"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Po pas Kadarese kush tjeter e ka radhen ne gijotinen tuaj? Ju qe hidhni balte mbi Kadarene e keni vendin tek "Kamarja e turpit".
Kadareja ishte nga te vetmit qe guxuan te thyenin regullat e realizmit socialist.U aratis sikunder ata qe i "quajti" jashteqitja e kombit,ishte nder te paktet Shqiptare qe shkroi per Kosoven aq sa shkruan te tjeret sebashku,ishte nder te paktet qe u gdhi nen muret e Rambujese ne vitin 99, ishte nder te paret qe kerkoi denimin e nomeklatures komuniste per krimet qe kishte bere dhe jo per kafe e molle, ishte i pari qe kerkoi prerazi hapjen e dosjeve te ish sigurimsave dhe mbetet kolozi i letrave Shqipe.Po ju kush jeni qe keni mare hushten e Don Kishotit dhe kerkoni te kryqezoni Kadarene?
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
Me cudit lehtesia e disave ketu per te hedhur balte mbi kadarene.
Thoni "Faleminderit O i MADH Kadare qe na dhe mundesisne te shikojme me syte e tu te fuqishem.Mijera here faleminderit.
elsa vrana
E dashur Leila.
Per te emocionuar na thua se ke ..........memorie afat shkurter....
Per te na argetuar thua........................wishy-wishy...................
Per te na bere kopjace na thua..............na tregoni tezen.............
Per te na mahnitur na e tha anglisht....."Ura me tre harqe".........
Si injorant qe jam me duket se thohet..."a bocca lupo"................
Paul Shkodrani
Kryevepra e pagabueshme simbas oroskopit te Zija Celes
O Zija Cela sa TURP, shume Turp
Ti kallxohesh aq SERVIL, tmerresisht SERVIL ne recensionin e romanit te ri te Ismail Kadarese Darka e Gabuar sa jam i sigurte se as e ama nuk ja ka thane aq fjale te bukura. Edhe Kadareja duhet te jete ndier keq nese e ka lexuar recensionin tend dhe jam i sigurte qe do te te thote Kush te tha te shkosh aq larg o ....
Per te qene i sakte po te citoj:
Gjithnjė kam besuar se Kadareja, edhe nė dekadėn e fundit, po vazhdonte tė shkruante libra tė bukur, ku mungonin muskujt e mėparshėm davidianė, por shfaqeshin ca tendosje tė holla, tendina e damarė tė padukshėm, si dhe ca vegla tė imta, plot precizion, qė mė parė skishin qenė krejt tė vėrejtshme nė punishten e tij njė roman madhor, i bukur e rrėmbyes, edhe i rėndėsishėm, universalisht i rėndėsishėm, letra shafitėse qė i shtohen bibliotekės mė selektive tė botės...
Ziaja i hyn ne hise mitologjise greke duke shtuar ne Pantenon edhe nje karrige per Kadarene ne tavolinen e Zeusit Kush ka pandehur se Feniksi ka mbaruar, le tė besojė tani edhe tjetrėn, ringjalljen nga hiri i vet Nuk do tė jem pishman pse e kam tepruar, siē do tė thonė ēuditėrisht disa bashkėkombas, pishman jam pėr ēfarė nuk thashė...se koha e sotme botėrore ka gjetur Zeusin e letrave te Kadareja. Olimpi, me sa duket, ėshtė zhvendosur nė Tiranė...
Ziaja i hyn ne hise familjes se Davidit duke i shtuar edhe nje karrige per Kadarene ne darken e funditte da Vincit ...Darka e gabuar ėshtė shkruar me shijen e pagabueshme tė kryeveprės njeriu ndihet me fat kur i lexon ende pa i dalė fryma Me gishtat e dorės numėrohen tituj tė tillė letrarė, ku ndihet sa i madh ka qenė ashku i autorit, vrulli, droja dhe njėkohėsisht ngazėllimi prej aleluje por mesazhet e mė transhendentėve gjithnjė janė mesianike... ky libėr i shėndetshėm, me njė pėrmasė planetare pėr tė shėnuar ndoshta kuotėn mė tė lartė, pastėrtisht mė tė lartė, midis kulmeve tė Kadaresė. Njė shkrimtar, sipas meje, nuk ka ku shkon mė tej, mė tej ėshtė gremina, dhe mė lart ėshtėZoti a shohin ėndrra shkrimtarėt pėrpara se tė shkruajnė? Duket sikur nė njė natė tė lumnueshme, teksa autori flinte, dy fantazma kanė vajtur te shtrati i tij...Fantazma tjetėr ėshtė pėrkulur te shtrati dhe atij qė fle po ia shpraz njė ėndėrr nė tru...prijėsi dhe princi i letrave Kadare...E si mund tė hiqemi tė habitur, kur nė mjaft libra tė tij Kadareja ka parė atė qė ėshtė e nėnqiellshme dhe atė qė ėshtė e mbiqiellshme A sjemi ne qė, me dashje tė mirė a me dashje tė keqe, prej shumė e shumė vjetėsh ia kemi identifikuar edhe shenjėn e jashtme?...Nga akuarelet e paharrueshme kalohet nė pėlhurėn e madhe, ku punohet me skatull dhe bojėra tė rėnda, plot e pėrplot me vaj tė hyjnueshėm, si te Darka e fundit e Leonardo Da Vinēit...
Dikur ishte nomenklatura e lartė komuniste qė pikėrisht kėtė shkrimtar, para tė cilit edhe dridhej e servilosej,(Ziaja duket se e din mire se si jane ndier ato) me njė ngrefosje horrash e thėrriste prapa krahėve me nofkėn Qorri
Kush ka dashur tė vėrė vetulla, ka nxjerrė sytė, dhe jo ata tė ballit, por atė tė mendjes duke qenė vetė autori gjeneratori i rrymės dhe vetė njėkohėsisht subjekti i shkarkesave tė para. Nė vetmi, mjeshtrat e mėdhenj durojnė pa u ndier atė, qė tė vegjlit i lemeris pa e provuar dhe nxitojnė ti drejtohen publikut Zija kjo eshte e vertete. Edhe une si shqiptar i mire e kam lexuar Kadarene deri diten kur ai per te paren here (dhe te fundit) shkruajti nje parathenie per dike tjeter, Migjenin. E pa imagjinueshme si ide mbasi ai ishte mesuar vec te shkruanin per te, ai e perdor vepren e poetit dhe prozatorit te talentuar (por te frymezuar nga era e kuqe qe vinta nga Rusia, Migjenit tashme i vdekur) per te vjedhe vrere dhe per te perdorur te gjitha armet e mundura ne duart e tij me carta biancha nga rregjimi mbi Rilindjen e Vertete Kombetare (edhe ato te gjithe te vdekur) per te pastruar rrugen nga rivalet drejt Panteonit, sic thote Ziaja. Le ti referohemi cfare thote Kadareja per ato qe mbi zhgunin, xhyben e penen vune atdheun dhe e mbrojten edhe me gjak, per ato qe nuk e shkruan shqipen as me germa turke, arabe e as greke dhe vendosen shqipen e sotme, qe Ziaja e perdore aq keq, per ato qe shkruan aq shume vepra letrare sa Ziaja nuk ka per te pase mundesi per ti lexuar: Nje korpus tjeter disi me serioz e autoritar ishte ai i shkrimtareve reaksionare, qe edhe duke mos qene himnizues te rregjimit Keta ishin kryesisht shkrimtaret klerike katolike te Veriut pra atje ku ka linde Ziaja ne Veri Nder shkrimtaret reaksionare veriore Ernest Koliqi i drejtimit proevropian (d.m.th. proitalian) simbas kesaj llogjike ne duhet ta akuzojme Kadarene per pro francez nje tjeter personalitet, madje me i njohuri dhe me i reklamuari, i kurorezuar si poet kombetar, prifti Gjergj Fishta,(inati i Kadarese me Fishten e vdekur, te cilit i mshan shume duke e thirrur prift (per ta fyer) ne kundershtim me Nolin i cili gjithashtu ishte prift, nuk eshte i rastesishem, ndoshta Ziaja nuk e di se kandidati i PARE per Cmimin Nobel nder shqiptare ka qene Fishta) ne vetmine e kuvendit te franceskaneve po rrekej te krijonte nje veper qe ishte sa jashte kohe, aq edhe jashte mundesive te tij. Ai orvatej te thurte poemen e madhe totale Absurde si ndermarrje, per arsye qe merreshin lehte me mend, ajo behej dyfiash e tille, per shkak se poetit franceskan i mungonin shume gjera e ne rradhe te pare talenti i vecante ne kesi rastesh Ne vend te atij terbimi poetik ai nxori nga pena nje poeme te gjate monotone e monokrone e cila , ne krahasim me burimin origjinal sishte vecse kronike sterile vepra te tilla ( te nje autori, te nje grupi autoresh ose te nje drejtimi letrar) qellon qe shfaqen ne letrsi te ndryshme, tamam si semundje, qe duhen kapercyer. Per fat letersia shqipe u clirua shpejt nga ky keqkuptim e nga ky ankth...
Ziaja shtyn edhe Arkimedin per ti bere vend Kadarese qe te jete ai qe do te kete nderin te levize boten me leve, pika mbeshtetese do te ishte Ziaja...Njė i ka mjaftuar shkrimtarit, njė kanxhė pėr ta vėrtitur globin
Ziaja bahet dorzane ne log te burrave qe edhe Kadareja te kete kapitullin e vet ne Kanun kėrkon qė gjaku tė shpaguhet shumėfish sipas kanunit tė Lek Dukagjinit... Zot na ruaj, ēfarė rrebeshesh do tė lėshohen mbi kokat e tyre dhe prej tyre "E kėshtu lexuesi pėrjeton njė pjesė tė pėrjetėsisė. Dhe kjo ndodh pėr meritėn e meritave (Ismail Kadareja) vetėmjaftueshėm, rinovues e pėrplotėsues i maturuar deri nė qelizė dhe trillan deri nė shkallim duke u bėrė mizore nė bukuri, as nuk fsheh dhe as kursen askėnd, madje vetė Kadarenjtė, ndaj tė cilėve ka aludime inteligjente por edhe referenca tė pamėshirshme... ekziston njė burim drite gati-gati e padurueshme pėr sytė ku si rrallė pėrndriten thellėsitė nėnujore, ndriēohen humbellat e nėnvetėdijes Dhe nė ēaste tė tilla tė vjen tė buzėqeshėsh, tė qash dhe tė ēmendesh. Pėr ndryshe,(per tu sheruar duhet) rikthyer tė tre librave bashkė, krejt triptikut, sepse dy kronikat kanė nė midis Sokakun e tė marrėve... Ėshtė vetėtima e shkurtėr e gjeniut qė, si ēdo vetėtimė qė nuk zgjat, prapėseprapė e ndan mėdysh qiellin Pėrmenda diku ashkun e tė shkruarit, por ka edhe ashk tė lexuarit, ky shėnim aty bazohet...
Por nuk ishin te vdekurit nga dheu i malokerise qe ia sabotuan karrigen (qe Ziaja plasi duke ja pastruar me lot) ne sofren e familjes Nobeliste, por ishin diplomatet nga Gjirokastra ne Suedi qe ndoshta e njohin me mire edhe se Ziaja dhe kete e tregon edhe reagimi I fundit negativ ne opinionin gjirokastrit ne lidhje me Darken e Fundit, qe Ziaja na kerkon te gjitheve qe ta mbajme ne duar ne vend te Bibles e Kuranit
Paul Shkodrani
Dy periudha qe shkepus nga shkrimi analitik i te madhit Visar Zhiti duhet te rrine si koment vleresimi final per shkrimtarin tone me te madh deri me sot.
"...Ndersa ne vetvete ai eshte shkrimtari qe kerkon te beje dhe ben art te madh,te pavdekshem kur po vdisnin shume gjera te shtrenjta e te vyrtytshme.Ai merret dhe riben ikonen e Shqiperise se perjetshme, me dhembje, kur ajo rrenohej per tu bere ndryshe..."
"..Letersia e Kadarese vertete bashkjetoi gjate me diktaturen, te dyja ne kulmin e fuqive te veta,por nuk u be e saj e as u mposht prej saj..."
Vertete vetem i madhi mund te vleresoj drejt, nuk ka pse te xhelozoje Kadarene nje poet briliant ,shume i vuejtun, nje njeri i mire nje dashamire i kombit te vet dhe nje shpirt dashnor i artit te letersise.
Vetem se ia shton madheshtine poetit ky shkrimi i temes.
Shpirti stoik dhe i drejte i Visar Zhitit tregon se nuk kane vdekur shqiptaret e tradites, nuk u cbene shqipetaret as nga roberia dhe as nga ferri komunist.
Vuejtja personale nuk i turbullon mendjen dhe nuk i prish zemren fisnikut.
Cdo njeri ka fatin,fatkeqsine dhe famen e vet, hapin e vet ne cdo drejtim jetesor,per kete eshte i vetedijshem nje yll i poezise shqipe Visar Zhiti.
me nderime per poetin Visar Zhiti,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 06-12-2008 mė 13:09
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
"Darka e fundit" nga Da Vinēi
Titulli i romanit "Darka e gabuar" i shkrimtarit tė pėrmasave planetare, Ismail Kadaresė, pėrveēse ėshtė esencė, paradigmė e fabulės sė romanit, njashtu kuptohet si shenjė letrare, nėpėrmjet sė cilės Kadare ndėrton simbolin letrar tė romanit. Nė tė vėrtetė, ky titull i interpretueshėm nė kontekstin e subjektit tė romanit, por edhe tė diskurseve tė mėparshme letrare, pėr faktin se nuk ka ligjėrim tė virgjėr (Roland Barthes) ngėrthen esencialisht njė semantikė ambivalente kuptimore, e cila shenjėzon njė raport tė ndėrvarshėm mes narracionit e mundėsisė sė leximeve intertekstuale qė ofron teksti letrar nė fjalė.
Nė fakt, ky raport karakteristik edhe pėr gjithė letėrsinė e Kadaresė, ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me qėllimin e tekstit (Umberto Eco) dhe pėrpos tjerash ofron mundėsi tė shumta leximi e interpretimi. Subjekti i kėtij teksti letrar, siē shkruhet nė shėnimin pėrcjellės, bazohet nė njė ngjarje tė vėrtetė, por Kadare tekstin e ridimensionon dhe aty lexuesi gjen sekuenca semantike, si reminishencė e diskursit mitologjik, politik, ideologjik e biblik.
Kėto korpuse tekstesh dhe shtresime stilistike e ideore, nė zhvillimin dhe zbėrthimin e fabulės, enden pėrgjatė gjithė romanit, me funksione tė posaēme pėr tė dinamizuar narracionin, sikurse pėr tė pėrplotėsuar synimet estetike e ideore. Romani, nė planin semantik ndėrtohet mbi ngjarjen qė motivohet nga Darka e doktor Gurametos sė madh, i cili e shtron pėr miqtė e studimeve, gjermanėt pushtues. Nga ky akt ndodh qė pėr dikė, ky tė cilėsohet si Judė i qytetit, sinonim i Judės tradhtar biblik, ndėrkaq pėr disa njė filogjerman i dyshimit.
Kėsisoj kjo darkė bėhet aq enigmatike e aq domethėnėse, njėkohėsisht, sa qė trondit gjithė qytetin, i cili sillet vėrdallė kėsaj ngjarjeje, ashtu siē jeta shqiptare nė atė kohė ishte e dezorientuar nga ndryshimet e shpeshta ideologjike, shpeshherė me pėrmasa groteske. Andaj ndodh njė kontrast shpėrthyes mes sė pritshmes, se Gjermanėt do tė hedhin nė ajėr qytetin, dhe sė ndodhurės, kalimit paqėsor tė tyre. Ndėrsa ky kontrast narrativ, nė romanin "Darka e gabuar" ndėrlidh kohė historike nė kundėrshti tė ashpėr, nga periudha qė njihet si "Shqipėri gjermanike" nė luftė me atė komuniste.
Nė fabulėn e romanit, kalimi "miqėsor" i gjermanėve nazistė nė qytetin e Gjirokastrės ndėrlidhet me darkėn nė fjalė qė patėn miqtė e vjetėr tė shkollės, ndėrsa pikėrisht kjo do tė shndėrrohet nė trajtėn e "gabuar", njė cilėsor ky qė ėshtė i mbuluar nga njė tis dyshimi, ngase nė mėnyrė fatale sinkronizon jetėn e personazhit deri nė epilog. Siē mund tė kuptojmė, Kadare subjektin e kėtij romani e nxjerr nga njė kontekst real, nga njė darkė reale, ndėrkaq atė e zgjeron me njė rrjet tekstesh e kontekstesh, duke inkuadruar nė procesin e shkrimit modele tė jashtme letrare, kulturore a religjioze, ato qė nė mendimin pėr letėrsinė njihen si rrjet intertekstual i tekstit.
Pėr tė sforcuar diskursin fiksional dhe pėr t'i dhėnė pėrmasė sa mė tė fuqishme estetike e polisemantike fabulės, autori zhbiron nė kohė, ndaj kontekstualizon modelin e darkės biblike, si reminishencė qė sforcon semantikėn e tekstit dhe, kėsisoj nė vete krijon relacione me subjektin e romanit, Darkėn e gabuar, siē e pėrshkruan Kadare, Darkėn e doktor Gurametos sė madh, tė shtruar nė nder tė kolonelit gjerman Fritz von Schwabe, ndėrsa ky i fundit rezulton mė vonė tė jetė i vdekur nga ai qė shtron darkėn.
Njė enigmė qė ngjall makth, nė epiqendėr tė njė romani, i cili nė substratin e tij shqipton ide e intenca tė fuqishme ideore e estetike. Njė roman i pėrsiatjeve tė mėdha filozofike e shqiptimeve tė fuqishme nacionale.
Ėshtė pikėrisht kjo darkė, e cila autorit i shėrben si njė simbolike domethėnėse pėr tė pėrēuar idetė letrare dhe pėr tė zgjeruar rrjetin ligjėrimor.
Nėse e lexojmė tekstin e Kadaresė nė planin intertekstual tė shkrimit, siē e pėrmendėm, romani shėmbėllen nė planin interletrar me Darkėn e mirėnjohur Biblike, respektivisht darkėn e Jezu Krishtit me apostujt, nga e cila Kadare derivon kuptimet dhe statusin intencional tė shkrimit, ndėrfutjen e njė intrige nė shkrim, e cila trand njerėz tė shumtė. Kadare nė roman huazon nga parateksti biblik emra, ngjarjen biblike dhe diskursin, me njė derivim imagjinativ.
Darka biblike mbetet akti mė mistik i Biblės, prej ku zė fill ndėrtimi i religjionit kristian, ndėrsa nė anėn tjetėr Darka e Gjirokastrės, ėshtė nyja ku ndėrlidhet enigma e njė ndodhie kurrė tė qartėsuar, pėrplasjeve mes mbretėrorėve dhe komunistėve, perėndimorėve dhe lindorėve, etj. Nė kėtė konglomerat pėrsiatjesh, Kadare ridimensionon shumė pėrsiatje pėr tragjeditė qė komunizmi i pat shkaktuar Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Prandaj, lidhjet interletrare janė semantike dhe estetike.
Ndėrsa kontekstualizimi letrar i diskursit biblik, i mundėson autorit tė transmetojė mesazhe ekuivoke: njėri sforcon modelin ligjėrimor biblik, si shkollė ndikuese themelore brenda literaturės shqipe, ndėrsa tjetri pėrēon idetė e autorit pėr shumė dilema tė mėdha shqiptare. Nė roman kemi njė darkė, e cila ka krijuar shumė dilema dhe mėdyshje nė Gjirokastėr, enigma e sė cilės ka trandur me dekada qytetarėt, ndėrkaq kundruall saj rri Darka biblike, e cila siē del nė sekuencėn narrative tė mėposhtme, jep indiciet e njė fronti tė hapur dihotomik qė pėrfaqėson personazhi doktor Gurametoja i madh, i cili as nuk ėshtė Krisht, as Juda Iskarioti, pra tradhtari i Krishtit:
"Duke zbritur thellė e mė thellė nė kohė, disa u kujtuan pėr darkėn e Krishtit, siē tregohej nė shkrimet e shenjta, tė sigurt se atje do tė gjenin, mė nė fund, enigmėn. Ishin tė gjithė nė darkė: Krishti vetė, pikėllimi i tij hyjnor, apostujt, madje, dhe Juda Iskarioti. Kėshtu u duk se po e gjenin tė vėrtetėn, por shi atėherė, ajo nisi tė fironte. Qė s'ishte Krisht doktor Gurametoja e, aq mė pak, mysafirėt gjermanė, kjo dukej qė larg, por edhe Judė t'i quajė, ishte e tepėrt". (fq. 45). E, kush ėshtė atėherė doktor Gurametoja i madh? ėshtė pyetja e dilema sfilitėse qė endet nė gjithė narracionin e romanit. Duke e vėnė kryepersonazhin mes identifikimit me Krishtin dhe Juden, Kadare shpėrfaq nė mėnyrė eksplicite peshėn e periudhės nė fjalė dhe konsekuencat qė ka bartur jeta shqiptare mė vonė. Nė kėtė aspekt, ky roman, krijon marrėdhėnie kuptimore poliletrare, ndėrsa kėto shtresime letrare janė tė pranishme nė nėntekst dhe kontekst, ndaj janė tė identifikueshme e tė nėnkuptueshme nė tė gjitha planet strukturore tė tekstit nė fjalė.
Shkrimtari Kadare, romanin "Darka e gabuar" e konstrukton, nėpėrmjet shenjave tė motivuara nga njė ndodhi reale, e cila zhvillohet nė Gjirokastėr, pikėrisht nė vlimet e shumta e me pėrplot dramaticitet pėrgjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė fakt, subjekti i romanit duke u zhvilluar brenda njė kohe tė gjatė, qė nga dita kur ushtria italiane kapitulloi, pėr tė vazhduar me periudhėn e pushtimit gjerman tė qytetit, pastaj "triumfin komunist", nė vete pos tjerash ngėrthen periudhėn deri nė vdekjen e Stalinit; kohė kjo kur Shqipėria ishte pre e ndryshimeve tė njėpasnjėshme, e shpeshherė me pėrmasa groteske, tė cilat sekuenca jete autori i transfiguron nė art.
Mirėpo, Kadare s'lejon assesi qė romani tė simplifikohet vetėm brenda kėtij boshti narrativ.
Teksti i Kadaresė, duke qenė projektim imagjinativ i njė darke reale tė zhvilluar nė njė kohė tė caktuar nė Gjirokastėr, me personazh kryesor doktor Gurameton e madh, bėhet arenė pėrsiatjesh tė fuqishme letrare e pėrtej letrare. Romani ėshtė derivim imagjinativ i enigmės sė darkės nė fjalė, e cila kishte tronditur qytetin, e nė tė cilėn fusin hundėt jo pak edhe shtetet me ndikim tė kohės. Kėtė enigmė Kadare e konstrukton me mjeshtri, ndėrkaq implikimet simbolike, siē e pėrmendėm, i shtreson nė relacion me Darkėn biblike, nga e cila motivohet dhe identifikohet teksti.
Personazhi kryesor, doktor Gurameto i madh, tipologjikisht nuk pėrbėn njė karakter tė fuqishėm pėr tė tronditur qytetin. Mirėpo kjo ndodh, edhe pse pėr kėtė, madje vetė ai ishte i pavetėdijshėm. Ai pati studiuar nė Gjermani, ndėrkaq shtron njė darkė pėr oficerėt gjermanė qė erdhėn nga Greqia pėr tė marrė nėn kontroll Shqipėrinė, pas largimit tė italianėve. Kjo darkė, krejt paradoksalisht shndėrrohet nė enigmė sfilitėse, nga e cila pėsojnė jo pak njerėz. Njerėzia ngatėrron tingujt e muzikės gjermane me tė shtėnat e mitralozėve. Po kėtė ndodhi, doktor Gurametoja i madh, s'do tė jetė nė gjendje tė sqarojė rrethanat dhe enigmėn e darkės, ngase, "askush nuk mbėrrinte te thelbi i saj"-shkruan autori. Ai kthehet nė hero, ndėrsa pėr disa tė tjerė nė armik. Ky pėshtjellim shkakton tendosje tė mėdha, e, kėto Kadare i pėrcjell me dramaticitet tė mirėfilltė letrar, nė fabulėn e njė romani qė zhvillohet me makth e nė tė cilin autori ndėrfut copėza jete nga tė gjitha kohėt shqiptare.
Nė esencė, shenjat letrare dhe simbolet eksplicite, tė cilat i artikulon Kadare nė shkrim, darka e Gjirokastrės, nė njėrėn anė dhe implikimet e Darkės biblike, si evidenca funksionale intertekstuale, nė anėn tjetėr, shfrytėzohen mjeshtėrisht, si trampolina pėr ta sforcuar diskursin letrar dhe pėr tė artikuluar idetė, pėrsiatjet dhe mesazhet letrare, nė formėn e njė interkomunikimi tė fuqishėm e kreativ qė bėn teksti me modele tė shumėfishta shkrimi. Teksti i Kadaresė nė mėnyrė eksplicite shfrytėzon modelin biblik brendapėrbrenda tekstit.
Duke transfiguruar njė ndodhi reale, nė shkrim imagjinativ, autori krijon gjithashtu njė distancė mes ngjarjes dhe rrėfimit, ndėrkaq fabulėn e pasuron me njė rrjet tekstesh tė inkorporuara brenda subjektit qendror, shtresime e topose kėto tė cilat trupėzohen vetėm pėr njė qėllim, pėr tė pėrplotėsuar fabulėn e romanit. Duke u motivuar mbi njė ngjarje tė vėrtetė, subjekti i kėtij romani tejkalon pėrmasat e sė mundshmes, reales dhe, me diskursin shumėplanėsh qė inkuadron nė fiksion, bėhet roman i pėrsiatjeve tė mėdha e universale, ku Kadare shqipton ide tė mėdha pėr pushtuesit, pėr kulturėn e pastėr nacionale, pėr orientimet kulturore dhe civilizuese tė shqiptarėve, pėr traditėn letrare dhe universalitetin e saj, pėr figura tė shumta tė ekskomunikuara tė jetės shqiptare, pėr ēėshtjen e Kosovės, Ēamėrisė, etj.
Ėshtė pikėrisht kjo shkathtėsi e thellėsi e kėtij autori, krejtėsisht tė veēantė e origjinal, qė nė njė instancė tjetėr, pėrplotėson raportin letrar nė trekėndėshin e ndėrliqshėm artistik: ngjarja, fiksioni dhe empiria. Nė kėtė korpus tekstesh dhe shtresimesh tematike, empiria si evokim i botės sė madhe tė librit, brendapėrbrenda strukturės tekstuale tė romanit, vjen si produkt i referencialitetit dhe ka destinim: narrativitetit t'i japė karakter tė tejkohshėm, e mbi tė gjitha universal. Nė fakt, komponentja e fundit e sipėrshėnuar, pėrveē tjerash vė nė spikamė zhdėrvjelltėsinė e Kadaresė pėr tė ndėrfutur brenda tekstit, me efekte tė theksuara stilistike e semantike, pjesė tė diskurseve tė mėparshme (Linda Hacion) letrare e kulturore, si pjesė tė empirisė e referencialitetit.
Kėto inkorporime janė funksionale sikundėr nė planin e diskursit letrar, njashtu tė futjes nė lojė tė intertekstualitetit, si element brenda tekstit, pastaj futjes nė lojė tė ideve dhe filozofisė morale biblike, me konotacione tė motivuara, qė implikojnė Darkėn e fundit tė Jezu Krishtit me apostujt e tij, prej sė cilės ngjarje Kadare "shfrytėzon" jo pak. Ky aspekt i ndėrfutjes sė intertekstit nė fiksion, shpėrfaq potencėn e narratorit tė pasionuar (Eco), i cili di mjeshtėrisht tė sintetizojė brenda njė shtrati narrativ, dimensionin empirik me atė fiksional, madje nė harmoni me kėrkesat intencionale tė shkrimit imagjinativ.
Nė universin letrar kadarean, komponentja fiksionale dhe ajo empirike, janė paradigma tė shkrimit artistik, tė cilat si tė tilla funksionojnė paralelisht duke e pėrplotėsuar njėra tjetrėn. Kėto elemente kreative, i gjejmė kurdoherė tė mishėruara dhe bashkėfunksionale nė prozėn e tij.
Nė pėrputhshmėri me subjektin e romanit, "Darka e gabuar" Kadare na fut nė njė qerthull tė mirėnjohur misteresh, ku fiksioni e bota empirike shkrihen nė sinkroni tė plotė, pėr tė konstruktuar kėsisoj qėllimin final tė tekstit, zbėrthimin e enigmės pėr darkėn e qytetit Gjirokastėr.
E, kjo Darkė mund tė trajtohet, duke pasur pėr shėmbėllim darkėn Biblike. Por, Kadare nuk ėshtė njė narrator i zakonshėm, ai depėrton nė thellėsi tė thellėsive, duke zhbiruar nėpėr histori, mitologji, bestytni, religjion dhe kėshtu jep fizionominė e njė universi narrativ, ku bashkėjetojnė e kaluara me aktualen, e bukura nė kundėrshti me tė shėmtuarėn, tradhtia me bujarinė, mėkati me faljen, besa me pabesinė. Fabula e romanit e vendosur pikėrisht nė vlimet e mėdha ideologjike dhe luftėrat qė zotėronin jetėn shqiptare, kalimet nga njė pushtues tek njė tjetėr, tejkalon shumėfish diskursin themelor tė romanit dhe zbret nėpėr labirinte krijuese e ideologjike.
Kėshtu proza e tij modelohet si shėmbėllim mė i mirė i universales, edhe kur ajo ėshtė nacionale. Aluzionet qė krijon autori me Darkėn e fundit biblike dhe ndėrfutjen e diskursit biblik nė planin ligjėrimor, stilistik dhe ideor, mbesin shenja tė motivuara, tė cilat realisht janė palca e romanit. Nė kėtė aspekt, projektimet dhe artikulimet intencionale tė autorit janė nė pėrputhshmėri semantike me reminishencėn qė krijon asociacioni i Darkės sė fundit biblike, me sekuencat e saj, si dhe personazhet themelore, qė nė fund zbresin tek katharsisi letrar.
Kadare fut nė narracion shpirtin dhe talentin fiksional. Romani i tij ėshtė njė botė e madhe e librit, ku sintetizohet e ndodhura me tė mundshmen, e kaluara me tė sotmen, e bukura me shėmtitė.
Ėshtė, pikėrisht kjo fuqia e shpirtit artistik qė e bėn kėtė autor tė pėrmasave universale, shkrimtar tė dashur kudo ka kulturė letrare dhe dashamirė tė artit tė mirėfilltė.http://www.newsofalbania.net/index.php?news=9055
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga new-man : 18-01-2009 mė 06:10
I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi
Kryevepra e shkrimtarit mė tė madh shqiptar, Ismail Kadare, romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", nga dita e premte mund tė lexohet nė gjuhen e tyre, edhe nga qytetarėt e komunitetit rom me titull "Mula armadako generalo".
Kjo kryevepėr e Kadaresė e pėrkthyer rrjedhshėm nga gjuhėtari Ibrahim Elshani ėshtė promovuar tė premten nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės nė Prishtinė.
Elshani, i cili dallohet pėr pėrkthimin e disa veprave tjera nga gjuha shqipe nė gjuhėn rome, tha se pėrkthimi nė kėtė tė fundit ėshtė i vėshtirė pėr faktin se gjuha romė ėshtė e varfėr nga leksiku.
"Mula armadako generalo", siē u tha nė promovim, ėshtė pėrkthyer dhe botuar nėn pėrkujdesjen e Kėshillit tė Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut, ndėrsa projektin pėr pėrkthimin e tij financiarisht e ka mbėshtetur Ambasada Zvicerane nė Kosovė dhe Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur.
Shefi i Zyrės sė Kėshillit tė Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut nė Prishtinė, Bashkim Hisari, duke folur nė kėtė promovim, ka thėnė se nė Kosovė po bėhen pėrpjekje pėr tė siguruar pėrmbushjen e plotė tė tė drejtave tė njeriut, posaēėrisht ato gjuhėsore tė komuniteteve pakicė.
"Letėrsia dhe kultura nė pėrgjithėsi janė fusha qė kėrkojnė njė vėmendje dhe pėrkushtim prioritar. Kėtė shumė mirė e ka kuptuar Ibrahim Elshani, i cili ka pėrkthyer romanin 'Gjenerali i ushtrisė sė vdekur', tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare, i cili jo vetėm qė ėshtė i njohur, por edhe i vlerėsuar nga kritikėt letrarė, pėr ē'arsye edhe u propozua shumė herė pėr ēmimin Nobel", ka thėnė ai.
Ndryshe, Romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" ėshtė kryevepra e Ismail Kadaresė, e cila e ngriti kėtė tė fundit, nė rangun e krijuesve mė tė mėdhenj tė botės. Ky roman ėshtė botuar nė dhjetėra gjuhė tė huaja, ndėrsa nė Francė ėshtė realizuar edhe njė film, sipas kėtij skenari.
KosovaLive
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Askush nuk te pyt se ē'ka bere atedheu per ty por te pyet; ē'ke bere ti per Atedheun ? - JFK
.............
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Krijoni Kontakt