimin Nobėl janė jo vetėm divergjencat mes tij dhe shkrimtarėve, letrarėve, apo botuesve nė shqip tė tjerė si Agolli, Lefter Dilo (arsimtar nė Gjirokastėr), I.Kodra, Thanas Leci, Miti Tona, Jakup Mato,
    ( Ruhet nė: AQSH, Fondi 14/AP, Viti 1976, Dosja..; AQSH, Fondi 14/AP, Dosja 626, Viti 1971; http://cercizloloci.4t.com/contact_2.html get a free ėebsite (freeservers) Shkrime per Kadarene; http://albanur.net/forum/shoėthread.php?t=393), nė kohėn e diktaturės- si kritikues tė veprės sė tij.
    Nga ana tjetėr po nė ato arkiva mund tė gjesh pėrkrahje tė kujdesshme nga drejtues tė lartė tė nomeklaturės komuniste tė asaj kohe pėr I.Kadarenė, megjithė kritikat e zellshme tė shkrimtarėve, intelektuelėvė, botuesve kundėr tij, pėrkrahje dhe rehabilitime tė tij nga vetė, Liri Belishova, Ramiz Alia, dhe vetė Enver Hoxha, duke e vendosur I-Kadarenė nė piedestalin e kohės dhe duke e shpėrblyer atė me marrjen e ēmimit tė madh tė .. dhe me bėrjen anėtar i partisė sė punės, deputet dhe mė nė fund edhe nėn/kryetar i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, si zėvėndės e N.Hoxhės.
    Atėhere si njė njeri i tillė duhet tė pertendojė ēmimin Nobel, tė pretendojė se ka qėnė kundėrshtar i nomeklaturės, si mund tė thuhet qė mund tė krahasohet me Gogol, Kafka, Heminguej apo Orwell, nė njė kohė qė ky njeri ka qėnė njė nga justifikuesit mė tė djallėzuar tė rregjimit komunist, duke qėnė me veprėn e tij personi qė pėrdori ‘njė drogė tė re pėr tė futur nė gjumė’ popullin shqiptar qė tė mos kuptonte se ē’po ndodhte, e pėr tė mos ngritur krye kundėr rregjimit dhe vetė diktatorit?
    Pėrveē kundėrshtive nga shkrimtarėt e tjerė dhe zėnkave tė zakonshme se kush ėshtė mė i mirė, njė problem i madh ishte dhe raporti i opinionit tė popullit tė atij brezi me shkrimtarin, opinionqė kundėrshton nė njė farė mėnyre atė qė po them unė sot: Prėse pėlqehej Kadareja atėhere? Pėlqehej nga stili i shkrimit tė tij sepse ai pėrdorte alegorinė, metaforėn, misticizmin sipas Prof. Cox, apo sepse nė shkrimet e tij ai politizonte veprėn duke stigmatizuar nė mėnyrė tė errėt vartėsit e Enverit por asnjėhėerrė dhe nė asnjė rast ai nuk kritikoi udhėheqėsin?
    Tė dyja bashkė. Populli shqiptar dhe lexuesi i asaj kohe ende kishte nė mėndje se Enver Hoxha ishte i pagabueshėm, dhe kjo filozofi e pagabueshmėrisė sė tij u pėrforcua pikėrisht nga stili dinak i veprės sė Kadaresė. Ja pse them dhe pėrforcoj idenė e Petraq Kolevicės sė Kdare ishte shkrimtar oborri. Parimi ishte: shaj dhe bjeri kujtdo pėrveēklanit tė Enveri, atėhere je i nderuar?! Ky ishte thelbi i veprės tė periudhės sė diktaturės.
    Sa pėr veprėn e post-diktaturės, pra pas vitit 1991, tė 17 veprat e pėrkthyera nė frėngjisht nuk janė tė atij stili artistik por nė fakt janė njė apologji pėrsėri e sofistikuar pėr tė thėnė se ..’ unė Ismail Kadareja kam qėnė kritikues i rregjimit por i mbuluar dhe kam shkruar vepra aq tė holla tė tjerrura aq mirė sa qqė as Enveri nuk i kuptonte qė unė po e kritikoja...?! Pra apologjia 19 vjeēare e Kadaresė pėrpiqet tė bindė sot lexuesit nėpėrmjet veprave tė tij se, ai ka qėnė disident. Apologjia mė e sofistikuar e tij ėshtė romani Darka e Gabuar e cila ka dhe stil. Nė njė vend ai thotė pėr sigurimsat e asaj kohe:’ sa mė tė gjatė e kishte pallton aq tė mizore ishte tėrbimi i tij..’.
    Megjithatė, pikėrisht ky debat shumėvjeēar pėr Kadarenė nuk mund tė mos shtonte lexuesit e tij sepse kėtu qėndron dhe komercializmi i veprės, sa mė shumė kritika, sharje, lavdėrime, aq mė shumė interes. Nėse nė kohėn e diktaturės promovimi i tij nga vetė diktatura shtoi lexuesit, sot pas 1991, ishte reminishenca pėr tė kaluarėn dhe debatet : a e meriton Nobel-in apo jo Kadareja? Dhe a ėshtė Kadare shkrimtari mė i madh shqiptar apo jo? Ka nxitur gjithashtu publicitetin ndaj tij e sigurisht dhe numrin e lexuesve.
    Njė apologji pėr Kadarenė ka realizuar publicisti Shaban Sinani nėpėrmjet botimit tė njė libri ‘Njė dosje pėr Kadarene’nepermjet dokumentave qe ruhen ne Arkivin e Shtetit per shkrimtarin e shquar shqiptar. Aty thuhet: ’.. Dosja ( sigurisht vetėm meata qė e kanė kritikuar), me shume se nje histori e plote nepermjet shkresazh zyrtare, eshte nje copez pasqyre, ku brezat mund te shohin ne menyre te qarte, raportin e veshtire te shkrimtarit dhe artistit me diktaturen ne Shqiperi. Nje raport, qe shpjegon me se miri te gjithe kalvarin neper te cilin ka kaluar vepra e tyre, per te pare driten e botimit, ne ate forme qe i ofrohej lexuesve..’. Nė realitet vetėm vepra e Kadaresė ka patur akses tė plotė pėr tu botuar dhe atėhere kur s’kanė dashur botuesit, sipas burimeve arkivore- kanė ndėrhyrė vetė drejtuesit komunistė si Belishova, Alia, Hoxha, etj , pėr ti botuar. Ņfarė Shansi pėr atė shkrimtar nė atė kohė…
    iii
    Njė nga gafat mė tė rėnda tė Kadaresė pas 1991 kanė qėnė debatet e turpshme dhe pa asnjė bereqet me Adem Demaēin apo Mandela i Kosovės dhe me Rexhep Qosen. Debate qė kanė errėsuar edhe mė staturėn e tij jo vetėm si shkrimtar por edhe si atdhetar.
    Nė pėrgjithėsi ka gjetur kundėrshtime nga intelektualėt e Kosovės qoftė pėr diskoradncat pėr identitetin e shqiptarėve, qoftė pėr akuzat ndaj Adem Demaēit duke thėnė se ai ėshtė futur nė burg sepse ishte marksist-leninist, etj, etj. Nė replikė, nė favor tė Adem Demaēi tek
    Argumente nga libri i Kadaresė ‘Ra ky Mort dhe u pamė’ ėshtė shkruar:’’ Fundja, I.Kadare nuk ka kurrfarė tė drejte tė akuzojė Adem Demaēin si ‘mėndje tharė marksist-leninist’, sepse e vėrteta ėshtė nė anėn e Kadaresė i cili (pėrpos favorizimeve dhe privilegjeve tė tjera nė kuadrin e pushtetit popullor tė Shqipėrisė se Enver Hoxhės) ishte dhe nėn/kryetar i Frontit Demokratik nė Shqipėri. Interpetuar nė kuptimin e fjalorit politik tė asaj distance tė dikurshme kohore, I.Kadare nuk ka qėnė i burgosur politik pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė, sikurse ishte rasti me disidentin dhe patriotin e shquar demokrat kombėtar shqiptar...’’
    Nė rastin e Rexhep Qoses, pavarėsisht se disa ide tė tij mund tė mos jenė tė sakta, nuk ishte e nevojshme qė tė debatohej aq rėndė me tė nga ana e Kadarese. Sidomos pėr problemin fetar. Nė kėtė pikė edhe Stephen Shėarc (ka botuar veprėn ‘Dy fytyrat e Islamit’) nė pėrkrahje indirekte pėr R.Qosen, e ka kritikuar I.Kadarenė; e ky i fundit ka replikuar duke e quajtur S. Schwarc si pėrēarės fetar. Kurse Schwarc ka thėnė pėr Kadarenė:..’ se nėse njė ditė Kadare do tė merrte Ēmimin Nobel do tė vinte nė tė njėjtin tv shqiptar i veshur si grua. “Kadare s’ka pėr ta marrė ēmimin Nobel, sadoqė ky ėshtė njė ēmim me tė cilin nuk vlerėsohet nderi. Ai u jepet kalemxhinjve tė kurvėruar”.
    Po ashtu, nė Forumin e Prof. Mehdi Hyseni, ėshtė kritikuar gjithashtu I.Kadareja pėr tė ashtuquajturėn ‘identiteti europian i shqiptarėve’ nė tė cilin Kadare lavdėron albanologun M.Shuflai qė ka thėnė se shqiptarėt kanė ‘identitet helenik’.
    Grindjet e vazhdueshme tė tij dhe ndėrhyrja nė problemet politike e ka zbehur shkėlqimin e Kadaresė, shkėlqim i cili ėshtė venitur nga debatet absurde me Kosovarėt. Ėshtė e vėrtetė se kristianizmi ishte dhe mbetet alternative mė e mirė pėr tė ardhmen e shqiptarėve, por kjo sidomos nė Kosovė ku ka dhe pakica turke e myslimane nuk mund tė debatohet nė atė mėnyrė. Interesante mbetet idea e Rugovės pėr katolicizmin nė Kosovė. Edhe nėse ka njė rritje tė frymės islame nė Kosovė sot kjo nuk ėshtė sepse ata nuk e duan SHBA, BE, kristianizmin. Kjo ndodh sepse duhet kohė qė kosovarėt tė kuptojnė se kush I ndihmoi, kushtė e ardhmja dhe pėrse identiteti I shqiptarėve ėshtė ėshtė europian. Kjo do tė vijė me kalimin e brezave. Nacionalizmi kosovar ka njė farė lidhje me islamin e cila nuk duhet kritikuar.
    Nė pėrfundim mund tė them se shkrimtari ynė Kadare ėshtė njė personalitet tashmė historic qė i ka dalė ‘nami’, dhe shqiptarėt duam apo s’duam, kanė nevojė pėr njė nobelist. Le tė shpresojmė ta marrė, megjithse ai mbetet njė shkrimtar oborri I cili mbijetoi si nė diktaturė pėr bukuri ashtu dhe nė demokracinė e pas 1991.
    Dėshira qė njė shkrimtar shqiptar tė marrė ēmimin Nobėl nuk duhet ngatėrruar me individin Kadare i cili i shėrbeu diktaturės dhe ka dy personalitete brėnda njėrės (njeri ambivalent):
    -nga njėra anė mbijetoi nė diktaturė duke vėnė nė shėrbim talentin e tij nė mos pėr tė zgjatur jetėn e diktaturės, shėrbeu pėr tė zbutur dhimbjen e shqiptarėve me drogėn e shpikur prej tij-droga Kadare e cila mbronte vetėm udhėheqsin nė sytė e popullit dhe ja fuste vartėsve tė tij;
    -nga ana tjetėr, pjesa tjetėr e jetės sė tij po shėrben pėr tė justifikuar atė qė bėri nė kohėn e diktaturės, duke debatuar, konfliktuar, dhe duke u pėrzjerėartin e tij tė tė shkruarit me politikėn, njė pėrzjerje e rrezikshme qė nuk tė ēon askund.
    Nė kėtė prizėm : a e meriton ai ēmimin Nobėl aq tė sharė nga Schwarc?

  6. #146
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kur ka Shqiptar qė thonė se nuk duhet ti jepet ēmimi Ismail Kadare, s'duhet pritur qė tė tjerėt ta bėjnė kėtė.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Shoku Kadare I Thuri Lavde Enverit Dhe Beri Palle Ne Ate Kohe,,,,ndaj Sja Jep Kush

  8. #148
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Si shkrimtar po, si nje njeri teme me vete :-)
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te verteta qe dihen e nuk kuptoj pse perseriten mijra here. Edhe kur e hyjnizojme, edhe kur e injorojme, ne nje rezultat negativ dalim. Pse ndodh kjo? Nga vete qendrimi kontradiktor i Kadarese, qe mes te gjalleve qe e njohin vence, qe e kane lexuar e jane ndjere mire me krijimtarine e tij, ai mundohet te ribeje biografine e jetes me intervista e deklarata te shumta te pabesueshme dhe nga me naivet.
    Kadareja do ta kishte mare cmimin Nobel, nese do vazhdonte te ishte Kadare vertet, te bente ate qe duhej te bente, katharsisin e vetes. Talent+katharsis=Nobel.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Kadare, pene e madhe qe e ka harxhuar bojen duke i thurrur lavde diktatorit.
    Kohet e fundit tregon se nuk di te bej debat te mirefillte me kundershtare dhe po i del nami i grindavecit. Mesa duket ishte mesuar mos ti behet fjala dysh.

Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15
  5. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •