Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 178
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    E kam lexuar ne shume vende pretendimin qe Ismail Kadare eshte shprehur per refugjatet e ambasadave si jashteqitja e kombit, thuajse gjithmone ne formen e faktit te kryer sikurse ne postimin e mesiperm. Ne nje interviste te dhene para do kohesh Kadare e ka mohuar kete gje ne menyre kategorike. Dua te di, a ka lexuar/degjuar/shikuar njeri kete deklarate te tij dhe kur e ka bere, apo e kane me te degjuar? Une kam qene akoma i vogel ne korrik te 90 dhe me teper me interesonte kampionati i botes ne ato kohe, por me eshte fiksuar (mbase gabimisht) qe Kadare nuk ka folur mitingun e mbledhur me perdhune per te denuar ikjen e refeugjateve. Vetem 3 muaj me vone, ne tetor 1990 Kadare kerkoi azilin politik ndersa disa muaj me pare pati dale "Ftese ne studion e shkrimtarit" ku nder te tjera ishte dhe poezia "Kohe e pmafjtueshme":

    Si udhetari me peshe te tepert
    Para avionit qe niset pas pak
    I ngarkuar rendshem ende
    Do t'afrohem tek varri humbak.

    Nga supet si ta heq kete barre?
    Ku ta hedh kete peshe, si?
    Me te s'mund te zbres atje poshte
    Por as lart dot s'e le kurrsesi.

    I menduar gjer ne cast te fundit
    Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
    Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
    Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

    ____________________________________

    Shkaba eshte nje novele e arrire e Kadarese por goxha e hershme ne shqip, te pakten nja 10 vjet me pare. Ne mos gaboj eshte nje ritregim i legjendes se personit qe per te ikur nga vendi ku mbahej peng, i duhej ta ushqeje shkaben (simboli i shtetit ne kete rast) me mishin e tij.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Rreshtat e meposhtem jane mbase nje "mea culpa" e Kadarese per veprat e realizmit socialist. Marre nga Pasardhesi, ndersa Arkitekti i shtepise ndryn ne koken e tij mendimin se ishte pikerisht ai shkaku i vdekjes se pasardhesit duke e bere shtepine e Pasardhesit me te bukur se ate te Prijsit:
    __________________________________

    Kisha shpirtin tim deshmitar se ajo fyerje, prej kohesh ishte shpelare krejtesisht nga ndergjegja ime. Dhe kjo qe po ndodhte, me cdo gje mund te kishte lidhje, vec me te jo.

    Ishte tjeter gje ajo qe lidhej me te. Ishte njemije here me e dhimbshme dhe po aq here me e fshehte. Ishte ferri im, per te cilin isha betuar te mos i flisja askujt, gjer ne grahmen e fundit. Ajo brenge lidhej me artin. Une e kisha tradhetuar ate. Me duart e mia, e kisha mbytur talentin tim. Ne te gjithe kishim bere te njejten gje, por pothuajse gjithmone te gjithe kishim gjetur nje perligjie per pabesine tone: epoken ku jetonim.

    Ishte alibia jone e perbashket, tymnaja, perbetimi yne. Kishte realizem socialisht natyrisht, kishte rregulla, madje jo rregulla por tmerre, megjithate ca vija harmonioze mund ti hiqnim, qofte dhe rastesisht si neper gjume. Por duart tona ishin te lidhura, ngaqe te lidhura ne pranga, ishin shpirtrat tane. Isha, me siguri, nder te rrallet qe e kisha bere pyetjen fatale: kisha apo s'kisha talent? Ishte epoka qe ma kishte ngrire doren, apo i tille, i ngurosur do te kisha qene ne te gjitha koherat, ne ate te kapitalizmit, te feudalizmit, ne mbarimin e paganizmit, ne fillimet e krishterimit, te epokes se shpellave, te inkuizicionit, te postimpresionizmit! Dhe ne te gjitha epokat do te klithja e qahesha: une jam artist i madh, por s'me le faraoni Tutmes, s'me le Kaligula, senatori Mackart, Zhdanovi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 27-04-2007 mė 20:34
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me poshte vijon permbyllja e "Pasardhesit", kur ky pergjigjet mbi pyetjet qe i vijne nga bota e te gjalleve per sekretin e nates se fundit: e vrane apo u vetevra? Besoj se nuk jam duke zbuluar ndonje sekret, mgjth ata qe kerkojne ta lexojne te plote, me mire le mos e lexojne kete postim.
    ________________________________

    Neper ate zbrazeti, ka vite qe une luhatem, i shtyre nga nje ere qe s'ka kah. Me duket se iki e jam aty ku isha e, kur kujtoj se rri ne vend, ne te vertete, rend s'di se ku. E sikur te mos mjaftonte shtrirja pa ane e pa skaj, shtrirje e pikellueshme, kur shpirti shpirtin mezi e ndesh, ne kete zbrazeti pra, njemije here ua kam thene, ne pasardhes e prijsa, bashke me shpuren tone, s'jemi vec nje grusht shkretanesh.

    Me kot perpiqeni te zbertheni shenjat tona. Te gjeni kush pati arsye e cili jo! Ne, prijsa e pasardhes bashke, te bere njesh, u puthem, u kacafytem e rrekem ti hame koken njeri-tjetrit me te njejtin aht. Po te kisha qene une Prijes, te njejten gjeme do ti punoja atij, e keshtu me radhe, ai dhe une, une dhe ai, edhe dhjetera here po te nderronim vendet, te dhjetera heret, te njejten gje do te perseritnim. Ndaj kur ia pashe shtatoren te permbysej nga turmat, kur po ia thyenin koken prej bronzi ashtu sic ma kishte thyer ai mua, nuk ndieva as prehje as ngushellim. Pata vetem nje brenge shterpe, si gjithcka tjeter ne keto troje te morjtes, ku jam i denuar te endem ne pambarim.

    Keshtu jemi ne.

    Ndaj s'ka pse te na qani e as te keni peng. E aq me teper, te prisni t'u shfaqemi si hije mesjetare, siper pirgjesh a muzeumesh, per t'u kerkuar bijve te marrin gjak per ne. Ne kemi qene eter te pamundur, ndaj s'mund te kishim vec gra dhe bij e bija te pamundura.

    Mos vrisni mendjen te gjeni ku gabuam. Ne jemi vete pjelle e nje gabimi ne rendin e madh te botes. Dhe ashtu sic u pollem gabimisht, ne vargane te nemur, njeri pas tjetrit, kush nje hap me perpara, e kush me pas, kush Prijs e kush Pasardhes, u vume ne radhe, midis shkrumbit e gjakut, per te mberritur tek ju.

    Ne nuk njohem as lutje as ndjese, ndaj per shpirtrat tane, mos tju shkoje mendja kurre te ndizni qirinj. Lutuni me mire per tjeter gje. Lutuni qe rasti mos e sjellte qe, tek vertitemi te humbur neper humneren e zeze te gjithesise, te mos dallojme ndonje nate qe larg dritezat e rruzullit tokesor dhe, ashtu si vrasesve qe udha u bie rastesisht perbri katundit ku kane lindur, te themi: ah, po kjo qenka Toka! Dhe ashtu si vrasesit perbri katundthit te fjetur, te nderrojme rruge dhe per te zezen tuaj, te kthehemi perseri, me maska ne fytyre, me duar me gjak si dikur, pa pendim, pa ndjese e pa aleluja.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    O njerez! Mos kerkoni te paqenen ne e qena dhe te qenen ne e paqena!

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ismail Kadarene e ka lexuar dhe i linduri ne fillim te shekullit te njezete, edhe i linduri ne mes te atij shekulli, edhe te porsalindurit ate dite kur ai hipi avionin dhe iku. I vjetri, sipas mendjes se tij ku e ka kuptuar e ku jo, por ama ka thene qe eshte talent i madh. Dhe te drejte ka patur. I mesmi, qe bente pjese ne eksperimentin e madh laboratorik te Partise se Punes, me teme, 'Krijimi i njeriut te ri", e ka lexuar dhe sterlexuar, eshte kenaqur dhe sterkenaqur, eshte frymezuar dhe sterfrymezuar, aq sa i ka thene permendesh dhe ne enderr, shume fjale dhe vargje te Kadarese. I porsalinduri, qe qante ne krahet e prinderve, dalngadale u rrit dhe takoi Kadarene e talentuar ne librat e tij, por edhe ne propaganden e mishmashte jashte talentit te tij.
    Lereni, mos u merrni me propaganden pro dhe kundra, mos kerkoni pra te paqenen ne e qena dhe te qenen ne e paqena, se s'dihet c'biografi ireale do t'i behet pastaj, te vertetes se nje jete kontradiktore ne thelbin e vet. Lexoni, rilexoni, kuptoni dhe ndjeni vete permes vepres se Kadarese, kete thelb jetesor, qe kursesi s'mund ta tjetersoje dot asnje lloj krahu ne te majte apo te djathte qofte.
    ----------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 28-04-2007 mė 12:49 Arsyeja: Per vazhdimesi mendimi

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Ma tėrhoqi vėrejtjen, ndėr tė tjera, pyetja apo teza qė ėshtė shtruar nė fillim: Kadare i madh apo i famshėm

    Kujtoj se nė letėrsinė e pėrbotshme kemi plot raste kur shkrimtarėt, artistėt pėrgjithėsisht, para se tė jenė tė mėdhenj janė bėrė tė famshėm. Veēse, duhet pranuar njė gjė qė dihet se, madhėshtia dhe fama shkojnė bashkė. Shkrimtarėt e Oborreve, ėshtė e vėrtet e pamohueshme se janė bėrė tė famshėm, jo se kanė qenė tė tillė, por ngase Oborri ka pasur nevojė pėr ta. Tek ata qė nuk e kanė pasur madhėshtinė si bazament, mbi tė cilin ėshtė vendosur fama, herėt a vonė, janė rrėnuar tėrėsisht.

    Tek I. Kadare kemi diēka krejt tjetėr: ai nuk ka qenė krejtėsisht jashtė Oborrit, por nė mėnyrė mjeshtrore e ka fshehur atė, (qė ka qenė e rrezikshme pėr kohėn) qė ai nuk ka qenė me oborrin kurrė, sė paku uni i tij dhe vepra.
    Unė, personalisht, kam bindjen se Ismail Kadare ka qenė i madh para se tė bėhej i famshėm. Tė kujtojmė veprėn e tij, romanin Pėrbindėshi me tė cilin theu tė gjitha rregullat e realizmit socialist, duke shėnuar njė moment tė veēant nė letrat shqipe. Nė kėtė roman shihen mundėsitė e pakufishme tė artit, por mbase i shtrėnguar nga rrethanat, ai nuk do ta kultivojė kėtė frymė asnjėherė... Veprat e mė vonshme Gjenerali, Kronikė nė gurė
    Kėshtjella, Pallati i ėndrrave, Kush e solli Doruntinėn, Viti i mbrapshtė etj. etj., e bėn Kadarenė tė madh dhe mbi kėtė bazament, pėr fatin tonė, u vendos edhe fama e tij.
    Ėshtė njė e vėrtet e pamohueshme se njė pjesė e shkrimtarėve kryeveprat i japin nė fillim. Mendoj se Kadare i ka dhėnė kryeveprat qysh kur ishte nė Shqipėri. Kjo, natyrisht, nuk ndodhė sall me Kadarenė. Shkrimtari i madh Ernesto Sabato nuk e arriti asnjėherė mė romanin e tij tė famshėm Mbi heronjtė dhe varrezat, Markezi nuk e arriti kurrė romanin e tij tė famshėm Njėqind vjet vetmi, Cohelo nuk e arriti dhe as qė shoh shenja se do ta arrijė romanin Alkimisti. Ka edhe iks shembuj, por mjafton me kaq.
    Dhe nė fund, ēmimi Nobėl, gjithsesi, do tė ishte i mirėseardhur, jo sall pėr Kadarin, por ca mė shumė pėr ne shqiptarė.

    Ata qė kanė pėrcjellė rrjedhat, tanimė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, e kanė kuptuar se ēmimi nobel gjithnjė e mė shumė po politizohe...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 28-12-2007 mė 14:53
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    rendesi ka qe jetoj
    Postime
    22
    shoh se ka kohe qe nuk eshte shkruar ne kete teme. une tani po e shoh. dergesat jane shume dhe nuk po mund ti lexoj tgjitha.
    dua te them vetem dicka:
    kush vjen i pari: shkrimtari apo njeriu?
    une them njeriu.
    e njeriu Kadare, ata bashkekombas te vet qe per tu shpetuar torturave cnjerezore te diktatures moren ne sy vdekjen duke tentuar te arratisen per te pare driten diku tjeter, e per te mbajtur ne jete me te mire pjellat e tyre, i quajti:
    JASHTEQITJA E KOMBIT.
    ky njeriu Kadare e shiti veten...
    talenti nuk i mohoet; eshte dhurate nga zoti
    por nga ana tjeter dihet se ne kete bote te perkohshme nuk ka gjithmone drejtesi
    Nobeli...eshte i larte, eshte fisnik. a e meriton Kadare? a do jete ndonjehere ne ate lartesi?
    JO
    dikush mund te thote te gjithe gabojme. edhe ai ka gabuar. te me thote dikush nga ju, kush na ka falur ne kur kemi gabuar??
    Kur kane ekzekutuar Ernesto che Gevaren, e kane qelluar fillimish ne gjymtyre. e cberi ai? kafshoi doren per te mos bertitur. miti i tij legjendar cvlere do kishte kur ai te bertiste si nje femer nga dhimbja?
    e cvlere kane mesazhet romaneske te Kadare, kur ai iu shit politikes se kohes per te shpetuar menderen e tij?

  8. #128
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Kadare, i madh apo i famshėm?

    as njona as tjetra!

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga kalemi Lexo Postimin
    Sė pari mė duhet me i sqarue lexuesit e kėtyne rreshtave e sidomos lexuesit e Kadaresė, se arsyet qė mė shtyjnė me humbė kohė pėr nji shkrim tė tillė i cili i kapėrcen interesat e mia vetiake, nuk lidhen- siē shumėkush do mendojė- me ndonji mllef, cmirė apo paragjykim kundrejt shkrimtarit tonė "gjenial", "fenomenal"etj, sikundėr pėlqejnė me e quejtė ata qė s'kanė mundė me pa e as me ba ndonji gja qė e kapėrcen hundėn e tyne, porse me nji pėrpjekje pėr tė rishikue pozicionin e tij nė hapsinėn e zhvillimeve t'reja tė letėrsisė shqipe. Ka ardhė koha me ua kujtue lexuesve shqiptarė, dhe jo pak shkrimtarėve, se meqė absolutizmi politik ka marrė fund, nuk do t'ishte keq sikur t'i riparonin edhe konceptet e tyne absolute mbi letėrsinė e mbi ata qė e krijojnė kėtė letėrsi. Nėse guxon e i pyet kėta njerėz se cili shkrimtar i letėrsisė shqipe u pėlqen ma tepėr, do tė pėrgjigjen ēilembyll sytė, se u pėlqen vetėm Kadare, shkrimtari ma i madh shqiptar e nji nga ma tė mėdhenjtė e botės. Pra, mbi kėtė ēėshtje nuk kanė nėvojė me mendue hiē, sepse kanė mendue njiherė e mirė diku nja tridhjetė vite ma parė.
    Ja pra, fama - kryesisht nė Shqipninė tonė- s'na qėnka tjetėr veēse globalizim i shijes, verbėri, injorancė, keqkuptim etj. Ndigjova ē'u ba rreth "Pashallarėve tė kuq", apo thanė ndryshe, rrapėllima e kėsaj marrie kolektive mbėrriti deri tek unė. S'vonoi e nė mbrojtje tė tij u ēuen do njerėz qė nė letėrsi, nuk kanė mundė me qenė diē ma shumė se puntorė krahu e tė cilėt, tė vetdijshėm se nuk kishin me e formue kurrė nji personalitet tė vetin, pėrfundimisht e panė tė udhės me u shndėrrue nė hyzmeqarė tė nji shkrimtari qė normalisht nuk duhej tė kishte nevojė pėr ta. Pikėsėpari, kujt i plasi nėse ky individ ishte disident apo puthador i rregjimit. Ajo qė duhet tė na bajė pėrshtypje, asht mirė tė lidhet me faktin se poezia qė na rrezatoka disidencė, asht tmerrsisht e dobėt artistikisht. E thanun troē, nji shpifurinė. Ja, kėtė tė vėrtetė, pikėrisht kėtė, nuk ndigjova askėnd ta thoshte me za tė naltė. Mirėpo shumicės, shumicės dėrrmuese, kjo gja nuk i intereson sepse tek Kadare ka pa e sheh jo shkrimtarin, por njeriun e famshėm qė spikat nė kėtė Shqipninė tonė tė vockėl. ku mund tė bahesh i famshėm qoftė edhe tue llomotitė nėpėr gazeta apo televizione. Ky asht mjerimi i vendeve tė pazhvillueme. Qė tė jem i sinqertė, janė disa arsye qė mė shtyjnė mė pasė konsideratė pėr Kadarenė, anipse asnjena nga kėto nuk ka tė bajė drejpėrdrejtė me letėrsinė, por me aftėsitė e tij pėr me nėnshtrue nji letėrsi tė tanė shqipe e me zgėrlaqė tanė brezin e shkrimtarve bashkohas me tė. E vėrtetė. Kadare, nė kohėn e diktaturės, asht padyshim shkrimtari ma i madh, pikėrisht sepse letėrsia shqipe kishte reshtė sė egzistuemi e nuk mund tė merrte frymė nėpėrmjet kėsi gurrmazesh brohoritės qė nuk kanė mundė jo me e shkrue, por as dhe me e shqiptue nji fjalė tė hajrit. Ja pra, se ēfarė tipash e kanė konkurue "letėrsinė e madhe" tė Kadaresė, letėrsi e cila pėr ēudinė ma tė madhe vijon ende me na u servirė si ēorbė artistike e dorės sė parė. E pra, fakti se Kadare i ka zgėrlaqė kėta tipa qė sot nėn maskėn e mbrojtėsve tė tij, rreken me mbrojtė nė fakt letėrsinė e tyne tė pjerdhun, mė ban qė vėrtetė ta ēmoj Kadarenė, tė vetmin shkrimtar qė pėrpiqej me qenė serioz. Kjo s'asht pak. Nuk asht e drejtė qė figura morale e shkrimtarit, artistit po themi, tė konsiderohet si kriter parėsor i vlersimit. Jo dhe jo. Gėte ishte servil i Princit tė Vajmarit, por nėse kėtij tė fundit nuk ia dijmė as emrin, i pari popullon ende kujtesėn e lexuesve. Nji shkrimtar i dobėt qė asht pjesmarrės apo drejtues nė nji revolucion, nuk mund tė krahasohet me nji shkrimtar tė vėrtetė qė i kundėrvihet kėtij revolucioni, sepse nė kėtė rast nuk do banim krahasim mes dy shkrimtarėsh, por mes nji heroi dhe nji shkrimtari. Marcel Proust ishte seksualisht i devijuem, por ne do tė banim mirė me e kujtue atė si nji prozator tė madh. Nėse do t'ishte shkrimtar i parandėsishėm, do t'ishte njikohsisht e parandėsishme edhe jeta e tij private.
    Tue u rikthye tek Kadare, mendoj se nuk asht e drejtė, e aq ma pak e randėsishme, tė vlersohet apo nėnēmohet nė aspektin moral, por drejtpėrdrejtė nė atė estetik. Ne shqiptarėt, fatkeqsisht jemi mėsue ose me e pranue ose me e hedhė poshtė krejtėsisht diēka apo dikė. Nuk duhet kėshtu.
    I mbrojtun nga falanga tė tana kopukėsh e servilėsh, i mbėshtetun e i mbuluem prej gjithfarė epitetesh qė do t'ishin tė tepėrta edhe pėr heroin tonė kombtar, ai ia ka dalė mbanė der'edhe mbas viteve '90 me e ruejtė zyrtarisht- po e pėrsėris, vetėm zyrtarisht- pozitėn e shkrimtarit ma tė madh shqiptar. Sikur kjo turmė budallaqe do ta kishte mbėshtete Skenderbeun apo Ismail Qemalin me tė njejtin ngulm sa ē' mbėshtet kėtė shkrimtar qė tashma e ka krye misionin e tij, sot do tė kishim qenė nji nga kombet ma tė shkėlqyeme t'Europės.
    E tash, njimbėdhjetė pika Kadaresė:
    Humbja e lexuesit cilėsor
    1. Asht thanė se nėpėrmjet tanė krijimtarisė sė vet, shkrimtari i vėrtetė s'ban gja tjetėr veēse rend drejt librit tė mirė. Kadare, librin e tij ma tė mirė e ka shkrue nė rini. A mund tė na sqarojė ndokush se pėr ku nxiton ky plak?!
    2. "Kadare ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės!"
    3. Nė numrin e pafundėm t'intervistave tė tij, Kadare flet mbi politikėn, sociologjinė, etnografinė etj. po kurrė, kurrė mbi letėrsinė e mbi sekretet e artit tė shkruem, ashtu si kolegėt e perendimorė
    4. Kadareja poet ?! Padyshim qė prej poezisė sė tij nuk mbetet thuejse asgja. Kjo spjegohet nė shumė mėnyra.
    5. Andrra pėr ēmimin "Nobel"
    6. Pėrkthime prej letėrsisė sonė nė gjuhė tė huej. Padyshim qė pėr pėrkthimin e autorėve tjerė nė gjuhė tė hueja, Kadare pėrban nji pengesė serioze ngaqė pėr tė, konkurenca ka qenė dhe mbetet diēka e besdisshme.
    7. Tue pasė qenė shkrimtar i diktaturės, fakt tė cilin s'kam ndėrmend ta paraqes si diēka negative, Kadare i ka ba tė vetat edhe metodat e diktatorit.
    8. Mbi romanet e shkrueme nė v. ' 90. Nė kėto romane tingėllon pėrvajshėm nevoja e domosdoshme qė autori ka pėr diktaturėn. S'ban qė s'ban dot pa tė. Coha moderne me tė cilėn mundohet tė arnojė letėrsinė e vjetėr, krijon nji pamje vėrtetė komike. Vijon me trajtue temat e mėdha e tė fryme si tollumbace, gjith' tue pėrdorė tė njejtin stil tė zvargun e kėrkėllyes.
    9. Pėrgjithsisht, nė tana romanet e Kadaresė, verejmė nji masė tė madhe njerėzish qė lėviz andej-kėndej ndėr mjedise revolucionare ku prorė mbizotnojnė ngjyrat bardh' e zi.
    10. Kadare nuk flet pėr letėrsinė e sotme shqipe. Kjo, ose ngaqė nuk mund t'i lexojė librat e autorėve qė shkruejnė pa lejen e tij, ose ngaqė asht i fiksuem nė idenė e tė qenit mishėrimi i vetėm i letėrsisė shqipe. Kadare e don Shqipninė, dhe pse simbas mėnyrės sė tij, porse letėrsinė e saj e sheh si diēka tė tepėrt dhe tė panevojshme.
    11. Nė mbyllje, simbas mendimit tim, them se shkrimtari ynė i shquem futet nė letėrsinė e re tė shekullit tė ri ashtu si ai personazhi i cili, mbasi e ka pėrfundue rolin e vet dhe asht nisė me pi nji kafe, rikthehet befas nė skenė thjesht pėr tė marrė xhaketėn e tij, teksa drama ende vazhdon.


    Shpėtim Kelmendi

    Nuk me erdhi mire kur pashe emrin tuaj ne fund te ketij shkrimi.
    Per cudi, me kujtohesh ne shume skena te tilla , ku ti, je perhere me qendrim te kunder e kunder gjithckaje qe rrjedh me drejtmin e ujit.
    Per cud, ti e ke mesuar letersine ne shkolle me veprat e kadarese.
    Nuk mund te them se ai eshte perfekt dhe i gjithvlefshem ne cdo germe, por se paku ne shqpnine e shqiponjave, kur te gjtha shqiponjat vetem hanin e sulmonin njera tjetren per territore dhe madhesht, ky shkrimtar qe ju s jepni asgje ne essene tuaj, punoi shume dhe pati talent per te thene ne kohen dhe vendin e duhur fjalen e duhur.
    Kadarene sot, telarguar dhe po e hame te gjalle, po te ishte ketu, do ta kishim varrosur e do benim martir kur te mos fliste me asnje fjale.
    Une ju respektoj juve si poet dhe mendimtar me kontribut ne letersine shqpe, por nuk jam nje me ju ne kete paragjykim...................etj.

  10. #130
    s'do shkoja as per njeren as per tjetren...

    Ismail Kadare per mua eshte I Jashtezakonshem.
    Koha kalon, kujtimet i tret...

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15
  5. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •